….Ata kishin shkabȅn nȅ ballȅ, shoku Mehmet kishte yllin me drapȅr e ҫekan. Edhe flamuri Brigadȅs sȅ Parȅ ishte me ngjyrat e flamurit jugosllav. E keni nȅ Arkiv. Pse nuk na thonȅ sot veteranȅt e Brigadȅs legjendare se e ҫ’flamur kishin? Nuk kishin nȅ ballȅ njȅ flamur sllav? Ata fshatarȅ tȅ Myzeqesȅ qȅ i braktisi komandati i tyre Isa Manastiri, thanȅ qȅ “derr bȅhemi e komunistȅ nuk bȅhemi”. Vetȅm njȅri ta ketȅ thȅnȅ kȅtȅ frazȅ, na flet se aty u ndeshȅn jo njerȅzit por simbolet, u ndesh ylli, drapȅrҫekani qȅ Mehmet Shehut i lexohet nȅ ballȅ me shkabȅn e nacionalistȅve .Myzeqarȅt vdiqȅn, i shqyen ҫakenjtȅ e ujqit e pyjeve, por nuk e ndȅrruan shkabȅn me yllin internacionalist. A janȅ ata martirȅ? Me kȅtȅ titull i dekoroi Presidenti. Unȅ them ata janȅ martirȅ. Njeriu qȅ vdes pȅr atȅ gjȅ qȅ e beson dhe e vlerȅson mȅ shumȅ se jetȅn e tij, ȅshtȅ martir./
Nga Sadik Bejko/ Mȅ 21 tetor 1943 partizanȅt e Mehmet Shehut vranȅ 67 ballistȅ nȅ fshatin Golem tȅ Lushnjes. Thuhet se gjithsej ishin 3000 ballistȅ (jo pak) qȅ vepronin nȅ zonȅn e Myzeqesȅ. Thuhet se kȅta qȅ i kapi robër Mehmet Shehu, ishin 200. Pastaj disa nga kȅta burra qȅ u kapȅn rob, shqiptarȅ qȅ nuk zbrazȅn asnjȅ pushkȅ kundȅr Mehmet Shehut, u ҫarmatosȅn, u zhveshȅn lakuriq, u seleksionuan sipas asaj qȅ ishin apo nuk ishin synetllinj, dhe…u pushkatuan pa gjyq. Nuk u lejuan familjarȅt qȅ t’i varrosin. U lanȅ nȅ mȅshirȅ tȅ dheut e tȅ natȅs, tȅ zhavalitjes si mish i kalbur nȅ gojȅn e nȅ dhembȅt e egȅrsirave. Kȅtȅ shkollȅ tȅ shnjerȅzisȅ, tȅ terrorizmit M. Shehu e pat mȅsuar nȅ Spanjȅ ku tȅ dhjathtȅt e tȅ majtȅt e kishin masakruar kafshȅrisht njȅri-tjetrin. Dhe njȅ poet si F. G. Lorka thonȅ se u pȅrҫudnua nga tȅ djathtȅt, vdiq i vrarȅ e i dhunuar me njȅ hu tȅ ngulur nȅ fund tȅ shpinȅs. Dushan Mugosha, alias Sali Murati, jugosllavi qȅ Enver Hoxha si komisar i ushtrisȅ NÇl i kish dhȅnȅ tȅ dejtȅ tȅ merrte vendime nȅ shtabin e Brigadȅs sȅ Parȅ Sulmuese, ky komunist internacionalisti sllav, herȅ–herȅ kur pushkatonin shqiptarȅ armiq, merrte thikȅn dhe demostronte dhunimin, pȅrҫudnimin e kufomave, manifestonte ‘virtytet’ e tij nȅ prerjen e gjenitaleve, tȅ veshȅve e tȅ gjymtyrȅve tȅ shqiptarȅve. Trimi Mehmet bȅnte sehir, kȅnaqej. Tani pas kaq vitesh disa analitȅ shqiptarȅ, disa politikanȅ shqiptarȅ, disa historianȅ, shkrimtarȅ, njerȅz tȅ nivelit akademik, dituror japin mendime mbi kȅta tȅ therur, tȅ lakuriqur, tȅ djegur nga plumbat, tȅ shqyer nga bishat, tȅ mbetur pȅrjetȅsisht pa njȅ varr. Mȅ ngjajnȅ si ca kokȅmisha, kokȅbosha e kokȅtula tȅ rȅndomtȅ. Kush ua jep tȅ drejtȅn tȅ gjykojnȅ apriori? Kȅta burra tȅ sȅ sotmes , politikanȅ, historianȅ, shkrimtarȅ, poetȅ tȅ viteve 2016, me njȅ arsim jo tȅ keq, jo pa pȅrvojȅ jetȅsore dhe politike, jo pa njȅ njohje tȅ natyrȅs shkrimore tȅ asaj qȅ quhet njerȅzore, jo pa njȅ njohje juridike tȅ asaj qȅ ȅshtȅ e drejtȅ natyrore dhe njerȅzore… pra, kȅta burra jo tȅ paditur, i japin vetes tȅ drejtȅn tȅ na thonȅ ҫfarȅ ȅshtȅ e moralshme e ҫfarȅ nuk na qenka e moralshme politikisht , njerȅzisht nȅ vitin 1943, i japin vetes tȅ drejtȅn se si duhet tȅ sillet e sesi duhet tȅ mendojȅ e tȅ veprojȅ ai fshatari i Myzeqesȅ nȅ vitin 1943. Ata kanȅ tȅ drejtȅ qȅ tȅ na thonȅ se si duhet tȅ silleshin ballistȅt … madje t’i gjykojnȅ e t’i rivrasin si Mehmet Shehu, po vallȅ a i pyesin, a ua marrin dorȅn, ai pȅrfillin nȅ mȅnyrȅn se si sillen e sesi veprojnȅ fȅmijtȅ a familjarȅt e tyre tani nȅ vitin 2016? Me siguri, nuk ua varin shumȅ torbȅn. Medet pȅr kȅta analistȅ, politikanȅ mȅndjemȅdhenj qȅ pȅlqejnȅ e vetȅpȅlqehen nga mendja e vet. Disa thonȅ se M. Shehu ishte burrȅ shteti, tjetri ia kthen se ai ishte i ҫmendur. Me tȅ vȅrtet? Mehmet Shehu ishte njȅ burrȅshtetas i profilit tȅ vet. Njȅ komunist terrorist. Jo njȅ i ҫmendur. Ai dhe nȅ rastin e masakrȅs sȅ “hedhjes sȅ bombȅs nȅ ambasadȅn sovjetike” vret pa gjyq, vret si terrorist komunist. Koministi terrorin e pȅrdor si mjet tȅ pushtetit. Jugoslavȅt Ali e Sali i mȅsuan komunistȅt shqiptarȅ se eliminimi nȅ radhȅt e komunistȅve e forcon partinȅ, se terrorizmi ȅshtȅ nȅ metodikȅn e tȅ vepruarit komunist. Njȅ pjesȅ e popullit duhet tȅ skartohet qȅ tȅ vihet nȅ udhȅn e revolucionit e tmerruar pjesa tjetȅr e popullatȅs. Pjesa e pagȅdhendur, mjerane, mendjemadhe, kokȅmishe e mendimit tonȅ politik i fyen dhe tani mbas 70 vjetȅsh ata fshatarȅt e Myzeqesȅ tȅ vitit 1943. Ka njȅ varg nȅ folklor: “Sa shumȅ po vritemi/ s’ka kush me dek”. Njȅ poet, Vorea Ujko, thotȅ: “Ju lutem, ma mbroni vdekjen”. Vdekja ȅshtȅ e respektueshme, ȅshtȅ pjesȅ e jetȅs. Mbyll ciklin. Vrasja ȅshtȅ e fȅlliqur. Dhunon natyrȅn, ndȅrpret ciklin natyror. Nȅ Ungjill thuhet: Kalliri duhet tȅ vdesȅ qȅ tȅ lidhȅ shumȅ frute. Vdekja ȅshtȅ e frutshme. Vrasja ȅshtȅ e dhunshme. Ata qȅ i vranȅ, pra, komunistȅt, partizanȅt ishin kriminelȅ. Edhe sot, kushdo qȅ vret pa gjyq, ȅshtȅ kriminel. Dȅnimi me vdekje nuk ȅshtȅ mȅ normȅ juridike. Ballistȅt, si gjithȅ tȅ djathtȅt nȅ arealin ballkanik, ishin pjesȅ e pejsazhit politik tȅ kohȅs. Dhe ishin antifashistȅ deri nȅ tetor tȅ vitit 1943. Po pse u vranȅ? Kȅtu kokȅtrashȅt tanȅ bȅhen bashkȅ. Ata ishin tȅ pa shkollȅ, na thonȅ. Sikur partizanȅt nuk ishin 90 pȅrqind analfabetȅ. Ata nuk kishin ideale a ndȅrgjegje jete, ndȅrgjegje politike. Sikur partizanȅt na ishin tȅ ndriҫuar nga zjarret e kȅngȅt legjendare partizane, sikur na ishin tȅ yshtur, tȅ urtȅsuar profetikisht nga politika e komunistȅve idhujtarȅ. Ata myzeqarȅt na ishin ballistȅ, vetȅm ballistȅ, ca fshatarȅ dhe aq… E kjo politikisht pȅr kundȅrshtarȅt ȅshtȅ si tȅ ishin mȅ pak se njerȅz. Se po tȅ ishin partizanȅ (sic! ) do tȅ na ishin pak mȅ shume sesa njerȅz. Kȅto janȅ pȅrralla Mund tȅ ishe partizan, e mund tȅ ishe njȅ plehurinȅ, njȅ shȅmti njerȅzore si qe komandanti i pȅrgjakur Mehmet. Ata ballistȅt e Myzeqesȅ vdiqȅn me dinjitet. Nuk u bȅnȅ partizanȅ, kur i ftoi tȅ bȅhen me tȅ shoku Mehmet. Ata kishin shkabȅn nȅ ballȅ, shoku Mehmet kishte yllin me drapȅr e ҫekan. Edhe flamuri Brigadȅs sȅ Parȅ ishte me ngjyrat e flamurit jugosllav. E keni nȅ Arkiv. Pse nuk na thonȅ sot veteranȅt e Brigadȅs legjendare se e ҫ’flamur kishin? Nuk kishin nȅ ballȅ njȅ flamur sllav? Ata fshatarȅ tȅ Myzeqesȅ qȅ i braktisi komandati i tyre Isa Manastiri, thanȅ qȅ “derr bȅhemi e komunistȅ nuk bȅhemi”. Vetȅm njȅri ta ketȅ thȅnȅ kȅtȅ frazȅ, na flet se aty u ndeshȅn jo njerȅzit por simbolet, u ndesh ylli, drapȅrҫekani qȅ Mehmet Shehut i lexohet nȅ ballȅ me shkabȅn e nacionalistȅve .Myzeqarȅt vdiqȅn, i shqyen ҫakenjtȅ e ujqit e pyjeve, por nuk e ndȅrruan shkabȅn me yllin internacionalist. A janȅ ata martirȅ? Me kȅtȅ titull i dekoroi Presidenti. Unȅ them ata janȅ martirȅ. Njeriu qȅ vdes pȅr atȅ gjȅ qȅ e beson dhe e vlerȅson mȅ shumȅ se jetȅn e tij, ȅshtȅ martir. Mȅ pesȅ nȅntor nga Papa Franҫesku nȅ Shkodȅr do tȅ shpallen 38 martirȅ tȅ fesȅ katolike. Ata shpallen martirȅ se vdiqȅn si besnikȅ tȅ besimit tȅ tyre, tȅ besimit nȅ Krishtin. Kushdo qȅ vdes, jep jetȅn pȅr njȅ gjȅ qȅ e beson si tȅ shenjtȅ, qoftȅ fetar a qoftȅ laik, ȅshtȅ martir. Politikanȅt tanȅ do tȅ marrin pjesȅ nȅ lumnimin e martirȅve në Shkodȅr. Shumȅ mirȅ. Do tȅ ishte nȅ nderin e tyre sikur tȅ merrnin pjesȅ dhe nȅ njȅ memorial tȅ tȅ pushkatuarve mȅ 21 prill 1943. Le ta ngrejȅ politika shqiptare atȅ memorial. Nuk ka punȅ ta ngrejȅ memorialin e Myzeqarȅve shȅnjtȅria e tij papa Franҫesku. Pak shenjtȅrim qoftȅ dhe i vonuar, nuk i bȅn keq askujt.