• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Venecia miraton opinionin për reformën: Tani fjalën e ka Kuvendi

March 11, 2016 by dgreca

Komisioni i Venecias miratoi sot draftin përfundimtar të reformës në drejtësi duke e lënë topin në fushën e politikës shqiptare për kalimin e saj.Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri përmes rrjeteve sociale konfirmoi miratimin e raportit. “Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për reformën në drejtësi dhe falenderoi delegacionin e BE-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin. Tashmë është përgjegjësi e Parlamentit të bëjë reformën historike në drejtësinë që kërkojnë qytetarët shqiptarë”, thuhet në njoftimin e delegacionit të BE-së në Tiranë.Raporti përfundimtar i Venecias është ‘zyrtarizim’ i draftit të ndërmjetëm të bërë publik në fillim të këtij muaji. Top-Channel siguroi dokumentin prej 20 faqesh të draftit të ndërmjetëm, nga ku ekspertët e Venecias kanë renditur konkluzionet përfundimtare. Debateve të forta politike, se cili do të jetë fati i mëtejshëm i Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla pas miratimit të reformës, Venecia u jep këtë verdikt:

“Nëse prokurori i përgjithshëm kalon procesin e vetingut dhe del i pastër prej tij, atëherë pyetja është se, ku qëndron justifikimi për ta larguar atë më përpara nga zyra, duke e veçuar nga mesi i të gjithë atyre zyrtarëve tek të cilët aplikohet vetingu? Në të tilla kushte, Komisioni i Venecias nuk shikon asnjë arsye për përfundim të parakohshëm të mandatit”, thuhet në paragrafin 81 të faqes 18 të opinionit.

Për zgjedhjen e 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët i zgjedh Kuvendi, Venecia rekomandon: “Duke marrë në kosideratë krijimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni rekomandon krijimin e një rregulli zgjedhjeje me shumicë të cilësuar për 3 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Parlamenti”, thuhet në paragrafin 39, faqja 9.

Venecia rekomandon se i duhet kushtuar vëmendje mënyrës së zgjedhjes së organeve të reja në drejtësi. “Nëse forcat politike të përfshira në këtë proces nuk dakortësohen për zgjedhjen me shumicë të cilësuar, anëtarët e 3 institucioneve të reja duhet të synojnë një opsion të ri, që i garanton opozitës përfaqësim në të gjitha këto institucione, apo një model tjetër i cili do t’i sigurojë opozitës një influencë të caktuar në procesin e zgjedhjes”, sugjeron opinioni.

Ekspertët e Venecias kërkojnë bërjen kujdes me procesin e vetingut për gjykatësit dhe prokurorët. “Komisioni Special i Kualifikimit dhe gjykatësit e Këshillit Special të Kualifikimit janë përgjegjës për procesin e vetingut, i cili do të jetë 9 vjet pa të drejtë ribërjeje. Ndërsa i gjithë procesi i vetingut supozohet të zgjasë 11 vjet, apo më pak nëse Shqipëria do t’i bashkohët BE-së në një datë të mëhershme. Kjo kohështrirje është e gjatë. Komisioni e pranon nevojën e vetingut, por me kushtin se duhet të jetë diçka e jashtëzakonshme dhe në mënyrë strikte, një masë e përkohshme. Komisioni i Venecias nuk është në pozicion të parashikojë se sa kohë nevojitet për të kaluar në sitë një gjyqtar apo një prokuror. Në rastet komplekse, procedura merr më shumë se 3 vjet, apo më gjatë”, thuhet në paragrafin 55 të faqes 12.

Opozita në draftin e saj ngulmon për zgjedhjen me 2/3-tat të organizmave të reja në drejtësi, ndërsa Venecia mendon se:  “Është e kuptueshme dëshira e opozitës për zgjedhjen me 2/3-tat, megjithatë Komisioni i Venecias në raportin paraprak nuk rekomandoi 2/3-tat. Të dyja shumicat e cilësuara janë legjitime dhe një metodë zgjedhjeje e propozuar në draftin e rishikuar. 3/5-tat në parim është një zgjidhje e pranueshme. Edhe kërkesa e zgjedhjes me 2/3-tat e votave në të cilën opozita insiston se mund të jetë inefiçente për t’ja arritur qëllimit, siç tregon shembulli në Hungari. Kërkesa e 2/3-tave pa një mekanizëm efiçent zhbllokues mund të sjellë çimentim e si pasojë rrezikimin e procesit të reformës. Komisioni nënvizon se nuk është detyrë e tij të bëjë propozime specifike kushtetuese për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, thuhet në paragrafin 14 të faqes 5 të opinionit. Venecia i tërheq vëmendjen autoriteteve shqiptare në bërjen kujdes në mos kthimin e ndryshimeve kushtetuese në një “precedent” përgjimesh të pafundme nga shërbimi sekret për njerëzit e drejtësisë. TCH

 

Filed Under: Komente Tagged With: fjalen Kuvendi, Komisioni i venecias, Reforma ne Drejtesi

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT