• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E GJETA”RIVALIN” E MAJAKOVSKIT….

July 20, 2015 by dgreca

Nga Perparim Hysi*/
Më së fundi, e gjeta “rivalin” e Majakovskit. Metafora nuk është imja. Kjo “metaforë” është, pothuaj, mbi dyqind vjeçare dhe është aq e qëlluar, sa qëndron aty në memorien e lexuesëve dhe krijuesëve, si një risi që mbetet jo vetëm aktuale, por dhe e patjetërsueshme me vlerën e një aksiome. Ati shpirtëror i kësaj aksiome, është Zhukovski, ky “mësues” i Pushkinit dhe, veç tjerash, njeriu që i ka dhënë Rusisë,”Iliadën” e Odisenë” të Homerit; Firdusin e plot poetë të tjerë të huaj. Ky, Vasili Andrejeviç Zhukovski, paska thënë: ” Përkthyesi i prozës është skllav dhe i poezisë është rival!”. E tha dhe jo vetëm nuk e ka luajtur topi deri tani, por, siç mendoj, ka thënë fjalë që kanë një vlerë të paluajtshme. Pra, kam të drejtë në nominimin tim, për poetin Faslli Haliti.
Megjithatë, për të qenë më i saktë në nominimin tim, duhet të them që Faslli Haliti nuk është se ka përkthyer vetëm poetin Majakovski, por një antologji të tërë me poetë që kanë vënë domenin në poezinë botërore. Në po ndalem tek Majakovski, e bëj enkas: jam ndalur në përkthimin e poemës “Re në pantollona” e cila, sivjet, ka plot njëqind vjet që është shkruar. Por unë kam shumë për të thënë për Majakovskin, por dhe për “rivalin” e tij.

* * *
Nga gjithë poetët rusë, Majakovski, me biiografinë e tij letrare është jo vetëm më kontraversi, por dhe më i çuditshmi. Më koleriku e më tronditësi, në të njëjtën kohë. Me vargjet, shpesh, kthehej në një britmë të vërtetë lufte. Ishte nga ata që i hanin brirët për sherr. Këtë e thonë bashkëkohësit që e shihnin si një bubullimë në qiell të kaltër, sa, si vëren në shkrimet e tij, Ivan Bunin, nobelisti i vitit 1933 “… dilte në shesh (i pëlqenin turmat), recitonte me vargje bërtitëse dhe, tek përfundonte recitimin, lëshonte kushtrimin:” Hë, më del dikush ballas, se po nuk ia theva turinjtë”. Bunini e gjykon keq Majakovskin. Dhe nuk qe i vetëm. Se Majakovski – këtë nuk e mohon dot askush,- kish maninë e vetpëlqesës. E quante veten gjeni dhe u lëshohej autorëve të tjerë me anatema të frikshme. Debatet mes tij dhe Eseninit janë të njohura, se, ndërsa Esenini e quante Majakovskin – amerikan, tjetri i kish vënë nofkën “zejtar pijanec i njohur”. Por, për çudi, kur vdiq Esenini, Majakovski shkroi një elegji nga më tronditëset.
* * *
Në gjykimin tim, poetët (sidomos poetët, ngul këmbë për këtë!), janë herë si fëmijë që duan t’i “përkëdhelësh” dhe herë si pleq, që, po u prishe sadopak “ajkën”, ke fituar mërinë e tyre. Në këtë gjykim kam arritur jo vetëm se si ndodh me poetë që njoh, por dhe me ata që i kam njohur përmjet shkrimeve.
Parë në këtë këndgjykimin tim, edhe këu Majakovski është i veçantë. Ndërsa Esenini thoshte:- Jam poeti më i madh i Rusisë, ky, Majakovski, është i një mizure tjetër. Tregon filofrancezi rus, Ilia Eherenburg:
“… do bëhej një takim letrar. Po pritej të vinte, Lunaçarski (komisari për kuturën) dhe, tek do hynte në sallë, pashë Majakovskin që t’i thoshte pa pikë modestie:”… po ja thuaj aty që unë jam më i madhi”. Dhe, ndërsa Lunaçarski u mundua ta kalonte këtë “ndërhyrje” pak si me politesë, ai buçiti:- Nuk do jetë e largët koha, kur mu këtu ku jemi, për mua do ngrihet një monument!!! Ehrenburgu e vazhdon tregimin e tij: Majakovski “gaboi” veç disa metro. Se njëqind metro më tutje, u ngrit monumenti i tij.
U ngrit monument, se ai jo vetëm e përqafoi Tetorin, por shkroi atë poemën që u bë si promemorie edhe në shkollat tona që, nga e mesmja deri në të lartën.
* * *
Bunini në kujtimet për Majakovskin, thotë:”… u bë shërbetori më i përulur në vitet e bolshevizmit dhe më i dëmshmi duke kënduar për ta(për bolshevikët),duke dikuar mbi masën e gjërë të popullit,duke përjashttuar veç Gorkin. Pse u shërbeu atyre, pa dhe u shpërblye: emra shkollash, rrugësh, vaporash, avionësh,tankesh mbanin emrin e tij.Më tej, në njëzetvjetorin e vrasjes së tij, sheshi qëndron në Moskë,, një nëndetëse në Balltik, një stacion metroje, biblioteka, muze, një rajon në Gjeorgji, një fshat në Armeni, një majëmali në Pamir,klubi letrar në Lenigrad dhe vazhdojnë e vazhdojnë atributet për të, “… kish fituar një farë lavdie midis gjithë atyre rrugaçëve që quheshin futuristë” Dhe më tej Bunini thotë: “… ai botoi librin ” Re në brekë” që Faslli Haliti e ka quajtur “Re në pantollona!” Bunini vazhdon dhe më duke folur tërë mllef për Majakovskin.
* * *
Po unë ç’kam që merrem me Majakovskin? Ç’është e drejta, unë e dua Majakovskin. Dhe,pse e dua,qysh në vitin 2003 kam shkruar poezinë ” Po të ngjallej Majakovski?!”.Për të shuar kuriozitetin e lexuesëve, meqë e gjeta në një nga fletoret mia, po jua paraqes:
Po të ngjallej Majakovski?!
Sikur të ngjallej Majakovski?!!!
Të ndodhë,siç thonë, për Krishtin
Zhgënjim do ndjente Majakovski
Nga gjithçka që shkroi për Iliçin.

Do klithte, natyrisht, me britma
Për vargjet do ngrinte anatema
Tek shihte që Rusinë bolshevizma
E kantandisi të varfër sa legjenda.

-Djathtas! Djathtas!- do komandonte
(Mallkuar që shkrova:- Na ljevo!
Dhe vjershat një nga një do masakronte
Do digjte të tijat poema.
Florida, 22 gusht 2003

* * *
… dhe ca më tutje. ” … mua desh më burgosën,se nuk pranova të përktheja Majakovskin!!!”. Fjalët në thonjëza janë të përkthenjësit të ndjerë, Jorgo Bllaci. Dhe vazhdon:”… unë nuk kisha asgjë kundër Majakovskit, por nuk ish i mizurës sime në përkthim”. Pra, si poet lirik, indjeri Jorgo Bllaci, nuk u bë dot “rival” i Majakovskit. Ai me përkthimet e tij, u bë Esenini që fliste shqip më bukur se kushdo. Dhe, kur vijmë tek përkthimet, vjen e qartësohet mirë e më mirë ajo aksioma made in Zhukovski. Nuk ka rëndësi, në përkthen nga origjinali apo nga një gjuhë tjetër. Faktet janë kokëforta: Lasgushi nuk dinte rusisht, po kur erdhi “Eugjen Onjegin”, një të pushtuar sikur Pushkini t’ia kish çuar me Postë Restane dhe,siç tregon një nga përkthenjësit kolegë, është zhvilluar koj bisedë( në vija të trasha, domosdo).
-Nuk lë unë të”saaktojnë” Pushkinin,- paska thënë Lasgushi. Dhe ndodhi mrekullia: a kish si e “shkruante më shqip Tatjana atë letër”. Por kjo ndodhi,se “rivali” që vuri kryqin mbi shpinë qe Lasgushi. Edhe pak më tutje: Dritëro nuk di anglisht, por unë mbyll derën me triçelësa, se them:”… kush troket aty mbi portë?/-Jam unë,- thotë Findlei. Ku ka më babaxhanëshe se ai përkthim.Se ai “rival” aq i bukur, sa, po të qe gjallë Bërnsi, do vinte ta puthte mu në ballë Dritëronë. Se ky babaxhan mjeshtër, duke qenë babaxhan dhe në shpirt, poezinë për MERI MORISON, nuk e preku po ia la lavdinë Lasgushit, që, kushedi se sa herë,atje në dhomën e përkthyesëvve, e mënjanonin. Të bëhesh “rival”, është ta ndjesh poezinë. Nuk është se njeh gjuhën dhe mund të përkthesh. Poeti që përkthen, vë shpirtin mbi vargje. Kështu ka ndodhur me Nolin; ka ndodhur me Lasgushin.Ka ndodhur me Kutelin.Shevçekua nga Ukraina bie aq ëmbël në vesh se PASKOJA është “rival” i ndenjë.
Po Faslli Haliti a nuk është bërë një “rival ” kaq i bukur në aq e aq përkthime dinjitoze?Në e veçova për “Re në pantollona”,se, siç vë re, ai e do Majakovskin. Se Faslli Haliti është Poet që futet në skalionin e rëndë të poetëve.Atë atributin “rival” e meriton. Ndoshta me Majakovskin veç poezisë e lidh dhe piktura. Që të dy janë dhe piktorë.
Më tej, për Fasllinë mund të shkruaj:
“.. . i “vogël” sa një sterlinë
Mbi ballë vërini një dafinë.

Ne Foto:Nga e majta:Dine Dine, Jozef Radi, Faslli Haliti dhe Gezim Hajdari

Filed Under: ESSE Tagged With: Faslli Haliti, perparim Hysi, rivali i Majakovskit

Te lumte, Doruntine Maloku!

July 19, 2015 by dgreca

Nga Sadik Elshani*/
Skena polkitike e Kosoves shpesh sjell pamjen e nje tablloje te zymte – skena te shumta te pahijshme qe te shqetesojne, te bejne te ndihesh i pashprese. Por ja qe ne horizont u duk nje shkendije shprese. Para 2 – 3 ditesh ne gazetaezpress.com, ne emisionin “Komiteti” pashe nje interviste te znj. Doruntine Maloku, deputete e re e Kuvendit te Kosoves nga radhet e LDK-se. Dhe ajo qe me beri pershtypje, me nxiti t’i shkruaj keto radhe e te reflektoj per gjendjen e pergjithshme ne Kosove, ishte mencuria, gojetaria (elokuenca), qartesia dhe thellesia e mendimeve te saj, logjika e shendoshe, e mbi te gjitha, gjuha e paster, e rrjedhshme, shqipja standarde pa gabime gramatikore qe ajo perdorte. Me plot te drejte dikush mund te pyes se, cka ka ketu dicka te jashtezakonshme qe nje deputete e shkolluar e flet gjuhen bukur?! Dhe vertet, nuk duhet te jete asgje e jashtezakonshme, por fatkeqsisht, per ne eshte e jashtezakonshme se, shume rralle na bie rasti te degjojme biseda te tilla qe ta mbushin zemren plot kenaqesi. Zakonisht ndodh e kunderta, shpesh na bie rasti te degjojme intervista te politikaneve, intelektualeve, publicisteve, profesoreve tane dhe ndjehesh i zhgenjyer nga keto biseda per nivelin e ulet intelektual, per gjuhen teper te dobet qe perdorin me plot fjale te huaja e me gabime te shumta gramatikore, duke thurur fjali te pakuptimta. Dhe nuk duhet te jete keshtu!
Krahas pergatitjes profesionale, njohurite, aftesite gjuhesore e komunikuese te nje njeriu jane nje tregues domethenes qe e karakterizon, e percakton nivelin arsimor, kulturor e intelektual te nje njeriu. Prandaj, nuk eshte e rastesishme qe nga gjuha qe perdor nje person dhe menyra se si flet ai, menjehere del ne pah niveli i atij personi. Te folurit dhe te shkruarit paster i gjuhes shqipe duhet te jete detyre paresore e cdo shqipfolesi, posacerisht e atyre qe cdo dite komunikojne ne mediat e shkruara dhe elektronike dhe e atyre qe jane te pranishem ne jeten publike te vendit. Mendimet shprtehen me qarte kur perdoret nje gjuhe e paster, e kuptueshme duke u bazuar ne rregullat gramatikore: morfologjike, sintaksore e drejtshkrimore. Permbajtja – ajo cka thuhet eshte shume me rendesi, por aq e rendesishme eshte edhe ajo se si thuhen gjerat, si parashtrohen problemet, si paraqiten mendimet per ceshtjet e caktuara.
Ne kete interviste ishte teper deshpruese gjuha qe perdornin dy gazetaret, Berat Buzhala e Leonard Kerquki – ishte gjuha e nivelit me te ulet, gjuha arkaike qe nuk u kishte hije gazetareve te lartpermendur te perdornin nje gjuhe te tille ne bisede me znj. Maloku. Nje gjuhe te tille ata mund ta perdornin sikur te flisnin me ndonje fshatar te pashkolluar. Gazetaret kane nje pergjegjesi, detyrim per ta perdorur shqipen standarde, sepse ata komunikojne cdo dite me lexuesit, degjuesit e shikuesit, varesisht nga mediat ne te cilat e ushtrojne profesionin e tyre. Ky shqetesim per gjuhen nuk eshte teme e ketij shkrimi te shkurter, por duhet theksuar se gjuha qe perdoret ne mediat tona dhe ne te folurit tone te perditshem eshte ne nje nivel jo te lakmueshem.
Kjo interviste e znj. Maloku me nje gjuhe te drejtperdrejte, pa fyer, pa akuzuar askend ishte vertet nje kenaqesi, nje freski per mua dhe me ngjalli shpresen per te ardhmen me te mire te Kosoves. Kemi njerez te afte, te perkushtuar, te ndershem qe me angazhimin e tyre mund te japin nje ndihmese te cmueshme per zhvillimin sa me normal te ecurive (proceseve) shoqerore, politike, ekonomike, arsimore e kulturore te Kosoves. Por shume njerez te tille jane te zhgenjyer me gjendjen aktuale ne Kosove, jane duke qendruar anash, nen hije dhe nuk dalin ne arene, ne balle, te prijne e te behen flamurtare te zhvillimit te gjithmbarshem te Kosoves. Dhe Doruntina ka bere mire qe eshte duke u angazhuar ne jeten politike te Kosoves si deputete e Kuvendit te Kosoves, institucionit ku duhet te debatohet ne menyre demokratike per ceshtjet jetike te popullit te Kosoves, ku duhet te merren vendime te guximshme dhe ku vendoset per fatin e Kosoves. Kur njerezit e afte, njerezit e ndershem nuk angazhohen ne rrjedhat politike e shoqerore te Kosoves, atehere ne fuqi vijne mediokret, matrapazet, perfituesit, hajdutet qe per fat te keq, shume nga keta sot jane ne pozita udheheqese, ne pushtet dhe jane duke i shkaktuar deme te medha Kosoves. Te shpresojme se shembullin e Doruntine Malokut do ta ndjekin edhe shume vajza te reja e djem te rinj, te paisur me aftesi e pergatitje profesionale te duhur, te brumoisur me ndjenjat e atdhedashurise, vullnet te mire dhe me kembenguljen, perkushtimin per ta ndryshuar gjendjen e tanishme te ploget, per te ecur perpara, per ta futur Kosoven ne gjirin e familjes se vendeve demokratike e te perparuara te botes. Vetem me njerez te tille mund te ecim perpara!
Ne fund s’me mbetet tjeter, veq ta pergezoje znj. Maloku: Te lumte Doruntine!
Filadelfia, 20 korrik, 2015
*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: ESSE Tagged With: Doruntina Maloku, Sadik Elshani, TË LUMTË

DR. SAMI REPISHTI,VEPRIMTAR I SHQUAR I TË DREJTAVE TË NJERIUT

July 19, 2015 by dgreca

Nga Frank Shkreli*/
Është kënaqësi të jem me ju këtu për të festuar 90-vjetorin e lindjes së Profesor Sami Repishtit. Natyrisht se ky është një jubile i gëzueshëm, në të cilin jam krenar të marrë pjesë — për të shënuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e Profesorit në rrethin familjar dhe me miqët e dashamirët e tij. Por njëkohsisht edhe për ta falenderuar atë për kontributet e shumëta në fusha të ndryshme të veprimtarisë së tij patriotike, akademike dhe humanitare gjatë viteve, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.
Për dekada, Profesor Repishti ka qenë një shtyllë e fortë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Autori dhe historiani Peter Prifti, një anëtar tjetër i dalluar i Komunitetit shqiptaro-amerikan ka shkruar se, “…Prof.Dr. Sami Repishti qëndron në krye të intelektualëve të diasporës shqiptaro-amerikane. Ai është pasardhës i denjë i Rilindasve, sepse ka zbatuar me besnikëri idealet e tyre të larta”. 
Profesor Repishti i ndoqi dhe i zbatoi këto ideale të larta në të gjitha veprimtaritë e tija, por mbi të gjitha duhet theksuar se përpjekjet e tija, për të promovuar, për të zhvilluar dhe për të mbështetur të drejtat e njeriut për të gjithë, sidomos për shqiptarët kudo, para dhe pas shëmbjes së komunizmit, janë të pakrahasueshme me ndonjë tjetër në botën shqiptare.
Prandaj, kemi ardhur këtu sot për të nderuar një ikonë shqiptaro-amerikane të të drejtave të njeriut dhe për të celebruar një trashëgimi të një mbështetsi të idealeve të të drejtave të njeriut, si vlera njerëzore për të gjithë ne — vlera këto të cilat Profesor Repishti i ka jetuar, i ka mbështetur dhe i ka zbatuar gjithë jetën e tij, deri në ditët e sotëme. 
I përket një personi të veçantë që t’ia dedikojë jetën mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të njeriut. Një person i tillë duhet të jetë një individ vlerash dhe virtytesh! Gjithë jetën e vet, Profesor Repishti ka treguar një forcë dhe vendosmëri të jashtëzakonshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka pasqyruar vlerat dhe një besim të fortë, për t’ia pasur gjithkush lakmi, të pakën nga ata që i respektojnë këto vlera.
Ai kurrë nuk është dorëzuar në luftën për të drejtat e nejriut. Madje edhe në moshën 90-vjeçare, asgjë dhe askush nuk e ndalon atë që të shprehet dhe të shkruaj në mbështetje të të drejtave të njeriut, të vlerave dhe të drejtave universale dhe të integritetit të individit. Kjo, për arsye se Profesor Repishti nuk ka pasur kurrë frikë të merrte qendrime të prera dhe të vendosura në mbështetje të parimeve në të cilat ai beson. Madje edhe në rrethanat më të vështira në burgjet e komunizmit shqiptar dhe jugosllav, ai nuk mund dhe nuk dëshironte të heshtë. Gjatë gjithë jetës së tij, Profesor Repishti ka besuar se kur kemi të bëjmë me respektin për të drejtat e njeriut, pa marrë parasyshë rrethanat, njeriu nuk mund të mbetet asnjanës, sepse siç ka thënë aktivisti i të drejtave të njeriut dhe fituesi i Çmimit Nobel, Elie Wiesel, “Të jeshë asnjanës, vetëm ndihmon shtypësin dhe kurrë viktimën dhe heshtja inkurajon gjithmonë torturuesin dhe asnjëherë të torturuarin.”
Të nderuar miqë, Profesor Repishti, pa marrë parasyshë rrethanat dhe rreziqet, ai nuk ka qëndruar kurrë larg interesimit dhe mbështetjes për të drejtat e njeriut.
I nderuar Profesor, Perëndia u ka bekuar me një jetë të gjatë dhe me shëndet për një arsye – dhe ju nuk e keni tradhëtuar atë. Jeta juaj është një jetë shërbimi ndaj të tjerëve. Ju keni punuar gjtihë jetën dhe vazhdoni të jepni kontributin tuaj ndaj njerëzimit, i bindur se misioni i jetës suaj nuk ka marrë fund, se ju gjithnjë mund të frymëzoni të tjerët dhe se pa marrë parasyshë rreziqet me të cilat mund të përballeni, ju nuk keni qëndruar atëherë dhe nuk qëndroni asnjanës as tani, përball shtypjeve e terrorit. Mbi të gjitha, ju jeni kujdesur për të drejtat e njeriut dhe për mirëqenjen e të gjithë njerëzve, qofshin ata shqiptarë ose të tjerë kudo në botë, të drejtat e të cilëve janë shkelur historikisht nga regjimet komuniste në trojet shqiptare për një gjysëm shekulli ose nga diktatorë të tjerë të ngjyrave të ndryshme, anë e mbanë botës.
Profesor Repishti është dëshmitar i cili ka përjetuar regjimin brutal të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve më totalitare të shekullit 20. Por, ai njëkohsisht është edhe dëshmitar i gjallë i heroizmit të atyre shqiptarëve, viktimave të atij regjimi, të cilët së bashku me Profesorin rezistuan forcën brutale të të ashtuquajturit “pushtet popullor”. Ne jemi të privilegjuar që Z. Repishti vazhdon të shkruaj dhe të flasë për vuajtjet e veta dhe viktimave të tjera të komunizmit, të cilët kundërshtuan komunizmin së bashku me të.
Ndërkohë që propaganda dhe terrori i komunizmit shqiptar kishte përfshirë vendin, duke filluar nga viti 1945, ishte e pamundur që Z. Repishti të heshtë për ato që kishte parë. Megjithë rreziqet që i kanoseshin atij dhe familjes së tij, ai vendosi të mbante një qëndrim të prerë kundër diktaturës komuniste dhe të mbronte të drejtat e njerëzve të pafajshëm.
Siç ka ndodhur edhe me mbështetës të tjerë të mëdhej të të drejtave të njeriut gjatë 50-viteve të fundit, Profesor Repishti kishte filluar të interesohej për të drejtat e njeriut, në një periudhë kur po përballej vetë, drejtë për drejtë me të keqen – dmth., me rendin e ri komunist në Shqipëri – regjim i cili e torturoi për 14 muaj dhe e burgosi atë për 10-vjetë, vetëm e vetëm se e kundërshtonte atë regjim.
Kjo rezistencë e tij ndaj komunizmit, ka shkruar Profesor Repishti, “Më ka obliguar moralisht për të ndarë me të tjerët ato që kamë parë, sidomos krimet e diktaturës së proletariatit, duke venë në dukje, jo vetëm vuajtjet e popullit tonë, por edhe karakterin e popullit shqiptar, i cili i qëndroi besnik vetvetes, përball kërcënimeve të ndryshme, përfshirë edhe kërcënimet me vdekje.”
Kështuqë, interesimi i Profesor Repishtit për t’iu dedikuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut nuk kishte filluar në 10-20 ose 30-vitet e fundit, kauza e të drejtave të njeriut ishte bërë pasion i jetës së tij qyshë në fillim. Angazhimi i tij për të drejtat e njeriut e ka zanafillën atje, në vitet e vuajtjeve të tija në burgjet komuniste, si i burgosur politik në Shqipëri, ku vuajti 10-vjetë burgim, së bashku me intelektualët më të dalluar të Shqipërisë së asaj kohe, përfshirë edhe klerikët katolikë shqiptarë më të shquar, ndërkohë që kishte qenë dëshmitarë i tmerreve që ata vuajtën në duar të torturuesve komunistë.
Në lidhje me vuajtjet e klerikëve katolikë shqiptarë, Profesor Repishti ka shkruar në vitin 1966, pasi kishte arritur në Amerikë se, “I ndjeja thellë mizoritë e ushtruara mbi ta: masakrat dhe torturat, shpifjet e organizuara dhe trajtimet poshtëruese ndaj tyre ishin aq të rënda, sa që nuk mund të pranoheshin, të harroheshin dhe as të faleshin”.
Profesor Repishti ka shkruar se ai është frymëzuar nga, “dashuria e tyre fisnike për bashk-të-burgosurit, për faljen dhe mëshirën që ata treguan ndaj torturuesve të tyre të verbër, nga shpresa e tyre që buronte nga ndjenjat e shëndosha se aspiratat tona, për liri, drejtësi dhe paqë, hereto se vonë, do të realizoheshin. Këto ishin të vërteta aq të qarta!…” ka theksuar Repishti. “Këto të vërteta”, ka pohuar Profesor Repishti, “më kanë prekur thellësisht në zemër, më kanë ushqyer mendjen dhe më kanë ndihmuar shumë që të kuptoj madhështinë e natyrës njerzore. Është kjo një ndjenjë që unë e ruaj dhe e kultivoj sot e kësaj dite”, ka deklaruar Profesor Repishti me rastin e 20-vjetorit të tragjedisë së viktimizimit të klerit katolik shqiptar.
Është e qartë se kleri katolik shqiptar, të burgosur, të vuajtur e të masakruar nga regjimi komunist enverist – jo vetëm sa ishin gjallë por edhe të vdekur, gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij, Profesor Sami Repishti e ka provuar me fjalë dhe me vepra se — ata nuk kanë pasur as nuk kanë një mbështetës më të madh për të drejtat e tyre njerzore dhe fetare, se sa këtë kampion të të drejtave të njeriut, Prof. Dr. Sami Repishtin — këtë bir të një kleriku të shquar e të nderuar mysliman nga Shkodra jonë.
Lufta e dytë Botërore dhe komunizmi kishin lënë një ndikim të madh moral dhe filozofik në personin e këtij mbështetësi të ardhëshëm të të drejtave të njeriut. Pasi mbijetoi vuajtjet në burgjet komuniste të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë, ai emigron në Shtetet e Bashkuara në fillim të 1960-ave. Përvoja e Z. Repishti në ato burgje duket se kishte lëkundur qëndrimin e tij në besimin ndaj mirësisë së njerëzve, por megjithëkëtë, ai kurrë nuk humbi besimin në shpirtin njerëzor.
Në një letër që ai i ka dërguar, Fondacionit Woodrow Wilson në vitin 1964, në lidhje me këtë, Repishti bën pyetjen: “A është e keqja me të vërtetë aq e thellë e rrënjosur në shpirtin e njeriut, sa që njeriu të identifikohet me të keqën?”
Komunizmi, ka shkruar ai, kishte këthyer për së mbrapshti një numër parimesh të jetës sonë, duke an kërkuar që të hiqnim dorë nga individualiteti ynë personal, me qëllim për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, një njeri të ri. Përballë kësaj situate, ka pohuar ai, ne ishim të detyruar të vendosnim nëse të pranonim ose jo këtë drejtim të ri. “Ishim para një alternative të pa evitueshme, për të dëmtuar të tjerët (fizikisht dhe moralisht) ose për të pësuar sulmet nga të tjerët. Në lidhje me këtë nuk kishte kompromis”, ka nënvijuar Profesor Repishti, duke shtuar se ai vet kishte vendosur që të mos dëmtone të tjerët, por të pësonte kritikat dhe sulmet nga të tjerët, dmth. nga kundërshtarët e tij.
Profesor Repishti ka pohuar gjithashtu se përvoja e tij në burgjet komuniste, jo vetëm që e ka bërë atë të identifikohej më mirë me problemet e përditshme të bashkatdhetarve të vet, por njëkohsisht e kishte detyruar të përballohej me disa pyetje morale, për të mos thënë teologjike, në lidhje me natyrën njerëzore dhe mbi të drejtat e njeriut në këtë botë. “Cila është gjëndja shpirtërore në ditët tona? Cili është reagimi ndaj tendencave për ta bërë njeriun si një frymë pa bazë morale, thjeshtë për ta shëndërruar atë në një objekt? Si lufton njeriu për sigurinë e vet, për afirmimin e tij, për lirinë dhe pavarësinë personale dhe më në fund për ekzistencën e vet, për një ekzistencë kuptimplotë?” Z. Repishti ka shkruar që nga viti 1964 se, “Për të zbuluar përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve të vështira dhe të ndërlikuara të ditëve tona, unë kam vendosur t’i kushtohem kauzës së të drejtave të njeriut, me qëllim për të kontribuar diçka më të vlefshme dhe më fisnike ndaj fjalës “njeri”, sepse kjo kauzë do të bëhej një ideal dhe shpresë për mua”, ka thënë ai.
Për ne që e njohim Profesor Repishtin dhe për ata që ndjekin shkrimet e tija rregullisht, nuk është vështirë të vihet re se ai nuk ka devijuar asnjëherë nga ky qëndrim. Pothuaj në çdo artikull, në çdo ese ose intervistë, subjekti i të drejtave të njeriut është gjithmonë dominues në fjalorin e Profesorit, siç është edhe angazhimi i tij real në mbrojtje të këtyre të drejtave, jo vetëm për shqiptarët por për të gjithë njerëzit kudo, pasi të drejtat e njeriut janë të drejta universale për të gjithë njerzit në mbarë botën.
Si rrjedhim, Profesor Repishti ka qenë dhe vazhdon të jetë një mbështetës dhe aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo që ata jetojnë në trojet e veta në Ballkan. Profesori është dalluar gjatë dekadave të kaluara sidomos me aktivitetin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta autoktone në Kosovë dhe trojeve të tjera në ish-Jugosllavi, por pa harruar gjithashtu as të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Ai e ka zhvilluar luftën në mbrojtje të të drejtave të njeriut për shqiptarët me mënyra të ndryshme si individ dhe si anëtar i organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International, por mbi të gjitha ai është aktivizuar si qytetar i lirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ushtruar të drejtën e tij, me shkrime dhe në kontakte personale, gjithmonë me qëllim për të influencuar përfaqsuesit politikë amerikanë që polikisht, diplomatikisht dhe më në fund edhe ushtarakisht me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, të ndihmonin shqiptarët dhe të mbronin të drejtat e tyre.
Sa herë gjatë viteve, ka udhëtuar Profesor Repishti nga New Yorku në Washington për takime zyrtare me udhëheqsit më të lartë të qeverisë dhe të Kongresit amerikan për t’i sensibilizuar ata mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta anë e mbanë Ballkanit. Kontaktet e tija me Washingtonin zyrtar kanë qenë të shumëta dhe të vazhdueshme, ndërkohë që ai konsiderohej si një këshilltar i besueshëm dhe i drejtë në marrëdhënjet e tija me Departamentin Amerikan të Shtetit, me përfaqsues të Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos me udhëheqës të Kongresit amerikan të dy partive kryesore amerikane, republikanë dhe demokratë.
Marrëdhënjet e Profesor Repishtit me Kongresin Amerikan kishin filluar menjëherë pas arrijtjes së tij në Amerikë. Në të vërtetë, ai ruan nderin e shqiptaro-amerikanit të parë që është paraqitur në Kongresin Amerikan për të dëshmuar mbi gjëndjen e shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë. Ka qenë 17 dhe 18 maji i vitit 1965 kur Nënkomisioni për Punët Europiane i Dhomës së Përfaqsuesve ka mbajtur një sesion mbi gjëndjen e atëhershme në vendet komuniste të Europës Lindore dhe të Baltikut. Gazeta “Shqiptari i Lirë” ka dokumentuar dëshminë e parë të një shqiptari në personin e Sami Repishtit, me kryeartikullin: Marrëdhënjet e Tiranës me Moskën e me Beligradin dhe Problemi Kosovar: Një dëshmi shqiptare në Parlamentin e Shteteve të Bashkuara”. Ishte ky një shkëmbim mendimesh mbi gjëndjen e shqiptarëve midis Profesor Repishtit dhe anëtarëve të Komisionit në fjalë, përfshirë edhe kongresistit Lee Hamilton, njërin prej ekspertëve të politikës së jashtëme për shumë vjetë në Kongresin amerikan. “Shqiptari i Lirë” theksonte në atë kohë se dëshmia e Profesor Repishtit, përbënte, “Deklaratën e parë të qartë mbi të drejtat e shqiptarëve nën Jugosllavi, para Kongresit të Shteteve të Bashkuara.”
Paraqitja e tij para Kongresit amerikan më 1965 ishte vetëm fillimi i kontakteve të Dr. Repishtit me autoritetet amerikane. Ç’prej asaj dite, ai nuk i është ndarë paraqitjes së çështjes shqiptare në qarqet më të larta politike dhe akademike amerikane. Profesor Repishti gjithmonë ka gëzuar respektin më të madh në këto qarqe si njeri i besueshëm dhe i drejtë, por është njohur edhe për angazhimin e tij të fortë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut, këshillat e të cilit duhej të merreshin parasyshë.
Në një letër që Zëvendës-Presidenti Al Gore i kishte dërguar Profesor Repishtit me rastin e 75-vjetorit të lindjes, duke i dërguar atij “urimet më të përzemërta për ditëlindjen” i shkruan: “Jeta jote është një shëmbull i shkëlqyer, e asaj që është e madhërishme në Amerikë… E dijë se familja dhe komuniteti i juaj, me të drejtë janë krenarë për karierën tuaj të profesorit prej 25 vjetësh, për guximin tuaj të papërkulshëm dhe për aktivizmin tuaj në fushën e çështjeve shqiptare.”
Ndërsa nga ana tjetër e spektrit politik amerikan, Kongresisti republikan nga Long Island e New Yorkut, Peter King në të njëjtin rast shënon në gazetën zyrtare të Kongresit, “Congressional Record”, lavdërime për Sami Repishtin, të cilin ai e cilëson si një “bashkqytetar shëmbullor”, duke theksuar se, “Gjatë gjithë jetës së tij, Dr. Repishti i është dedikuar luftës kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, shkelje të cilat ai vet i kishte përjetuar për një kohë të gjatë.” Kongresisti King thekson rolin që ka luajtur Profesor Repishti në udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), “një organizate e dedikuar për të luftuar shkeljet e të drejtave të njeriut të shqiptarëve”, ka shkruar ligjvensi amerikan Peter King në “Congressional Record”.
Por, 90-vjetori i lindjes së Profesor Repishtit, ka një domethënje sa për të kaluarën aq edhe për të ardhmen. Nga përvoja e tij e urtë si mbijetues i ferrit komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi, por edhe nga përvoja e gjatë në fushën e të drejtave të njeriut gjatë 50-viteve të kaluara, jam i sigurtë se Profesori, secilit prej nesh kudo që jemi në Shqipëri, në Kosovë, këtu në Shtetet e Bashkuara – besoj që dëshiron të na bëjë thirrje sot, të na nxisë me fjalën e tij bindëse duke na kujtuar detyrën dhe obligimin tonë si individë, për të folur dhe për të vepruar në mbështetje të të drejtave të njeriut për të gjithë dhe pa dallim, për të folur dhe për të mbajtur qëndrim kundër padrejtësive, sidomos padrejtësive dhe keqtrajtimeve nga qeveria dhe nga autoritetet që duhet të jenë në shërbim të popullit – madje edhe në raste kur bota rreth nesh duket se futet në fshehësinë e heshtjes së historisë.
“Historia shkon e vjen”, ka pas thënë ish presidenti amerikan Ronald Reagan, “por parimet qëndrojnë, ato mbijetojnë si garanci që brezat e ardhëshëm të mbrojnë të drejtën e lirisë – e cila nuk është dhuratë nga qeveria – por një bekim nga Krijuesi ynë.”
Miku ynë i nderuar – ju jo vetëm ishit dëshmitar i një historie të tmerrshme, për të cilat ka folur shpesh Ronald Reagan, por për më tepër, ju edhe keni vuajtur nga krimet e asaj histori, nga krimet më çnjerëzore që mund të ndërmerrte një regjim kundër qytetarëve të vet. Por ju, megjithë vuajtjet kishit forcën, vendosmërinë dhe guximin për të mbrojtur parimet e lirisë dhe të drejtat e njeriut, si shëmbull për brezat e ardhëshëm. Kjo është tepër e rëndësishme, sepse për shumë shqiptarë, siç e dini, pasojat nga abuzimet e të drejtave të tyre të njeriut në të kaluarën, mbeten ende plagë të gjalla jo vetëm në kujtimet e tyre personale por edhe në shoqëri, në përgjithësi si shënja të pashlyeshme të krimeve dhe abuzimeve nga regjimet diktatoriale nën të cilat ata kanë jetuar – madje edhe 25 vjetë pas shëmbjes së komunizmit.
Siç tha edhe Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulc në fjalimin e tij këtë javë në Kuvendin e Shqipërisë, është e rëndësishme që të kujtohet historia, ashtuqë të mos harrohen ngjarjet tragjike të historisë së kaluar, pasi nuk mund të ketë pajtim, pa kujtesë. “Pajtimi”, u tha deputetëve shqiptarë udhëheqsi europian nga Gjermania, “nuk mund të ndodhë nëqoftse nuk pranohen dhe nëqoftse nuk flitet për vuajtjet dhe dhimbjet e së kaluarës dhe nëqoftse nuk pranohen si të tilla.”
Të nderuar Zonja dhe Zotëri –njeriu që ne nderojmë sot, ky mbështetës i shquar dhe luftëtar për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut – miku i ynë Profesor Sami Repishti, jo vetëm tashti, por me fjalët dhe veprat e tija, ai gjithmonë na ka ftuar dhe kujtuar dhe ka bërë thirrje shpesh që jo vetëm të mos harrojmë abuzimet e së kaluarës, por është e rëdnësishme për pajtimin shoqëror dhe kombëtar ka thënë ai, që ato të korrektohen, me qëllimin dhe shpresën që të mos përsëriten më. Mendoj se Sami Repishti do na porositë sot që të bëjmë më shumë në mbështetje të drejtave të njeriut – duke thënë se megjithëse anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, shqiptarët kanë shënuar përparim të dukshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë — si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë shumë për të bërë në këtë fushë dhe në fushë të tjera, — sidomos në fushën e pajtimit shoqëror — për të siguruar që të drejtat e njeriut, dinjiteti njerëzor për secilin person, barazia para ligjit dhe liria për të gjithë, të nguliten njëherë e mirë dhe përgjithmonë anë e mbanë trojeve shqiptare.
Ky është një objektiv, për realizimin e të cilit ka punuar gjithë jetën e tij Profesor Sami Repishti dhe nga i cili nuk e besoj se ka në mend të heqë dorë. Ai na këshillon sot se puna për sigurimin e të drejtave të njeriut nuk kryhet kurrë, por do të thoshte se shqiptarët kanë çdo arsye që të kenë shpresë, se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më e sigurt se e kaluara e tyre e hidhur dhe më e mirë se e tashmja zhgënjyese.
I nderuar mik dhe koleg, të falenderoj dhe të uroj nga zemëra për një jetë plot veprimtari, në mbështetje të të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo dhe kurdoherë gjatë 50-viteve të fundit të një historie të hidhur për ta. Më lejoni ju lutëm, nëqoftse kam mundësi, që tu paraqesë një falenderim të veçantë për mbrojtjen dhe kujtimin e vazhdueshëm që keni treguar dhe tregoni për bashkvuajtsit tuaj në burg, klerin katolik shqiptar, të cilët siç keni shkruar shpesh ka “pësuar mizoritë, masakrat dhe torturat” e regjimit komunist të Enver Hoxhës, si asnjë pjesë tjetër e shoqërisë shqiptare. Ju nuk lini asnjë rast të volitshëm pa përmendur sakrificat e tyre, përfshirë edhe intervistën e fundit që patët me rastin e 90-vjetorit, me kryeredaktorin e gazetës Illyria, Ruben Avxhiu. Ata bashkvuajtës tuaj ishin atëherë të pambrojtur, të abuzuar dhe të torturuar nga regjimi komunist, por është merita juaj, i nderuar Profesor, që kujtimi i tyre nuk është harruar kurrë nga ju, e si rrjedhim as nga të gjithë ne, ndonëse nuk i kemi njohur.
Edhe njëherë falenderimet tona më të përzemërta për përpjekjet tuaja shëmbullore në favor të të drejtave të njeriut për shqiptarët, e sidomos për luftën tuaj të pa ndërprerë dhe këmbëngulëse prej dekadash për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës. Të jeni të sigurtë se shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan jemi tepër krenarë për arrijtjet tuaja në fushën e të drejtave të njeriut për të gjithë shqiptarët në veçanti, dhe për njerëzimin në përgjithësi.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë ju dëshirojmë: Ad Multos Annos!
* (Fjala e mbajtur në simpoziumin me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Profesor Sami Repishtit) 

Filed Under: ESSE Tagged With: Dr. Sami repishti, Frank shkreli, i te Drejtave te Njeriut, veprimtar i shquar

SHQIPËRINË e dua me gjithë zemrën, shpirtin dhe forcën time

July 19, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti*/
Është vetëm një recetë që mund të shpëtojë shqiptarët, në te thuhet: Një mirëqenie e përbashkët.
***
Unë zakonisht e them atë çfarë unë besoj dhe unë kam prirje të besoj në atë që unë e them.
“Analistët” që ju mashtrojnë se shqiptarët do të bashkohen në dështimin e quajtur BE, si dhe shpikësit e “kombit kosovar”, janë gomarë dhe tradhtarë.
***
Ti duhet ta duash vendin tënd, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë forcën tënde.
Ne duhet të ndihmojmë të varfëritë tonë në një zhvillim, ku banorët të kenë kushte normale jetese, për të gjetur kuptimin dhe shpresën për të ardhmen në vendin e tyre. Në Shqipërinë e ribashkuar, ëndrrën që gjenerata ime do ta realizojë – nëse shqiptarët nuk çmenden tërësisht pas të huajve.
Shqiptarët janë një lloj njerëzish të mirë, por shumë të përçarë, të padisiplinuar, shumë naiv, vetë-shpërbërës dhe kozmopolitë. Edhe ato pak toka të copëtuara nga pushtuesit sllavo-ortodoks dhe grek – që na kanë mbetur – dëshirojmë t`ua dhurojmë azilkërkuesve afrikan/aziatik. Brengosja e juaj për “vuajtjet” e azilkërkuesve fals që pa lejen tonë shkelin tokat tona është një çmenduri e skajshme.
Ne duhet të kujdesemi për njëri-tjetrin. Çdo individ duhet të merr përgjegjësinë dhe mundësinë të jetë një gur ndërtimi për një shoqëri më të mirë, ne së bashku duhet të jemi për të krijuar dhe të ndajmë. Ajo siguron paqen shtëpiake në vend dhe paqen shpirtërore në njerëz.
Lufta në Siri etj ka nxitur 60 milion njerëz të zhvendosur. Ajo prek kryesisht Sirinë dhe vendet fqinje, por edhe Evropën, me shumë gjasa eksportin dhe importin e terrorizmit.
Shqiptarë, përdorni arsyen e shëndosh, përdorni kokën e juaj e jo zemrën. Kur mjaft njerëz duan, mund të lëvizin drejt një mirëqenie të përbashkët. Ne duhet të lëvizim drejt një bote më të mirë. Detyra më fisnike e politikës shqiptare duhet të thotë: “Po, ne e duam Shqipërinë”, ëndrrat që të na motivojnë për të punuar me durim, për aspiratën drejt një mirëqenie të përbashkët.
***
BE-ja është një kalë trojan në Evropë
Federalistët politik kishin ëndërruar se bashkimi monetar mund të bëhet një zëvendësim për mungesën e kohezionit në unionin politik. Monedhat e tyre nacionale i shndërruan në Euro. Ëndrra është kthyer në një makth.
E përkëdhelura e BE-së, Greqia, brenda këtyre 15 viteve ka gëlltitur me qindra miliard euro të buxhetit të këtij unioni imagjinar. Megjithatë, sa më tepër që BE-ja e ushqen aq më tepër është i uritur dhe aq më tepër kërkon ky pacient dembel, dhelparak dhe mafioz.
Logjika e njerëzve të shëndoshë ka shpresuar se BE-ja do ta përjashtojë nga “unioni” këtë kancer. Por ajo ndoshta nuk do të ndodhë. Pse? Për shkak se euro-kracia (burokracia) e Komisionit Evropian, Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, Parlamentit Evropian dhe rrethit ministror të brendshëm është në ankth për ta mbajtur fortë idenë e dështuar në rritjen e lëvizjes drejt një bashkimi gjithnjë e më të ngushtë – të dyja politike dhe ekonomike – pavarësisht nga të gjitha sinjalet e rrezikut.
Kur e vërteta të jetë thanë, dhe ajo e meriton atë në një të premte, kali trojan në Bruksel nuk do të ketë brenda grekët (e falimentuar) por “princërit” dhe “baronët” e BE-së. Kjo është BE-ja e tyre që kërcënon Evropën aq keq dhe aq egërsisht, dhe qindra milion evropianë do të ndjejnë atë në trupin e vet, varfërinë dhe mungesën e lirisë në vitet që do të vijnë.
Evropa po ndryshon me shpejtësi, politikisht, ekonomikisht, veçanërisht në aspektin demografik. Kolonizimin e tokave të saja nga sasi masive emigrantësh të paligjshëm afrikan/aziatik të cilët çdo ditë shkarkohen në Evropën plakë dhe të pamend. Në vend që të përforcon ekonominë dhe ushtrinë për një përballje (eventuale) efikase me Rusinë e Madhe të Putin-it të vogël, BE-ja harxhon buxhetin për luksin e grekëve dhe dhjetëra milion azilkërkuesish fals nga Afrika dhe Azia të cilët as që e kuptojnë fjalën “politikë” e ku më të rrezikojnë qeverinë e vendit të prejardhjes me “aktivitetin e tyre politik“. Megjithatë BE-ja vazhdon të harxhon bateritë (gënjen) si të ishte paqe dhe asnjë rrezik. Me sa duket, jo vetëm se nuk kanë një plan B, të ndalin hovin e emigracionit të paligjshëm që do t`ia ndryshojnë asaj kodin gjenealogjik, por me kalimin e kohës bëhen më indiferent dhe gjithnjë e më të dëshpëruar.
Në qendrën administrative të Bashkimit Evropian nuk ka alternativë të vazhdimit të “integrimit”. Pse? Për shkak se Bashkimi Evropian merë frymë, ndjenë dhe mendon në “integrimin”, dmth shpërbërja graduale e sovranitetit kombëtar dhe legjitimitetit, me shumë kontroll federal dhe policisë së mendimit.
Ëndrra e një Bashkimi Evropian nuk do të realizohet kurrë. Nëse dikush mendon se mund të sjellë paqe me harmonizimin dhe integrimin e kombeve që janë të ndryshme, bën një gabim të përgjakshëm. Kjo u verifikua edhe me shpërbërjen e krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi por edhe Bashkimit Sovjetik. Ëndrra e Bashkimit Evropian qëndron në kontrast me ligjet psikologjike/natyrore, njeriu krijon paqe duke i lejuar çdo populli të zhvillohet sipas përcaktimit të vet.
Ëndrra ende ekziston dhe mund të bëhet realitet i përgjakshëm të asaj që dikur quhej Evropa.
*USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: ESSE Tagged With: Aurel Dasareti, Shqiperine e dua me zemer

NJË JETË NË SHËRBIM TË ARSIMIT, KULTURËS DHE TË SHKENCËS SHQIPTARE

July 19, 2015 by dgreca

Nga Mikel GOJANI*/
U bënë 11-vjet kur  arsimi, shkenca dhe kultura shqiptare në Kosovë mbeten pa profesorin, intelektualin dhe veprimtarin e shquar, prof. dr. Gjergj Rrapin, i cili një jetë të tërë ia kushtoi arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Me humbjen e Rrapit familja mbeti pa njeriun më të dashur, studentët mbeten pa fjalën e ëmbël e me shumë kompetencë shkencore, punonjësit shkencorë mbeten pa hulumtuesin e vyeshëm prej sensit të hollë të  çështjeve sociologjike, shoqëria kosovare mbeti pa  veprimtarin  e devotshëm për çështjen kombëtare.

Rruga jetësore dhe veprimtaria, arsimore shkencore dhe atdhetare e prof. dr. Gjergj Rrapit

Kur Kosova rënkonte  nën peshën e rëndë të okupimit  serb, kur popullit shqiptar i shkeleshin të drejtat në mënyrën më barbare, ky veprimtar i devotshëm i kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ishte ndër të parët që ngriti zërin lart kundër kësaj shtypjeje që  regjimi serb ushtronte ndaj popullit të tij, dhe për asnjë çast deri në frymën e fundit nuk iu frikësuar dhe nuk iu është nënshtrua.
Prof. dr. Gjergj Rrapi u lind më 3.5.1937 në fshatin Stupë të komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu  në fshatin Budisalc (fshat afër vendlindjes), më pastaj një pjesë të gjimnazit real në Pejë. Pas kryerjes së klasës së dytë të gjimnazit ka vazhduar mësimet në  vitin e tretë të shkollës normale në Prizren, e vitin e katërt dhe të pestë i ka kryer në Prishtinë. Ka diplomuar në shkollën normale në qershor të vitit 1959. Pas kryerjes së  normales ka punuar si mësues në fshatrat Ujmirë, Budisalc dhe Zllakuqan të Klinës, ndërkaq në vitin  1963 është inkuadruar në  shkollën fillore “Rilindja” në Terstenik të Pejës. Si drejtor shkolle ka pune në këtë shkollë, po ashtu edhe në  Shkollën e Zllakuqanit.  Në vitin 1969 është regjistruar në Degën e Sociologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Beogradit, ku në këtë degë  ka diplomuar dhe në vitin 1974  ka marrë titullin Sociolog. Me t`u kthyer nga Beogradi është inkuadruar në  Shkollën Politike të Kosovës – Qendrën Krahinore të Arsimit Marksist, në këtë institucion ka  punuar si bashkëpunëtor profesional deri sa ka kaluar në Fakultetin Filozofik në cilësinë e asistentit. Në vitin 1979 është zgjedhur  ligjërues  i lëndës “Metodologjia e sociologjisë” si dhe  lëndën e  Sociologjisë – Kursi i përgjithshëm në  Fakultetin Ekonomik, ndërsa në Degën e Sociologjisë  ka mbajtur ushtrimet nga lënda e  Sociologjisë së përgjithshme”, si dhe lëndë të tjera sipas nevojës. Në vitin 1977 është regjistruar në Shkallën e Tretë në Degën e Sociologjisë, duke i plotësuar të gjitha kushtet e vazhdimit të rregullt të studimeve post-diplomike, sepse i ka dhënë të gjitha seminaret dhe një pjesë të provimeve .  Ka doktoruar në vitin 1986 me temën “Martesa shqiptare”. Ai është ndër themeluesit e katedrës së sociologjisë, meqë ishte i pari sociolog me gradë shkencore i Universitetit të Prishtinës. Prej themelimit të Degës së Sociologjisë deri në vdekje ka qenë  sekretar i Degës  së  Filozofisë dhe Sociologjisë, si dhe shef i Degës i Degës së Filozofisë dhe Sociologjisë. Në kërkime  shkencore nga lëmi i sociologjisë  merret  që nga koha kur ishte student.  Është meritë ekskluzive e profesor Rrapit edhe dalja e  revistës së Shoqatës së Filozofëve dhe Sociologëve të Kosovës “Thema”, që ishte edhe kryeredaktor i saj, se cilës po ashtu edhe i ka dhënë emrin. Meritë tjetër e profesor Rrapit është  se për avancimin e mendimit  filozofik-sociologjik, e ka shkruar elaboratin e parë për themelimin e Institutit të Filozofisë dhe Sociologjisë, mbi bazën e të cilit Fakulteti e themelon institutin në fjalë. Ka botuar libra dhe dhjetëra studime sociologjike. Në vitin 1985 botoi librin “Savremene zadruzhne porodice na Kosovu”. Ky libër është përkthyer edhe në gjuhën  gjermane. Në vitin 1994 botoi librin publicistik  “Kosova e viteve të ndrydhura”, në të cilin libër janë  të përfshira disa shkrime publicistike , diskutime të autorit  të cilat i ka paraqitur në sesione dhe simpoziume të ndryshme shkencore qysh nga viti 1985 e deri në  fundvitet e  `90-ta.   Ky libër është një fryt  i një kohe të rëndë për individin dhe kolektivitetin në  gjithë hapësirat  e ish-Jugosllavisë ku jetonin shqiptarët e sidomos në Kosovë, i cili për afro dy dekada  kjo popullatë u gjend nën  represionin e padurueshëm të hegjemonistëve serbë, vetëm pse shqiptarët i kërkonin të drejtat e tyre demokratike,  nacionale e qytetare, edhe pse shqiptarët ne Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe Kosovën Lindore janë autoktonë që  nga kohët antike, pra pasardhës të ilirëve. Autori Rrapi, në këtë libër  po ashtu tërheq paralelen e luftës së popullit shqiptar kundër tre nacionalizmave: kundër nacionalizmit serb, nacionalizmit malazez dhe atij maqedonas. Çështjen e Kosovës nuk e konsideron  vetëm si çështje të Kosovës, por edhe të bashkësisë ndërkombëtare, sido që të zgjidhet ajo, sipas tij do të jetë e paqëndrueshme. Çështja e Kosovës mund të zgjidhet drejt dhe përfundimisht vetëm me zgjidhjen e  çështjes shqiptare në  përgjithësi – kjo është edhe ideja kryesore që i përshkon shkrimet dhe publikimet e  tij dhe përgjigja e  Rrapit për fatin e kombit.
Profesor  Rrapi, po ashtu  në vitin 1995 ka botuar  librin “Familjet e mëdha të sotme shqiptare”, ndërkaq në vitin 2000 në Tiranë botoi  librin “Roli i  traditës së zhvillimit ekonomik”, ndërsa në vitin 1997 librin “Sociologjia”, tekst universitar. Rrapi është autorë edhe i shumë  librave  shkollore dhe i botimeve tjera profesionale. Po ashtu, ky studiues ka redaktuar dhjetëra libra të autorëve tjerë, si dhe ka botuar mbi 100 artikuj studimorë profesionalë në periodikun kosovar dhe jashtë.
Në një bibliografi të lënë nga vetë profesor Rrapi, ai shkruan se me punime kërkimore është marrë qysh nga bankat e studimeve, si student i Universitetit të Beogradit. Në këtë drejtim, profesor Rrapi, po ashtu ka shënuar disa nga punimet e botuara në revistat qendrore profesionale në vend si dhe në Kosovë:
– Në revistën “Sociologjia, revistë e Shoqatës së Sociologëve Jugosllav”, nr. 1/1972, e ka botuar studimin me titull: “O zadruzanoj porodici Jakaj iz sela Renovca”;
– Në revistën “Sociologia sela”, që del në Zagreb, në vitin 1976/2, ka botuar studimin me titull: “O zadruzi – tekije”;
– Në revistën “Përparimi” 1978/3/, studimi mbi filozofinë e Altyserit me titull: “Ndryshimet epistemologjike te filozofisë së tij”;
– Në “Përparimi”, po ashtu në vitin 1979, studimin me titull: “Klasikët e Marksizmit mbi fshatin dhe fshatarët”;
– Në revistën “Socioloski pregled”, revistë kjo e Shoqatës së Sociologëve të Serbisë”, në vitin 1979, studimin me titull: “O starom i novom u kosovskom selu”. Studimi në fjalë ka qenë referat i mbajtur në Këshillimin e Shoqatës së Sociologëve të Serbisë në Ivajnicë;
– Në të përditshmen “Rilindja” në vështrimin me titull: “Filozofia marksiste filozofi revolucionare”. Lidhur me librin e prof. dr. Gajo Petroviqit, që mban titullin “marksizëm i revolucija”;
– Punimin e diplomës me titull: “Danasnja Metohiska zadruga”, komision i profesorëve pranë të cilëve e mbrojta temën e propozoi temën për botim të veçantë pa ndonjë ndryshim. U propozua që tema t’i ofrohet Akademisë së Shkencave Serbe në Beograd;
– Në “Rilindje” vështrimin me titull: “Problemet e strukturës shoqërore”, përkitazi me ribotimin e veprës së prof. dr. Mihailo Popoviç, po më të njëjtin titull;
– Shqyrtimi me titull: “Trajtimi shkencor i kategorive sociologjike”, botuar në “Përparimi” 1979, lidhur me veprën e prof. dr. Ivan Kuvaciqit “Znanost i drustvo”;
– Po në revistën “Përparimi”, punim me titull: “Origjina e psikanalizës”, vështrim ky i shkruar me rastin e përkthimit në gjuhën serbokroate të veprës së Erik Fromit, “Misija Sigmunda Frojda”, Beograd 1978;
– Revista “Përparimi”, shqyrtim me titull: “Anatomia klasore e shoqërisë borgjeze, vitin 1979, nr. 4.;
– “Shqyrtim marksiste vetëqeverisëse, revista “Përparimi” 1980;
– Revista “Përparimi”, nr. 3/1980, shqyrtim me titull: “Kontraditat e shoqërisë kapi taliste, përkitazi me ribotimin e veprës së prof. dr. Ivan Kuvaciqit me titull: “Obilje i nasilje;
– Në të dyjavshmen “Fjala”, botohet një vështrim i veprës së Erik Fromit, përkitazi me vdekjen e këtij emri të madh të filozofisë, sociologjisë dhe psikologjisë së sotme botërore’
– Librin “Sociologjia”, tekst universitar, Prishtinë 1997;
– Libri, “familjet e mëdha të sotme në Kosovë” 1995, Instituti i Sociologjisë i Fakultetit Filozofik në Beograd; 16 – a): Ky libër u përkthye në gjuhën gjermane këtë vit (2001), dhe do të botohet në Graz të Austrisë kah fundi i vitit;
– E. Dyrkemi, Përkthimi i librit të tij: “Rregullat e metodës sociologjike”, Prishtinë 1985;
– Roli i traditës në zhvillimin ekonomik, Tiranë 2000;
– Shtjefën Gjeçovi – themelues i sociologjisë urbane, revista “Thema”, 15, 2000; 
- Gati çdo muaj ka realizuar nga një projekt shkencor.
Kështu që, prof. dr. Gjergj Rrapi, është emër i shquar i arsimit dhe shkencës shqiptare. Me rezultatet e arritura në lëmin e filozofisë e të sociologjisë, ka lënë pas vetes aq studime, aq të arritura shkencore e libra, aq e përjetësoi punën e vet në to , sa ai gjithmonë do të jetë emër i nderuar dhe i çmuar jo vetëm në përmasat kombëtare, por edhe më gjerë. Profesor Rrapi tërë energjinë e tij e derdhi në avancimin e punës shkencore në Universitet dhe në mbrojtjen e autonomisë së tij. Në veçanti   kontributi i tij ishte madhor në kohën kur shteti “juridik serb” me tërë potencialin e vet ekonomik, propagandistik, policor e ushtarak, ishte përcaktuar për zhbërjen definitive të  arsimit shqip në përgjithësi, të Universitetit të Prishtinës në veçanti dhe për zhbërjen e Kosovës. Ai ishte një nga ideatorët kryesor për vazhdimit institucional dhe legal të punës së Universitetit nëpër objekte private, pas aplikimit të masave të dhunshme administrative të pushtetit serbo-komunist në Universitetin e Prishtinës. Në mbrojtje të këtij institucioni me interes kombëtar, u gjend në ballë të formave të ndryshme të rezistencës për mbrojtjen e tij dhe të shkollës shqipe.
Prof. dr. Gjergj Rrapi ishte   luftëtar modern,   i denjë dhe i   pakompromis për të drejtat njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar. Kudo që prezantonte në simpoziume të ndryshme shkencore të niveleve ndërkombëtare, haptas,   në mënyrë të guximshme dhe argumentuese e   prezantonte dhunën dhe gjenocidin serb mbi popullin shqiptar të Kosovës. Padyshim se në këtë kontekst kontributi i tij u sublimua me daljen në dritë të librit “Kosova e viteve të ndrydhura”, të botuar më 1993, në Prishtinë, ku në mënyrë shumë të qartë dhe argumentuese prezanton realitetin shqiptar të atyre viteve, të cilat vërtet ishin të ndrydhura e të rënda.    

Ishte mik dhe krah i djathtë i profesor  Fehmi Agani
              
Gjatë fundviteve të viteve  të `80-ta, kur Kosova rënkonte nën peshën e rëndë  të  okupimit serb, kur të drejtat e këtij populli shkeleshin  në mënyrë më drastike, ai në një simpozium shkencor në Split të Kroacisë  ngriti lartë zërin e protestës kundër  gjithë asaj shtypje që  Serbia ushtronte ndaj popullatës shqiptare. Në këtë simpozium Rrapi u shpreh  se  ne shqiptarëve në Kosovë, popull autokton dhe gjysma e popullsisë në territorin kompakt, si dhe populli i tretë për nga numri në  Jugosllavi, na mban shpresa se Evropa  nuk do ta përsërisë gabimin e saj tragjik ndaj shqiptarëve si në vitin 1913. Pa zgjidhjen e çështjes së  3 milionë shqiptarëve nuk do të zgjidhet çështja e Jugosllavisë. Kriza  jugosllave ka filluar në Kosovë dhe nuk mund të zgjidhet pa Kosovën, është shprehur ndër të tjera Rrapi në Simpoziumin e Splitit.  Janë të shumta  simpoziumet dhe tryezat në të cilat ka marrë  pjesë z. Rrapi, i cili është ndër intelektualët që e ka kualifikuar politikën gjenocidiale të S. Milosheviqit në Kosovë dhe qëndrimet e tij ndaj kësaj politike i kanë përshëndetur prof. Branko Horvat, Rudi Supek, Predrag Matjvejeviq dhe të tjerë.
Gjatë viteve të `90-ta kur angazhimi politik e  demokratik bënte jetën shqiptare, formë kjo e zgjedhur për  daljen nga  ai okupim i hekurt i robërisë, edhe  profesor Rrapi u angazhua në jetën shoqërore e politike. Ishte  themelues i  Partisë Shqiptare Demokristiane, më pastaj edhe i Partisë Liberale Shqiptare. Në vitin 1997 është zgjedhur edhe  kryetar i shoqatës së Filozofëve dhe Sociologëve  të Kosovës. Ishte mik dhe krah i djathtë i profesor  Fehmi Agani.
Prof. dr. Gjergj Rrapi, ishte njëra nga figurat tona që kanë luajtur rol në jetën tonë arsimore, intelektuale, shkencore, kulturore, shoqërore, politike dhe kombëtare në gjysmën e dytë të shekullit që e lamë pas dhe në vitet e para të këtij shekulli. Ai i takon atij brezi intelektualësh, edukuesish e veprimtarësh shqiptarë të Kosovës, të cilët me punën e tyre të përkushtuar, me kultivimin e mençurisë, dijes dhe shkencës, i kanë zgjeruar e zgjeruar gjithnjë kufijtë e lirisë vepruese e të krijimtarisë mendore. Edhe pas shtatë vjetësh e kemi parasysh personalitetin e tij të gjithanshëm: figurën e sociologut, të publicistit e të shkencëtarit, aq edhe të vepruesit politik që nga fundvitet ’80 e deri sa vdiq.

Çfarë paraqet profesor Rrapi në librin e tij, “Kosova e viteve të ndrydhura?”

Profesor Gjergj Rrapi, në vitin 1993 botoi librin publicistik “Kosova e viteve të ndrydhura”. Brenda këtij libri janë të ngërthyera disa shkrime publicistike (diskutime të autorizuara), të cilat i ka paraqitur në simpoziume dhe sesione të ndryshme shkencore në shumë vende të Kosovë, të ish- Jugosllavisë dhe të vendeve të tjera evropiane, qysh nga viti 1985 e deri në frymën e fundit të jetës së tij, më 2004.
Libri “Kosova e viteve të ndryshkura” të profesor Rrapit, është një fryt i një kohe të rëndë për individin dhe kolektivitetin shqiptar në gjithë hapësirat në ish- Jugosllavi, ku jetojnë popullata shqiptare dhe sidomos në Kosovë, i cili , që, për afro një dekadë e gjysmë kjo popullatë gjendet nën represionin e padurueshëm të hegjemonistëve komunistë serbë, vetëm pse kërkojnë të drejtat e tyre demokratike, nacionale dhe qytetare, edhe pse shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbinë Jugore (Kosovën Lindore), janë autoktonë që nga kohët antike, pas ardhjes të ilirëve.
Shkrimet publicistike të këtij autori janë një ditar i veçantë që dallon nga një ditar tjetër. Është ky një ditar i cili nuk është shkruar nga profesor Rrapi, mirëpo është shkruar në një kohë – zezonë, prandaj për këtë fakt edhe bart një të vërtetë të dhembshme, por edhe krenare.
Në librin “Kosova e viteve të ndrydhura, shfaqet një sfond i një natyre të zymtë; rropatjet e këtij populli që shekuj të tërë shkojnë në përballje me historinë; shekuj të tërë ky popull vazhdimisht pinrrohet me lirinë… Janë pamjet ekskluzive që i ka parë dhe i shohin sytë e një intelektuali, fa ti i të cilit është i lidhur ngushtë me fatin kolektiv – kombëtar. Prandaj, nyjëtimi më i thellë, më i qartë, më i guximshëm dhe, jo më tronditës i vullnetit të kombit shqiptar, njëmendësisht në publikimet e këtij vëllimi të këtij autori.
Disa nga temat bosht të përfshira në këtë libër, si “Çështja kosovare në diskursin jugosllav”, “Kosova dhe nacionalizmat”, “Shqiptarët në Kosovë dhe në vendet tjera të Jugosllavisë nuk janë pakicë kombëtare por komb”, “Ç’shoh të diskutueshme në politikën popullatave”, “Vetëdija e ideologjisë si fat tragjik për popullin shqiptar”, “Si u mor autonomia e Kosovës?”,Kosova në aktualitetin e sotëm etj., paraqesin se si Kosova prej se është aneksuar dhe është futur padrejtësisht në bashkësinë artificiale ish- jugosllave e sidomos deri në vitin 1966 ka përjetuar çastet më të vështira në historinë e saj.
Periudha e fundit, në veçanti prej vitit 1981, populli shqiptar në Kosovë dhe në gjithë hapësirat tjera të ish- Jugosllavisë përjetoi ndrydhje të mëdha, aq sa mund të thuhet lirisht, siç shprehet edhe vetë autori, “periudhë e imponimit të obskurantizmit serbosllav”. Në frymën e kësaj logjike dhe sipas konceptit armiqësor në që prinin ASHA të Serbisë, Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë” ( e njohur si Francuska – 7), dhe të gjitha institucionet të tjera politike, kulturore e shoqërore serbe, duke elaboruar vazhdimësitë e projekteve famëkëqija, tashmë të njohura dhe të stërnjohura me pretekst që shqiptarët të shpërngulen, pra t’i lëshojnë vatrat e tyre stërgjyshore që i kanë ruajtur me shekuj me fanatizëm, madje edhe të asgjësohen me qëllim të rikolonizimit të Kosovës dhe serbizimit të saj.
Kapitull të veçantë autori i këtij libri i kushton pezullimit të Kushtetutës së vitit 1974, kur Serbia krijoi një gjendje edhe më të tendosur në të gjitha masat e popullit shqiptar në Kosovë dhe jashtë. Duke e vërejtur pushteti okupues serb këtë pakënaqësi të madhe të popullit, në Kosovë solli forca edhe më të mëdha ushtarake e policore, ku Kosovën e robëroi më argumentin e forcës dhe terror të papërshkrueshëm, duke i munguar çdo argument tjetër.
Autori, prof. dr. Gjergj Rrapi, në librin e tij “Kosova e viteve të ndrydhura”, tërheq shumë paralele të luftës së popullit shqiptar kundër shumë nacionalizmave, duke u fokusuar në tre nacionalizmat ortodoks: në nacionalizmin serb, malazez dhe atë maqedonas.
Çështjen e Kosovës, autori nuk e konsideron vetëm si çështje e Kosovës, sido që të zgjidhet ajo, sipas tij do të jetë e paqëndrueshme. Çështja e Kosovës, sipas profesor Rrapit, mund të zgjidhet drejt dhe përfundimisht vetëm me zgjidhjen e çështjes shqiptare në përgjithësi, pra të tërë gjeografisë shqiptare, ku, kjo njëherësh është edhe ideja që i përshkon shkrimet dhe publikimet e tij dhe përgjigjja më autentike e profesor Rrapit sa i përket fatit të kombit shqiptar.
Një ide e këtillë, sipas tij mund të realizohet, në radhë të parë në bazë të rrethanave që po lëvizin në këtë pjesë të këtij globi tokësor, dhe çka është më qenësore për forcat tona politike, ndërtimi i një platforme të përbashkët politike e kombëtare. Kjo platformë do t’i paraprijë këtij synimi që është shumë racional dhe me pretendim që të realizohet në një rrethanë të caktuar politike.
Këto të dhëna dhe shumë të tjera të cilat profesor Rrapi i ka kapërthyer në brendinë e këtij libri, e bëjnë shumë të rëndësishëm këtë libër, i cili do t’i qëndrojë kohërave.
Kjo vlerë e këtij studiuesi nuk është nuk është e vetmja punë e frytshme. Profesor Rrapi punoi edhe vepra të tjera që të cilat do të lënë gjurmë për gjeneratat tona.

U shkëput nga jeta kur ishte në kulmin e fuqive të tij krijuese

Kështu, prof. dr. Gjergj Rrapi u shkëput nga jeta në kohën kur ishte në kulmin e fuqive të tij krijuese, bash në kohën kur bashkëkombësit kishin aq shumë nevojë për talentin e tij të madh, për mendjen e tij të ndritur, për fjalën e tij me autoritet, për veprimin e tij të guximshëm dhe efektiv. Zbrazëtia që la prof. dr. Gjergj Rrapi në frontin e punës e të luftës nuk është aspak e lehtë të mbushet. Por, njerëz si ai mbeten të gdhendur përjetësisht në kujtesën e kombit si pika të ndritshme referimi të historisë së tij.
Le të jenë këta rreshta një homazh e një nderim i thellë për profesorin e nderuar, Gjergj Rrapi, emrin e të cilit do ta mbajmë përjetë të paharruar.
Prandaj, prof. dr. Gjergj Rrapi, mbetet personalitet i shquar i arsimit e i shkencës shqiptare, po ashtu edhe luftëtar i  denjë për të drejtat njerëzore e kombëtare.
Në përfundim mund të konstatojmë se emri dhe vepra e profesor  Gjergj Rrapit do të mbeten  të pashlyera në kujtesën tonë dhe  të brazave që pasojnë, të cilëve u  shërbeu gjatë gjithë rrugës së tij jetësore.
*HOMAZH PËR PROF. DR. GJERGJ RRAPI (1937-2004)

Filed Under: ESSE Tagged With: Mikel Gojani, nje jete ne sherbim te shkences, Prof.dr. Gjergj Rrapi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 444
  • 445
  • 446
  • 447
  • 448
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT