Lulzim Basha: Heronjtë që sakrifikohen për lirinë, nuk vdesin në zemrat e kombit/
TIRANË, 28 Nëntor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përkujtoi sot komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në 61-vjetorin e Lindjes së tij.
I shoqëruar dhe nga figura të tjera të PD-së, Basha vendosi kurora me lule në bustin e komandantit të UÇK-së, në ditën e Festës Kombëtare.
Kombi shqiptar bashkohet me 28 Nëntor në festë dhe në kujtesë të sakrificës shumëshekullore për Liri dhe Pavarësi që nga 28 Nëntori i Gjergj Kastrioti Skënderbeut, 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë me Ismail bej Vlorën, tha Basha.
Në këtë varg datash të rëndësishme, vijoi ai, për ekzistencën, lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, ka edhe një 28 Nëntor tjetër për të cilën i falemi Zotit si shqiptar, ditëlindjen e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, para sakrificës së të cilit dhe para familjes Jashari përkulemi sot me nderim të thellë duke kujtuar për veten tonë dhe për brezat që vijnë se heronjtë që vendosin sakrificën sublime në altarin e lirisë dhe pavarësisë, nuk vdesin kurrë në zemrat e një kombi mirënjohës”
Gege Kosova says
eshte nje e thene,por edhe nje e beme. Basha ne stiln ” dje shante,sot lavdron”. Gjate luftes, ai dhe subjekti i tij, ndoqen veprimtaret e UCK madje Komandantin Legjendar Adem Jasharin dhe Hashim Thaçin tentuan t’i burgosin,Kurse Basha vet, potretin e Dajes,sic t hot ai sot, Adem Jashari e hodhi ne mbeturina.