Nga Ndue BACAJ/
Foto rrënojave të Ballezës e vitit 1904, bërë nga studiuesi Theodor Ippen
Foto nga Rrjolli sot ku ka qenë qyteti I Ipeshkvnor I Ballezës
Prej shekujsh trojet e Malesisë Madhe ruajnë në gjirin e vet historinë e një qendre urbane-qytetare e fetare mjaftë të zhvilluar ,që sot identifikohet me disa rrenoja që njihen me emrin qyteti ,qyteza e shpesh kalaja e Ballezes…
Balleza (Balezio) si qytet edhe si Seli Ipeshkevnore ,më shumë se çdo qytet tjeter i Shqiperisë së Eperme mbetet në hijen e së kaluares. Ka gjasa siç thotë Hoffer ,se në vitin 1336 kisha e tij ipeshkvnore të ketë qënë e shkaterruar nga skizmatiket dhe në gjysmen e dytë të shekullit XIV qyteti të ketë qënë veçse një grumbull rrenojash….Rrenojat e tij në krahasim me të tjerat….janë shumë të rralla , duke u katandisur në një murë rrethues dhe në germadhat e të ashtuquajtures Kisha e Balezit…1. Një historian i “ri” thotë se në murin rrethues është edhe një portë e Shen Nikolles..2.
Emri i qytetit të lashtë Balesium del per herë të parë nga një leter që i drejtohet Arqipeshkevit të Tivarit në vitin 1062 nga Papa Aleksander II (Farlati ,Iliricum sacrum ). Ipeshkvia ishte në varesinë e arqipeshkevit të permendur . Me sa duket kishte qënë më parë nën metropoline e Diokleas , e cila më vonë qe çvendosur në Tivar ……Nën papa Klementin e IV (1342-1352) në Shqiperi filloi një veprimtari intensive e minoritëve dhe domenikanëve që vazhdon edhe nën Innocensin VI dhe nën Urbanin V . Në krye të dioqezave erdhen shumë rregulltarë . Një vemendje e madhe iu vu vijës shqiptare në veri , aty ku ajo perplasej me sllavët dhe që ishte e trazuar fort nga skizmatikët…Në vitin 1356 kisha e Balecit dhe manastiri i Shen Gjonit në Strilaleo në Drisht permenden si të shkatërruara nga skizmatikët…3. Nga viti 1356 në arkivin e Vatikanit ruhet një leter e Papes Innoçensi që i drejtohet Ipeshkevit të Balcensisit Andreas …. Belesiumi si qytet duhet të ketë pushuar së ekzistuari që prej mesit të shekullit XIV, keshtu që në vitin 1448 vertet nuk kishte mbetur veç kujtimit të tij. Ipeshkevia vazhdoi edhe më gjatë ,perderisa titulli mbahej akoma nga një Ipeshkv në vitin 1478. Në vitin 1448 gjatë luftes kunder venecianeve që mbanin të pushtuar Shkodren ,Skenderbeu zgjodhi vendin ku ndodhej më parë qyteti Balesium per ndertimin e një fortifikimi . Me garnizonin e tij ketu ,Skenderbeu mbante… të gozhduara forcat veneciane në Shkoder ,duke i penguar ato të perdoreshin per lirimin e Danjes së rrethuar nga ushtria arbenore . Barleti e percaktonte pozicionin e ketij fortifikimi në shpatin e malit të Maranaj-t ,12.000 hapa larg nga Shkodra ,5000 hapa nga Drivastumi (Drishti N.B. ) dhe 15.000 hapa nga Daniumi ( Danja) …4. Nga alpet Parun zbret përroi malore Sheu i Rriollit ,ndersa nga mali i Bishkashit perroi Gurra e Kurtit ,të dy perrenjet ndahen nga një kurrize kodre,kundrejt derdhjes së tyre në lumin e perbashket, ku vargu kodrinore perfundon me një kurriz të sheshtë ,mbi të cilin ngrihet një maje në forme konike që njihet si Maja e Ballecit. Atje hasen disa rrenoja ,që njihen si Kisha e Ballecit . Kjo germadhe shenohet edhe në harten e shtabit të pergjithshem Austriak, por pa të dhena per emrin. Me pozicionin e saj midis dy Perrenjeve kodra është një pikë fortifikimi natyror. Prej saj mund të shohesh të gjithë fushen e Shkodres ,deri tek keshtjella e qytetit ,dhe mund të zbresesh në fushë per një orë. Ajo i ka të gjitha kushtet per të qënë një pikë vrojtimi. Maja perfundon në pjesen e siperme me një shesh me perimeter rreth 1000 hapa . Ajo është mbushur me një pyll të dendur shkurresh ,i cili ndoshta fsheh mbetjet e Çitadeles së vjeter .Sheshi mbyllet nga një rreth muresh guri ,per të penguar hyrjen e kafsheve . Sipas mendimit tim ky rrethim qendron mbi mure të vjetra ,të cilat në disa vende ngrihen mbi tokë në lartesin e një njeriut . Mbi majen më të lartë ndodhen germadhat e një Kishe . Prej saj ruhen një pjesë e mureve të godines dhe një fragment nga apsida. Permasat tregojnë per një ndertese të vogel me gjatsi 20 hapa dhe gjërsi 10 hapa…”5. Gjithsesi të mos harrojmë se ky studim është bërë mbi një shekull më parë ,nga Studiuesi dhe albanologu austriak Th. Ippen. Vlen të theksohet se edhe sot qarkullon gojdhena se Qytetin apo Kalanë e Ballezes në vitin 1448 e ka vizituar vetë Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku per rindertimin e saje kishte caktur të kujdesej nipin e tij Hamza Kastriotin . Ndersa nga një bashkohës i Skenderbeut (bashkohes i Skenderbeut) mesojmë se Skenderbeu jo vetem e rindertoi qytetin e Balecit ,por atë Qytet e perforcoi me mure ,kulla e istikame ,e furnizoi me ushqime dhe me ushtarë shumë të aftë të cileve u caktoi si komandant Marin Spanin ,burrë shume trim e mentar… 6. Shkaterrimi i Ballezes kishte ardhur nga fortuna që kishte sjellur pushtuesi skizmatik Serb Stefan Dushani ( 1335-1355 ) ,(por Balleza ishte rindertuar disi edhe nga shteti shqiptarë i Balshajve ) ,me pas fati i Ballezes nën pushtuesin Venedikas duket se nuk kishte qënë fatlum. Nga “ Regjistri i Kadastres dhe Koncensioneve per rrethin e Shkodres (perpiluar nga Venediku ) gjejmë të shkruar per qytezen e Balecit emrat e 25 kryefamiljareve (Shtepiave ) ,ku të gjithë ishin emra shqiptaresh katolik, por të bënë pershtypje mbiemri i parë Molasiri ,pra shumë i ngjashem me atë Malsori..Gjithashtu në faqet 70 – 71 të ketij regjistri mesojmë se nga qyteza e Balecit mvareshin edhe fshatrat me emrat Zakoli ,Braza, Dari ,Leporosh dhe Zamaraki ,ku të gjithë së-bashku kishin 29 shtepia .. Në faqet e regjistrit te viteve 1416 – 1417 ne gjejmë se në gjatesinë e Lumit të Rrjollit kishte rreth 44 mullinj bloje si dhe valanica që prodhonin Shajak ,per veshjen e malsorve e tjer ,por mullinjet dhe valanicat nuk ishin pronë vetem e vendasve ,por edhe e zotrinjeve dhe institucioneve fetare të fshtrave dhe zonave të tjera, që e kishin të percaktuar qartë pronsinë…7. Studiuesi Kardinjano shkruan se prej vitit 1347 deri rreth vitit 1488 ,duke pasur parasysh edhe pasaktesit (në Ipeshkevin e Ballezes) numrohen 13 peshkopë…Në dokumente kujtohet edhe kuvendi katedral i kesaj kishe , çfarë tregon se ishte organizuar në menyre të rregullt ,ashtu si dhe të gjitha kishat e tjera shqiptare në kohet e trishta…8. Në qytetet e vogla Ipeshkvnore Balec dhe Dejë permenden edhe vetem nga një kapelë që ndodheshin jashtë qytetit : Shën Lleshi nën Balec (Sancto Alexandro sotto Balez) në vitin 1462 dhe kapela e Shën Marisë në Dejë…9. Ndersa një studiues shkodran , na jep ketë kronologji të Ipeshkevijeve te Ballesit : viti 13…(ndoshta 1340 N.B.) Guljemi . 1347 Gjerviku-franceskan . 1351 Andrea -franceskan . 1420 Alfonsi -Franceskan . 1424 Mikeli , Paulluz ose de Paolis nga Villa,i dioqezes se Trevizit -franceskan. 1426 Bernardi de Ivanis ose de Vivanis prej Drishtit-franceskan. 1459 Leonardi nga Napoli -domenikan .1478 Danieli ,Zahender -franceskan. Fati tragjik e ndoqi qytezen e Ballezes edhe pas pushtimit Otoman ,ku në Defterin e Regjistrimit të sanxhakut të Shkodres të vitit 1485 , në faqen 367 , e gjejmë si një fshat me vetem 4 shtepi…10. Balleza apo Ballexa që perdoret shpesh sot ka qënë edhe nën vezhgimin e Studiuesit Italian Ermanno Armao , (i cili ka qënë per shumë vite Konsulli i Pergjithshem i mbreterisë së Italise në Shqiperi) , i cili ndër të tjera shkruan : “..Në treven e Rrjollit ,në piken kulmore të malit Balec, 440 metra mbi nivelin e detit ,në mes të Rriollit dhe Gurres,dikuesi i tij më i madh ,mund të shihen rrenojat e mjera të një kishe që nga harta e Coronelli-t ..e percakton si kisha kushtuar të Ngjitunit të së Lumes Zonjes së Virgjer në Qiell. …..Nën Kishë ,por gjithnjë mbi mal gjendej qyteti i vogel i lashtë Balesio…”.11. Vlen të theksohet se Qyteti i Ballezes është i shenuar si në harten e Cantellit ,dhe Coronellit që i bashkengjitet ketij libri ,dhe janë harta të formuluara në gjysmen e parë të shekullit XVII. Ndersa nga Historiani dhe studiuesi i shquar Prof. Dr. Konstandin Jireçek, e pershkruan Ballezen si vijon: “Tri orë prej Shkodret afer bregut të Riollit gjindet Maja e Balezit me një pamje të gjanë. Siper saj janë germadhat e BALEZO-s … Në mes shkurreve shihen tepricat e mureve të qytetit e të një Kishe ; por germadhat janë më të lëna se ato të Svacit, të Sardes e të Drishtit. Ketu gjindej Qyteti i vogel i Balecit ( Balezo,Baleco , Ballegio , Ballesio , Balecio të shekujve XIV e XV ) me një Peshkop (Balacensis episcopus ) të mvarur prej Kryepeshkopit të Tivarit… Ndër Libra të arkives të Raguzes permenden artizan të ketij qyteti ,si zdrugarë e kepucarë…” 12. Ndersa albanologu i njohur kroat Milan Shuflaj thotë se historia e Ballezës mund të filloj që në shekullin e VII… pasi qyteti i madh Romak Dioklea u rrenua prej katastrofafe natyrale dhe fuqive barbare. Atë e goditi rëndë termeti i vitit 518 . Qyteti u shkretua rreth shekullit VII , dhe pjeset e tije të shkaperdredhura u rrembyen nga keshtjellat e aferta . Aty u krijua grupi i qyteteve mesjetare Suacium (Svaci-Shazi) ,Drivastum (Drishti ) , Balecium (Balezo ) dhe Danja …” 13. Po ky autor në vepren e tij e quan qytetin e Ballezes “Citta de Ballezo”, edhe qytet Peshkopal.. të sigurte ku strehoheshin hierarkia e klerit katolik dhe arkiva e dekumentacioni perkates…14. Per Ballezen si qender e rendesishme qytetrimi dhe zhvillimi shkruan edhe historiani e shkencetari i albanologjise At Giuseppe Valentini , i cili e cilson Ballezen edhe si një vend tradicional ku mblidhej bajraku i Rrjollit dhe perfaqesuesit e bajraqeve të Malesise Madhe ,me emrin “Kalaja ose burgu i Hases apo Hasanit “, si dhe shenon si fise anas ( autokton ) vetem ato të Çangajve , Çokajve ,Toskajve dhe Keqanajve… Në Rrjoll perveç Qytezes apo Kalasë së Ballezes , në afersi gjindet edhe një shpell me homonimin “Shpella e Bogdanit” Kjo shpell edhe sot kujtohet nga banoret ,se dikur ka qënë rezidenca ku është strehuar nga rreziku i Otomaneve Ipeshkevi i famshem PJETER BOGDANI (gjysma e dytë e shk.XVII). 15. Per ketë Shpellë (historike) shkruan edhe autori (A.Ermao) , nga i cili citojmë: “ Në vendin Keçula në bregun e djathtë të Rrjollit ,në të majtë të rruges nga Vitaj në Çokaj , tani seli e Kishes dhe e famullise së Rrjollit ,shihen disa rrenoja muresh që popullsia i kujton se kanë qënë shtepia e Ipeshkevit të Shkodres ,Imzot Bogdanit . Rreth një gjysem ore lartë në Mal është “Shpella e Bogdanit “ ,një shpelle e gjërë që sipas gojdhenes i sherbente si strehim në periulla perndjekjesh…”16. Gjithsesi Ipeshkevi Pjeter Bogdani njihet në histori jo vetem si një bari i mirë shpirteror që shpetoi grigjen katolike të Shqiperisë së Veriut nga dy Ujqer ,ai Aziatik ,dhe ai Sllav ,por njihet edhe si autori i vepres famemadhe “CUNEUS PROPHETARUM DE CRISTO SALVATORE MUNDI “ që në shqip e kemi perkthyer thjeshte në “ÇETA E PROFETEVE ,kur në fakte duhej të perkthehej nga orgjinali “ Çeta e Profeteve të Krishtit, Shpetimtar i Botes”. Është interesant të theksohet se në leter-kembimin e Pjeter Bogdanit me Selin e Shenjtë (Vatikanin ) ,shumë letra janë shkruar nga Rrjolli ,apo bëjnë fjalë per jeten e veshtirë nën pushtuesin turk të Rrjollasve , Malsorve e më gjërë, ku disa nga keto Letra po i kujtojmë : Letra me nr.153 e dt.20 nendor 1671 ,në të cilen shkruan ,per gjendjen e rendë ekonomike të kesaje popullsie ,si dhe nevojen per një mesues per shkollen e Rrjollit ,ku propozon si të tillë Dom Mark Xhustin. Letra nr.171 e dt. 16 shtator 1674 , Pjeter Bogdani njofton Selin e Shenjtë se Rrjolli Kishte 9 fshatra me 136 shtepi dhe 946 banore….Letra nr.180 pa datë ,por e vitit 1675 shkruan se misionaret katolik po jepnin ndihmen e tyre per shkollen e Rrjollit…. Interesante duket letra me nr. 182 e dates 29 dhjetor 1675 ,në të cilen Imzot Bogdani kerkon ndihmë per krahinat e Kastratit ,Hotit ,si dhe nevojat per Shkollë të tyre… Në letren nr.187 dt. 03 janar 1676 ,ky Ipeshkev tyregon per kujdesin e tij per ribotimin e “Doktrines së Vogel të Krishterë “ të autorit Francesko Bernardo nga Verona të perkthyer në SHQIP nga Ai… 17. Gjithashtu mesojmë se Famulltari i Rjollit bente edhe detyren e mjekut…18. Gjithashtu Famullia e Riollit në vitin 1745 kishte 53 shtepi me 420 banore ,si dhe Kishen që i kushtohej të Shelbuemit ,ku kjo Kishe kishte Kumonen e saj 20 librash (e barabarte me 5 kg, pra shume e vogel në krahasim me atë të gjetur në vitin 1995, që ishte 155 kg , shenim N.B. ) gjithashtu mesohet se famulltari kishte vendbanimin ngjitur me kishen…19. Një studiues i shekullit XIX ,që ka qënë konsulli i Frances në Shkoder dhe ka vizituar Rrjollin ( fundi shekullit XIX) shkruan : ..Fisi i Rrjollit (Rioli-t) popullon shpatin verior të malit Maranaj ,një luginë të madhe në kufi me fiset e Reçit , të Lohes e të Koplikut ….Ai ndahet në dy lagje , që formojnë një bajrak të vetem dhe ka dyqindë e njezet shtepi. Popullsia është rreth Njemijë e gjashteqindë banorë , njemijë e dyqind e dyzet prej të cileve ndjekin besimin katolik. Në qender të tij gjendet një Kishë e madhe dhe e bukur me një kumonë në formë katrore ; ndertimi i saj daton në shekullin e XIII dhe është restauruar kohet e fundit…Rrjolli e ka marrë emrin nga lumi i vogel i Rriollit..20. Ndersa nga një vizitë baritore e e vitit 1756 e ipeshkëvit të dioqezës të Shkodrës , Pal Kampesi ,mesojmë se Rrjolli kishte 55 shtepi me 256 banorë të rritur dhe 164 femijë , gjithashtu kishte të krezmuem 20 femra e 32 mashkuj. Kisha i kushtohej Shën Shelbuemit me famulltar Filip Kalamashin. Nga relacioni i kesaj vizite mesohet se Egçi kishte 2 shtepi me 21 banorë të rritur dhe 10 femijë… 21. Ndersa rreth një shekull e gjysëm më vonë, famulltari Ernesto Cozzi , (që njëkohësisht ishte edhe studiues…) dhe qendroi në famullinë e Rrjollit deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, shënon për Rrjollin 360 katolikë dhe 1200 muslimanë.22. Ndersa studiuesja Edith Durham kur do të vizitonte famullinë e Rrjollit ku sherbente Ernesto Cozzi, ( në prill 1912,) do të tregonte se si ishin dëmtuar e dëmtoheshin mbetjet e trashiguara arkeologjike të Ballezës, nga padija e fshatarëve analfabet…Për këtë do të shkruante: “E pamë vendin e Balesiumit në kodër. D.E. thotë se është tepër e vështirë për ta vizituar ngase muslimanët dyshojnë për gjueti thesaresh. Katër vjet më heret ai (E.Cozzi) mori një entomology brenda një shpelle- për të kerkuar brumbuj. Pas kësaj , vendasit ruanin shpellen me rend për më shumë se një javë nëse i huaji do të kthehej duke bartur arin. Thotë se janë shumë budallenj , gjejnë plot gjëra dhe thyejnë çdo gjë që nuk është monedhë a metal i çmuar. Së fundmi kanë thyer plot amfora dhe kanë hedhur pjesët e një shpate bronzi. 23.
Studiuesi Malsor (me origjinë nga Reçi) Prof. dr. Ahmet Osja , në një studimin të tij shkruan : “ Në luginen e Rrjollit gjenden rrenojat e një Keshtjellë që quhet BALLEXA E RRJOLLIT.. Keshtu sipas gojdhenave prej shume shekujsh burra të mençur e të beses që perfaqesonin fiset e treves së Malesisë së Madhe ,mblidheshin per të organizuar beslidhjet . Vendi ku takoheshin kreret quhej ÇANG . Per ketë flet edhe fakti që edhe sot e kesaje dite ,malsoret e quajnë ketë Keshtjellë.. Dekumentet bejnë fjale se keshtjella është rindertuar disa herë ,por lulzimin më të madh duhet ta ketë pasur gjatë sundimit të Balshajve, të cilet ,nuk ka dyshim që e kanë perdorur si vend strehimi. Krahas mureve rrethuese ,keshtjella ka pasur edhe tunele (apo siç i quajnë vendasit skerfaj ). Në zonë gjenden mjaft toponime që kanë të bejnë me vendndodhje Kishash…..Kjo Keshtjell priti Gjergj Kastriotin . Gojdhenat thonë se per nderim të tij ranë kembanat e Kishes së Shen Gjergjit të Ballexes. Jehona e ketyre kembanave degjohej deri në fshatrat e Krajes… Në prill të vitit 1995 u arrit të zbulohej njera nga kembanat e kesaje kishe . Ajo ishte derdhur diku në rrethinat e Shkodres në vitin 1465 dhe peshonte 155 kg. Në Rrjoll edhe sot njera prej lagjeve mban emrin Çangaj . Ndoshta kjo ka lidhje me ata mjeshtra që derdhen atë këmbanë……Nuk mungojne gojdhenat sipas të cilave në ketë luginë janë prerë edhe pare . Edhe sot gjendet toponimi RRASA E PAREVE . Po sipas gojdhenave vendasit pergaditnin edhe barotin. Në afersi të Keshtjelles gjenden ende gjurmë që tregojnë per perdorimin e metaleve ,per pergaditjen e veglave të punes e të armeve të thjeshta e tjere. Duhet theksuar se keto fakte historike kanë vleren e tyre edhe nga pikpamja ekonomike ,sepse vertetojnë edhe zhvillim qytetare të kesaj qendre… Në kuptimin ekonomiko-shoqerore Ballexa në shek. XIV radhitej ndër qytete më të njohura ,si Drishti ,Lezha ,Durresi e tjere..“.
FORCA E LEKEVE “. 24. Jo pa qellim mendova të citoj në fundin e ketij “matriali” Atë Marin Sirdanin (me origjinë nga Boga e Malesisë Madhe) , i cili ishte perveçse fetare dhe atdhetarë edhe një studiues e historian i njohur ,ku në ketë “kohë” na jep “ lajmin” e mirë ,se Balleza është vendi ku kanë origjinen dhe muaren emrin Dinastia famemadhe shqiptare e BALSHAJVE…ku per ketë shkruan: ”…Ma në shenj ndër kryetaret shqiptarë që u dekleruan të pamvarshem ishte Duke Balsha I…Balsha s’ishte tjeter veçse kryetar i Balesit prej kahë pat edhe emnin , që porsa u deklerua i pamvarur i dergoi Papes Urbani V ipeshkevin e Shasit me 29 kallënduer (janar) 1369 ,per me e lajmruar se Ai dhe të bijet me një numer të madh populli ishte (ri) kthye në katolicizem.”. 25. Duke dashur të justifikojmë titullin e ketije “shtegtimi” historik ,per Qytetin e Ballexes me një histori mbi njemijë-vjeçare ,po rikujtojmë shkurtimisht vlerat e qytetrimit e zhvillimit që mbulojnë rrenojat që shohim sot si : qytetin ,keshtjellen , mullinjet , valanicat , punishte të ndryshme të metaleve e tjer.. Si edhe vlera ndertimore të Besimit Kristian , me Manastire e Kisha , kushtuar të Ngjiturit të Zojes së virgjer në Qiell, të Shelbuemit , Shen Gjergjit , Shna Prendes , Shen Nikolles , Shen Lleshit e tjer, ku per keto vlera Ballexa ka qënë edhe Seli Ipeshkevnore . Sot nga tërë kjo histori qytetrimi e besimi , më së shumti mund të dallojmë gjurmet (rrenojat),por edhe me keto duhet kujdes ,sa “harresa” mund të na i “fshijnë” dhe pastaj…na ishte apo nuk na ishte një herë një qytet seli ipshkvnore , me aromë Europerendimore..
Referencat :
1.Fulvio Kordinjano ,SHQIPERIA ,permes vepres dhe shkrimeve te misionarit madh italian At Domeniko Pazi ,1847-1914 ,fq.33, vll.2.
2.Oliver Jens Schmitt ,Arberia Venedike ,1392-1479 ,fq.96.
3.Dr.Milan fon Shuflaj ,Situata e kishës në Shqiperinë paraturke , fq.60 , botime Franceskane , Shkoder 2013 , perkthyer dhe perg. per botim Dr. phil. MA Edmond Malaj.
4. Marin Barleti ,Historia e Skenderbeut.
5.Theodor Ippen ,Shqiperia e Vjeter ,fq. 178 – 180 .
6.Dhimiter Frangu ; Veprat e Lavdishme te Skenderbeut” ,fq.88 – 89.
7.Regjistri i Kadastres dhe Koncensioneve per rrethin e Shkodres per vitet 1416 – 1417 , faqet 69-70.
8.Fulvio Kordinjano ,po aty ,fq.33.
9.Dr.Milan Shuflaj , po aty ,Situata e kishës në Shqiperinë paraturke , fq.132 .
10.Gjush Sheldija “KRYEIPESHKEVIA METROPOLITAN E SHKODRES E DIOQEZAT SUFRAGANE “(Shenime Historike) ,fq. 75.
11.Ermanno Armao ; Vende ,kisha ,lumenj, male e toponime te ndryshme të një harte të lashtë të Shqiperisë Veriore , faqe 134 .
12.Konstandin Jireçek në “VEZHGIME ILIRO- SHQIPTARE” (kapitullin .V.) ,Shkodra e Krahinat e saj në Mesjetë , faqe 113.
13.Milan Shuflaj “SERBET DHE SHQIPTARET “ , faqen 15 .
14. Milan Shuflaj “SERBET DHE SHQIPTARET “ , fq.136.
15.At Giuseppe Valentini “IL DIRITTO DELLE COMUNITA , NELLE TRADICIONE ALBANESE “,fq.345 -346.
16. Ermanno Armao , po aty , fq.56.
17.Të gjitha keto Letra e dekumente ,dhe të tjera gjinden në Librin “ PJETER BOGDANI , LETRA DHE DEKUMENTE “ ,pergadite nga Odette Marquet ,Shkoder 1997 .
18.Nevila Nika ; DIOQEZA E SHKODRES GJATE SHEKULLIT XVIII , sipas dorshkrimeve arkivore ,fq.117.
19.Nevila Nika , po aty , fq. 153 .
20.Hyacinthe Hecquard ,Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë se Eperme ose i Gegerise ,fq.154.
21,Italo Sarro , Kontribut për historinë kishtare të Shqiperisë së Eperme shek.XVII-XIX ,fq.59, botime Franceskane ,Shkodër , 2015.
22.Noel Malcom, Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit-studime mbi historinë e Shqipërisë, fq.589, Prishtinë 2020.
23.Noel Malcom, Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit-studime mbi historinë e Shqipërisë, fq.589.
24. Prof. dr. Ahmet Osja , “BALLEXA NE LUGINEN E RRJOLLIT “ , botuar në librin e Qendres Kulturore “Edit’h Durham “ Malesia e Madhe një Visare Shqiptarie , fq.49 -51.
25.At M. Sirdani , FRANCESKANET NË SHQIPNI DHE KATOLIKET NË LAMË TË ATDHETARISË ,fq.69.