• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-TC Kosova e Re iu prezantohet kompanive botërore

December 10, 2015 by dgreca

-Të gjitha kompanive i është prezantuar projekti i Termocentralit Kosova e Re dhe fazat e ardhshme të tij, pas shpalljes ofertues i preferuar kompaninë amerikane Contour Global në cilësinë e investitorit dhe operuesit të projektit/
10 dhjetor 2015/Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci së bashku me ekipin e Njësisë për Implementimin e Projektit  Termocentrali ‘Kosova e Re’ dhe këshilltarët strategjikë nga IFC po merr pjesë ekspozitën më të madhe në botë për industrinë e energjisë “POWER – GEN” që mbahet në SHBA, ku prezantohen zhvillimet e fundit të teknologjisë, me theks të veçantë në zgjidhje të reja dhe inovative për të ardhmen e këtij sektori. Në këtë ekspozitë po marrin pjesë rreth 1400 kompani dhe më shumë se 22 mijë pjesëmarrës.Në margjinat e kësaj vizite, delegacioni i udhëhequr nga ministri Stavileci ka takuar dhe kanë biseduar me përfaqësuesit e kompanive me renome botërore siç janë: GE, Mitsubishi Hitachi, Siemens, Doosan, Babcock & Wilcox, Toshiba, Foster Wheeler, Bechtel etj.
Të gjitha kompanive i është prezantuar projekti i Termocentralit Kosova e Re dhe fazat e ardhshme të tij, pas shpalljes ofertues i preferuar kompaninë amerikane Contour Global në cilësinë e investitorit dhe operuesit të projektit.
Kompanitë e lartpërmendura kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e procesit të ndërtimit, duke ofruar zgjidhjet më të mira teknologjike që kanë në posedim, e që u prezantuan edhe gjatë kësaj ngjarjeje.
Ndryshe, involvimi i këtyre investitorëve potencialë  në projektet e vendit do të hapte një kapitull të ri në zhvillimin e fushës së energjisë, por edhe të fushave të tjera me interes të madh për ekonominë e Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosova e Re, SHBA

Kosova në rrjetin hekurudhor evropian “Route 10”

December 7, 2015 by dgreca

-Marrëveshja kredi  në vlerë prej 42 milionë euro për modernizimin pjesës së Kosovës në rrjetin hekurudhor evropian “Route 10” do të nënshkruhet nesër nga  ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bankës Evropiane të Investimeve Romualdo Massa Bernucci/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 7 Dhjetor 2015/ Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane e Investimeve do të financojnë modernizimin e hekurudhës së Kosovës me 82 milionë euro fillimisht.Një marrëveshje kredie prej 42 milionë euro për modernizimin pjesës së Kosovës në rrjetin hekurudhor evropian “Route 10” do të nënshkruhet të marten, në 8 dhjetor, nga Banka Evropiane për Investime (BEI) dhe qeveria e Kosovës.Në të njëjtën kohë, BE-ja do të mbështesë fillimisht këtë projekt me një grant prej 40 milionë eurosh për përgatitjen dhe zbatimin e projektit. Ky projekt do të integrojë rrjetin hekurudhor të Kosovës në korridorin Orient/Lindja-Mesdhetare, duke lidhur Ballkanin Perëndimor me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë, si pjesë e Korridoreve të Rrjetit Kryesor të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit.Në ambientet e qeverisë së Kosovës, Ceremona e nënshkrimit mes Romualdo Massa Bernucci, Zëvendës i Drejtorit të Përgjithshëm të BEI dhe ministrit kosovar të Financave¸ Avdullah Hoti,  që do të përcillet me deklarata të shkurtëra.Në këtë ceremoni do të merr pjesë edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian / përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.Në prill 2015, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur një marrëveshje për rrjetin kryesor të transportit dhe në qershor 2015 kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e tre korridoreve kryesore të Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit për në Ballkanin Perëndimor. Ato kanë identifikuar projektet prioritare përgjatë seksioneve të këtyre korridoreve që do të implementohen deri më 2020.Në BE, rrjeti kryesor lidh të gjitha kryeqytetet e BE-së, qendrat ekonomike kryesore dhe portet më të mëdha. Zgjerimi i korridoreve të rrjetit kryesor për në Ballkanin Perëndimor mundëson përshpejtimin e reformave politike dhe rregullative, derisa përpjekjet dhe investimet e shtuara për korridoret kryesore dhe ndërlidhjet sigurojnë integrim më të afërt me BE-në. Ato gjithashtu sigurojnë bazën për investim leverazhi në infrastrukturë, si mbështetja e BE-së përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe mjetit për lidhjen e Evropës “Connecting Europe Facility”.

Filed Under: Ekonomi, Rajon Tagged With: “Route 10”, Behlul Jashari, kosova, në rrjetin hekurudhor evropian

Banka Amerikane e Investimeve, pjesë e grupit NCH Capital, hyn në Shqipëri

December 5, 2015 by dgreca

Rrjetit bankar shqiptar i është shtuar edhe një tjetër bankë. Banka Amerikane e Investimeve është pjesë e grupit të menaxhuar nga NCH Capital, një investitor amerikan me qendër në Nju Jork dhe me investime globale mbi 3.4 miliardë dollarë në Rusi, Europën Lindore dhe Brazil.  Në ceremoninë e inaugurimit ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. “Ky investim do të jetë një nxitës i fortë i kreditimit dhe e kthen bankën e sapoliçencuar në një shembull tërheqës për investitorët, që do të nxisë pastaj të tjerët të ndjekin të njëjtën rrugë”, ka deklaruar Rama. Ndërsa guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është shprehur: “Ne si Bankë e Shqipërisë kemi vlerësuar dhe gjykuar për biznes planin e Bankës Amerikane të Investimeve, biznes-plan, i cili do të kontribuojë në ekonominë shqiptare dhe do të rrisë më tepër stekën dhe kontributin, si në aspektin e financimit, kreditimit, ashtu edhe në aspektin e shërbimeve bankare dhe financiare”.{Sh.Kercelli}

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Banka Amerikane, NCH Capital, shqiperi

Kompania amerikane drejt termocentralit të ri në Kosovë

November 20, 2015 by dgreca

-Nis projekti më i madh në Kosovë, 1 miliard investime, mijëra vende pune/
PRISHTINË, 20 Nëntor 2015/ Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka bërë të ditur se Komiteti Drejtues Projektit TC Kosova e Re ka marrë vendim që kompania amerikane Contour Global të shpallet fitues i preferuar, për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese me kapacitet 500MW, me një investim prej 1 miliard euro, duke arritur të finalizojë një projekt të nisur për më shumë se një dekadë.
Gjatë një konference për shtyp, ministri Stavileci tha se pas negociatave të suksesshme është arritur që IRR të ulet në 21.5% (nga 30% e vlerës së projektit) nga 23-27% sa ishte kërkesa paraprake e ofertuesit dhe shtoi se komponentët kryesore mbi të cilat janë zhvilluar negociatat ishin sigurimi i furnizimit me energji dhe kosto e përballueshme e tarifave të energjisë.
“Çështja e dytë me të cilën jemi dakorduar ka qenë kapaciteti gjenerues prej 500 MW dhe për më tepër kemi bërë disa avancime tjera të konsiderueshme siç është ndikimi në buxhetin e shtetit që do të jetë 0 % dhe shpresojmë që pas përmbylljes finale të këtij projekti t’i sjellim vendit një investim prej rreth 1 miliard euro, ku 30 % e tyre janë nga investitori privat, që do të jetë investimi më i madh në vendin tonë”, tha Stavileci.
Kreu i MZHE-së bëri të ditur se kjo njësi gjeneruese do ta ketë efiçiencën 40%, që është 3% më e lartë se sa ka qenë plani fillestar dhe i adreson në mënyrën më të mirë të mundshme problemet mjedisore dhe potencoi se janë arritur të gjitha synimet për të pasur një projekt brenda të gjitha standardeve të pranueshme, që do të fillojë t’i jap frymë ekonomisë së vendit tonë.
Sipas Stavilecit, faza e negocimit të marrëveshjeve të tjera deri në përmbylljen e marrëveshjes komerciale do të marrë një kohë prej 4-6 muaj, e cila do të pasohet nga faza e përgatitjes së pakos tenderuese për ndërtimin e termocentralit, dhe sipas planifikimit në fund të vitit 2016 apo në fillim të vitit 2017 pritet të nis ndërtimi.
Ai më tutje theksoi se ky kapacitet do të zgjidh problemin e energjisë në masë të madhe, ndërsa pritet të përfundojë nga fundi i vitit 2021 apo fillimi i vitit 2022, me çka është e lidhur edhe dekomisionimi i TC Kosova A.
Ministri nënvizoi se ky investim pritet të hapë mijëra vende pune dhe përçon një mesazh shumë të mirë edhe te investitorët e tjerë edhe te organizatat e tjera që janë partnere si Banka Botërore edhe organizatat e tjera ndërkombëtare financiare, të cilat e kanë pritur me padurim përmbylljen e suksesshme të kësaj faze, të këtij projekti vital për shtetin e Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: drejt termocentralit të ri, Kompania amerikane, ne Kosove

Kosovë-Investitorë nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar

November 11, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 11 Nëntor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim përfaqësues të kompanisë amerikane “Stone Alliance”, të udhëhequr nga ish-gjenerali Michael Berbero, si dhe përfaqësues të kompanisë nga Londra, “Fox Marble”.
Kryeministri Mustafa, i njoftoi investitorët lidhur me lehtësirat fiskale që janë ndërmarrë gjatë vitit 2015, të cilat e kanë lehtësuar ndjeshëm të bërit biznes në Kosovë dhe po ashtu, i njoftoi lidhur me përmirësimin e vazhdueshëm të ambientit të të bërit biznes, që po e karakterizon ekonominë kosovare.
Gjatë takimit, investitorët potencialë në industrinë e mermerit, shprehën interesimin e tyre që të lëvizin shumë shpejt me investime prej mbi 100 milionë eurosh në Kosovë, investime këto që do të krijonin nga 2000 deri në 3000 vende të punës.
Kryeministri Isa Mustafa shprehu përkrahjen e plotë të qeverisë së Kosovës për këtë projekt, duke i njoftuar edhe me përmbajtjen e përgjithshme të Ligjit për Investime Strategjike, i cili siguron kushte të nevojshme që të krijohet hapësirë për investime dhe gjenerim të vendeve të reja të punës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosovë-Investitorë, Mbretëria e Bashkuar, nga SHBA-të dhe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 219
  • 220
  • 221
  • 222
  • 223
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten
  • SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin
  • “Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë
  • Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar
  • EDITORI I DIELLIT DR. ATHANAS GEGAJ, PERSONALITET I VATRËS E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes
  • FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË
  • Refat Gurrazezi, djaloshi nga Skrapari që drejtoi në SHBA për 11 vjet gazetën “Dielli” dhe për 14 vjet ishte sekretar i “Vatrës”
  • JAKUP KRASNIQI, MISIONARI I MADH LËVIZJES KOMBËTARE
  • Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës
  • PËR LIBRIN E SHPENDI TOPOLLAJT “KADAREJA I PAVDEKSHËM”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT