• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional

April 9, 2026 by s p

Shpëtim Axhami

Kryetar i PLL/

Lindi me 8 Tetor 1895 ne Burgajet-Mat në keshtjellen e familjes Zogolli, i biri i Xhemal Pashe Zogut dhe Sadije Zogut-Toptanit. Në moshë të re dergohet për studime nê liceun Francez të Gallata-Sarajt Stamboll, Turqi. Në veren e vitit 1912 kthehet nga Turqia ku tashme kishte 8000 mije forca ne kryesimin e parise se Tij. Po këtë vit merr pjesë si udhëheqës në Betejën e Kakarriqit kundër malazezëve dhe serbëve.

Me 28 Nentor 1912 Ahmet bej Zogu merr pjesë në shpalljen e pavaresisë. Pas shpalljes se pavaresise përgjatë dhe viti 1913 vihet me gjitha format ne mbrotjen e trojeve shqiptare nga forcat shovinistet serbe. Mbështet ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri në vitin 1914 pavarësisht se ishte deklaruar për Mbret shqipzar dhe të zgjedhur nga shqiptarët. Më 3 Mars 1916, Zogu kishte thirrur Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë.

Me vdekjen e Franc Jozefit, Perandorit të Austrisë dhe kurorëzimit të Karlit I si perandor, Ahmet Zogu ishte i ftuar bashkë me një delegacion nga Shqipëria. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kishin kërkuar Zogut, që të qëndronte Vjenë ku edhe qëndroj dhe u shkollua deri në vitin 1919.

Në 1919, Shqipëria kishte rrezikuar realisht ndarjen, kështu që Zogu, ishte rikthyer në aktivitetin politik, duke kërkuar dhe dakortësuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë.

Në Janar të vitit 1920 u mbajt Kongresi i Lushnjes ku Ahmet Zogu jo vetëm mori pjesë dhe siguroj zhvillimin e punimeve të këtij kongrsi por luajti rol vendimtarë në jetësimin e vendimeve të dala prej tij. Pa insiativën, trimërinë dhe këmbënguljen e Tij, tashmë edhe si ministër i brendshëm dalë nga ku kongres vendimet e këtij kongresi rrezikoheshin të mbeteshin në letër.

Nën drejtimin e Tij si ministër i brendshëm, në Luftën e Koplikut në konfliktin e armatosur kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës zhvilluar në muajt korrik e gusht të vitit 1920, forcat qeverisë shqiptare dhe vullnetare bënë të mundur largimin e forcave jugosllave dhe mercenare.

Kordinoj dhe dha ndihmën shtetare në

rolin e vet në Luftën e Vlorës më 1920, duke detyruar forcat italiane të largoheshin nga Shqipëria.

Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive.

Në dhjetor 1923 Partia Popullore e udhehequr nga Ahmet Zogu arrin të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai zgjidhet me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës. Më 23 shkurt 1924 siguroi një shumicë të re qeverisëse.

Qarqe shqiptare të etura për pushtet dhe qarqe antishqipzare nuk u pajtuan me këtë realitet legjitim.

I organizuan një atentat të armatosur brenda Kuvendit Kushtetues.

I plagosur brenda parlamentit Zogu nga vendi foli:

“Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë”.

Kjo ndërhyrje e Zogut shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e Asamblesë.

Vetë Zogu jep dorëheqjen dhe kryeministër zgjidhet Iliaz Vrioni.

Në maj–qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti bolshevik të armatosur. Qeveria legjitime “Vrioni” u rrëzua më 10 qershor 1924. Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu largohet përkohësisht jashtë vendit.

Ahmet bej Zogu më 24 Dhjetor 1924 me mbështetje të faktorëve të brendshëm dhe të Fuqite e Medha si Anglia, Italia, Austria etj Ahmet bej Zogu kthehet qetësisht dhe pa përplasje në Shqiperi duke kthyer legjitimitetin e zgjedhjeve te fundvitit 1923, kjo datë sot njihet dhe kujtohet si datë e shënuar historike, si Dita e Triumfit të Legalitetit.

Pikerisht ketu fillon stabiliteti politik dhe kristalizimi si duhet i shtetit shqiptare.

Me 6 Janar 1925 Keshilli i Nalte e dekreton kryeminister dhe Minister te Brendshem.

Me 21 Janar 1925 Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë dhe 10 dite me vone me 31 Janar 1925 Ahmet Zogu zgjidhet Kryetar Shteti, president i parë i Shqipërisë.

Me 1 Shtator te 1928 Asambleja Kushtetuese shpall Shqipërinë Monarki Kushtetues Parlamentare te Trashigueshme Kushtetiese Parlamentare si forme te regjimit ne Shqiperi dhe Ahmet bej Zogun e shpall Mbretin e Shqiptareve ( NMT Zogu I Mbret të Shqiptarëve)

Nga viti 1928 Shqipëria hyri në një periudhë stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik. Mbreti Zog forcoj sistemin e drejtësisë me kod penal dhe një kod civil perendimor duke siguruar rend dhe qetësi, besim në shtet e drejtësi, ku mbi të gjitha sigurohej liria e fjalës e pronën dhe e harmoninë fetare. Mbreti Zog ndërmori gjithashtu shumë reforma ekonomike me kod tregtar, sistem bankar e fiskal dhe vlerë të fortë të parasë, lekut shqiptarë të asaj kohe, duke hedhur edhe hapat e para në reformën agrare. Monarkia mbështeti projektet në infrastrukturorën ndërtimore me rrugë, porte, airporte, shkolla, spitale, institucione dhe me urbanistikë perendimore, arkitekturë të shkëlqyer që deri sot i ka rezistuar kohës dhe me këto krenohemi. Arsimi u bë një prioritet.

U ndërtuan dhe hapën shkolla dhe kolegje me projeksion dhe kurrikulë

kombëtar që i përshtatej nevojave të vendit dhe në bazë ishin me orientim perendimor. Vazhduan të jepeshin bursa për nxënësit ekselent për të u shkolluar në universitetet më të mira dhe me një detyrim që të ktheheshin për të kontribuar të paktën 6-vjet në vendin e tyre, këta do të ndërtonin shtetin shqipzar dhe fatkeqësisht komunizmi e zhduku këtë elit intelektuale që u krijua në atë kohë.

Nga një vend ku nuk bëhej fjalë për shërbim shëndetsorë në këto vite në Shqipëri u hapën dhe ndërtuan spitale dhe ky shërbim shtrihej sa më gjërë, vlen për të u përmendur mjek me zë nga vemdet perendimore shërbenin në këto spitale.

Kryesisht në vitet ‘30 Shqipëria pati një hop të zhvillimot kulturor dhe emancipimit social kryesisht të gruas.

Mbreti Zog ndoqi një politikë të jashtme bashkëpunuese të hapur me interesa të indërsjellta duke ruajtur dhe forcuar gjithmonë sovraniteti dhe interesin kombëtar, kjo kryesisht me vendet perndimore, në këto vite për herë të parë shumë trupat diplomatike u vendosën në Shqipëri dhe anasjelltas.

Ishte ku zhvillim, kjo siguri dhe ky shtet serioz i fortë që bëri atl që Pasaporta e Mbretërisë së Shqipërisë të njihej dhe të mundësonze lëvizjen e lirë për kudo.

Më 27 prill 1938 Mbreti Zog u martua me Konteshën Geraldine Apponyi në Tiranë.

Më 5 prill 1939 Mbretëresha Geraldine solli në jetë Princin Trashëgimtar Leka I. Vetëm dy ditë pas lindjes së Princit, më 7 prill 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Pas organizimit të rezistencls shtetërore Familja Mbretërore me vendim parlamenti do të largohej nga Shqipëria, vetë Mbreti Zog do të largohej pas pushtimit, më 9 prill 1939, i cili kaloi kufirin me Greqinë, për të vazhduar udhëtimin në Turqi në 2 maj 1939.

Mbreti këtë lëvizje e ndërmori bashkë

me qeverinë mbretërore të shoqëruar nga parlamentarë e shumë njerëz besnikë për të luajtur në ekzil funksionin drejtues të shtetit.

Gjatë viteve të luftës Mbreti Zog i vendosur në Angli do të vazhdonte punën dhe bashkëpunimin e Tij me çdo kancelar ndërkombëtare duke mbajtur lidhje dhe koordinuar për situatën në Shqipëri nëpërmjet Abaz Kupit si drejtues i forcave legaliste.

Në vitin 1946, Familja Mbretërore u zhvendos në Egjipt, nën kujdesin e Mbretit Faruk.

Grushti i shtetit i vitit 1952 në Egjipt ndryshoi situatën. President Nasser e vështirësoi qëndrimin e Familjes Mbretërore në Egjipt.

Prandaj në Korrik të vitit 1955, Mbreti Zog dhe Familja Mbretërore u rikthyen në Francë ku gjithashtu vazhdoj punën me çdo faktor shqiptar i gjendur në mërgim dhe çdo faktor tjetër ndërkombëtar në interes të kombit kundër situatës që ishte krijuar në Shqipëri, tashmë nën rwgjimin e dikzaturës komuniste.

Mbreti Zog ndërroi jetë në Paris, më 9 prill 1961, në moshën 65-vjeçare.

Më 15 nëntor 2012, në praninë e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, ku presidenti i Frances kishte vënë në dispozicion rojen e nderit dhe legjnarët francez eshtrat e Mbretit Zog u morën nga Franca për t’u riatdhesuar në Shqipëri më 17 Nëntor 2012 ku edhe u bë rivarrimi tyre me një ceromoni të

madhe shtetërore, me pjesmarrjen e personaliteteve të larta nga Shqipëria, Kosova, trojet të tjera shqiptare dhe nga diaspora, pranë Mauzoleumit të Familjes Mbretërore në Tiranë, ky i rindërtuar po atë vit.

Me të drejtë, në “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, akorduar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ai vlerësohet si:

“Figurë madhore dhe qendrore e historisë së Shqipërisë, që hodhi themelet e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit modern shqiptar, me orientim të qartë perëndimor europian. Ideator dhe realizues i administratës së parë të shtetit shqiptar, si dhe i një legjislacioni bashkëkohor të niveleve të larta, që do t’i hapte rrugë emancipimit shoqëror dhe zhvillimit të vendit. Personalitet që gjithë jetën e tij e lidhi me fatet e kombit.”

Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes Pavarsisë në Tiranë vendoset shtatorja e atij që kishte themeluar shtetin e parë modern shqiptar, shtatorja e Mbretit Zog

Sot 65 vjet pa Mbretin Zog I

I përjetshëm kujtimi i

NTM ZOG I MBRET I SHQIPTARËVE🇦🇱

Filed Under: Analiza

Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

April 9, 2026 by s p

Ambasador Arben Çejku/

Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup, duhet mbështetur nga të gjithë faktorët, pa dallim bindjesh politike, sepse ajo është legjitime dhe tregues i një padrejtësie themelore, që lidhet me përdorimin e gjuhës amtare! Për të gjithë përfaqësuesit partiakë shqiptarë në qeverisjet e djeshme dhe të sotme, kam një mesazh: punoni drejt dhe zbatoni deri në fund premtimet ndaj votuesve tuaj kur jeni në karriget e pushtetit, që të mos quheni “hipokritë” nesër në opozitë, kur rreshtoheni përkrah protestuesve!

Problemi i mosdhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe është vetem njeri nga shumë problemet e tjera të padrejtësive që janë bërë dhe po bëhen ndaj shqiptarëve, prandaj, në vend të akuzave reciproke – partitë politike të reflektojnë për gabimet dhe lëshimet e bëra dhe të konvergojnë në mbështetje të qytetarëve të tyre!

Për Ministrin e Drejtesisë dhe të gjithë zyrtarët e tjerë, kam një mesazh të qartë: Zbatoni ligjin për gjuhët dhe jepuni të drejtën që u takon studentëve shqiptarë edhe sipas rekomandimit të Avokatit të Popullit, por edhe sipas të gjitha të drejtave legjitime të një popullsie shteformuese siç janë shqiptarët! Çdo spërdredhje burokratike e shtetarëve të sotëm me të ashtuquajturat “justifikime juridike”, është thikë pas shpine që po i ngulet stabilitetit dhe bashkjetesës nderetnike në Maqedoninë e Veriut, e cila ka mjaft sfida për të kaluar dhe nuk e ka luksin që të bëjë hapa pas dhe të sillet si FYROM-i i viteve 2000!

Edhe ateherë pati burokratë me mentalitet nacionalist, që bënin sikur mbronin nenet e kalbura të ish-kushtetutës, por kostoja e konfliktit qe e madhe për të gjithë vendin dhe të gjitha etnitë!

Mbështes çdo protestë studentore e qytetare, që bëhet për liritë dhe të drejtat e njeriut, për një Maqedoni europiane dhe demokratike si dhe inkurajoj qeverinë aktuale për të gjetur zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë!

Filed Under: Analiza

“Irani dhe Siguria Kombëtare”!

April 7, 2026 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran mbas vrasjes së Ajatallahut. Ndërsa në shtesë të opinionit: “Ajatallahu, fati i çdo sundimtari gjakatar”, të publikuar gjerësisht nga media në Tiranë, Prishtinë, SHBA, etj, po ndaj edhe këtë përmbledhje të imponuar mbi: “një atmosfere paniku, si rrjedhojë e minimit, bashkë me të përshallëzimit të konfliktit rreth ngushticës së Hormuzit” si dhe peshës gjeopolitike që mbart ndëshkimi shembullor i gardës terroriste të Iranit për paqen në Lindjen e Mesme dhe interesat e ShBA-së por dhe për Rendin e Ri/Trump të Sigurisë.

Pikësëpari, përtej përrallave të “kryeministrit në hije, pra madhështor Pilinçit”, trimërimin e opozitarëve të papunë (në fakt përfaqësues të kompanisë private të falimentuar dhe neveritur nga shqiptarët), duke keq-shpërdoruar edhe kontekstin e deklaratës së Ambasadës së ShBA në Tiranë: “për të rritur vigjilencën e qytetarëve Amerikanë”, ashtu si edhe protagonizmin për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (KSK), i gjej si: “përpjekje delikuente, delirante, dëshpëruese dhe qesharake njëherësh”. Kjo pasi përveç një atmosfere paniku publik dhe ekonomik, sigurisht pa baza dhe tërësisht të padobishëm, asnjë vlerë nuk mbart kjo qasje dhe as nuk prodhohet nga mbledhja e KSK.

Ndërsa kështu, por dhe përkundër një atmosfere terrori që përcillet edhe në studiot-TV nga analistë të gjithëditur, konspiracionistë mëndjendryshkur dhe gjeneralë të vetë(de)graduar, në kapacitetin e ekspertit (shpresoj jo të pa-njohur) më duhet të konfirmoj se” “ka Zero arsye për tu panikosur, pasi Irani ka Zero motiv, Zero shanse dhe Zero kapacitete që të sulmojë me raketa Republikën e Shqipërisë” ! Po ashtu, si kontributor teknik i negociatave për marrëveshjen e Policimit Ajror mes RSh dhe NATO-s, ri-qartësoj se në mungesë të kapaciteteve për ta ushtruar “më vehte”, Italia dhe Greqia (në emër të NATO-s, pra jo falas dhe as si marrëdhënie bilaterale) ushtrojnë 24/7 përgjegjësinë e mbrojtjes ajrore të RSh. E thënë më qartë, ose me termat e Nenit-5 (themeli i ngritjes dhe ekzistencës së Aleancës), nëse sulmohet me raketa Manza, Tirana, Durresi, Shkodra, Berati, Vlora, etj, jo vetëm do asgjësohen që në Ajër, por pasuesit e Ajatollahut, ose “djatë e rinj të Iranit”, do të marrin përgjigje vdekjeprurëse nga fuqia ajrore e ShBA/NATO. Nuk po them kurrësësi që do i bëjmë sehir ShBA/NATO-s, ndërkohë që RSh ka zhvilluar kapacitete për të përmbushur përgjegjësitë kombëtare që burojnë nga marrëveshja e sipërpërmendur.

Ndërsa për ushtrimin e Misionit Komanda e Komponenti Ajror të NATO-s, nuk ka nevoj fare për thirrjet apo poteren qesharake të mavro-opozitës zyrtare, ose vartësve të Gazit të Zengjinesë. Kjo pasi si çdo nga 32 vendet, edhe RSh: “nëse/kur vlerëson se ka rrezik potencial për tu sulmuar nga një shtet armiqësor, në këtë rast Irani, kërkon mbedhjen urgjente të Këshillit të Atlantikut (NAC) si dhe kërkon prezencën e kapaciteteve (p.sh raketave patriot) për mbrojtjen dhe shkatërrimin e raketave që mund të sulmojne qëndrat e banuara, infrastrukturat strategjike dhe sovranitetin e vendit”. Thënë këtë, përsëris që: “RSh nuk është e kërcënuar, pra ka zero kushte ose premisa për një kërkesë të tillë, për rrjedhojë asnjë arsye për panik”.

Me këtë rast sjell në vemendjen publike që, asgjësimi nga NATO i raketave që shkelën hapësirën ajrore të Turqisë [edhe pse frikacakët Teheranit nuk i morën përsipër], shërben edhe si mesazh i forcës ndaj djajve të rinj të Iranit, etj, që: “nëse do të guxojnë të sulmojnë cilindo nga 32 vendet e NATO-s, do të ndëshkohen në mënyrë shëmbullore nga fuqia vdekjeprurëse e SHBA dhe Aleancës. Prandaj, jo vetëm 32 vendet e NATO-s, përfshi RSh, por edhe Ianianët dhe mbarë njerëzimi do duhet t’i jenë mirënjohëse fuqisë ushtarake të ShBA si dhe leadership-it të fortë të Presidentit Donald Trump!

Së dyti, reagimin e mbetjeve të regjimit, pra trashëgimtarve të Ajatollahut, gjeneralëve kamikaz dhe gardës terroriste të regjimit, duke minosur ngushticën e Hormuzit (e dyta për nga rendësia/pesha ekonimike), apo duke sulmuar si barbarë: “ambasadat dhe bazat USA si dhe vendet e rajonit” i gjej po ashtu si reagime të dëshpëruara të një bande terroriste, bishe të plagosur, ose të një gjarpri që i kanë prerë kokën.

Ndërsa kuja turpëruese e medias dhe militantëve të regjimit të Iranit pas vrasjes së Liderit Suprem, na kujton ulurimat e shoqatave të Enverit pas 20 Shkurtit 1991: “për të rivendosur bustin e diktatorit”, si dhe shpërfytyrimin e ngjashëm të koreanëve të Veriut për vdekjen e babait të Kim Jong-ut !

Gjithësesi, përtej Sindromës së Stokholmit, shpresoj që vrasja e sundimtarit gjakatar, do të shërbejë [jo për t’u dhuruar pushtetin opozitës apo Shah-ut në azil], por për të ndezur shpresën e lirisë së popullit si dhe misionin e gjeneratës së re: “për ta çliruar dhe transformuar Iranin në një shtet modern, që tejkalon krizën, garanton sigurinë dhe bashkëjetesën paqësore mes 92 milion bashkëatdhetarëve/iranianëve si dhe aktor me peshë për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe jo vetëm”!

Ndërsa, për sa u përket pretendimeve cinike të Rusisë-Putiniste, por “nën zë” edhe të ndonjë udhëheqësi perëndimor që e “rreh gruaja/humor”, që duhej marrë leje KS/OKB-së apo duke definuar “pushtim” vrasjen e sundimtarit të Iranit, po citoj Presidentin Trump se: “nuk do t’i marrin askujt leje (aq më pak KS/OKB në agoni apo burokracisë së BE) për të përdorur fuqinë ushtarake ndaj çdo regjimi që ekspozon kërcënim për popullin amerikan, integritetin dhe interesat e ShBA. Ndërsa shton se: “jemi në luftë vetëm për të mos e lejuar regjimin e terrorist të Iranit të prodhojë armë bërthamore, që kërcënojnë me shfarosje Izraelin interesat e SHBA, stabilitetin afatgjatë si dhe bashkëjetesen paqësore në rajon”!

Nga ana tjetër, sulmi për ekzekutimin e sundimtarit gjakatar të Iranit; operacioni për arrestimin e Maduros (që e kishte kthyer Venezuelën në parajsën e narko-terrorizmit dhe interesave ruso-kineze), si dhe ngritja e Bordit të Paqes, vulosën fundin e rendit të vjetër, si dhe konfirmuan themelimin e “Rendit të Ri të Sigurisë, ose paqes së imponuar me fuqinë”, që meriton të skalitet me emrin e Presidentit Donald John Trump.

Në shtesë, sigurisht meritojnë duartrokitje faktet që: “Tirana zyrtare shpalli Iranin shtet sponsor si dhe Gardën Revolucionare organizatë terroriste; anëtarësimi dhe kontributet e RSh/Kosovës në Bordin e Paqes; marrëveshja mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh; ndërtimi i Bazës së Kuçovës, rritja e buxhetit, pra e fuqisë ushtarake; projekti i Porto- Palermo-s (+Bondsteel-detar të USA/NATO), i ndërthurur me Korridorin-8; mbështetja e Ukrainës; rolin lider në projektet e përbashkëta, si dhe për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”; si dhe forcimi i bashkëpunimit/besimit strategjik për zhvillimin e interesave gjeopolitike (fatmirësisht të ndërthurura) mes RSh dhe SHBA-ve në rajon dhe Mesdhe.

Thënë sa më sipër, si dhe përtej fundit të mbetjeve të regjimit dhe gardës terroriste në Iran si dhe luftës gjakatare të Putinit në Ukrainë, mbetem besimplotë se falë (super) fuqisë së pakonkurrueshme ushtarake të SHBA-ve, si dhe leadership-it të fortë të Presidentit Trump: “shpresa e paqes, rendi i ri global dhe vlerat e qytetërimit do të triumfojnë mbi Ajatollahët e rinj, neo-stalinistët dhe neo-millosheviçët, demokracinë burokratike dhe shtetet e dështuara, si dhe mbi-shtetet dhe organizatat dhe bandat narkoterroriste”.

Filed Under: Analiza

ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920

April 7, 2026 by s p

Prof. dr. Lush Culaj/

Fryma e Kongresit të Lushnjës depërtoi edhe në krahinat shqiptare të aneksuara nga Mbretëria SKS-së. Ndikimi i këtij kongresi ndihet edhe në lëvizjen çlirimtare në Kosovë. Nga fryma kombëtare e Kongresit Mbretëria SKS ndërmori kundërmasa dhe i hyri aksionit të çarmatosjes së shqiptarëve brenda shtetit të vet. Droja ekzistonte edhe nga Komiteti i Kosovës, i cili konsiderohej një organizatë politike e lidhur ngusht me Qeverinë e Lushnjës. Në pranverë të vitit 1920, si pasojë e rrethanave të krijuara, si të jashtme ashtu edhe të brendshme, pozitat e shtetit shqiptar u bënë tejet kritike. Në ato zhvillime delikate, duke e vlerësuar realisht situatën dhe raportin e forcave, Qeveria e Sylejman Delvinës dhe qarqet politike largpamëse përcaktuan si rrezikun kryesor Italinë dhe u përpoqën ta shmangin luftën në të dy frontet.

Ne dëshirojmë të jetojmë në mënyrë miqësore me serbët, që i kemi fqinjë… i këshillonte lumjanët Qeveria e kryeministrit Delvina në mars 1920, politikë që e konfirmonte zyrtarisht edhe Këshilli kombëtar në sesionin e tij të parë. Ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë nuk ekzistonin marrëdhënie diplomatike. Qeveria e Beogradit nuk e kishte njohur Qeverinë e Durrësit pasi e cilësonte si italofile. Për t’iu kundërvënë Italisë qarqet e MSKS-së e pritën “me gëzim” Kongresin e Lushnjës, por posa e vërejti se nuk mund të ndikonte mbi këtë qeveri, Beogradi nuk e njohu as Qeverinë e Lushnjës. Megjithatë, në disa takime ishte rrahur ideja e një marrëveshjeje shqiptaro-jugosllave. Konsulli jugosllav në Shkodër, në shkurt të vitit 1920, sugjeronte që për arritjen e kësaj marrëveshje të dërgohej në Beograd një komision deputetësh shqiptarë për të biseduar me anëtarët e Qeverisë jugosllave. Në fillim të marsit 1920 Kadri Prishtina, ministër i Drejtësisë, deklaroi: “Qeveria Shqiptare është e gatshme për t’i filluar bisedimet e fshehta me Qeverinë Jugosllave në Beograd, ose në ndonjë vend tjetër të përshtatshëm për t’i nxjerrë italianët jashtë Vlorës”.

Pra, vetë mungesa e mjeteve për ta përballuar situatën kaotike, mungesa e armëve dhe municioneve e detyron Qeverinë e kryeministrit Delvina që të trokiste në dyert e Beogradit, duke konsideruar se largimi i Italisë nga Vlora në radhë të dytë i interesonte edhe Jugosllavisë. Mbi bazën e këtyre interesave të ndërsjella u dërgua me një mision të fshehtë në Beograd deputeti Sejfi Vllamasi, i akredituar me një letër të Aqif Pashë Elbasanit, si anëtar i Regjencës.

Vllamasi në Beograd, ndër të tjera, deklaroi: “Ne jemi në luftë me një fuqi të madhe, e cila duke e mbrojtur Vlorën po na godet për vdekje. Ne kemi nevojë për armë e municion për ta nxjerrë me luftë armikun jasht tokës sonë. Përveç kundërshtarëve të tjerë, kemi kundërshtarë edhe shumicën e madhe të kosovarëve irredentë, midis të cilëve ka persona që gëzojnë simpati brenda në Shqipëri e që mund të na paralizojnë edhe më tepër. Politika jugosllave po të qe pak më realiste, për të fituar miqësinë e përjetshme të popullit shqiptar, ajo vetë duhej të na i falte disa qytete thjesht shqiptare, që ndodhen rreth kufirit shqiptaro-jugosllav për të formuar një shtet që të mund të jetonte ekonomikisht dhe që do të ishte mburojë kundër çdo synimi italian për ne dhe për ju. Ne besojmë se Qeveria e Beogradit në këtë rast nuk do të na e kursente ndihmën që na nevojitet për një qëllim që do t’i shërbente edhe interesit jugosllav”.

Si përgjigje pala jugosllave premtoi se do ta ndihmojë Shqipërinë me armë e municione, duke i grumbulluar ato në dy-tri vende rreth kufirit për t’u futur në Shqipëri. Kthimin e disa qyteteve thjesht shqiptare Shqipërisë të kërkuar nga Vllamasi, Beogradi as që pranonte ta diskutonte, kurse qëndrimin e forcave jugosllave nga territoret e pushtuara shqiptare e justifikonte me praninë edhe të trupave italiane në Shqipëri. Gjithsesi “miqësia” e fqinjëve ishte e përkohshme dhe misioni i Sejfi Vllamasit në Beograd në prill 1920 nuk siguroi më tepër se një premtim të vakët për prapavijë të qetë në kufijtë shqiptarë, në kohën e zhvillimit të Luftës çlirimtare të Vlorës. Në kujtimet e tij S. Vllamasi shkruan se jugosllavëve nuk u pëlqeu kur ai gjatë bisedimeve, u shprehu në formë dëshire kërkesën që Jugosllavia t’i kthente Shqi-përisë disa qytete thjesht shqiptare, që ndodheshin pranë kufirit shqiptaro-jugosllav, e me këtë gjest “të fitonte miqësinë e përjetshme të shqiptarëve”.

Përpjekjet e Sejfi Vllamasit në Beograd dështuan, edhe pse ishin përpjekje gjysmake, ngase jugosllavët nuk kishin besim në luftën çlirimtare të shqiptarëve kundër pushtuesve italianë. “Përparësia që mori lufta kundër pla-neve të Italisë në Shqipëri nuk përcaktohej vetëm nga shkalla e rrezikut që përfaqësonte fuqia e përtej Adriatikut, por edhe fakti se largimi i forcave italiane nga Shqipëria do t’i lehtësonte shumë edhe përpjekjet për tërheqjen e trupave jugosllave nga krahinat veriore e verilindore të vendit”. Koha punonte kundër italianëve. Qëndrimi i pakompromis i presidentit Wilson, i cili refuzoi ta mbështeste politikën italiane në Shqipëri i shtoi edhe më tej këto vështirësi. Së fundi vetë shqiptarët po bëheshin tepër armiqësorë dhe filluan të ndërmerrnin veprime të arma-tosura kundër trupave italiane.

Pas luftës dhe vendosmërisë së kryengritësve shqiptarë për ta vazhduar luftën gjer në fund Qeveria italiane e pranoi dështimin e saj në Shqipëri dhe më 2 gusht 1920 ajo e nënshkroi në Tiranë një protokoll nëpërmjet të cilit respektonte sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Trupat italiane do të tërhiqeshin nga Vlora dhe nga pjesët tjera të vendit, me përjashtim të ishullit të Sazanit.

Nga ana tjetër, në muajin mars të vitit 1920, kur francezët deklaruan se do ta lironin Shkodrën, jugosllavët ishin futur deri në Tarabosh dhe kërkonin nga komandanti francez dorëzimin e Shkodrës.

Ishte Franca ajo që e kishte përkrahur idenë e ndërkombëtarizmit të Shkodrës për t’ia siguruar Qeverisë jugosllave një të ardhme më të favorshme mbi Shkodrën. Por Qeveria e Lushnjës mobilizoi një forcë ushtarake kombëtare në krye me Ahmet Zogun, e cila hyri në Shkodër. Ishte pikërisht viti 1920 një vit me plot ngjarje dramatike, të cilat e cenonin drejtpërdrejt integritetin e shtetit të ri shqiptar. Në anën tjetër Beogradi, duke e çmuar disfatën italiane në Vlorë si mundje të rivalit të vet në Shqipëri mendoi se kishte ardhur momenti që ta detyronte Qeverinë e Tiranës që:

1. Të ndiqte një politikë pro qeverisë së MSKS-së,

2. Ta njihte pushtimin jugosllav të tokave shqiptare brenda kufirit të vitit 1913,

3. Të mos i jepte asnjë përkrahje Komitetit të Kosovës dhe lëvizjes patriotike të Kosovës, e cila nëpërmjet kryengritjes së armatosur synonte çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin kombëtar.

Më 14.2.1921 ushtarët jugosllavë u detyruan të largoheshin nga Kastrati e Shkreli, duke zbrazur tokat shqiptare deri në kufirin e vitit 1913. Ata lanë prapa shumë dëshmi të mizorive të bëra. Përfaqësuesi ndërkombëtar, J. Godart, vizitoi më 2 prill 1921 Kastratin dhe konstatoi se Ushtria e Mbretërisë SKS kishte djegur atje 1.200 shtëpi dhe kishte bërë grabitje të mëdha.

Sukseset e arritura në luftën e Vlorës i inspiruan edhe patriotët dibranë për të marrë me iniciativën e tyre një veprim të armatosur kundër pushtuesve jugosllavë dhe për t’i detyruar këta që të tërhiqeshin në kufijtë e vitit 1913. Qeveria e Tiranës e përkrahu këtë iniciativë fshehurazi. Udhëheqës i kryengritjes ishte Elez Isufi. Kryengritja filloi nga mesi i gushtit 1920. Pas luftimesh kryengritësit çliruan Peshkopinë dhe i detyruan ushtarët e Mbretërisë SKS që të tërhiqeshin në kufirin e vitit 1913.

Sukseset e patriotëve dibranë gjallëruan rrymën irredentiste kosovare, të cilën e përfaqësonte Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Ky komitet nuk kërkonte vetëm çlirimin e tokave shqiptare brenda kufijve të vitit 1913, por synonte edhe çlirimin e Kosovës nëpërmjet organizimit të kryengritjes së armatosur në këto treva. Pikërisht për këtë qëllim Komiteti u përpoq të siguronte armë e municione dhe në këtë drejtim e angazhoi Bajram Currin. “Në fillim të gushtit 1920 ai i siguroi disa ndihma që kapnin shumën 30 milionë franga.

D’ Annunzio nga Italia kishte premtuar para dhe armë dhe hollësitë ishin diskutuar me Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin.

Një vapor italian me armë e municione dhe me mjete të tjera kishte arritur në Durrës për t’i shkarkuar armët që i kishte dërguar D’Annunzio për luftën në Kosovë. Mirëpo, kur vaporët me armatime arritën në Shëngjin, Qeveria e Sylejman Delvinës urdhëroi që të mos zbarkoheshin 20.000 pushkët e sjella.

Qeveria e Sylejman Delvinës nuk i gjykonte të përshtatshme rrethanat për ta ndërmarrë një veprim të tillë, i cili mund të sillte ndërlikime ndërkombëtare e në dëm të Shqipërisë. Ky qëndrim për kohën kur u mor ishte i drejtë, sepse një veprim i tillë do t’i jepte shkas Beogradit që ta ndërmerrte një aksion përmasash të gjera kundër Shqipërisë, gjë që do ta vinte në dyshim madje edhe ekzistencën e shtetit të pavarur shqiptar.

Shikuar nga situata e përgjithshme dhe rreziqet që sillte me vete aksioni i projektuar nga Komiteti i Kosovës, Qeveria Shqiptare e ndaloi zbarkimin e armëve të nisura për në Shqipëri nga D’Anuncio. Me gjithë përgjigjen negative që mori nga qeveria, Komiteti vendosi që armët të shkarkoheshin drejtpërdrejt në emër të Komitetit të Kosovës, kurse Bajram Curri mori masa të menjëhershme për shkarkimin dhe bartjen e këtyre armëve.

Bajram Curri, për këtë ngjarje, i shkruante Kadri Prishtinës: “Materiali i vaporave në fjalë u shkarkua tinëz në tokë, por sjellja e qeverisë për këtë çështje na turbulloi shumë…Të na kallzoni me ngut e fill e për pe qëllimin themelor të qeverisë”. Qeveria e Tiranës ndonëse e njihte Kosovën, si pjesë të shkëputur nga trungu i Shqipërisë, ajo nuk e shihte të përshtatshëm momentin për ta organizuar një lëvizje të armatosur për çlirimin e tyre. Megjithatë, nëse arrihej që armët të vinin dhe të orientoheshin nëpërmjet rrugëve të tjera e të dërgoheshin përtej kufijve, atëherë, pavarësisht se Qeveria e Tiranës nuk e pranonte zyrtarisht këtë veprim, ajo i kishte meritat e saj. Rrethanat e brendshme edhe të jashtme ishin të tilla që i impononin qeverisë që të mos pranonte zyrtarisht se qëndronte pas disa zhvillimeve politike. Sikur mos ta preokuponte çështja e pazgjidhur kombëtare, megjithatë Qeveria do të gjente forcë për ndalimin e atyre veprimtarive kombëtare me të cilat nuk identifikohej zyrtarisht.

Çlirimi i Dibrës, deri në kufijtë e vitit 1913, u pasua me vendosjen e administratës së prefekturës. Mbështetjen ajo e gjeti tek Elez Isufi, i cili me gjithë fitoren e shkëlqyeshme që ishte arritur, e dinte që Beogradi nuk do të pajtohej me disfatën që pësuan. Kundërofensiva e tyre filloi më 2 shtator të vitit 1920. Në mbrëmjen e 3 shtatorit të vitit 1920 Ushtria e Mbretërisë SKS arriti ta ripushtonte Peshkopinë, ku u masakruan të gjithë banorët që nuk patën mundësi të largoheshin. Më 28 tetor 1921 u ndez beteja përfundimtare ndërmjet Ushtrisë të Mbretërisë SKS dhe forcave shqiptare që luftuan duke i shkaktuar armikut humbje të rënda dhe e detyruan atë të tërhiqej e t’i zinte pozicionet në brigjet lindore të Drinit të Zi.

Përgjithësisht Qeveria e Delvinës realizoi një numër suksesesh në planin e brendshëm, kurse në planin e jashtëm pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte një fitore e madhe e Qeverisë Delvina, sepse kjo qeveri e kishte trasuar rrugën e pranimit. Qeveria e Sylejman Delvinës ra sapo jugosllavët u bindën ta ndalnin ofensivën e tyre, ndonëse dorëheqja e saj më 20 nëntor 1920 u duk sikur ishte rrjedhojë e grindjeve midis ministrave, në realitet ajo ishte kurdisur prej Zogut, i cili shpresonte të përfitonte nga kriza e ardhshme.

Në mesazhin e inaugurimit (hapjes), që ia drejtoi Parlamentit Shqiptar, Këshilli i Naltë shfaqi besimin se Italia do ta ndryshonte politikën e saj ndaj Shqipërisë, duke respektuar pavarësinë dhe tërësinë territoriale të saj. Nga ana tjetër trupat e Mbretërisë SKS kishin pushtuar në shkurt Taraboshin dhe bregun e djathtë të Bunës, por nuk kishin mundur të futeshin në qytetin e Shkodrës, i cili në mars ishte bashkuar me Qeverinë e Tiranës. Po kështu në këtë qeveri kishin ndikim të madh edhe udhëheqësit e Komitetit të Kosovës.

Shteti shqiptar kishte bërë përpjekje për t’i normalizuar marrëdhëniet me shtetet fqinje, por ato për shkak të interesave të tyre, nuk tregonin gatishmëri për këtë gjë. Në mbështetje të vëllezërve të tyre protestuan edhe deputetët e Parlamentit Shqiptar, i cili në atë kohë quhej Këshill Kombëtar.

Filed Under: Analiza

NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike

April 4, 2026 by s p

Prof. Dr. Muhamet Racaj/

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar në vitin 1949, përfaqëson aleancën më të fuqishme politico-ushtarake në historinë moderne, e ndërtuar mbi parimin themelor të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit ndërmjet shteteve demokratike. Që nga krijimi i saj me 12 shtete themeluese, NATO ka kaluar nëpër një proces të vazhdueshëm zgjerimi dhe transformimi, duke u përshtatur me ndryshimet e mjedisit ndërkombëtar të sigurisë. Sot, ajo numëron 32 shtete anëtare, duke përfshirë edhe anëtarësimet më të fundit të Finlandës dhe Suedisë, çka dëshmon për rritjen e rëndësisë së saj strategjike në një botë gjithnjë e më të pasigurt.

Në një realitet të karakterizuar nga rivalitete gjeopolitike dhe kërcënime hibride, NATO mbetet mekanizmi më efektiv për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar. Zhvillimet e fundit, përfshirë agresionin rus në Ukrainë dhe tensionet në rajone të tjera të botës, e kanë rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes rolin e kësaj aleance si garant i sigurisë globale.

Historia e NATO-s nuk është vetëm histori e mbrojtjes kolektive, por edhe e ndërhyrjeve vendimtare në momente kritike. Për rajonin e Ballkanit, ndërhyrja e vitit 1999 në Kosovë përmes fushatës ajrore të njohur si Operacioni Allied Force përbën një nga momentet më të rëndësishme historike. Ky intervenim kishte për qëllim ndalimin e krizës humanitare dhe spastrimit etnik, duke ndryshuar rrjedhën e historisë për popullin e Kosovës dhe duke konfirmuar rolin e NATO-s si mbrojtëse e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Në këtë kontekst, perspektiva e anëtarësimit të Republika e Kosovës në NATO nuk është vetëm një aspiratë politike, por një domosdoshmëri strategjike. Përfitimet e këtij procesi janë të shumëfishta dhe ndikojnë drejtpërdrejt në konsolidimin e shtetësisë dhe arkitekturës së sigurisë.

Së pari, anëtarësimi në NATO do t’i siguronte Kosovës mbrojtje të drejtpërdrejtë përmes parimit të mbrojtjes kolektive, duke e përfshirë në mekanizmat e Nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit. Në një rajon ende të ndjeshëm ndaj tensioneve dhe ndikimeve të jashtme, kjo garanci do të ishte një faktor stabiliteti për gjithë Ballkanin Perëndimor.

Së dyti, integrimi në NATO do të përshpejtonte transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me standardet e aleancës. Kjo do të rriste ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse dhe gatishmërinë operacionale të vendit.

Së treti, përfitimet shtrihen edhe përtej dimensionit ushtarak. Anëtarësimi në NATO rrit besueshmërinë ndërkombëtare, forcon institucionet demokratike dhe krijon një klimë më të favorshme për zhvillim ekonomik dhe investime të huaja. Përvoja e Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dëshmon qartë se integrimi euroatlantik shkon paralelisht me stabilitetin politik dhe progresin ekonomik.

Megjithatë, rruga drejt anëtarësimit kërkon përkushtim të vazhdueshëm. Kosova duhet të thellojë reformat në sundimin e ligjit, të forcojë institucionet demokratike dhe të ndërtojë kapacitete të qëndrueshme të sigurisë. Po ashtu, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe pjesëmarrja në misione paqeruajtëse janë elementë kyç për të dëshmuar gatishmërinë për integrim.

Nga ana tjetër, vetë NATO përballet me sfida të shumta – nga rishpërndarja e barrës financiare deri te përballja me kërcënimet hibride dhe kibernetike. Megjithatë, këto sfida vetëm sa e theksojnë rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit ndërmjet aleatëve. NATO mbetet një komunitet vlerash që bazohet në besimin reciprok dhe në përkushtimin për mbrojtjen e përbashkët.

Në përfundim, NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por një arkitekturë e qëndrueshme e sigurisë kolektive. Për Kosovën, anëtarësimi në këtë aleancë përfaqëson një hap strategjik drejt konsolidimit të shtetësisë dhe integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. E ardhmja e sigurisë në Ballkan është e lidhur ngushtë me NATO-n, dhe në këtë vizion, Kosova ka vendin e saj të natyrshëm – si kontribuese aktive e paqes, stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • …
  • 1010
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “SOUNDS OF ALBANIA”, NGA PREZANTIMI DINJITOZ I KULTURËS SHQIPTARE TE NDËRTIMI I URAVE ME PUBLIKUN AMERIKAN
  • Nga “Kombi”, tek Kombi – 120 vjetori i shtypit të shkruar shqiptar në SHBA 1906-1926
  • E mbështes fuqishëm dhe e mirëpres projektligjin dypartiak ‘SRBIJA Act’ të prezantuar nga kongresmenët Joe Wilson dhe Bill Keating
  • KOSOVA NË SYRIN E SHQIPONJËS
  • The Final Chapter of the “Butcher of Bosnia”
  • Dritë jeshile drejt kujdesit onkologjik të personalizuar: Vaksina e parë e kancerit me mRNA kalon Fazën 3
  • 35 –VJET TRANZICION: SHQIPËRIA ENDE NUK ËSHTË PËRBALLUR ME TË KALUARËN KOMUNISTE
  • Në Kullën e Ilaz Kodrës
  • At Zef Pllumi, simboli i dijes, qëndresës dhe kujtesës
  • Konispoli, dy betejat historike për zemrën e Çamërisë
  • “Të lexosh një vepër të letërsisë së mëhershme shqipe: grishje receptimi ndaj një brendie të përveçme tekstore”
  • KOSOVA NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR
  • VATRA NË DEPARTAMENTIN AMERIKAN TË SHTETIT — SHQIPËRIA, KOSOVA DHE INTERESAT KOMBËTARE SHQIPTARE NË QENDËR TË DISKUTIMEVE
  • Akademik Hasan Kaleshi dhe Akademik Feti Mehdiu
  • SHUHET PATRIOTI TOM TOMAJ, VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT