• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Zvicër, marrëveshje për sigurime sociale

January 13, 2017 by dgreca

– Qeveria e Kosovës në mbledhjen e dytë në 2017-tën/

-Aprovimi i dy udhëzimeve administrative të parapara me Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, që u ndihmua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, bën kompletimin e legjislacionit të nevojshëm të kësaj fushe dhe rrjedhimisht mundëson fillimin e kompensimit të viktimave të krimit/1 qeveriaPRISHTINË, 13 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria kosovare, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të 127-ën me radhë, të dytën në 2017-tën, ku miratoi Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Konfederatës së Zvicrës dhe Republikës së Kosovës.

2 qeveria5Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se efektet pozitive që do të dalin nga kjo marrëveshje janë të mëdha për qytetarët e Kosovës të cilët kanë punuar dhe punojnë në Zvicër.

“Qytetarëve të dy shteteve do t’u mundësohet lëvizja e lirë që të punojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe të drejta tjera nga fusha e sigurimit social. Në veçanti, me këtë marrëveshje, qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën e Zvicrës do t’iu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtë që pensionin e tyre ta marrin në shtetin e tyre, pra në shtetin e Kosovës. Në bazë të kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet e drejta për t’i bashkuar edhe periudhat kontributive”, ministri Abrashi.

Me miratimin në parim të  kësaj nisme nga qeveria e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si bartëse e këtij procesi në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, sikurse Ministria e Jashtme,  do të angazhohet në negocimin e kësaj marrëveshje duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera të aplikueshme. Miratimi i kësaj nisme e autorizon Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të fillojë menjëherë negocimin e marrëveshjes për sigurime sociale mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, negociata që parashihet të fillojnë javën e ardhshme.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi rëndësinë e kësaj marrëveshje, e cila adreson problemet e qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër.

“Unë e konsideroj se është një hap shumë i rëndësishëm, sepse ka pasë shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën dhe mendoj se është një sukses i qeverisë që ne ta përmbyllim këtë proces tepër të rëndësishëm që drejtpërdrejt adreson problemet e qytetarëve tanë që kanë punuar atje”, tha kryeministri Mustafa.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar edhe dy udhëzime të parapara me Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Udhëzimi Administrativ për Mënyrën e Kompensimit Përfshirë edhe Llogaritjen e Kompensimit për Dëmtimet e Shumëfishta dhe Udhëzimi Administrativ për Regjistrat për Parashtruesit e Kërkesës dhe për Vendimet e Lëshuara rreth Kompensimeve u ndihmuan nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe bënjë kompletimin e legjislacionit të nevojshëm të kësaj fushe dhe rrjedhimisht mundësojnë fillimin e kompensimit të viktimave të krimit.

Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, ka një muaj që vijon punën në vitin e tretë, pas zgjedhjes në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.

Mbledhja e parë e qeverisë së Kosovës drejtuar nga Mustafa është mbajtur në 12 dhjetor 2014, pasi në të  njëjtën ditë u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit. Gjatë vitit 2016  qeveria e Kosovës ka zhvilluar 57 mbledhje të rregullta, së fundi në 30 dhjetor.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Kosovë-Zvicër, marreveshje, për sigurime sociale

NJOFTIM PER KOMUNITETIN SHQIPTAR

January 11, 2017 by dgreca

1 Nene KatrinaNjoftohet komuniteti shqiptar se Gëzim Nika me vëllezërit dhe me famlijen, qesin hatrin për Nënën, Katrinën, e cila ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, në Llugaj, Tropojë, Shqipëri, më 2 Janar 2017.
Hatrin e qesin të Shtunën më 14 Janar 2017, prej orës 10am – 4pm, në “Royal Regency Hotel”, 165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710, Telefoni: (914) 476-6200.

Federata Vatra dhe Gazeta “Dielli” ngushellojne Gezim Niken me vellezer dhe Familje.

Ne Foto: Katrinë Bushgjokaj  23/11/1941 – 2/1/2017/

 

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Gëzim Nika me vëllezërit dhe me famlijen, Katrinën, qesin hatrin për Nënën

Mundësi trajnimi në SHBA, datat kur duhet të aplikoni

January 5, 2017 by dgreca


1-ambasada-amerik
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se, kanë nisur aplikimet për programin veror të shkëmbimit Ben Franklin. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, ambasada e SHBA fton të gjithë të interesuarit që, brenda datës 15 Shkurt të këtij viti të bëjnë aplikimin e tyre. “Aplikimet për vitin 2017, për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin janë hapur. Ju lutem dërgoni me e-mail aplikimin e plotë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, deri më 15 Shkurt 2017. Aplikimet duhet të dërgohen në këtë adresë:-e maili, 
CultureandEducationTirana@state.gov. Programi Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2017, do të zgjasë 4 javë, nga Qershori deri në Korrik 2017, në universitetin Wake Forest në Winston-Salem, North Carolina”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Programi 4-javor, do të akomodojë 55 kandidatë nga mosha 16-18 vjeç. Ky program do të mirëpresë 45 studentë evropianë dhe 10 amerikanë. Aktivitetet e këtij programi përfshijnë diskutime për çështje globale me interes të përbashkët, trajnime mbi lidershipin dhe median, zhvillimin e bashkëpunimit për projekte, shërbim komunitar, udhëtime mësimore dhe planifikim për projektet në vazhdim.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Mundësi trajnimi, ne SHBA

Stefa: Kam strehuar djalin e prokurorit që më dënoi babanë

January 4, 2017 by dgreca

PERSONAZH/ Flet Vitore Stefa Leka “Nënë Lokja”: PERSONAZH/ Flet  Vitore Stefa Leka: – Unë kam strehuar djalin e prokurorit që më dënoi babanë, faji nuk ishte i tij/

-Alarm për gjuhën shqipe, po kaq të shqetësuar dhe arbëreshët e Italisë/

1-violeta-stafaNga Alberet Z.  Zholi/Figura e zonjës së madhe dhe të nderuar, Vitore Stefa Leka, ka vite e vite që është e njohur jo vetëm në atdhe, por në gjithë trevat shqiptare apo në diasporë, në lidhje me veprimtarin e saj humane. Kanë shkruar shumë gazeta për të duke filluar nga viti 1990 pikërisht nga koha që ajo emigroi familjarisht në Itali dhe iu kushtua çështjesh shqiptare duke aktivizuar jo vetëm shqiptar, por dhe të huaj. Këto i kemi lexuar nga intervistat e ndryshme në gazeta që kanë dhënë jo vetëm profesorë, politikanë dhe gazetarë shqiptarë, por edhe të huaj. Vitore Leka Stefa është një nga figurat më të rëndësishme të emigracionit që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Poetja dhe shkrimtarja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, e persekutuar në kohën e diktaturës, pas pushkatimit të të atit, me akuzën “agjent i amerikanëve”, prej kohësh cilësohet si “Nënë Tereza e Tristes”, “Nënë Lokja”, “Nënë Madhja”. Roli i saj human tashmë i ka kapërcyer kufijtë e bamirësisë, duke e kthyer në organizatore të gjithë diasporës shqiptare. Vitore Stefa Leka është një nga personalitetet e Lidhjes Shqiptare në botë, por edhe e autoriteteve italiane. Babai i saj, Kostaq Stefa, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ndërsa vetë ajo, nga ish Presidenti Alfred Moisiu, është dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes, për punën e saj humane dhe veprimtari patriotike, si dhe ka marrë titullin “Qytetare Nderi” e qytetit të lindjes Berat. Në këto 126- vjet emigracion, poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime, në këtë intervistë ka treguar shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe në emigracion.

Ju jeni një ndër gratë më të persekutuara në regjimin komunist. Babai juaj është pushkatuar padrejtësisht. Cili është mendimi juaj për hapjen e dosjeve? A duhet të hapen tani?

Për mendimin tim nuk është koha e përshtatshme ëpr hapjen e dosjeve. Kjo hapje tani pas 26 vitesh do të sjellë shumë pështjellime. Do sjellë pështjellime pasi në këto 26 vjet dosjet ose janë manipuluar, ose janë zhdukur. Pamja tashmë nuk është në kohë dhe nuk do sjellë asgjë në politikën shqiptare. Politikanët apo ata që janë në administratë kanë kohë që I kanë zhdukur të gjitha letrat e tyre diskredituese dhe tashmë janë të qetë në punë  e tyre. Hekuri rrihet sa është I nxehtë thotë populli. Pra dosjet duhej hapeshin në vitet e para të demokracisë që të mos bëhej kjo katrahurë. Hapja e dosjeve në atë kohë do ta kishte bërë që në atë periudhë më të pastër politikën dhe administratën shqiptare. Tashmë kjo shtyrje si në kalendat greke e ka bërë efektin e tyre. Pas 26 vjetësh ata që duhet të marin qoftë dhe një ndëshkim moral janë të mbrojtur, se i kanë pastruar dosjet e tyre. Tani viktimë do të jenë ata që nuk kanë pasur miq që ti pastronin.. Tjetra është se tashmë shumë do hapen plagë të vjetra, plagë që kanë filluar të mbyllen, plagë që nuk duam ti kujtojmë. Unë kam pritur në shtëpi në Trieste djalin e prokurorit që ma ka dënuar babanë dhe e kam falur. Por si unë tashmë ka dhe shumë të tjerë që kanë falur. Jemi në kohën e faljes së madhe, le ti lënë këto dosje të trazuara dhe të falsifikuara të flenë në gjumin e tyre të harresës.

-Ju ishit pjesëtare e Samitit të Diasporës Shqiptare, si do ta cilësonit këtë veprimtari kaq të gjerë?

-Ah, për mua mbetet aktiviteti më me rëndësi në historinë e emigracionit shqiptar. Tashmë dihet që emigracioni shqiptar e ka zanafillën në fund të shekullit të 19 dhe fillim të shekullit ët 20 dhe aktualisht shqiptar gjen në 90 vende të botës. Pra në këto mbi 130 vjet emigracion është i pari Samit që i bashkoi shqiptarët. Kjo ishte një nismë e mirë. Unë rrjedh nga një familje e përndjekur e regjimit komunist ku babai im Kostaq Stefa u dënua nga regjimi për bashkëpunim me amerikanët (!!!!) e pabesueshme për kohën, “agjent i amerikanëve”, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ka kaluar një kalavar vuajtjesh të pa besueshme në atë regjim, por kjo nuk do të thotë të mos i përgjigjesha kërkesëspër të ardhur në Samit. Në këtë aktivitet tre ditor takova aps 26 vjetësh shumë miq dhe mikesha që kisha vite pa I parë. Në këtë Samit ne shkëmbyem mendime, eksperienca, u çmallëm, pamë ndryshimet në Shqipëri. Folëm gjerë dhe gjatë për hallet, problemet që na shqetësojnë në emigracion. Në këtë Samit kishte emigrant nga 40 vende të botës, pra kishte dhe shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Çamërisë, arbëreshë të Italisë, etj.. Pra një Samit me përmasa botërore që nuk ishte imagjinuar kurrë. Kjo ishte një ëndërr që u bë realitet. Ishte një ëndërr mbi një shekullore që u zbatua në mënyrë konkrete. Të gjithë e pamë veten si shqiptarë të një sofre, të një vatre, të një gjaku, të një gjuhe, të një abetareje. Kosovari ndjehej sit ë ishte në Prishtinë dhe të fliste me gjuhën e zemrës për çka I mungon nga trungu amë. Nuk janë pak 1000 emigrantë të mblidhen në Tiranë dhe të japin idenë e bashkimit, të ruajtjes së gjuhës, të mbajtjes së lidhjeve të vazhdueshme me atdheun.

-Ju rrokët paksa gjuhën, sa rrezikohet sot gjuha shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Itali?

Rrezikohet shumë, shumë. Unë kam kohë që punoj me Shoqatat shqiptare në Itali për të ruajtur gjuhën tonë. Sinjalin e parë e kanë dhënë arbëreshët e Italisë. Në një shfaqje që ata dhanë në Teatër bënë thirrje për ndihmë për ruajtjen e gjuhës. Ata e kanë ruajtur plot 600 vjet këtë gjuhë. Pra 600 vjet që e flasin, që e këndojnë që e përcjellin brez pas brezi vetë, si thesarin më të madh shpirtëror. Ata flasin gjuhën e pastër të rilindësve, por globalizmi po bën punën e vet. Fëmijët dhe nipërit e arbëreshëve janë larguar nga shtëpitë në fshatrat arbëreshe dhe kanë shkuar për punë në qytete apo vende të ndryshme. E di sa e dhimbshme është për ta humbja pas 600 vjetësh e gjuhës? Eshtë shumë vrastare se ata e kanë ruajtur për shekuj dhe tashmë po zhduket me vite. Por akoma më shqetësuese është për fëmijët emigrantëve. Aktualisht mësimi i gjuhës tek fëmijët nipërit dhe mbesat tona bëhet në kushtet shtëpiake, pa mësues, pa profesionistë, me abetare të blera në mënyrë individuale. Ambasada po bën punë, por në kuadrin e shpërndarjes së emigrantëve në gjithë territorin italianë akoma më keq dhe në dhe zona rurale. Pra në gjithë këtë shtrirje nuk mundtë bëhet mësim I organizuar, mësim kolektiv. Ne e kemi zgjidhur shumë- shumë pjesërisht nëpërmjet shoqatave që të organizojmë mësime falas, por kjo nuk e zgjidh problemin. Duhet një bashkëpunim emigrant- Shqipëri-Itali.  Është një problem i madh.

-A u politizua ky Samit, a u përdor për suport politik si u cilësua në disa media?

Për mendimin tim drejtpërdrejt nuk u politizua.por indirekt aty ishte qëllimi (është puna e të tjerëve të hamendësojnë apo të hedhin ide). Por unë këtë radhë bashkëbisedova mes  shumë njerëz të një gjaku të një familjeje.

-Po të meta a ka pasur ky Samit?

Pa diskutim shumë të meta. Sigurisht që ka pasur, sigurisht që kamë vënë re dhe të tilla. P.sh kishte zgjatje të disa takimeve jashtë protokollit, tejzgjatje të fjalimeve të disave duke u hequr mundësinë të disa të tjerëve të flasin. Kishte dhe nga ato që ishin menduar në protokoll të diskutonin por për arsye që nuk dihen nuk ju dha fjala. Por më shumë kontestime ka pasur tek dekorimet dhe shpërndarja e diplomave falënderuese. Kishte shumë Shoqata si ajo e Triestes që dhe pse ka qenë shoqata e parë në emigracionin pas 1990 me një aktivitet të madh që nuk mori asnjë vlerësim. Nga ana tjetër u  vlerësuan disa shoqata të reja, pa asnjë aktivitet njohës. Po ashtu pati vlerësime jo realiste për individ të cilët nuk kanë lënë gjurmë në emigracion dhe u lanë në hije shumë të tjerë me një aktivitet të shumë njohur. Ashtu si ka patur të meta në organizimin e vizitave në berat, ku nuk kishte cicerone, nuk kishte një pritje respektuese nga Bashkia, apo një lëvizje korrekte nga drejtuesit e autobusëve. Por këto të meta nuk e zbehin bukurinë dhe rëndësinë e Samitit. Këto të meta duhet të kihen parasysh për një Samit të tillë. Kryesore është që u mbajt një samit i tillë. Kryesore ishte që u mblodhën në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, emigrant nga 40 vende të botës. Kryesore ishte që u thye një heshtje 130-vjeçare e mos takimit të emigrantëve. Si i parë kishte të meta dhe dobësi, por ne le të marrin pozitiven dhe jo negative në këtë Samit. Ndoshta dhe për suport, por….

Filed Under: Emigracion Tagged With: qe denoi babane tim, strehova, te birin e prokurorit, Vitore Stefa

KOMUNITET- NJOFTIM PER TË PAME,8 JANAR 2017

January 3, 2017 by dgreca

1-islam-mushkolajFamilja Mushkolaj në Nju Jork njofton Komunitetin shqiptar në SHBA, miqtë, shokët ,e dashamirët se ditën e Dielë me 8 Janar 2017, nga ora 10 AM deri në 4 PM në Royal Regency Hotel, në adresën 165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY  10710, hapë të Pame, për burra dhe gra, për të dashurin e tyre , Islam Mushkolaj, i cili u nda nga jeta në Nju Jork me 10 dhjetor 2016 dhe u varros në vendlindje. I ndjeri pat lindë me 18 Mars 1950.

Të pikëlluar përjetë e krenarë që e patën: Bashkëshortja Hasimja, djemtë:Mentori, Frashëri,, Ibra, Vehbiu, Nuhiu me familje e kushërinj, nipat Gecaj e Krasniqi si dhe mbarë Familja Mushkolaj dhe farefisi në SHBA e Kosovë.

Telefoni i familjes Mushkolaj 1-914-522-2897

Filed Under: Emigracion Tagged With: 8 JANAR 2017, Islam Mushkolaj, KOMUNITET- NJOFTIM PER TË PAME, te pame

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 187
  • 188
  • 189
  • 190
  • 191
  • …
  • 209
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION
  • Kjo është Demokracia Amerikane
  • PATRIOTI HASAN HYSO ORMENI, KOMANDANTI TRIM I VELÇËS QË SFIDOI PUSHKËT DHE REGJIMET PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE
  • Pse Lidhja e Lezhës dhe Skënderbeu nuk e morën dot qytetin e Danjës?
  • Elis Hyshmeri: “Skulptura, arti që komunikon përmes formës, simbolikës dhe emocionit, pavarësisht gjuhës apo kulturës”
  • Përtej ndryshimeve politike në Uashington: Pse partneriteti shqiptaro-amerikan do të mbetet i palëkundur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT