• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentja Osmani priti në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

October 15, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj agjendës së reformave në kuadër të Planit të Rritjes, duke nënvizuar rëndësinë e zbatimit të tyre dhe bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian në këtë proces. Tani që Kuvendi është konstituuar, Presidentja shprehi pritjet e saj që miratimi i Planit të Rritjes të jetë ndër vendimet e para të Kuvendit.

Presidentja Osmani theksoi se reformat e suksesshme dhe përparimi i vazhdueshëm i Kosovës në indekset ndërkombëtare të demokracisë dhe sundimit të ligjit janë dëshmi e qartë e përkushtimit të vendit tonë ndaj integrimit evropian. Në këtë kontekst, ajo ritheksoi rëndësinë që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke gjetur mënyra për thyerjen e bllokadës aktuale që ekziston në BE.

Në takim, Presidentja Osmani po ashtu theksoi domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta ndaj Kosovës, duke rikujtuar se edhe vetë Komisioni Evropian ka konfirmuar se këto masa duhet të hiqen, që nga propozimi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në qershor 2024.

Duke folur për përpjekjet e Kosovës drejt përafrimit me Bashkimin Evropian, Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e Komisionit Evropian në këtë proces mbetet thelbësore. Ajo ritheksoi përkushtimin e popullit të Kosovës, popullit më pro-evropian në botë, për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Përveç kësaj, Presidentja ngriti gjithashtu çështjen e rritjes së bashkëpunimit me BE-në për të mbështetur sektorin e shëndetësisë në Kosovë, si një domosdoshmëri për zhvillimin e vendit dhe ngritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Përgjatë takimit u diskutua për procesin e formimit të qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, si dhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale, një ushtrim i rëndësishëm demokratik që edhe një herë dëshmoi profesionalizmin e institucioneve tona dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë. Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme dhe të paligjshme të Serbisë në proceset zgjedhore në Kosovë, janë veprime destabilizuese që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Filed Under: Opinion

Domethënia e parathënies, botimit i dytë i Lahutës së Malcis, dhe vlerat e saj

October 15, 2025 by s p

Nga Rafael Floqi/

Lahuta e Malcís, kryevepra që i dha zë shpirtit të shqiptarit, përmban 15,613 vargje dhe u botua para 83 vitesh nga Atë Gjergj Fishta, Homeri i fundit i Ballkanit. Kjo vepër nuk është thjesht një libër; është një hymn kombëtar, një pasqyrë e vetëdijes dhe krenarisë shqiptare, një dritë që ndez shpirtin e brezave. Për afro 37 vjet (1900–1937), Fishta punoi me pasion të zjarrtë, duke thurur vargje që lidhin historinë, epikën dhe shpirtin popullor, dhe duke i dhënë veprës përmasa universale që e bëjnë të pavdekshme, si Lahutën ashtu edhe krijuesin e saj.

Atë Gjergj Fishta, kryetari vendimtar i Kongresit të Shkronjave Shqipe në Manastir dhe zëri i fuqishëm i kombit, nuk ishte vetëm poet: ai ishte poeti i parë shqiptar i propozuar për Çmimin Nobel, i njohur nga akademikët dhe albanologët e huaj si “poet gjenial” dhe vlerësuar nga Eqrem Çabej si “poet kombëtar i shqiptarëve”.

Një zë që nuk shuhet

Atë Gjergj Fishta nuk është vetëm poet; ai është Frati i veshur me zhgun, këmbëzbathur, që jetën ia kushtoi Atdheut. Duke lexuar Lahutën, njohim humanistin, burrin e madh, atdhetarin e pasionuar dhe vetëdijen e gjallë kombëtare, që regjimi përpiqej ta shkatërronte, por që mbeti e paprekur në zemrat e shqiptarëve.

Veprat e tij u hodhën në baltë, u fshehën, u ndaluan dhe u dogjën, por shqiptarët e vërtetë i ngritën përsëri, si feniks, duke i dhënë dritë dhe pavdekësi. Lahuta, ndaluar dhe fshehur në qoshet më të errëta të shtëpive të moçme, vazhdon të flasë shqip dhe të thërrasë për kombin. Pas kaq vitesh nga botimi i parë, ajo qëndron e gjallë, e pavdekshme, duke u futur përjetësisht në historinë e lavdishme të Shqipërisë dhe në zemrën e çdo shqiptari.

Përballja me errësirën dhe pas vdekjes

Gjatë regjimit komunist, veprat e Fishtës, përfshirë Lahutën e Malcisë, u ndaluan dhe u persekutuan ashpër për shkak të përmbajtjes atdhedashëse dhe lidhjes me klerin katolik. Në vitin 1967, regjimi ndërmori aktin makabër të zhvarrosjes së eshtrave të Fishtës dhe, sipas disa dëshmive, i hodhi në lumin Drin. Megjithatë, disa pjesë të eshtrave u shpëtuan dhe u rivarrosën fshehurazi në varrezat e Rrmajit në Shkodër. Në vitin 1996, pas rënies së komunizmit, u organizua një ceremoni e madhërishme rivarrimi, duke i dhënë poetit kombëtar nderin e merituar.

Në vitet e fundit, idetë e ripërdorimit të materialeve të vjetra — si druri i ricikluar nga hambarët apo veshjet vintage — dhe të “ribrandimit” të vetvetes janë bërë pjesë e mendësisë moderne. Termat “ripërdorim” dhe “ribrandim” tashmë janë ngulitur fort në fjalorin e përditshëm. Në fund të fundit, shfrytëzimi maksimal i një objekti apo zbulimi i një rruge të re profesionale lidhen me gjetjen e një qëllimi të ri.

Si autor, konsideroni botimin e librave në domen publik si një rrugë të re për t’u eksploruar — një lloj “ribrandimi” letrar. Botimi i librave të domenit publik ofron mundësi për të ricikluar apo ripërdorur vepra ekzistuese, si klasikët e letërsisë, duke shtuar një dimension të ri në karrierën tuaj si shkrimtar.

Sipas Profesor Arshi Pipës, “Në një kohë kur Shqipëria po rrëshqiste ndër krahët e Jugosllavisë, për tu bërë republikë e shtatë e saja dhe udhëheqja komuniste shqiptare nën diktatin e Beogradit nuk mund t’ia falte Gjergj Fishtës shprehjet e tija kundër Jugosllavisë.” Si përfundim, thekson Pipa në artikullin e tij, botuar në gazetën e Nju Jorkut, “Shqiptari i Lirë”, në vitin 1961, “Me eliminimin e fraksionit nacionalist mbrenda partisë, të kryesuar nga Malëshova dhe Dishnica dhe më vonë nga fraksioni autonomist Nako Spirua – të tre këta kundërshtarë të politikës pro-jugosllave – triumfoi vija ekstremiste e çiftit Hoxha-Xoxe, të cilët për arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati të sakrifikonin interesat dhe vlerat kombëtare”, ka shkruar Arshi Pipa.

Patriot shqiptar “apo fanatik fetar, e shovinst të tërbuar antisllav?

Sipas Pipës është e vërtetë se Fishta ishte më i ashpër me sllavët, por kjo duhet të gjykohet bazuar në rrethanat nën të cilat ka jetuar dhe vepruar Fishta.“Fishta nga një katund i Fushës së Shkodrës, u bë meshtar katolik dhe kishte ra në dashuri me malet e Mbishkodrës. Kur të jenë peshuar mirë këto tre elementa”, shkruan Pipa, “do të matet vlera e shoqërore e veprës së Fishtës. “Lënda e “Lahutës së Malëcisë, vepra madhore e Fishtës, është një hymn i gjatë i jetës së malësorve të Veriut. “Jeta e këtyre fiseve malësore, kufitare me sllavët”, ka theksuar Profesor Pipa në artikullin e tij, “ka qenë një luftë e pandërprerë për ruajtjen e tyre etnike nga presioni sllav. Përfundimi është një epikë dramatike, një furi që shpërthen mbi armikun dhe armiku qëllon të jetë sllavi, armik tradicional i malësorit të Veriut” citon Frank Shkreli.

Pipa shkruan se komunizmi e ka paraqitur Fishtën si një fanatik fetar, si shovinst të tërbuar antisllav që urren kombet e tjera, si reaksionar i tipit kleriko-borgjez. Por a “Është Fishta shovinist sepse mbron tokën shqiptare dhe sulmon ata që e sulmojnë” Shqipërinë” pyet Pipa. Profesor Pipa e cilëson interpretimin komunist të Fishtës si një qëndrim “arbitrar që nuk i qëndron kritikës objektive” dhe thekson se “At Gjergj Fishta u rrëzua nga piedestali ku e kishte vendosur populli shqiptar, në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës varej nga jugosllavët” dhe ka vazhduar ashtu, bazuar në “logjikën revolucionare”, sipas profesorit. ”Fishta i përkiste Urdhrit françeskan, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nëpër burgjet komuniste të Shqipërisë, shkruan Pipa.Fishta, si përfaqësuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, thekson ai. Sipas tij, një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me“rendin ideologjik botëror” të asaj kohe.“Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, ka arsyetuar Arshi Pipa.”

Në vitet e fundit, idetë e ripërdorimit të materialeve të vjetra — si druri i ricikluar nga hambarët apo veshjet vintage — dhe të “ribrandimit” të vetvetes janë bërë pjesë e mendësisë moderne. Termat “ripërdorim” dhe “ribrandim” tashmë janë ngulitur fort në fjalorin e përditshëm. Në fund të fundit, shfrytëzimi maksimal i një objekti apo zbulimi i një rruge të re profesionale lidhen me gjetjen e një qëllimi të ri.

Kjo ndodhi, sipas Profesor Arshi Pipës, “Në një kohë kur Shqipëria po rrëshqiste ndër krahët e Jugosllavisë, për tu bërë republikë e shtatë e saja dhe udhëheqja komuniste shqiptare nën diktatin e Beogradit nuk mund t’ia falte Gjergj Fishtës shprehjet e tija kundër Jugosllavisë.””Si përfundim, thekson Pipa në artikullin e tij, botuar në gazetën e Nju Jorkut, “Shqiptari i Lirë”, në vitin 1961, “Me eliminimin e fraksionit nacionalist mbrenda partisë, të kryesuar nga Malëshova dhe Dishnica dhe më vonë nga fraksioni autonomist Nako Spirua – të tre këta kundërshtarë të politikës pro-jugosllave – triumfoi vija ekstremiste e çiftit Hoxha-Xoxe, të cilët për arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati të sakrifikonin interesat dhe vlerat kombëtare”, ka shkruar Arshi Pipa. “Ai ka sulmuar të gjithë ata, persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, coptimin e Shqipërisë Ata që kanë cënuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Sipas tij, është e vërtetë se Fishta ishte më i ashpër me sllavët, por kjo duhet të gjykohet bazuar në rrethanat nën të cilat ka jetuar dhe vepruar Fishta.“Fishta nga një katund i Fushës së Shkodrës, u bë meshtar katolik dhe kishte ra në dashuri me malet e Mbishkodrës. Kur të jenë peshuar mirë këto tre elemente”, shkruan Pipa, “do të matet vlera e shoqërore e veprës së Fishtës. “Lënda e “Lahutës së Malëcisë, vepra madhore e Fishtës, është një hymn i gjatë i jetës së malësorve të Veriut. Jeta e këtyre fiseve malësore, kufitare me sllavët”, ka theksuar Profesor Pipa në artikullin e tij, “ka qenë një luftë e pandërprerë për ruajtjen e tyre etnike nga presioni sllav. Përfundimi është një epikë dramatike, një furi që shpërthen mbi armikun dhe armiku qëllon të jetë sllavi, armik tradicional i malësorit të Veriut”, thotë Pipa.

Pipa shkruan se komunizmi e ka paraqitur Fishtën si një fanatik fetar, si shovinist të tërbuar antisllav që urren kombet e tjera ,si reaksionar i tipit kleriko-borgjez. Por a “Është Fishta shovinist sepse mbron tokën shqiptare dhe sulmon ata që e sulmojnë” Shqipërinë” pyet Pipa. Profesor Pipa e cilëson interpretimin komunist të Fishtës si një qëndrim “arbitrar që nuk i qëndron kritikës objektive” dhe thekson se “At Gjergj Fishta u rrëzua nga piedestali ku e kishte vendosur populli shqiptar, në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës varej nga jugosllavët” dhe ka vazhduar ashtu, bazuar në “logjikën revolucionare”, sipas profesorit. Fishta i përkiste urdhrit françeskan, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nëpër burgjet komuniste të Shqipërisë, shkruan Pipa. Fishta, si përfaqësuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, thekson ai. Sipas tij, një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me “rendin ideologjik botëror” të asaj kohe. “Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, ka arsyetuar Arshi Pipa.

Përkthyesi i saj në anglisht Robert Elsie e ka quajtur e vlerësuar “Lahutën e Malcis” të Atë Gjergj Fishtës si kryeveprën epike kombëtare shqiptare, duke e krahasuar me veprat më të mëdha të letërsive evropiane. Ai e përshkruan si “një epope që mishëron shpirtin e kombit shqiptar në prag të pavarësisë, një përzierje e rrallë heroizmi, humori dhe patriotizmi.” Në përmbledhje, Robert Elsie e vendos “Lahutën e Malcis” në një nivel me eposet kombëtare si “Iliada” greke, “Kalevala” finlandeze dhe “Pan Tadeusz” polake, duke thënë se “ajo është një testament i shpirtit të pavarur të shqiptarëve.

Sipas Elsiet:“Fishta është Homeri i shqiptarëve. ‘Lahuta e Malcis’ është jo vetëm një poemë heroike, por edhe një dokument historik dhe gjuhësor i pashoq, që ruan gjallërinë e gegnishtes dhe frymën e një epoke të tërë.”

Në analizat e tij, Elsie thekson disa pika kryesore: Gjuha dhe stili: Ai e konsideron gegnishten e Fishtës si “një mrekulli gjuhësore”, me pasuri shprehëse, humor, sarkazëm dhe ritëm poetik që e vendos Fishtën në radhën e poetëve të mëdhenj evropianë. Tematika kombëtare: Elsie shpjegon se “Lahuta e Malcis” nuk është thjesht një poemë për luftën kundër osmanëve, por një alegori për mbijetesën e identitetit shqiptar në një botë që e kërcënonte nga të gjitha anët. Roli historik: Ai e quan veprën “monument i ndërgjegjes kombëtare” dhe “themeli i letërsisë moderne shqiptare me shpirt tradicional.”Ndalesa komuniste: Elsie vëren me keqardhje se gjatë periudhës komuniste, Fishta u ndalua dhe u shpall “armik i popullit”, çka bëri që “një nga figurat më të mëdha të kulturës shqiptare të fshihej për dekada nga kujtesa zyrtare.”

Botimi i II-të dhe “salvimi”

Në vitin 1958, në Romë, At Danjel Gjeçaj O.F.M. përgatiti dhe botoi botimin e dytë të Lahutës, në Shtëpinë Botuese “Hylli i Dritës”, me 720 faqe. Ky botim ruajti tekstin origjinal të 1937-ës, shtoi komente gjuhësore dhe historike, dhe u bë burim themelor për mërgatën shqiptare dhe studiuesit e huaj. Ai përfaqësonte një akt të vërtetë patriotik, që shpëtoi epopenë nga errësira e ndalimit, duke i dhënë përjetësi Lahutës dhe Fishtës.

Siç shkroi vetë At Danjel Gjeçaj:”Përfundoj, tuj ua porositë Shqiptarëvet dhe Albanologëvet kryeveprën e Fishtës, i sigurtë se si të parët si të fundit kanë për të gjetë në të atë freski poetike, e cila në botën e sotshme atomike shkon dalëkadalë tuj u zhdukë.”

Kështu, Lahuta e Malcís mbeti jo vetëm një vepër letrare, por një flamur i pavdekësisë, një thirrje për liri dhe identitet, një epope që frymëzon shqiptarët kudo që ata ndodhen

Në thelb, botimi i vitit 1958 është versioni i mërgatës së Lahutës së Malcis, që ruajti trashëgiminë e Fishtës në një kohë kur ajo ishte fshirë nga Shqipëria zyrtare. Ribotimi i saj sot e bën atë më të aksesueshёm pёr njё lexues më të gjerë,

****

Parathëniet për ribotimin e dytë të “Lahutës së Malcis *

“Janë bërë katërmbëdhjetë vjet që fortesa jonë, Shqipëria, është në duart e armikut. Pushtimi i atdheut tonë po bëhet çdo ditë e më i rëndë e kërcënues. Brenda kufijve të saj, në rrënojat që mbajnë eshtrat e etërve tanë – luftëtarëve të lirisë, mbrojtësve të nderit dhe shpirtit të racës sonë iliro-shqiptare – po shuhen dalëngadalë ata që ishin trashëgimtarët e ligjshëm të traditave dhe të kanunit të zakonit shqiptar, të gdhendur dikur me penë të zezë mbi shajak të bardhë dhe të skalitur në zemra me shenja që vetëm ne, pasardhësit arbërorë, i kuptojmë.

Shpresa e gjallë e çdo kombi – bijtë e tij të lirë – po treten sot në gjak ose po kalben në errësirën e burgjeve, kthyer tashmë në flijime të atdheut.

Edhe ne që jetojmë mërgimtarë nëpër udhët e botës, jashtë kufijve të atdheut të lidhur me tela e hekur, po ndiejmë si na venitet drita që e ndriçon njeriun në terr. Një ditë, të vetëdijshëm, duhet të marrim armët për të mbrojtur zemrat tona – atje ku i kemi rrënjët, atje ku kemi lënë gjithçka që jemi. Por, mjerisht, këto armë që duhej të shkrepen për një qëllim të vetëm, për një ideal të përbashkët, po ndryshken në harresë, ose më keq akoma, po drejtohen kundër njëri-tjetrit, në dëm të qëndresës sonë kombëtare.

Kërkohen ndihma të reja luftarake, por atdheu nuk ka mundësi t’i japë. Megjithatë, Shqipëria duhet të shpëtohet, sado që bijtë e saj janë pak në numër. Kjo epope kombëtare himni madhështor i shpirtit shqiptar, i kënduar nga mjeshtri i madh i letrave, At Gjergj Fishta – po shpërndahet sot me këtë botim të përvujtë si një dhuratë për luftëtarët e lodhur nga koha e vështirësitë e jetës.

Ajo është kënga që të bën të thithësh ajrin e pastër të maleve shqiptare, gjithmonë të lira; burimi që del nga gjaku i tokës sonë dhe nuk shterret kurrë, sado tërmete të tronditin themelet e Alpeve tona. Është shkolla e vatrës shqiptare, ku rreth zjarrit të mikpritjes u ruajt ndër shekuj nderi, burrëria, virtyti, besa, trimëria, dashuria për atdheun, shpirtmadhësia, bujaria dhe idealizmi i pashuar. Me një fjalë: thelbi dhe zemra e kombit tonë, që nuk pushoi kurrë së jetuari për aq kohë sa Lahuta këndohet dhe kujtohen heroizmi i Osos, mençuria e Marash Ucit, vendosmëria e Ali Pashës, bashkimi i Lidhjes së Prizrenit, trimëria e Drangojve të Shalës, qëndresa në Rrzhanicë, Qafë-Hardhi, Sutjeskë e Deçiq, flijimi i Pater Gjonit, guximi i Dedë Gjo’ Lulit dhe fisnikëria burrërore e Tringës.

Këto janë armët e përjetshme të lahutës fishtjane, ku zemra e shpirti shqiptar marrin vendin e barutit e të flakës që shpërthen me shpejtësinë e vetëtimës kur gjen dorën që di ta shkrepë. Këtë armë shpirtërore na e sjell sërish Fishta me kryeveprën e tij, të ndaluar mizorisht në atdhe. Ka drurin e ri, por tytën e vjetër e të fortë po atë që në vitin 1937 veshi për herë të parë këtë vepër të farkuar në shpirtrat e malësorëve tanë. Sepse edhe arma më e mirë, nëse nuk përdoret, humbet shpejtësinë e saj – ndaj m’u duk e nevojshme e ndoshta e dobishme të shtohen këto sqarime, që e zmadhojnë vëllimin e Lahutës, por pa ia ndryshuar natyrën e as thumbin që deshi autori.

Lexoje me dashuri, bashkatdhetar, Lahutën e Malcis – dhe do të kuptosh pse shqiptarët nën robëri, burrat e shtyrë në moshë, nuk qajnë kot kur këndojnë vargjet e Fishtës me zërin vajtues të lahutës së zgavruar apo të çiftelisë që këput tingujt si lot, duke lagur telat e saj me gjakun e zemrës. Shfletoje me kujdes këtë kryevepër, sepse Homeri i kombit tonë – siç e quajti me të drejtë profesori Lambertz nuk flet vetëm për trimëri legjendare, por për vetë jetën tonë si popull, për atë që arritëm në foshnjërinë e shtetit shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë që mbyll me kapak të artë poemën kombëtare.

Dëgjoje me vëmendje Fishtën, dhe faqet e Lahutës le të jenë për ty si grimcat e dheut që hungarezët, larg atdheut, i ruajnë në shishe për t’i pasur nën krye kur të vdesin, që të mbyllin sytë mbi tokën e të parëve – siç mësoi mjeshtërisht poeti i madh Petöfi. Studioje me mendje të kthjellët Lahutën dhe do të gjesh aty botën e dikurshme që rrahu dikur e që sot është thuajse zhdukur, por që në vendin tënd të largët ende jeton, e mbuluar, por jo shlyer, nga orteku i zi që erdhi nga lindja. Ruaje Lahutën, sepse ajo është më shumë e jotja se e Fishtës. Bëje të njihet ndër të huaj dhe të lexohet ndër bashkatdhetarët tanë në mërgim – dhe do të shohësh se edhe për këtë vepër armiku do të detyrohet të pranojë një ditë, siç thanë dikur austriakët për Silvio Pellicon C shkrimtar i njohur patriot italian, Pas lirimit në vitin 1830, Pellico botoi librin “Le mie prigioni”, ku përshkruan me ndjenjë dhe humanizëm vuajtjet e tij në burgjet austriake. R.F.):“Më shumë dëm na bëri pena e shkrimtarit, se sa arma e ushtarit.”

Kriteret e ribotimit

Me këtë botim të dytë të kryeveprës së letrave shqipe, mendoj se kemi përmbushur një detyrë kombëtare. Rrethanat në të cilat del sot në dritë Lahuta e Malcis nuk më lejuan t’i jap as përmasën, as peshën që vërtet meriton, por shpresoj se dashamirësia e lexuesit do ta plotësojë çdo mungesë.

Kam zgjedhur një shtyp të mesëm për lehtësi leximi, që sytë të mos lodhen, dhe jam shmangur nga komentet e tepërta letrare e historike, i bindur se ato do të vijnë më vonë me studime të posaçme.

Jam përpjekur të ruaj ndriçimin dhe thjeshtësinë e paraqitjes, pa i cenuar hijeshinë e vargjeve.

Trashësia e librit është kushtëzuar nga mundësitë materiale – prandaj, nëse duket e mangët, kjo lidhet me kufizimet e kohës. Për herë të parë Lahuta botohet me vargjet e numëruara, gjë e domosdoshme për studime dhe referenca. Çdo këngë është pajisur me një përmbledhje përmbajtjeje që ndihmon në ndjekjen e ngjarjeve. Në fund të faqeve janë vendosur pak shpjegime për fjalë të vështira, për ata që nuk njohin mirë gjuhën e pastër të maleve veriore.

Jam përpjekur që çdo këngë të mund të lexohet më vete, ndaj përsëritjet janë të qëllimshme.

Shpjegimet janë ruajtur me respekt për tekstin origjinal, pa e deformuar frymën e autorit.

Për drejtshkrimin jam përpjekur të ruaj sa më besnikërisht formën e botimit të parë. Dora më është dridhur edhe kur më është dashur të ndreq ndonjë gabim të vogël të botimit të vitit 1937, duke kujtuar fjalët e vetë Fishtës, i cili në ditët e fundit të jetës shprehej i pakënaqur për gabimet e shtypit dhe premtonte përmirësime në një ribotim të ardhshëm. Studiuesi, pa dyshim, mund të hasë përsëri ndonjë mungesë apo gabim, por shpresoj të gjykojë me mirësi, duke menduar se kjo kryevepër është shtypur në një vend të huaj, ku gjuha jonë mbetet e panjohur dhe e vështirë.

E mbyll këtë parathënie duke ia porositur Lahutën e Malcis shqiptarëve dhe albanologëve, i bindur se të parët e të fundit do të gjejnë në të atë freski poetike që, në këtë botë moderne e të zhurmshme, po zhduket dalëngadalë.”

At Danjel Gjeçaj O.F.M.

Shkodër, 1941

Si nisi “Lahuta e Malcis”

Që në kohën kur gjendej ende në Bosnjë, At Gjergj Fishta kishte njohur dhe çmuar shumë poezinë jugosllave. Kishte lexuar me kujdes poetët kroatë Kaçiq e Martiq, ashtu si edhe poetët klasikë latinë e italianë, të cilët nuk i linte kurrë nga duart.

Megjithëkëtë, edhe pse unë, si koleg i tij, pas kthimit tonë në Shqipëri u përpoqa disa herë ta bindja të shkruante një vepër poetike kombëtare, duke marrë si shembull këngët popullore, ai nuk pranonte. Ishte tepër i dhënë pas klasikëve dhe nuk besonte se mund të bëhej i njohur me një vepër popullore.

Në rininë e tij kishte krijuar disa poezi me frymë popullore, plot humor (fatkeqësisht të humbura sot), të cilat ishin aq të bukura sa bënin të shpërthente e qeshura. Prej atyre vargjeve kuptova se kishte prirje të natyrshme për poezinë popullore.

Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra të vogla që sjellin pasoja të mëdha — dhe kështu ndodhi edhe me lindjen e Lahutës së Malcis.

Në vitin 1902, At Leonard Gojani, famullitar në Rrapshë të Hotit, u largua nga famullia, dhe At Fishta u dërgua aty përkohësisht si zëvendës. Aty u njoh me Marash Ucin, një burrë i vjetër malësor, që çdo ditë shkonte ta takonte e i çonte tri thelbinj hudhre.

Marash Uci i bëri shumë përshtypje At Fishtës, sepse i tregonte ngjarje të vjetra e beteja që kishin bërë malësorët me malazezët — sidomos luftën te Ura e Rrzhanicës, në të cilën kishte marrë pjesë vetë.

Kjo njohje i dha shkas At Fishtës të shkruante këngën e parë të Lahutës së Malcis — “Te Ura e Rrzhanicës.”

Në atë kohë unë ndodhesha në Zarë, si mësues i gjuhës shqipe në mesin e arbëreshëve të Borgo Erizzos. Gjatë verës së vitit 1904 erdha në Shkodër për pushime dhe lexova këto vargje të At Fishtës. Më pëlqyen shumë dhe i thashë t’i botonte, por ai, duke më dëgjuar me vëmendje, më tha:

— Le të presim pak. Të shohim më vonë.

Në atë kohë, unë dhe At Fishta ishim anëtarë të shoqërisë letrare “Bashkimi”, themeluar dhe drejtuar nga Imzot Preng Doçi, Abat i Mirditës. I fola Imzot Doçit që shoqëria t’i botonte ato poezi, por ai më tha se për momentin shoqëria nuk kishte mjete financiare për botime, as për ato poezi, as për vepra të tjera që ishin gati.

Pas pushimeve u ktheva në Zarë. Në atë kohë isha në korrespondencë të rregullt me Faik Konicën, që botonte revistën “Albania” në Londër. Në një letër që mora prej tij, më pyeti pse “Bashkimi” nuk kishte botuar prej kohësh asnjë vepër. I shpjegova se kishte vepra gati, por mungonin mjetet financiare.

Pas pak, Faiku më dërgoi 200 franga dhe më shkroi se ato para ia kishte dërguar Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë për botimin e poezive të Filip Shirokës; por siqë Shiroka nuk i kishte ende gati, ia dërgonte mua që të botohej ndonjë vepër e “Bashkimit.”

Menjëherë i shkrova Imzot Doçit dhe At Fishtës, që të më dërgonin poezitë “Te Ura e Rrzhanicës.” I mora dhe u kujdesa t’i botoja në shtypshkronjën “Vitaliani” në Zarë.

Por u ndesha me një pengesë: sipas ligjit, në çdo libër duhej shënuar vendi i shtypshkronjës, çka mund ta vinte botimin në sy të qeverisë turke, e cila ndalonte çdo libër në shqip përveç atyre fetarë.

Në ato ditë Imzot Doçi ndodhej në Vjenë. I shkrova që të ndërhynte pranë Ministrisë Austro-Hungareze për të parë nëse mund të anashkalohej ky detyrim. Ai më ktheu përgjigje që të shkoja të flisja me Mëkëmbësin Mbretëror të Dalmacisë, i cili tashmë ishte njoftuar nga Ministria.

Në atë kohë mëkëmbës ishte Nardelli, një dalmat. E takova dhe më tha se ligji nuk mund të shkelej, por mund t’i thuhej shtypshkronjës që emri i vendit dhe i shtypshkronjës të mos vihej në faqen e parë, por në faqen e fundit, e cila mund të pritej më pas para se libri të shpërndahej.

Kështu doli në dritë pjesa e parë e Lahutës së Malcis. Dhe megjithëse gjithë lavdia i përket At Fishtës, një pjesë nderi duhet t’ia njohim edhe Marash Ucit, sepse po të mos ishte takuar me të, ndoshta Fishta nuk do ta kishte nisur kurrë këtë vepër madhështore.

Sapo doli nga shtypi, menjëherë e çova në Shqipëri dhe e shpërndava ndër albanologë dhe shqiptarë jashtë atdheut. Kudo u prit me entuziazëm. Studentët shqiptarë në Vjenë u mahnitën aq shumë, sa thanë se duhej propozuar At Fishta për Çmimin Nobel.

I nxitur nga kjo lavdërim, At Fishta mori zemër dhe në vitin 1907 botoi në Sarajevë, bashkë me “Anzat e Parnasit,” pjesën e dytë të Lahutës së Malcis — “Oso Kuka.” Lavdia dhe entuziazmi ishin po aq të mëdha si për pjesën e parë.

Për të treguar se ende nuk ishte plotësisht i bindur se me Lahutën do të fitonte famë, po rrëfej këtë ngjarje:

Në vitin 1907, Abati i Mirditës, Imzot Doçi, po kthehej nga një udhëtim në Vjenë. At Fishta, At Bernardin Shllaku (më vonë ipeshkëv i Pultit) dhe unë i dolëm përpara kur ndaloi avulli. Imzot Doçit i erdhi mirë që na pa, dhe kur u nisëm drejt qytetit, e thirri At Fishtën të ulej pranë tij. I tregoi se në Vjenë, të gjithë profesorët e studentët që merreshin me gjuhën shqipe ishin mahnitur pas “Oso Kukës” dhe e kishin lavdëruar pa masë. At Fishta e pyeti:

— Po për “Anzat e Parnasit”, Monsinjor, çfarë thoshin?

Imzot Doçi iu përgjigj:

— I dashur At Gjergj, aq shumë u ka marrë mendja “Lahuta e Malcís,” sa nuk u kujtohen më për “Anzat e Parnasit.” Poezi të tilla si ato, ata kanë lexuar plot në gjuhë të tjera, por “Lahuta e Malcís” është diçka krejt e jona, kombëtare. Prandaj, vazhdo, se me këtë vepër do t’i lësh emër vetes dhe letërsisë shqiptare.

Kështu At Fishta mori zemër, vazhdoi me botimin e Lahutës së Malcis, dhe sot ne kemi një epope kombëtare të shkruar me mjeshtëri të rrallë.

At Pashk Bardhi O.F.M.

Shkodër, 24 janar 1941

Çabej e quajti gjuhën e “Lahutës” “një pasqyrë të gjallë të gjuhës së popullit shqiptar në shkallën më të lartë poetike”. Ai theksonte se Fishta, përmes gegnishtes së pasur të veriut, kishte krijuar një gjuhë poetike të standardizuar para standardit, me fuqi shprehëse, figuracion dhe ritëm të jashtëzakonshëm.

Sipas Çabejt: “Në ‘Lahutën e Malcis’, gjuha e maleve shqiptare ngrihet në art të madh. Fishta i dha dialektit verior dinjitetin e një gjuhe kombëtare.” Çabej e vendos Fishtën në traditën e epikave kombëtare evropiane, duke e krahasuar me Homerin, Mickiewicz-in dhe Njegosh-in. Ai vëren se Fishta nuk është vetëm poet që rrëfen luftëra, por një krijues që përzien historinë me mitin dhe shpirtin popullor me ndërgjegjen kombëtare.

“Lahuta është një epope kombëtare e lindur në truallin e popullit, por e përpunuar me mjeshtërinë e një poeti të kulturuar.”Në analizat e tij, Çabej e përmbyll vlerësimin me një ton të qartë:

“Nëse Naimi i dha kombit shpirtin e butësisë dhe dashurisë, Fishta i dha shpirtin e burrnisë dhe krenarisë. Të dy janë dy shtylla të tempullit të shpirtit shqiptar.”

Ndaj shqiptar ti sot zbatoje atë porosi

“Lexoje me dashuri, o bashkatdhetar, Lahutën e Malcis – dhe do të kuptosh pse shqiptarët nën robëri, burrat e shtyrë në moshë, nuk qajnë kot kur këndojnë vargjet e Fishtës me zërin vajtues të lahutës së zgavruar apo të çiftelisë që këput tingujt si lot, duke lagur telat e saj me gjakun e zemrës. Ruaje Lahutën, sepse ajo është më shumë e jotja se e Fishtës.”

Për të qenë më të kuptueshme nga lexuesi i sotëm parathëniet janë sjellë ne shqipen letrare. (R.F)

Filed Under: Politike

Feja dhe identiteti kombëtar i shqiptarëve

October 15, 2025 by s p

Artan Nati/

Ne shqiptarët e kemi zakon të bëjmë selfie me historinë. Krenohemi me Skënderbeun, i vendosim përkrenaren te kartmonedhat, i ngremë statuja, por shpesh harrojmë përse ky njeri ngriti shpatën. Ai nuk luftoi që ne të bënim tendera me para nga Lindja e Mesme, as që të bënim “vëllazëri” me Turqinë. Luftoi që ky vend të mbetej zot në shtëpinë e vet. Historia e shqiptarëve është një skenë teatri ku personazhet shpesh ndryshojnë kostum sipas regjisorit të radhës. Një herë me kryq, një herë me gjysmëhënë, një herë me ateizëm militant, dhe së fundi me një pluralizëm ku feja është më shumë flamur identitar se përvojë shpirtërore. Pyetja e madhe është: a ishte ndërrimi i fesë tek shqiptarët akt mbijetese apo thjesht interes i ngushtë personal?

Në realitet, historia na tregon të dyja. Shumë shqiptarë u bënë myslimanë për të shpëtuar kokën, pasurinë, apo për të marrë një titull. Të tjerë e panë si rrugë praktike për të ruajtur tokën nga taksat e Perandorisë Osmane. Por ka edhe nga ata që, me një lloj cinizmi tipik ballkanas, e shihnin fenë si veshje që hiqej e vishej sipas stinës politike. Kështu u krijua tabloja shqiptare: një vend me shumicë myslimane, por me katolikë e ortodoksë të shpërndarë, ku dallimet fetare nuk u kthyen në luftë civile, por as nuk u shndërruan në bashkëjetesë ideale.

Thuhet shpesh se “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Tingëllon bukur, por le të jemi realistë: feja jonë e vërtetë ka qenë gjithmonë oportunizmi. Ne kemi ndërruar besimin më shpesh se një politikan ndërron parti. Katolikë dje, myslimanë sot, ortodoksë aty-këtu, ateistë për 50 vjet me urdhër partie… dhe sot? Sot jemi europianë me aplikim që pret aprovim në Bruksel dhe një sy nga Ankaraja, për çdo rast.

Dhe këtu lind pyetja tjetër: a është ky mozaik fetar një pengesë për kombin?

Nëse kthehemi te ditët tona, Kadareja dhe Qosja na servirin dy receta kombëtare: Kadareja thotë se ne jemi europianë si gjeografikisht, historikisht, kulturalisht dhe shpirtërisht. Pra, koha të kthehemi në shtratin tonë natyral, jo të flejmë në divanin e Sulltanit. Qosja, përkundrazi, thotë se fqinjët janë të rrezikshëm, prandaj aleati ynë më i sigurt është Turqia. Njëri sheh horizontin, tjetri banketin e iftarit. Pyetja është: kush ka të drejtë? A kemi guximin të dalim nga hijet e së shkuarës dhe të zgjedhim më në fund një rrugë pa u kthyer më pas?

Në ndërkohë, nga Lindja e Mesme na vijnë financime bujare: xhami me minare që garojnë për lartësi me kullat e Tiranës, shkolla ku mësohet më shumë për arabishten sesa për shqipen, dhe ndonjë bursë për të studiuar se si grave t’u mbyllet goja. Le të jemi realistë: paratë nuk vijnë me etiketa bamirësie, por me manual përdorimi. Dhe manuali shpesh është një kulturë ku demokracia shihet si mall i prishur, ndërsa gjysma e shoqërisë (gratë) futet në raftin “jashtë përdorimit”.

Kjo nuk është çështje për librat e historisë, është çështje urgjente. Nëse sot e shesim veten për një kredi të lirë nga Lindja, nesër mund të zgjohemi me një shoqëri ku qytetaria matet me mjekër, e jo me ligj. Historia flet qartë: kur ka qenë puna për të na mbrojtur nga fqinjët, nuk ishte Turqia ajo që erdhi me flamur në dorë, por Europa dhe SHBA. Dhe nuk është rastësi që shqiptarët e diasporës nuk ikin në Ankara, por në Berlin, Milano, New York.

Prandaj, është koha të flasim hapur: nuk kemi luksin e një “përplasjeje civilizimesh” brenda nesh. Po, duhet të ruajmë lidhjet me botën myslimane, sepse janë pjesë e historisë sonë. Por e ardhmja jonë nuk mund të përcaktohet nga feja. Sepse shteti modern nuk ngrihet mbi minare apo kambanare, por mbi ligj, kulturë dhe qytetari. Nëse duam një alternativë për të ardhmen, perëndimi nuk është thjesht opsioni më i mirë, por është i vetmi opsion ku gruaja nuk shitet si plaçkë, ku pushteti ndalet nga ligji, dhe ku qytetari ka më shumë vlerë se zarfi. Dhe ndoshta, vetëm atëherë, do të kuptojmë edhe pse Skënderbeu luftoi.

Dilema mbetet: a duhet të kthehemi tek origjina kristiane dhe europiane, siç thotë Kadare? Apo duhet të përqafojmë pragmatizmin turk? Nëse e shohim nga prizmi europian, jo. Pluralizmi fetar është faktor, i cili forcon kulturën e tolerancës, në rast se nuk instrumentalizohet. Por në realitetin shqiptar, feja shpesh ka shërbyer si flamur i interesave të jashtme: një herë për të na orientuar drejt Romës, një herë drejt Stambollit, dhe sot e kësaj dite për të na ndarë në “bij të Europës” dhe “bij të Lindjes”. Aktualisht situata është si një dasmë shqiptare me DJ italian në njërin cep, orkestër turke në tjetrin dhe kërcim me valle pogonishte.

Ndoshta përgjigjja nuk është as tek njëra, as tek tjetra. Ndoshta përgjigjja është që Shqipëria të ndalojë së qeni aktor i dorës së dytë në skenën e të tjerëve dhe të shkruajë skenarin e vet. Historia botërore ka plot shembuj ku dilemat identitare nuk janë zgjidhur me vajtime, por me vendime. Japonia e shekullit XIX, për shembull, vendosi të hapë dyert drejt Perëndimit dhe të marrë teknologjinë, shkencën dhe sistemin shtetëror europian, pa u shitur Ankarasë, Pekinit apo Vatikanit. Rezultati? Nga një arkipelag feudal u kthye në një fuqi industriale dhe ushtarake. Japonia nuk mori vetëm makina dhe makineri nga Perëndimi, veçanërisht nga Gjermania. Ajo huazoi edhe mënyrën e të menduarit modern, mënyrën se si organizohet shteti dhe shoqëria mbi baza racionale, mbi natyrën njerëzore dhe jo mbi dogma fetare apo zakone të vjetra. Ky ishte çelësi i ringritjes së saj: të shihte përtej ritualeve e besimeve dhe të vendoste në qendër njeriun, dijen dhe rendin e arsyes.

Koreja e Jugut, Singapori, Taivani, këto vende dikur ishin më pranë fukarallëkut sesa prosperitetit, por nuk u shpëtuan as me shenjtore, as me predikime fetare, dhe as me liturgji politike. Ata nuk bënë “ndërrim feje” për të hyrë në tregjet botërore, nuk ndryshuan as besimet e tyre, as gjuhën, as zakonet. Thjesht morën teknologjinë, format e organizimit ekonomik e shtetëror të perëndimit dhe i përshtatën me realitetin e tyre. Rezultati? Disa nga demokracitë më të qëndrueshme dhe shoqëritë më të pasura në botë.

Ndërkohë, Turqia vetë, ajo që na josh Qosja, me Ataturkun hodhi festen në kosh dhe veshi kapelën europiane, duke shndërruar një perandori të kalbur në një shtet modern. Dhe bëri këtë jo duke pyetur se çfarë thoshte Brukseli apo Moska, por duke vendosur vetë rregullat e lojës.Ndërkohë, nuk shohim se bota e qytetëruar nuk të pyet çfarë feje ke, por çfarë modeli ndërtove. Japonia, Turqia e Ataturkut, edhe Korea e Jugut nuk bënë referendum për kryq apo gjysmëhënë: ata shkruan skenarin e tyre dhe detyruan botën t’i marrë seriozisht.

Ne? Ne vazhdojmë të sillemi si një trupë teatrore provinciale që pret gjithmonë rolin e dytë në skenën e historisë. Herë recitojmë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nën yjet blu të BE-së, herë bëjmë koreografi me ritmet orientale, vetëm që të mos mbetemi jashtë sallës së festës. Problemi është se nuk shkruajmë dot një skenar tonin, gjithmonë jemi figurantë në dramën e të tjerëve. Nëse vazhdojmë kështu, do të mbetemi populli që ndërron fe si të ishin këmisha, dhe që shet shpirtin jo te Zoti, por te kushdo që ofron biletën e radhës për “parajsë”. Një herë do ta quajmë parajsë Brukselin me flamurin blu, një herë Ankaranë me gjysmëhënën e artë, e ndoshta nesër do të quajmë parajsë edhe Pekinin me yllin e kuq.

Pra, çështja nuk është tek Kadareja apo Qosja, tek kryqi apo gjysmëhëna. Çështja është: a kemi guxim të jemi Japonia e Ballkanit, që zgjedh vetë dhe krijon vetë, apo do të mbetemi populli që sheh gjithmonë nga të tjerët për të marrë leksionet e historisë? Në fund të fundit, dilema shqiptare nuk është fetare, as gjeografike, por skenografike: a do të mbetemi aktorë të dorës së dytë, apo do të kemi më në fund një dramë me autor shqiptar?

Pra, ndoshta nuk kemi nevojë të ndërrojmë fe, por të ndërrojmë zakone dhe më pak servilizëm, më shumë organizim. Nëse Singapori arriti nga një ishull me mushkonja tropikale në një metropol financiar, pse Shqipëria të mos bëhet më shumë se një “pikë turistike me raki e byrek”?

Filed Under: Analiza

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në Veri – ndërhyrje flagrante kundër rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës

October 15, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

1.Zgjedhjet si akt i sovranitetit dhe legjitimitetit shtetëror

Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe të mbajtura në pajtim me Kushtetutën përbëjnë manifestimin më të lartë të sovranitetit popullor dhe bazën themelore të rendit demokratik të çdo shteti. Në Republikën e Kosovës, ky parim është i sanksionuar qartë në nenin 2 të Kushtetutës, i cili përcakton se sovraniteti buron nga populli dhe ushtrohet në përputhje me këtë Kushtetutë.

Në këtë kontekst, proceset zgjedhore në komunat veriore nuk janë vetëm ngjarje politike, por akte konfirmimi të sovranitetit kushtetues të shtetit të Kosovës mbi tërë territorin e saj. Prandaj, çdo ndërhyrje e jashtme – veçanërisht ajo e organizuar nga Serbia – përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe integritetit kushtetues të Republikës së Kosovës, duke shkelur parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

2. Ndërhyrja e Serbisë – veprim i qëllimshëm dhe i organizuar shtetëror

Në zgjedhjet lokale të mbajtura në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – Serbia ka ushtruar një sërë ndërhyrjesh të drejtpërdrejta dhe të ndërmjetme, të cilat dëshmojnë për një strategji shtetërore të planifikuar për të sabotuar procesin demokratik të Kosovës. Këto ndërhyrje përfshijnë:

-Thirrjet publike të zyrtarëve më të lartë shtetërorë serbë, përfshirë Presidentin e Serbisë, për bojkot të zgjedhjeve të organizuara nga institucionet legjitime të Kosovës;

-Përdorimin e strukturave paralele ilegale, të financuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, që veprojnë jashtë juridiksionit të Kosovës;

-Presione sistematike ndaj qytetarëve serbë, përmes kërcënimeve për vendet e punës, ndëshkimeve ekonomike dhe frikësimeve të drejtpërdrejta për pjesëmarrje në votim;

-Fushata propagandistike të mediave shtetërore serbe, të cilat e paraqesin procesin zgjedhor në Kosovë si “ilegjitim” apo “të imponuar nga Prishtina”.

Këto veprime, të sinkronizuara në nivel politik, ekonomik dhe informativ, përbëjnë një ndërhyrje hibride të mirëstrukturuar kundër integritetit të brendshëm të Republikës së Kosovës, me synim final delegjitimimin e institucioneve kushtetuese në veri.

3. Dimensioni kushtetues – shkelje e parimeve të sovranitetit dhe rendit publik

Sipas nenit 16 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, rendi juridik i Republikës është suprem dhe sovraniteti i saj shtrihet në tërë territorin e vendit. Po ashtu, Ligji për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligji për Zgjedhjet Lokale përcaktojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kompetencë ekskluzive për organizimin dhe mbikëqyrjen e zgjedhjeve në çdo komunë pa përjashtim.

Në këtë kuptim, ndërhyrja e Serbisë në procesin zgjedhor paraqet:

-Cenim të drejtpërdrejtë të autoritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës;

-Ndërhyrje në ushtrimin e sovranitetit popullor (neni 2);

-Shkelje të parimit të barazisë qytetare dhe vetëqeverisjes lokale (neni 123);

-Rrezikim të rendi publik dhe paqes kushtetuese.

Në thelb, ndërhyrja serbe është përpjekje për të ruajtur një kontroll paralel dhe antikushtetues në territorin verior të Kosovës – duke e paraqitur si “çështje etnike”, por në fakt duke synuar cenimin e rendit juridik dhe sovranitetit shtetëror.

4. Aspekti i së drejtës ndërkombëtare – shkelje e parimit të mosndërhyrjes

Në planin ndërkombëtar, parimi i mosndërhyrjes përbën një nga themelet e së drejtës ndërkombëtare. Ai është i sanksionuar në:

-Nenin 2(4) të Kartës së Kombeve të Bashkuara, që ndalon çdo kërcënim ose përdorim të forcës kundër integritetit territorial apo pavarësisë politike të ndonjë shteti;

-Nenin 2(7) të së njëjtës Kartë, që ndalon ndërhyrjen në çështjet që i përkasin juridiksionit të brendshëm të një shteti;

-Aktin Final të Helsinkit (1975), i cili e përforcon detyrimin për respektimin e sovranitetit dhe mosimponimin politik ndërmjet shteteve.

Si anëtare e OKB-së, OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, Serbia ka detyrimin ndërkombëtar të respektojë këto parime. Megjithatë, përmes ndërhyrjeve në proceset zgjedhore të Kosovës, ajo jo vetëm që shkel të drejtën ndërkombëtare, por edhe zotimet e dhëna në kuadër të dialogut të Brukselit, për të mos penguar funksionimin e institucioneve të Kosovës në veri.

5. Ndërhyrja si vazhdimësi e politikës hegjemoniste serbe ndaj Kosovës

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në veri është pjesë e vazhdueshme e politikës hegjemoniste dhe neoekspansioniste serbe që nga përfundimi i luftës së vitit 1999. Serbia nuk e ka pranuar realitetin e shtetësisë së Kosovës dhe, përmes strukturave paralele, synon të ruajë një mekanizëm kontrolli politik dhe ekonomik mbi qytetarët serbë të Kosovës.

Kjo politikë nuk është vetëm kundër shtetit të Kosovës, por edhe kundër interesave të vetë komunitetit serb që jeton në Kosovë, i cili pengohet të integrohet në institucionet demokratike të vendit dhe të ushtrojë të drejtat qytetare në mënyrë të lirë dhe të barabartë.

6. Përgjegjësia ndërkombëtare e Serbisë

Sipas Draft Articles on Responsibility of States for Internationally Wrongful Acts (Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare, 2001), çdo shtet është përgjegjës ndërkombëtarisht për veprimet që shkelin sovranitetin e një shteti tjetër.

Në këtë kuptim, Serbia, përmes:

-Organizimit të strukturave ilegale në territorin e Kosovës,

-Ndërhyrjes direkte në procesin zgjedhor,

-Propagandës kundër institucioneve të Kosovës, dhe

-Thirrjeve për bojkot institucional,

ka kryer akte ndërkombëtarisht të palejuara, të cilat prodhojnë përgjegjësi shtetërore.

Prandaj, Kosova ka të drejtë të adresojë këtë çështje në instancat ndërkombëtare – përfshirë OKB, BE, OSBE dhe Këshillin e Evropës – duke kërkuar sanksione diplomatike dhe politike ndaj Serbisë për ndërhyrje flagrante në punët e saj të brendshme.

7. Reagimi i institucioneve të Kosovës – mbrojtja e rendit kushtetues dhe sovranitetit

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë detyrimin kushtetues dhe moral për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të siguruar ushtrimin e lirë të të drejtës së votës nga çdo qytetar, pa dallim etnik.

Reagimi duhet të jetë i shumëdimensionuar:

-Juridikisht, përmes zbatimit të rreptë të ligjit ndaj çdo strukture ilegale;

-Politikisht, përmes informimit të vazhdueshëm të partnerëve ndërkombëtarë;

-Diplomatikisht, përmes ngritjes së çështjes në instancat evropiane dhe ndërkombëtare;

-Kushtetueshëm, përmes forcimit të pranisë së institucioneve shtetërore dhe garantimit të funksionimit të vetëqeverisjes lokale në përputhje me ligjin.

8.Ndërhyrja serbe si sfidë për paqen dhe sovranitetin

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës nuk është vetëm akt politik, por sulm juridik, institucional dhe sovranitetar ndaj shtetit të Kosovës.

Ajo përbën cenim të rendit kushtetues, të sovranitetit popullor dhe të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.

Nëse një ndërhyrje e tillë do të tolerohej, do të rrezikohej jo vetëm stabiliteti i brendshëm i Kosovës, por edhe arkitektura e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, e ndërtuar mbi parimet e integritetit territorial dhe respektit të sovranitetit shtetëror.

Mbrojtja e Kushtetutës dhe e sovranitetit të Republikës së Kosovës nuk është vetëm detyrim juridik e institucional, por detyrim historik, kombëtar dhe moral – në mbrojtje të shtetësisë së fituar me gjak, të rendit demokratik dhe të paqes rajonale.

Filed Under: Mergata

ARTISTI PËR ARTISTËT

October 15, 2025 by s p

Mbresa nga libri “ Të fshehta jashtë ekranit” i aktorit dhe regjisorit të njohur, Mevlan Shanaj.

Nga Fuat Memelli

Para disa ditësh më mbërriti nga Tirana libri në fjalë i autorit, Mevlan Shanaj. Këtu në Boston leximi më solli si t’i kisha para syve, aktorë, regjisorë, shkrimtarë, skenaristë e operatorë të shquar. Disa nga “Ikonat e ekranit shqiptar”, siç i cilëson me të drejtë miku im i vyer, Mevlan Shanaj, i pata takuar fizikisht, shumicën në ekran. Biseda shpirtërore mes miqsh të artit, të shkruara me shije të epërme letrare, ndonjë e rrezikshme për regjimin e kaluar, po të gjitha të pastra si ujë burimi.Rrallë ndodh të nënvizoj kaq shumë pjesë mbresëlënëse sa në këtë libër, për dy arsye: së pari jeta e pazakontë e personazheve, së dyti, kualiteti i shkrimit. Më befasuan disa copëza nga jeta e tyre e panjohur mëparë.

KUR ARTISTËT I HAPIN ZEMRËN NJËRI-TJETRIT

Mihal Stefa, ”aktori i madh i roleve të vogla”, autori e pat njohur gjatë xhirimit të filmit artistik “I teti në Bronz”. Kur i shkoi për vizitë, e gjeti të vetmuar në një shtëpi si ahur me Biblën nën jastëk.

Në faqet e librit “takova” Sandër Prosin, aktorin emblemë, herë si Dhaskal Todhri, herë si Ismail Qemali. Dikur me xhirim në një film artistik, Sandri i pati thënë Mevlanit: “Këtej nuk e përdor këmishën e bardhë, e ruaj për Tiranë, nuk kam tjetër.” E pabesueshme , po kështu jetonte aktori legjendë, madje jo vetëm ai, të gjithë artistët kanë bërë jetë të thjeshtë.

Vaçe Zela i thotë Mevlanit vizitor në shtëpi: ”E shikon si më janë bërë duart? Nuk kam lavatriçe, rrobat i laj me dorë.” Dhe kush, këngëtarja e madhe që duhej mbajtur në pëllëmbë të dorës.

ARTISTËT NË OPTIKËN E MEVLANIT

Për 50 artistët e librit, autori nuk ka bërë thjesht CV, por ka skalitur portrete me daltë mjeshtri. Për dikë shkruan më pak, për dikë më shumë, po për të gjithë me të njëjtin stil mjeshtëror, me dashuri e mirënjohje për kontributin e tyre në kulturën shqiptare. Ngaqë ka bashkëpunuar dhe ka mësuar prej tyre, i vlerëson si nxënësi mësuesit, duke u ngritur përmendore prej germash.

Për regjisorin Dhimitër Anagnosti shkruan:” Erdhi e mbeti në majë, e ka vulosur Shqipërinë në çdo vepër.” Sandër Prosin e quan “legjendë e gjallë”, që edhe pas kaq vitesh larguar nga jeta, është midis nesh. Ikjen e parakohshme e quan “humbje kombëtare”. Aktorin korçar Pandi Raidhi, e quan “ copë shkëmbi në skenën dhe ekranin shqiptar, se nuk vjen prej dheu figurë si ai.”

Me dashuri e respekt të veçantë shkruan për regjisorin Viktor Gjika i cili e aktivizoi ende student në filmin “I teti në bronz’. Me filmat “Gjeneral gramafoni”, “Rrugë të bardha”, ”Nëntori i dytë” e tjera, Gjika krijoi imazhin e së shkuarës historike të njeriut patriot, qytetarit fisnik, shqiptarit të pa lëkundur.

“Është shumë pak një statujë në ish Kinostudio, Korçë apo kudo tjetër në Shqipërinë që na i dha përmes ekranit,” – thekson Mevlani.

Me fjalë të gdhendura dalton aktorin e madh Naim Frashëri: ” Të merrje frymë në sallë me të, zmadhohej gjoksi e shpirti, fillonte një drithërimë për të bukurën, të cilën e kishte pronë të vetën. Shqipëria ka humbur gjeniun e aktrimit.”

Ne që nuk e kemi njohur nga afër kantautorin Lukë Kaçaj, çuditemi me talentin e tij të shprehur nga bashkë studenti Zef Çobaj në Universitetin Çajkovski, Moskë:

”Ky artist i madh është shpallur ndër më të mëdhenjtë e shekullit të 20-të.” Vokali tronditës i bëri xhelozë disa kolegë, që e spiunuan për “agjitacion e propagandë”, duke çuar në arrestimin e tij para studentëve të Institutit të Arteve. Kur doli nga burgu vigani që kishte kënduar në disa vende të botës, punoi hamall.

Aktorin legjendë Kadri Roshi me role kryesore te “Dhelpra dhe rrushtë”, “Arturo Ui”, “Hamleti” , “Përballimi”, e vlerëson ”gjeni në interpretim” i dënuan për “riedukim”, një çudi tjetër e asaj kohe.

Kristaq Dhamon e çmon si “burri më i ditur i ekranit shqiptar”, “ dirigjent i regjisë së filmit shqiptar”, mësuesi i kineastëve që erdhën pas tij. Regjisoren Xhanfize Keko e quan “mbretëresha e filmit për fëmijë në konkurrencë me burrat më të zëshëm të ekranit”:” Ti i ke krijuar gruas regjisore monumentin më të bukur, ishe qielli dhe toka e ëndrrave të fëmijëve.” Kësaj regjisoreje i ka kushtuar dokumentarin ‘‘Koha e pelikulës” me skenariste Natasha Lako dhe regjisor Mevlani.

Buqeta, njërën më të bukur e tjetra u ka thurur legjendave Lasgush Poradeci, Pirro Mani, Rikard Ljarja, Pandi Stillu, Saimir Kumbaro, Muharrem Fejzo, Kujtim Çashku, Tinka Kurti, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Margarita Xhepa, Timo Flloko, Sulejman Pitarka, Vangjush Furxhiun, Yllka Mujon, Rajmonda Bulku, Kastriot Çaushi, çiftin Orgocka, Llazi Sërbo, skenaristëve Teodor Laço, Natasha Lako e Nasi Nera, operatorëve Ilia Tërpini, Pali Kuke e Stefan Gajo, poetit lirik Skënder Rusi, etj.

Po e le me kaq të mos shuaj kureshtjen e lexuesit për këtë libër testament të Mevlan Shanajt.

LIBRI I JETËS SË MEVLANIT

Në faqen e fundit mbrita në përfundim se ky është libri i jetës së Mevlanit. Ndonëse ka botuar edhe të tjerë, veç pesëdhjetë figurave artistësh të shquar, këtu bën analiza për artin e kinemasë, pa iu ndarë aktorit si profesion. Teksa vlerëson befasitë e aktorit, dënon imitimin jetëshkurtër.

Një tjetër arësye e këtij përfundimi tim, janë disa pjesë të fundit të librit kushtuar njerëzve të shtrenjtë të familjes, nënës, vëllezërve, bashkëshortes, fëmijëve.

“E çfarë nuk do të jepja të më rivinte nëna ashtu e varfër dhe e pasur në kujtime!” Pastaj monologon me të: ” Çfarë qumështi më ke dhënë që më kë bërë kaq tolerant, duke mbytur smirën, xhelozinë, hipokrizinë.”

Të vëllain, Petritin, e quan “ mësuesi im i jetës”. (Babi e la tre vjet Mevlanin.) Në letrën me rastin e 72 vjetorit të lindjes, bashkëshortes, poetes dhe skenaristes Natasha Lako ndër të tjera i shkruan: ”Më kë bërë krenar në çdo hap të jetës!”

Libri mbyllet me dedikimin që i kushton fëmijëve, Jonit dhe Erës, njëri më i mirë se tjetri, Joni pedagog për regji filmi në Universitetin e Arteve, Era eksperte për mardhënie ndërkombëtare e cila ka punuar në disa vende të botës.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 284
  • 285
  • 286
  • 287
  • 288
  • …
  • 2947
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT