• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MIRËNJOHJE FRAMËZUESE   

May 16, 2024 by s p

Hazir MEHMETI, Vjenë/

Abetarja që shkruan histori suksesi 

Mirënjohje nga Qendra e Studimeve në Kalabri. Tani e njëmbëdhjetë vjet A-B-C – Fibel, Abetarja e parë në Austri, e financuar dhe botuar nën përkujdesjen e Ministrisë së Arsimit të Austrisë. Tekst i standardeve të larta metodike për fillestarë.  .   

  Vlerësimi i punës sime, autor abetares, erdhi nga Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve të Kulturës Arbëreshe “Gjergj Kastrioti Skënderbeg” dhe Bibliotekës Internacionale “A.Bellusci” në Frasnitë (Frasnito) Kalabri e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm Prof.Dr.Antonio Bellusci, Drejtuesja e Qendrës, Dr.Ornela Radovcka dhe Drejtori i Bibliotekës, AVV. Tommaso Bellusci.  Vite më parë në disa biblioteka qytetesh dhe shkolla dhurova libra, mes tyre dhe Abetaren. Ishte njëra nga format e afirmimit të mësimit shqip në diasporë.   Në Kalabri dhurova Së fundi në Institutin e Studimeve Albanologjike në Kozenca, në shkolla e biblioteka në katundet arbëreshe. Kudo u prit mirë dhe zgjoi kureshtjen me strukturën e saj të nivelit bashkëkohor metodik e didaktik. 
          Është viti i njëmbëdhjetë kur A-B-C Fobel-Abetare, është pjesë e katalogut shkollor në Austri dhe porositet në shumë vende të botës ku ka mërgimtarë shqiptarë.   Puna e thjeshtë me tekstin ua mundëson zhvillimin e shkronjave edhe atyre prindërve të cilët nuk kanë mundësi dërgimi të fëmijëve në shkollë.

          Mirënjohjet ndaj  punës sime nga Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve të Kulturës Arbëreshe “Gjergj Kastrioti Skënderbeg” dhe Bibliotekës Internacionale “A.Bellusci” në Frasnitë (Frasnito) Kalabri, janë kënaqësi shpirtërore, janë forcë e detyrim.  Ndarja e saj nga Prof.Dr. Antonio Belushi, është e shenjtë për mua, gruan time Nexhmijen dhe familjen time. “Nga e merrni atë forcë për gjithë ato libra” – ishte pyetja e shoqëruar me përqafim vëllazëror që s’harrohet.   

        Sipas shënimeve nga botuesi Weber E Verlag, këtë vit shpërndarja e abetares u dyfishua krahasuar me vitet e më parme. Shfrytëzimi i saj në tërë globin për mësimin fillestar tregon për përparësitë e tekstit i cili po shkruan histori mësimi.
            Nisur nga shumë kërkesa të mësuesve në diasporë për Abetaren, po japim pak informata: Teksti –A-B-C Fiberl (Abtare) porositet dhe paguhet O-line nga të gjitha vendet ku ka mësim shqip: Weber E.Verlag, Tekste dërgohet menjëherë sapo të arrin pagesa. Aktualisht, është teksti më adekuat për alfabetim në diasporë, dhe në alfabetimin dygjuhësor.

           Vlerat praktike të një teksti mësimor i cakton vet nevoja e punës në klasë për te në zbatimin e metodologjisë së kohës në mësimdhënie dhe mësim nxënie. Një tekst i tillë e ofron tani e njëmbëdhjetë vjet Ministria e Mësimit të Austrisë përmes katalogut të Teksteve Mësimore për mësimin e gjuhës amtare dhe botuesi i njohur austriak  Veber Verlag. Ky tekst i financuar nga Ministria e Mësimit të Austrisë, A-B-C Fibel (Abetare), u hartua sipas standardeve të kohës për hartimin dhe botimin e teksteve mësimore krahas abetareve në gjuhën turke dhe kroate si pjesë e projektit Alfabetizimi në vitin 2010. Abetarja u prezantua në dhjetëra seminare në Austri, Gjermani, Zvicër, Suedi. Danimarkë, Kosovë, Shqipëri, Ulqin, Athinë… Vlerësime dhanë metodistë e pedagog nga disa gjuhë. Mes tyre Dr.Dr. Musa Kraja, “Një abetare e shkëlqyer në praktikën mësimore. Do ta fus në tekstet me vlera metodike e didakt

          Struktura hartuese, tipi i shkrimit, renditja e fjalive, figurat, hapësira argëtuese, hapësira e leximit dhe shkrimit e bëjnë këtë tekst të përshtatshëm për mësimin drejtë të shkronjave shqipe, leximin dhe shkrimin e fjalëve e fjalive. E veçanta specifike e këtij teksti janë figurat e shumta dhe kualiteti i tyre i përshtatshëm për moshën psikologjike e shoqërore të fëmijës së klasës së parë. Ky element e bënë të domosdoshëm për lidhen me alfabetimin në gjuhën e shkollës krahas atij në gjuhën shqipe.

Të gjitha standardet që i duhen një teksti u përcollën nga metodistë, pedagog e psikolog eminent duke e dhënë notën e lartë vlerësues dhe vizën për botimin e Abetares. Libri u prezantua në disa seminare si pjesë projekteve nga Ministria e Mësimit në Austri dhe seminaret në katalogët e shumtë duke informuar mësuesit e shkollave në Austri. 

Metodika 

Në Evropë akoma asnjë shtet nuk ka botuar dhe përdorur abetare në shqip e hartuar nga një mësues në procesin mësimor austriak.  Me disa elemente Abetarja në shqip vlerësohet si më e arrirë. Elementi dallues është shumë figura dhe thesari i fjalëve. Nisur nga kjo, ky tekst është i përshtatshëm në alfabetizimin dygjuhësor, paralel me gjuhën e shkollës. (Vlerësim nga albanologu dhe metodiku i njohur në hapësirat gjermano folëse, Prof.Dr.Dr.Basil Schader, (Zürich).

        Secila shkronjë ka tri faqe, faqja e parë kryesisht teknika e të shkruarit, pra ku fillon dhe mbaron shkrimi, tërheqje në hijezime, shkrimi i lirë në hapësirën përkatës. Faqja e dytë figura ku shkronja përkatëse është pjesë e secilës prej tyre, shqiptimi dhe caktimi i pozitës, ku shqiptohet shkronja: në fillim, mes dhe mbarim të fjalës, pastaj leximi vertikal si element i ri në abetaret në gjuhën shqipe.

       Madhësia e figurave, renditja e tyre, ngjyrat dhe hapësira për shkrim gjatë mes nxënies janë sipas formave metodike e pedagogjike psikologjike në përputhje me moshën e nxënësve. Kjo e bënë tekstin tërheqës në mësim nxënie dhe mësimdhënie. Në çdo shkronjë gjejmë gërshetimin metodik të elementit të perceptimit, shkrimit, shprehjes, shqiptimit, ngjyrosjes, leximit dhe lojës apo pjesa argëtuese. Është hera e parë mundësia e leximit vertikalisht nga shkronja, rrokja deri te fjala e plotë e cila në shumicën e rasteve shoqërohet me figurën përkatëse. Ky element është i ri edhe në krahasim me Fibel në gjermanisht, turqisht dhe BKS në Austri. Nga praktika, këtë e dëshiron nxënësi, pasi e lehtësoni bashkimin e shkronjave në rrokje dhe rrokjet në fjalë. Udhëzimet elementare për formën e punës, mësuesi i gjen në fund të secilës faqe. Shkronjat e alfabetit janë të shkruara vertikalisht në çdo shkronjë, ku shkronja e mësuar është e ngjyrosur në rendin alfabetik. Ata që punojnë paralelisht me mësuesen e klasës (gjuhën e shkollës) kanë shumë lehtë të bëjnë lidhjen e harmonizimin mes dy gjuhëve. Teknika e shkrimit është e njëjtë dhe kjo e shton ndihmën e ndërsjellë në shtimin e thesarit gjuhësor.

Tipi i shkrimit është i ri, nga tipat e shkrimit, Schulschrift (Shkrimi shkollor) tani me të cilin botohen tekstet e ciklit të ulët në Austri. Ky tip shkrimi është i thjesht dhe i kapshëm nga nxënësi. Shkronjat dallohen qartë njëra nga tjetra e jo sikurse deri tani tek tipat klasike të shkrimit ku ngatërrohen bie fjala i (I i) me l (L l) apo edhe ndonjë shkronjë tjetër ku nxënësi e humbiste sigurinë e tij në perceptimin figurativ e fonetik. Çdo shkronjë zë tri faqe.

       Faqja e parë   fillon me shkronjën e shoqëruar me figurën emri i së cilës fillon me shkronjën përkatëse. Është marr parasysh që figura të ketë emër që mund të lidhet me gjuhën e shkollës. ( psh. Brot – buka ). Teknika e të shkruari është e paraqitur me shigjeta të vogla dhe me numrave nga fillimi deri tek hapi i fundit i shkrimit sipas rregullave të shkrimit që zbatohen në gjuhën gjermane. Kjo e lehtëson ushtrimin e të shkruari në të dy alfabetet. Shkronja do shkruhet, po ashtu me 3-4 ngjyra pasi nxënësi e ka shkruar me laps. Kjo do e krijoj një kolorit të bukur tërheqës dhe do ta ushtroj tekniken e shkrimit. Tërheqja me laps në shkronjat e shkruara me ngjyrë e ndihmon shumë anën teknik dhe sigurinë e vetëbesimin e nxënësit. Kjo do pasohet me shkrimin e lirë të shkronjave duke e mbushur hapësirën e mbetur në rresht. Rreshtat që pasojnë, fjalitë, lexohen dhe pastaj mund të përshkruhen në hapësirën që pason. Në faqen e parë të çdo shkronje, anash, është i dhënë alfabeti sipas rregullit të shqipes. Kreativiteti në mësimdhënie vjen në shprehje edhe këtu, ku, mësuesja do bisedon duke krahasuar pozitën e shkronjës në alfabetin shqip, duke dalluar shkronjat qëka mësuar deri tani, krahasim me shkronjat në gjuhën e shkollës etj.

Faqja e dytë e pasur me figura e numri i të cilave përmban shkronjën e mësuar. Mësuesi e thotë emrin e figurë qartë duke dëgjuar vendin se ku gjendet tingulli i cili i përgjigjet shkronjës. Gjendet në fillim, në mes apo në fund. Në rrathët përkatës do shënohet me një plus apo shenjë tjetër pozita e tingullit të dëgjuar. Tingulli shënohet aq herë sa dëgjohet. Kjo formë e perceptimit të tingullit ka disa përparësi në të mësuarit e shkronjës dhe emrit të figurës. Emrat e figurave, preferohen të thuhen edhe në gjuhën e shkollës. Kjo do e lehtëson shumë alfabetimin paralel në të dy gjuhët. Sipas ekspertëve eminent austriak (albanolog), që e kanë redaktuar Abetaren A-B-C (Gutbeachter), këtu shihet vlera aktuale e saj si thesar e pasur figurash e fjalësh. Këto figura mund të kopjohen nga mësuesja, prehen, folizohen e pastaj të prehen. Me to në rreth nxënësish mund ta fillohet ora mësimore duke biseduar rreth emrit, me cilën shkronjë fillon figura etj. Pastaj kalon në punën me tekstin. (Edhe një element i ri bashkëkohor i Abetares).

        Faqja e tretë është e pasur me fjali të cilat do lexohen dhe përshkruhen nga nxënësit. Disa fjalë janë të shkruara vertikalisht duke filluar me shkronjën e parë. Shumica e këtyre fjalëve, emrave, janë të shoqëruar me figurën përkatëse sipër, një element i ri në Abetaren në gjuhën shqipe. Kjo e lehtëson njohjen, perceptimin e figurës dhe emrin e saj, shkronjave në fjalë dhe pozitën e tyre. Kjo metodë e ushtron me sukses lidhjen e shkronjave në rrokje, rrokjeve në fjalë. Ky lexim aplikohet me sukses në gjuhën gjermane vite me radhë. Në mbarim është dhënë pjesa ku nxënësi sadopak do pushoj duke zgjedhur një enigmë, ngjyrosje apo lojë me temë përkatëse.

      Teksti mundëson shprehjen kreative të mësueses/it gjithanshëm. Pjesa shtesë e të ushtruarit mund të plotësohet nga literatura përcjellëse që do përgatitet më parë. Në Austri është botuar edhe “Tekst ushtrimi 1” me fletë ushtrimi për secilën shkronjë. Ky tekst është i ngjashëm me tekstet ushtrimore në gjuhën turke dhe në gjuhën boshnjake, kroate, serbe (BKS). Mësuesit/et tani kanë mundësi më të madhe zgjedhje të materialeve mësimor krahasuar me të kaluarën. Ne akoma jemi larg në literaturën shkollore krahasuar me gjuhët tjera në Evropë. Aktiviteti i mësuesve/eve, kreativiteti i tyre do e ndihmon shumë afirmimin e mësimit shqip krahas gjuhëve tjera.

     Si ilustrim do paraqesim tri faqe të një shkronje /Dh/dh/, sa për ta parë mundësinë që ofron hapësira brenda tekstit. Teksti mundëson në shprehjen e kreativitetit metodologjik të mësuesit. 

Filed Under: Reportazh

ZBULIMI DHE RESTAURIMI I OBJEKTEVE ARKEOLOGJIKE NË APOLLONI

May 16, 2024 by s p

(Restaurimi i dy busteve prej mermeri dhe i këmbës prej bronzi)

C:\Users\Guest\Desktop\Avni Alcani Apolloni 2001 foto File0003 (1).jpg

Shkruar nga Avni Alcani (Restaurator)

      Në verën e vitit 2010, gjatë kërkimeve arkeologjike që zhvilloi misioni shqiptaro-franceze në Apolloni, u zbuluan tri objekte shumë të rëndësishme, siç ishin: 1. Busti prej mermeri i të ashtuquajtur “Aristokrati apolloniat”, 2. Busti prej mermeri i një gruaje apolloniate dhe 3. Këmba prej bronzi, si pjesë (fragment) e një statuje gjigande.. Ky ishte zbulimi shumë i madh dhe më i rëndësishmi i vitit, i cili vinte pas gati 50 viteve, që kur ishin zbuluar statujat e famshme të Apollonisë në vitin 1960, gjatë ekspeditës shqiptaro-sovjetike në Apolloni. Zbulimi i këtyre tri objekteve arkeologjike madhështore u konsideruan si një sukses shumë i madh i misionit tonë dhe u pritën me një gëzim shumë të madh nga i gjithë ekipin, që e kremtuan atë si një festë të vërtetë. Zbulimi pati një jehonë të madhe si në Shqipëri, por dhe në botë. Lajmi u transmetua gati nga të gjitha agjensitë dhe mediat më të rëndësishme botërore. Ekipi i arkeologëve shqiptarë dhe të huaj u prit me solemnitet edhe nga ish kryeministri shqiptar i kohës. 

      Si pjesë e ekipit dhe i ekspeditës arkeologjike, unë e ndoqa hap pas hapi zbulimin e bustit, i cili, fatmirësisht u nxorr në sipërfaqe nga studenti kosovar Arianit Biqinca. Unë pata fatin që t’i restauroja të tria objektet në fjalë. Ky restaurim i rëndësishëm m’u besua prej dy bashkëdrejtuesve të ekspeditës, nga prof. dr. Faik Drini dhe prof. dr. Jean-Luc Lamboley. Këtë detyrë unë e konsiderova si një besim, nderim dhe privilegj shumë të madh, por, në të njëjtën kohë, edhe si përgjegjësi shumë të madhe. Sigurisht që unë isha i ndërgjegjshëm se po merrja përsipër një rrisk të madh, pasi objektet ishin një zbulim i rëndësishëm dhe restaurimi i tyre ishte tepër delikat. Deri në atë kohë unë nuk kisha restauruar kurrë objekte metalike të atyre përmasave (madhësive në volum), sa ç’ishte këmba prej bronzi, pasi kisha restauruar vetëm objekte metalike të imta, siç ishin monedha, fibula, strigila, thika, gozhtë prej hekuri dhe objekte të tjera metalike. Restaurimi i dy busteve ishte më i lehtë për mua, pasi ai nuk kishte pasur dëmtime të mëtejshme dhe as shumë depozitime (smerc) natyrore. Objektet prej mermeri iu nënshtrua pastrimit mekanik dhe larjes me ujë, duke përdorur detergjentë specialë, që m’i kishte siguruar miku im, kimisti dhe restauratori i mirënjohur, prof. dr. Frederik Stamati.

      Në përfundim të restaurimeve mora përgëzime nga dy drejtuesit e ekspeditës, si dhe nga pjesa tjetër e arkeologëve shqiptaro-francezë. 

      Busti i Aristokratit apolloniat dhe busti i gruas apolloniate u transportuan në Tiranë. Busti i Aristokratit ndodhet sot i ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, kurse busti i gruas apolloniate ruhet në fondet e këtij muze. Këmba prej bronzi mbeti në Apolloni, e cila është ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Apollonisë.  

Filed Under: Histori

UKRAINA DHE PASIGURITË TONA

May 16, 2024 by s p

Nga ANGELO PANEBIANCO – “Corriere della Sera”, 4 maj 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika/

Të pjekur mirë e të gatshëm për t’u shërbyer në tavolinë. Është kjo që, me gjasë Vladimir Putini mendon për ne ndërsa vëren lëvizjet tona. Përballë belegëve ndërkombëtarë demokracitë  nuk mund të bëjnë asgjë nëse nuk kanë mbas veti, të lidhur ose pothuajse, opinionet publikë. Dhe atë lidhje Putini, sigurisht, nuk e sheh. Me fjalë, në Perëndim është vetëdija se sa katastrofike do të ishte, jo vetëm për ukrainasit, një fitore ruse në Ukrainë.Me fjalë.

Faktet thonë tjetër gjë. Faktet thonë se qeveritë perëndimore kanë shumë vështirësi të mbajnë një front të përbashkët mbi krizën ukrainase, sepse opinionet e tyre publikë janë të ndara. Ndërsa lufta shkon keq për Ukrainën perëndimorët lëshojnë sinjale kundërthënëse edhe se në përputhje me traditat kombëtare përkatëse. Nëse Emmanuel Macroni thekson se nëse gjërat do të shkonin vërtetë keq, perëndimorët do të duhej të ndërhynin drejtpërsëdrejti në Ukrainë, qeveri të tjera evropiane (gjermanë e italianë në krye) qëndrojnë larg, e përgënjeshtrojnë: armë po, ushtarë në terren jo, kurrë. Veç faktit që këto ndarje bëjnë të kuptohet se sa utopi ka në aq biseda të bukura mbi mbrojtjen e përbashkët evropiane, si mendohet që kundërshti të këtyre përmasave mund të ndërpretohen nga strategët e Kremlinit? Me që ra fjala, vetë pohimet e Macronit nxjerrin lakuriq dobësinë perëndimore. Duke mos qenë frut i një qëndrimi të NATO-s, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuar e të bashkëndarë nga qeveri të tjera evropiane, në sytë e rusëve  quhen si vetëmburrje (të përqeshura si të tilla), e jo shënja force.

Në dëshmi të faktit se sa peshojnë trashëgimitë kombëtare në drejtimin e opinioneve publike e pra të qeverive, përceptohet mirë edhe në luftën ukrainase, ndryshimi i përçapjeve të britanikëve e francezëve në një anë e të gjermanëve e italianëve në tjetrën. Në çdo rast, është një lloj mrekullie fakti që deri tani nuk ka patur shmangie, që asnjë qeveri evropiane nuk e ka thyer frontin, të ketë pushuar të mbështesë Ukrainën. Duke mbajtur parasysh faktin që, në brendësi të tyre, janë të pranishme rryma të fuqishme të opinionit që, n’emër të paqes, do të dëshironin t’i a dhuronin Ukrainën Putinit; duke besuar ose duke u shtirë se besojnë se, mbas ngrënies së Ukrainës, Rusia më së fundi do t’ishte e ngopur, nuk do të kishte më oreks, në këtë kuadër mund të thuhet se për rusët lufta e Gazës ka qenë një bekim sepse huton e ndan opinionet publike perëndimore. Është qumësht dallandysheje për ta mobilizimi studentor në veprim në të gjithë Perëndimin për Palestinën. Ndihmon në coptimin e opinioneve publike e largimin e vëmëndjes të shumëve nga ajo që ndodh në Ukrainë.

Në përgjithësi mendohet, e përvoja historike e vërteton, se tiranët  priren të nënvlerësojnë fuqinë e demokracive, i quajnë shumë më të thyeshëm se sa janë në të vërtetë. Në çastin e rrezikut demokracitë – kështu ka ndodhur në të shkuarën – janë në gjëndje të arrijnë të shfrytëzojnë rezerva, lëndore e morale, që tiranitë nuk i kanë. Por ajo që ka qenë e vërtetë në kohë të tjera mund të mos jetë më sot, për shumë arsye. Duke filluar nga rrethana fatlume e tetëdhjetë viteve të pandërprera paqeje që kanë gëzuar  evropianët perëndimorë. Peshon edhe fakti që shoqëritë e pasura, të ngopura e të plakura (ka mjaft raste të shkuar historikë), shpesh nuk janë kundërpëgjigjur me energjinë e nevojshme përballë gjallësisë e agresivitetit të grupeve njerëzorë, stili i jetës së të cilëve ka qenë gjithmonë shumë më pak i rehatshëm.

Peshojnë barazpesha  ndërkombëtare e nyjëtime politiko-diplomatike. Është diçka e zakonshme të thuhet  se periudha e jonë është një kohë shumëpolëshe me një shumësi fuqish në beleg me njëra tjetrën. Vetëm se nuk duket e qartë për të gjithë se çfarë do të thotë kjo për demokracitë. Moshë shumëpolëshe  do të thotë se nuk ka, siç kishte në kohët e Luftës së Ftohtë, një rrezik të vetëm. Atëherë opinionet publikë e kishin të qartë se ku ishte e kush ishte armiku. Tashmë belegë e kërcënime vijnë nga të gjitha anët. Mjaft të mendohet se çfarë përfaqëson për mirëqënien perëndimore zgjedhja e Hutëve (e mbështetësve të tyre iranianë) për të bllokuar, me sulmet anijeve në Detin e Kuq, një arterie jetike të tregëtisë ndërkombëtare. Është e vërtetë që ndërmjet këtyre krizave ka ndërvartësi. Rusët janë aleatë të ngushtë të Iranit e të Hamasit. E kinezët mbështesin rusët e iranianët kundër perëndimorëve. Përballë sfidave të shumta opinionet publikë perëndimorë çoroditen. E qeveritë e demokracive, për pasojë, vështirë se arrijnë të mbajnë lidhjen e njënjësinë e synimeve.

Nuk dijmë si do të mbarojë lufta në Ukrainë e as nëse armët do të heshtin shpejt në Palestinë, dhe as cila do të jetë sfida e ardhëshme që do të paraqitet n’Evropë e në Lindjen e Mesme që duhet të përballohet nga perëndimorët. Por e dijmë se pa mbështetjen e opinioneve publikë, qeveritë e demokracive janë gjeneralë pa ushtri, nuk shkojnë n’asnji kah. 

Votime evropiane, votime amerikane. Në një farë drejtimi stuhia e përsosur. Në se demokracitë, në provën zgjedhore që i presin, do t’i qëndrojnë sirenave të skajshmërive, ndoshta do të krijohet mundësia për të sqaruar mirë opinionet publikë se cilat janë përparësitë. Ndërkaq, nuk mund të lodhemi së kujtuari votuesve se ukrainasit janë duke luftuar edhe për neve.

Duke lënë mënjanë retorikën politike, do t’i pëlqente të gjithëve një Evropë e fuqishme, e aftë të vetëmbrohet, e të mbronte demokracitë e saj. Por sot mundet vetëm të kërkohet të pakësohen skajshmërisht dëmet.

“Corriere della Sera”, 4 maj 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika  

Filed Under: ESSE

“Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair”

May 16, 2024 by s p

Filed Under: Komunitet

RRETH NJË DORËSHKRIMI TË PËRKTHIMIT NË GJUHËN SERBOKROATE TË VEPRËS “KËNGËT E MILOSAOS” TË JERONIM DE RADËS NGA ESAT MEKULI

May 16, 2024 by s p

Prof. Begzad Baliu/

Rreth tri vjet më parë kam publikuar një njoftim për lexuesit tonë në fb se në kërkim e sipër kam zbuluar një referencë, e cila bënte të njohur se shkrimtari dhe përkthyesi më i mirë nga gjuha shqipe në gjuhën serbokroate dhe anasjelltas Esad Mekuli (1916-1993), kishte lënë në dorëshkrim veprën e Jeronim de Radës “Këngët e Milosaos” (Pesme Milosau). Le të kujtojmë këtu se Esad Mekuli ka përkthyer shkrimtarët e letërsisë serbe, malazeze, kroate e boshnjake (Mazhuraniqin, Njegoshin, Karaxhiqin, Kërlezhën e shumë të tjerë) në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhët e tyre ka përkthyer shkrimtarët tanë: Ismail Kadarenë, Rexhep Qosjen, Hevzi Sulejmanin, Enver Gjerqekun, Azem Shkrelin etj.

Mbështetur në dokumentet e kohës, botimi është propozuar dhe paraqitur si projekt i Programit të punës shkencore të Sektorit të Arteve të Shoqatës së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, të datës 18. 10. 1976, projekti i parë i Akademisë së ardhshme, i nënshkruar nga sekretari i Sektorit të Arteve Prof. dr. Rexhep Qosja, ku ishin përfshirë edhe veprat dhe studimet për Pjetër Bogdanin, Tahir efendi Boshnjakun, Hilmi Maliqin, Haxhi Imer Lutfi Paqarizin, Hivzi Sulejmanin dhe Esad Mekulin.

Në pikën tre të programit ishte planifikuar përkthimi i poemës liriko-epike të Jeronim de Radës, “Milosao”. “Vepra në fjalë e De Radës, – thuhet në arsyetimin e shkurtër – është një prej veprave më të rëndësishme të periudhës së romantizmit në letërsinë shqipe. Konsiderohet se fillimet e romantizmit shqiptar mund të përcillen historikisht në praktikën letrare duke filluar prej kësaj vepre. Në qoftë se kihet parasysh se ajo është botuar në vjetin 1836 atëherë është e qartë edhe rëndësia e saj historike letrare. Me botimin kritik të përkthimit të kësaj vepre në gjuhën serbokroate do t’i ofrohet opinionit jugosllav një vepër e rëndësishme dhe një mundësi që historianit të studimeve komparative të letërsive ballkanike sadokudo ta kenë parasysh edhe letërsinë shqipe. Vepra do të botohet edhe me një parathënie, në të cilën do të flitej më gjerësisht mbi romantizmin shqiptar po ashtu si edhe për vetë veprën e përkthyer”.

Sikur mund të shihet prej Programit, ky është i vetmi projekt i planifikuar jashtë trashëgimisë historiko-kulturore të Kosovës dhe i vetmi projekt, i cili ishte planifikuar të botohet në gjuhën serbokroate. Në këtë Program pune gjithashtu nuk theksohen emrat e autorëve të projekteve apo bartësit e tyre, e në këtë rast as përkthyesit. Vetëm më vonë do të kuptohet se përkthyesi i kësaj vepreje ishte caktuar Esad Mekuli, por asnjëherë nuk do të kuptohet kush do të bënte përgatitjen e botimit kritik të saj, kur dihet se një përgatitje të tillë, brenda Akademisë, mund ta bënte vetëm Profesor Idriz Ajeti. Profesor Ajeti dhe shkrimtari Enver Gjerqeku, në fund dalin recensentë.

Në vitin 1980, në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës diskutohet Plani botues i punës së Seksionit të Gjuhësisë, Letërsisë dhe të Arteve për vitin 1980 dhe për periudhën 1981-1985. Në krye të planit për vitin 1980 del titulli Akademik Esad Mekuli: “Këngët e Milosaos”.

Në fund të vitit 1986, Seksioni i Gjuhës dhe Arteve propozon disa aktivitete të tij për vitin 1987, ndër të cilat edhe “botimin e veprave të Jeronim de Radës”, që në esencë është botimi i veprës së De Radës “Këngët e Milosaos”, por me gjasë shënimi u mbajt gabim nga sekretari i Seksionit Akad. Svetomir Arsiq.

Nga një Procesverbal i mbledhjes së seksionit të Gjuhës, Letërsisë dhe të Arteve të Akademisë, i mbajtur më 12. 11. 1987, në të cilin mungon Esad Mekuli, mësojmë se në “lidhje me realizimin e detyrës për botimin kritik të “Këngëve të Milosaos” të Jeronim de Radës në gjuhën serbokroate, u konkludua të bisedohet me bartësin e kësaj detyre”.

Për herë të fundit përkthimi i veprës së De Radës “Këngët e Milosaos” është diskutuar në vitin 1989 në Seksionin e Gjuhësisë, Letërsisë dhe Arteve. Në këtë takim bëhet Propozimi i Programit të punës, në të cilin, në pikën katër thuhet se. “Akademiku Esad Mekuli, ka përgatitur përkthimin e “Këngëve të Milosaos” të Jeronim De Radës, në gjuhën serbokroate. Pritet të kryhet parathënia e këtij botimi. Duhet të sigurohen mjete financiare për këtë botim”.

Po këtë është vit është shkruar edhe recensioni i Akademikëve Idriz Ajeti e Enver Gjerqeku për Bashkësinë Vetëqeverisëse të Interesit për Shkencë dhe Kulturë, të cilës i kërkohej mbështetja financiare e botimit të kësaj vepreje, megjithëse prej gjendjes në të cilën gjendet dorëshkrimi i ruajtur në familjen e Esad Mekulit edhe pas vdekjes, më 1993, mund të flitet për një përkthim dhe pjesërisht shqipërim, por ende nuk mund të flitet për një dorëshkrim, i cili plotëson kërkesat për një botim akademik. Sikur mund të shihet prej tri faqeve të skanuara, dorëshkrimi është ruajtur në dy nivele: në plan të parë është teksti i shkruar me makinë. Në plan të dytë është versioni i redaktuar me laps grafit dhe në plan të tretë redaktimi, plotësimi, dhe madje rikëndimi me laps kimik. Për një botim të ardhshëm duhet bashkuar këto tri gjendje dhe përmbyllur versioni përfundimtar.

Le të shpresojmë se do të realizohet ky botim ashtu sikur ishte planifikuar në vitin e largët 1976.

(Hyrje nga një studim më i gjatë)

Prishtinë, maj 2024

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 967
  • 968
  • 969
  • 970
  • 971
  • …
  • 2774
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT