• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA në Boston Pret Delegacionin e VATRES nga Queens, New York

November 17, 2024 by s p

Në frymën e vëllazërisë dhe bashkëpunimit, sot në Boston u prit një delegacion i kryesisë së VATRES, dega Queens, nga New York-u. Vizita kishte për qëllim forcimin e lidhjeve mes dy degëve të VATRES dhe diskutimin e projekteve të përbashkëta për të ardhmen.

Delegacioni nga Queens, i kryesuar nga Dr. Skënder Myrtezani dhe anëtarë Akri Çipa, Rezart Naska, Viktor Xamo, Ndre Deda dhe Sami Kurdina, të cilët u pritën ngrohtësisht nga kryetari i VATRES në Boston, z. Mentor Maksutaj, së bashku me anëtarët e kryesisë: z. Petrit Alibeaj, z. Ervis Dhima dhe z. Subi Çako.

Vizita filloi me homazhe në varrin e Fan Nolit dhe memorialin e publicistit Faik Konica, të dy figura të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare, ku tashmë vetëm Noli prehet në varrezat e Bostonit.

Pas homazheve, palët u takuan në një kafe pune, ku diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy degëve, vizitat e ndërsjella dhe planet e përbashkëta për komunitetin shqiptar në SHBA. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte mundësia për kthimin e eshtrave të Fan Nolit në Shqipëri. Delegacioni nga Queens shprehu interesin për të komunikuar me drejtuesit e Kishës së Nolit për të sqaruar dëshirën e tij për vendin e fundit të prehjes.

Të dy palët premtuan të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në ditët dhe muajt e ardhshëm, me qëllim forcimin e lidhjeve mes komuniteteve shqiptare në SHBA dhe promovimin e interesave kombëtare shqiptare.

VATRA vazhdon të mbetet një urë e rëndësishme për bashkimin dhe mbështetjen e shqiptarëve kudo që janë.

(Vatra Boston)

Filed Under: Vatra

“HISTORIA E SHQIPTARËVE TË WORCESTER, KRENARI IDENTITARE KOMBËTARE”

November 16, 2024 by s p

Sokol Paja/

Worcester (Boston), 16 Nëntor 2024 – Patriotët shqiptarë në Worcester mikpritën në një takim vëllazëror e atdhetar ish- kryetaren e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë zonjën Jozefina Topalli. Një bashkëbisedim i ngrohtë e shumë emocional rreth arritjeve e historive të sukseseve të shqiptarëve në Boston e mallit për atdheun larg vendlindjes. Patriotja Efi Qeleshi në fjalën e hapjes ftoi shqiptarët e Amerikës për tu angazhuar në ndryshimin e gjendjes në Shqipëri si kontribut atdhetar. “Jeni frymëzim dhe shpresë në ditët e sotme kur Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për ndryshim rrënjësor e thelbësor. Ju na ngrohni zemrën sot se ditë të bukura e të mira do vijnë për Atdheun tonë. Shqipëria ka nevojë për ndryshim radikal. Qeverisja Rama e ka shkatërruar Shqipërinë: shpopullim, korrupsion, hajdutëri, paligjshmëri. Qeverisja e keqe ka larguar trurin kombëtar nga Shqipëria, forcën energjike, moshën vitale duke shkretuar atdheun tonë të bukur. Ju bëj thirrje shqiptarëve të Amerikës e çdo shqiptari kudo që ndodhet në diasporë që të punojë për të ndryshuar Shqipërinë. Shqiptarë, atdheu na thërret, atdheu po lëngon, atdheu ka nevojë për ne. Shqiptarët e Amerikës i janë gjendur pranë kombit e atdheut në çdo vështirësi. Kam bindjen se edhe sot do ta bëjnë këtë kontribut patriotik e historik në largimin e të keqes që shkatërron Shqipërinë prej 12 vitesh” tha ndër të tjera Efi Qeleshi. Patrioti John Lito kujtoi emocionalisht fëmijërinë, përmendi familjet që kanë mbajt krenarinë e vlerat më të mira shqiptare si Topalli, Çoba, Serreqt etj. Aktivisti i komunitetit Franklin Zdruli shpjegoi historinë 115 vjeçare të shqiptarëve në Worcester, histori patriotësh që i dhanë krenari e histori identitetit kombëtar në mërgatë dhe patriotë të shkëlqyer që kontribuan shumë për Shqipërinë, për ruajtjen e vlerave patriotike dhe identitare shqiptare ku shqiptarët e Worcesterit janë krenari kombëtare. Ish – kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë zonja Jozefina Topalli në fjalën e saj u ndal te shpopullimi i Shqipërisë, një histori e dhimbshme që shuan çdo ditë Shqipërinë e kombin tonë. Një eksod modern që shuan çdo vit një qytet shqiptar, tha zonja Topalli. Largimi i shqiptarëve nga Shqipëria sipas Zonjës Topalli është një dramë kombëtare. Kemi “Një Shqipëri më të vogël, më të plakur më të vetmuar” tha në bashkëbisedim zonja Topalli. Si rrezik për lirinë dhe demokracinë zonja Topalli përmendi përfshirjen e grupeve kriminale në çdo zgjedhje elektorale apo lokale që zhvillohen në Shqipëri, politizimin ekstrem të administratës shtetërore, pastrimin e parasë dhe mbështetja shtetërore që iu bëhet bandave kriminale. “Kthehem te diaspora në shenjë mirënjohje dhe respekti për ju për mbështetjen historike që na keni dhënë si patriotë. E kërkojmë mbështetjen tuaj për të ndihmuar e ndryshuar Shqipërinë” përfundoi zonja Topalli. Kënga patriotike e vëllezërve rapsodë Geg e Ndoc Delia “Veç një gjak na rrjedh ndër vena, gjaku i shqipes me dy krena” emocionoi të gjithë të pranishmit në organizimin patriotik e shpirtëror të shqiptarëve të Worcester.

Filed Under: Featured

Cili është problemi me vendet e lindjes të pareformuara?

November 16, 2024 by s p

Artan Nati/

Nëse hartës së kontinentit Europian  do të mund t’i bënim një ndarje imagjinare, pjesa e poshtme e kontinentit të vjetër do të kishte shumë karakteristika të përbashkëta. Italia, Spanja dhe Portugalia kanë nivel më të ulët ekonomik si dhe me standartet demokratike. Janë edhe vende katolike. Fqinjët e tyre kryesisht protestantë në veri, duke përfshirë Gjermaninë dhe Skandinavinë, janë në gjendje relativisht të mirë financiare, ekonomi më të zhvilluar si edhe demokraci me nivel më të lartë. A është kjo thjesht një rastësi, .apo teoria e Max Weber-it për etikën protestante që është e ndërthurur me frymën e kapitalizmit është ende e vlefshme, edhe mbi 100 vjet më pas?  Ishte Martin Luteri ai që çliroi krishterimin nga dominimi i feudalizmit mesjetar dhe nga nënshtrimi i frikshëm ndaj Kishës katolike, duke e modernizuar atë. Ky mit vazhdon të mbetet i fuqishëm për ata që besojnë se termat kyç të modernitetit janë liria, vetëvendosja dhe të drejtat personale, gjithmonë nën hijen e Zotit. Ideja e individit, e cila është themelore për modernitetin, ishte aq e paimagjinueshme para Luterit sa mund të jetë si ngjyra në një botë bardh e zi. Idetë më të reja të pluralizmit, lirisë fetare, vetëqeverisjes dhe lirisë hynë në histori përmes derës që Luteri e hapi.

Ballkani gjithashtu është pjesë e pandarë e Europës, por kur flasim për kulturën, traditat dhe strukturat sociale dhe ekonomike, duket sikur kemi të bëjmë me një subkontinent. Ballkani, i parë shpesh si nën ndërgjegjia apo “i pavetëdijshmi” i Evropës, mishëron histori të ndrydhura, konflikte të lashta dhe kryqëzime kulturore komplekse që Evropa e zakonshme i anashkalon shpesh. Ky rajon pasqyron një psikikë më të thellë, të fshehur brenda kontinentit, duke zbuluar tensione të papërpunuara, identitete dhe plagë historike.

Shqipëria., mendoj unë, është vendi më unik në Ballkan, një enigmë, e mbështjellë në një mister, paraqet të gjitha realitetet ballkanike dhe zgjidhja e problemeve tona është një sfidë për vetë ne shqiptarët, por edhe krijimin e realiteteteve të reja perëndimore në Shqipëri, rajon si edhe në gjithë Europën. Harta e Shqipërisë ka gjithashtu një ngjashmëri me atë Europiane. Në veri kemi një shumicë katolike si edhe me tendenca të theksuara të ideve europiane si individualiteti, humanizmi si dhe një front solid antikomunist dhe proeuropian, sidomos në Shkodër dhe përreth saj. Jugu i Shqipërisë, kryesisht ortodoks, ishte një terren ku komunizmi dhe më vonë PS gjetën mbështetje dhe bashkëjetuan. Shqipëria qendrore, me një popullsi të përzierë, por sidoqoftë kryesisht myslimane, nuk i ka fshehur tendencat e saj pro Turqisë e më tej, sidomos me lëvizjen e Haxhi Qamilit, por edhe të Haxhiqamilistëve modernë, që e anëtarësuan vendin tonë në Konferncën Islamike, apo edhe të ndërtimit të xhamive kudo në vend, si edhe të festimit të inagurimit të Xhamisë së Namasgjasë.

Rrënjët e lashta dhe bazat fetare të një kulture mund të kenë vërtet një ndikim më të madh në rrugën që një vend ndjek sesa çdo konsideratë racionale, gjeopolitike ose ekonomike. Nëse është kështu, kombi ynë me prejardhje islamike, ortodokse dhe pjesërisht katolike, nuk mendoj se është vërtet rehat në një botë të dominuar nga perëndimi, një burim tensioni që mund të zbutet, por që kërkon ndërgjegjësim dhe aksion intelektual dhe politik për tu përshtatur me realitetet perëndimore.

Karakteri specifik i Islamizmit dhe i Ortodoksisë është se ato nuk e konsiderojnë thirrjen ose veprimtarinë profesionale si mjet shpëtimi, por bindjen dhe përulësinë në raport me një person (shpirtërisht) më me përvojë ose një person në një vend më të lartë në hierarki.

Unë mendoj se ka diçka në këtë, një gjë që perëndimorët shpesh e harrojnë, në radhë të parë, është se shumica e botës së krishterë ortodokse jetoi nën zgjedhën islamike për shekuj. Bizanti ra në vitin 1453. Shqipëria nuk ishte e lirë deri në shekullin e 20-të, pra në vitin 1912 dhe 1 shekull pas Greqisë. E njëjta gjë ndodhi me gjithë vendet e tjera të Ballkanit Ortodoks.Vendet ortodokse dhe islamike nuk e përjetuan Iluminizmin dhe përpjekjet e rilindasve tanë për të tërhequr Shqqërinë në Iluminizëm ishin të mëdha,por vetëm pjesërisht të suksesshme  dhe ne nuk e përjetuan Revolucionin Industrial. Moderniteti erdhi në Shqipëri vetëm me ardhjen në pushtet të mbretit Zog, por edhe kjo për një periudhë të shkurtër dhe u pasua me traumën e komunizmit. Islami, ashtu si edhe kristianizmi ortodoks, në vendin tonë, por edhe në gjithë Ballkanin, nuk ka pasur kurrë versionin e tij të Reformimit dhe Iluminizmit, dy ngjarjet që duket se simbolizojnë kalimin nga barbarizmi në qytetërim. Shqipëria ka probleme të përshtatet me demokracinë, sepse nuk është rikuperuar ende nga shkatërrimi moral i shkaktuar nga komunizmi, njerëzit e kanë pothuajse të pamundur t’i besojnë njëri-tjetrit, sepse në komunizëm, nuk mund të përballosh t’i besosh askujt.

Dhe ja ku ndodhemi 34 vjet pas shembjes së komunizmit, me të njëtët aktorë politikë, që i drejtohen herë ortodoksisë greke dhe sllave dhe herë islamizmit turk ashtu si edhe diktatori komunist, herë nga Rusia e herë nga Kina, sipas interesit, vetëm për të mbijetuar dhe kurrë në interes të vendit. 

Krishterimi ortodoks dhe islamizmi në Shqipëri, ka një marrëdhënie të dallueshme, por mund të jetë e pajtueshme me qytetërimin perëndimor. Shoqëria jonë i ka rrënjët në traditat bizantine dhe vlerat tona shpesh theksojnë komunalizmin, spiritualitetin dhe një strukturë fetare hierarkike, në kontrast me individualizmin dhe sekularizmin perëndimor. Megjithatë, ne kemi përqafuar idealet thelbësore perëndimore si demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit, veçanërisht ne jemi integruar pjesërisht në institucionet perëndimore si Bashkimi Evropian dhe jemi anëtar në NATO. Politikanët tanë bëjnë atë që dinë të bëjnë më mirë: të shesin interesat e vendit në kurrizin tonë si edhe të mashtrojnë dhe vjedhin pasurinë kombëtare. Klasa intelektuale gjithashtu sipas traditës bizantino – komuniste serviloset dhe bëhet shërbëtore e klasës politike dhe e gjitha kjo në kurriz të popullit, i cili sipas të njëjtës traditë ose braktis vendin ose i serviloset pushtetarëve. Ka ardhur momenti që Shqipëria të gjejë derën e hapur nga Martin Luteri për individualitetin, shkatërrimin e hierarkisë dhe sekularizimin perëndimor. Ky diskutim i nisur midis Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes dikur, ka ardhur momenti që të diskutohet gjerësisht në ambientet intelektuale dhe studiot televizive. Shoqëria jonë të bëjë zgjedhjen e saj dhe të gjejë rrënjët e vërteta të kombit tonë. Shumë intelektualë, politikanë dhe njerëz të thjeshtë duhet të kuptojnë, se historia e popullit tonë, nuk fillon me pushtimin e vendit nga otomanët, por ndoshta ky është momenti më i errët në historinë tonë,dhe i rrëmbimit dhe i dhunimit të historisë , traditës dhe kulturës tonë europiane. Kombi ynë është shumë më i vjetër, më i kulturuar dhe ka kontribuar si në perandorinë romake, ashtu edhe në drejtimin e kishës katolike. Kombi ynë ka nxjerrë shumë perandor romak, papë të Romës etj. Duke ditur historinë e vërtetë të kombit tonë, të shprehur qartë e me fakte dhe nga kollosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, ne do të njohim më mirë veten tonë, shoqërinë dhe kombin tonë dhe do të jetë një proçes natyral i transformimit të vendit në Shqipërinë natyrale europiane. Besnikëria jonë duhet të jetë vetëm ndaj vetes, shoqërisë dhe kombit dhe jo ndaj politikanëve dhe individëve të tjerë. 

Filed Under: Komente

Si mund të shmangim një luftë bërthamore botërore

November 16, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi

Kërcënimet e Putin në Ukrainë, Programi i Armëve të Kinës dhe Dëshira e SHBA për Supremaci

Në vitin 1985, gjatë një samiti në Gjenevë, presidenti amerikan Ronald Reagan dhe lideri sovjetik Mikhail Gorbachev ndriçuan një të vërtetë të rëndësishme përballë frikës së luftës bërthamore: “Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet,” thanë ata dhe “nuk duhet të luftohet kurrë.” Kjo deklaratë ndihmoi në arritjen e marrëveshjeve të kontrollit të armëve që pasuan, duke çuar në një ulje dramatike të armëve bërthamore, duke e ulur numrin e tyre nga 60,000 në rreth 11,000. Por pas largimit të SHBA-së nga traktati i mbrojtjes antiraketë në 2002 dhe pas largimit nga marrëveshje të tjera, ky progres ka rrezikuar të shuhet.

Në vitin 2026, Traktati i Dëmtimit të Armëve Strategjike (New Start) do të skadojë, duke e lënë SHBA dhe Rusisë pa kufizime për armët bërthamore për herë të parë në 50 vjet. Në këtë klimë tensioni të lartë pas Luftës së Ftohtë, një garë e re bërthamore ka filluar, duke përfshirë tani edhe Kinën, dhe kjo ka bërë që situata të jetë shumë më e pasigurt dhe destabilizuese.

Pjesëmarrës të rinj dhe teknologji të reja

Për të kuptuar rrezikun e kësaj gare, duhet të shohim dinamikën e mëparshme të garës bërthamore. Nga vitet 1950 deri në 1965, arsenali bërthamor i SHBA-së u rrit nga disa armë në 30,000, duke i kaluar pesë herë numrin e arsenaleve të Bashkimit Sovjetik. Plani i integruar operativ (Siop) i SHBA-së përcaktonte sulmet që do të ndërmerrnin dhe parashikonte shkatërrimin e plotë të objektivave të caktuara. Kjo logjikë e “shkatërrimit të mundshëm” çoi në një nivel të pashoq të vrasjes dhe të vrasjeve civile.

Kërcënimet e menjëhershme: Koreja e Veriut përbën një kërcënim më të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për SHBA. dhe aleatët e saj për shkak të armëve të zhvilluara bërthamore dhe sistemeve të shpërndarjes së raketave. Irani, ndërkohë që përparon në aftësitë e tij bërthamore, nuk e ka kaluar ende kufirin për posedim të armëve bërthamore, megjithëse po afrohet më shumë.

Si Koreja e Veriut ashtu edhe Irani përfaqësojnë rreziqe të rëndësishme bërthamore, ndonëse në mënyra të ndryshme. Armët bërthamore të Koresë së Veriut janë një kërcënim tashmë të konsoliduar me sisteme të avancuara shpërndarjeje, ndërsa ambiciet bërthamore të Iranit mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme dhe të nxjerrin një garë armësh rajonale. Diplomacia, sanksionet dhe frikësimi mbeten mjetet kryesore për të adresuar këto kërcënime, por rreziku i gabimeve të llogaritjes, eskalimit ose konfliktit të hapur mbetet i lartë në të dyja rastet.

Megjithatë, kur shkalla e fushatës bërthamore u ul, tensionet u rritën sërish për shkak të risive teknologjike, duke përfshirë armët kibernetike, Inteligjencën Artificiale, mundësinë e përdorimit të hapësirës për qëllime ushtarake dhe mundësinë për të lokalizuar nëndetëset thellë në oqean. Me përfshirjen e Kinës në këtë konkurrencë, situata është bërë edhe më e pasigurt.

Rreziku nga Kina dhe Rusia

Një nga shqetësimet kryesore është zgjerimi i shpejtë i arsenalit bërthamor të Kinës. Sipas parashikimeve, Kina mund të arrijë në 1,000 armë bërthamore deri në fund të këtij dekadë dhe të ketë një forcë strategjike bërthamore që rivalizon atë të SHBA-së dhe Rusisë. Udhëheqësit amerikanë mund të kenë vështirësi të kuptojnë motivet e Kinës për këtë zgjerim, pasi Kina ka refuzuar të marrë pjesë në bisedime për kontrollin e armëve.

Nga ana tjetër, Rusia ka modernizuar forcat e saj bërthamore dhe ka shpallur armë të reja bërthamore, përfshirë raketa hipersonike dhe torpedo bërthamore që mund të kalojnë Paqësorin. Këto zhvillime kanë rritur më tej tensionet, veçanërisht për shkak të mbështetjes që Perëndimi ka ofruar për Ukrainën, një veprim që ka çuar në kërcënime bërthamore nga presidenti Vladimir Putin.

Përgjigja e SHBA-së

Ndërkohë, SHBA ka nisur një program të gjerë modernizimi të arsenalit të saj bërthamor. Ky modernizim do të përfshijë raketa të reja, sisteme të reja të shpërndarjes dhe sisteme komandimi dhe mbështetjeje. Megjithatë, ky program është i shtrenjtë dhe ka shkaktuar diskutime të shumta për mënyrën se si duhet të reagojnë Shtetet e Bashkuara ndaj kërcënimeve të reja nga Kina dhe Rusia. Në 2024, mund të duket se SHBA po konsideron mundësinë për të shtuar numrin e armëve bërthamore për të përmbushur kërcënimet e rritura nga këto dy fuqitë.

Çfarë mund të bëjnë liderët?

Një nga pyetjet kryesore është se si mund të menaxhohet kjo situatë pa rënë në një garë të pafund armësh. Ndërsa disa mbështesin zgjerimin e arsenalit bërthamore të SHBA-së, ekspertët e tjerë argumentojnë se një strategji e tillë mund të shtojë rrezikun e një gare të re armësh bërthamore, e cila nuk do të përfundonte kurrë në një fitore të qartë. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, ka theksuar se “deterrenca bërthamore nuk është vetëm një lojë numrash.”

Në vend të kësaj, strategjia e SHBA-së mund të jetë të fokusohet në aftësinë për të shkatërruar potencialin ushtarak të kundërshtarit, jo domosdoshmërisht duke u mbështetur në numra të mëdhenj armësh. Shtimi i armëve mund të krijonte një situatë më të pasigurt, sepse të gjithë do të përpiqen të arrijnë supremacinë në një garë që mund të çojë në një katastrofë të vërtetë.

Mundësitë për Diplomaci dhe Kontroll të Armëve

Pavarësisht tensioneve, ekzistojnë mundësi për t’u angazhuar në diplomaci dhe negociata. Këto mundësi, përfshirë ripërtëritjen e bisedimeve të kontrollit të armëve, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të një përshkallëzimi të mëtejshëm. Generali Christopher Cavoli, komandanti suprem i NATO-s në Europë, ka propozuar që SHBA të ringrejë linjat e komunikimit me Rusinë dhe Kinën, duke pasur parasysh se gjatë Luftës së Ftohtë, komunikimi mes fuqive të mëdha ishte çelësi për të shmangur një luftë të hapur.

Një shembull i mundshëm për një marrëveshje të ardhshme mund të jetë një moratorium mbi raketat bërthamore me distancë të mesme (INF) për Rusinë dhe Kinën, ndoshta duke ndjekur një të ngjashëm me marrëveshjen e vitit 2020 të propozuar nga Putin. Edhe pse një marrëveshje e tillë është e paqartë, mund të ndihmonte në parandalimin e një konkurrencë të re armësh bërthamore.

Shpresa për një të ardhme pa armë bërthamore

Nuk ka dyshim se rreziku i një gare të re bërthamore është i pranishëm, por ekzistojnë mundësi për të shpëtuar nga një katastrofë e mundshme. Siç ka ndodhur në të kaluarën, një presion i madh nga opinioni publik mund të ndihmojë në ndalimin e këtij spiraleje të rrezikshme, duke orientuar liderët dhe ligjvënësit të miratojnë hapa për të reduktuar kërcënimet bërthamore.

Në fund të fundit, qëllimi duhet të jetë arritja e një ekuilibri që garanton sigurinë ndërkombëtare pa detyrimin për të mbajtur apo zgjeruar arsenalet bërthamore. Kjo mund të arrihet përmes një angazhimi të qëndrueshëm në diplomaci dhe negociata ndërkombëtare, dhe jo nëpërmjet një garë të pafundme armatimesh që mund të çojë në një luftë të shkatërrimtare bërthamore.

Filed Under: Ekonomi

AAEA and Vorea Collaborate to Celebrate Arbreshe Women

November 16, 2024 by s p

By Jacqueline Kapaj-Vieira

Yonkers, NY – November 15, 2024 – The Albanian American Educators Association (AAEA) is happy to announce the successful collaboration with Vorea, a renowned Arbrëshe cultural organization, on the release of the book, Arbrëshe Women: Yesterday, Today, and Tomorrow…between sacred and profane.

On November 14th, esteemed presenters from Albania, Canada, Italy, and Switzerland gathered to share captivating narratives about the daily lives of Arbrëshe women, transporting the audience back in time to a history spanning over five centuries. This event brought together members of the global Albanian diaspora, celebrating the rich cultural heritage of the Arbrëshe people.

The event commenced with a historical overview by Lucrezia Lindia, Brunilda Paskali and      Dr. Ruki Kondaj of the Illyrian people’s settlement in over 50 Italian towns. A comprehensive introduction to the book was followed by a poignant recitation of the poem, “Gruaja Arbreshe,” by Lucia Amato-Ka Ejnina accompanied by the soothing melodies of violinist Anduena Bega. The audience was also serenaded with three historical songs performed by the talented violinist and Rosella Blaiotta, Miss Arbrëshe 2024.

Renowned fashion and costume designer Zajmira Oerazhiu from Albania provided insights into the significance of Arbrëshe costumes, highlighting their intricate details and ornate style. Lucrezia Linda provided a discussion on the Icon of the Nativity shed light on the religious aspects of Arbrëshe culture. The evening concluded with a culinary exploration by Lucia Martino, featuring a demonstration of the traditional pasta dish, Shyridhiat, and a reception showcasing a variety of homemade Arbrëshe desserts and dishes whose recipes were featured in the book.

The AAEA is grateful for the opportunity to partner with Vorea and celebrate the rich cultural heritage of the Arbrëshe people. By sharing these stories and traditions, we hope to inspire future generations of the Albanian diaspora to appreciate and preserve this invaluable legacy.

About the Albanian American Educators Association (AAEA):

The Albanian American Educators Association is dedicated to fostering a strong network of educators committed to lifelong learning. The AAEA empowers individuals to reach their full potential and contribute to the global community.

About Vorea:

Vorea is an Italian cultural organization dedicated to promoting the rich and vibrant Arbrëshe culture worldwide. Through various initiatives, Vorea aims to preserve and share the unique heritage of the Arbrëshe people.

C:\Users\Owner\Downloads\IMG_9447.PNG

C:\Users\Owner\Downloads\IMG_3031.jpg

C:\Users\Owner\Downloads\IMG_3051.jpgC:\Users\Owner\Downloads\IMG_3043.jpgC:\Users\Owner\Downloads\IMG_3061.jpgC:\Users\Owner\Downloads\15493768-0ad3-4c98-8ba9-296dbd86181c.JPG

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 801
  • 802
  • 803
  • 804
  • 805
  • …
  • 2934
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT