• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Guximi për të studiuar lidershipin

May 7, 2024 by s p

Nga Prof. Dr. Nevila Nika/

Studiuesi Evarist Beqiri befason dashamirët e librit me këtë prurje tejet interesante. Autori ka zgjedhur të trajtojë një ndër figurat qendrore të historisë sonë kombëtare, atë të Ismail Qemal Vlorës, Babait të Pavarësisë, në rolin e tij si Lider ose thënë ndryshe si Prijës i Kombit. Edhe pse një zgjedhje aspak e lehtë, pasi askush më parë nuk ishte marrë me studimin në këtë aspekt të ndonjë prej figurave të njohura të historisë tonë, Evaristi guxoi dhe ia ka dalë mbanë më së miri. Me të vërtetë libri është një risi tejet e këndshme e njëkohësisht edhe e veçantë, që lexuesi ka fatin ta ketë në dorë.
Të mësuar prej dekadash tashmë që punimet rreth personaliteteve e ngjarjeve të ndryshme të trajtoheshin të rrumbullakosura sipas linjës partiake e shtetërore deri në vitin 1991 e më pas në kushtet e reja të krijuara mbas ndërrimit të sistemit kur liria i dha mundësi gjithkujt të na jepte në dorë punime me shumë vlera e të tjera për t’u hedhur tutje, punimi i Evaristit zë pa dyshim një vend me të vërtetë të merituar.
Të shkruash sot rreth figurës së Ismail Qemal Vlorës gjithkush prej nesh do të mendonte se, “autori po humb kohën kot”, apo, “nuk ka çfarë të re të sjellë”, apo “të gjitha i kanë thënë të tjerët më parë” etj. etj. Por kur lexon punimin e Evaristit kupton që në faqet e para se je nxituar në gjykim.
Falë një pune të mundimshme ai ja ka dalë të mbledhë të dhëna të shumta, të rralla e shumë të vyera për këtë figurë të ndritur të

historisë tonë kombëtare. Ka qëmtuar arkiva e biblioteka, autorë të huaj e shqiptarë duke zbuluar të dhëna të njohura pak ose aspak nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj. Mbledhja e të dhënave ka qenë faza e parë e punës së tij dhe sigurisht e kushtëzuar fort nga qëllimi që autori i kishte vënë vetes, analizimin e personazhit të jashtëzakonshëm Ismail Qemal Vlora në rolin e të qenët Lider,
Prijës i kombit të vet drejt Lirisë e Shtetformimit.
Familja, fëmijëria e vendlindja janë për autorin pikënisja e gjithçkaje që kjo figurë e ndritur e kombit tonë do të dëshmojë
gjatë gjithë jetës së tij. Lindja në një mjedis si ai i familjes zëmadhe Vlora, për autorin Beqiri është një fakt më shumë se domethënës.
Sipas tij ky mjedis familjar sa aristokratik aq edhe patriotik do të ndikonte fuqishëm në formimin e mbrujtjen e karakterit të djaloshit Ismail Vlora si Lideri, Prijësi ardhshëm i Kombit Shqiptar. Nuk ka dyshim se familjet e mëdha të pajisura me një mbiemër e pasuri ju kalonin pasardhësve për shekuj me radhë pushtetin e prestigjin për ruajtjen e transmetimin e kujtesës historike të familjes, vendlindjes e mbarë kombit. Ismaili i ri nuk mund të bënte përjashtim. I pajisur me inteligjencë të rrallë ai kur largohet nga gjiri familjar, kishte mundur të merrte më vete gjithçka nga historia e familjes Vlora, pra e të parëve të tij, por dhe gjithë krahinës. E kjo pasi ishin kohët kur e kaluara e familjes, por edhe më gjerë se ajo, nuk hidhej poshtë me të shpejtë si diçka e pavlerë. Ekzistonte një dialog midis brezave brenda mureve të sarajeve të kësaj familjeje. Për Ismailin e ri ishte vendi ideal për përpunimin e kujtimeve të të parëve të tij, bëmave të tyre. E kaluara ishte gjithnjë për “darkë”, duke kultivuar tek pjesëtarët më të rinj të familjes dashuri për tokën e të parëve, por mbi të gjitha dëshirën për të shpëtuar nga zgjedha e pushtimit e ngritjen e flamurit të Gjergj Kastriotit, flamurin e Pavarësisë.
Mendoj se Evaristi ia ka dalë të na përcjellë me shumë vërtetësi ndikimin që historia familjare ka pasur në formimin e karakterit të tij si Prijës i ardhshëm i Kombit. Gjithsesi në punimin e tij autori nuk ka lënë mënjanë të analizojë edhe rrugëtimin e Ismail Qemalit si nëpunës i lartë në administratën e Perandorisë Osmane, gjatë të cilit ai kishte dëshmuar se zotëronte tipare e aftësi prej Lideri.
Do t’i mbyll këto pak rreshta me një pasazh të shkëputur nga një artikull i shkruar 91 vite më parë nga biografi i parë i Mustafa
Qemal Ataturkut, gazetari Ismet Toto:
“Njerëz të mëdhenj ka patur e do të ketë në çdo kohë, sa herë që do të ketë qejf e Madhja Natyrë. Këta janë Drita të botës….Mbrenda në thellësin e shpirtit të këtyre njerzve origjinalë qëndron një fuqi hyjnore.
Ideali dhe vullneti i tyre është arsyeja e qënies për ata. Ata e kanë dedikuar vehten realizimit të një ideali. Ata s’mendojnë gjë tjetër në jetë. S’mund të mendojnë! Ata qëndrojnë për çështjen e tyre në çdo kusht e me çdo sakrificë. S’ka gjë në botë që mund të zërë vendin e qëllimit për të cilin ata rrojnë në jetë….
Në këtë kuptim duam të marrim dhe ne këtë Ismail Benë tonë, jo vetëm se pse me veprën e 28 Nëntorit ndezi një zjarr që s’u shua dhe s’do shuhet kurrë, por se pse e gjithë jeta e tij ka një frymë madhështie. Një madhështi mendore të habitshme për të cilën Shqiptarët e gjithë kohëve kanë të drejtë të rrinë kryelartë.
Është pikërisht kjo madhështi e Mendjes dhe e Shpirtit që e bën të mundur që një Ismail Qemal të sundojë Shqiptarët duke qenë vetë i vdekur. Kjo lloj madhështie është e pa zhdukur; përkundrazi
bashkë me kalimin e kohës rritet e shkëlqen më fort dhe gjithnjë
më fort…Neve besojmë me të gjitha fuqitë e ekzistencës tonë se shkëlqimi i veprës së Ismail Qemal Vlorës do të vazhdojë e do të zmadhohet sa dhe vetë Shqipëria. Neve besojmë në sinqeritetin e këtij Burri të Madh që ka trashëguar gjitha ç’është më e bukur, e lartë dhe fisnike në palcën e shpirtit Arbnor.”

Filed Under: Sociale

Gërvalla: Paqja në Evropë sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë

May 7, 2024 by s p

G.Kelmendi/RTKlive/

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, në panelin e parë të konferencës dyditore “Defence 24 Days”, ka deklaruar se paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur Rusinë dhe Serbinë.

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende gjallë, ata që shkaktuan luftëra dhe gjenocid 25 vjet më parë janë ende aktiv. Prandaj paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë”, ka thënë Gërvalla në panelin e “Defence 24 Days”.

“Duke diskutuar rreth temës “Sajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me përfaqësues të shteteve tjera, nën moderimin e Robert Pszczel nga Organizata për Studime Orientale (OSW), Ministrja Gërvalla foli rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë, mendësinë e saj të shekullit të kaluar, mungesën e demokracisë dhe pretendimet e saj, të njëjta me të Rusisë jo vetëm për të pushtuar territore të shteteve fqinje, por edhe për të dëbuar qytetarët dhe për të shkatërruar kulturën dhe trashëgiminë e këtyre shteteve”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Siç theksohet në njoftim, ajo ka folur edhe për qeverinë e re të Serbisë duke thënë se Serbia ka emëruar qeveri të luftës, një qeveri e ëila përbëhet nga ish-ministrat e Millosheviqit dhe të sanksionuarit e SHBA-ve.

“Ka një potencial të madh nëse bashkohemi, nëse jemi të gatshëm të dëgjojmë Poloninë, të dëgjojmë shtetet Baltike dhe Nordike, të dëgjojmë Ballkanin Perëndimor rreth sfidave të vërteta të tyre, përvojave të tyre me fqinjtë agresivë dhe duke u bazuar në analizë të shëndoshë, të mirëfilltë dhe në përputhje me realitetin në këto pjesë të Evropës të ndërmarrim veprime të përbashkëta për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Ministrja Gërvalla.

Filed Under: Analiza

Teknologjia e përkthimit është e mahnitshme, përveç rasteve kur s’ është

May 7, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi 

Figura Fjala Hello e shkruar në disa gjuhë duke përdorur tastet e zeza të tastierës

Ne mund të zhvillojmë biseda çuditërisht të thella nëpër gjuhë të ndryshme duke përdorur aplikacione të thjeshta në telefonat tanë. Por edhe pse këto aplikacione po marrin një shtytje të re nga AI, ato ende mund të çojnë në disa momente të sikletshme pasi s’janë  në gjendje të japin qartë idenë e kuptimin. 

Aplikacionet e sotme të përkthimit të gjuhës janë si makina vetë-drejtuese: tepër të dobishme, premtuese, afër pjekurisë dhe pothuajse tërësisht të mundësuar nga makineritë. Por është e habitshme që teknologjia madje ekziston por dhe gabimet janë ende të mëdha . Megjithatë, përkthimi me makina është ende i ngathët ndonjëherë, nëse jo i vështirë.

Në epokën tonë të globalizmit, komunikimi ndërkulturor është një aspekt i rëndësishëm për të kuptuar dhe bashkëvepruar me njerëzit nga kultura të ndryshme. Megjithatë, përkthimi nga një gjuhë në tjetrën vjen me pengesa të shumta dhe sfida të mëdha, veçanërisht kur përdoren mjetet automatike si Google Translate.

Një prej pengesave kryesore është humbja e nuancave kulturore dhe gjuhësore gjatë përkthimit. Ndërsa një përkthim i thjeshtë mund të japë kuptimin bazë të një teksti, ai nuk i kap dot shprehjet unike, frazat idiomatike ato dialektore apo kontekstin kulturor që janë të rëndësishme për një kuptim të plotë.

Gjithashtu, një problem tjetër është gabimi i përkthimit, i cili mund të sjellë shpesh keqkuptime serioze. Mjetet automatike të përkthimit nuk janë gjithmonë të sakta në kuptimin e fjalisë së caktuar në kontekstin e saj origjinal. Kjo mund të çojë në gabime të rënda që ndikojnë në cilësinë e komunikimit.

Për të tejkaluar këto pengesa, është e rëndësishme të kuptojmë se përkthimi është më shumë se thjesht zëra dhe fjalë të shkruara. Është një proces i ndërlikuar i qëllimshëm për të kuptuar dhe transmetuar kulturën dhe shpirtin e një gjuhe në tjetrën. Për këtë arsye, është e nevojshme të përdorim mjetet automatike të përkthimit me kujdes dhe të preferojmë përkthimin nga njerëzit e ditur në fushën e tyre.

Në fund të fundit, duke e kuptuar dhe respektuar pengesat e përkthimit, mund të ndërtojmë një komunikim ndërkulturor më të suksesshëm dhe të thellojmë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve nga kultura të ndryshme.

Merr parasysh bisedën e fundit që pata me fqinjin tim, Andre, i cili emigroi nga Rusia vitin e kaluar. Duke folur pak ose aspak anglisht, Andre është duke lundruar në “Ëndrrën Amerikane” pothuajse tërësisht përmes Google Translate, aplikacioni më i popullarizuar i përkthimit të fjalës në të folur, i lançuar për herë të parë 10 vjet më parë.

Nëpërmjet telefonit të tij, Andre dhe unë mund të zhvillojmë biseda çuditërisht të thella se nga është ai, si mendon, se si mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin dhe për çfarë shpreson ai. Por në më shumë se një rast, Google Translate nuk arriti të komunikonte atë që Andre po përpiqej të shprehte, gjë që na detyroi të dy të ngrinim supet dhe të buzëqeshnim gjatë gabimit.

Megjithatë, ndërsa kompjuterët bëhen më të zgjuar, Google, Apple, Microsoft dhe të tjerë po shpresojnë të heqin plotësisht pengesën gjuhësore që unë dhe Andre ndamë atë ditë. Por do të duhet mësim më i shpejtë i makinerive që kjo të ndodhë, gjë që “mund të kalojë disa vite”, pranoi një zhvillues programesh me të cilin fola.

Jo se pritja ka rëndësi. Në fakt, shumë konsumatorë habiten kur mësojnë se sa të mira janë tashmë aplikacionet e përkthimit të sotëm. Për shembull, kjo video ….tregon tre studiues të Microsoft duke përdorur softuerin e përkthimit të drejtpërdrejtë të kompanisë për të zhvilluar një bisedë në shumë gjuhë. Videoja është shtatë vjeçare. Por kur ua tregova disa miqve, ata reaguan sikur e kishin parë të ardhmen.

“Teknologjia që rrethon fushën e përkthimit ka bërë një rrugë të gjatë në një kohë shumë të shkurtër,” thotë Erica Richter, një zëdhënëse për DeepL, një shërbim i përkthimit me makineri i vlerësuar me çmime që licencon teknologjinë e tij për Zendesk, Coursera, Hitachi dhe biznese të tjera. “Por kjo nuk ka ndodhur paralelisht me ndërgjegjësimin e konsumatorëve për to.”

Unë jam një rast i tillë. Megjithëse kam shkruar për teknologjinë për gati 20 vjet, nuk e kisha idenë se sa të shkathët ishin Google Translate, Apple Translate, Microsoft Translator dhe Amazon Alexa derisa fillova të hulumtoj këtë histori pas takimit tim fatal me Andre. Teknologjia ende nuk është e aftë për përkthim të menjëhershëm siç prisni nga një përkthyes i drejtpërdrejtë njerëzor. Por përkthimi i bazuar nga fjalimi në të folur, nga teksti në të folur ose nga foto në tekst është tepër i fuqishëm.

Dhe po përmirësohet nga viti në vit. “Translate është një nga produktet që kemi ndërtuar që përdor tërësisht inteligjencën artificiale”, thotë një zëdhënës i Google. “Që nga lansimi i makinës së përkthimit  të Google në 2016, ne kemi parë përmirësimet më të mëdha në saktësinë për të përkthyer fjali të tëra dhe jo vetëm fraza.” 

Në të njëjtën kohë, gjysma e gjashtë aplikacioneve që kam provuar për këtë histori ndonjëherë prishin edhe përshëndetjet themelore. Për shembull, kur i kërkova Siri dhe Microsoft Translator të konvertonin “Olá, tudo bein?” nga portugalishtja në anglisht, të dy u përgjigjën saktë: “Përshëndetje, si jeni?” Google Translate dhe Amazon Alexa, nga ana tjetër, dhanë një fjalë më fjalë për fjalë dhe të sikletshme, “Përshëndetje, gjithçka është në rregull?” ose “Përshëndetje, a është gjithçka në rregull?” Jo një dështim total. Por nuanca e mjaftueshme për të shkaktuar hezitim apo konfuzion nga ana e dëgjuesit.

Sigurisht! Këtu janë disa shembuj të shprehjeve të përkthyera gabim nga anglishtja në shqip:

1. Originali në anglisht: “The early bird catches the worm.” Përkthimi gabim: “Zogu i hershëm kap gjuhën.” Koment: Përkthimi i gabuar nuk kap kuptimin e saktë të shprehjes anglisht “The early bird catches the worm,” që nënkupton se ai që fillon punën herët, përfiton më shumë.

2. Originali në anglisht: “Actions speak louder than words.” Përkthimi gabim: “Veprimet flasin më fort se fjalët.” Koment: Përkthimi gabon në transmetimin e kuptimit të shprehjes, pasi nuk kap idenë se veprimet tregojnë më shumë se fjalët.

3. Originali në anglisht: “Every cloud has a silver lining.” Përkthimi gabim: “Çdo re ka një vizë argjendi.” Koment: Përkthimi gabon në interpretimin e shprehjes, pasi nuk transmeton kuptimin se edhe në momentet më të vështira, ka diçka pozitive që mund të dalë prej tyre.

4. Originali në anglisht: “Bite the bullet.” Përkthimi gabim: “Kafsho plumbin.” Koment: Përkthimi gabon në përcaktimin e kuptimit të shprehjes, pasi nuk transmeton kuptimin e saktë që nënkupton të marrësh vendime të vështira ose të përballesh me diçka pa nguruar.

5. Originali në anglisht: “Break a leg!” Përkthimi gabim: “Thyej një këmbë!” Koment: Përkthimi gabon në kuptimin e shprehjes, pasi nuk e përcakton përqafimin pozitiv të të ftuarit për fat të mirë përpara një përformimi ose një aktivitet të rëndësishëm.

Me fjalë të tjera, teknologjia e përkthimit është e ngjashme me shkrimin mbresëlënës, por shpesh të ngathët që nxjerr ChatGPT.  Punon. Është inkurajuese. Është një shenjë e kohës. Por rezultati shpesh ndihet jonjerëzor, nëse jo çorientues.

Sidoqoftë Google Translate është si një urë gjuhësore që lidh kulturat, një ndërmjetës dixhital i të kuptuarit në një botë ku gjuha është pengesë dhe urë.”

Megjithatë, është ende mjaft e mirë për të ndryshuar botën. “Ne përpunojmë mbi një miliard përkthime çdo ditë në Translate”, thotë i njëjti përfaqësues i Google. “Dhe ne kemi lançuar së fundmi më shumë veçori të fuqizuara nga AI për të ofruar ndërgjegjësim kontekstual, duke përfshirë aftësinë për të përkthyer imazhe me Lens, që ju mundëson të kërkoni atë që shihni me aplikacionin tuaj të kamerës.”

Nga ana e tij, Microsoft, i cili përfshin një ekran të dobishëm të ndarë për njerëzit përballë njëri-tjetrit në aplikacionin e tij të përkthimit shumë të vlerësuar, krenohet me numra të ngjashëm. “Tani kemi mijëra biznese që përdorin teknologjinë tonë për të bërë përkthim në grup, në kohë reale dhe të dokumenteve në 141 gjuhë, si dhe miliona përdorues aktivë që përfitojnë nga biseda e drejtpërdrejtë përmes Microsoft Translator,” thotë Marco Casalaina, zëvendës president i produktit për Azure AI të Microsoft.

Kur bëhet fjalë për përkthimin me makinë, ekzistojnë në thelb dy mjete për konvertimin e gjuhëve: modele të vogla gjuhësore, si lloji me burim të hapur që Microsoft përdor “për të qenë i shkathët, përsëritur më shpejt dhe për të shkallëzuar në mënyrë efektive në pajisjet e rëndësishme të përdoruesve” dhe modele të mëdha gjuhësore. si lloji i pronarit DeepL që u shet 100,000 klientëve.

Disa thonë se qasja e fundit është më e saktë dhe më e shpejtë, por ka kompensime: më pak gjuhë të mbështetura (vetëm një e katërta e 140 totalit për modelet e gjuhëve të vogla) dhe pa akses jashtë linje, shefi mes tyre. Por siç thotë Richter i DeepL, “Ne nuk ofrojmë përkthim jashtë linje, pasi pajisjet fundore nuk ofrojnë cilësinë që duam kur punojmë në cloud.”

Çfarë është më pas, atëherë, për aplikacionet e përkthimit? Big Tech është nëna për momentin.

“Ne nuk spekulojmë,” thotë një publicist i afërt me Apple, i cili prezantoi për herë të parë aplikacionin e tij të Përkthimit të fuqizuar nga Siri në 2020. “Së shpejti, ne do të zgjerojmë shërbimin tonë të internetit për t’u dhënë përdoruesve më shumë mundësi për përkthimin e përmbajtjes së bazuar në imazhe. pavarësisht se si e kërkoni, “thotë përfaqësuesi i Google nga ana e tij, DeepL po zhvillon përmirësime të rëndësishme të të folurit “duke nisur më vonë këtë vit”.

Nga ana e tjetër sa më e vogël dhe e lëvruar të jetë një gjuhë aq më shumë vështirësi ka. Përkthimi automatik në gjuhë të vogla është një sfidë për shkak të disa faktorëve. Shqipja është një nga këto flitet nga rreth 7 milion folës në trojet tona dhe në diasporë. 

   Mungesa e burimeve: Gjuhët e vogla zakonisht kanë më pak burime të digjitalizuar dhe të strukturuar në internet, çka bënë që algoritmet e përkthimit automatik të kenë më pak informacion për t’i përdorur për të mësuar dhe për të krijuar modele të besueshme të përkthimit.

    Mungesa e korpusit të përkthimit: Algoritmet e përkthimit automatik përdorin korpuset e të dhënave të përkthimit për të mësuar shenjat dhe për të ndërtuar modelet e tyre. Gjuhët e vogla kanë më pak materiale të përkthyera në dispozicion, çka e bën më të vështirë për algoritmet të krijojnë modele të sakta përkthimi.

    Kompleksiteti i strukturës gjuhësore: Disa gjuhë të vogla kanë struktura gjuhësore më komplekse ose kanë koncepte që janë të vështira për të përkthyer në gjuhë të mëdha. Algoritmet e përkthimit automatik mund të kenë vështirësi për të kapur këto nuancat dhe për t’i përkthyer ato në mënyrë të saktë. Sidomos në gjuhë fleksive si shqipja kuptimi në anglisht ose anasjelltas do të duket qesharak.\ shikoni këtë titull në shqip dhe përkthimin automatik në shqip nga siti  politiko.al të një lajmi tragjik të ditëve të fundit 

Shqip : “Thoja ishalla nuk është njeri”, rrëfehet peshkatari që gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Buna.

Anglisht: “I said the island is not human”, confesses the fisherman who found the body of the 9-year-old girl in the Buna river.

Shikoni fjala me prejardhje turke (kulturore ishallah ) është përkthyer nga afërsia me tinguj fjalën shqipe “ishull”.

Konteksti kulturor dhe historik: Gjuhët e vogla shpesh kanë kontekste kulturorë dhe historikë të veçantë që duhet të merren parasysh gjatë përkthimit. Përkthimi automatik nuk mund të kuptojë gjithmonë këto nuancat dhe mund të sjellë përkthime të gabuara ose të pazakonta për shkak të mungesës së këtij konteksti.

Për këto arsye, përkthimi automatik i gjuhëve të vogla është një sfidë komplekse dhe zakonisht nuk ofron përkthime të sakta dhe të besueshme, kjo vjen edhe për shqipen dhe përkthimin ne gjuhet e mëdha . Është më mirë të përdorni përkthimin nga njerëzit të cilët janë të njohur me këtë gjuhë dhe kulturën e saj për të siguruar një përkthim cilësor dhe të saktë.

Por asnjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa inteligjencën artificiale, sipas çdo zhvilluesi me të cilin fola. “Ndërsa AI vazhdon të zhbllokojë mundësi të reja përkthimi, ne do të heqim pengesat e mbetura gjuhësore”, thotë Casalaina i Microsoft. “Teknologjisë i duhen vetëm disa vite për të evoluar”, shton Richter i DeepL.

A është i saktë 100% Google Translate? Epo, përgjigja e shkurtër është kjo: Po, Google Translate është shumë i saktë në pjesën më të madhe. Në disa raste, është 94%+ i saktë! Në fakt, është një nga mjetet më të vlerësuara të përkthimit kur bëhet fjalë për saktësinë e përkthimit, megjithëse saktësia e saktë do të varet nga çiftet e gjuhëve që keni zgjedhur.

Siç dëshmojnë bisedat e mia ndonjëherë të ngathëta me Andre, teknologjia e sotme e përkthimit është kryesisht fantastike, por nganjëherë ende konfuze. Duke pasur parasysh se makinat kanë “folur” për vetëm 10 deri në 20 vjet, megjithatë, është e vështirë të besohet se sa të mirë janë bërë në të kuptuarit dhe përkthyer atë që speciet tona kanë bërë për 200,000 vjet.

Google Translate is the babel fish of our digital age, swimming through languages to bring us closer together in understanding.”

“Google Translate është peshku babel i epokës sonë dixhitale, që noton nëpër gjuhë për të na sjellë më afër në mirëkuptim”. 

Por siç thonë italianët “Traduttore traditore” shih sa e fortë e koncize është kjo thënie në Italisht  çdo përkthim në shqip si “ Përkthyesi është tradhtar” është aq e pafuqishme në formë në krahasim me thënien italiane. 

Kur kjo vlen për përkthimin njerëzor mendo më për atë me software  i cili megjithatë mund të mos jetë mrekulli, por është shumë afër.

Capisce?

Filed Under: Ekonomi

Fisniku më i shquar arbëror i Mesjetës

May 7, 2024 by s p

Albin Kurti/

Nga Prishtina në Gjakovë e nga Tirana në Shkup dhe deri te arbëreshët në San Basile të Italisë, këto ditë u kujtua me nderime dhe me shtatore të reja heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ky portret i tij, është publikuar në biografinë më të njohur të Skënderbeut, shkruar nga Marin Barleti dhe botuar më 1508.

Siç besohet gjerësisht, Gjergj Kastrioti kishte lindur para 619 vitesh, më 6 maj të vitit 1405. Kjo duke u bazuar në një traditë antroponomike mesjetare, sipas së cilës të lindurit në ditë shenjtorësh pagëzoheshin me emrin e shenjtorit përkatës, prej nga disa historianë kanë hedhur hipotezën që Gjergj Kastrioti, mund të ketë lindur pikërisht më 6 maj, ditën e Shën Gjergjit, me emrin e të cilit shenjtor është pagëzuar.

Sidoqoftë përtej ditëlindjes së tij, ka gjithmonë arsye dhe dobi të kujtohet jeta dhe vepra e Skënderbeut, Zotit të Arbërisë, fisnikut më të shquar arbëror të Mesjetës. Skënderbeu ishte një luftëtar i paepur për liri, strateg ushtarak gjenial, burrështetas i guximshëm dhe diplomat vizionar. Ai drejtoi një rezistencë dhe qëndresë të pathyeshme ndaj osmanëve që nga viti 1443 e deri sa vdiq më 1468.

Lidhjet e Skënderbeut me shtetet italiane dhe perëndimore si me Mbretërinë e Napolit, me Papatin e Romës dhe me Republikën e Venedikut, janë rikthyer dhe rimarrë si raporte referenciale politike për shqiptarët edhe në kohët moderne. Në shekullin e XIX, figura e Skënderbeut u mor nga rilindasit shqiptarë dhe u vendos në qendër të identitetit kombëtar të shqiptarëve. Stema dhe flamuri i dikurshëm i Kastriotit u bënë bazë e flamurit kombëtar dhe shtetëror nga shqiptarët në fillim të shekullit të XX.

Vepra e Skënderbeut është dhe do të mbetet referenca e parë fillestare e çdo vetëdije shtetëndërtuese dhe e çdo ndërgjegjje komunitare për shqiptarët.

Andaj përherë, lavdi i Skënderbeut brez pas brezi do të shtohet!

May be an illustration of text

See insights and ads

Create Ad

All reactions:

3737

Filed Under: Rajon

Një datëlindje për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe vepra e tij

May 7, 2024 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Sot mendohet gjerësisht se mund të jetë përvjetori i i lindjes të fatosit të lirisë të shqiptarëve – Gjergj Katrioti Skënderbeut. Barleti dhe historianët e tjerë të mëvonshëm që shkruan për jetën dhe bëmat e Skënderbeut nuk përcaktojnë një datë të saktë të lindjes së tij, por një shumicë të apasionuarish të tjerë pas historisë , kryesisht në kohët moderne, e lidhin datëlindjen e Skënderbeut me këtë datë duke u nisur nga fakti që ai u pagëzua me emrin Gjergj, emrin e shënjtorit që feston në datë 23 prill me kalendarin Julian dhe 6 maj me kalendarin Grigorian. Prej kohësh në rrjetet sociale kjo datë është kthyer në një datë përkujtimore e datëlindjes së Gjergj Kastriot- Skënderbeut, ku përveç rezonancës së memories kolektive kombëtare të formësuar gjatë Rilindjes Kombëtare të shqiptarëve, vlen për tu shënuar edhe si fakt dhe si dukuri kulturologjike moderniste sesi masat arrijnë të imponojnë dëshirën e tyre për të pasur një datë historike. Në këtë kuadër, nëse komunitetet shqiptare kanë komfirmuar tashmë dëshirën për të pasur një datë historike që i shtohet kronologjisë skënderbejane, është më e rëndësishme për të pasur disa konsiderata historike për ta ridimensionuar këtë figurë poliedrike dhe për ta parë nën prizmin krahasues me bashkëkohësit e tij në Evropë, për ta risjellë mesazhin e veprës së tij të pacënuar ndër shqiptarët.

Skënderbeu ishte një Princ i mesjetës, njëlloj si princërit evropianë që analizon filozofi italian Makiaveli në veprën e tij të famshme “Princi”. Gjergj Kastrioti lindi në Arbëri, e cila ishte nën sferën e influencës të qytetërimit perëndimor, por u rrit në Turqi ku gjithë monarkia ishte e qeverisur nga një drejtues dhe të tjerët ishin veçse skllevër të tij e sipas Makiavelit sundonte despotizmi.

Në përpjekjen e tij madhore për tu bërë Udhëheqësi i Kryqëzatës kundër otomanëve, shpesh herë, si del nga të dhënat historike, ai u përpoq ta anashkalonte pavarësinë e princërve të tjerë shqiptarë dhe ta kthente vendin e vet në një model të organizuar sipas modelit të Francës mesjetare, si një territor i qeverisur nga një mbret, por i rrethuar nga një numër i madh fisnikësh të njohur e të dashur si të tillë nga nënshtetasit e vet,e që kanë priviligjet e tyre nga të cilat mbreti nuk mund ti privonte pa u rrezikuar nga reagimi i tyre. Në të njëjtën kohë duhej të përballonte fuqinë më të madhe të kohës , tmerrin e gjithë mesjetës, perandorinë osmane.

Kjo në fakt ishte sfida e tij. Një përpjekje shumë e madhe për një njeri që fati e kish troshitur sa midis Lindjes dhe Perëndimit, një përpjekje që la gjurmë në histori dhe në kohë, një përpjekje që iu njoh si meritë nga Evropa por edhe nga pasardhësit e vet.Ndaj ai sot vlerësohet e studiohet në të gjitha katedrat historike të Europës e botës, ndaj bustet dhe monumentet e tij janë në të gjitha sheshet qendrore evropiane , ndaj përveçse një hero i shqiptarëve, është në të njëjtën kohë edhe një hero dhe simbol i qytetërimit evropian.

“Skënderbeu mbi kalë”, vepër nga Spiro Xega.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 985
  • 986
  • 987
  • 988
  • 989
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT