• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJE DASEM SHQIPTARE NE PARIS DHE…SHUME NGJARJE ME HAJDAR TONUZIN….

June 9, 2017 by dgreca

Hajdar Tonuzi,Mes Vatres e Legalitetit-  Të pathënat për Agjentin e Sigurimit Cufe Mullaj, Vatra & Arshi Pipa, dora e zgjatur e Ramiz Alisë…Si u zgjodh Hajdar Tonuzi kryetar i legalistëve të Parisit, takimi me Mbretin Zogu i I-rë, internimi në Korsikë së bashku me Abas Ermenjin dhe Sadik Premten, pjesëmarrja në ceremoninë e varrimit, përse nuk e mbajti fjalimin Cufe Mullaj, agjenti i Sigurimit të shtetit shqiptar, shtegëtimi nga Parisi në SHBA; 9 herë, Tonuzi zgjidhet  Nr. 1 i Vatrës, konflikti mes të majtëve dhe të djathtëve në gjirin e Vatrës, si u trondit Vatra pas vizitës së Ramiz Alisë dhe si u zgjodh Arshi Pipa në mungesë kryetar për 1 vit Kryetar dhe Editor i Diellit…. Izolimi i Shqiptarëve të “rrezikshëm”në Korsikë kur shkoi Hrushovi për vizitë në Paris…/

18951434_232023970629914_2069739194258709375_n1 ahim Karagjozi5 ok Hajdar tonuzi1 Hajdari

Foto 1- Kujtim nga dasma ne Paris 2- Nga takimet me Vatren, djathtas:Agim Karagjozi, zonja Xhulieta dhe zoti Pellumb Kulla/3- Foto: Hajdar Tonuzi duke mbajte raportin e arkes ne Vater.4- Me Princin Leka II ne 100 Vjetorin e Vatres./

 Nga Dalip Greca/*

Pas diplomimit inxhinieri i ri, Hajdar Tonuzi,  filloi punë në Paris në fabrikën e shumënjohur “RENAULT”, në zyrën e projekteve të makinerisë për automobilë. Gati për 5 vjet punoi atje dhe tani, si shpërblim, ai merr një pension simbolik nga Franca, falë punës që bëri asokohe në fabrikën “Renault”.

Në Francë, Hajdari bëri edhe dasmën.Kjo ngjarje e gëzuar e jetës së tij ndodhi në pranverën e vitit 1962. Nusja ishte një ish nxënëse e tij nga Dibra, vajzë bejlerësh, siç thotë me të qeshur Hajdari. Dasma u bë  në Bonneull të Parisit, me shpenzimet e një organizate ndërkombëtare të emigrimit dhe kursimeve të tij. Ishte një ceremoni e thjeshtë, e dominuar nga shqiptarët. Hajdari ruan nga ajo ditë kujtimet më të bukura. Në arkivin e tij janë edhe urimet që mori nga shumë miq e të afërm, por veçon telegramin e urimit që mori nga vetë Mbreti Leka, me 17 prill 1962:

”I ndershmi zotni Tonuzi,

Thellësisht u gëzova për martesën tuaj e ju uroj trashëgim me plot lumtëni e të mira. Me këtë rast, si juve, po ashtu gjithë familjes suaj u dërgoj të falat e përzemërta”-Leka

Një telegram i ngrohtë urimi kishte mbërritur edhe nga adjutanti i Oborrit Mbretëror, z. Hysen Selmani:

” I dashur Hajdar Bej,

U gëzova shumë për martesën tuaj dhe miqësisht ju uroj me gjithë zemër që ta kaloni jetën me plot lumtëni e u tashëgofshi në gëzime.

Si juve po ashtu gjithë familjes tuaj të  ndershme u dërgoj të falat e mija ma miqësore! I juaji-Hysen Selmani”.

Ndërkohë, jeta e Tonuzit ka edhe linjën tjetër, atë politike. Ai që në fillim ra në kontakt me nacionalistët shqiptarë që jetonin në Paris. Takoi emra të njohur, kundërshtarë të regjimit komunist të Tiranës, si:Halim Begeja, Sefedin Çollaku, Nel Çupi, por u njoh edhe me ish komunistë që nuk e kishin duruar dot diktaturën e Enver Hoxhës si Sadik Premte, të cilit agjentët e Sigurimit kishin arritur që t’i bënin tre atentate ne Paris. Megjithëse Tonuzi ishte në krahun e mbretërorëve, ai e takoi me shumë respekt udhëheqësin e Ballit Kombëtar, prof. Abas Ermenjin, i cili pat luftuar trimërisht kundër italianëve dhe gjermanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe qe nga të fundit që u tërhoq nga malet e Shqipërisë, ku qe ngjitur së bashku me çetën e tij pas fitores së komunistëve. Profesori nuk i shihte me sy të mirë legalistët, por me Hajdarin u soll mirë, e respektoi si student i ri dhe si nacionalist me ide të qarta.

– Me profesorin e Ballit Kombëtar, – tregon Hajdari, –  u takova në festën e 28 Nëntorit 1962, që përkujtonin shqiptarët nacionalistë në Paris. Fliste bukur profesori për flamurin dhe për Shqipërinë siç e ëndërronte ai, pa komunistë. E duartrokitëm gjatë…

Izolimi i Shqiptarëve në Korsikë kur shkoi Hrushovi për vizitë në Paris

Hajdari ka dhe një kujtim, që edhe sot e kujton si një aventurë të këndshme të asaj kohe të largët. Ishin vitet ‘60-të. Në Paris shkonte për një vizitë zyrtare Nikita Hrushovi. Shqiptarët nacionalistë që paraqisnin rrezikshmëri për ndonjë lloj atentati kundër udhëheqësit rus, qenë seleksionuar nga policia pariziene. Hajdari kujton se si kishte ardhur policia dhe e kishte marrë pa i dhënë asnjë sqarim dhe e kishte shoqëruar për në ishullin e Korsikës, ku ishin izoluar dhe shumë të tjerë. Në grupin e shqiptarëve të izoluar nga jeta pariziene ishte dhe profesor Ermenji, Hasan Lepenica, madje dhe komunsti, që i pat shpëtuar atentateve të Enver Hoxhës, Sadik Premte e të tjerë. Ishte i këndshëm në bisedë. Edhe pse nuk i pëlqente legalistët, ishte një shqiptar i mirë, që punonte për Shqipërinë dhe për mërgimtarët, të cilët dallgët e fatit i kishin përplasur në Francë, si në të gjithë botën. Një herë kishin patur dhe një përplasje në rajonin e policisë, ku legalistët ishin raportuar. Gjithçka u sqarua atëherë me një ballafaqim të vetë Hajdarit me shefin e policisë. Nga Korsika, Tonuzi ruan edhe disa fotografi, të cilat janë gjurmë të gjalla të internimit në Korsikë. Në disa prej tyre ai ka dalë edhe me profesor Abas Ermenjin.

Udhëheqës i grupit legalist të Parisit

Në moshën studentore Hajdar Tonuzi u bë udhëheqësi i legalistëve për Parisin. Kjo u arrit në një mbledhje që u zhvillua konform statutit të mbretërorëve. Edhe pse takimi është zhvilluar gjysëm shekulli më parë (mbledhja është bërë më 1957 në Paris) ai ruhet i plotë në arkivin e Tonuzit:- Nuk ishim më shumë se 24 veta në mbledhjen e parë që organizuam aty nga fillimi i vitit 1957, mbledhje, që  pati si kryetar  Nezir Spahiun dhe sekretar Ragip Lohjen, – kujton Tonuzi.

Pikërisht kjo mbledhje zgjodhi si kryetar të organizatës legaliste, z. Hajdar Tonuzi, atëherë student 27 vjeç, ndërsa sekretar u zgjodh Xhelal Kaca prej Mati. Pikërisht ky takim ishte denoncuar në rajonin policor dhe kryetari i sapozgjedhur përfundoi në rajon për bisedë kontrolluese dhe verifikuese. Policia kërkoi të dhëna se kush ishin, ç’organizatë kishin krijuar, kë kishin në krye, për kë luftonin, ç’platformë kishin e shumë pyetje të tjera të tilla. Me gjakftohtësi Hajdari e përballoi ballafaqimin dhe raportoi se organizata e tij mbështeste Mbretin Zog, i cili ishte dhe miku i De Golit. Pas këtij momenti, policia e kishte zbutur zërin dhe i kishte uruar aktivitet të mbarë. Madje disa ditë më pas, një epror i lartë i policisë kishte kërkuar që kryesia e organizatës, veçanërisht Hajdari si kryetar, të ndihmonin në identifikimin dhe sistemimin e nacionalistëve shqiptarë që vinin nga rajonet shqiptare, kryesisht Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni.

Tonuzi ruan shumë kujtime nga takimet me Mbretin Zog dhe pjesëtarët e tjerë të Oborrit Mbretëror.

-Kur erdhi Mbreti afër Parisit, – tregon ai, – shkuam dhe biseduam me të. Por adjutanti, z. Hysen Selmani,  kishte paralajmëruar se naltmadhëria ishte i sëmurë dhe nuk duhej ta lodhnin. Ishim 7 veta në grupin që shkuam për ta takuar. Edhe pse ishte i sëmurë Mbreti na  respektoi dhe foli me secilin.  Madje na afroi nga një cigare duhan. Hajdarit i kujtohet se në grupi ishte dhe një hoxhë. Ky, shumicën e kohës bisedoi turqisht me mbretin. Një çast, hoxha e pyeti mbretin:- A do të vijë koha që të kthehemi në Shqipëri, naltmadhëri?

Ai ia ktheu shpejt :- Unë dhe ti, jo efendi, këta çunat besoj se po…

Hajdari thotë se mbreti ishte i zgjuar. Ai e dinte se ç’thoshte. Ai e shihte se vetë nuk e kishte të gjatë, por i biri i tij dhe ne të tjerët një ditë do të shkonim në Shqipëri. U kujdesuam disa herë për shëndetin e mbretit, por kanceri e kishte vënë përpara.

Kur ndërroi jetë Mbreti Zog, ngushëllimi i agjentit t Sigurimit, Cufe Mullaj

9 prilli qe një ditë zie për mbretërorët, thotë Hajdari, i cili kujton në detaje varrimin e Mbretit, pjesëmarrjen e shumë përfaqësuesve edhe nga Gjermania, Anglia, Belgjika, Italia,Kandaja, Amerika, Egjypti, etj.Në ditën e varrimit nëna Mbretëreshë ishte shumë e lodhur, e rraskapitur nga netët e pagjumta në spital, kështu që ceremonia u reduktua. Madje desh që të lexonte një përshëndetje edhe Cufe Mullaj, agjenti i sigurimit të shtetit shqiptar, i dërguari i Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, i cili pat depërtuar në radhët e legalistëve dhe kishte ardhur nga Belgjika, si përfaqësues i legalistëve të atjeshëm, por nuk mundi për shkak të shkurtimit të protokollit.

Tonuzi tregon se agjenti i Sigurimit Shqiptar arriti të maskohej për bukuri. Ai dukej se ishte i zoti për punë agjenturore. Asnje nga ne nuk arriti që të zbulonte se nën lëkurën e tij fshihej një agjent. Kur u zbulua qe teper vonë.

– Të shtatat e Mbretit u përkujtuan me madhështi, – kujton Hajdari, i cili atë ditë, në emër të mbretërorëve të Francës mbajti fjalën e rastit, ku evokoi figurën e mbretit dhe renditi meritat e tij në themelimin dhe udhëheqjen e shtetit shqiptar, arkitekt i të cilit qe Mbreti Ahmet Zogu.

Në vjeshtën e vitit 1962, pas 6 vjetë jetë intensive, emigranti Hajdar Tonuzi, së bashku me bashkëshorten e tij do të merrnin rrugën drejt kontinentit të ri, Amerikës, ku ishin grumbulluar shumë nga legalistët që kishin qenë të shpërndarë nëpër Europë.

-Këtu jeta nisi, thuajse nga e para; të njejtat shqetësime si në Francë. Në fillim mësimi i gjuhës, i cili për çdo emigrant përbën hapin e parë orientues dhe integrues, – kujton Hajdari.

Ai nuk pati shumë vështirësi për të përparuar në kurset e anglishtes, ku u regjistrua sapo erdhi. Vuri kontaktet e para me specialistë të fushës inxhinierike, fushë ku ishte diplomuar në Francë.U njoh me inxhinierin Agim Karagjozi, kryetarin e sotëm të Vatrës, me të cilin ruan miqësi. Tonuzi e vlerëson ndihmën e pakursyer profesionale, që i dha atëherë inxhinier Agim Karagjozi. Në të njëjtën kohë, Hajdari u regjistrua në “Mechanich Institute” dhe më 1971 u diplomua edhe për “Plumbing Projecting”. Nuk i ndërpreu asnjëherë përpjektjet për integrim të plotë dhe në vitin 1974 arriti që të diplomohet edhe për profesionin tjetër që kishte të bënte me sistemin e ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar. Në këtë profesion, Tonuzi punon edhe sot në zyrën e tij të projekteve në Manhattan.

Kryetari dhe arkëtar i Vatrës

Ndërkohë që vazhdon të punonte për organizatën e Legalitetit, z. Karagjozi, i propozoi të bashkëpunonte me Vatrën.

-M’u duk jo shumë normale që të isha edhe me Legalitetin edhe me Vatrën, ndaj ia thashë z. Karagjozi se unë isha me Mbretin dhe isha i zgjedhur në Këshillin e legalistëve. Por ai më tha se nuk kishte asgjë anormale, në Vatër merrnin pjesë edhe nga parti e organizata të tjera nacionaliste. Dhe kështu, shkova tek Vatra, – thotë Tonuzi. Në vitin 1966 legalisti u bë edhe vatran. Aktiviteti dinamik ra në sy të vatranëve, të cilët, me propozimin e z. Agim Karagjozi, i besuan arkën e Vatrës për degët e New York dhe New Jersey, e më pas për të gjithë Vatrën. Detyrat i kryente me përkushtim,kujtohet edhe sot: Ishte korrekt Hajdar Tonuzi!.

Gjatë vizitës së Leka Zogut në Boston më 1967, Hajdar Tonuzi ishte në delegacionin e legalistëve. Ishte një pritje madhështore kujton ai dhe e përshkruan ceremoninë dhe darkën që Vatra shtroi për Mbretin, si shumë madhështore. Fjalimet ishin të jashtëzakonshme, si nga zoti Anthony Athanas,  nga kryetari i darkës, z. Kristo Thanas, ashtu dhe nga Mbreti Leka.

Në Kuvendin e Vatrës në Boston më 1967 Hajdari zgjidhet zv/ kryetar, ndërkohë që kryetar ishte Anthony  Athanasi. Në numrin e e 25 tetorit të vitit 1967 të gazetës ”Dielli”, në faqen e parë botohet një portret me fotografinë e Hajdar Tonuzit. Në shkrimin ”Kush është nënkryetari ynë”, jepet njoftimi i zgjedhjes së tij zëvendës i zotit Athanas dhe përshkruhet rruga e jetës, shkollimi, aktiviteti politik etj. Pra, në një kohë shumë të shkuurtër, falë aftësive të tij Tonuzi bëhet person publik dhe përfaqësues i krahut nacionalist tek Vatra.

Edhe gjatë vitit 1968 Tonuzin e gjejmë përsëri zv/ kryetar. Këtë herë kryetar është Peter Chikos.

Si aktivitetin më madhështor për Federatën, ish zv/kryetari i Vatrës kujton vizitën e arbëreshëve, të cilët ishin ftuar nga Vatra për të kremtuar së bashku festën e Flamurit dhe përvjetorin e Diellit. Arbëreshët zbritën në Boston me 20 nëntor, në një ditë të bukur me diell pas shiut që kishte rënë deri në orën 10 para dite. Për katër ditë ata qëndruan në shtëpitë e shqiptarëve të Bostonit, u lutën shqip në kishën e shqiptarëve dhe me 24 nëntor morën rrugën drejt New York-ut, ku aktivitetet dhe vizita zgjatën deri në mbyllje të muajit. Seminari që organizoi Vatra më 28-29-30 nëntor 1969, ka qenë madhështor; ende nuk ka patur një të dytë, që të zërë vendin e tij, thotë Hajdari. Vatra aso kohe kishte për kryetar  Peter Chikos. Tonuzi kujton se të gjithë krerët e Vatrës ishin së bashku në konkretizimin e atij aktiviteti shumë mallëngjyes, kur u bashkua bashkë gjaku i shprishur i Arbërit. Delegacioni arbëresh, në përbërje të të cilit kishte intelektualë të njohur, klerikë të nderuar, u prit me bujari të madhe, edhe pse arka e Vatrës ishte tepër modeste, por investimet e individëve arritën që të përballonin shpenzimet. Ishin rreth 70 arbëreshë, mes tyre dhe një grup folklorik, që i dha ngjyra e tinguj atij takimi historik. Arbëreshëve u printe  shkëlqesia e Tij, Zef Pernicario, peshkopi i Dioqezës së Pianas së Arbëreshëve. Në grupin e organizatorëve të Vatrës , përveç kryetarit Chikos ishin dhe Christo Athanas, Anthony Athanas, dr. Hamdi Oruçi e të tjerë. Ky ka qenë aktiviteti më përfaqësues i diasporës shqiptare në Amerikë.

Tetë muaj pas këtij aktiviteti, më 1 korrik 1970, u nda nga jeta kryetari i Vatrës, i ndjeri Peter Chikos. Në aktivitetet që u organizuan në përkujtim të kryetarit, nënkryetari Tonuzi, mbajti peshën kryesore. Në gazetën”Dielli” Vol 60, nr. 22, që u botua me 15 korrik 1970, në faqen e parë, në vend të kryeartikullit, është vendosur fjalimi që kryetari i përkohshëm, Tonuzi mbajti në aktivitetin zyrtar të organizuar në “Pier Four”. Fjalimi ishte tepër prekës:” Të ndodhesh përpara trupit të Peter Chikos, i cili papritmas u nda nga gjiu ynë, të jeshë prej gurit mos të tronditesh dhe të mos i thush vetes:Pse fati i keq qëllon mu në zemër komunitetin tonë? Pse vdekja e tmerrshme rrëmben të riun në moshën e lulëzuar, që premtonte kaq shumë për kombin tonë, për Federatën Vatra dhe për familjen e tij?” . Elegjia që i ka thurur  të ndjerit Chikos, është një poezi e gjallë, që pikon dhimbje e buron lot. Aty evokohej kontributi i kryetarit që nuk jeton më, evokohej historia e Vatrës dhe e të parëve të shqiptarëve dhe u thurej kurora lavdie pavdeksisë së atyre që vunë jetën në shërbim të kombit.

– Ishte një humbje dhe dhimbje e madhe, –  tregon Hajdari, i cili për rreth gjysmë viti mbeti në krye të Vatrës. Ai kujton se Federata priti ngushëllime nga i gjithë komuniteti shqiptar, nga të gjitha organizatat dhe fondacionet, nga të gjithë klerikët e komunitetet fetare, nga “Zëri i Amerikës”, nga arbëreshët e Italisë etj. Edhe pse ishte ditë pune, në ditëvarrimin e  të ndjerit, pjesëmarrja qe madhështore. Qe një gjë e mallëngjyeshme, kontribut i denjë për një burrë të denjë të komunitetit tonë, – thotë Tonuzi, që e vlerëson Peter Chikosin, si një ndër patriotët që punuan shumë për Vatrën. Edhe pse ishte i lindur në Amerikë, Peter kishte mësuar mirë gjuhën e prindërve të tij, shprehte një dashuri të theksuar për atdheun e prindërve të tij, Shqipërinë dhe punonte me krenari për Vatrën. Ai eci në gjurmët e babait të vet, Llambi Chikosi, i cili qe ndër ata burra që kontribuan për organizimin e shoqatave shqiptare, si pjesëtar aktiv i shoqatës “Besa”, ndërsa kur u themelua Vatra, ai do të zgjidhej arkëtari i parë i saj.

Në numrin pasardhës të Diellit, botohej  lajmërimi që kryetari i përkohshëm i Vatrës, Hajdar Tonuzi, u drejtonte vatranëve, duke u thënë se bashkë me dhimbjen për të ndjerin kryetar, këtij i mbetej deri në zgjedhje detyra e vështirë e drejtimit të federatës. Thirrja  mbyllet me këtë paragraf: “Kryetari ynë po prehet në paqe. Stolia më e bukur, që mund të bëjmë për të stolisur varrin e Tij është forcimi i Organizatës sonë. Pra në këtë rast tragjik të vdekjes së kryetarit tonë të dashur  të bashkohemi sepse dhimbja, trishtimet e vdekjes, janë ato që brumosin elementin veprimtar e të vendosur për të mbajtur lart e më lart një organizatë, që është  e ne të gjithëve, trashëgimi më i lumtur i racës sonë shqiptare”.

Në kuvendin e ri të Vatrës, që u organizua në janar 1971,  u zgjodh kryetar i ri Barney D. Kirka, ndërkohë që zv/ kryetar përsëri mbeti Hajdar Tonuzi. Nënkryetari gëzonte respektin e palëve brenda federatës. Ai pohon se kishte dy linja brenda Vatrës: njëra që tërhiqte majtas dhe tjetra djathtas. Madje jo rrallë kishte dhe fërkime, por që kapërceheshin me dialog dhe urtësi. Madje ndonjëherë fërkimet kalonin masën, ishin të ashpra. Hajdari kujton se në Boston kishte një grupim që nuk e duronte elemintin nacionalist. Psh. njëri prej tyre, Jimy Thanas, shpesh ngrihej kundër duke thënë se këta janë mbeturina të nazifashizmit, mbeturina të zogizmit, s’kemi pse merremi me ta. Ne debatonim, debati ashpërsohej, por ndërhynte Kristo Thanas që na ulte tensionet.

– Tonuzi do të mbetej zv/kryetar i Vatrës edhe në zgjedhjet e vitit 1972, kur kryetar do të vinte Gregory L. Chiriaco, edhe në vitin 1973, kur kryetar do të zgjidhej Nick Kreshpani, edhe në vitin 1974, kur Vatra do të  kishte për kryetar Kristo Thanasin. Ndërsa në Kuvendin e nëntorit të po atij viti, kur u bënë zgjedhjet e reja, Tonuzi dha dorëheqjen.

– E ndjeja veten të lodhur, – shpjegon ai dorëheqjen. Në vendin e tij u zgjodh i ndjeri Ibrahim Kulla, që ishte po nga krahu zogist.

Nga aktiviteti i Vatrës, Tonuzi nuk u tërhoq. Vazhdonte të ishte ndër anëtarët më aktivë, si në degën rajonale të New York-New Jersey, ashtu edhe në qendër. Më 1986 emri i tij ishte  në Këshillin e qendrës, ndërsa më 1988, Peter Lukas, që ishte zgjedhur kryetar e afroi pranë vetes dhe Hajdari nuk kundërshtoi postin e zv/ presidentit të Vatrës.

Përplasja e vatranëve kur Ramiz Alia vizitoi Amerikën

Përplasjet brenda gjirit të Vatrës u bënë të ashpra pas vizitës së Ramiz Alisë, kujton Tonuzi, i cili pohon se pas asaj vizite pat një debat të ashpër në gjirin e Këshillit Drejtues të VATRE-s. Një pjesë nuk mund ta pranonte që ajo vizitë të pasqyrohej në faqet e Diellit. Madje u përgatit numri i gazetës, ku në faqe të pare ishte portreti i ramiz Alisë, por ai nuk u printua,e  bllokuan nacionalistët me gjithë presionin e majtistëve. Ky debat u transplatua deri në kuvendin e ri, ku u bënë ndryshime.

Tonuzi, në bisedën që zhvillova me të, ndalet në një nga Kuvendet e  Vatrës:-Me 1991 u zhvillua Kuvendi i Vatrës për zgjedhjet e reja. Kryetar i mbledhjes u zgjodh z. L. Cungu. Zv/ kryetari Tonuzi paraqiti raportin vjetor, nga që Peter Lukas për arsye shëndetësore nuk ishte paraqitur në Kuvend, ndërsa Harry Stoja paraqiti raportin e arkës.

Komisioni i përbërë nga Tonuzi, Ramiz Dani e Sabit Bitiçi, verifikoi kredencialet e 16 delegatëve.

Dy linja u përvijuan edhe në këtë mbledhje; ajo e nacionalistëve, që përfaqësohej nga zotërinjtë Karagjozi, Bitiçi, Oruçi, Kulla, të cilët mbështetën kandidaturën e paraqitur prej Tonuzit, që kryetar të ishte prof. Arshi Pipa. Grupi i Bostonit, reagoi ashpër. Në emër të tyre, z. Anthony Athanas, kundërshtoi, duke thënë se kështu shkeleshin rregullat e Kuvendit; nëpërkëmbej kanunorja; si mund të zgjidhej një njeri që mungonte, qoftë ky dhe Arshi Pipa! Debati qe i ashpër. U ngrit dr. Oruçi dhe u kujtoi kundërshtarëve se po me këtë metodë, pra në mungesë, ishte zgjedhur vite të shkuara, më 1974 edhe Kristo Thanas, i cili për arsye shëndetësore, nuk kishte qenë fare i pranishëm në Kuvend. Kështu edhe Prof. Pipa e kishte pranuar kandidaturën që i ishte propozuar nga z. Tonuzi dhe duhej të ligjërohej. Përsëri Tonuzi kishte postin e zv/kryetarit së bashku me dr. Gjon Buçajn, sekretar Agim rexhaj.

Profesor Pipa e mbajti vetëm një vit postin e kryetarit, post të cilin e zuri z. Agim Karagjozi në Kuvendin e 28 qershorit të vitit 1992, ku Pipa humbi me një votë më pak. Që nga ajo kohë z. Tonuzi mbajti arkën e Vatrës, detyrë që e dorëzoi më 2009.

TELASHET NGA DY PËRFAQËSIMI

Ja kështu ka kaluar jeta e Hajdar Tonuzit mes legalistëve dhe Vatrës. Jo rrallë, ky dypërfaqësim, i ka nxjerrë edhe telashe. Kështu psh. pas pjesëmarrjes së tij në mbledhjen e Madridit, ku pjesa më e madhe e organizatave dhe partive politike jashtë atdheut iu përgjigjen ftesës së Mbretit Leka, debati në Vatër qe i ashpër. Nik Kreshpani, qe ndër më kritikët: Me çfarë statusi shkove?,- i kishte kërkuar ai llogari në Këshillin e qendrës.

-Si i pavarur, – ia kishte kthyer përgjigjen Tonuzi…

-Nuk duhej të kishe shkuar, – i qe kthyer Kreshpani…

Ishte perfshi ne debat edhe Llazi Vishnja:- Nuk duhej të shkoje, Vatra nuk është Legalitet…

-Po une jam Legalist,-ia kishte kthyer Tonuzi me qetësi.

– Hë se tek Mbreti i vet shqiptar shkoi, jo tek mbreti i grekëve, – i kishte dhënë fund debatit, Kristo Thanas…. 

Shënim: Hajdar Tonuzi ndërroi jetë me 7 Qershor 2017 në Brooklyn,Nju Jork. Shërbimet funerale u kryen të Enjten me 8 Qershor 2017 në Qendrën Shqiptare Islame në Brooklyn, ndërsa varrimi u krye të Premten me 9 Qershor 2017.

*Kjo eshte pjesv e dyte.(Vijon nga numri i djeshem Dielli online)

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, HAJDAR TONUZI, Nje Dasem ne Paris

REGAN: SHQIPTARET, KRYELARTE PER KONTRIBUTET QE I KANE DHENE AMERIKES

June 5, 2017 by dgreca

PRESIDENTI REGAN-VATRES:SHQIPTARET MUND TE MBURREN DHE TE NDJEHEN KRYELARTE  PER KONTRIBUTET QE I KANE DHENE AMERIKES/

3regan1 Regan2 regan

KUR PRESIDENTI REGAN URONTE KUVENDIN E VATRES TE VITIT 1982/

Ishte në traditën e Vatrës, që kur zhvillonte kuvendet e saj, u dërgonte ftesa dhe presidentëve të SHBA. Natyrisht që presidentët ishin të zënë me axhendat e tyre, por i rëndësishëm është fakti se ata gjenin kohë ta respektonin Vatrën, duke i dërguar përshëndetje dhe urime.

Një nga vatranët e vjetër,prej më shumë se gjysëm shekulli, ish nënKryetar i Vatrës, z. Tonin Mirakaj, më dërgoi tekstin në anglisht të përshëndetjes të Presidentit, republikanit Ronald Regan, drejtuar Kuvendit të Vatrës të vitit 1982. Letra mban datën 2 shtator 1982 dhe duke shfletuar koleksionin e Diellit, gjeta të botuar në numrin 1 tetorit 1982 përshëndetjen e presidentit. Kryetar i Vatrës për atë vit ishte Dr. Andrew D.Elia, i cili u rizgjodh sërish në atë kuvend.

Kuvendi i atij viti përkoi edhe me seminarin që organizoi Vatra me rastin e 100 vjetorit të Lindjes së themeluesit të saj Fan S. Noli, me c’rast ish editori i Diellit, dr. dward Lico, botoi librin”Flamurtari i Kombit”-1882-1982-Fan S. Noli.

Në telegramin përshëndetës të Presidentit Regan shkruhej:” Jam i lumtur t’i dërgoj përshëndetjet më të nxehta Kuvendit vjetor të Federatës Panshqiptare të Amerikës-Vatra.

Ky Kuvend më jep rastin e vecantë të vë në dukje përpjekjet që bën Organizata Juaj për ruajtjen e thesarit kulturor të stërgjyshërve tuaj Shqiptarë.

Shqiptaro-Amerikanët mund të mburren dhe të ndjehen kryelartë për kontributet që i kanë dhënë Amerikës. Është e vërtetë gjithashtu se ju jeni një pjesë e pandame e kësaj shoqërie të shumëllojtë, e cila është forca më e madhe e Amerikës.

Me rastin e 100 vjetorit të Lindjes së Archibishop Theofan Nolit, unë bashkohem me Ju për të nderuar kujtimin e Tij.

Ju dërgoj urimet e mia më të mira për një Kuvend të frytshëm, për një mbledhje të gëzuar dhe për cdo sukses të ardhshëm.

 

Ronald Regan

Santa Barbara, CA- White House, Sept, 2nd 1982

Filed Under: Histori Tagged With: dalip greca, Kuvendi, Presidenti Regan, Urim, Vatra

Udhëtimi enigmatik në Adriatikun Lindor

June 3, 2017 by dgreca

Udhëtimi enigmatik  në Adriatikun Lindor  i botanistit italian Antonio Baldacci,në vitet (1896-1903)/1 Antonio BalduciNga  Gëzim Llojdia/

Udhëtimi enigmatik  , në Adriatikun Lindor   i botanistit italian Antonio Baldacci ,por me një mision specifik  nisur  nga shteti me formën  e çizmes për të arritur vendet,katundet,florën e gjer ,gjerësisht të panjohur, të pa eksploruar sigurisht, të këtij rajonin gati mitik dhe të egër për Evropën e qytetëruar.

Francesco Martelloni,sjell dy ese  të shkurtra të Baldaccit, që flasin për politikën italiane  me konkurrentet e saj ,kryesisht Austrinë ,për fqinjën e Italisë ,Shqipëri .Kriza politike dhe ndryshimet  në këtë shtet ,  dy ese nga Antonio Baldacci të ardhur nga pena e një studiuesi botanist të fillim shekullit, kanë qenë rezultat i eksplorimit botanik-gjeografik  si  dhe një vëmendje e veçantë  me studimet gjeopolitike të këtij rajoni. Por edhe ato që lidhen me veprimtarinë e tij jozyrtare politike , dhe  rrugëtimi i  parë shqiptarë, u botua në mes të viteve v1896- 1898, në dosjet e Kujtime të kompanisë gjeografike Italiane.Martelloni,na e përcjell biografinë e botanistit Baldacci.Ai shqyrton  vendlindjen  e botanistit italian ku  gjykohet se ka  lindur  në qytetin Bologja, në vitin 1867 dhe e ka lënë botën tonë tonë, në mesin e shekullit të XX rreth viteve  1950. Kush është ky njeri që ka marrë këto epitete: udhëtar, botanist, etnograf, gjeograf-politik dhe  linjë diplomatike. Në rininë e tij udhëtonte për në Mal të Zi, në vitin 1885, ai udhëtoi i vetëm, në këmbë,  nga shtrirje  e Zadarit në kufirin malazez. Një vit më pas, megjithatë, në sajë të ndërmjetësimit të Barnabite  babait Cesare Tondini De ‘Quarenghi ka filluar një marrëdhënie me Princin Nikolla të Malit të Zi.Baldacci, që vitin 1887, ai studioi mjekësi veterinare dhe botanikë në Universitetin e Bolonjës . Udhëtimet e tij të reja dhe shkencore në Mal të Zi, Shqipëri, Epir dhe Kretë shpejt gjeti mbështetjen e Shoqërisë Geographic italiane. Më tej Francesco Martelloni  shtjellon:Gjatë këtyre udhëtimeve  aventureske  ai mblodhi rreth njëqind mijë bimë,  me shumëllojshmëri të panjohur më parë. Ai u diplomua në “Zooiatria” në vitin 1891, u bë asistent i Federico Delpino në Institutin  botanist të Bolonjës, më pas u largua në vitin 1902, për të mësuar në Shkollën Diplomatike të Universitetit të Romës.Megjithëse, Francesco Martelloni diku e cek rastin që botanisti italian ishte në shërbim të qeverisë së tij qoftë edhe me një mision të fshehtë. -Ekspedita shkencore e Baldaccit ,thotëFrancesco Martelloni ,në Ballkan, përmes rrjetit të miqësive, gjithashtu provoi për interesat ekonomike, politike dhe ushtarake të qeverisë italiane. Së bashku me vëllezërit e tij (Gjoni dhe Louis), në mes të fillimit të shekullit XX dhe Luftës së Parë Botërore, ai ndërmori nisma të ndryshme të biznesit, financiar dhe komerciale. Ministria e Jashtme dhe e Brendshme italiane  ka vazhduar të besojë në përgjegjësinë e tij, shkruan, F.Martelloni.

Nga viti 1915 në 1917, qyteti i Vlorës tashmë gjendej  i pushtuar nga Italia, ai ishte një konsulent i Divizionit Civile në Komandën Detare të Marinës Mbretërore. Midis viteve 1921 dhe 1922, në kontakt të shpeshtë me Gabriele D’Annunzio, ai kishte planifikuar një ekspeditë të  vullnetarëve për Malin e Zi .Në vitin 1925 ai rifilloi angazhimin e tij në Shqipëri me studime dhe publikime, duke punuar me “Bankën  e Shqipërisë”, me “Shoqëria për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë ‘dhe’ Institutin” për Evropën Lindore. Në vitin 1926 gjendet konsull i përgjithshëm nderi i Shqipërisë në Bolonjë. Në ’39, me aneksimin e mbretërisë – “perandorake” – në Itali, u emërua këshilltar kulturor në rang togeri, një post, që ai mbajti deri në krizën politike dhe institucionale dhe ushtarake italiane në vitin 1943. Që nga viti 1946 ai iu përkushtua studimit të Suedisë, Grenlandës dhe Islandës. Ne fakt  kriza politike italiane ishte kapitulli i Italisë fashiste .

Në esenë   e dytë,Francesco Martelloni, thotë se ai ishte  dedikuar edhe për Shqipërinë më afër gjeopolitikën e implikimet e saj globale në Mesdhe dhe u shfaq në vitin 1903 në revistën “italiane koloniale” kur Baldacci tani futet në gjeografinë politike dhe koloniale. Këto vepra e tij   për Shqipërinë dhe Epirin  kishte jo vetëm një vlerë shkencore. Hetimet me gërshetim botanik, gjeologjike, hidrografik, orografike, etnografike me konsideratat e racione ekonomike dhe tregtare, sociale dhe gjeopolitike, bën që,Baldacci  të kontribuojnë në njohjen e çështjeve që ishin gjithnjë e më shumë në vëmendjen e opinionit publik kombëtare, si dhe ajo e specialistë (shkencëtarë, diplomatë, ushtarakë, sipërmarrësit, etj).Por, së bashku me njohuri të reja,në  gjeografi dhënë me sugjerime politike dhe ushtarake-strategjike dhe kjo do të kufizojë për qëllim rritjen e rolit dhe prestigjin e Italisë, e cila në Shqipëri dhe në Ballkan u shfaq konkurrent, nëse jo antagoniste, aleati i parë i Perandorisë Austro-hungareze. I fundit i fuqive të mëdha evropiane të cilat përballet pastaj në mjedis euro-mesdhetare. Revista “Drini”, organi zyrtar i DGSPT, ishte i pari për të futur Shqipërinë në të gjitha aspektet e saj në Evropë dhe për të nxitur zhvillimin e turizmit në vend.”Drini” kishte si argumente  të gjeografisë, arkeologjisë, historisë, vepra artizanale , folklorit, peshkimi, florës, ngjitje malore.Revista  nga 1940 në 1943 – ishte i bazuar në Tiranë, Aty bashkëpunuan me kalimin e viteve një numër studiuesish, profesorë universiteti, gazetarë dhe fetare shqiptare dhe italiane. Në mesin përmendur Gjergj Bubani, At Zef Harapi, Ernest Koliqi, Skifter Konica, Perikli Mborja, Petraq Peppo, Stefan Shundi etj midis italianeve bashkëpunëtorëve: Antonio Baldacci, Luigi Baldini,Fernando Bernardini, Gianni Botta,Sandro Brunori, Piero Costa, Daisy De Fornari, IGINO Epicoco, Piero Ghi-glione, Enrico Giansanti, Adriano Great, Emiliano Guidotti, Mario Lariccia, Enrico Lombardi, Nicola Lo Russo Attoma Mazzoni Leandro, In-Dro Montanelli, Sestillio Montanelli, Marco Morosini, Sandro Pichi Ser-butë, Santurini Luigi, Alessandro Serra, Pellegrino Claudio Sestieri, Giuseppe Valentini,Paolo Veronese.Çdo çështje e artikujve  kishte si temë historinë shqiptare, artet, vendet turistike, veçanërisht artikuj mbi Alpet shqiptare, arkeologji, florën lokale dhe gjithashtu mbi  kolonitë shqiptare në Itali .Suksesi i revistës ishte më e lehtë me  përfshirjen e bashkëpunëtorëve prestigjioze:  At Giuseppe Valentini S.J., alpinisti famshme Piero Ghiglione, ekspertë dhe gjeografët Antonio Baldacci, Pellegrino Sestieri, i madhi poet Adriano, Indro Montanelli, i famshëm shkrimtari Ernest Koliqi, dhe figura të tjera të rëndësishme.Gjeografi Antonio Baldacci, në artikullin e tij, në një park kombëtar në Shqipëri, botuar në “Drini”,1 nëntor 1942, konsideroi si të rëndësishme për të mbrojtur territorin natyral, duke bërë thirrje për krijimin e një parku kombëtar shqiptar,shkruan F. Tagliarini  te “Shqipëria turistike.

Filed Under: Histori Tagged With: Adriatiku Lindor, Antonio Balduci, Antonio enigmatic

Nga Festimet e Memorial Day në Pittsburgh

May 30, 2017 by dgreca

2 Shefqet4 Memerial3 shefqet6 Memorial1 Pitsburg

Reportazh nga Shefqet Kërcelli/

Qindra qytetarë të Pittsburgh-ut ju drejtuan më datën 29 maj 2017, muzeumit “Soldiers&Sailors”, në qëndrë të qytetit, i ndërtuar një shekull më parë. Veteranë, familjarë të të rënëve, ushtarakë aktivë e në pension, personalitete të shtetit të Pensilvanisë, të bashkisë së Pittsburgh-ut dhe medias, u bënë pjesë e kësaj feste madhështore. Muzeumi një nga më të mëdhenjtë në SHBA, është mjaft i pasur me materiale e dokumenta historike të ralla,ku flitet jo vetëm për kontributin ushtarak të banorëve të Pensilvanisë në periudha të ndryshme historike, por na jep detaje për vetë historinë e popullit amerikan. Fillimisht në kujtim të të rënëve u zhvillua një ceremoni fetare, drejtuar nga përfaqsuesi i kishës anglikane, pastaj, pjesmarrësit nderuan martirët e Luftës kundër terrorizmit në Irak dhe Afganistan, të cilët u pasqyruan të gjithë nëpërmjet një dokumentari tepër cilësor. ishte një moment prekës për të gjithë. Në fund të këtij prezantimi, Presidenti i Shoqatës së Ushtarëkëve në Rezervë të Pensilvanisë, zoti John F.Mccabe, foli mbi kontributin dhe vlerat e të rënëve për liri e kundër terrorizmit, si dhe rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla përkujtimore. Në vijim, pjesmarrësit ju drejtuan eksponateve të shumta të Muzeumit, duke filluar nga Lufta Civile, Lufta e I-rë dhe e II-të Botërore, Lufta në Kore, Vietnam ku cdo Forcë, Këmbësoria, Forca Ajrore dhe Detare, ka pavionin e vet. Muzeumi mbyllet me eksponatin e Luftës në Irak dhe Afganistan. Theksoj se, ka disa vite që jam përpjekur të prezantoj dhe kontributin e ushtarakëve shqiptarë në misionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan, të cilët kanë luftuar krah për krah me ushtarakët amerikanë si pjesë e koalicionit antiterror. Madje dhe një nga heronjtë e kësaj lufte, kapiten Feti Vogli, u vra gjatë një operacioni të përbashkët me trupat amerikane. Gjithashtu kam bërë pjesë të muzeut disa botime ku pasqyrohet bashkëpunimi ushtarak, Shqipëri-SHBA, për këto 26 vite. Këtë punë e kam bërë vullnetarisht, pa ndihmën e askujt, thjesht për të prezantuar vlerat e ushtarakëve shqiptarë dhe për shpirtin e të rënëve në luftë. Muzeumi “soldiers&sailors”, pasurohet cdo ditë, në sajë të donacioneve të banorëve, por dhe fondeve të muzeumit.  Funksionimin  e mekanizmit finaciar të këtij muzeumi ma sqaroi hollësisht, një nga drejtuesit e këtij muzeumi, tashmë miku im, Michael Claus. Niveli i lartë i pasqyrimit të historisë dhe ngjarjeve, mënyra e ekspozimit, restaurimi, pasurimi i vazhdueshëm me relike dhe dokumentacion, konceptimi, performanca, arkitektura e ndërtesës, korridoreve dhe sallave, menaxhimi efektiv, e bejnë këtë muzeum të vizitueshëm në cdo kohë. është një muzeum që mban veten dhe personelin. ndërsa tek ne në sajë të politikave mediokre të menaxhimit dhe njerzve të paaftë në këtë fushë, mjaft muzeume të këtij lloji, e rëndojnë buxhetin e shtetit. Por, për pjesmarrësit e kësaj dite të shënuar, nuk mjaftonin vetëm njohja me muzeumin, pasi sic më sqaron zoti Michael, një nga protogonistët e kësaj dite, ka plot aktivitete të tjera. kështu në hyrje të muzeumit banda “The brass roots”, dha një koncert me temë patriotike, ndërsa në cdo ambient të jashtëm, pjesmarrësit me familjet e tyre, shijojnë ushqime të përgatitura me kujdes. Pjesë e Muzeumit, u bë dhe zyra e rekrutimit ushtarak të Pensilvanisë, zyrtarët e së cilës prezantuan oportunitetet që të jep shërbimi në ushtrinë amerikane. Ju rikujtojmë lexuesve të “Diell-it” se në faqet e kësaj gazete, gjeni praktikën e plotë në shqip, si mund të rekrutohesh në ushtrinë amerikane. një përkthim tepër korrekt mbi bazën e dokumentacionit të afruar nga këto zyra. Në sheshin hyrës të muzeumit, gazetarë të televizionit kryesor të Pittsburgh-ut, KDKA, zhvillonin intervista me veteranë të luftës dhe ushtarakë të forcave të ndryshme. Ndërkohë në lulishten jashtë muzeumit, dhjetra fëmijë shijojnë natyrën dhe  lozin në kënde lojrash të përgatitura enkas për këtë ditë. Në pjesën anësore të muzeumit sapo janë kthyer nga Ëashingtoni, Rolling Stons-at e Pittsburgh-ut, dhe ngjitur me ta dikush po përgatit bukën tradicionale amerikane që nga Lufta civile. Spektakli vazhdon, larg cdo fryme monotone e zyrtarizmi. Fëmijët e mbyllin siparin e kësaj feste mbresëlënëse me këngë e lojëra të shumëllojshme, ku nuk mungojnë elementët sportivë-ushtarakë. Pjesë e kësaj ditë feste ishte dhe dreka e dhënë nga bashkia e kompani të ndryshme për veteranët dhe familjarët e të rënëve. Para se të largohesha, lexova kalendarit e aktiviteteve të muzeumit, ku përkutjimi i të rënëve, njohja me historinë dhe muzeumin, ishte shtrirë që nga 5 prilli deri në shtator 2017. Në këto aktivitetetë njohëse, argëtuese, ku kishte dhe mbrëmje familjare, binte në sy pjesmarrja e nxënësve dhe studentëve, që shfrytëzonin ditët e pushimeve për të marë pjesë në këto aktivitete.

Një festë e lirë, ashtu sic dinë ti bëjnë amerikanët, ku krahas eksperiencës së muzeut, pas orëve me aktivitete dëfrimi familjare, përfshihej njohja me figura të ndritura të kombit amerikan, si psh. Abraham Linkolni, dërgimi i një kartoline për një ushtar që është në mision jashtë vendit, në shenjë respekti për detyrën që kryen, koktejl me veteranët, e plot variacione të ndryshme me karakter bashkëpunues civilo-ushtarak.

Kështu, dita e 29 majit, dita e Memorial Day, ishte vërtet një ditë feste këtu në Pittsburgh, me plot emocione, por dhe me respekt të thellë, për të gjithë ata që sakrifikuan e dhanë jetën për liri e paqe në botë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: në Pittsburgh, Nga Festimet e Memorial Day, Shefqet Kercelli

KOSOVA PARA ÇEREK SHEKULLI, ZGJEDHJE PËR LIRI E PAVARËSI

May 24, 2017 by dgreca

-Presidenti i parë i Republikës së Kosovës u zgjodh Dr.Ibrahim Rugova/1 rugova vota

-Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme.1 Behlul-Në zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind/2 Behlul

-Raportimet me telex nga Prishtina të para 25 viteve për zgjedhjet e para pluraliste të 24 majit 1992, të korrespondentit tash edhe të Gazetës DIELLI nga 12 qershori 2015, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë në Kosovë/

1 behlul RugovaSPECIALE-GAZETA DIELLI NGA KORRESPONDENTI NË KOSOVË BEHLUL JASHARI3 behlul

PRISHTINË, 24 Maj 2017/ Kosova para  çerek shekulli – 25 viteve, në 24 maj 1992, mbajti zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, të lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi nga regjimi i dhunës serbe.2 Behlul

Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 shtator 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 për qind.

Në mbledhjen 2 majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike  angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

Partia e parë e pluralizmit në Kosovë, Lidhja Demokratike, e cila ishte angazhuar edhe për formimin e partive të tjera, në 8 maj 1992 deklaronte se, “duke qenë se zgjedhjet e 24 majit, të shpallura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i konsideron jo si luftë të partive politike të Kosovës për pushtet, por si përpjekje e organizuar e masive për të mos pranuar strukturat e pushtetit dhe statusit që po përpiqet të na imponojë Serbia, LDK-ja do të përpiqet që fushata parazgjedhore, organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të zhvillohen në frymë të bashkëpunimit të plotë, në mënyra e forma të ndryshme, në mes të të gjitha partive politike e të subjekteve të tjera politike”.

“Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që LDK-ja, si parti politike vetë ose në bashkëpunim me partitë e tjera, të paraqesë kandidatët për deputetë në të 100 njësitë zgjedhore, kurse kryetarin e LDK-së dhe të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, Dr.Ibrahim Rugova, ta kandidojë për kryetar të Republikës së Kosovës”, theksohej në Konkluzionet e Këshillit Qendror të LDK-së për zgjedhjet shumëpartiake në 1992.

Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet në Kosovë theksonte se ato janë mbajtur sipas sistemit të kombinuar zgjedhor, dhe në vazhdim konstatonte:

“Nga së paku 130 vende për Parlament, 100 janë zgjedhur përmes votimit të drejtpërdrejtë, pra, në bazë të sistemit të shumicës, ndërsa 30 vende janë zgjedhur përmes sistemit proporcional.
Zgjedhjet u mbajtën më 24 maj të vitit 1992. Vendvotimet ishin të hapura prej orës 7 deri në 19. Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës i paraqitën 22 subjekte politike, të cilat kandiduan 490 kandidatë.
Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kandidaturën e Dr.Ibrahim Rugovës për Kryetar. Kandidimi i tij është përkrahur edhe nga partitë e tjera politike shqiptare si dhe nga Partia për Aksion Demokratik dhe nga Partia Popullore Turke.
Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme.
Në zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind.
Subjektet e tjera zgjedhore që morën pjesë në këto votime fituan më pak se 1.87 përqind të votave, andaj ata nuk fituan të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen proporcionale të vendeve në Parlament.
Shqiptarët, muslimanët, turqit, romët, kroatët dhe një numër i vogël serbësh dhe malazezësh poashtu morën pjesë në zgjedhjet e 24 majit.

Pasqyra e vendeve në Parlament është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës  96 deputetë, Partia Parlamentare e Kosovës 13 deputetë, Partia Fshatare e Kosovës  7 deputetë, Partia Shqiptare Demokristiane  7 deputetë, Kandidatët e Pavarur  2 deputetë.

Pjesëtarët e etnitetit musliman, në bazë të përqindjes së popullsisë dhe shpërndarjes proporcionale kanë katër deputetë, ndërsa një kandidat i këtij etniteti fitoi me votimet e drejtpërsëdrejta.
Në përbërjen e re të Parlamentit të Kosovës janë dy deputetë të etnitetit turk, të cilët u zgjodhën si kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Parlamentin e Kosovës kanë mbetur 14 vende të zbrazëta, të cilat sipas përqindjes së popullsisë së Kosovës dhe shpërndarjes proporcionale të vendeve në Parlament u takojnë pjesëtarëve të etnitetit serb dhe malazez.
Zgjedhjet për Kryetarin e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet ku shqiptarët nga Kosova janë të punësuar. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës.
Në disa vendvotime policia serbe ndërhyri për të ndërprerë procesin zgjedhor. Në dy sosh policia konsifkoi një pjesë të materialit zgjedhor.
I tërë materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 24 majit i është dorëzuar Parlamentit të Republikës së Kosovës.
Zgjedhjet në Kosovë u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga SHBA dhe nga shtetet evropiane. Këto zgjedhje i përcollën 82 ekipe gazetarësh apo të agjencive të lajmeve nga mbarë bota.
Subjektet politike që morën pjesë në zgjedhje, Komisioni Republikan për Zgjedhje (kryetar Tadej Rodiqi), grupet e huaja vëzhguese, si dhe shumë raporte dhe artikuj të gazetarëve të huaj dhe të Kosovës, të cilët përcollën në tërësi procesin e zgjedhjeve, kanë raportuar për korrektësinë e votimeve.
Kosova ishte vendi i fundit në Evropë ku janë mbajtur zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat populli i Kosovës dëshmoi përcaktimin e tij për liri dhe demokraci”, përfundonte Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet Shumëpartiake Presidenciale dhe Parlamentare në Republikën e Kosovës, i prezantuar në Prishtinë në 15 qershor 1992.

Vëzhguesit e huaj në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në Prishtinë, deklaruan përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve të 24 majit në Kosovë.
Dr.Majkëll van Vajt Prag, sekretar i përgjithshëm i UNPO-s (Organizata e Kombeve të Papërfaqësuara në OKB) vlerësoi se zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë korrekte dhe me rregullsi. Gjatë këtyre vëzhgimeve, që bëri ai, nuk ka hasur në ndonjë parregullsi. Veçanërisht e ka impresionuar organizimi i vendvotimeve rezervë.
Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga Konrad Hubers, Pol Berens, Çarls Braun, Debora Xehkobs, Rom Pameir, Maks Primorac, Karl Roads dhe Kevin Tin, thanë se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit. “Zgjedhjet janë mbajtur me efikasitet të madh, na ka impresionuar fakti se gjithkund ishin organizuar edhe vendvotimet rezervë, që viheshin në veprim kur policia ndërprente votimin në vendvotimet e para. Policia i ka penguar mjaft votimet edhe duke arrestuar njerëz”, thanë ata. Poashtu theksuan se, grupi që vëzhgoi zgjedhjet në Prizren, gjatë kohës që u mor në polici, kishte parë në stacion të arrestuar dhe material votues e flamuj të konfiskuar. Konrad Hubers, që i printe këtij delegacioni, vlerësoi se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën.
Debora Xehkobs tha se katër anëtarët e delegacionit amerikan që vizituan Pejën, kanë fituar një përvojë të shkëlqyer nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve.

“U mrekulluam nga mjeshtria e shqiptarëve për organizimin e zgjedhjeve, duke mashtruar edhe policinë”, tha ajo dhe falenderoi për këtë përvojë.

Një anëtar tjetër i këtij delegacioni theksoi se ajo që na interesoi dhe mahniti ishte vetorganizimi i njerëzve. “Çdo gjë u bë në mënyrë vullnetare, duke u nisur nga shërbimet dhe punët që janë bërë këtu, e deri te njerëzit që kanë organizuar zgjedhjet në çdo pjesë të Kosovës”, u shpreh ai.

Vlerësimet e vëzhduesve dhe gazetarëve nga bota ishin se zgjedhjet ishin të mira, të rregullta dhe fer. “Vëzhguesit dhe gazetarët e huaj i çmojnë shumë edhe mënyrat alternative të organizimit të zgjedhjeve, ngase bota di se çka do të thotë okupim, prandaj edhe këtu ata e shohin aftësinë e këtij populli që dëshiron të fitojë dhe të jetë i lirë. Ky popull nuk kërkon asgjë tjetër pos shansit për t’u realizuar si popull, e të cilën nuk e ka pasur kurrë”, theksonin raportimet e kohës së zgjedhjeve të para pluraliste të Kosovës.

Po para çerek shekulli – 25 viteve, në 24 majin 1992, raportimet e korrespondentit tash edhe të Gazetës DIELLI nga 12 qershori 2015, që bëheshin me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH në Kosovë.  Raportimet bëheshin nga zyra e telexit që u bë edhe zyrë e ATSH-së në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes të përditshme shqipe kosovare në atë kohë, me orientim e përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes gjithëkombëtare për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës ishte korrespondenti prej atëherë-nga fillimi në Kosovë i Agjencisë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë, e që kishte nisë të dalë nga 18 janari 1991. Që atëherë nisën edhe bashkëpunimet me ATSH-në, nga e cila merreshin informacione e botoheshin në gazetën “Buku” dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë.

Zyra e telexit-e ATSH në Pallatin Rilinda u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Presidenti historik, i zgjedhjeve të para çerek shekulli,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive, të parën dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare para 23 viteve, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonet ATSH-në për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.
Ishte vit i kohëve të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Filed Under: Histori Tagged With: Behlul Jashari, KOSOVA PARA ÇEREK SHEKULLI, per liri e Pavaresi, zgjedhje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 351
  • 352
  • 353
  • 354
  • 355
  • …
  • 693
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT