• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dënimi i rastit Banjska – mesazh ndaj destabilizimit dhe provë e funksionimit të shtetit të Kosovës

April 27, 2026 by s p

Prof. Dr. Muhamet Racaj/

Dënimi i rastit të Banjskës përbën një moment të rëndësishëm në konsolidimin e rendit juridik dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës. Ky rast nuk është thjesht një procedurë penale ndaj individëve të përfshirë në një akt të armatosur, por një mesazh i qartë institucional se çdo tentativë për destabilizim, cenim të rendit kushtetues dhe përdorim të dhunës së organizuar do të përballet me përgjigje të vendosur ligjore.
Sa i përket pyetjes nëse ky dënim do t’ua ndalë “hovin” strukturave serbe për organizimin e sulmeve të ngjashme, duhet theksuar se vetëm një vendim gjyqësor, sado i rëndësishëm, nuk është i mjaftueshëm për të eliminuar rrezikun në tërësi. Megjithatë, ai ka një efekt të fuqishëm parandalues dhe demonstron se Kosova ka kapacitet institucional për të identifikuar, ndjekur dhe ndëshkuar aktorët që veprojnë kundër saj. Ky është një element kyç në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe operacioneve të orkestruara nga jashtë.
Paralajmërimet e vazhdueshme nga faktori ndërkombëtar se një “Banjska e re” mund të përsëritet duhet të merren me seriozitet maksimal. Kjo nënkupton nevojën për vigjilencë të shtuar të institucioneve të sigurisë, për forcim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe për një qasje proaktive në parandalimin e krizave. Në këtë kontekst, inteligjenca, koordinimi ndërinstitucional dhe prania e shtuar në zonat e ndjeshme mbeten faktorë kyç.
Sa i përket dimensionit politik dhe strategjik, dënimi i këtij rasti mund të konsiderohet një goditje indirekte për Serbinë, veçanërisht nëse vërtetohet lidhja ose mbështetja e strukturave të caktuara ndaj këtij operacioni. Në të njëjtën kohë, ky proces është një dëshmi konkrete se institucionet e Kosovës funksionojnë, se sundimi i ligjit është në veprim dhe se shteti është i aftë të mbrojë sovranitetin e tij.
Në përfundim, rasti i Banjskës duhet të shihet jo vetëm si një episod i izoluar, por si pjesë e një sfide më të gjerë të sigurisë rajonale. Përgjigjja institucionale e Kosovës deri më tani është inkurajuese, por kërkohet vazhdimësi, profesionalizëm dhe mbështetje ndërkombëtare për të garantuar stabilitet afatgjatë.

Filed Under: Analiza

Kush është 31-vjeçari Cole Thomas Allen, mësuesi i incidenti në Hilton Washington, ku ishte Trump dhe ku 45 vite më parë ju bë atentat Ronald Regan

April 26, 2026 by s p

Publikohen detaje të reja lidhur me autorin e dyshuar të incidentit me armë gjatë darkës së gazetarëve në Hilton Washington, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.

Paniku shpërtheu në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, pasi u dëgjuan të shtëna pranë një pike sigurie jashtë sallës së banketit, duke detyruar evakuimin e presidentit amerikan Donald J. Trump, zëvendësit të tij Vance dhe qindra të ftuarve të profilit të lartë.

Agjentët e shërbimit sekret amerikan e larguan me shpejtësi Trumpin nga skena, ndërsa forcat e rendit vërshuan në vendngjarje me armë në duar.

Të pranishmit, të veshur me rroba formale, u panë duke u fshehur nën tavolina në një gjendje të mbizotëruar nga hutimi dhe frika.

Autoritetet konfirmuan se një i dyshuar u arrestua pranë zonës kryesore të kontrollit. Ai u identifikua si një burrë 31-vjeçar nga Kalifornia, që besohet të ketë vepruar i vetëm.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, i dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej aktiviteti, përpara se të neutralizohej nga forcat e sigurisë. Ai është identifikuar si 31-vjeçari Cole Thomas Allen.

Informacione të reja nga mediat amerikane (si Los Angeles Times dhe The Guardian) po hedhin dritë mbi profilin e Cole Thomas Allen, i cili rezulton të jetë një person me një sfond që nuk lidhet me botën e krimit të rëndë deri në këtë moment.

​Ai është 31 vjeç dhe vjen nga Torrance, California. Raportohet se është një person i mirëarsimuar, i diplomuar në Caltech (California Institute of Technology), një nga universitetet më prestigjioze në botë për shkencë dhe inxhinieri.

Allen punonte si mësues privat (tutor). Madje, në dhjetor të vitit 2024, ai ishte nderuar me titullin “Mësuesi i Muajit” në qendrën ku punonte në Torrance.

Sipas profilit të tij në rrjetet sociale të cilat tashmë janë nën vëzhgim të rreptë, ai identifikohej edhe si një zhvillues amator i video-lojërave.

Sipas Departamentit të Policisë Metropolitane, besohet se Allen ishte regjistruar si klient në hotelin Hilton, gjë që mund të shpjegojë sesi ai arriti të futej brenda perimetrit me një sasi aq të madhe armatimi pa u vënë re fillimisht.

Ai ka hapur zjarr në korridorin jashtë sallës kryesore (ballroom), pranë detektorëve të metalit. Janë dëgjuar rreth 5 deri në 8 të shtëna përpara se ai të hidhej në tokë dhe të neutralizohej nga forcat e sigurisë.

Hetuesit e FBI-së dhe Shërbimit Sekret besojnë se ai ka vepruar si “ujk i vetmuar” (lone wolf) dhe nuk duket se ka lidhje me grupe të organizuara apo konflikte ndërkombëtare, siç u përfol fillimisht për një lidhje të mundshme me tensionet me Iranin.

​Prokurorja e SHBA-së për Distriktin e Kolumbisë, Jeanine Pirro, ka konfirmuar se Allen do të dalë para gjykatës të hënën, 27 prill 2026). Ai akuzohet zyrtarisht për, Sulm ndaj një oficeri federal me armë të rrezikshme. Përdorim i armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi dhune.

​Presidenti Trump, përmes rrjeteve të tij sociale, ka ndarë foto të autorit në momentin e arrestimit dhe ka konfirmuar se pavarësisht incidentit, aktiviteti do të riorganizohet, duke e cilësuar reagimin e forcave të sigurisë si “heroik”.

Autoritetet në Washington pohojnë se i riu ndodhet aktualisht në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbahet nën mbikëqyrje të rreptë policore.

​Kujtojmë gjithashtu se Hilton Washington, ku ndodhi sulmi është historikisht i njohur për incidente të tilla. Pikërisht në hyrje të këtij hoteli u tentua atentati ndaj Presidentit Ronald Reagan në vitin 1981.

Pas ngjarjes me Cole Thomas Allen, masat e sigurisë në Washington D.C. janë rritur ndjeshëm, veçanërisht për eventet ku media dhe politika bëhen bashkë.

Kjo ngjarje shënon një tjetër moment tensioni të lartë në skenën politike amerikane, ku siguria e figurave shtetërore sfidohet nga individë të paparashikueshëm. Kontrasti midis profilit të Cole Thomas Allen, një mësues i vlerësuar dhe i mirëarsimuar, dhe arsenalit që ai mbante në Hilton, mbetet pika më enigmatike për hetuesit.

​Me procesin gjyqësor që nis të hënën dhe hetimet që po gërmojnë në jetën e tij private, pritet të mësohet më shumë nëse ky ishte një shpërthim i izoluar psikologjik apo një veprim i motivuar nga bindje të thella politike.

​Për momentin, mbetet heroizmi i agjentëve të Shërbimit Sekret dhe efikasiteti i pajisjeve mbrojtëse ato që shpëtuan jetë njerëzish në atë mbrëmje që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Përgatiti: Albert Vataj

Filed Under: Analiza

Testamenti i Papa Franceskut në përvjetorin e parë të largimit në amshim

April 22, 2026 by s p

Rafaela Prifti/

Në përvjetorin e parë të amshimit të Hirësisë së tij Papa Franceskut, bariut që e drejtoi Papatin me devizën e modestisë dhe mbështetjes për më të cenuarit, vizioni i tij i mëshirës, përuljes dhe afërsisë me të vobektët ndrit edhe më fort. 12 vjet shërbese në Krye të Selisë së Shenjtë, ashtu si jeta dhe vepra e tij të udhërrëfyera nga thjeshtësia dhe dhembshuria, siç tha Papa Leo XIV në fjalën e tij përkujtimore, janë mesazhe shumë të fuqishme sot. Ndërsa gjurma e tij ndihet anë e mbanë botës, lidhja e Papa Françeskut me shqiptarët është një kapitull prekës i trashëgimisë së tij.

Kur zgjodhi Shqipërinë si vendin e parë të turit papal evropian në 2014, ai tha se nuk e bëri këtë për shkak të madhësisë apo politikës, por për shkak se aty gjente shembujt e martirizimit të fesë dhe bukurisë së bashkëekzistencës, për tu ndjekur nga vendet e mbarë botës. Kur pa portretet e priftërinjve, famullitarëve dhe besimtarëve të masakruar në kohën e komunizmit, Papa u mallëngjye deri në lot, teksa dëgjonte dëshminë e Imzot Ernest Simoni, i mbijetuar i kampeve të punës. Për të, Shqipëria nuk ishte vetëm shembull i vuajtjes dhe ngadhënjimit të besimit tek zoti kundrejt përpjekjeve për ta shfarosur fenë. Papa Francesku shikonte një model ardhmërie tek bashkëjetesa e Katolikëve shqiptare, Myslimanë dhe Ortodoksë. Ai shpesh fliste për faktin se diversiteti fetar mund të kthehet në forcë në vend që të bëhet burim konflikti.

Shenjtërimi i Nënës Terezë nga Papa Francisko e bëri edhe më solide lidhjen e fort-qëndrueshme midis tyre në filozofinë shërbestare të Kishës për të varfërit. Ai ishte Papa që pa tek Shqiptarët frymën e Ungjillit, në mosmposhtjen ndaj sfidave dhe zemërbardhësinë ndaj fqinjit.

Në 21 Prill 2025 Vatra shprehu ngushëllimet e saj Selisë së Shenjtë, Kishës Katolike të Shqipërisë dhe besimtarëve katolikë për largimin në amshim të Atit të Shenjtë Papa Françeskut. Në mesazh Kryetari Elmi Berisha shprehte falënderimet, në emër të Vatrës, për pritjen në Vatikan më 25 tetor 2023. Dita e sotme më ktheu pak në sheshin e Shën Pjetrit ku motra ime, Julika dhe unë ishim pjesë e grupit të madh të Vatranëve dhe shoqatave në audiencën e madhe në Vatikan. Kur folësja e Vatikanit përshëndeti Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra ndjemë një rrëqethje të lehtë, teksa ishim vetëm pak muaj pas fjetjes së babait, Naum Prifti, ish-Sekretar i Vatrës për 15 vjet. Në takimin me të, si Vatranë dhe shqiptar-amerikanë, Kryetari i dhuroi një bust miniaturë të shenjtores shqiptare Shën Nënë Tereza. https://gazetadielli.com/vatra-shpreh-ngushellime-per…/ Foto Dritan Haxhia

Kur e kujtojmë sot e ndiejmë më afër vizionin e Papës se tek vendet e vogla gjenden shembuj të mëdhenj të kurajës dhe shpresës.

Filed Under: Analiza

VISAR ZHITI NDEROHET ME TITULLIN “AKADEMIK HONORIS CAUSA” NGA AKADEMIA NDËRKOMBËTARE E ROMËS

April 22, 2026 by s p

Forumi i Shkrimtarëve Shqiptarë – Forum 26 përshëndet me kënaqësi vlerësimin e shkrimtarit dhe poetit të shquar Visar Zhiti, i cili është nderuar me titullin “Akademik Honoris Causa” nga Akademia Ndërkombëtare e Romës.

Ky titull i akordohet Zhitit për arritjet e tij të spikatura profesionale, kulturore, artistike dhe qytetare, si dhe për kontributin e vyer në përhapjen e vlerave humaniste dhe të dialogut ndërkombëtar — një dëshmi e ndikimit të qëndrueshëm të veprës dhe personalitetit të tij në hapësirën letrare dhe kulturore përtej kufijve kombëtarë.

Në frymën e motos klasike “Non scholae sed vitae discimus” (“Nuk mësojmë për shkollën, por për jetën”), ky vlerësim rikthen në vëmendje rolin e letërsisë dhe të intelektualit si një urë e gjallë mes kulturave dhe shoqërive.

Forum 26 e sheh këtë nderim si një vlerësim të merituar jo vetëm për autorin, por edhe për letërsinë shqipe në tërësi, duke e parë atë si pjesë të një dialogu të gjerë kulturor ndërkombëtar.

—

Forum 26- Akademik Honoris Causa Visar Zhiti – Romë

Filed Under: Analiza

REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA

April 20, 2026 by s p

Nga një perspektivë analitike dhe retorike, mund të thuhet se ekziston një vijimësi e qartë ndërmjet strategjisë së delegacionit shqiptar të vitit 1924 dhe zhvillimeve bashkëkohore. Në të dy rastet, thelbi i suksesit qëndron në ndërveprimin midis tri elementeve: vetëdijes dhe artikulimit të komunitetit, angazhimit të shtetit amë dhe mbështetjes së faktorëve ndërkombëtarë.

Nga Prof.dr Skender Asani

Në një lexim të integruar historiko-komparativ, zhvillimet që shtrihen nga viti 1924 deri në realitetin bashkëkohor në Maqedoninë e Veriut nuk paraqiten si episode të shkëputura, por si pjesë e një vije të vazhdueshme strategjike, ku ndërthuren artikulimi qytetar, ndërhyrja diplomatike dhe instrumentalizimi i normave ndërkombëtare për të garantuar të drejtat gjuhësore të shqiptarëve. Në këtë kuptim, veprimi i delegacionit të Ministrisë së Arsimit të shtetit shqiptar në konferencën e arsimtarëve në Shkup më 1924 duhet të lexohet jo thjesht si një akt i përfaqësimit institucional, por si një projekt i mirëkalkuluar diplomatik, i ndërtuar mbi një logjikë të dyfishtë: nxitjen e iniciativës nga poshtë dhe legjitimimin e ndërhyrjes nga lart.

Dy kërkesat themelore të artikuluara nga ky delegacion, përdorimi i abetares kombëtare dhe nevoja që iniciativa për hapjen e shkollave shqipe të buronte nga vetë popullata shqiptare nuk përbënin thjesht kërkesa arsimore, por një doktrinë të hershme të veprimit politiko-diplomatik. Në thelb, synimi ishte që përmes aktivizimit të vetëdijes kolektive të komunitetit shqiptar të krijohej një bazë legjitimiteti, mbi të cilën shteti shqiptar do të mund të ndërhynte në mekanizmat ndërkombëtarë, duke iu referuar konventave të kohës për të drejtat e pakicave dhe duke ushtruar presion ndaj Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare. Kjo strategji përfaqësonte një formë të sofistikuar të diplomacisë indirekte, ku artikulimi i kërkesës nga komuniteti shndërrohej në instrument juridik dhe politik për ndërkombëtarizimin e çështjes.

Një shekull më pas, kjo logjikë shfaqet me një koherencë të habitshme në realitetin e marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe shtetit shqiptar. Rasti i abetares mbarëkombëtare përbën një ilustrim domethënës të kësaj vazhdimësie historike. Në këtë kuadër, pranimi i donacionit nga ana ime në cilësinë e drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve përfaqësonte jo vetëm një akt institucional, por edhe një angazhim të drejtpërdrejtë për funksionalizimin e kësaj nisme në përputhje me standardet ligjore dhe administrative. Pranimi i një donacioni me abetare dhe sigurimi i të gjitha procedurave institucionale për shpërndarjen e tyre dëshmonte se në planin formal dhe juridik ekzistonin kushtet për realizimin e një të drejte elementare. Megjithatë, mungesa e momentit politik dhe zvarritja nga faktorët e brendshëm politikë e mbajtën këtë proces të bllokuar, duke e rikthyer çështjen në një dimension që tejkalon teknikën dhe hyn në sferën e vullnetit politik.

Kthesa ndodhi në momentin kur ndërhyrja diplomatike u ndërthur me vullnetin për veprim konkret. Angazhimi i ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, për të mundësuar shpërndarjen e abetares në fillim të vitit shkollor, jo vetëm që materializoi një kërkesë të kahershme, por edhe krijoi një përkim simbolik me njëqindvjetorin e iniciativës së vitit 1924. Ky akt nuk duhet parë thjesht si një sukses administrativ, por si realizim i vonuar i një projekti historik, që dëshmon se kur bashkohen iniciativa institucionale, mbështetja diplomatike dhe një momentum i favorshëm politik, kërkesat e pezulluara mund të marrin formë konkrete.

Paralelisht, dimensioni i dytë i strategjisë së vitit 1924, artikulimi i kërkesës për arsimim në gjuhën shqipe nga vetë komuniteti gjen reflektim të drejtpërdrejtë në mobilizimin bashkëkohor studentor. Protestat e studentëve për të zhvilluar provimet e jurisprudencës në gjuhën shqipe përbëjnë një akt të qartë të ushtrimit të një të drejte kushtetuese të garantuar nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, por të lënë për një kohë të gjatë në gjendje pasive. Në këtë rast, studentët jo vetëm që artikuluan kërkesën, por e transformuan atë në një çështje me rezonancë të gjerë shoqërore dhe ndërkombëtare.

Kjo ndërhyrje nga poshtë krijoi pikërisht atë hapësirë që kishte parashikuar doktrina e vitit 1924: një moment ku kërkesa e artikuluar nga komuniteti mund të mbështetet nga faktori shtetëror dhe ai ndërkombëtar. Angazhimi i ambasadorit shqiptar dhe deklaratat mbështetëse të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe aktorëve të tjerë diplomatikë në Shkup e shndërruan këtë kërkesë në një çështje të legjitimuar ndërkombëtarisht, duke ushtruar presion mbi institucionet shtetërore për respektimin e standardeve të përcaktuara në marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare.

Në kontrast me këtë zhvillim, dinamika e brendshme politike shqiptare në vend shpesh është karakterizuar nga fragmentim dhe përplasje sterile, të cilat kanë kontribuar në krijimin e një “labirinti politik”, ku çështjet thelbësore kombëtare janë zvarritur dhe relativizuar. Kjo situatë ka krijuar një vakuum që është shfrytëzuar nga qeverisja për të avancuar politika që, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, cenojnë standardet e arritura, përfshirë edhe përdorimin institucional të gjuhës shqipe, të garantuar nga Marrëveshja e Ohrit. Në këtë prizëm, reagimi i vonuar i faktorit kombëtar dhe ndërkombëtar nuk duhet parë si mungesë vullneti, por si pasojë e mungesës së një kërkese të qartë dhe të artikuluar nga vetë përfaqësuesit politikë dhe shoqërorë shqiptarë.

Pikërisht këtu qëndron rëndësia paradigmatike e protestave studentore: ato jo vetëm që rikthyen në qendër të vëmendjes një të drejtë të nënshfrytëzuar, por edhe çelën mundësinë për riaktivizimin e mekanizmave të mbështetjes ndërkombëtare. Në këtë kuptim, ato përbëjnë jo vetëm një reagim ndaj një padrejtësie konkrete, por një akt që ndërlidh drejtpërdrejt të kaluarën me të tashmen, duke materializuar një aksiomë historike: të drejtat që nuk artikulohen mbeten të pazbatueshme, ndërsa ato që artikulohen me qartësi dhe këmbëngulje shndërrohen në instrumente efektive të veprimit politik dhe diplomatik.

Në përfundim, nga një perspektivë analitike dhe retorike, mund të thuhet se ekziston një vijimësi e qartë ndërmjet strategjisë së delegacionit shqiptar të vitit 1924 dhe zhvillimeve bashkëkohore. Në të dy rastet, thelbi i suksesit qëndron në ndërveprimin midis tri elementeve: vetëdijes dhe artikulimit të komunitetit, angazhimit të shtetit amë dhe mbështetjes së faktorëve ndërkombëtarë. Historia, në këtë kuptim, nuk është thjesht një arkiv i së kaluarës, por një manual veprimi: një dëshmi se vetëm përmes artikulimit të qartë të kërkesave dhe koordinimit të faktorëve përkatës mund të sigurohet jo vetëm njohja, por edhe zbatimi real i të drejtave gjuhësore.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 1010
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “SOUNDS OF ALBANIA”, NGA PREZANTIMI DINJITOZ I KULTURËS SHQIPTARE TE NDËRTIMI I URAVE ME PUBLIKUN AMERIKAN
  • Nga “Kombi”, tek Kombi – 120 vjetori i shtypit të shkruar shqiptar në SHBA 1906-1926
  • E mbështes fuqishëm dhe e mirëpres projektligjin dypartiak ‘SRBIJA Act’ të prezantuar nga kongresmenët Joe Wilson dhe Bill Keating
  • KOSOVA NË SYRIN E SHQIPONJËS
  • The Final Chapter of the “Butcher of Bosnia”
  • Dritë jeshile drejt kujdesit onkologjik të personalizuar: Vaksina e parë e kancerit me mRNA kalon Fazën 3
  • 35 –VJET TRANZICION: SHQIPËRIA ENDE NUK ËSHTË PËRBALLUR ME TË KALUARËN KOMUNISTE
  • Në Kullën e Ilaz Kodrës
  • At Zef Pllumi, simboli i dijes, qëndresës dhe kujtesës
  • Konispoli, dy betejat historike për zemrën e Çamërisë
  • “Të lexosh një vepër të letërsisë së mëhershme shqipe: grishje receptimi ndaj një brendie të përveçme tekstore”
  • KOSOVA NUK KA KOHË PËR TË HUMBUR
  • VATRA NË DEPARTAMENTIN AMERIKAN TË SHTETIT — SHQIPËRIA, KOSOVA DHE INTERESAT KOMBËTARE SHQIPTARE NË QENDËR TË DISKUTIMEVE
  • Akademik Hasan Kaleshi dhe Akademik Feti Mehdiu
  • SHUHET PATRIOTI TOM TOMAJ, VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT