• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GATIMET ME MIELL GRURI, USHQIMI BAZIK I SHQIPTAREVE

October 18, 2019 by dgreca


“Punoni o këmbë e duar/
Të hani bukë e lakruar”- Populli/


Nga Kostandin Mosko-Boston/ Në menutë shqiptare çdo gjë mund të ndryshojë, vetëm buka jo. Ky asortiment bazik, ka mbetur i njëjtë, përditë e për çdo vakt, për mijëra vjet me radhë. Shqiptarët kur ulen të konsumojnë ndonjë ushqim thonë: “do të hamë bukë”, ose “u shtrua buka”. Në shekuj buka konsiderohej e shenjtë. Nuk duhej të shpërdorohej, të lozje me të, ta hidhje poshtë, apo më keq, ta shkelje me këmbë, sepse “ishte gjynah nga Zoti”. Mbeturinat e bukës përdoreshin ushqim për bagëtinë, apo shpendët shtëpijake. Asnjë thërrime nuk duhet të shkonte kot. Sofra nuk duhej të mbetej zbrazët, pa një fetë bukë edhe kur të ngrënët kishte përfunduar. Betimi më i zakonshëm ishte: “për këtë bukë”, ose “më zëntë buka sytë”, “betohem për bukën që hamë”. “Bukë e krypë e zemër, mirëseardhe”, i thuhej mikut në hyrje të shtëpisë.  Gjithashtu edhe mallkimi më i rëndë për shqiptarët ka qenë: “Të zëntë buka grykën, apo sytë”, etj. Ky respekt dhe vlerësim i trashëguar brez pas brezi, ishe ngulitur thellë në ndërgjegjen e çdo individi, sepse buka ishte jetike, sigurohej me shumë vështirësi e mundime.    Sipas burimeve të shumta historike e arkivore, të shkruara dhe zbulimeve arkeologjike, që në lashtësi, shqiptarët janë shquar për prodhimin e drithërave, sidomos në llojet e gatimit të bukës. Për prodhimin e bukës, në prehistori, sipas historianeve bimorë, epirotët domestikuan lënde valanidhi, një lloj lisi, duke përmiresuar vetitë e tyre ushqyese, por kjo nuk dihet pse nuk u vazhdua më tej, por u ndërpre. Gjatë gërmimeve arkeologjike në fshatin Vashtëmi të Korçës, një ekspeditë shqiptaro-amerikane ka zbuluar se aty ka qenë një nga vendet e para pioniere në Europë ku fshatarët kultivonin drithërat e bukës. Ky zbulim, daton 8600 vjet përpara. (Allen&Gjipali, 2014,2016).  Shqiptarët kanë qenë nga të parët në Evropë edhe për gatimin e bukës, madje ishin ata që e shpërndanë këtë gatim në popujt e tjerë të Europës. Me pushtimin e Ilirisë prej romakëve, shekulli II para Krishtit,  filluan të shfaqen në Romë furrat e bukës. Plutarku shkruan se mbasi në Epir romakët dogjën 70 qytete sollën me vete skllevër për t’u shërbyer në shtëpitë e tyre. Sipas prof. Niko Qafëzezit referuar një studjuesi italian, Pajonët ishin të parët që u mësuan Masapeve teknikën e gatimit të bukës, etj.

            Sundimet e gjata nga okupatorët e huaj, luftrat që nuk kanë reshtur kurrë këto 20 shekujt e fundit, nuk i kanë lënë këta banorë paqësorë të zhvillojnë në qetësi aktivitetet jetësorë. Populli ynë, ashtu, përmes barbarizmave dhe luftrave të gjata, cfilitëse e të pabarabarta, diti si të vazhdonte të prodhojë ushqimin e të mbijetojë, duke refuzuar me armë për të mos u shkulur nga vatrat e tyre. Një pjesë u rrudhën nëpër male. Atje, me shumë durim, punë të mundimshme, shpesh midis gurëve e bokërrimave, mbuallën arat dhe mbijetuan për mijëra vjet. Tokat i mbillnin me drithëra dhe më së shumti me grurë, për të siguruar jetesën e përditëshme. Të parët tanë i quanin ose vetquheshin Arbër, që për disa studjues do të thotë arë-bërës.  Të habit mjeshtëria, finesa dhe prakticiteti i ndërtimit të tarracave me format e tyre të përshtatura estetikishit me mjedisin. Arbërit ashtu siç janë shquar në ndërtimin e banesave, objekteve fortifikuese, ndërtimeve sociale si urat, çesmat dhe ujësjellësit, po aq të talentuar e krijues shfaqen edhe për bërjen e arave në male. Destabilizimet dhe okupimet e bënin të vështirë gjetjen e tregjeve me leverdi, sepse dhe në fusha prodhimi i grurit qe i paktë. Ishte mungesa e nje shteti të mirfilltë shqiptar ku të përfshiheshin të gjitha trojet etnike shqiptare për të pasur një treg të qëndrueshëm e shkëmbime të ndërsjellta. Ndaj prodhimi i grurit fillimisht përbënte një nevojë jetike, ishte një lloj kodi. Me kalimin e një kohe të gjatë kjo u bë edhe traditë. Motoja e këtyre njerëzve punëtorë e paqësorë ishte: “Puno si rob e jeto si zot”.
   Përpara çdo gjëje ishte ushqimi për familjen, buka e përditëshme. Kjo duhej të sigurohej edhe në kushtet e luftrave dhe okupimeve, madje të qe e mirë, e shijshme, e shumëllojëshme. Shqiptarët si mbartës të një civilizimi e qytetërimi të lashtë, kishin kërkesa të larta për ushqimin në vatrat e tyre. U duhej të gatuanin një shumëllojshmëri të madhe bukësh e ushqimesh të tjera me bazë grurin që e prodhonin vetë, të një cilësie të mirë e të kontrolluar. Llojshmëria dhe cilësia e bukëve që ata gatuajnë bëjnë xhelozë edhe sot markatot më të mira të tregëtimit të ushqimeve. Këto nuk bëheshin në njësi të specializuara, por i përgatitnin amvisat nikoqire, fluturat duararta, në shtëpitë e tyre, atje rrëzë shkrepave të maleve, në bazë të një kodi të pashkruar që trasmetohej nga nëna tek e bija, nga vjehrra tek nusja, në mijëra breza.
 Shtepite  e ndërtuara që në vitet 1700, apo edhe më herët, dëshmojnë se secila kishte edhe furrën e vet të bukës për nevojat familjare. Disa shtëpi kishin edhe dy të tilla, një për të pjekur byrekët, qollopitat, birjanët me oriz apo tavat me patate dhe një më të madhe për bukët. Gjatë perandorisë osmane të shumtë qenë ata shqiptarë që ushtronin zanatin e furëxhiut në Stamboll e gjetkë. Këtu në SHBA, në Detroit të Michiganit, unë kam njohur një biznes të tillë. Emigranti lunxhiot, Jani Kardhashi, i emigruar në vitin 1935. Mbasi bëri shërbimin ushtrak në Japoni në vitet 1942-1946, kur u kthye së bashku me lunxhiotin tjetër nga Stegopuli, Petro Boga, hapën një furrë buke për hot dogs dhe hamburger, nga më të mëdhenjtë dhe modernët në shtetin e Michiganit, për kohën dhe llojin e vet. Konkuronin me sukses në atë xhungël biznesesh agresivë. Ata kishin të punësuar deri në 70 punëtorë. Këtë furrë e menaxhuan me sukses për më se 45 vjet, deri në vitin 2000, pastaj e mbyllën pasi kishin arritur moshën 80 vjeçare. Fisi Lena nga fshati Selckë i Gjirokastres, kishin ndërtuar një perandori të tërë me ëmbëltore e restaurante në Stamboll të cilat i shtrinë edhe ne Nju Jork e Nju Xhersi me restorantet Wendy’s. Një biznes i suksesëshm me gatime gjysme te gatëshme me miell gruri, është ngritur e funksionon edhe aktualisht nga familja lunxhiote Kiço Noti në Tiranë. Ky biznes i njohur nën logon “Trahana Lunxhëria” është bërë i njohur tani jo vetem në Shqipëri, por dhe më gjerë. Shembuj të tillë ka plot.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kostandin Mosko- Gatimet shqiptare

Vetëvendosje dhe LDK pajtohen për krijimin e koalicionit qeverisës

October 10, 2019 by dgreca

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pas një takimi të mbajtur të enjten janë pajtuar për fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 6 tetor në Kosovë.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se janë pajtuar që të qeverisin bashkë me LDK-në.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë shumë të larta. Pa humbur kohë ne kemi filluar bisedimet duke nisur me idenë e përbashkët për një qeveri sa më efikase dhe një shtet sa më të fuqishëm, synimi jonë është që t’i dalim zot nevojave të qytetarëve dhe ta orientojmë shtetin nga drejtësia, zhvillimi”, tha Kurti.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, tha se te dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë.

“Sapo zhvilluam takimin tonë të parë me LVV-në për të diskutuar mundësitë e bashkë qeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve jo të detajeve më e rëndësishmja është se të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë dhe vullnetin e mirë për të punuar në interes të qytetarëve”, tha Osmani.

Ajo ka shtuar se do të presin numërimin edhe të votave me postë, votave me kusht para arritjes së një marrëveshje finale.

Gjatë këtij takimi, Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se është diskutuar sa i përket reduktimit të numrit të ministrive dhe zëvendësministrave. Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se do të krijohen grupet punuese të të dyjave partive për të diskutuar detajet dhe për të harmonizuar programet.

Në takim ishte i pranishëm edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se do të punojnë për përafrimin e objektivave qeverisëse.

“Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri. Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së”, tha Mustafa.

Të nderuar qytetarë
U takuam sot me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, diskutuam mundësitë e bashkëqeverisjes, LDK- VV, si dy subjekte që dolën fituese në këto zgjedhje. 
Në ditët në vijim do të punojmë në përafrimin e objektivave qeverisëse, ndërkaq pasi të përfundojë krejtësisht procesi i numërimit të të gjitha votave dhe të dihet subjekti i parë, do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje për mënyrën e participimit në Qeveri. 
Vendimin përfundimtar për bashkëqeverisje do ta marrin organet përgjegjëse të LDK-së. IM

Para nisjes së këtij takimi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në bazë të rezultatit të zgjedhjeve pritet të jetë mandatari i ardhshëm për kryeministër të Kosovës ka thënë para medieve se ky është fillimi i qeverisë së re.“Ky është fillimi i Qeverisë së re, po punojmë për koalicion qeveritar që do ta çkapë shtetin nga e keqja”, tha Kurti.

Në zgjedhjet e fundit, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani janë parë si dy figurat kryesore për pozitën e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës. Ndërkaq, tani rezultati preliminar zgjedhor e favorizon për kryeministër liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Ndryshe nga e kaluara, kur pas zgjedhjeve parlamentare ishin shënuar vonesa të theksuara në konstituimin e institucioneve qendrore, duke iu referuar zgjedhjeve të fundit të 6 tetorit, analistët politikë në Prishtinë nuk parashikojnë se do të ketë vonesa të mëdha.

Filed Under: Ekonomi, Featured Tagged With: Albin Kurti- Vjosa Osmani- Gati marreveshja

Shkolla Shqipe “Vatra” Tampa Bay Hapet me 12 Tetor !

September 23, 2019 by dgreca

Shkolla shqipe që funksionon nën kujdesin e degës së VATRËS në Tumpa Bay, njofton komunitetin në Tampa Bay-Clearwater, se shkolla për fillimin e vitit te ri  shkollor 2019-2020, hapet në datën 12 tetor ora 3 pasdite.

Ashtu si vitet e kaluar nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën e bukur Shqipe, kulturë, tradita dhe histori shqiptare.Kush ka dëshirë t’i sjelli fëmijtë e tyre nga mosha 7 deri në 15 vjec janë të mirpritur

Ju lutem kontaktoni në këta numura tel :
Isuf Spahia 727-4596713
Mimoza Traga 727 -276 5091
Adressa e Shkollës Shqipe
1200 S Keene Rd
Clearwater FL 33756

Filed Under: Ekonomi, Opinion Tagged With: Shkolla Shqipe-Tampa Bay-Mimoza Traga-Isuf Spahia

Festa e rrushit : Verë dhe këngë….

September 17, 2019 by dgreca

Nga Berati Sulo Gozhina/

BERAT – Për të kaluar disa orë në shoqërinë e njeri-tjetrit, por dhe për t’ju gëzuar prodhimit të mbarë të rrushit e më pas të prodhimit të verës, familja Çobo, ka organizuar në ambjetet e jashtme të kantinës së sa,j festën e vjeljes së rrushit në vreshtat e tyre. Është i trembëdhjeti vit që festa e vjeljes së rrushit në Berat organizohet nga pronarët e prodhimit të verës “Çobo” dhe që vijon të bashkojë prodhuesit e verës të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, por dhe më gjerë. Një festë popullore, ku  në qendër të vëmendjes  është vielja e rrushit dhe e prodhimit të verës, e cila këtë vit mbledhur në mbrëmje e 14 shtatorit 2019, ministra, deputet e politikan të, të gjitha niveleve, pushtetar lokal, prodhues agrobujqësor, fermer si dhe banorë të qytetit e të rrethinave pranë kantinës Çobo në bashkinë Ura Vajgurore dhe sipërherë të pranishëm edhe përfaqësuesit e mediave lokale e asaj kombëtare, gazetar etj. Ky vit ka shënuar trembëdhjet vjetorin e kësaj feste, e cila është shndërruar tashmë në një traditë, organizimi i saj nga familja Çobo, pranë kantinës me të njëtin emër në njësinë administrative Poshnje, bashkia Ura vajgurore e Qarkut të Beratit. Orkestra popullore me melodi  popullore ka nisur festën, në fillim vjelja e rrushit në vreshtat pranë kantinës, sezon i cili i hap rrugën më pas proçesit të degustimit të verës. Më pas për të kaluar disa orë në shoqërinë e njeri-tjetrit, por dhe për t’ju gëzuar prodhimit të mbarë të rrushit e më pas të prodhimit të verës, familja Çobo, ka organizuar në kantinën e saj festën e vjeljes së rrushit në vreshtat e tyre. Nga ana tjetër pjesëmarësit në festë do të shijojn verë dhe kënaqen me këngët e Eli Fara, pra verë dhe këngë, kjo ndodh vetën në kantinën “Çobo”. Ministër i Turizmit dhe Mjedisit , Blendi Klosi e cilësoi eventin si një kënaqësi mjaft të veçantë pjesëmarrjen në këtë festë, jo vetëm të tijën por edhe të të gjith pjesëmarsëve në të. Ndërsa deputeti Fadil Nasufi tha se mbremëja e sotme është një festë shumë e bukur këtu në këntinën Çobo që gjej rastin ti uroj prodhime dhe tregtim të mbarë të prodhimeve të verës mbrenda dhe jasht vendin. Duket se kënga, deja nga vera si dhe valet popullore që nuk kanë të sosur kanë pushtuar dhe future nën efektin e tyre edhe krejt zonën për rreth, kjo duket qarët nga dritaret e shtëpive përreth kantinës ku banorët që zgjuhen nga gjumi deri pas mesnate ndezin shikojnë dhe më pas fikin sërisht dritat, ndonse areja ska të mbaruar.

Ministri Klosi – “Është kënaqësi e veçantë që të jemi këtu sëbashku me njerëzit e punës, sëbashku me shumë kolegë për festimin e një tradite të vjetër dhe të re. Të vjetër  për vitet që kantina ka, që prodhon këtë verë kaq shumë cilësore, por dhe në kuadrin e kushteve të Shqipërisë është një traditë e re që ka filluar me prodhime kaq cilësore verërash. Familja Çobo jo vetëm që na ofron një cilësi të lartë dhe kualitet të shkëlqyer të verës që prodhon, por është një nga ato familje që mundëson punësimin e dhjetra familjeve të tjera të zonës, krijon gjithashtu kushtet që shumë fermerë të kësaj zone të prodhojnë dhe të tregëtojën me cilësi shumë të lartë, prodhimet e tyre, në këtë rast kryesisht rrushin. Është kënaqësi e veçantë që fermerët e kësaj zone por dhe më gjerë i janë rikthyer tokës dhe kanë filluar të prodhojnë me cilësi të larët prodhimet e tyre duke u bërë konkurent në tregunë e brendëshëm të vendi tonë dhe në atë jasht tij. Ndërsa mbremëja e sotme është një festë shumë e bukur këtu në këntinën Çobo që gjej rastin ti uroj prodhime dhe tregtim të mbarë të prodhimeve të verës mbrenda dhe jasht vendin,” tha ai.

Fadil Nasufi – Evente të tilla veç anës fetive që na krijojnë organizatorët e saj, ka dhe një tjetër qellim, pasi pjesmarësit në vite, bëhen edhe përçuesit e një reklame që më pas prodhuesit e verës konkurojn me cilësin e tyre në tregun që kërkon të tilla prodhime. E kush mundet ta bëjë më mirë këtë reklamë veç pjesmarësve që janë trupit diplomatik, ambasadorë,  politikanë, media e shkruar dhe ajo vizive etj. Ana tjetër e këtij eventi dhe pjesmarja e banorve dhe fermerve të zonën në këtë festë më pas do të motivoj edhe më shumë këta të fundit në rritjen e prodhimit dhe të cilësisë së tij. Në këto raste për fermerët nuk do të mungoj edhe suvecionimet në buqësi e më gjerë. Festa e verës e shoqëruar edhe me këtë atmosferë tregon se njerzit janë të motivuar edhe për evente të tilla.

Muharem Çobo – Pronari i kantinës Çobo mes të tjerave tha se këtë vit do të dal në treg vera e shendeverë, e cila do të ketë shumë vite më pas emërtimin e saj, në çdo gjuhë të botës ashtu si dhe verërat e tjera që prodhojm në këtë kantinë dhe që tashëm kanë pushtuar tregun vendas dhe atë të huaj. Në vijim të fjalës së tij Çobo citoj: “Është viti i 13-të që ne organizojmë festën e vjeljes së rrushit e më pas në këtë mbremje festive shijojmë shijen e mbrekullueshme të verës dhe këngënt e këngëtares Eli Fara. Festat popullore kanë ritualet e tyre, por ne herë pas here përpiqemi që të fusim ndonjë element të ri. Si dhe përmenda pak më larët këtë vit kemi marrë një nga këngëtaret më elitare, Eli Fara këngëtarja nga qyteti i serenatave. Ashtu si dhe kemi premtuar edhe më parë që cilësia e verërave tonë të shumë llojshme dhe me një cilësi brilante do të pushtonte thujase të gjitha tregjet europiane e më gjerë deri në Amerikën e largët .” tha ai.   

Të veçantat e festës – Këtë vit festa kishte disa të veçanta, por më e veçanta ishte se merte pjesë këngëtarja Eli Fara e ardhur enkas nga qyteti serenatave, e cila për gjatë festën këndoj këngë popullore të Shqipërisë së jugut dhe asaj popullore korçare. Por ajo që ra në sy për të gjith pjesmarësit ishte se atmosfera e kësja feste këtë vit zgjati deri në orët e para të mëngjesit. Ndërsa vera e konsumuar në këtë natë ishte më shumë se vitet e tjera dhe që për prodhuesit Çobo ishte një kënaqësi e vaçant. Tjetër e veçantë e po këtij eventi ishte se edhe ndarja e çmimeve nga juria u shoqërua me një shpërblim më shumë se çdo viti tjetër, këtë viti çmimet u shpërblyen duke u shoqëruar me nga dy e tre shishe verë të prodhimit,  “E kuqja e Beratit”, “E bardha e Beratit”, “Sheshi zi”, “Sheshi bardhë”, dhe të veçantat, “E bardha e Beratit” si dhe “Shendeverë”, simboli i çmimeve ishte “Kupa” e cila u shoqërua edhe kjo me një shpërmblinm me shishe vere. Po kështu vlen të përmendet se të gjitha pjesmarëset në grupet konkuruese në shqypjen e rrushit në kadishte u shpërmbluen me shishe vere e cila krijoi dhe një atmosfhere të kënaqëshme për të gjithë pjesmarësit.   

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Sulo Gozhina-Festa e Rrushit-Cobo

VATRA KA DY LLOJ KUNDERSHTARËSH…

September 17, 2019 by dgreca


– Kundërshtarët e Vatrës ndahen në dy kategori:Në kundërshtarë të verbër, dhe në kundërshtarë me sy…

NGA FAIK KONICA*/Vatra me veprimet e saj fitoi shumë miq po dhe armiq e kundërshtarë. Ajo mbajti udhën e drejtë dhe hoqi pas gjithë ata që e panë dhe e kuptuan, gjithë ata që muarën dritë prej saj; të tjerët, ata të drizave dhe të ferrave, e panë me sy shtrembur, e ndoqën dhe po e lëftojnë.

       Kundërshtarët e Vatrës ndahen në dy kategori:Në kundërshtarë të verbër, dhe në kundërshtarë me sy. Të parët e kundërshtojnë Federatën tonë se drita e syrit të tyre është shumë e shkurtër dhe mendja aq e ngushtë dhe e pagdhendur sa nuk ndajnë dot të bardhën nga e zeza. Këta nuk janë të rrezikshëm dhe për këta ka shpresë shërimi. Koha dhe pak veprim i sjellin në udhë të drejtë.

       “Ata me sy” janë të rrezikshëm dhe këtyre duhet t’u verë fre Kuvendi i pritëm, se këta janë të rrezikshëm, këta e kanë ndaluar dhe e pengojnë edhe sot e kësaj dite Federatën tonë. Përapara dhe pas cdo Kuvendi keni dëgjuar ankime, qortime, dhe grindje; përpara çdo Kuvendi ju ka rënë në dorë ndonjë gazetë a ndonjë qarkore. Që të gjitha, vit pas viti, drejtohen kundër zyrtarëve të Federatës, cilëtdo qofshin. Dhe çudia ka qenë që këto sharje e grindje kanë dalë gjithnjë prej një burimi….

       Prej këtyre, mjerisht ka dhe disa që për arsyet e tyre, janë dhe anëtarë të VATRËS dhe e lëftojnë Federatën që përbrenda mureve të saj.Nga këta gjemba me helm duhet të qërohet Federata.Ne duam që të kemi një shoqëri të paqme, e cila të përparojë e të mund të arrijë qëllimet e saj të shenjta.

  • Cilët janë këta?- do të pyesni.
  • Më të shumtit i dini; të paktit, ata që lehin prapa gardhit dhe nuk guxojnë të tregojnë turirin veçse kur shtërngohen, do t’i mësoni posa të shkelni në Kuvend.
  • Me këta antivatranë, me ata me sy, me ata që dijnë që bëjnë keq- po bashkëpunon sot propaganda e Dudumëve kundër VATRËS!

Dhe ky fakt i bën ata ca më të rrezikshëm.

Zotërinj, Mjaft!Mjaft hoqi Vatra nga grindavecët e përhershëm. Sot është koha që të shtihemi në gardh të fortë midis vatranëve të vërtetë dhe atyre prej ”balte”!

Me përzjerjen e Pseudopartisë në punët e brendshme të FEDERATËS, Pseudovatranët marrin një faqe tjetër që mund të rrezikojë jetën e Federatës. 

Është pra në dorën tuaj që të qëroni VATRËN nga gjembat e rrezikshëm.

*Titulli origjinal: Duhen qëruar gjembat nga ara- Faik Konica, fjala para Kuvendit të Korrikut 1923, botuar si editorial në Diellin e 1 Korrikut 1923.

Filed Under: Ekonomi, Opinion Tagged With: Faik Konica-Vatra-Kundershtaret

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 160
  • 161
  • 162
  • 163
  • 164
  • …
  • 242
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Teoria Hegemonike e stabilitetit shoqëror dhe iluzioni i diversitetit social
  • Jeta e Shumëfishtë e Odisesë
  • DARDANUS ULPIANUS VËSHTRON ME KEQARDHJE NË BRUKSEL
  • Ultimatumi austro-hungarez dhe tërheqja serbe nga territoret e shtetit shqiptar në vitin 1913
  • Dëshmitë e Agimit Gjeografik: Iliria dhe Hapësira Shqiptare në hartografinë mitike të Antikitetit
  • Kërkohet një Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
  • Mira Murati, krenari për femrat shqiptare
  • Nga Cancuni në Zvernec e Sazan
  • Senator Bob Dole, një përkujtim e mirënjohje në ditëlindjen e tij
  • PASLUFTAT E MIA
  • Shqiptarët mahnitës në pikturat e ushtarak austriakut, Rudolf Otto von Ottenfeld
  • Shoqata Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” – Filadelfia ju fton në Festivalin e Dytë të Ushqimit Shqiptar
  • Më 23 korrik kujtojmë përvjetorin e lindjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi XI-Albani
  • Politika në trojet shqiptare
  • Institucionet shtetërore të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT