• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË DITË MIDIS DY EPOKASH

December 2, 2013 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli/

Dihet se populli ynë ndër shekuj bëri luftëra të pandërprera me shumë viktima e flijime,vetëm e vetëm për të fituar lirinë e rihumbur.Nëse shfletojmë sadopak historinë,nëse lexojmë e dëgjojmë për ngjarje të mëdha të historisë sonë të përgjakshme,shqiptarët nën pushtimet e huaja,shqiptarët kurrë nuk kanë ditur të qahen e të ankohen para pushtuesëve,kurrë nuk janë gjunjëzuar,kanë bërë qëndresë heroike edhe kur janë gjendur para litarit,para gjelatit,vetëm për të i plasur zemrën armikut.Dëshira e shqiptarëve për të jetuar të lirë në vendin e tyre,ua ka shtuar qëndresën atyre edhe kur ishin barkthatë,deshur e zbathur,u shtoj atyre qëndresën të gjunjëzojnë fillimisht Perandorinë Osmane e deri pushtuesin më të ndyrë sllavo-serb,i cili gjithnjë ëndrronte të mbajë Kosovën,duke i djegur shqiptarët si qëngjin në hell,kurse para Evropes e paraqitnin Kosoven si vendin më stabil në Ballkan.Është e vërtetë se Sërbia ishte e fortë,ajo ka trashëguar tërë armatimin e APJ-së,por kurrë nuk i bëri pesimist atdhedashësit shqiptar,të thyeshëm,të ndruajshëm,nga se morali i tyre luftarak,vullneti dhe dëshira e tyre për të jetuar të lirë e të pavarur i bëri ata  të kalitur dhe të pamboshtur deri në çlirimin e  plotë.Shqiptarët kishin kuptuar se faktori numër një

që përcakton  fatin e luftës nuk është numri i ushtrisë,lloji i armatimit,por faktori njeri,morali i tij luftarak, dhe vullneti e dëshira për të jetuar të lirë e të pavarur në trojet e tyre,vullnet ky i cili për shqiptarët kurrë nuk u shua.Shpirti i sërbëve dhe malazezëve ishte tepër lakmitar,tepër ambicioz e i pangopur për të shtypur e robëruar popujt fqinjë.Ambicja e tyre shekullore për sundim mbi shqiptarët e gllabërim të pasurisë së tyre, vrasjet e pashembullta,burgosjet masive,ishin përbuzja më e madhe e cila mund të i bëhej një populli,nuk i gjunjëzoi kurrë shqiptarët.Dhuna shekullore mbi shqiptarët nga populli i pangopshëm i karpateve,nuk guxon të harrohet,por e shkruara gjithnjë mbetet dëshmi,kurse rrëfimi nga brezi në brez mund të ndryshohet,madje edhe tjetërsohet e harrohet.Sërbët gjakatarë kanë falsifikuar historinë duke shkruar libra,edhe pse bota e dinte se realiteti ishte ndryshe nga ajo çka shkruanin sërbet,ata  na vrisnin dhe ia dilnin të na lënin fajtor para botës,duke paraqitur kinse sërbet ishin të rrezikuar nga shqiptarët!

Shqiptarët punën më të madhe kombëtare mund të e bëjnë duke mbledhur shënime,jo duke falsifikuar,por duke pasur fakte sa asnjë popull tjetër të ndriçojnë shumë të vërteta nga zullumet që u shkaktoj pushtuesi shekullor serb.Të shkruash libra është shenjtëri,secila libër në motivin e vet,por të shkruash libra historiko-kombëtare është shenjtëri e dyfishtë nga se përshkruan ndriçimin e të vërtetave të fshehura deri më tani,të cilat do të i njohin brezat tonë,pa lënë në pluhurin e harresës.Libri i  Hamza Halabakut është një libër i këtij lloji,libër me shenjtëri historiko-kombëtare,i cili përshkruan vuajtëjet dhe krenarinë e kombit,qëndresën shqiptare nëpër shekuj në vrasjet e përditshme,arrestimet masive,masakrat mbi shqiptarët liridashës, emigrimet e dhunshme të shqiptarëve,po zbardhon një të vërtetë se si programet e Çubrilloviçit e viçëve të tjerë deri te kryevrasësi i popujve të Ballkanit  Millosheviç,shtjelluan programet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve shumë para se  të ishte komunizmi.Hamza  Halabaku është shkrimtari ynë i cili hedh dritë mbi   përgjakjet mbi shqiptarët liridashës,duke hedhur fakte,duke u dhënë frymë brezave atdhedashës mbi tragjedinë tonë trishtuese të pregaditur nga sllavët,kjo e shkruar e tij është shumë e çmuar,e ndritshme,nga se hedh dritë mbi faktet e vërteta,të cilat i hodhi mbi letër,ashtu të shkruara mbesin dokumente  të vlefshme për brezat,dhe kjo ka shumë rëndësi nga se dallon shumë nga gojëdhënat të cilat ushqenin brezat me gjysmë të vërteta.HJamza  Halabaku  rrjedh nga një familje atdhetare e cila nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare.Babai i tij i cili dhunën e pushtuesit e kishte përjetuar nën lëkurën e vet,ishte në ballë të detyrës që i shtronte koha.Ai brumosi tek  Hamza ndjenjat atdhetare e liridashëseDuke u rritur  Hamza ishte formuar dhe ngritur në personalitet.Erdhi koha kur Hamza i përjetoj demostratat e fuqishme të vitit 1981,përleshjet e të rinjëve shqiptar me policinë dhe ushtrinë sllave,ai pa me sytë e vet dhjetëra martirë të cilët ranë për çështjen e atdheut në atë pranverë të përgjakshme,pa qindra të plagosur,pa si martirizoheshin forcat liridashëse shqiptare që gjakonin lirinë e trojeve të pushtuara shqiptare,ngjarje këto që i dhanë zemër e guxim për të u përleshur me  betejat deri në lirinë e plotë

Hamza  Halabaku,ka botuar këto vepra:

1″A KA ZOT”

2.”TESTAMENT”

3:”KOSOVËN E KEMI ZEMËR”

4″VRUNDUJ KUJTIMESH”-MONOGRAFI

5:”EMRA QË NUK HARROHEN”BASHKËAUTOR I MONOGRAFISË

6″NJË DITË MIDIS DY EPOOKASH

Populli ynë ndër shekuj bëri luftëra tmë pandërSprera me shumë  pëviktima  nge flijime,vetëm e vetëm për të fituar lirinë e rihumbur.Nëse shfletojmë sadopak historinë, lexojmë e dëgjojmërjarje të mëdha të historisë sonë të përgjakshme,shqiptarët nën pushtiet e huaja,shqnëseiptarët kurrë nuk kanë ditur të qahen e të ankohen para pushtuesëve,kurrë nuk janë gjunjëzuar,kanë bërë qëndresë heroike edhe kur janë gjendur para litarit,para gjelatit,vetëm për të i plasur zemrën armikut.Dëshira e shqiptarëve për të jetuar të lirë në vendin e tyre,ua ka shtuar qëndresën atyre edhe kur ishin barkthatë,deshur e zbathur,u shtoj atyre qëndresën të gjunjëzojnë fillimisht Perandorinë Osmane e deri pushtuesin më të ndyrë sllavo-serb,i cili gjithnjë ëndrronte të mbajë Kosovën,duke i djegur shqiptarët si qëngjin në hell,kurse para Evropes e paraqitnin Kosoven si vendin më stabil në Ballkan.Është e vërtetë se Sërbia ishte e fortë,ajo ka trashëguar tërë armatimin e APJ-së,por kurrë nuk i bëri pesimist atdhedashësit shqiptar,të thyeshëm,të ndruajshëm,nga se morali i tyre luftarak,vullneti dhe dëshira e tyre për të jetuar të lirë e të pavarur i bëri ata  të kalitur dhe të pamboshtur deri në çlirimin e  plotë.Shqiptarët kishin kuptuar se faktori numër një që përcakton  fatin e luftës nuk është numri i ushtrisë,lloji i armatimit,por faktori njeri,morali i tij luftarak, dhe vullneti e dëshira për të jetuar të lirë e të pavarur në trojet e tyre,vullnet ky i cili për shqiptarët kurrë nuk u shua.Shpirti i sërbëve dhe malazezëve ishte tepër lakmitar,tepër ambicioz e i pangopur për të shtypur e robëruar popujt fqinjë.Ambicja e tyre shekullore për sundim mbi shqiptarët e gllabërim të pasurisë së tyre, vrasjet e pashembullta,burgosjet masive,ishin përbuzja më e madhe e cila mund të i bëhej një populli,nuk i gjunjëzoi kurrë shqiptarët.Dhuna shekullore mbi shqiptarët nga populli i pangopshëm i karpateve,nuk guxon të harrohet,por e shkruara gjithnjë mbetet dëshmi,kurse rrëfimi nga brezi në brez mund të ndryshohet,madje edhe tjetërsohet e harrohet.Sërbët gjakatarë kanë falsifikuar historinë duke shkruar libra,edhe pse bota e dinte se realiteti ishte ndryshe nga ajo çka sërbet,ata  na vrisnin dhe ia dilnin të na lënin fajtor para botës,duke paraqitur kinse sërbet ishin të rrezikuar nga shqiptarët!

Shqiptarët punën më të madhe kombëtare mund të e bëjnë duke mbledhur shënime,jo duke falsifikuar,por duke pasur fakte sa asnjë popull tjetër të ndriçojnë shumë të vërteta nga zullumet që u shkaktoj pushtuesi shekullor serb.Të shkruash libra shenjtëri,përshkruansecila libër në motivin e vet,por të shkruash libra historiko-kombëtare është shenjtëri e dyfishtëështë  nga se  ndriçimin e të vërtetave të fshehura deri më tani,të cilat do të i njohin brezat tonë,pa lënë në pluhurin  shkruanine harresës.Libri i  Hamza Halabakut është një libër i këtij lloji,libër me shenjtëri historiko-kombëtare,i cili përshkruan vuajtëjet dhe krenarinë e kombit,qëndresën shqiptare nëpër shekuj në vrasjet e përditshme,arrestimet masive,masakrat mbi shqiptarët liridashës, emigrimet e dhunshme të shqiptarëve,po zbardhon një të vërtetë se si programet e Çubrilloviçit e viçëve të tjerë deri te kryevrasësi i popujve të Ballkanit  Millosheviç,shtjelluan programet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve shumë para se  të ishte komunizmi.Hamza  Halabaku është shkrimtari ynë i cili hedh dritë mbi   përgjakjet mbi shqiptarët liridashës,duke hedhur fakte,duke u dhënë frymë brezave atdhedashës mbi tragjedinë tonë trishtuese të pregaditur nga sllavët,kjo e shkruar e tij është shumë e çmuar,e ndritshme,nga se hedh dritë mbi faktet e vërteta,të cilat i hodhi mbi letër,ashtu të shkruara mbesin dokumente  të vlefshme për brezat,dhe kjo ka shumë rëndësi nga se dallon shumë nga gojëdhënat të cilat ushqenin brezat me gjysmë të vërteta.HJamza  Halabaku  rrjedh nga një familje atdhetare e cila nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare.Babai i tij i cili dhunën e pushtuesit e kishte përjetuar nën lëkurën e vet,ishte në ballë të detyrës që i shtronte koha.Ai brumosi tek  Hamza ndjenjat atdhetare e liridashëseDuke u rritur  Hamza ishte formuar dhe ngritur në personalitet.Erdhi koha kur Hamza i përjetoj demostratat e fuqishme të vitit 1981,përleshjet e të rinjëve shqiptar me policinë dhe ushtrinë sllave,ai pa me sytë e vet dhjetëra martirë të cilët ranë për çështjen e atdheut në atë pranverë të përgjakshme,pa qindra të plagosur,pa si martirizoheshin forcat liridashëse shqiptare që gjakonin lirinë e trojeve të pushtuara shqiptare,ngjarje këto që i dhanë zemër e guxim për të u përleshur me  betejat deri në lirinë e plotë.

Hamza  Halabaku,u lind  më 10 shtator 1947 në Pozhoran afër Gjilanit.Gjimnazin e filloi në Gjilan dhe e mbaroi në Prizren,studjoi në Prishtinë,u dallua  si veprimtarë i shquar kombëtar,për këtë masat represive të pushtetit sllav e ndoqën dhe u detyrua të kërkoj strehim në vendet Europiane.Në vitin 1990 u strehua në Nürmberg të Gjermanisë,ku punoi një kohë të gjatë si mësues në shkollat me mësim plotësues në gjuhën shqipe,deri në pension.Hamza Halabaku ky veprimtar i paepur kombëtarë,shkrimtar,poet,mësues dhe edukator i mirë,arsimoj gjenerata të tëra të fëmijëve tanë në mërgim.

KASH”

Hamza Halabaku, si ndihmës sekretar i parë i Kuvendit të Kosovës… është pjesmarrës i drejtëpërdrejt i proceseve dhe ngjarjeve të zhvilluar në fillim të viteve 1990-ta, prandaj ai me vërtetësi, fakte, argumente dhe dokumente e ka shkruar librin në fjalë.

Hamza Halabaku, me botimin e librit  më të ri,  rikujtoj një datë të rëndësishme të historisë sonë të re dhe akterët e sajë, 2 Korrikun e vitit 1990 kur delegatët e sesionit të fundit të legjislativit të Krahinës së atëhershme

Autonome të Kosovës, në sheshin para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, shpallën Deklaratën e pavarësisë nga Serbia.

Kësaj ngjarje historike i parapriu një periudhë me plot kthesa e ngjarje dramatike.

Pas demonstratave të studentëve e të rinisë shkollore të vitit 1981, të përkrahura nga mbarë popullata shqiptare, filloi një fushatë e egër antishqiptaresulmit e programuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe e përkrahur nga inteligjencia e strukturat e pushtetit serb dhe Kisha ortodokse serbe.

Dhunimet, plaçkitjet, shpërnguljet me dhunë e gjenocidi i pa qenë ndaj serbëve, ishin sloganet që përsëriteshin çdo ditë në fjalime politike, në mjetet e informimit të Serbisë si në ato të shkruara edhe në radio e televizion, e që ishin të imagjinuara, por që kishin për qëllim ta indoktrinonin popullin e Serbisë që kësaj politike ti japin mbështetjen për masa hakmarrëse ndaj shqiptarëve. Kështu lindi lëvizja populiste serbe , që përshpejtoji zhbërjen e Jugosllavisë së atëhershme

Në verën e vitit 1989 dështoi Kongresi i 14 i Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë që ishte fundi i sistemit monist dhe fillimi i pluralizmit politik. Në dhjetor të vitit 1989 u formua Lidhja Demokratike e Kosovës, si lëvizje gjithë popullore  e shqiptarëve, e udhëhequr me shumë sukses nga dr. Ibrahim Rugova, i cili me urtësi, guxim intelektual e vizion politik arriti ta internacionalizojë çështjen e shqiptarëve të Kosovës.

Delegatët, të cilët e shpallën Deklaratën Kushtetuese më 2 Korrik të vitit 1990, në bashkëpunim edhe me LDK-në, në konspiracion të plotë, me datë 7 shtator të po atij viti, në Kaçanik, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, formuan Qeverinë e cila u detyrua të veprojë nga jashtë, ndërsa brenda u formuan organet paralele të Kosovës, të cilat me veprimin e vet e tërbuan pushtetin serb.

Ajo çka tingëllon bukur në librin eHalabakut,  se Deklarata e 2 Korrikut të vitit 1990 ishte ALFA e një rrugëtimi relativisht të gjatë e sakrificës dhe e fitoreve tona që çuan në fillimin e rezistencës aktive të UÇK-së, Konferencës në Rambuje, intervenimin e  të NATO-së mbi pozicionet serbe e deri te tërheqja e forcave serbe nga Kosova dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës me njohje ndërkombëtare më 2008.

Në këtë libër modest, jam përpjekur që ngjarjen e 2 korrikut ta paraqes nga këndvështrimi im, si njeri që pata rastin t’i shohë nga afër zhvillimet e asaj dite, si brenda ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe jashtë ndërtesës, ku u zhvillua mbledhja historike për Deklaratën Kushtetuese.

Pa pretendime që ky libër të jetë fjala e fundit për një ngjarje të tillë madhore, pikësynimi i shkrimtarit tonë Halabaku,më shumë ka qenë që kjo ngjarje të mos mbulohet nga harresa.

Ky libër  është një libër i veçantë, ky libër ka vlerë të rëndësishme për historinë tonë të re. Autori rrëfern në detaje për datë e 2 Korrikut të vitit 1990 nga se isha njëri prej protagonistëve të zhvillimit të asaj ngjarje edhe jashtë , por edhe mbrenda ndërtesës”. Kjo ishte situata dhe gjëndaj e asaj kohe. . Mbledhjes historike të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990 i paraprinë disa seanca maratone të Kuvendit me debate të ashpra. Ndasitë ishin evidente. Në njërën anë ishin përfaqësuesit e popullit që mbronin interesin e Kosovës, kurse në anën tjetrë ishin ithtarët dhe përkrahsit e politikës hegjemoniste të Serbisë.

Andajbreznitë tona duke lexuar këtë libër historik,kanë mundësinë të njohin të kaluarën tonë të mundimshme,të përgjakur,por të pa gjunjëzuar asnjëherë.

Në këtë libër ka të dhëna shumë interesante, nga dora e parë, siç thuhët, për përgatitjën e Kushtetutës së Kaçanikut, për autorët e saj, për Komisionët që kanë punuar rrëth Kushtetutës, për rrethanat politike të kohës. Pra me një fjalë, në këtë libër dokumentar-historik flitet për gjëra autentike, të vërteta

Filed Under: Featured Tagged With: Hamza Halabaku, Shaban Cakolli

URIMI I MUSTAFËS PËR AHMETAJ, ERË Ë RE NË POLITIKËN SHQIPTARE

December 2, 2013 by dgreca

PRISHTINE- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari në largim i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, i ka uruar fitoren kundërshtarit të tij nga Vetëvendosja, Shpend Ahmetit.

“Me gjithë përkrahjen e madhe që kemi marrë nga qytetarët, ne nuk kemi arritur të fitojmë në garën për kryetar të Prishtinës. Unë dëshiroj të falënderoj të gjithë votuesit e LDK-së, të gjithë qytetarët e Prishtinës për besimin që më kanë dhënë në dy mandate, ndërsa kundërkandidatit, z. Shpend Ahmeti, ia uroj fitoren dhe i dëshiroj suksese në punën e tij”, ka theksuar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke premtuar se kalimi i pushtetit në Prishtinë do të jetë i suksesshëm.

Mustafa ka thënë se, pavarësisht që LDK në Prishtinë ka humbur, ajo ka fituar në shumicën e komunave të Kosovës, duke dalë si partia më e votuar.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në: Gjilan, Podujevë, Ferizaj, Pejë, Lipjan, Istog, Fushë-Kosovë, Suharekë, Viti dhe, në koalicion me AKR-në, në Mitrovicë. Ne, tani, me vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, jemi kthyer në vendin e parë, aty ku LDK-ja e meriton të jetë”, ka thënë Mustafa.

Ai më tej shtoi se LDK, “pas këtij procesi të suksesshëm, LDK-ja do të vijojë punën dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat ne jemi të bindur se do të fitojmë edhe më bindshëm se në këto zgjedhje”.

Në fund, ai ka falënderuar edhe njëherë të gjithë qytetarët e Kosovës që, siç tha ai, “këtë herë i besuan LDK-së dhe që treguan kulturë të lartë politike”.

Mustafa ka falënderuar edhe institucionet përgjegjëse, që kanë punuar shumë për mbarëvajtjen e procesit dhe mediet e pavarura, që kanë raportuar me korrektësi dhe pananshëm. “Faleminderit shumë”, tha në fund Mustafa! 

Po fryne ere e re ne Politiken shqiptare?

 

Filed Under: Featured Tagged With: Isa Mustafa, ne politiken shqiptare, shenje e re, urim Ahmetit

MYSAFIR NË KOHË LUFTE NË SHTETIN AMË

December 2, 2013 by dgreca

NGA RAMIZ MUJAJ*/

Isha 38 vjeçar më  1998, kohë kur shkela për herë të parë në Shqipëri, vendin tim amë. Askohe ishte praglufte në Kosovë. Udhëtoja drejt vendit amë nga Nju Jork-u, ndërsa vëllau im, Syla, ish i burgosur politik në demonstratat e vitit 1981, po udhëtonte  njëkohësisht nga Lugano e Zvicres,ndërkohë babai im, Mehmeti me dhendrin, I. K. (bashkëshortin e motrës së madhe) po udhëtonin nga Kosova drejt Tiranës. Të gjithë u takuam në aeroportin e Rinasit. Ishte një takim i veçantë.

Qëndruam së bashku disa ditë në  Shqipëri. Vendi amë se si m’u  duk; natyrisht jo ai që kishia ëndrruar e përfytëruar. Diçka dukej gri e trishtuar.Peisazh i dhimbshëm.

Imazhi u përmirësu disi, kur vizituam vende historike, muze e kala të vjetra, që qëndronin nëpër Shqipëri si dëshmi të kohës së shkuar, ku përzihej heroikja me krenarinë, që na kishte ushqye së largu edhe ne kosovarët.

Ato ditë që ishim në Tiranë, vëllau Sylë promovoi librin e tij ”Njerëzit numra”, botuar nga Shtypshkronja “Rilindja”, e cila pas okupimit serb të Kosovës, ishte vendosur në Tiranë, diku në rrugën që mbante emrin ”Myslym Shyri”, jo larg qendrës së Tiranës.
Libri “Njerëzit Numra” u prit mjaft mirë. Në fokus të librit ishte përshkrimi i vuajtjeve dhe sakrificave të të burgosurëve politikë shqiptar në burgun e Nishit të Ish Jugosllavisë.

Në ditët që qëndruam atje, Shqipëria dukej si e dalë nga lufta me vetëveten, e sfilitur, e lodhur;  çdo gje dukej kaotike, e rrëmujshme, njerëzit të mërzitur, të vrazhdë, disi agresivë me njëri-tjetrin. Nuk u kishin mjaftuar 45 vite nën diktaturë, por iu desh edhe një luftë me vetëveten në vitin e mbrapshtë 1997. Ishte pikërisht koha pasluftës me piramidat-fajdetë, e një llojë kryengritjeje pa pushtues apo me pushtues të padukshëm. Një llojë çmendurie kolektive, ku armët patën dalë sheshit pasi kishin braktisur vendmbajtjet e tyre, depot e ushtrisë. Armiku nuk ndihej e nuk shihej, por krismat, veçanërisht natën, tregonin se armiku ishte diku aty pranë, ndoshta brenda vetes të gjithësecilit.

Forca kryesore politike, Partia Demokratike,  që kishte përmbysur komunizmin, për ironi të fatit, së bashku me aleatët, ishte në rrugë. Opozita e re që ishte rrëzuar nga pushteti me forcën e armëve të komiteteve fantazma nuk pajtohej me realitetin e ri dhe po tentonte të ringrihej në këmbë.Ishim dëshmitarë dhe pjesmarrës të disa protestave të opozitës së asaj kohe, demokratëve dhe aleatëve të tyre. Morëm pjesë për solidarizim edhe në protestën e të përndjekurve politikë që po mbahej po ato ditë. Më kujtohet numri i madh i protestuesve.

Gjatë ditë që qëndruam në Tiranë vizituam edhe Galerinë e Arteve. Vizituam edhe shtypshkronjen Rilindja, ku na priti drejtuesi i përkohshëm Xhevdet Spahiu.
Protestat ishin të shpeshta ato ditë. U bëmë pjesë e tyre. Në njërën nga ato, ku pjesmarrësit ishin të shumtë në numër, shpertheva turmën  e  dendur dhe arrita tek foltorja, ku qendronin Sali Berisha dhe Azem Hajdari. U afrova pranë Azem Hajdarit dhe i thashë që sillja përshëndetje nga vatranët e Amerikës dhe se une isha një vatran në përkrahjen e tij. U gëzua shumë.

Shqipëria për vete zjente nga rrëmuja, por ndërkohë në Kosovë kishte krisë pushka.Tirana ishte kthyer në një vendtakim edhe për luftëtarët ,vullnetarët që vini nga bota e mërgimit për të marrë të dhëna e për t’u nisë drejt fushës së luftës. E lashë Shqipërinë me një pezm brenda vetes.

VIZITA E DYTË ME VATRANËT

Vizita e dytë imja i takon muajit qershor të po atij viti. Lufta në Kosovë sapo kishte nisë. Kjo vizitë  ishte e organizuar nga Federata Panshqiptare e Amerikës”Vatra”. Pra unë isha në përbërje të një delegacioni të vatranëve. Ishin kohë kritike për popullin e Kosovës. Vatra kishte vendosë që të jepte kontributin e vet moral dhe financiar për bijtë e lirisë,luftëtarët  dhe popullin e Kosovës në ato kohë tepër kritike, kur bisha serbe ishte hedhur në sulm si e tërbuar. Ndjehesha krenar që isha në radhët e vatranëve. Vatra e kishte te rrënjosur thellë respektin dhe detyrimin e vet ndaj çeshtjes se Kosovës.E kishte shtyllë të programit të saj kombtar. Që nga themelimi i saj prej apostujve të shqiptarizmës, Nolit dhe  Konicës, Vatra kishte vënë në gurthemelin e saj çështjen Kombëtare.

Në momentet e para të shpërthimit të luftës në Kosovë Vatra e pa të domosdoshme që të ishte afër ngjarjeve. Për këtë qëllim ajo vendosi që të dërgonte një grup të vetin dhe të shihte nga afër ngjarjet, të përcaktonte nevojat dhe të dërgonte ndihma për vëllezërit dhe motrat kosovarë.
Grupi kishte në gjirin e vet  18 vatranë. Kujtoj disa prej pjestarëve: Kryetari i Vatres, z.Agim Karagjozi, nënkryetarët Gjon Buçaj dhe Agim Rexhaj , Idriz Lamaj- vatran dhe Publicist, gazetar i Zerit te Amerikës për shumë vite , Sabit Bytyqi – veprimtar i çështjes shqiptare, Haxhi Hysenaj,  unë- Ramiz Mujaj dhe disa të tjerë.

Në aeroportin e Rinasit na priti deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, i cili na uroi mirëseardhjen. Në Shqipërinë e asaj kohe qeveriste Fatos Nano, që kishte ardhë në pushtet me forcën e armëve të ’97-tës. Në fushat pranë aeroportit kishte lëvizje aeroplanësh ushtarëkë. Diku shihej një barakë e kamufluar, mbuluar ngjyrë bari dhe më tutje zgjatej një mur, mbi të cilin ishin vendosur të palosur thasë me rërë. Aty para nesh, në atë pistë të pluhurosur sapo filloi të fluturonte një aeroplan, i cili dukej me gjasë se po manovronte  për të treguar “forcën” e pushtetit të Fatos Nanos. Kujtoj se ishte një aeroplan i tipit “Mig “, mbetur nga koha e Enver Hoxhës, dhe po fluturonte i vetëm në atë qiell të kthjellët si loti. Ishte ditë vere.
Si tani kujtoj, kur ishim duke dalë nga aeroporti. Kur aty hyri Fatos Nano, që na kaloi shumë afër. Na hodhi një vështrim të palexueshëm dhe përshëndeti pa e kthyer kokën:“Tungjatjeta Azem”! dhe nuk e ndali hapin. Azemi  ia ktheu ashpër “shporru more  M…  ç’me duhet pershendetja jote”!

Nga Rinasi shkuam në Tiranë. Partia Demokratike kishte  rezervuar një darkë enkas për ne në një restorant  komod. Morën pjesë në atë darkë shumica e liderve të Partisë  Demokratike. Ishte një darkë e këndshme plot biseda.

Dhjetë ditë sa qëndruam në Shqipëri patëm takime shumë të ngjeshura , me shumë opozitarë dhe shoqata.

TAKIMI ME DR. SALI BERISHEN, MYSAFIRE TEK AZEM HAJDARI

Ditën e dytë të mbërritjes shkuam në selinë e Partisë Demokratike, ku na priste kryetari historik, dr. Sali Berisha.Takimi ishte vetëm për vetëm me z. Berisha, ai dhe ne vatranët. Ishte një takim shumë domethanës.Aty u biseduan shumë gjëra me vlerë për luftën në Kosovë dhe kontributin e Shqipërisë. Çfarë duhej të merrnin përsipër shqiptarët e Shqipërisë. Ç’kishte ndërmend opozita. Dr. Berisha hodhi idenë e ragimit si Komb.Po Vatra, ç’mund të bënte?(Lexoje te plote ne numrin e printuar te 28 nentorit)

* Ne foto: Qershor 1998. Vatranet drejt Tropojes per t’u takuar me te plagosurit e Luftes se Kosoves.

Filed Under: Featured Tagged With: mysafir ne vendin ame, Ramiz Mujaj

Paul Walker shfaqet me flamurin shqiptar

December 2, 2013 by dgreca

40 vjeçari Walker la pas vetes një vajzë, thuhet të ketë origjinë shqiptare, dhe për të argumentuar këtë, ai shihet në një foto, ku mbanë të veshura një palë pantallona të shkurta me flamurin kuq e zi – megjithëse duhet pranuar se nuk i dihet autoniciteti kësaj videjo./

Nga Beqir SINA, New York/

NEW YORK : Paul Walker, është me prejardhje shqiptare, kështu thuhet në disa nga portalet e huaja, pas vdekjes së tij të papritur pas një aksidenti me makinën e tij. 40 vjeçi që la pas vetes një vajzë, thuhet të ketë origjinë shqiptare, dhe për të argumentuar këtë, ai shihet në një foto, ku mbanë të veshura një palë pantallona të shkurta me flamurin kuq e zi.

Paul Walker me prejardhje shqiptare

Artisti shumë i njohur i Hollivudit, Paul Walker, i cili është shumë i njohur, si një yll në filmat e Hollivudit  është me prejardhje shqiptare, kështu të paktën shkruan portali i biografive të artistëve të Hollivudit – IMDB. Ndoshta ju nuk e besoni,por një gjë është shumë e vërtetë, sepse në biografinë e tij në faqen e njohur për filmat në mbarë botën, IMDB, ai paraqitetsi aktor amerikan, por me prejardhje shqiptare teksa shkruan se :” Paul William Walker IV, është aktor amerikan me prejardhje shqiptare, i cili ka lindur më 12 shtator 1973. Ai u bë i famshëm në vitin 1999, pas filmit me rolin Varsity Blues.Ai ishte gjithashtu është një nga  protagonistët kryesor në të gjitha filmat që ai luajti si : Fast and Furious, më pas Takers, Into the Blue, Joy Ride, Timeline, dhe filma të tjera të famshme” shkruan IMDB-ja

Paul Walker, vdiq të shtunën më 30 nëntor kur makina e tij Porsche Carrera GT, për shka të shpejtësisë, thanë hetuesit  humbi kontrollin dhe pasi u përplas më një shtyllë ndriçmi. Makina e shpejtë e tipit Porche në të cilën udhëtonte Paul Walker humbi kontrollin në Santa Clarita, 30 mile larg në veri të Los Angeles, rreth orës 3.30 të pasdites së shtunë para se të merrte flakë, thanë autoritetet vendore.

Walker po udhëtonte bashkë me shokun e tij – Roger Rodas i cili ngiste një makinë sportive të tipit Porsche GT 2005, por që fatkeqësisht ka humbur kontrollin duke u përplasur me një pemë e për pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.Përplasja ndodhi kur ai ishte duke shkuar në një aktivitet bamirësie në kuadrin e organizatës Reach Out World Wide .

Aktori amerikan Paul Walker la pas vetes një vajzë 15 vjeçare që e quajnë Meadow. Ai njihet së pari për rolin e tij në filmin “Varsity Blues” në vitin 1999, kurse u bë yll në rolin e Brian O’Conner në filmin “Fast and the Furious”

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: flamurin sshqiptar, Paul Walker, shfaqet me

Ndërrimeve politike -Po Shamisë,përsëri -Jo !

December 2, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Pas rezultateve te balotazhit , urime të gjithë atyre që fituan, por një gjë ta kemi në mendje se  ne i themi : Gjithëmonë : JO , shamisë në shkollat shqipe !

” Fillimi i mijëvjecarit të tretë ende na detyron të nxjerrim mësime nga ndodhirat e pakëndshme që ne kemi kaluar. Është shumë interesante të theksohet se derisa Rilindësit tanë mundoheshin me të madhe dhe me krejt qenien dhe dijen e tyre të na drejtojnë drejt zgjimit tanë dhe ky ishte aksioni më i madhi dhe më i gjeri politik dhe kulturor; në ditët e sodit na dalin “ Rilindësit “ e rinj të cilët mundohen të na kthejnë pas, aty ku ishim para 100 vjetësh. Ne duhet ta dimë që me futjen e fesë dhe shamisë në shkollat tona e bëjmë jo vetëm përçarjen e kombit por edhe indoktrinimine të rinjve me një të paardhme.

Nuk guxojmë që me mënyrën tonë individualiste të jemi një xeherore e pafundme për të sjellë egoizëm: egoizëm fetar. “ Nuk jemi popull i vogël “, thotë Kadareja; jemi shumë të mëdhenj që të  mbesim ata që jemi. Çfarë parafytyrimi kanë shqiptarët për vetveten? Fytyrën e mirë ose të keqe për ne nuk mund ta bëjnë as zyrtarët tanë, por as pështjelluesit tonë, as nacionalizmi i tepruar por as mohuesit e tij, as diplomatët mendjelehtë e as gazetarët e opinionistët e porositur, të gjithë të etur për lavdi e para pa marrë parasysh mënyrën. Kultura dhe mendimi i një populli qëndron në një lashtësi të shquar, por që përpiqet ta ngrejë lart gjithë kombin. Ne na duhet duhet që shkollat tona të jenë centropetale në edukimin tonë. Çdo futje e fesë në shkolla i aktivon forcat centrifugale që na bëjnë të ikim nga ajo që jemi; e kjo e sjell vetëm një gjë: kthimin prapa.

Nëse, ne duhet të punojmë për të mirën e kombit, për pastrimin tonë shpirtëror duhet të punojmë që t’i bindim që të gjithë të rrokemi pas një gjëje konkrete, të prekshme dhe që na bën nder në mesin e kombeve të cilivizuara. Ç’më duhet mua që fëmijën tim ta kthej mbrapa në besimin se bota është e rrafshtë, në besimin e buallit që mban botën dhe çdo lëvizje e tij i krijon tërmetet, në besimin se shkolla e Darvinit mbi evolucionin ishte e gabuar? ” (fxh)

Të kotë e kanë të gjithë ata që mendojnë që këto ndërrime befasuese në udhëheqjet komunale do të sjellin edhe ndërrime në sjelljen tonë qyetare . Asgjë nuk guxon të ndërron . Jemi ata që i kemi thonë jo shamisë , dhe prap do ti themi jo . Krizën e moralit kombëtar dhe kthimin e humbjes së vlerave të tij nuk e rregullonfutja e fesë në shkolla, ajo në të kundërtën shkon në thellimin e tyre. Krizën materiale, varfërinë ekonomike dhe mendore, lakminë e fitimit të shpejtë pa marrë parasysh rrugën dhe mjetet e sollëm vetë ne me mënyrën tonë të bërjes së shtetit.

Kur shpirti i një kombi stërkeqet nga varfëria e nga lakmia, nuk ka asnjë bindje fetare që mund ta shërojë atë. Vetem kamja mund t`a ndritë mendjen.Nuk ka nevojë që t’i bindim edhe bashkatdhetarët tanë nëpër Evropë nga misionarët tanë se si të largohen nga e keqja; kur ata jetojë në vende moderne aty ku dihet se si ndahet “shapi nga sheqeri” .

Dikush më shkroi në faqën time : ”JO-së suaj po i vie fundi, komunistat, islamofobistat, kripto-ultraekstremistat dhe mbeturinat e tyre moren goditjen më te rendë sot. Pas një faze tranzitore politikanët tonë po i kthehen lëkurës së popullit. Urime Kosovë…! ”

Jo ore zotëri , jo ! Mos i mprehni dhëmbët se do të ketë lakim ,bishtërim ose ndërrim të laicizmit të shtetit të Kosovës .E pa mundura , në rastin tonë kurrën e kurrës s´do të jetë e mundur .

Tajar Zavalani shkruante: ” Të merremi vesh mirë, ç`kuptojnë me fjalën qytetërim, dhe a mund të jetë i qytetëruar një skllav? I pari fitim i qytetërimit është triumfi i lirisë personale. Gruaja myslimane është skllave e burrit deri sa ky e detyron të dalë e mbuluar.”

-Femrës shqiptare i pëlqen të dalë e mbuluar? Kjo është një fyerje për gocën, vajzën, gruan, femrën tonë e cila ka dëshirë të zjarrtë të jetë e lirë dhe e qytetëruar si çdo krijesë njerëzore që jeton në këtë milenium. A thua me të vërtetë shamia, çarçafi, ferexheja e ruajnë namuzin e femrës? Nga përvoja në shtetet arabe

e aziatike mbulimi sjell vetëm shëmtim që bie në sy, shëmtim nga zgjedha e shpikur nga shpirtrat sadistë.

Këtu në trevat shqiptare nuk do të  lejojmë kthehemi prapa dhe të lejojmë krijimin e një krijese fatkeqe që të këput shpirtin. Çfarë aftësie mund të ketë ajo për të rritur fëmijë. Ata fëmijë që do të jenë shpresa e së nesërmes së këtij vendi. Trashëgimia e atdheut dhe krenaria e kombit.

Edhe një herë urime juve që fituat dhe ju lutem t´a kini mëndjen në ardhmërinë e kombit.

 

Fahri Xharra

02,12,13 Gjakovë

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, Nderrimet politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 802
  • 803
  • 804
  • 805
  • 806
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin
  • Tre vllazen, tre jetima…
  • Goditja ndaj objekteve të kultit fetar, pjesë e propagandës ateiste përgjatë diktaturës në Shqipëri

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT