• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria ka nevojë në çdo kohë për trima si Dudë Sinani

June 6, 2019 by dgreca

Një libër që ringjall pjesë nga historia kombëtare /

Dr. Nuri Dragoj/

Sa herë që flitet për luftëra, në krye të ligjërimeve apo shkrimeve historike, përmenden emra udhëheqësish e komandantësh që i fituan apo i humbën ato. Por nuk flitet për jetën dhe vdekjen e njerëzve të thjeshtë, të cilët rrëmbeheshin nga vatrat familjare e hidheshin në fushat e betejave, duke i çuar drejt vdekjes. Gjithmonë flitet për lavdinë dhe shkëlqimin e karrierave të princave apo mbretërve dhe heshtet për vdekjen e luftëtarëve dhe kapedanëve popullor të mbetur anonimë në fushat e përgjakura, të mbuluar nga hijet e flamujve të shteteve të tjerë. Pikërisht këtë boshllëk e plotëson  libri monografik  që kemi në duar, “Kapedani i Labërisë, Dudë Sinani”, me autor Prof. dr. Bardhosh Gaçe.

Për të na prurë monografinë “Kapedani i Labërisë, Dudë Sinani”, studiuesi Bardhosh Gaçe ka  zbritur  në tabanin popullor, ku ka vrojtuar me kujdes trevat prej nga dalin trimat, faktorët që i kthejnë ata në heronjë të kohës dhe na paraqet me mjeshtëri bëmat e tyre. Me një stil mjaft të rrjedhjshëm e tërheqës, gjuhë të pastër e të pasur, historik për nga ngjarjet dhe letrar për nga ëmbëlsia e të treguarit, autori na paraqet një libër të këndshëm e mjaft cilësor. Është një prurje me vlera  njohëse për trevën e Labërisë e më gjerë, e cila përfshin zhvillimet historike më të spikatura në shekujt XVIII-XX, periudhë kjo fare pak e trajtuar në historiografinë shqiptare.

Libri i prof. Gaçes bazohet në mënyrë të dyfishtë, në të dhëna dokumentare e në folklorin popullor. Dihet se mendimi dhe përjetimi i ngjarjeve historike nga njerëzit, shpesh herë gdhendet në këngë dhe nuk mund të ketë forcë që të shmangë ndikimin e saj në histori, pasi populli di çfarë ruan në kujtesën e vet. Një nga mangësitë e shqiptarëve ka qenë mosshkrimi i historisë. Për pasojë, në fushat e betejave nuk ka patur kronikanë të pasqyronin me korrektesë luftimet, apo të hidhnin në letër ngjarjet më të rëndësishme të jetës. Pikërisht këtë mangësi e ka plotësuar poeti popullor, njerëzit e thjeshtë që u kanë kënduar me dashuri dhe dhimbje trimave, apo betejave të zhvilluara e që kanë lënë gjurmë në kujtesën e tyre. Kënga popullore mund të quhet një farë autobiografie e popullit, një dokument i skalitur në thellësitë e kujtesës historike të tij. Kjo për faktin se ato janë ngritur në kohën që kanë ndodhur ngjarjet. Me anë të këngës flasin dhe brezat që vijnë shekuj më pas. Aty pasqyrohen ngjarje të ndryshme të kohës, idealet shoqërore të masave, ndjenjat morale dhe psikologjike të shtresave shoqërore në faza të caktuara të historisë. Ndaj themi me bindje që, edhe atëherë kur mungon dokumenti, kënga e zëvendëson denjësisht atë.

Historia është treguar e ashpër me ilirët dhe pasardhësit e tyre. Pozicioni gjeografik në të cilën shtrihen trojet shqiptare, përkon me vijën ku përplasen interesat Lindje-Perëndim. Lashtësia e këtij populli dhe virtytet e tij, janë bërë shkak për të qenë përherë i përfshirë në luftëra, të cilave u ka mbijetuar në shekuj. Ndaj populli thotë: “Shqipëri, moj ballëlarë / S’pate dert nga asnjë valë, / Të mbeti dora në pallë…„

*      *

    *

Studiuesi Bardhosh Gaçe na përcjellë hap pas hapi historinë e fisit të Dudë Sinanit, të pashkëputur nga trualli i lindjes dhe njerëzit që i rrethonin, por edhe më gjerë, pasi aleancat luftarake ishin të zakonshme dhe bazë për të arritur fitoren. Paraqitja e jetës dhe veprës së Andon Dudës, më pas rritja në moshë dhe trimëri e Dudë Sinanit, dhimbja që ai ndjen për vuajtjet e të atit dhe rrezikun e vazhdueshëm që paraqiste terrori ushtarak osman, duke vijuar me nipin e tij, Dudën e ri, e bëjnë monografinë pjesë të jetës së çdo familjeje shqiptare. Ishte kjo dhunë dhe aktet e pamoralshme që shokonin njerëzit. Ndaj dhe në një këngë të asaj kohe, i bëhej thirrje princeshës së Kaninës të largohej. Nuk ishte e sigurt sepse po vinin osmanët. Janë të shumta tregimet e legjendat që thonë se nuset dha vajzat shqiptare kanë preferuar të hidhen në humnerë, në vend që të binin në duartë e osmanllinjëve; “Dil e ik moj Rugjinë / Se do të bëhesh robinë.”

Autori na tregon se në 500 vitet e sundimit të Perandorisë Osmane, fati i shqiptarëve ka qenë pasqyrë tragjedish, ku shkëlqimi i sulltanëve fshihte dramën e madhe të ushtarëve nizamë, që luftonin në troje të huaja për llogari të pushtuesve. Ata hidheshin në beteja si kuajt e luftës dhe askush nuk bënte llogari sa vriteshin. Gjithmonë e më tepër korrierët ushtarakë kërkonin të mobilizonin nizamë të rinj prej tokave të pushtuara, ndërsa populli kundërshtonte aq sa mundte. “Mbretit s’ia kemi takanë, / Me xhelep, me nizamë…”.

Në këtë rrjedhë shekullore të dhimbjes shqiptare, edhe Ali Pashë Tepelena nuk bëri gjë tjetër, veçse ndryshoi rrjedhën e dyndjes së ushtarëve, sepse edhe ai, i mobilizoi bijtë e këtij trualli sa për interesa kombëtare, aq dhe për ato të veta. Luftërat shuanin apo zhvendosnin vendbanime të tëra. Për të kuptuar zhvillimin e ngjarjeve që detyruan shpërnguljen e një numri të madh të popullsisë, është e nevojshme të përshkruajmë një tablo të shkurtër të situatës politike dhe ushtarake të kohës.

Gaçe na e përcjell ngjarjen hap pas hapi, duke pasqyruar zhvillimet historike të marrëdhënieve të Perandorisë Osmane me fuqitë e tjera, pa e shkëputur heroin e vet nga këto procese. Kjo duket qartë kur na sjell të gjallë pjesëmarrjen e Ali Pashë Tepelenës në luftën Ruso-Turke të vitit 1787, ku marrin pjesë shumë trima shqiptarë, Cane Miftari, Dudë Mete, Neshat Nivica e kapedanë të tjerë. Në rrjedhën e vetë tregimtare, autori përfshin me mjeshtëri edhe kontekstin historik të kohës brenda së cilës janë zhvilluar edhe këto ngjarje. Nën funksion të këtij konteksti, mësojmë se në fundin e shekullit XVIII, pas vdekjes së Katerinës së Dytë, qenë përmirësuar dukshëm marrëdhëniet e Rusisë me Perandorinë Osmane. Të njëjtën rrugë ndoqi dhe Pavli i Parë, i cili qe kundër rritjes së ndikimit francez. Por ekspedita e organizuar nga Napoleon Bonoparti i prishi marrëdhëniet midis Francës dhe Perandorisë. Kjo e fundit u detyrua të lidhte aleancë me Anglinë e Rusinë dhe në vitin 1798, i shpalli luftë Francës, prej së cilës doli fituese. Pas kësaj qeveria osmane konfiskoi gjithë pasuritë franceze. Për pasojë, ishujt e detit Jon u ripushtuan nga ushtria perandorake. Por në vitin 1802, krerët e ushtrisë franceze shprehën pendesë për veprimet e kryera dhe i kërkuan ndjesë Portës së Lartë. Në këto kushte u nënshkrua paqja me Francën, së cilës iu njoh e drejta e lundrimit në Detin e Zi.

Nisur nga fakti i dobësimit të Francës dhe kërkesës së Anglisë dhe Rusisë për marrëdhënie të mira, u duk sikur sulltan Selimi III do të sundonte i lumtur. Por nuk ndodhi kështu. Ahmet Pashë Zhezari në Palestinë dhe Tajar Pashë Xhanikliu në Anadollin Verior, të nxitur nga Rusia, kërkuan të ishin të pavarur nga Perandoria. Rebelime të rrezikshme qenë ato të provincave europiane. Çetat e cubave në Bullgari mbillnin trazira pa shfaqur qëllim politik, në një kohë që nacionalistët e rinj, të përkrahur nga Austria dhe Rusia, punonin për pavarësi.

Ismail Pashë Tirsanikliu dhe zëvendësi i tij, Mustafa Bajraktari, vendosën sundimin e tyre mbi popullsinë vendase. Të njëtën gjë bëri dhe Osman Pazvanogllu në Bullgarinë Perëndimore dhe Serbinë Lindore. Por ajo që e shqetësonte me të vërtetë qeverinë e Stambollit, ishin lëvizjet e sundimtarit të Janinës, Ali Pashë Tepelena, kryengritjet e të cilit zhvilloheshin në Shqipëri dhe Epir. Ky pasha ndihej i pavarur në gjithë atë trevë.

*        *

     *

Studiuesi Bardhosh Gaçe, në monografinë e vet thotë se për shkak të refuzimit të taksave, mosdërgimit të djemve nizam dhe forcimit të pozitave të Ali Pashë Tepelenës, trevat jugore të Shqipërisë mbetën në luftë të vazhdueshme. Dudë Sinanin e gjejmë pranë pashait thuajse në të gjitha momentet e vështira. Ishte koha kur Luani i Janinës kërkonte me çdo kusht të merrte nën zotërim të plotë jugun e Shqipërisë, gjë që nuk ishte e lehtë. Jo vetëm pse i duhej të ndeshej me bejlerët që zotëronin këto rajone, por mbi të gjitha sepse një veprim i tillë shkaktonte zemërimin e Venedikut, i cili qe shtrirë nga Butrinti në Prevezë. Por Ali pasha ia arriti qëllimit, pasi i mori qytetet jugore njëri pas tjetrit dhe ngriti disa kala, në Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Porto Palermo, Sarandë etj. Autori i librit na tregon se Dudë Sinani ka qenë jo vetëm trim i madh, por njeri i ditur e diplomat, pasi në vitin 1808, pashai e emëroi në krye të garnizonit të kalasë së Palermos, kohë në të cilët Çobo Demirin e caktoi në kalanë e Lëkursit. Ndihmesa që i jep Dudë Sinani, duke qenë në krah të arkitektit Petro Korçari, apo duke e takuar me Aliko Sulin, njeriun që prodhonte sasira të mëdha baruti, për të cilin pashai kishte aq nevojë, flasin edhe më shumë për lidhjen e ngushtë të Dudë Sinanit me pashain e Janinës.

Në fillim të shekullit XIX, kryengritjet antiosmane qenë shtrirë thuajse në gjithë Shqipërinë, ndonëse në trevat jugore presioni osman ishte më i dukshëm. Mirëpo, gjatë dekadës së parë të shekullit XIX, Ali Pashë Tepelena u la në qetësi për momentin, pasi kryengritjet antiosmane shpërthyen edhe në Serbi. Ato udhëhiqeshin nga Kara Gjorgje, mbështeteshin nga rusët dhe austriakët dhe vazhduan deri në vitin 1812. Natyrisht, në krah të tyre qenë dhe anglezët, ndërsa francezët vazhdonin të ruanin marrëdhënie paqësore me perandorinë. Në këto rrethana, në vitin 1805, sulltan Selimi III urdhëroi vendosjen e një ushtrie të fortë në Edrine, e cila i zemëroi nacionalistët e vendeve ballkanike që kërkonin pavarësi. Për pasojë, ata e rritën presionin ndaj perandorisë. Më 29 maj 1807, pas një përballje të ashpër me jeniçerët, Selimi III hoqi dorë nga froni dhe ia la atë kushëririt të vet, Mustafait IV. Ky i fundit u tregua njeri pa personalitet dhe, për shkak të paaftësisë së tij, në korrik të vitit 1808, u vra Selimi III. Mustafa Bajraktari, më 28 korrik të atij viti shpalli sulltan një nga djemtë e Abdylhamitit I, me emrin Mahmuti II.

Situata vinte duke u acaruar ngado. Rusia u përfshi në luftë me osmanët për shkak të mospranimit të kërkesave territoriale. Ajo arriti të bllokonte trevat danubiane në vitin 1810, shpartalluan osmanët në Ballkan dhe në vitin 1811, filluan bisedimet për paqe. Ndërkohë, Napoleoni I mësyu Rusinë dhe, në maj të vitit 1812, Traktati i Bukureshtit ua ktheu Vllahinë dhe Moldavinë osmanëve, ndërsa rusët morën Besarabinë.

Në vitin 1814, në Odesë u rithemelua “Heteria”, që më vonë mori emrin “Shoqëria e Miqve”, e cila synoi të krijonte lidhje me Kara Gjorgjin dhe Ali Pashë Tepelenën, por nuk arritën ndonjë përfundim pozitiv, ndaj kërkuan mbështetjen ruse. Në krye të saj vunë Joan Kapodistra, njeri i afërt me carin. Meqë Kapodistra nuk pranoi, iu drejtuan Aleksandër Ipsilantit, i cili kishte qenë adjutant i Carit të Rusisë dhe i kërkuan të bashkëvepronte me prijësin e serbëve Millosh Obrenoviç. Më 1818 shpërtheu një kryengritje, ku u përfshi dhe Millosh Obrenoviç, e cila përkoi me mundjen e Napoleonit I, në Vaterlo. Për pasojë rusët e detyruan Mahmutin II të pranonte Serbinë si principatë vasale.

Në Greqi përgatitej kryengritja antiosmane, e cila do të shpërthente kur ushtria e Portës së Lartë të ishte e zënë me luftime në Moldavi e Vllahi nga sulmet e Ipsilantit, dhe në Epir e Shqipërinë e Jugut, kundër Ali Pashë Tepelenës. Luftimet morën përmasa të frikshme në More, pasi priftërinjtë luajtën rol aktiv në nxitjen e dhunës. Popullsia greke në atë trevë kishte mbështetur Ali Pashë Tepelenën, por Halet Efendiu, myhyrdar i sulltan Mahmutit II, u inatos me Ali Pashë Tepelenën sepse nuk i dërgonte dhurata si më parë. Pashai u informua për një letër që anëtarët e komitetit të kryengritjes së Moresë i dërgonin despotit të Janinës. Ai e thirri atë dhe i dha letrën për ta lexuar, por despoti vdiq në vend nga frika. Për të hetuar çështjen e vdekjes së despotit, Halet Efendiu dërgoi Nikola Moruzin, që ishte njëkohësisht dhe anëtar i shoqatës Etniki Eteria. Në raportin e tij thuhej se raja e Rumelisë qe besnike e Dovletit, ndaj Ali Pasha duhej të ndëshkohej. Pikërisht intrigat e Halet Efendiut dhe Hurshid Pashës, çuan në rebelimin e Ali Pashë Tepelenës dhe rezistenca e tij ndaj taboreve osmane qe shumë e fortë.

Në këto rrethana, qeveria osmane rriti presionin mbi popullsinë dhe mori masa për t’i rekrutuar të gjitha moshat mbi 18 vjeç, por në këtë operacion hasi në kudërshtimin e shqiptarëve. Kush nuk pranonte të shkonte nizam, merrej me forcë, rrihej dhe burgosej. Për pasojë pati shumë konflikte në gjithë trojet arbërore.

Ali pashë Tepelena kishte krijuar marrëdhënie të ngrohta me një numër të madh trimash dhe familjet e tyre, si të thuash qe zbutur në sjellje, por njëkohësisht u kishte krijuar më shumë mundësi për të jetuar. Qenë hapur rrugë të shumta dhe grabitjet e karvanëve thuajse ishin shuar. Në këto rrethana, Ali Pashë Tepelena kishte përparësi në grumbullimin e luftëtarëve nga këto treva, në raport me vet qeverinë osmane. Pikërisht ky fakt ndikonte në thellimin e mëtejshëm të armiqësisë, pasi Porta e Lartë nuk mund të pranonte kryeneçësinë e pashait. Për këtë priteshin sulme të ashpra për gjunjëzimin e Aliut. Me lajme të tilla qenë njohur dhe trimat e Labërisë, Thanas Vaja, Cane Miftari, Dudë Sinani, Ali Mesapliku, Spiro Gjika, Kiço Vlashi etj.

Duket se për shkak të dendësisë së luftimeve të vazhdueshme, qeveria nuk pati kohë të angazhohej në kërkim të shqiptarëve të pabindur. Katër vite më pas, ushtria osmane organizoi një sulm të madh kundër Ali Pashë Tepelenës, duke e rrethuar Janinën. Trupa të shumta nga toka, të drejtuara nga Hrushid pasha, por edhe mijëra të tjerë nga deti, ishin urdhëruar të luftonin derisa të binte me çdo kusht pashai. Sulmi ndodhi në gusht të vitit 1820. Nga gjendja e krijuar përfitoi patriarku i Patrës, Germanos, i cili më 25 mars 1821, shpalli fillimin e luftës për çlirimin e Greqisë, duke kryer masakra të shumta mbi popullsinë turke të Moresë dhe sidomos mbi myslimanët e Topolicës. Në të njëjtën mënyrë vepruan dhe jeniçerët e Stambollit, të cilët varën patriarkun e fesë ortodokse dhe disa klerikë. Ndërkohë, opinioni perëndimor kundërveproi vetëm për masakrat që u bënë ndaj grekëve, pa thënë asnjë fjalë për vrasjet e kryera në popullsinë myslimane. Në mbështetje të Aliut qenë trimat Tafil Buzi, Cane Miftari, Dudë Sinani etj. Jo më kotë populli ka përjetësuar në këngë vargjet: Kush u hodh natën i pari, / Dudë Sinani sedërtari.

Ali Pashë Tepelena bëri një ekspeditë të gjerë në jugun e Shqipërisë për të gjetur sa më shumë mbështetës. Në periferi të Janinës, Artë e deri në Peloponez, lufta vazhdonte e ashpër. Autori duke na dhënë kuvendin e Vraharit, takimet me Tahir Abazin e Aleks Muçon, përshkrimin e komandantit të përgjithshëm Odhise Andruci dhe deri te intrigat e Jani Koletit, i cili më pas do të bëhej autor i Megali Idesë, zbardh me pak fjalë historinë e asaj periudhe.

Në ato vite, më tepër se asnjëherë më parë, Ali Pashë Tepelena pati hedhur në treg të hapur idenë e krijimit të shtetit shqiptar. Ishte kjo arsyeja që e ndoqën pas mijëra shqiptarë. Mirëpo ky program e acaroi më tej gjendjen, pasi krahas Stambollit, me platformën e tij nuk pajtohej as paria greke. Nëpërmjet Patrikanës së Stambollit, u thellua edhe më shumë hendeku dhe u amplifikua urrejtja midis Portës së Lartë dhe pashait të Janinës. Dhejtra priftërinj kishin marrë përsipër të shuanin kryengritjet e shqiptarëve. Çelo Picari ndonëse 20 vjeçar, tregoi trimëri të rrallë, duke bërë që populli ta vlerësonte dhe t’i lutej Zotit, që të mos kishte kurrë vdekje për të: Kapedan Çelo Picari /Jalla mos të qastë varri!

Lufta vazhdoi e ashpër nga Labëria në Janinë. Kjo për faktin se pas betejave serbe të vitit 1804 dhe 1815, Serbia fitoi autonominë, rrugë të cilën e kërkonte me ngulm dhe Ali Pashë Tepelena. Por Sulltan Hamiti synonte që trojet shqiptare të shërbenin si një “lule e perandorisë” në kufi me vendet e Europës dhe të manifestonte qëndrim të përbetuar ndaj islamit, me të cilën nuk u pajtuan patritotët shqiptarë. Autori i monografisë, duke dhënë skenat dhe prapaskenat e kësaj lufte, atë çfarë ndodhi në Lihtaricë, na përshkruan me dhimbje rrethimin e kalasë së Janinës për një kohë të gjatë, e cila pas shumë luftimeve që zgjatën në kohë, çuan në dorëzimin e saj. Kalaja ra, sepse më 24 janar 1822, u vra në një rrethim të hekurt Ali pashë Tepelena. Ai u tradhëtua nga shumë prej njerëzve të afërt, gjë që nuk ndodhi me miqtë që pati nga Labëria. Në këtë mënyrë mori fund edhe përpjekja e tij, për të shkëputur Epirin dhe Shqipërinë e Jugut nga Perandoria Osmane.

*        *

                                                     *

Sulltan Mahmuti II, hipi në fron në moshën 23 vjeç dhe nuk kishte përvojë, por u mbështet te kryeveziri Mustafa Pashë Bajraktari, i cili e kuptoi që perandoria kishte nevojë për një dorë të fortë dhe ushtri moderne të tipit perëndimor. Sulltani i ri, pasi zhduku njerëzit e afërm të sulltan Selimit III, thirri krerët e provincave për të biseduar mbi reformat, por ndaj tij nuk u bindën Ali Pashë Tepelena, Mehmet Aliu i Egjiptit dhe disa krerë bullgarë, që ishin kundër Mustafa Bajraktarit. Gjithsesi u nënshkrua një marrëveshje, e cila parashikonte: a) ndershmëri e besnikëri ndaj sulltanit dhe vezirit të madh; b) organizimin e një ushtrie të re; c) vjeljen e rregullt të tatimeve; d) qeverisjen e provincave duke respektuar ligjshmërinë etj.

Sulltani u zotua se do të merrte vetëm taksat e ligjshme, por kjo marrëveshje nuk u nënshkrua prej tij, me shpresë se do të ndikonte pozitivisht te krerët e provincave. Mirëpo, këta të fundit, kur panë se marrëveshja kufizonte pushtetin e tyre vetjak, ngritën krye. Mehmet Aliu në Egjipt kishte bërë për vete ulemat që ishin keqtrajtuar nga mamlukët. Duke përfituar nga dobësia e qeverisë qendrore të Stambollit, ai mori masa për forcimin e ushtrisë dhe armatosjen e saj me armë të prodhimit perëndimor, duke shfrytëzuar për këtë dijet e oficerëve francezë të mbetur aty. Nga ana tjetër sulltani nuk e mbajti fjalën. Taksat u rritën dhe sulmet për të nënshtruar popujt vazhdonin me të njëjtin intensitet. Jugu i Shqipërisë cilësohej një ndër vatrat kryesore të luftës, prej nga kishin dalë luftëraë të shquar si Zylyftar Poda, Zenel Gjoleka, Çelo Picari etj. Kënga thotë: “Çelo Picari me vulë, / Lufton me sulltan Mamunë, / Që ka topa, gjyle shumë, / Dyzet vjet s’e sos barunë…”.

Duke lexuar librin e profesor Bardhosh Gaçes, duket sikur lufta nuk do të mbaroj kurrë. Më shumë se 12 breza në luftë kundër osmanëve. Pushka u mbeti në sup, sepse administrata perandorake nuk lëshonte në kërkesat e saj. Ndërkohë, varfëria shtohej, sëmundjet benin kërdinë, ndaj shqiptarët nxirrnin në krye djemtë më të mirë, dhe i vinin në kërkim të lirisë. Kundërshtohej dhuna që ushtronte valiu i Rumelisë, Mehmet Reshid Pasha. Në vitin 1828 ishte Ismail Pashë Vlora, Beqir Bej Vlora, Zylyftar Poda, Cane Miftari, Dudë Sinani e të tjerë, që nuk pajtoheshin me sjelljen e tij. Revolta çoi në kuvendin e Beratit, të muajit nëntor 1828, ku u kërkua largimi i Valiut. Natyrisht, kërkesa nuk u pranua. Profesor Gaçe thotë se u dërgua ushtri për të shtypur revoltën, ku osmanët dolën me humbje. Dhe kënga thotë: Dudë Sinani po bërtet, / Priti, priti o Gjolekë…

Pas kësaj filluan intrigat e të përzgjedhurve të perandorisë në krye të vilajeteve osmane. Gjetën të çara në radhët e shqiptarëve, duke përdorur ryshfetet dhe gradat. Në Janinë iu ngrit kurth Ismail Pashë Vlorës dhe e vranë. Këto ngjarje i gjejmë të pasqyruara dhe në folklorin e trevës së Labërisë, ku shihen qartë marrëdhëniet e popullit me përfaqësuesit e vet dhe qëndrimet e tyre ndaj sunduesve. Vargjet e skalitura në këngët e moçme paraqesin më me realizëm realitetin e kohës për të cilën bën fjalë kënga. Qaj moj Vlorë, qaj Kaninë, / Ismaili shkoj në Janinë, / I dërguan bujardinë (ftesën), / Të piqet me Rumelinë… Konstatimet që jep ky visar i çmuar i kulturës popullore, janë në përgjithësi më afër realitetit, sepse aty mëshirohet ndjenja dhe mendimi i shtresës së gjerë popullore, mendim ky i shprehur lirisht, pa diktat nga lart. Ndaj dhe i rendit faktet thjesht e tërë madhështi, me përshkrime tipesh e karakteresh, ngaqë autori i këngës ka qënë pjesëmarrës direkt në ngjarje. Kur kënga është thurur me porosi, për të plotësuar dëshirën e dikujt, nuk ka patur jetë. Atë e ka braktisur vetvetiu kujtesa popullore. Siç shihet në vargjet e këngës, miq e shokë si Cane Miftari, Veliko Jaçe, Dudë Sinani, Sinan Malo, e patën këshilluar Ismail Vlorën të mos shkonte në Janinë, sepse mendonin prapësitë e qeverisë osmane. Dhe ky nuk është rast i vetëm: Malo, mos shko në Janinë, / Mos e beso osmanllinë, / Se të kan‘ ngritur pusinë…

Në Manastir ndodhi një tjetër kurth makabër, ku u vranë mbi 500 burra të zgjedhur nga paria shqiptare. Më 9 gusht 1830, qenë ftuar në një drekë madhështore, “për t’u nderuar” si burra trima. Asllan Kuçi e Veliko Jaçe dyshuan, por i besuan më shumë burrërisë. Nuk mund të ktheheshin pas. Dhe u vranë thuajse të gjithë. Porpulli këndon: Veliko Jaçe ku je…, / Koka tënde në hejbe, / Aferim, o trim të thanë, / Që s’turpërove babanë, / Jaçen me Çelo Picarë.

Megjithë këto vrasje të shumta dhe masakra mbi banorët e pafajshëm, populli nuk e uli kokën. Kryengritjet antiosmane u shpeshtuan. Beqir Bej Vlora, Tafil Buzi e të tjerë, donin ta shporrnin pushtuesin nga vatrat e tyre. Tafil Buzi një pëllëmbë, / E mori pallën me dhëmbë. Pas kësaj doli në skenë Mehmet Ali Pasha i Egjyptit. U kërkoi ndihmë trimave të Vlorës dhe Mallakastrës për t’u bërë ballë sulmeve osmane dhe ata iu përgjigjën. Kërkesat e tij përputheshin në idetë e tyre. Të dy palët ishin në kërkim të lirisë. Dudë Sinani, Zylyftar Poda, Cane Miftar Smokthina e të tjerë, i bënë apel popullit për të mbështetur Mehmet Aliun me luftëtarë, armë, kuaj e ndihma të tjera. Dudë Sinanin e gjejmë në krahë të Ibrahim Pashës, që përfaqëosnte frontin antiosman të luftimeve në zonën e Kretës. Aty gjejmë dhe Tafil Buzin, Hodo Nivicën, Abdyl Kokën. Në saje të luftës së tyre, më 1832, Kreta mbeti në dorë të Mehmet Aliut. Fitorja u arrit edhe për faktin se treva e Labërisë nuk pranoi të dërgonte asnjë djalë nizam, në favor të ushtrisë perandorake. Që në Krahas e Bolenë…,/ Lidhnë fjal’ e zunë benë, / Që nizam të mos venë… Osmanët nuk mund të praninin mosbindjen civile. U sulën në gjithë zonën e Kurveleshit, në tërë Labërinë, por e panë pisk. U vranë shumë ushtarë osmanë. Dhimbja qe te bijtë e vendit. Kënga thotë: Ra tërmet, u tund vendi, / Se lufton Çobo Golëmi, /Kapedan i këtij vendi, / Kapedan që kur kish lerë, / Që lufton me pallë nxjerrë.

          Pjesëmarrja e Dudë Sinanit në kryengritjet antiosmane të viteve 1834 dhe 1847, zë vend të gjerë në këtë monografi. Kronikat e këtyre betejave shpalosin në sytë e lexuesve, ngjarje e bëma trimërore, që kanë lenë gjurmë në jetën e banorëve të krahinës së Labërisë.

          Në faqet e këtij libri, personazhi i Dudë Sinanit dhe të birit, Aliut, shtegton bashkë me trima të tjerë të kësaj krahine, duke qenë pjesë në ngjarje madhore të historisë shqiptare, siç janë ato të mbrojtjes së trojeve në Veri të Shqipërisë (Shkodër, Ulqin 1852) apo në Jug të vendit, në Janinë e Mecovë më 1854, ku prej tyre u shfaq trimëri e rrallë e vetmohuese.

*        *

                                                     *

Libri i autorit Bardhosh Gaçe ngjason me sistemin arterial të organizmit të njeriut, pasi brezat vijojnë nga stërgjyshi te stërnipi, njëlloj siç dalin arteriet e mëdha nga aorta dhe më tej degëzohen në arterie më të vogëla, deri në kapilarë. Kështu autori na sjell dhe nipin e Dudë Sinanit, që u quajt Duda i Riu. Ai ndoqi të njëjtën rrugë, si edhe gjyshi. Tablo të tilla janë disa, për të ardhur në fillm të shekullit XX, kur Ismail Bej Qemal Vlora mori përsipër të drejtonte patriotët shqiptarë drejt kërkimit të pavarësisë së Shqipërisë. Ndërsa qeveria osmane i shihte shqiptarët “si një fortesë islame kundër pushtuesve serbë e grekë”, kjo qëndresë shërbeu edhe për mbrojtjen e vet shqiptarëve. Kryengritjet e organizuara në vitin 1908, kur shqiptarët mbajtën anën e xhonturqëve, por edhe ato të viteve 1910-1912 kur u shfaqën kundër tyre, nuk do të ishin mundësuar jashtë këtyre faktorëve. Studiuesi Bardhosh Gaçe përshkruan disa takime të Ismail Bej Qemal Vlorës, pritjen dhe besën e dhënë nga trimat e Labërisë e më gjerë, përpjekje të cilat u kurorëzuan me Shpalljen e Pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912. Por buzëqeshja e shqiptarëve nuk zgjati në kohë, pasi ushtritë e vendeve fqinjë pushtuan trojet shqiptare, në veri serb e malazez dhe në jug trupat greke e më pas dhe ato italiane.

Shqiptarëve të varfër u mbeti pushka sërish në krahë. Vazhdonin të vuanin njerëzit që patën sakrifikuar aq shumë për lirinë. Greqia kërkonte të zbatohej programi Megali Idesë. Alenaca Ballkanike, nën pretekstin e përzënies së ushtrisë osmane, synonte përvetësimin e trojeve shqiptare. Konferenca e Ambasadorëve të Londrës (17 dhjetor 1912 – 29 maj 1913) krijoi një Shqipëri të vogël, por nuk bëri asnjë hap për mbrojtjen dhe përfshirjen e trojeve të populluara prej shqiptarëve në një shtet të vetëm. Çelësi për jugun ishte Janina. Komandanti i Gumenicës, Nur Duda, ishte atje, në Manolasë. Në fund të muajit dhjetor, drejt Janinës u nis një delegacion i kryesuar nga Mithat Frashëri. Ata kontaktuan me Esat Pashë Janinën dhe i kërkuan të mos e lëshonte qytetin, madje edhe të ngrinte në kala flamurin shqiptar. U vranë mijëra ushtarë. 113 ishte vetëm nga Labëria. Gaçe na e shoqëron ngjarjen edhe me këngë të kohës: Eshtë vrarë Sali Beqiri, / Shahin Pulo, djalë miri, / Mehmet Haxhiu e Jahai, / Dhe Gjysh Lame ezhdërhau…/ Seç u vra dhe Nur Duda, / Kur dha shpirt i qeshi buza…

Lufta e Parë Botërore e gjeti popullin shqiptar në varfëri e mjerim të plotë. Në jug të Shqipërisë trupat greke dogjën 300 fshatra dhe vranë mijëra njerëz.Të frymëzuar nga idetë e nacionalizmit dhe sidomos nga dëshira për të marrë tokat dhe pronat e myslimanëve, të krishterët e Ballkanit ndoqën politikën e shpërguljes dhe zhdukjes së tyre, me qëllim që të mos kishin mundësi të ktheheshin sërish në trojet e veta. Ushtritë e rregullta, por dhe ato të parregullta, qenë përqëndruar në shkatërrimin e plotë të fshatrave të banuara me myslimanë. Kështu ndodhi me popullsinë myslimane në Greqi, Bullgari, Shqipëri e gjetkë. Rreth 80% e fshatrave të banuara me myslimanë dhe lagjeve myslimane në fshatrat me popullsi të përzierë, u shkatërruan plotësisht, sidomos në jugun e Shqipërisë, por edhe në kazanë e Manastirit, Kërçovës, Follorinës, Serfigjesë, Kailarit, Kozhanit, Elasonës, Grebenesë, Naseliçit. Shtypi perëndimor fliste gjerësisht për krimet e kryera nga myslimanët ndaj të krishterëve, apo rastet e vrasjes së të krishterëve me njëri-tjetrin, por publikonin fare pak ose aspak krimet e pashembullta që bëheshin kundër myslimanëve në Ballkan.

Profesor Gaçe i trajton zhvillimet historike, bazuar në udhëtimin e personazhëve të vet, deri në vitin 1920. Më 1916, jugu i Shqipërisë u pushtua nga ushtria italiane. Qendra e tyre qe në Vlorë. Patriotët vlonjatë nuk u pajtuan pushtimin për asnjë çast, madje as me proklamatën e komandës italiane, të datës 3 qershor 1917, që u bë publike në Gjirokastër. – Njohim pavarësinë e Shqipërisë, – tha gjenerali Gicinto Ferrero, e cila mund të garantohej vetëm nën mbrojtjen dhe miqësinë e Italisë. Të njëjtën gjë pohonin dhe përfaqësuesit e Vjenës. Tomasso Tittoni, ministër i Jashtëm dhe kryeministër i Italisë për vite me radhë,  deklaronte në vitin 1904, se rëndësia e Shqipërisë qëndronte te portet e saj, të cilat synoheshin njëlloj, si nga Italia, ashtu dhe nga Austro-Hungaria. Në rast se ndonjëri prej këtyre dy shteteve do të orvatej të shtinte në dorë atë rajon, tjetri do t’i kundërvihej me të gjitha mjetet. Për këtë arsye trimat e Vlorës i quajtën „broçkulla“ fjalët e Ferrero, por dhe të Sonnino, ndonëse zemra donte ta besonin pavarësinë e premtuar, sepse u dhimbte shpirti për Shqipërinë.

*        *

                                                     *

Autori udhëton në vitet e Luftës së Parë Botërore, e cila edhe pse mbaroi më 1918, Italia në vend që të tërhiqte trupat ushtarake, mori masa për të patur nën zotërim pjesën e pushtuar nga Austro-Hungaria, madje edhe Korçën franceze. Parisi zyrtar u njihte italianëve kufirin deri në Mat. Athina reagoi ashpër. Sonnino bëri një takim të veçantë me Venizellos dhe pas çorbës që ata gatuan me njëri-tjetrin, një muaj më vonë, në kuadër të çështjes së Adriatikut, u firmos një marrëveshje dypalëshe, e cila mbështeste synimet greke për Sarandën, Gjirokastrën, Përmetin dhe Korçën. Këto troje futeshin brenda kufijve të Greqisë së madhe. Natyrisht edhe Athina njihte mandatin italian në Shqipërinë e mbetur dhe sidomos aneksimin e Vlorës.

Me anë të marrëveshjes Tittoni-Venizellos, të datës 29 korrik të vitit 1919, Roma i linte dorë të lirë Greqisë për të mbajtur Korçën. Por qëllimi i mbrapshtë i italianëve u kuptua dhe patriotët kërkuan që Korça të mbetej nën administrimin e francezëve, deri në mbarim të Konferencës së Paqes. Kështu gjakrat u ndezën. Telegrame të shumtë i drejtoheshin Konferencës së Versajës ku kërkohej largimi i trupave të huaja nga Shqipëria. Kritika iu bënë dhe qeverisë proitaliane të Durrësit. Kjo gjendje çoi në Kongresin e Lushnjës, të janarit të vitit 1920. Opozita italiane qe shfaqur kundër qeverisë dhe nuk pranonte të dërgoheshin ushtarë në Shqipëri. Sonnino me shokë shtronin për diskutim mundësinë e dërgimit të forcave vullnetare nga Italia, me kusht që Vlora të mos dorëzohej. Kjo ishte gjendja.

Profesor Bardhosh Gaçe, na e jep zhvillimin e ngjarjeve me dinamizmin e vet. Patriotët vlonjatë u mblodhën në Kuvendin e Barçallasë. Kreu i Komitetit Mbrojtja Kombëtare, Osman Haxhiu, bashkë me shokë të tjerë si Sali Bedini, Qëazim Koculi, Hazbi Cano, Ahmet Lepenica, Murat Myftari e të tjerë, i bënë thirrje popullit të shtrëngonin radhët. Të parët e dhanë fjalën të rinjtë që kryesoheshin nga Halim Xhelo. Trupat italiane do të sulmoheshin. Lajmi mori dhënë. Ali Bej Këlcyra mblodhi 400 burra dhe i drejtoi për në Tepelenë. Ushqimin e përballonte vet. Në Vlorë Bajram Mehmeti, Rexhep Sulejmani e Hazbi Cano, vazhdonin punën. Trimat rrëmbyen armët. Bëhej një takim të Rrapi i Beunit. Do të luftonin trimat. Dikush u bënte kurban tufën e bagëtive. Luftëtarët duhej ta kishin barkun plot. Duro Sinani e Zyber Musai vrisnin mendjen për gjetjen e armëve. Lufta kishte filluar. Mijëra burra nga Kuçi, Bolena, Vranishti, Kanina, Tërbaçi, Smokthina, Brati e Gjormi, nga të katër anët, po vërshonin drejt Kotës. Ahmet Lepenica qëndronte në krye. Zigur Lelo, një tjetër burrë me cilësi komanduese betohej se Kota do të merrej me çdo kusht. Dhe ashtu ndodhi. U mor dhe garnizoni i Drashovicës nga çeta e Kaninës. Ishin të shumtë trimat. Ibrahim Abdullai, Daut Seferi, Ferhat Duda, Bajram Mehmeti, Beqir Velo, Kanan Maze, Duro Sinani. Vështirë të numërohen. Ndrinte solidariteti kombëtar. Qe marrë garnizoni i Tepelenës dhe qindra luftëtarë nga Skrapari, Kolonja, Përmeti e Tepelena, mbërritën në Vlorë.

Disa oficerë italianë dolën me flamur të bardhë në dorë dhe kërkuan takim me krerët e forcave çlirimtare. Kësaj ngjarjeje iu ngrit dhe këngë. Poeti popullor, thuri vargjet: Dëgjojnë gratë breg më breg, / Burrat në Vlorë bëjnë dyfek. / Vlora po na dërgon fjalë, / Kush është burrë le të dalë, / Vlorën s’e mban dot dushmani, / Breshkaxhiu, italiani / Se këtu ka zot vatani. / Të gjithë do të luftojmë, / Vlorën do ta lirojmë. Më 2 shtator u largua nga Vlora dhe ushtari i fundit dhe më 3 shtator, vullnetarët u kthyen në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, ushtria italiane la mbi 500 të vrarë, shumë robër, midis tyre dhe një gjeneral, pa llogaritur materialin e shumtë luftarak që mbeti në dorë të shqiptarëve. Hedhja në det e italianëve nga forcat shqiptare u prit me habi në mbarë botën. Por siç shkruante Eqerem Bej Vlora, “kush i njeh shqiptarët nuk e ka të vështirë të kuptojë këtë ecuri ngjarjesh”.

Midis luftëtarëve popullor, në monografi përshkruhet dhe Ferhat Duda, djal i ri, me shpirt atdhetar, që vazhdoi më ngulm në rrugën e Dudë Sinanit dhe paraardhësve të vet. Ky shpirt liridashës i tij, shkëlqeu dhe në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Për këtë arsye, autori i kushton një kapitull të veçantë Ferhat Dudës, kryesisht djalit të tij, biznesmenit të kohës sonë, Gafur Dudës, i cili ka shfaqur guxim, zotësi dhe fisnikëri. Në këtë kohë të trazuar të jetës që kalon shoqëria shqiptare, ai është bërë mbartës i shpirtit kombëtar, dashurisë për vendlindjen, për Atdheun. Të gjitha këto ngjarje historike Prof. Dr. Bardhosh Gaçe i jep në libër si në një skaner, ku faqe pas faqe e rresht pas rreshti, shfaqet aktiviteti patriotik i 12 brezave shqiptar të një fisi sa patriotik aq dhe sakrifikues, sa idealist aq edhe të guximshëm për çështjen e lirisë sonë kombëtare. Dhe mbi të gjitha, përmes këtyre brezave shfaqet kapedani i Labërisë Dudë Sinani i cili me trimërinë dhe vetmohimin e tij mbart mbi vete atributet e një heroi frymëzues për brezat e sotëm e të ardhshëm. Si i tillë ky libër do të jetë një pasuri e madhe e bibliotekave tona dhe një kontribut i rëndësishëm në historiogrfinë shqiptare.

Filed Under: Histori Tagged With: Nuri Dragoi-Dude Sinani-Bardhosh Gace

Nga Jagolli i Uskanën, Kërçovë

June 6, 2019 by dgreca

NGA SULO GOZHINA/

  • Në Uskanën Ilire, në Jagoll, tek mësuesit e Ernest Koliqit…Jagolli dhe 6 fshatrat e tij, në vargmalin “Ujmirë” që bënë historinë ndërshekuj                       * Në Jagoll, aty ku djali nga Skrapari përhapi shkronjat shqipe./

    JAGOLL – Një fllad i leht që ofronte më shumë nga freskija e që shkonte në harmoni me një pamje mahnitëse sa të shihnin sytë, në pllajën e një mali që ndryshe nga emërat e maleve të tjerë që kemi mësuar, e kishte emrin mali “Ujmirë”. Pikërishtë aty shtriheshin 6 fshatrat që si përçudinë e tyre, rrethonin fshatin Jagoll, rreth të cilëve silleshin edhe historit ndërshekuj mes të cilve edhe Sultanesha e fshati Qafë. Por, çudit këtu nuk kishin të sosur po ashtu edhe mbrekullit, gjithë fshatrat e zonës dukeshin si të ndërtuar mes  pyjeve plot lisa, ah e pisha që shtriheshin deri poshtë në fushat e gjelbëruara, ndërsa jo shumë largë kurora e “Ujmirë” me dëborë edhe pse pranvera kishte startuar plotësisht, tregonte se mali është në të vërtet mal. A thua se perndija kishte punuar vetëm për banorët e kësaj zone e fshatrave të saj, dukuri kjo e vendosjes vend e më vend, mes kodratve të bukura, fushës e pyjet të gjelberuara si dhe në të dy anët e lumin që përshkonte disa prej tyre. Lumi që mbushej prej përrenjëve që rridhnin nga grykat e malit duke marë me vete gurdullisjen e ujit, si në një sinfoni që gërshetohej me këngën e bylbylit e cila nuk mungoj në atë mëngjes që u gëdhim në Jagoll. Janë këta fshatra të lidhur sup më sup me njëri-tjëtrin që kanë ndërtuar jetën e historin shekullore në trojet e të parve, aty ku dhe prehen Ilirt e më tej. Kishim ardhur në këtë mbrekulli natyrore, mes banorve kreshnik e të paepur ndërshekuj me një mision të vaçant, për të parë nga afër shkollën dhe për të mësuar më shumë rreth aktiviteti që kreu për rreth njëgjysëmshekulli në mësimdhënie, mësuesi Petref Therepeli nga treva e Skraparit, por edhe për të çuar një buqet me lule në varrin ku dhe prehen eshtrat e mësuesit që ja kushtoj jetën diturisë së fëmiëjve në fshatin Jagoll….   
    Në Jagoll, aty ku djali nga Skrapari përhapi shkronjat shqipe.                                                                                                            
    Pranë shkollë të misionarët të dijesë, mes banorve në një cermoni që përloti pjesmarësit:                                                                                                                                                             Edhe pse flitej shqip sa dhe është jeta shqiptare, edhe pse tek tuk edhe shkruhej, para dhe pas kongresit të Manastrit gjuha shqipe. Qeveria ku Ministër i Arsimit, ishte Ernest Koliqi në vitin 1941 dërgoj, misionarët e parë të përhapjesë së gjuhës shqipe, në vistet e trojet shqipëtare, në Kosovë, në Çamëri e në Ustikën e lasht, Kërçovë e në viset e tjeta të shqipërisë etnike. Për të nderuar njërin prej këtyre qindra mësuesve misionar kemi ardhur gjerë këtu në Jagoll, pikërisht për mësuesin e këtij fshati që dhe vetë mësuesi Petref Therepeli vite nga viset e largta të shqipes nga Skrapari i malit Tomorr. Për të ardhur gjerë këtu është bërë shkas një ftesë nga kolegu im Hajri Nuhu, njëherësh edhe kryetari i shoqatës “Tomorri” . Udhëtimi për më shumë se 7 orë nga Skrapari me ndalesat e kafesë rrugës,  nuk na lodhi, pasi flisnim edhe për misionin, por edhe  nuk kishim pse lodheshim ku brenda grupit të ftesës kishim mjekun e talentuar, kirurgun e kartjelogjisë Prof. Hajli Alushani, ish ministër i shëndetësisë, mësuesit dhe autor monografish, Abdulla Bregu e Gëzim Alia, kameramanin e gazetarin Zylyftar Hoxha etj. Në hyrje të fshatit Jagoll na pritën një grup banorësh të fshatit e të zonës mes të cilëve edhe Xhaka Muharrem Fejzo, Nazif Selimi, Prof. Qamis Fejzo, Prof. Ahmet Mora etj, ish nxënsit e mësuesit Petref Therepeli. Drejtori shkollës “Naim Frashëri”, në Jagoll, Ismet Selim bëri një rezyme historike për fshatin, zonën dhe për mësues Petref Therepelin, më pas së bashku i’u drejtuam varrezave që ishin në hyrje të fshatit. Në shënjë soleme nderuam me një minut heshje në një cermonin që përloti pjesmarësit gjatë vendosjes të buqetes me lule dhe një miniarkivol të mbushur nga dheu i Balnës, lagje e fshatit Thereple ku dhe kishte lindur mësuesi mërgimtar,. Këtë simbol të dhimbjes, dashurisë e respektit e kishin sjell me vete bashkëfsahtarët e tij mes të ciëlve monografisti Avdulla Bregu. Mësëmiri në rreshtat lirike të cituara enkas për mësuesin Therepeli tregohet ndjenja e atdhedashurisë e vindit ku ke lindur e je rritur, por dhe e traditës së ndërsjellët që kanë shqipëtarët kudo që jetojn në trojet e të parëve të tyre. Citimi : Sot të vijmë me tufa lulesh / Me mallin rendur në këngë / Dheut të blanës i përgjunjesh / Ku të pret babë e nënë / Është i njëllojt kudo dheu / S’ka si ai ku pshtete kokën / Dheu i Jagollit përdëlleu / Dheun e Blanës që ta sollëm / Ndjen, siç janë të një kombi / U bënë njësh si të vetëm / Pastaj shumë foli loti …/ Tek tregonte të vërtetën / Blanë dhe Jagoll janë larg / Po aq sa janë edhe afër… Janë të dy popuj pellazgë. / Janë Ilir rracë e pastër. 

    Mësuesit e Ernest Koliqit: Në ato ditë të errëta të kombit tonë kur lufta kishte trokitur në derë dhe nga të gjithë fqinjët tanë ndjenim vetëm sulme, jo vetëm për pushtimin por dhe për eleminimin e gjuhës shqipe, madje as që bëhej fjalë për hapjen e shkollave shqipe. Në këto kushte qeveria e asaj kohe (1941), me Ministër Arsimi Ernest Koliqin, vendosi që të dërgoj në këto troje mësuesit e parë që do të kontribobin në përhapjen e shqipes së shkruar në të gjitha viset shqipëtare. Një nga këtë pishtar të diturisë ishte dhe Mësues Petref Therepeli që sapo mbriti në fshatin Jagoll u stehua në ndërtesën e Medresesë pranë xhamisë që ende është në qëndër të fshatit, aty mësuesi kishte një klasë për mësimdhënie dhe një dhomë të vogël për të fjetur që shpesh herë mësuesi e përdorte edhe për të ngrohur pranë sobës apo tharë rrobat e nxënsve kur vini të lagur. Hapja e shkollës ishte një gëzim i madh për të gjith fshatin zonën e më gjerë pasi ishte hera e parë që në këto vise vinte një mësues për të përhapur diturin shqipe. Prefesor Qamil Fejza (ish nxëns i atyre viteve), tregon për gazetën se në fillim u rregjistruan 90 nxënës nga të cilit 70 djem dhe 20 vajza. Por ajo që ka lënë mbresa e kujtime të pashlyeshme në mendjen e tyre  është se të gjith nxënsit atë ditë kanë veshur kostumet kombëtare të pregatitura enkas për ditën e pare të shkollës dhe pas një feste të mbrekullueshme ku valvitej edhe flamuri i Sknderbeut, mes qindra e mijrave banor të mbledhur enkas në sheshin para medresesë u rreshtuan nxënsit dhe pasi u bë apeli i tyre u futën në dy kalsa mes duartrokitjeve dhe lotëve të gëzimit. Një viti me vonë duke parë ecurin e shkollës dhe vijushëmrin e nxensve mësues Petrefi kërkoj zgjerimin e ambjenteve shkollore gjë e cila u prit me gëzimë jo vetëm nga banorët por dhe nga autoritetet e asaj kohe. Një punë të vaçant mësuesi që u fitoj zëmrat jo vetëm nxënsve të tij të dashur, por edhe banorve, ishte dhe ajo e fillimit të luftës kundër anafabetizmit. Shumë shpejt mësuesi do të krijonte grupet e moshave të rritur për t’u mësuar shkrim e këndim, gjë e cila u pritë mirë nga banorët që filluan ta quanin mësuesin si pjestarin e shtëpisë së tyre. Në një studim të bërë nga mësuese Bukurie Abazi që në shkollën “Naim Frashëri”, të fshatit Jagoll, për vitet 1941-1944, pohon se vetëm në zonën tonë (Jagoll më 6 fsahtrat e tij), kanë përfunduar kurset kundër anafalbetizmit 250 fëmijë që kishin kaluar moshën e shkollës e mbi 600 të rritur, ndërsa kurset kundër anafalbetizmit kanë vijuar, por tashëm të ndar në grup moshash si dhe pajiseshin e tyre me dekumentat përkatëse, deftesa. Për mësuesin e tyre si dhe e quajnë banorët e kësaj treve në bisedat tona, puna e tij nuk kishte të ndalur sapo mbaronte mësimin me nxënsit pas një pushimi të shkurtër e zinte punën sërishtë me grupet e mbasdites dhe duket se darka i mbetej për t’u pregatitur për të nesermen. Kjo punë nuk kishte të ndalur për mësuesin që edhe të djelat i kalonte mes banorve në gëzime dhe hidhërime  apo nga hera edhe me orë suplementare. Nga duarët e këtij mësuesi kanë dal qindra Profesor në shumë degë si Inxhinier, Mësues, Mjek, Gazetar, Akademist si dhe kanë fituar dhjetra olimpjada në Matematikë, Fizikë e Kimi etj. 

    Kërçova e Uskanës Ilire : Të shoqëruar nga drejtori i muzeut të Komunës, Kërçovë, Ylmi Veliu, së bashku me grupin e të ftuarve, ngjitëm shkallët për të dallarët në kodër, pikërishtë aty ku spikasnin rrënjët Iliri, duket se të parët tanë për të mbrojtur banorët e tyre ngrini kështjellat në kodrat dominuese jo vetëm për fushat por edhe për sigurin, ku piksynimi ishite mbikëqyerja rruge të kalimit. Nga mali Bukoç deri në bregun e Ohrit janë shtrirë Penestët me kryeqytet Uskanën dhe kjo është kalaja e Uskanës tregon me dorë kodrën  për rreth historiani Ylmi Veliu që vë buzën në gas duke kuptuar se këtë citim e ka bërë sa herë ka pasur vizitor e që i shoqëron ai vet. Kalaja që ende kishte të murosura nëndhe, jo vetëm themelet e saj por thujase gjith muret e kështjellës mijra metër katror, që cicëroni e mikut jonë Veliu, fajin për eksplerimin, gërmimesh e ka pasur regjimi i para 1990.. Uskana, qendër e fisit të Penestëve e shekujve të III-IV, si dhe spjegoi profesor Veliu, është neglizhuar në gërmime kjo vetëm për të mos zbuluar rrënjët Ilire e me tej, kjo ka dhe një arsye më shumë, pra është e qellimshme për të humbur rrënjët e të parëve tanë që kohët e fundit i kemi gjetur edhe në fshatin Jagoll. Një problem i till është thuajse në të gjith Maqedonin, që ndoshta tani do të ndryshoj, shpresojmë përfundon Profesor Ylmiu citimin e tij. Gjithsesi pamja që të shtrihet para syve tregonte qytetin e Kërçovës, dhjetra fshatra nga lindja në përndim e nga jugu në veri. Lumi burimet e të cilit i kishte nga mali Ujmirë pasi përshkonte   fshatra kalonte pranë qytetit madje ndante dhe një pjesë të tij dhe vijonte për t’u ndalur me derdhje në detin Egje. Pak më herët pam nga afër edhe muzeun e luftës të trevës së Kërçovës, luftën për liri ku spikasnin edhe partizanët nga vistet e tjera të shqipëris si nga Mallakastra etj. 

    Në zyrën e komunarit, Fatmir Dehari – Zyra e Deharit e mbushur me flamuj shqipëtar si dhe me flamur e simbolet e UÇK-së tregonte një vend që ka luftuar në shekuj për liri, gjë e cila kjo e fundit do të vinte vetëm pas një thuajse 100 vite. Është dashur shumë punë mundë, djerës, por edhe luftë shekullore për të arritur këtu ku jemi sot, pohon me një bizqeshje shumë dashamirëse kryetari komunës Kërçovë , Fatmir Dehari që tashëm drejton këtë komunë shqipëtare, pas gati 80 vjetësh. Komuna jonë përbëhet nga mbi 60 % shqipëtare pohon Dehari, por shumica e tyre tashëm për arsye ekonomike kan emigruar, ndërsa kemi një harmoni mes komuniteteve që tregon virtutin që kemi ne shqipëtarët, atë të harmonis fetare, miqësore e vllazërore mes maqedonasve dhe shqipëtarve që përbëjë shumicën. Uskana Ilire thuaj se ka ngelur ende e pa zbuluar dhe qëndron nënë dheun e saj, dukë varrosur me  mijëra vitet e historisë qëmban mbi supe dhe kjo për faj të maqedonasve. Por, për të mos u marë shumë me politikë pasi gjërat këtu kanë ndryshuar dhe kanë marë një rrjedh tjetër, e themi me bindje se shqipëtarët tashëm kanë riçelur rrugën e historisë. Breza të tërë dhe gjenerata të reja në Arsim i kanë kaluar kufijet e dijes, po ti kalosh një retrospektive të kaluarës nga studimet e Profesorve dhe Akademikve, tashëm nuk bëhet më luftë për dije, por për të kapur majat e shkencës në çdo fush të ekonomisë, arsimit, kulturës e historisë. Dikur rreth 80 vjet me parë këtu vinin mësues nga trevat e tjera shqipëtare si dhe është rasti i mësues Petref Therepelit që ka ardhur 80 vjet më parë nga treva e Skraparit, ndërsa tani është ndryshe problem, tashëm mbushen plot auditoret e dijes edhe në universitetet e Tiranës, të shkupit e thuaj të gjith botës. Për arsimin punojmë çdo ditë duke vënë nga një gur në kalan tonë të dijes. Në këto 4 vjet kemi bërë shumë për këtë komunitet dhe vijojm punën tonë. Historia e kësaj treve ka shumë për tu vlerësuar, një vlerësim që mbart historin e saj shekullore për bijët e saj të rënë në beteja për liri, është dhe monumenti “Nënë Shqiptare” në Zajaz. Është kjo nënë që lindi këta djemë që ranë për këtë tokë dhe kjo nënë që lindi djem të cilët ndërtuan, ruajtën e kultivuan brez pas brezi Atdhedashurin, për banorët që vijojn të jetoj në trojet e të parë tanë.  Për të treguar çka përmenda një shembull i qëndresës heroike e popullit tonë ndaj pushtuesve serbomadh është dhe qëndresa heroike e Sulltana e Qafës për të cilën në mëse një shekull histori ka shkruar e vazhdon të shkruaj për këtë heroin që diti të mbrpj dinjitetin shqipëtar kundër pushtuesve. E post këtyre një punë e mirë po bëhet në komunitetin tonë në ndërtimin e orjentimin e shoqërisë sonë drejtë bashkimit europjan, përfundon citimin e tij Dehari, i cili vijon edhe me një rezyme të krejt komunës së Kërçovës me rrethinat e saj mes të cilëve dhe fshati Jagoll ku dhe ishte misioni jonë në këtë rast.  

    Më herët – Ndalesën e parë e bëmë në Strugë, kishim kaluar më parë pa problem nga të dy anën kufirin shtetërore, atë tonin Shqipëtarë e këtë tonin po shqipëtar, por që pa përmendur padrejtësit shekullore shqipëtare, tashëm këto troje etnike tonat në shtetin Maqedonia e Veriut, zbritëm në një rrugë me pak dallime dhe duke lënë në të djathët qytetin dhe liqenin e Strugës e të Ohrit, i’u drejtuam rrugës së Shkupit që për fatin e mirë kishte filluar të ndërtohej dhe me të gjitha gjasat edhe të vendasve, autostradë deri në kufirin ndërshtetëror. Për më shumë se 40 minuta në një rrugë mes kodrave dhe maleve, por e mbuluar me pyje nga të dyja anët , athua se kishte munguar dora e njeriut, jo si tek ne që sapo të shikosh një list të kujtohet sopata. Në qytetin e Kërçovës tipik shqipëtar jo vetëm nga ndërtimet, por dhe nga mentaliteti dhe lëvizjet e zhdërvjellta e zërat e larët në rrugë e kudo që bisetohej. Në hotel me karta të indentitetit, arritje kjo mes dy shteteve, por edhe e shqipëtarve në të dy anët e kufirit thuajse imangjinar.  

Filed Under: Histori Tagged With: Sulo Gozhina-Nga Jagolli i Uskanën

KËNDON LAHUTA E MALËSISË NË WASHINGTON DC

June 5, 2019 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

                                                        “Veç se po, moj Zanë Shqyptare

                                                 Krah më krah bashkë na tue këndue

                                                 Ndërtue kemi nji pomedore,

                                                 Rrfe as mot mos m’e dërmue” — At Gjergj FishtaAmbasada e Republikës së Kosovës në Washington DC, organizoi të martën mbrëma një mbrëmje artistike për të shënuar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Në nj njoftim të shkurtër në faqen e rrjetit shoqëror, Facebook njoftohet se, Mbrëmë, Ramë Lahaj magjepsi audiencën në Washington DC.  Ambasada e Kosovës së bashku me “Washington Performing Arts” shënoi 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me koncertin e tenorit tonë fantastik duke i dëshmuar audiencës së zgjedhur në DC se talenti nuk njeh kufinj, thuhet në njoftim.   “Falënderoj në menyrë të veçantë zotin Vasel Shkreli i cili na i solli tingujt autokton të lahutës”, shprehet ambasadroja e Republikës ës Kosovës në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Vlora Çitaku, duke e mbyllur komentin me fjalët, një “Mbrëmje fantastike”. 

Lahutari i njohur Vasel Shkreli, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (më duhet të rrëfej se jemi djelm axhash, kurshërinj të parë) i ka rënë dhe i ka kënduar lahutës tone të lashtë mija vjeçare, qyshë në vegjëli. Vaseli ka marrë pjesë në shumë koncerte e festival kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe festivalet në Gjirokastër gjatë viteve.  Pothuaj i vetmi lahutar këtu në Shtetet e Bashkuara që vazhdon t’i bier dhe t’i këndojë lahutës në koncerte dhe në raste të ndryshme ku kërkohet prania e tij. I këndon mallit për Atdheun, këndon për mbrojtjen e Shqipërisë dhe të drejtave të Shqiptarëve ndër mote. Nepërmjet lahutës, Vasel Shkreli kujton patriotët shqiptarë që dhanë jetën duke mbrojtur kufijtë e Kombit, por edhe vlerat kombëtare, nderin e burrëninë, ashtu si na e kishin lënë amanet të parët tanë.

Për pothuaj 50-vjet në Amerikë, Vasel Shkreli nuk ka pushuar së reklamuari Lahutën tonë të lashtë, kryesisht nepër raste të organizuar nga komuniteti dhe audianca shqiptarësh. Ambasada e Republikës së Kosovës, pikërisht Ambasdorja Vlora Çitaku meriton të lavdërohet për këtë nismë, për organizimin e këtij koncerti dhe për ftesën që i ka bërë lahutarit Vasel Shkreli për të dalë para një audience kryesisht amerikane. Ishte një rast për të reklamuar një instrument tonin, aq të vjetër sa edhe ekszitenca jone si Komb para botës amerikan – ne një kohë kur Serbia ka bërë përpjkeje për ta përvehëtsuar lahuten si të sajën, duke përdorur UNESCO-n si një mjetë plaçkitës të vlerave tona dhe të kulturës tonë. Fatkeqsisht, pushtimi i identitetit tonë kombëtar nga forcat armike shekullore po bëhet gjithnjë e më kërcënues, nga vende dhe udhëheqës që duan të na ndryshojnë historinë dhe ta në vjedhin identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe çdo gjë që është pjesë e atij identiteti, madje edhe lahutën tonë – një ndër visaret tona shpirtërore të racës sonë iliro-trake — që e kemi trashëguar gjysh pas gjyshi.  

I lumtë kryediplomates së Republikës së Kosovës, Vlora Çitakut për organizimin e këtij koncerti në kryeqytetin e botës në Washington, me rastin e çlirimit të Kosovës dhe për pasqyrimin e lahutës tonë në atë koncert se bashku me tenorin e njohur Ramë Lahajn – një pasqyrim ky i shkëlqyeshëm i kulturës tonë të vjetër dhe asaj moderne.  Fatkeqsisht, lahuta dhe vlerat tona të vjetra që i përfaqëson lahuta, nuk mund të të ruhen nga ne që kemi humbur rrugëve të botës, nëqoftse për to mungon   respekti dhe mbështetja e tyre nga institucionet shtetërore dhe kombëtare në Shqipëri e në Kosovë si dhe anë e mbanë trojeve autoktone shqiptare. Sidomos për lahutën, të cilën i madhi At Gjergj Fishta e përjetësoi me veprën e tij “Lahuta e Malcis”, e cila edhe sot duhet të lexohet si burim që lartëson moralin e humbur kombëtar, që shton shpresat për një të ardhme më të mirë dhe dashurinë për Atdheun – vlera këto të cilat do të jetojnë për derisa t’i këndohet lahutës së vjetër, megjith përpjekjet e armiqve shekullorë për t’i vjedhur ato.

Filed Under: Histori Tagged With: Frank Shkreli-Lahuta ne Washington DC

Botë e çrregullt

June 5, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/Dalë nga një periudhë e shtypjes dhe izolimit, frikës, torturës dhe errësirës 45 vjeçare, politikanët e sotëm janë të gjithë prodhim i një epoke të vdekur – ata dëshirojnë ta quajë veten “viktimë” mes viktimave të asaj kohe. Kjo është forma e shtrembëruar e lirisë së tyre – të tillë ia kanë ofruar edhe popullit
Ata thonë se janë të lirë të bëjnë si të duan, por nuk hezitojnë të mohojnë ekzistencën e përgjegjësive të tyre. Vullneti, që kalon nga dëshira në vendim, dhe së fundi në veprim, është një aspekt i lirisë. Por ky tipar as që duket në sjelljet e tyre; nuk duan ta kuptojnë se vazhdojnë të jenë skllevër të një pronari të vdekur dhe rrinë e luajnë me hijet e veta si në muret e Shpellës së Platonit.
Shumë njerëz kanë vështirësi të mëdha në shprehjen e dëshirave të tyre. Të tjerët mund të jenë jashtëzakonisht të qartë për atë që duan, por nuk janë në gjendje të vendosin, e lëre pastaj të veprojnë. Ata shpesh përjetojnë marrjen e vendimeve në panik, janë të gatshëm t’ia japin të drejtën e marrjes së vendimeve dikujt tjetër, ose të veprojnë në atë mënyrë që vendimi të merret për ta nga rrethanat.
Kalimi nga liria në dëshirë, në vendimmarrje, në veprim është një proces i dhimbshëm që shumë njerëz preferojnë ta shmangin.
Një tjetër shqetësim është pasoja e izolimit që tek ‘ta duket se ka marrë formën e sëmundjes. Të terrorizuar nga jeta mes krimeve të prindërve të tyre, ata ndjehen të izoluar nga vetja, nga përvojat, ndjenjat dhe dëshirat; duke injoruar ekzistencën e tyre, ata përpiqen ta përballojnë izolimin përmes përhapjes; shmangin ndjenjën e izolimit, duke preferuar të zbusin kufijtë e egos për të minimizuar dëshirat e tyre, për të jetuar përmes jetës së një personi tjetër, duke e quajtur këtë ndryshim; shpërndahen nëpër parti, marrin një kauzë, ose një projekt. Duke u bërë si të tjerët, duke u përputhur me veshjen, me fjalën dhe me zakonet, për të fshehur mendimet, ndjenjat dhe dëshirat e veta, ata e ruajnë izolimin e tyre siç bëjnë murgjit në manastirin e tyre.
Një tjetër reagim i zakonshëm ndaj izolimit është seksualiteti obsesiv. Secili, përveç gruas, edhe një dashnore, nuk është i lidhur me ekzistencën e të tjerëve, por vetëm me atë pjesë që plotëson nevojat e tyre. Shqetësimi është edhe mungesa e kuptimit në jetë. Kur ballafaqohen me një rreth të paplotë, ata automatikisht e imagjinojmë atë të plotë, prandaj janë gjithmonë të pakënaqur me raportet që vijnë nga jashtë. Bota e tyre është e lëkundshme, e çrregullt, botë të sëmurësh psikikë.

Filed Under: Histori Tagged With: Astrit Lulushi-Botë e çrregullt

Fshati dhe legjenda “Sleepy Hollow”

May 31, 2019 by dgreca

Fshati i përgjumur amerikan me emrin e legjendës shkruar nga Washington Irving/

 (“Epo, duhet t’i rregulloj jastëkët e mi për një natë tjetër.”)

Nga Keze Kozeta Zylo/

Të flesh një natë me fantazma nëpër legjenda si me kalorësin pa kokë shkruar nga shkrimtari botëror Washington Irving doemos do të kesh një lloj mekje fjalësh si fshati i përgjumur amerikan me emrin “Sleepy Hollow”.  Të degjosh cicëronen amerikane me emrin e bukur Lilly, për disa orë në shtëpinë e shkrimtarit Washington Irving në lidhje me shkrimet e tij dhe sidomos për legjendën e famshme “Sleepy Hollow” doemos që do të zgjohet fantazia dhe imagjinata pa limit deri në qiell ashtu sic ëndërronte vetë shkrimtari për lexuesit e tij.

Ishte nje udhetim panoramik me përjetime artistike ku shkriheshin në një harmoni të përkryer Mali Pleasant, lumi Hudson dhe pemët që mbulonin si kurorë të gjelbëra rrugët e diellta.

Të ndodhesh përballë shtëpisë së Washington Irving duhet të ndjesh shpirtin e përkorë të autorit, që dhe fijet e holla të barit, dhe një paparune e vetme që kuqëlonte mbi fushën e gjelbërt dhe rrëzohej nxitimthi në lumin Hudson dukeshin sikur merrnin frymë.  Ishte frymë që i blatohet tregimeve të shkurtra që e bënë atë aq shumë të njohur dhe të degjuar në botë.

Historia e legjendes “Sleepy Hollow” është vendosur në vitin 1790 të në fshatrat rreth vendbanimit holandez të qytetit Tarry (Tarrytown historik, Nju Jork), në një vend të izoluar të quajtur “Sleepy Hollow”. Sleepy Hollow është e njohur për fantazmat e saj dhe atmosferën që përshkon imagjinatën e banorëve dhe vizitorëve të saj. Spektri më famëkeq në Hollow është kalorësi pa kokë, që thuhet të jetë fantazma e një ushtari hessian, (gjerman) i cili e kishte goditur kokën me një kanion të humbur gjatë “një beteje të panjohur” të Luftës Revolucionare Amerikane dhe që “kalëron përpara ne skenën e betejës në kërkim të kokës së tij “.

“Legjenda” ka të bëjë me nje përrallë të Ichabod Crane, një mësues i mprehtë, e çuditshem dhe jashtëzakonisht supersticioz nga Connecticut, i cili konkuroi me Abrahamin “Brom Bones” Van Brunt, qyteti i ngatërruar, për dorën e 18-vjeçares Katrina Van Tassel, bija dhe fëmija i vetëm i një fermeri të pasur, Baltus Van Tassel. Ichabod Crane, një Yankee dhe një i huaj, sheh martesën me Katrinën si një mjet për të siguruar pasurinë ekstravagante të Van Tassel. Bones, hero lokal, vies me Ichabod për dorën e Katrines, duke luajtur një seri pranks në mësuesin Jittery dhe fatin e fatit Sleepy Hollow peshon në ekuilibër për disa kohë. Tensioni mes të treve është sjellë së shpejti në kokë. Në një natë të butë vjeshte, Crane ambicioze ndjek një aktivitet të korrjes në fermën e Van Tassels. Ai vallëzon, merr pjesë në festë dhe dëgjon legjendat e frymëzuara nga Brom dhe vendasit, por qëllimi i tij i vërtetë ishte t’i propozonte Katrinës pasi të largoheshin mysafirët.  Megjithatë, synimet e tij janë të këqija.

Pas dështimit për të siguruar dorën e Katrinës, Ichabod arrin në shtëpi “të rëndë dhe të rrëzuar” përmes pyllit midis fermës së Van Tassel dhe vendbanimit Sleepy Hollow. Ndërsa kalon disa pika spektakolare, imagjinata e tij aktive është e mbushur me tregimet e fantazmave të treguara në festën e korrjes Baltus. Pasi kalon nervozisht nën një pemë tulipani të rrufeshëm, që supozohet të jetë përndjekur nga fantazma e spiunit britanik Major André, Ichabod takon një kalorës të mbuluar në një kryqëzim në një moçal kërcënues. I zhveshur nga madhësia dhe heshtja e frikshme e shokut të tij, mësuesi është i tronditur të zbulojë se koka e shokut të tij nuk është mbi supet e tij, por në shulat e tij. Në një garë të zjarrtë në urën pranë Fronit të Varrimit Vjetër Holandez, ku Hessian thuhet se “zhduket, sipas rregullit, në një zjarr dhe squfur” pas kalimit të tij, Ichabod ecen për jetën e tij, duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar temperamentin e tij çan kali poshtë Hollow. Sidoqoftë, në horrorin e Crane-s, vjedhurazi vdes mbi urë, e ngre kalin e tij dhe i hedh kokën e tij të prerë në fytyrën e tmerruar të Ichabodit. Mësuesi përpiqet të hidhet poshtë raketës së tmerrshme, por është tepër vonë, kur godet kokën dhe e dërgon atë duke u ulur në pluhur.

Të nesërmen në mëngjes, Ichabod u zhduk në mënyrë misterioze nga qyteti, duke lënë Katrinën të martohej me Brom Bones, i cili u tha “të dukej shumë duke e ditur kurdo që historia e Ichabodit ishte e lidhur”. Në të vërtetë, reliket e vetme të fluturimit të drejtorit janë kali i tij endacak, shali i shkelur, kapeli i hedhur dhe një kungull misterioz i copëtuar. Megjithëse natyra e vërtetë e kalorësit pa kokë dhe zhdukja e Ichabodit atë natë mbeten të hapura për interpretim, historia nënkupton se fantazma ishte me të vërtetë Brom (një kalorës i shkathët me marifet) në maskim dhe sugjeron që Crane ishte rrëzuar nga kali i tij dhe menjëherë iku Sleepy Hollow, që kurrë të mos kthehet përsëri atje.

Megjithatë, transmetuesi i Irving përfundon tregimin, duke pohuar se gratë e vjetra holandeze vazhdojnë të promovojnë besimin se Ichabod ishte “i zjarrtë nga mjetet mbinatyrore” dhe një legjendë zhvillohet rreth zhdukjes së tij dhe vështrimit të shpirtit melankolik të tij.

Washington Irving dhe legjendat

“Legjenda e Sleepy Hollow” është një histori gothic nga autori amerikan Washington Irving, i cili përmban përmbledhjen e tij të 34 eseve dhe tregimeve të shkurtra me titull Libri i skemës së Geoffrey Crayon, Gent .. Shkruar ndërsa Irving jetonte jashtë në Birmingham të Anglisë ” Legjenda e Sleepy Hollow “është botuar për herë të parë në 1820. Së bashku me pjesë të shokut të Irving-it” Rip Van Winkle “,” The Legend of Sleepy Hollow “është ndër shembujt më të hershëm të fiction amerikane me popullaritet të qëndrueshëm, veçanërisht gjatë Halloween për shkak të një karakteri të njohur si kalorës pa kokë besohet të jetë një ushtar hessian i cili ishte goditur nga një top në betejë.

Nga qetësia e pamenduar e vendit dhe karakteri i veçantë i banorëve të tij, të cilët janë pasardhës nga kolonët origjinale holandeze, kjo glen e sekuestruar ka qenë prej kohësh e njohur me emrin Sleepy Hollow … Një ndikim i përgjumur dhe i ëmbël duket sikur varet mbi tokë, dhe për të pervaduar atmosferën më shumë.

Gjatë kulmimit të Luftës Revolucionare Amerikane, Irving shkruan se vendi që rrethonte “Tarry Town” ishte një nga ato vende shumë të favorizuara, të cilat bollojnë me kronikë dhe njerëz të mëdhenj. Linja britanike dhe amerikane kishin drejtuar afër saj gjatë luftës, pra, ishte skena e plaçkitjes dhe e infektuar me refugjatë, me lopë dhe me të gjitha llojet e kalorësisë kufitare “.

Irving vazhdoi të shoqërohej me personalitete te larta dhe të vazhdonte me korrespondencën e tij edhe në vitet shtatëdhjetë të tij, ndersa fama dhe popullariteti i tij vazhduan të fluturojnë. “Unë nuk besoj se asnjë njeri, në çdo vend, ka pasur ndonjëherë një admirim më të dashur për të se ai që ju është dhënë në Amerikë”, shkroi senatori William C. Preston në një letër për Irving. “Unë besoj se ne kemi pasur vetëm një njeri që është aq shumë në zemrën popullore”. Nga 1859, autori Oliver Wendell Holmes Sr. vuri në dukje se Sunnyside ishte bërë “pranë malit Vernon, më i njohuri dhe më i dashuri i të gjitha banesave në vendin tonë”.

Irving vdiq nga një atak në zemër në dhomën e tij të gjumit në Sunnyside më 28 nëntor 1859, 76 vjeç – vetëm tetë muaj pas përfundimit të vëllimit përfundimtar të biografisë së Uashingtonit. Legjenda thotë se fjalët e tij të fundit ishin: “Epo, duhet t’i rregulloj jastëkët e mi për një natë tjetër.” Ai ishte varrosur nën një gur të thjeshtë në varrezën Sleepy Hollow më 1 dhjetor 1859. Irving dhe varri i tij u përkujtuan nga Henry Wadsworth Longfellow në poemën e tij të vitit 1876 “Në oborrin e kishës në Tarrytown”, i cili përfundoi me këto vargje:

Sa e ëmbël ishte jeta e tij; sa e ëmbël ishte vdekja!

Të jetosh, të mbash me gëzim orët e lodhura,

Ose me përrallat romantike zemrën për ta gëzuar;

Vdes, për të lënë një kujtim si fryma

Të verës plot me diell dhe me dushe shiu,

Një pikëllim dhe po aq gëzim në atmosferë.

Sleepy Hollow një fshat amerikan nga më të dëgjuarat

Sleepy Hollow është një fshat në qytetin e Mount Pleasant, në Westchester County, Nju Jork.

Fshati ndodhet në bregun lindor të lumit Hudson, rreth 30 milje (48 km) në veri të qytetit të Nju Jorkut dhe shërbehet nga ndalesa e Manor Philipse në Linjë Metro-Veri Hudson. Në jug të Sleepy Hollow është fshati Tarrytown, dhe në veri dhe lindje janë pjesë te malit Pleasant. Popullsia e fshatit në regjistrimin e vitit 2010 ishte 9,870.

Inkorporuar fillimisht si North Tarrytown në fund të shekullit të 19-të, në 1996 fshati zyrtarisht miratoi emrin tradicional për zonën, “Sleepy Hollow”.  Fshati është i njohur për shumë njerëz nëpërmjet “Legjenda e Sleepy Hollow”, një histori e shkurtër rreth zonës lokale dhe spektrit të tij famëkeq, kalorësit pa kokë, të shkruar nga Uashington Irving, i cili ka jetuar në Tarrytown dhe është varrosur në varrezën Sleepy Hollow. Për shkak të kësaj historie, si dhe rrënjët e fshatit në historinë e hershme amerikane dhe folklorin, Sleepy Hollow është konsideruar nga disa si një nga “vendet më të përgjumura në botë”.

Fshati është shtëpia e Shtëpisë së Manastirit Philipsburg dhe Kishës së Vjetër Holandeze të Sleepy Hollow, si dhe Varrezat e Sleepy Hollow, ku përveç Uashingtonit Irving janë varrosur edhe njerëz të tjerë të famshem.

Jeta e autorit, Ati i Letërsisë Amerikane

Shkrimtarit I shquar Uashington Irving  lindi, më 3 prill 1783 dhe vdiq, më 28 nëntor 1859.  Ishte eseist, biograf, historian dhe diplomat i historisë amerikane në fillim të shekullit të 19-të. Ai është më i njohur për tregimet e tij të shkurtra “Rip Van Winkle” (1819) dhe “The Legend of Sleepy Hollow” (1820), të dyja shfaqen në koleksionin e tij Libri i Skemës së Geoffrey Crayon, Gent. Veprat e tij historike përfshijnë biografitë e Oliver Goldsmith, profetit islamik Muhammed dhe Xhorxh Uashington, si dhe disa historive të Spanjës së shekullit të 15-të që kanë të bëjnë me tema të tilla si Alhambra, Christopher Columbus dhe Moors.

Irving shërbeu si ambasador në Spanjë nga 1842-1846. Ai bëri debutimin e tij letrar në 1802 me një seri letrash vëzhguese në Kronikën e Mëngjesit, të shkruara nën pseudonimin Jonathan Oldstyle.

Ai u zhvendos në Angli për biznesin familjar në 1815, ku ai fitoi famë me botimin e Librit Sketch të Geoffrey Crayon, Gent, seriali nga 1819-20. Ai vazhdoi të botojë rregullisht gjatë gjithë jetës së tij dhe ai përfundoi një biografi të pesë vëllimeve të George Washingtonit vetëm tetë muaj para vdekjes së tij në moshën 76 vjeçare në Tarrytown të ​​Nju Jorkut.

Familja Irving u vendos në Manhatan dhe ishte pjesë e klasës tregtare të qytetit.  Uashingtoni u lind më 3 prill 1783, në të njëjtën javë që banorët e qytetit të Nju Jorkut mësuan për armëpushimin britanik i cili përfundoi Revolucionin Amerikan dhe nëna e Irving e quajti atë Washington pas Xhorxh Uashingtonit.  Irving u takua me presidentin dhe pati adhurimin e tij në moshën 6 vjeçare, kur Xhorxh Uashingtoni jetonte në Nju Jork pas inaugurimit të tij si President, më 1789. Presidenti e bekoi të riun Irving, një takim që Irving e perjetesoi në një pikturë të vogël me bojëra uji e cila vazhdon ende të jete e varur në murin e shtëpisë së tij.

Irving ishte një nga shkrimtarët e parë amerikanë për të fituar brohoritje në Evropë, dhe ai inkurajoi autorë të tjerë amerikanë si Nathaniel Hawthorne, Henry Wadsworth Longfellow, Herman Melville dhe Edgar Allan Poe. Ai u admirua gjithashtu nga disa shkrimtarë britanikë, duke përfshirë Lord Byron, Thomas Campbell, Charles Dickens, Francis Jeffrey dhe Walter Scott. Ai mbështeti shkrimin si një profesion legjitim dhe argumentoi për ligje më të forta për të mbrojtur shkrimtarët amerikanë nga shkelja e të drejtës së autorit.

Uashingtoni Irving (1783-1859) shpesh është quajtur “Ati i Letërsisë Amerikane”. Ate e njohin si për shembull si shkrimtar i parë amerikan që e bën jetesën e tij kryesisht nëpërmjet veprës së tij krijuese dhe ai është i pari amerikan i mirënjohur nga krijimitaria letrare angleze si vepra të denja për njohje.

Tri javë para vdekjes së tij, Irving vizitoi New York City për herë të fundit. Kur Uashingtoni Irving vdiq në moshën shtatëdhjetë e gjashtë, Nju Jorku mbante zi. Flamujt në të gjithë qytetin u varën në gjysmë shtize, bankat u mbyllën dhe një numër i madh njerëzish udhëtuan për në Tarrytown më 1 dhjetor për të marrë pjesë në funeralin që përkonte me një ditë te nxehtë te verës indiane. Pothuajse një mijë njerëz që nuk mundën të futeshin brenda Kishës qëndruan jashtë. Një procesion prej 150 vagonësh e shoqëruan trupin në komplotin Irving në varrezën Sleepy Hollow.

Irving kishte përcaktuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij do të shkonte te vëllai i tij i moshës, Ebenezer, dhe ato të vajzave të Ebenezer të cilët ishin ende të pamartuara. Kur Pierre M. Irving përfundoi biografinë e xhaxhait, në vitin 1863, të ardhurat nga veprat letrare të Uashingtonit Irving gjatë dhe pas jetës së tij, u regjistruan në 240,000 dollarë – një shumë e paparë për një shkrimtar amerikan në atë kohë.

Irving vdiq nga një atak në zemër në dhomën e tij të gjumit në Sunnyside, më 28 nëntor 1859, 76 vjeç – vetëm tetë muaj pas përfundimit të vëllimit përfundimtar të biografisë së Uashingtonit.

Ai shkoi në botën e përtejme duke thënë: “Epo, duhet t’i rregulloj jastëkët e mi për një natë tjetër.”

New York Times në ditëlindjen e 200-të e nderoi duke shkruajtur se krijuesi i Ichabod Crane, Rip van Winkle, i njohur Wouter van Twiller; tregimtar magjik i cili e mbushi Luginën e lumit Hudson me fantazma të egra, fusha të përhumbura, ura te përhumbura dhe shtëpitë te përhumbura’, i cili themeloi traditën Knickerbocker në Nju Jork.

Uashingtoni Irving, sigurisht banori më i famshëm i qarkut, u bë një nga qytetarët më të dashur dhe më të respektuar të vendit dhe konsiderohet nga shumë njerëz si autori i parë amerikan i këtij vendi. Fshati Irvington u riemërua në nder të tij gjatë jetës së tij dhe nga koha kur vdiq në 1859, vepra dhe shtëpia e tij në Tarrytown janë pothuajse histori të shenjta kombëtare.

Për këtë shkrim janë shfrytëzuar materiale nga Wikipedia, Britannica Wikipedia etj…

Autorja është shkrimtare, publiciste, gazetare për TV “Alba Life”, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York

Fund Maji, 2019

Sleepy Hollow, Tarrytown New York

Filed Under: Histori Tagged With: Keze Kozeta Zylo- Fshati me emrin e Legjendes- Washington Irving

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 268
  • 269
  • 270
  • 271
  • 272
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT