• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Thaçi, urohet nga Engel me telefon

March 4, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 4 Mars 2016/ Presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar sonte në ‘facebook’:“Sapo mora një telefonatë nga Kongresmeni Eliot Engel, mik i madh i Kosovës, me urime të ngrohta dhe një premtim për bashkëpunim të ngushtë në vitet e ardhshme për forcimin e partneritetit në mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe për implementimin e axhendës tonë euroatlantike”.Thaçi u zgjodh president i ri i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit në 26 shkurt, ndërsa në 7 prill jep betimin dhe merr detyrën./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Thaçi, urohet nga Engel

“Të Paidentifikuar” u shfaq në Kongresin Amerikan

March 4, 2016 by dgreca

*Filmi “Të Paidentifikuar” – u shfaq në Kongresin amerikan Komisioni, për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”/

*Të Paidentifikuar: duket se zbulon se ku qendron përgjegjësia për Krime Lufte në Kosovë: Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është bërë kohët fundit subjekt i hetimeve tash e pesëmbëdhjetë vite, por pa sukses. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit, në Beograd

Nga Beqir SINA – New York/

WASHINGTON D.C: Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”, mbrëmë në një nga sallat e Kongresit amerikan në ndërtesën e Capitol Hill, organizoi shfaqjen e filmit dokumentar me metrazh të gjatë “Të Paidentifikuar – The Unidentified” shoqëruar me një panel diskutimi të veçantë të ketij filmi, njofton në faqen e saj të internetit(humanrightscommission.house.gov), zyra e këtij komisioni qeveritar.

Filmi “Të Paidentifikuar – The Unidentified”, është një film nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) që shpjegon disa nga ngjarjet më brutale dhe të pazgjidhura ende me krimet e luftës të luftës në Kosovë.Organizatori i shfaqjes thotë se filmi “Të Paidentifikuar – The Unidentified” është një bashkëpunim me organizatën “Grupi Punues së Detyrueshme’ për OKB, dhe organizata “Zhdukjet e Pavullnetshme” – Raporti i tyre gjatë misionit në Serbi, duke përfshirë edhe Kosovën – deri në 17 August 2015

Filmi “Të Paidentifikuar”: duket se zbulon se ku qendron përgjegjësia për Krime Lufte në Kosovë

Komisioni i të Drejtave të Njeriut, i cili mban emrin e nderuar të ish kongresisit demokrat të Kalifornisë, Tom Lantosh, një amerikano hebre, i mbijetuar i Holokaustit , mik i dalluar i shqiptarëve të Amerikës, i cili, së bashku me presidentin e LQSHA, mikun e tij DioGuardin, udhëheqësin e lobit të parë dhe të vetëm shqiptarë në SHBA, ka mbajtur vetë , para luftës, dhe gjatë luftës në Kosovë, disa dëshmi në Kongres, rreth atyre nagjarjeve brutale , që çuan deri në sensabilizimin atëhere, të Washingtonit, dhe zgjuan ndërgjegjen e saj për të ndërhyrë dhe i dhënë fund genocidit serb në Kosovë.Duke folur për përmbajtjen e filmit, në faqen e internetit Komisioni për të Drejtat e Njeriut, i Kongresit “Tom Lantos”, organizatori i shfaqjes, shkruan se si pasojë e rënies së Murit të Berlinit, Presidenti serb Slobadan Milosheviq, e patë “zhveshur” ish provincën e Kosovës nga autonomia e saj në vitin 1989. Konflikti u përshkallëzua deri sa shpërtheu lufta në shkurt të vitit 1998. Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri me sulme ajrore. Shtatëdhjetë e tetë ditë Nato, me SHBA në krye, kreu 38.000 sulme ajrore(bombardime të pikave strategjike, dhe zonave e pozicionve ushtarake serbe në Serbi e Kosovë), ç’ka e detyroi më vonë, Serbinë, të pranoi tërheqjen e forcave të saj(pra kapitullimin).Krimet e luftës, në Kosovë, tregon filmi ka përfshirë tortura, vrasjet, përdhunimet, dhe dëbimeve me forcë, të cilat janë kryer gjatë konfliktit të armatosur, shumica e të cilave kanë qenë kryer nga policia serbe apo të Ushtrisë Jugosllave dhe forcave militare e paramilitare serbe që vepruan në Kosovë. Nga koha kur konflikti përfundoi, sipas të dhënave të Departamentit të Shtetit, fushatës sistematike të Serbisë, për të dëbuar shqiptarët nga Kosova, kishte çuar në grabitjen dhe djegies së më shumë se 1,200 zonave të banuara; vrasjen e të paktën e më shumë të12 mijë njerëzve; dhe zhvendosjen e mbi 1.5 milion shqiptarë të Kosovës, të paktën 90% të popullsisë.

Filmi “Të Paidentifikuar”, është një dokumentar 40-minuta që shqyrton disa nga krimet e luftës të kryera nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në Kosovë. Bazuar në dy vjet “të hulumtimit, filmi fokusohet në sulmet në fshatrat përreth qytetit të Pejës, dhe identifikon komandantët dhe oficerët e dyshuara se kanë dhënë urdhra dhe për të fshehur trupat e viktimave për varrezat masive në Serbi.

Në mesin e atyre që kryen këto krime, sipas këtij dokumentari, është me emër, dhe i dyshuari kryesor në ekzekutimet e pasluftës, i tre qytetarëve amerikanë, tre vëllezërve – Bytyqi ( Mehmet, Ylli dhe Agron), tre ushtarëve të UÇK-së, nga Batalioni Atlantiku, me luftëtar shqiptarët e Amerikës, të cilët shkuan në Kosovë të luftojnë për çlirimin dhe lirinë e Kosovës.

Në atë kohë pas zhdukjes së tyre, dhe gjetjes së tre trupave të egzekutuar, lidhur me tela me gjemba dhe hedhur në një varrez masive, një krim ky që është bërë më vonë objekt i një senace dëgjimore dhe rezolute praqitur në Dhomën e Përfaqësuesve (H. Con Res 51.), sponsorizuar ajo nga kongresisiti Tom Lantosh me inisiativën e Xhozef DioGuardit dhe Shirlye Cloyes Diguardit, kjo çështje u morë në shqyrtim më pas nga Departamenti i Shtetit.

Mirëpo, deri tani asnjë individ nuk ka është shpallur fajtor për ekzekutimin e tre vëllezërve Bytyqi.

Pas shfaqjes së filmit dokumentar 40 minutësh, “Të Paidentifikuar – The Unidentified”, një panel i shquar ofrojë njohuri në konfliktin dhe ofrojë rekomandime se si Kongresi mund të ndihmojë për të siguruar llogaridhënie për ata që janë përgjegjës. Informacion dhe rekomandime këto të vlefëshme ndoshta edhe për anëtarët e Kongresit, stafin e kongresit, publikut të interesuar dhe mediat amerikane dhe të huaja në kryeqytetin e SHBA – Washington D.C.

Ndërsa, deri tani sipas provave të paraqitura gjatë gjykimit dhe të dhënave publikisht në dispozicion, vrasjen e Agronit, Yllit dhe të Mehmetit, thuhet se ai që ka urdhëruar vrasjen e 3 vëllezerve Bytyqi, është Ministri i asokohshëm i Punëve të Brendshme, Vllajko Stojiljkoviqi.

Dëshmitar kan provuar se urdhri është përcjellë nëpërmjet të zinxhirit komandues deri te ekzekutori. Në zinxhirin e komandës është gjetur kryeshefi i asokohshëm i Resorit të Sigurisë Publike, Vlastimir Gjorgjeviqi, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime në Kosovë, si dhe komandanti NjPP dhe i Qendrës së Mësimit në Petrovo Selo, kurse sot biznesmeni, themeluesi i organizatës joqeveritare Qendra për Studimin e Terrorizmit dhe anëtari i Këshillit qendror të Partisë progresiste serbe, Goran Radosavljeviqi, i njohur me pseudonimin “Guri”

Vrasja e Mehmetit, Yllit dhe Agronit është bërë kohët fundit subjekt i hetimeve tash e pesëmbëdhjetë vite, por pa sukses. Vazhdimësia e mossuksesit në ndriçimin e këtij rasti tregon se kryerësit e krimeve në Serbi nga vitet nëntëdhjetë ende janë më të fortë se sa institucionet dhe sundimi i ligjit.

Fatos Bytyqi, i cili është vëllai i tre vëllezërve Agron, Yll dhe Mehmet Bytyçi, të ekzekutuar gjatë luftës, përpara 15 vitesh në Petrovo Sello të Serbisë, ka biseduar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, ai ka folur edhe me ish kryeministrin e Serbisë Daçiç,( sot zv/kryeministër dhe ministër i jashtëm) ka shkuar në Beograd dhe është takuar me përfaqësuesit më të lartë të politikës serbe, që drejtësia për krimet kundër vëllezërve të tij të vihet në vend.

 

Filed Under: Komente Tagged With: “Të Paidentifikuar" u shfaq, Beqir Sina, filmi, ne Kongresin amerikan

Kosovë-Opozita konteston në Kushtetuese zgjedhjen e president

March 4, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 4 Mars 2016/ Opozita e bashkuar kosovare dorëzoi sot pasdite në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e përbashkët që konteston zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Republikës së Kosovës.“Janë shumë parregullsi të evidentuara në seancën e 26 shkurtit, për të cilat opozita ka mbledhur të gjitha provat e nevojshme dhe ia ka bashkëngjitur kësaj kërkese, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të marrë vendimin e duhur – pra anulimin e atij procesi të zgjedhjes së Presidentit”, deklaroi opozita e bashkuar në Kosovë, të cilën e përbëjnë tre subjekte politike, VV, AAK e Nisma, me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin 120 anëtarësh.

Thaçi u zgjodh president i ri i Kosovës me  71 vota në raundin e tretë,  në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në 26 shkurt, ndërsa në 7 prill jep betimin dhe merr detyrën. 10 vota ishin të pavlefshme. 81 deputetë kanë votuar gjithësej./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: konteston, Opozita ne Kosove, Thacin President

BDI me tenda kundër kryqit në Butel të Shkupit

March 4, 2016 by dgreca

 Me tenda kundër vendosjes së kryqit 56 metra të lartë në komunën e Butelit në Shkup, të banuar me popullatë të përzier etnike.Këtë formë të protestës e kanë zgjedhur drejtuesit e Bashkimit Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë së Maqedonisë. Nisjes së punimeve për vendosjen e simbolit të krishterë, zyrtarët e partisë së Ali Ahmetit i janë përgjigjur të enjten në mbrëmje me demolimin e bazamentit të kryqit dhe gardhit me tela, që ishte vendosur të shtunën nga firma ndërtimore. Aty tani janë vendosur disa tenda për të penguar vazhdimin e punimeve.

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se kanë zgjedhur këtë lloj të protestës, pas injorimit të reagimit të tyre se vendimi i miratuar nga komuna e udhëhequr nga partia e Nikolla Gruevskit, ishte kundër ligjor.

Sipas tij, nuk ishte respktuar parimi i Bedenterit, apo miratimi i vendimit me votim të dyfshitë, që parasheh pëlqimin edhe të votave të këshilltarëve të bashkësive entike joshumicë.

“Vendosëm që protestën e dytë ta bëjmë më ndryshe, me vendosjen e tendave, deri në realizimin e qëndrimit tonë për evitimin e kësaj të keqe për komunën e Butelit dhe Shkupit në përgjithësi. Kjo e keqe reflekton krizë ndëretnike dhe ndërfetare në këtë komunë dhe në komunat përreth”, ka dekluar Izet Mexhiti, i cili natën e ka kaluar në tenda, së bashku me funksionarë të tjerë partiak.

I pyetur se pse BDI-ja nuk kërkon zgjidhje institucionale të problemit, kur dihet se ajo është pjesë e qeverisë, Mexhiti thotë se në atë drejtim është duke u punuar.

“Paralelisht zhvillohen edhe biseda për ta bindur palën tjetër se argumentet janë në anën tonë, ndërsa veç kësaj, punon edhe një grup i ekspertëve për të kundërshtuar vendimin, i cili është joligjor“, thotë nënkryetari BDI-së, duke shtuar se për problemin janë njoftuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, si dhe ata të bashkësive fetare, për të dhënë kontributin e tyre në uljen e tensioneve.

Nga partia e Gruevskit, VMRO DPMNE, nuk e kanë komentuar veprimin e partnerit të tyre në qeveri.

Por, veprimi i BDI-së ka nxitur reagimin e partive opozitare, të cilat aktin e vlerësojnë si të orkestruar, ndërmjet saj dhe VMRO-së, për fitimin e pikëve politike.

Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka thënë se është absurde që një parti në pushtet të dalë në protesta kundër vendimit të koalicionit të saj qeveritar.

“U bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, qoftë për kryqin, qoftë për xhaminë, qoftë për flamurin dhe të tjerat. Partia e shqiptarëve, e cila është në pushtet, duhet të bëjë betejë institucionale që ato çështje të zgjidhen brenda institucioneve. Vlerësoj se është një taktikë politike që e kemi parë disa herë, mes partnerëve VMRO dhe BDI”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi,

Edhe lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka reguar duke i quajtur veprimet e partive në pushtet taktikë për të tërhequr vëmendjen nga problemet reale, në veçanti nga aferat e zyrtarëve që po hetohen nga prokuroria speciale.

“Janë veprime tanimë të para nga partitë në pushtet. Ato gjithmonë para zgjedhjeve të parakohshme marrin pozicionet e tyre nacionaliste. Dua t’i porosisë qytetarët që të mos bien pre e provokimeve të tilla, pavarësisht se nga cila palë vijnë”, tha kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.

Tensionet për vendosjen e kryqit pason një vendim të mëparshëm të BDI-së për vendosjen e një simboli me shqiponjën, në komunën e Çairit, të banuar kryesisht me shqiptarë.

Filed Under: Komente Tagged With: BDI me tenda kundër kryqit, në Butel të Shkupit

Kosovë-Qeveria dënon aktin e rrotullimit të një kamioni

March 4, 2016 by dgreca

 -Një ditë më parë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë/

PRISHTINË, 4 Mars 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e rrotullimit të një kamioni, veprim i marrë përsipër nga Lëvizja Vetëvendosje. Qeveria e Kosovës, e konsideron të papranueshëm çdo veprim të dhunshëm e joligjor mbi qytetarët, pronën publike e private dhe mbi bizneset kosovare dhe të jashtme, të cilat kryhen për përfitime politike.

 “Akte të tilla të dhunshme dhe në shpërputhje me çdo vlerë demokratike nuk mund të përdoren si mjete të propagandës politike, pa marrë parasysh shpjegimet apo arsyetimet që mund të jepen për to”, thekson deklarata e dërguar sot.

 Qeveria e Republikës së Kosovës, “i bën thirrje subjekteve politike dhe individëve të caktuar të cilët po nxisin dhe po kryejnë veprime të tilla të ulëta, që të braktisin aktet e tilla joligjore dhe joracionale dhe t’i kontribuojnë proceseve zhvillimore demokratike dhe rrugës euroatlantike të Kosovës, procese të cilat po avancohen në vazhdimësi në partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet tjera mike”.

Një ditë më parë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e përmbysën një kamion me produkte të Serbisë që shiten në Kosovë. “Ky aksion është përgjigje ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”, shprehej VV në një deklaratë.

“16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë”, shtonte më tej subjekti më i madh politik opozitar kosovar./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: denon, permbysjen e kamionit, qeveria e Kosoves

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 353
  • 354
  • 355
  • 356
  • 357
  • …
  • 484
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi
  • HEROIZMI I NJË FAMILJE NË FUND TË SHEKULLIT XX PËR ÇLIRIMIN E VENDIT NGA OKUPATORI SERB
  • SOT 19 VITE NGA SHUARJA E PISHTARIT TË KARVANIT TË KORIFENJVE TË FILMIT, KADRI ROSHIT
  • Përvjetori i harruar i Fishtës
  • We are forever grateful to the USA and our Euro-Atlantic allies for their continuous support
  • Një vizitë e veçantë te Vatra…
  • Vatra Chairman Dr. Elmi Berisha and Prishtina Mayor Përparim Rama met with officials at the U.S. Department of State
  • Shtylla kushtetuese e unitetit kombëtar dhe prova vendimtare e pjekurisë politike
  • KUR POLITIKANËT E SHQIPËRISË DHE TË KOSOVËS “PUSHTOJNË” WASHINGTONIN 
  • 𝐙𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐞𝐨𝐫𝐠𝐞 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧 𝐬𝐢 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐒𝐇𝐁𝐀
  • “VOA” DHE SHQIPËRIA
  • Grenlanda, rëndësia kritike e ishullit për mbrojtjen raketore dhe interesat gjeostrategjike të ShBA
  • AMBASADA PRANË DALLGËVE TË OQEANIT
  • “Eksodi i zogjve të Çamërisë”, poema e re e Luan Ramës
  • Shqiptarët dhe dy anët e medaljes së sistemit osman të mileteve

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT