• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jahjaga: Krenarë me miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve

February 20, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 20 Shkurt 2016/ Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shkruar sonte në ‘facebook’: Sapo kam zhvilluar një bisedë telefonike me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Greg Delawie për ta siguruar ambasadorin dhe të gjithë diplomatët amerikanë që shërbejnë në vendin tonë, që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës janë krenarë me miqësinë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe mbesin të palëkundur në përkushtimin e tyre për ta forcuar dhe avancuar bashkëpunimin dhe partneritetin me SHBA-të dhe për t’i jetësuar në Kosovë vlerat dhe idealet që shumica absolute në vend duam t’i ndajmë me demokracinë amerikane. Shpreh keqardhje për veprimet e një pakice margjinale. Kosovarët janë të vetëdijshëm që pas një kohe shumë të gjatë dhe gjeneratave të tëra që janë shuar në përpjekje për të arritur ëndrrën për një jetë më të mirë, jemi në anën e drejtë të historisë. Ju siguroj se në këtë anë do të mbesim.Ata që mendojnë që mund të nxisin frymë të urrejtjes në Kosovë dhe harrojnë lehtësisht një të kaluar aspak të largët, të jenë të sigurtë se një gjë të tillë do ta refuzojnë me përçmim qytetarët e Kosovës.

Filed Under: Komente Tagged With: dhe SHBA-ve, Jahjaga: Krenarë, me miqësinë, ndërmjet Kosovës

Qeveria e Kosovës: Vlerësimet dhe falënderimet më të sinqerta për Ambasadorin e SHBA Greg Delawie

February 20, 2016 by dgreca

Qeveria e Kosovës: Vlerësimet dhe falënderimet më të sinqerta për Ambasadorin e SHBA Greg Delawie/

-Komunikata e dërguar sot thekson përkushtimin e plotë të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për thellimin e gjithanshëm të miqësisë, të bashkëpunimit bilateral dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikut më të madh të Republikës së Kosovës në botë/

 PRISHTINË, 20 Shkurt 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh indinjatë të thellë dhe dënon ashpër përpjekjet e ulëta për linçim publik, iniciativat denigruese me adresa të dyshimta dhe ofendimet ndaj personalitetit të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut të popullit të Kosovës, Greg Delawie.

 Qeveria e Kosovës, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh mirënjohje të përjetshme për përkrahjen e pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin dhe shtetin e Kosovës, në të gjitha etapat historike. Komunikata e dërguar sot thekson përkushtimin e plotë të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për thellimin e gjithanshëm të miqësisë, të bashkëpunimit bilateral dhe të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikut më të madh të Republikës së Kosovës në botë.

 Qeveria e Kosovës shpreh vlerësimet dhe falënderimet më të sinqerta për Ambasadorin Greg Delawie, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe për avancimin e perspektivës euroatlantike e të demokracisë në Kosovë. Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se përpjekjet e ulëta denigruese të një numri tejet të kufizuar individësh dhe qarqesh parapolitike, të mbështetura edhe nga persona me të kaluar të errët, ndaj personalitetit të Ambasadorit Delawie dhe personaliteteve tjera në Kosovë, janë në kundërshtim të plotë me qëndrimin unanim dhe respektin e palëkundshëm të qytetarëve dhe të skenës politike shtetformuese të Kosovës ndaj personaliteteve të shquara që po e ndihmojnë Kosovën në ecjen e saj drejt vlerave demokratike perëndimore, të përfaqësuara nga SHBA-të.

 Me këtë rast, Qeveria e Kosovës shpreh mirënjohje të thellë edhe për të gjithë ambasadorët e kaluar, diplomatët dhe stafin që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, punëtorët e USAID-it dhe shumë organizatave tjera amerikane në Kosovë. Republika e Kosovës do t’i jetë përjetë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj, thekson deklarata e Qeverisë kosovare./b.j/

* Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Qeveria e Kosovës në mbledhje/

Filed Under: Komente Tagged With: ambasadorit Amerikan, Greg Delawie, qeveria e Kosoves, vlersim e aflenderime

Rikthehet problemi i varrezave greke në Shqipëri

February 20, 2016 by dgreca

“Jo ushtarë pa medaljon”, MPJ: Kërkimet për varret greke me hartë/

Përballë instistimit të palës greke për të nisur menjëherë gërmimet, pala shqiptare i ka bërë të qarta disa qëndrime, iu përgjigj interesimit të Top Channel ministria e Jashtme, nëpërmjet këshilltarit për mediat, Glevin Dervishi.
E para, gërmimet në terren do të bëhen vetëm pasi komisionet e të dyjave palëve të bien dakort, për mënyrën se si do të bëhet në praktikë zbatimi marrëveshjes. Në kërkesat e palës shqiptare thote ministria e Jashtme, është përfshirë edhe përdorimi i detyruar i hartës së gërmimit përmes koordinatave të përcaktuara qartë, miratuar nga komisioni i përbashkët. Në këto kërkesa të palës shqiptare është përfshirë gjithashtu saktësimi i shenjave për identifikimin e eshtrave: dhe kjo shenjë do të jetë vetëm medaljoni i ushtarit, përfundon sqarimin këshilltari i ministrisë së jashtme.
Nëse eshtrave nuk iu gjendet medaljoni, pavarësisht pretendimit të palës greke, asnjë varr nuk do të konsiderohet se i përket ushtarëve grekë.
Top Channel ka mesuar gjithashtu se pala greke nuk po institon më tek shifra e 10 mijë ushtarëve të rënë në territorin shqiptar, duke pretenduar për 7 mijë të tillë, ndërsa arkivat shqiptare, pohojnë burime për TCH është shumë herë më e vogël.
Athinës në krizë ekonomike kjo ulje e numrit të të rënëve mund t’i interesojë vetëm në një pikë: të paguajë më pak para për mbajtjen e varreve, në bazë të ligjit të ri shqiptar për shërbimin e varrimit, për të cilën gjithashtu është vënë në dijeni pala greke.
Në marrëveshjen e nënshkruar plot 7 vjet më parë është rënë dakort për ndërtimin e dy vendprehjeve, njëra pranë Këlcyrës me një sipërfaqe 10 mijë metra katrorë dhe në Bularat të Gjirokastrës, 1610 m2. Mungesa e përcaktimit të kritereve të gërmimit dhe identifikimit të ushtarëve greke në të, ka zgjatur me vite procesin, duke zgjeruar në të njëjtën kohë çështjet e mprehta mes dy shteteve, por që për të cilat pala shqiptare beson se heqja e ligjit të luftës do t’u jepte zgjidhje edhe të ngërçeve të tjera në marrëdhëniet Shqipëri – Greqi.(Kortezi / Top Channel )

Filed Under: Komente Tagged With: i varrezave greke, ne Shqiperi, Problemi, rikthehet

Haradinaj: Peticioni për largimin e Delawi i pavlerë, është i drejtuar kundër Kosovës

February 20, 2016 by dgreca

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se i ashtuquajturi peticion kundër Ambasadorit të SHBA’së në Kosovë është i pavlerë dhe jokredibil.

Ai ka thënë se inicimi i një peticioni të tillë nuk është vetëm kundër Amerikës por është edhe kundër Kosovës.

“Për mua personalisht dhe AAK-në, i ashtuquajturi peticion për largimin e Ambasadorit Amerikan nga Kosova është jokredibil dhe i pavlerë. Aq më i pakuptimtë bëhët ky peticion kur adresën e ka të dyshimtë. Veprimet e tilla nuk janë të orientuara vetëm kundër Ambasadorit Amerikan dhe SHBA-ve por edhe kundër vetë Kosovës dhe shqiptarëve”, shkruan Haradinaj në reagim.

***

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar thënë se armiqësia me SHBA’në e çon Kosovën në vetizolim të modelit të diktatorit Enver Hoxha.

Ai ka thënë se politika e SHBA’së është e qartë: “qofshin ata të korruptuarit e pozitës apo të dhunshmit e opozitës – nuk e kanë vendin në institucione por në burg!”.

“Të gjithë ata që në rrjetet sociale me lehtësinë e një adoleshenti të llastuar po mbjellin armiqësi kundër aleatëve tanë që janë kundër dhunës në Kuvend le ta mbajnë në mend se sot – 8 vite pas pavarësisë – janë pikërisht këta aleatë që garantojnë, ruajnë dhe mbrojnë kufijtë e këtij vendi. Gjuha që po përdoret e dërgon vendin në vetizolim të modelit të Enver Hoxhës”, ka shkruar Pallaska. Ky reagim i Pallaskës vjen pas inicimit të një peticioni nga shoqëria civile në Kosovë për largimin e Ambasadorit Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ka dënuar dhunën në Kuvendin e Kosovës.

Lexojeni të plotë reagimin:

Përpjekja e elitës politike për përvetësim të meritave për çlirimin dhe pavarësimin e vendit i ka bërë ata dhe disa mendjelehtë si ata që të besojnë në gënjeshtrën e tyre dhe të harrojnë se ky vend u krijua dhe ekziston për shkak të aleancës tonë me demokracitë kryesore perëndimore, në krye me Shtetet e Bashkuara.Të gjithë ata që në rrjetet sociale me lehtësinë e një adoleshenti të llastuar po mbjellin armiqësi kundër aleatëve tanë që janë kundër dhunës në Kuvend le ta mbajnë në mend se sot – 8 vite pas pavarësisë – janë pikërisht këta aleatë që garantojnë, ruajnë dhe mbrojnë kufijtë e këtij vendi. Gjuha që po përdoret e dërgon vendin në vetizolim të modelit të Enver Hoxhës.

Kjo ndjenjë e armiqësisë ndaj aleatëve tanë është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së guximit të elitës politike në vend për me u marrë vetë me vendimet e vështira këto 8 vite. Në secilin sfidë, sado e vogël që ka qenë, këta “trima” e “patriotë” vendimet e vështira dhe jopopullore ia kanë faturuar aleatëve tanë. Kjo sjellje e papërgjegjshme duhet të dënohet po aq sa edhe përpjekjet e politikës aktuale që aleancat tona strategjike t’i sakrifikojnë në garën e tyre për mbrojtje të pushtetit apo ardhje në pushtet.

E për ata që ende kanë dilema, politika amerikane në Kosovë është shumë e thjeshtë: të gjithë ata që shkelin ligjin – qofshin ata të korruptuarit e pozitës apo të dhunshmit e opozitës – nuk e kanë vendin në institucione por në burg!

Filed Under: Komente Tagged With: Haradinaj, Kunder, kunder Kosoves, Pallaska, peticioni kunder ambasadorit amerikan

Qeveria kërcënon me shkarkim Nishanin

February 20, 2016 by dgreca

Qeveria kërcënon presidentin Bujar Nishani me shkarkim nga ky detyra, nëse nuk dekreton dy ministrat e rinj, Arben Ahmetajt te Financat dhe Milva Ikonomin te Ekonomia.

Deklarata e fortë, por edhe e pakuptimtë në të njëjtën kohë është bërë nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj. Është deklaratë e pakuptimtë pasi për të shkarkuar Presidentin e Republikës duhen 94 vota, të cilat kjo mazhorancë nuk i ka. Nëse do t’i kishte, me siguri që nuk shqetësohej për miratimin e reformës në drejtësi.

“Nëse ka vendosur, në fakt siç e ka shprehur në disa sjellje për fat të keq, që të sillet në institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si militanti më i rëndomtë nga partia e cila vjen, atëherë natyrisht që do të marrë atë përgjigjie që merr kushdo që guxon të sfidojë, jo Kushtetutën, por guxon të sfidojë sovranin. Natyrisht nuk ngurroj fare ta them që kjo të çon në shkarkim nga detyra”, deklaron Felaj në një intervistë për Top Channel.

Një ditë më parë, kryeministri Rama tha se nuk e kishte e parë të nevojshme të bisedonte me presidentin për këtë çështje, pasi sipas tij Presidenti bisedon me Kushtetutën dhe Kushtetuta bisedon me Presidentin.

I pyetur se çfarë ndodh nëse Presidenti nuk merret vesh me Kushtetutën, Rama ironizoi duke thënë “Ju e dini që unë nuk flas asnjëherë me “nëse”. Kjo, sepse kemi atë frazën e bukur shqipe, që nuk ka nevojë t’iua kujtoj, sepse të gjithë e kanë parasysh tani”

Nga ana tjetë presidenti Nishani ka sqaruar deri më tani se nuk mund të dekretojë dy ministrat e rinj, pa u miratuar më parë në Kuvend dekretet për shkarkimin e tyre.

Filed Under: Komente Tagged With: kercenon me shkarkim, Nishani, qeveria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 364
  • 365
  • 366
  • 367
  • 368
  • …
  • 489
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT