• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Patrioti Pjetër Gashi dhuroi 500 dollarë për Vatrën

June 3, 2025 by s p

Patrioti i shquar i mërgatës shqiptare të Amerikës z.Pjetër Gashi dhuroi 500 dollarë për Federatën Vatra. Humanisti Gashi ka dhuruar dhe herë të tjera për Vatrën. Prej 40 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fisniku Pjetri bashkë me bashkëshorten Liljana Gashi janë model i artë i bashkëshortëve humanë, ndihmëtarë, fisnikë e patriotë. Ata i përgjigjen pozitivisht gjithmonë çdo thirrjeje për mbështetje dhe kudo ku ka nevojë emri i tyre gjendet aty. Ata janë modeli më i shkëlqyer i shqiptarit në Amerikë, vlerë dhe krenari për komunitetin shqiptar. Që prej ardhjes në Amerikë Pjetër dhe Liljana Gashi kanë marrë pjesë në të gjitha organizimet, tubimet, protestat, demonstratat e ngjarjet kulturore e atdhetare në mbështetje të çështjes kombëtare në Amerikë. Të gjitha organizatat patriotike janë mbështetur prej bashkëshortëve Gashi të cilët dhurojnë për raste gëzimi e hidhërimi, për festa fetare e ngjarje kombëtare, për fatkeqësi e fushata të ndryshme kulturore e sociale. Vatra e Dielli shprehin mirënjohje e falënderim të veçantë për Pjetër dhe Liljana Gashin e çdo shqiptar që mbështet Vatrën e Diellin si institucionet më të fuqishme patriotike në mërgatën shqiptare të Amerikës.

Filed Under: Komunitet

The White Nights Connection

June 3, 2025 by s p

Rafaela Prifti/

The acclaimed Albanian film director Bujar Alimani decided to go with the stage adaptation of White Nights on a whim though he could well be riding the recent wave of readers’ interest on social media, of all places, for Dostojevksi’s 1848 novelleta. Is Bujar Alimani onto something here?

Through “White Nights”, Alimani is connecting with his own love for theater. He calls “his second stage production” counting his graduation performance of “Rose” by hebrew writer Martin Sherman at the National Theater in Tirana 2009.

The intense few weeks of rehearsals with the cast consisting of two seasoned Albanian actors Yllka Lota (Ana in the play, Nastenka in the story) and Herion Mustafaraj (Narrator/”Dreamer”) included numerous challenges from the translation adaptation to utilizing the stage space, lights and sound, printing posters and more.

Admittedly, the classics are timeless, yet there is a peculiarity about White Nights, that’s appealing to the generation of Tictoc and Instagram users, eager to explore the themes of loneliness and un-relinquished love in the story set in Russia’s St. Petersburg over 170 years ago. The over an hour play is now on the Sunday Program repertoire at the Producers Club.

The show premiered on May 10th. Last night it was its sixth and best performance yet.

“A motivated team of talents like Albulena Beqiri’s Scenography, Production Manager Damian Pervizi, Executive Producer Bob Demce, Producer Alfred Tolja, Assistant Costumography Dea Spiro Mustafaraj, Sound/Lights Tan Kazazi, Ilir Dhamo, is essential to the show’s success.

The cast and crew feel encouraged by the community’s wishes to take the performance on the road to Boston, Toronto etc.,” says Bujar.

The protagonist, at the end of show, poses the question whether a brief moment of happiness is enough to last a lifetime. It is an open invitation to find your connection with “White Nights”.

Photo Credit Erion Halilaj, White Nights sixth show, 2025,

Bujar Alimani, Drita Pelingu in Rose, Albania’s National Theater, 2009

Filed Under: Kulture

Patrioti Sylë Lajqi dhuroi 500 usd për Vatrën

June 3, 2025 by s p

Patrioti Sylë Lajqi dhuroi 500 usd për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Ky dhurim ka shumë domethënie në përpjekjet historike të patriotëve e atdhetarëve të Vatrës në shërbim të çështjes kombëtare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fisniku Sylë Lajqi e ndihmon Vatrën prej vitesh në vazhdimësi duke mos u kursyer asnjëherë. Federata Vatra, gazeta Dielli dhe mbarë komuniteti i vatranëve e falenderon me përzemërsi dhe i shpreh mirënjohje për xhestin fisnik dhe mbështetjen e pakursyer.

Filed Under: Vatra

Kontributi i Federatës Panshqiptare të Amerikës ‘VATRA’ për çështjen e Kosovës

June 3, 2025 by s p

*Kumtesa e kryetarit të Vatrës Dr. Elmi Berisha në Konferencën Shkencore: “DIASPORA SHQIPTARE DHE ÇËSHTJA E KOSOVËS 1912-2008” zhvilluar te

Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë.

Konferenca Shkencore u organizua nga: Instituti i Historisë – Tiranë, Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Historisë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Dr. Elmi Berisha*

Abstrakti

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA”, e themeluar në vitin 1912 nga patriotë shqiptarë në SHBA, ka pasur një rol kyç në promovimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare, me theks të veçantë në çështjen e Kosovës. Kjo kumtesë shqyrton kontributin e VATRËS në tri periudha kryesore: para vitit 1990, gjatë përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri e pavarësi dhe luftës çlirimtare 1990-1999 dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Përmes analizës së burimeve arkivore, dokumenteve historike dhe artikujve në gazetën “Dielli”, kumtesa evidenton rolin lobues, sensibilizues dhe diplomatik të VATRËS në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Me lidhjet e saj të fuqishme me institucionet amerikane dhe komunitetin shqiptar në diasporë, VATRA ka ndikuar ndjeshëm në krijimin e opinionit ndërkombëtar dhe në përkrahjen e SHBA-së ndaj pavarësisë së Kosovës. Kumtesa ofron gjithashtu reflektime për rolin që mund të luajë VATRA edhe në të ardhmen, në sfidat e konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe në ruajtjen e unitetit kombëtar.

1. Hyrje

Çështja e Kosovës ka qenë një ndër sfidat më të ndërlikuara të historisë moderne shqiptare, veçanërisht gjatë shekullit XX dhe fillim-shekullit XXI. Në këtë kontekst, diaspora shqiptare, dhe më konkretisht Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra”, ka luajtur një rol të rëndësishëm në artikulimin, ndërkombëtarizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit të Kosovës. E themeluar në vitin 1912 në SHBA nga personalitete të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare si Fan Noli e Faik Konica, “Vatra” që në fillimet e saj u shndërrua në një strukturë përfaqësuese dhe avokuese për çështjet kombëtare shqiptare në arenën ndërkombëtare, veçanërisht në hapësirat e politikës amerikane dhe evropiane.

Kontributi i “Vatrës” në mbrojtje të Kosovës ka qenë i shumëdimensional: politik, diplomatik, mediatik, humanitar dhe lobues. Në periudha të ndryshme historike, nga Lufta e Dytë Botërore, represioni jugosllav, Lëvizja paqësore e viteve ‘90, deri te lufta e vitit 1998-1999 dhe shpallja e pavarësisë në vitin 2008, “Vatra” ka qenë një zë i fuqishëm në sensibilizimin e opinionit publik amerikan dhe në ndërgjegjësimin e institucioneve shtetërore amerikane mbi padrejtësitë historike që i janë bërë popullit të Kosovës. Përmes lobimeve intensive në Kongresin dhe Senatin amerikan, organizimit të peticioneve, takimeve me diplomatë, shkrimeve në media, përkrahjes së liderëve të LDK-së dhe të UÇK-së, “Vatra” ndikoi që Kosova të fitonte përkrahjen e SHBA-së në momentet më vendimtare.

Kjo kumtesë ka për qëllim të analizojë dhe dokumentojë me burime arkivore, shtyp të kohës dhe intervista me përfaqësues të diasporës, rolin që “Vatra” ka luajtur në përkrahje të çështjes së Kosovës, si një komponentë esenciale e lobimit shqiptar në SHBA. Kjo analizë është gjithashtu një kontribut në pasurimin e historiografisë së Kosovës dhe një reflektim mbi rëndësinë strategjike të diasporës në betejat politike kombëtare.

2. Metodologjia

Për të ndriçuar dhe argumentuar kontributin e Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” në mbështetje të çështjes së Kosovës, kjo kumtesë është ndërtuar mbi një qasje të kombinuar kërkimore, duke ndërthurur analiza historike, studime dokumentare, intervista dhe shqyrtim të shtypit të kohës. Qëllimi metodologjik është të përfshijë një analizë sa më gjithëpërfshirëse dhe të saktë të veprimtarisë së kësaj organizate në raport me zhvillimet politike dhe historike të Kosovës, veçanërisht nga fundi i shekullit XX deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.

Një komponent i rëndësishëm është edhe metoda e intervistës gjysmë të strukturuar me figura kyçe të diasporës shqiptare në SHBA, ish-përfaqësues të Vatrës apo njohës të mirë të aktivitetit të saj, për të dokumentuar kujtimet dhe vlerësimet e tyre mbi ndikimin që ka pasur kjo organizatë në raport me Kosovën.

3. Përmbledhje analitike dhe diskutimi

Objektivi është që të argumentohet roli i Vatrës jo vetëm si organizatë lobuese, por edhe si një zë politik me peshë morale dhe historike në përfaqësimin e interesave shqiptare në SHBA.

Përmbledhja analitike e kësaj kumtese dëshmon qartësisht se Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe të shumëanshëm në përkrahje të çështjes së Kosovës, veçanërisht gjatë dekadës së fundit të shekullit XX dhe në procesin drejt shpalljes së pavarësisë. Përmes analizës së dokumenteve, shtypit dhe dëshmive të pjesëtarëve të diasporës, vërehen disa drejtime të veçanta të veprimtarisë së saj.

Së pari, “VATRA” ka funksionuar si një zë i organizuar lobimi politik në SHBA, duke sensibilizuar opinionin publik amerikan dhe institucionet politike për represionin ndaj shqiptarëve të Kosovës nga regjimi serb. Ajo ka organizuar peticione, konferenca për shtyp, letradhënie dhe vizita në Kongresin Amerikan, duke luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin e një atmosfere proaktive në favor të intervenimit ndërkombëtar humanitar.

Së dyti, nëpërmjet gazetës “Dielli”, “VATRA” ka ndikuar në formësimin e opinionit politik të mërgatës shqiptare në Amerikë, duke ndërtuar një narrativë të unifikuar për të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje. Kjo platformë ka shërbyer për koordinimin e qëndrimeve me organizatat e tjera shqiptare, por edhe për krijimin e një presioni moral ndaj institucioneve amerikane.

Së treti, është dëshmuar roli i saj si urë lidhëse me institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe më pas të Kosovës, duke mbajtur një qasje gjithëkombëtare në trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare në përgjithësi dhe asaj të Kosovës në veçanti.

Diskutimi analitik mbi këto rezultate nxjerr në pah faktin se ndikimi i “VATRA”-s nuk ishte i vetëm dhe i izoluar, por pjesë e një ekosistemi më të gjerë të përpjekjeve të diasporës shqiptare për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Megjithatë, simbolika historike, legjitimiteti moral dhe përvoja lobuese e “VATRA”-s i dhanë asaj një peshë të veçantë në përçimin e kërkesave të shqiptarëve drejt qendrave vendimmarrëse në SHBA.

3.1. Kontributi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (2008 – në vazhdim)

• VATRA ka vazhduar të jetë zë aktiv për fuqizimin e shtetit të Kosovës në planin ndërkombëtar.

• Ka organizuar panele, konferenca dhe takime me diplomatë amerikanë për të nxitur njohjen e mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës.

• Mban kontakte me përfaqësues të institucioneve të Kosovës për të ofruar mbështetje politike, intelektuale, profesionale dhe diplomatike.

3.2. Rëndësia historike dhe aktuale e VATRËS

• VATRA përfaqëson një trashëgimi të gjallë të diasporës shqiptare.

• Është një urë lidhëse ndërmjet kombit shqiptar dhe aleatit më të rëndësishëm – SHBA-së.

• Roli i saj vazhdon të jetë i rëndësishëm në betejat diplomatike dhe kulturore për afirmimin e Kosovës në botë.

4. Përfundime dhe Rekomandime

Analiza e kontributit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” për çështjen e Kosovës dëshmon qartë se kjo organizatë e vjetër dhe e respektuar shqiptare luajti një rol kyç në ndërkombëtarizimin e kauzës së popullit të Kosovës, veçanërisht gjatë viteve 1989–1999. Nëpërmjet një veprimtarie të vazhdueshme diplomatike, mediatike, dhe organizative, “VATRA” arriti të mobilizojë opinionin publik amerikan dhe faktorë të rëndësishëm politik në mbështetje të aspiratave për liri dhe pavarësi të shqiptarëve të Kosovës.

Një nga përfundimet kryesore të kësaj analize studimore është se “VATRA” veproi si një ndër aktorët më të organizuar të diasporës shqiptare në SHBA, duke përçuar me koherencë dhe integritet moral qëndrimet e shqiptarëve të Kosovës në nivelin më të lartë të diplomacisë amerikane. Një tjetër përfundim i rëndësishëm është se “VATRA”, përkundër distancës gjeografike, nuk ishte thjesht një zë i diasporës, por një institucion kombëtar me vizion dhe përkushtim për çështjen shqiptare në tërësi.

Në këtë kontekst, kumtesa rekomandon që:

1. Të ruhet dhe të digjitalizohet arkivi i “VATRA”-s dhe i gazetës “Dielli”, pasi përbën një pasuri historike të jashtëzakonshme për studimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe të kontributit të diasporës.

2. Institucionet akademike në Shqipëri dhe Kosovë të thellojnë bashkëpunimin me “VATRA”, duke zhvilluar projekte të përbashkëta kërkimore, konferenca, dhe ekspozita historike që promovojnë kontributin e saj ndër vite.

3. Të forcohet roli i diasporës shqiptare si partner strategjik në çështjet kombëtare, duke e integruar atë në proceset e hartimit të politikave dhe strategjive kombëtare në të dy shtetet shqiptare.

4. Të përfshihet historia e VATRA-s në programet arsimore dhe universitare, për të rritur vetëdijen e brezave të rinj për rolin jetik që kjo organizatë ka pasur në momentet më të rëndësishme të historisë shqiptare.

Në përmbyllje, kontributi i “VATRA”-s për çështjen e Kosovës është një dëshmi e fuqishme e potencialit të diasporës për të ndikuar në fatin e kombit dhe e nevojës për një marrëdhënie institucionale më të fortë mes atdheut dhe mërgatës.

5. Referencat

1. Federata Panshqiptare VATRA (arkiva zyrtare): www.vatra.org .

2. Gazeta “Dielli” (artikuj historikë, 1981–2023)

3. Krasniqi, M. (2012). Diaspora dhe shteti shqiptar. Tiranë: Botime Dudaj.

4. Shatri, H. (2009). Kosova në opinionin amerikan gjatë shek. XX. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës.

5. Zëri i Amerikës (VOA) – raportime për aktivitetet e diasporës shqiptare në SHBA

6. Puto, A., & Biberaj, E. (2007). Lidhjet shqiptaro-amerikane dhe roli i diasporës. Tirana Times.

7. Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë – dokumente të bashkëpunimit me VATRËN.

8. Blumi, Isa. 2003. Reinstating the Ottomans: Alternative Balkan Modernities, 1800–1912. New York: Palgrave Macmillan.

9. Duka, Valentina. 2007. Historia e Shqipërisë, 1912–2000. Tiranë: Kristalina KH.

10. Federata Panshqiptare VATRA. 1999. “Deklarata dhe Reagime për Kosovën.” Gazeta Dielli, Janar–Dhjetor 1999. Arkivi Historik i VATRA-s, New York.

11. Fischer, Bernd J. 2007. Albania at War, 1939–1945. London: Hurst & Company.

12. Gashi, Shkëlzen. 2011. Kosova në Arkivat e Amerikës: Politika e Jashtme e SHBA-së ndaj Kosovës (1989–1999). Prishtinë: KDI.

13. Judah, Tim. 2002. Kosovo: War and Revenge. 2nd ed. New Haven: Yale University Press.

14. Kola, Paulin. 2003. The Search for Greater Albania. London: Hurst & Co.

15. Krasniqi, Afrim. 2013. “Roli i Diasporës në Pavarësinë e Kosovës.” Revista Politike, 10(2): 45–66.

16. Puto, Arben, dhe Kristo Frashëri. 2008. Historia e Diplomacisë Shqiptare 1912–1939. Tiranë: Toena.

17. Skendi, Stavro. 1967. The Albanian National Awakening 1878–1912. Princeton: Princeton University Press.

18. Todi, Arben. 2017. Diaspora Shqiptare në SHBA dhe Çështja Kombëtare. Tiranë: UET Press.

19. Vickers, Miranda. 1998. Between Serb and Albanian: A History of Kosovo. New York: Columbia University Press.

20. Ypi, Besa. 2020. “Diaspora shqiptare dhe ndikimi në politikën amerikane për Kosovën (1990–1999).” Studime Historike, 2(1): 77–91.

Filed Under: Politike

“Marlee’s Got Talent” spektakël i fëmijëve shqiptarë në Toronto të Kanadasë

June 3, 2025 by s p

Në datën 25 Maj 2025 artdashësit e Torontos ndoqën edicionin e 11të të Marlee’s Got Talent. MGT është një spektakël fëmijësh e të rinjsh, 4 deri 18 vjec. Organizohet çdo vit vullnetarisht nga themeluesja dhe drejtuesja artistike, Ina Xoxa, në bashkëpunim me prindërit, sponsorët, kontributorët si dhe me ish anetaret e MGTsë që tashmë të rritur rikthehen të ndajnë përvojën e tyre në koreografi si Olivia Xoxa, Doreen Shtylla, Alysa Dedelli, Amanda Doku dhe Eisela Aliaj etj dhe në fotografi, Anthony Shtylla. MGT është një aktivitet komunitar ku punohet me pasion për të përçuar te fëmijët një repertor folklorik të zgjedhur ku përfshihen këngë, valle, recitime, minidramatizime etj. Fëmijët punojnë në grupe ku mësojnë koreografinë, ndihmojnë njëri tjetrin dhe krijojnë eksperienca e miqësi të reja. Anëtarët e MGTsë si Elia Pasha, Eralba Hajdaraj dhe Eva Shtylla me aftësitë e tyre në leadership ndihmojnë anëtaret e rinj duke e transformuar MGTnë në një qendër ku udhëheqës jane vetë fëmijët. Ata e cilësojnë MGTnë si shkollën e tyre dhe punojnë të motivuar për tu paraqitur sa më mirë në koncert.

Qëllimi i MGTsë është që arkivën e koncerteve në vite, mundësuar nga filmimet e të gjitha shfaqjeve që në MGT1 nga Pasyra Shqiptare, ta ndajnë me të gjithë fëmijët e diasporës shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale dhe youtube. Në të njëjtën kohë kjo arkivë e pasur eshte një koleksion performancash ku MGTs mund të rikthehen në të ardhmen për tjua mësuar edhe fëmijëve të tyre. Një tjetër qëllim i rëndësishëm i MGTsë është të modelojë e të nxisë punën vullnetare në komunitet, të lidhemi dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Është kënaqësi te shohësh se me sa pasion dhe këmbëngulje punojnë drejtuesit, prinderit dhe fëmijët vetë. Dita e koncertit është një festë e vërtetë komunitare. Festohet përfundimi me sukses i programit të zgjedhur dhe të gjithë jane të lumtur per kontributin e tyre në ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare.

Photo credits: Ardi & Anthony Shtylla

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 485
  • 486
  • 487
  • 488
  • 489
  • …
  • 2950
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA PËRKUJTON PATRIOTIN ZEF BALAJ NË 4 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI
  • ATË QË KA MONOPOL GJENIU NUK MUND T’IA MARRË DOT NJERIU!
  • Idriz Balani, një nga mjeshtrat e skulpturës monumentale
  • HUNGARIA DHE ZËRA TË SHKRIMTARËVE TË SAJ NOBELISTË. FAJIN E KA…DHE LETËRSIA?!
  • Vatra Chicago ofron një mundësi të shkëlqyer për talentet shqiptare në futboll
  • President Franklin D. Roosevelt 1882-1945, Presidenti që e ktheu filatelinë në instrument solidariteti gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • Diaspora midis unitetit dhe instrumentalizimit politik
  • KANUNORE E FEDERATËS VATRA 1926
  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT