• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LETËR E HAPUR PER MINISTRIN E JASHTEM TE KOSOVES, Z. ENVER HOXHAJ

March 30, 2014 by dgreca

Do të ishte zgjedhje e duhur dhe gjithësesi e mirëpritur nga të gjithë ata që ia duan të mirën diplomacisë kosovare që z. Hoxhaj të emërojë profesorin Faton Bislimi në detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Otavë që tani/

I Nderuar Ministër/

Fillimisht e ndjej për detyrë që me anë të kësaj Letre të Hapur t’ju uroj Juve, suksese në realizimin e objektivave të Ministrise suaj. Jemi një grup qytetarësh me nështetesi të ndryshme, me një synim dhe vullnet ashtu siç është dhe vullneti i Qeverisë se Kosovës, ai i promovimit të vlerave kulturore, njohja e Shtetit të ri të Kosovës në të gjitha sferat si dhe krijmi i marrëdhënieve midis popujve, princip ky i ndarë dhe i përgëzuar nga të gjithë.

I Nderuar Ministër, Javën që lame pas paralajmëruat hapjen edhe të një ambasade të re të Kosovës. Kësaj rradhe, diplomacia e vendit tone do të jetë prezente edhe në Otavë të Kanadasë.

Edhe pse pak me vonesë, vendimi i MPJ-së për të hapur ambasadën e Kosovës në Otavë duhet mirëpritur. Realisht, Kanadaja ka qenë një nga aleatet e vazhdueshme të ecjes së Kosovë drejtë clirimit e shtetësisë. Kanadaja, për nga fuqia ekonomike, po ashtu është një mike që Kosova duhet ta trajtojë me shumë respekt dhe përkushtim, sepse ka mundësi që vendi ynë të përfitojë nga mbështetja kanadeze edhe më shumë, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik.

Menjëherë pas publikimit të lajmit për hapjen e kësaj ambasade, sic është edhe e pritshme, fillojnë spekulimet se kush do ta përfaqësojë Kosovën në Kanada. Ne jemi dëshmitarë se shërbimi diplomatik i Kosovës është ende I ri dhe ka nevojë për njerzë me reputacion të lartë, profesionalizëm të thuktë, dhe përgatitje superiore. Diplomacisë sonë, sidomos në një vend të madh e të fuqishëm sic është Kanadaja, nuk i duhet një përfaqësues i tipit alla-partiak, por një njeri që me të vertetë do të punonte në interes të së mires së shtetit dhe vendit tone. Të gjithë që duan të bëhen ambasadorë mund ta kenë vullnetin e madh për punë, por jo të gjithë e kanë përgatitjen dhe njohuritë e duhura për ta sjellur të mira konkrete diplomacisë së shtetit tone.

Nga perspektiva e një doktoranti në marrëdhënie ndërkombëtare dhe si një njeri që ka magjistruar në politikë ndërekombëtare e diplomaci, unë e shoh shumë të nevojshëm përfaqësimin e Kosovës në Kanada nga një profesionist i mirëfilltë që jo vetëm se e ka elanin dhe vullnetin për punë, por I ka edhe njohuritë si dhe përvojën e duhur profesionale në një vend si Kanadaja, që do të thotë se e njeh nga brenda funksionimin e shtetit kanadez dhe si rezultat mund lehtë të navigojë drejtë suksesit të sforcimit të lidhjeve dhe projekteve ndërshtetërore.

Kurse, nga perspektiva e një të riu që dëshiron ta shoh sa më të hovshëm zhvillimin e Kosovës, sa më të ndritur të ardhmen e saj – mos për ne, të paktën për hire të fëmijëve tanë – unë besoj fuqishëm që Kosova ka njerzë të kalibrit të lartë që duhet t’I vëjë tani në funksion të shtetit dhe diplomacise. Ëndërra e atyre që dhanë jetën për këtë vend, duke përfshirë këtu edhe vet prindin tim, Dr. Fahredin Hotin, vëllaun e gjyshin tim, do të realizohet vetëm duke cuar përpara shtetin tone e jo assesi duke i kontribuar symbyllurazi vetëm një klani ose partie.

Prandaj, do të ishte zgjedhje e duhur dhe gjithësesi e mirëpritur nga të gjithë ata që ia duan të mirën diplomacisë kosovare që z. Hoxhaj të emërojë profesorin Faton Bislimi në detyrën e të Ngarkuarit me Punë në Otavë që tani. Pse profesorin Bislimi? Nuk e kam as fis as farë. Jemi njohur me të qysh në vitin 2003, kur ai ishte vetëm student në SHBA, por njëkohësisht ishte edhe anëtar aktiv i Lobit Shqiptaro-Amerikan dhe kishte ardhur në Kosovë me një delegacion të SHBA-ve të kryesuar nga Kongresisti Joseph DioGuardi, me të cilët paten vizituar edhe Krushën, vendlindjen time.

Faton Bislimi nuk është emër i panjohur edhe për opinionin publik shqiptar në Kosovë e jashtë saj, prandaj nuk do të bëj një përshkrim të bigorafisë së tij. Por, si një i diplomuar në Texas, I cili mandej ka magjistruar në Harvard ku mbahet mend për debatet e shumta fitimtare që i kishte patur me Vuk Jeremiqin e Tadiqin e Serbisë, së fundi ka garuar edhe në zgjedhjet locale të Gjilanit për kryetar komune si kandidat i një lëvizje qytetare “Koalicioni për Gjilanin” një nismë kjo që ishte përkrahur nga disa subjekte politike e grupe të ndryshme në Gjilan. Asnjëherë nuk ka qenë partisan politik, por gjithëherë I angazhuar në cështjen kombëtare sidomos me Lobin Shqiptaro-Amerikan, ku tani edhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me të cilën ka punuar që nga viti 2002.  Bislimi në SHBA ka punuar edhe si asistent për cështje të Ballkanit në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit.

Po pse Bislimi të na përfaqësojë në Kanada? Që nga viti 2009, Faton Bislimi ka jetuar e punuar në Kanada, ku fillimisht ka marrë edhe një magjistratur në marrëdhënie ndërkombëtare dhe ka ligjëruar lëndë të politikës dhe zhvillimit ekonomik në dy universitete në Halifax të Kanadasë—në Dalhousie University dhe në Mount Saint Vincent University. Tani, ai është në përfundim të studimeve të doktoraturës në marrëdhënie ndërkombëtare në njërin nga universitetet më të mëdha dhe më të mira të Kanadasë, University of Alberta, ku shërben edhe si studijues pranë Qendrës së Ekselencës së BE-së në këtë Universitet.

Në komunitetin shqiptar në Kanada, ashtu sikur edhe në SHBA, Bislimi vlerësohet shumë lartë dhe llogaritet vecse një lloj ambasadori joformal i Kosovës atje, sepse përmes fondacionit të tij arsimor, Bislimi Grup, ai ka realizuar disa projekte të shkëmbimit të studentëve në mes Kosovës dhe Kanadasë që nga viti 2012, një pjesë e të cilave është përkrahur edhe nga Departamenti për Punë të Jashtme i Kanadasë. Tutje, ai ka organizuar edhe ekspozitën e pare të nxënësve të Kosovës në Halifax në shenjë mirënjohje për kontributin e Kanadasë ndaj Kosovës, duke realizuar kështu edhe një sër takimesh në nivelet më të larta të Provincës së Nova Scotia-s dhe qeverisë Federale të Kanadasë edhe për një delegacion nga Kosova të kryesuar nga Zëvendës Ministri i Kulturës, z. Hajdin Abazi.

Për momentin, profesori Bislimi është duke punuar me disa universitete në Kanada që pritet të ofrojnë bursa akademike për studentë meritorë nga Kosova.

Prandaj, z. Faton Bislimi është zgjedhje ideale për të përfaqësuar Kosovën në Kanada, sepse e ka edhe përgatitjen akademike, edhe profesionale, edhe praktike (dmth përvojën në Kanada), por edhe vullnetin e gatishmërinë e lartë për të qenë në shërbim të shtetit të vet.  Pra, është në interes të Kosovës që z. Hoxhaj të mos e vonojë aspak këtë nominim, për të cilin i garantoj se brenda një afati kohor shumë të shkurtër, me punën e vet, profesori Bislimi do të krijojë e lansojë projekte të rendësishmë për vendin tone të përkrahur nga shteti kanadez. Kur ai ka bërë gjithë këtë punë në të mire të vendit pa patur fare pozitë zyrtare, nuk ka dyshim se në postin e përfaqësuesit të Kosovës, ai do të shumëfishonte sukseset e diplomacisë së Kosovës në Kanada në interes të drejtpërdrejt të shtetit tone.

Si qytetar i Kosovës por edhe si profesionist i fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare, unë do t’i gëzohesha nominimit eventual të Faton Bislimit si ambasador  në Kanada dhe do të mburresha me këtë ambasadë.

Me Sinqeritet dhe Dashamirësi

Besnik F. HOTI

Ligjerus në Kolegjin Victory

Prishtinë

Tel: +377 44 105 152

besnikhoti@hotmail.com

Facebook: Besnik F. Hoti

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Enver Hoxhaj, leter e hapur, Ministri i Jashtem, nga kanadaja, prof. Faton Bislimi

Studentja shqiptare Atdhetare Ame, vendos flamurin kuq e zi në Antarktidë

March 28, 2014 by dgreca

  “Unë, thotë studentia shqiptaro amerikane, u bëra krenare dhe zgjodha për të sjellë flamurin shqiptar, flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare . Kur ngrita dhe valvita flamurin kuqezi , në Antarktidë , unë ndjeva një kënaqsi të veçantë , mu duk vetja sikur i tërë komuniteti shqiptar në Amerikë, ishte me mua . Kjo më dha krenari të madhe për vendin tim – teksa valëvitja flamurin kuqezi në një vend të tillë të pazakontë – kontinetin e akullt Atarktidën .”/

Nga BEQIR SINA, Staten Island New York/

STATEN ISLAND NY- ANTARKTIDE : Studentia shqiptare Atdhetare Ame , ishte e përfshirë në një udhëtim eksplorues, i cili quhet “Studentët e Universitetit Ekspedita në Akull – Students on Ice Antarctic University Expedition”, ekspeditë, kjo që zgjati dy javë prej nga fund viti 28 dhjetor 2013 – deri në 9, janar 2014.    Kjo ekspeditë me anije akull-thyese, ju ofrojë studentëve mundësinë për t’u aftësuar nga disa kurse në terren – të nivelit , dhe t’u tregojë atyre përvojën e një nga vendeve më frikë-frymëzuese në Tokë . Duke përdorur sipas tyre një qasje ndërdisiplinore, për të shqyrtuar në mënyrë unike kontinentin e akullut Antarktik , historinë e saj politike , shkencore dhe eksplorimin .

Ekspedita kishte rreth 70 nxënës që merrinin pjesë , nga 30 fakultetet universitare amerikane , shkencëtarë , ekspertë, politikëbërësit dhe profesorët.

Atdhetare Ame, është një vajzë e lindur dhe rritur në Nju Jork, e bija e dy prindërve shqiptarë, nga Dibra e Madhe, e cila edhe për koicidencë emrin e ka atdhetare – e thënë edhe më shqip Shqipëtare. Ajo, është një studente – fëmijë shqiptarë në Amerikë, e cila gjithmonë ka pasur dëshirën për të zbuluar dhe të mësojë nga mrekullitë e botës dhe universit që sillet rreth nesh.

Si pjesë e brezit të parë të fëmijëve amerikanë nga Shqipëria , ajo i ka vënë gjithmonë “peshë” vetes, për të mësuar nëpërmjet perceptimeve ndërkombëtare, jo vetëm vendeve që ajo vizitonë anembanë botës, por, me vizitat e saj në qytetin e prindërve të saj Dibër e Madhe, edhe për Shqipërinë e trojet shqiptare në Ballkan.

Atdhetare Ame, është e frymëzuar nga babai i saj , Qenan Ame , i cili ka qenë dhe është shumë i lidhur me komunitetin dibranë (Shoqatën Atdhetare Dibra – në Staten Island) veprimtar i dalluar i komunitetit, i cili fitoi një diplomë master në Inxhinieri Kimike, këtu në Amerikë . Mbasi, :”Amerika shihet nga e gjithë bota si simbol i përparimit dhe mirëqenies, vendi që studentët e mbarë rruzullit ëndërrojnë të studiojnë në SHBA”

Edhe e bija e tij – tani ka marr interes të madh në të kuptuarit dhe konceptimin të gjitha fushat e shkencës , veçanërisht në atë në fizikë dhe kimi . Ndërsa, ajo studjon shkencat për pasionin  e saj , ajo e di se si këto subjekte janë vazhdimisht në rritje, edhe për të ndryshuar botën , nga përparimet mjekësore për zbulimet aeronautike .

Ajo frymëzon që një ditë të bëhet një pjesë e një ndryshimi në botë, nëpërmjet shkollimit të saj për t’u bërë një inxhiniere hapësirës ajrore . Gjithashtu, Atdhetare Ame, është e interesuar për të ndihmuar gjithëçka rreth saj , ajo është praktikante në zyrën e asamblesitit të Staten Island – për Assemblymanin Michael Cusick, me të cilin asaj i janë ofruar mundësi të shumta, për të njohur sa më shumë komunitetin shqiptarë në këtë ishull – pra integrimin e tyre në jetën amerikane, e cila është e lidhur shumë me dashurinë për Shqipërinë .

Nëpërmjet këtij stazhi , ajo ka marrë pjesë në komunitet duke ndihmuar komunitetin shqiptar, për të “mbijetuar” edhe me vështirësitë me të cilat ata u ballafaquan me uragani Sandy . Ajo ka ndihmuar në faqet e shpërndarjes dhe thjesht ka ofruar asistencë nga zyra  e asamblesitit të Staten Island –  Assemblymanin Michael Cusick, për ata qytetar amerikan dhe shqiptarë, banorë të kësaj zone, që patën përjetuar dëmet materiale prej fatkeqësisë – stuhisë Sandy .

Atdhetare Ame, atdhetarinë e saj – dashurinë për Shqipërinë dhe krenarinë e saj – shqiptare, e ka përcjellur edhe përtej Oqeanit, në një mundësi që shkolla Amerikane, i ka dhënë asaj për të udhëtuar në kontinetin e akullt deri në Antarktikë. Duke marrë pjesë në një ekspeditë të paçmuar , ku ajo zbuloi më shumë për mjedisin. Ky udhëtim i dha studentes amerikano – shqiptare, dibranes në Amerikë, mundësi për të fituar një perspektivë më të gjerë dhe unike të botës, që ajo kurrë nuk ka përjetuar më parë .

Lidhur me këtë udhëtim në një bisedë me gazetën tonë, në SHBA, Atdhetare Ame, tregon se ” Në vitin tim të shkollës së mesme , unë u propozova nga senatori Chuck Schumer, për t’u bërë pjesë e një ekipi arsimor me studentët e përzgjedhur nga shkollat amerikane, në një  ekspeditë që udhëtoi në Antarktik . Dhe kjo ka ardhur nga që është vlerësuar rezultati i mësimeve të mija, por edhe nga esetë e mija botuar në gazetat lokale dhe në shkollë dhe personalisht ka ndikuar edhe rezultatet zyrtare të analizave , dhe rezultatet aktuale të shkollës së mesme . Si dhe me shpresën e gjetjes së një përgjigje pozitive nga Organizata e Studentëve Ice . Edhe pse unë kam qenë në ankth , nuk do të harroj kurr se sa kam qenë e gëzuar dhe e nderuar, kur kam mësuar se unë isha pranuar që të jemë pjesë e këtij ekipi arsimor, pra, ekspeditës që udhëtoi në Antarktik , dhe unë prezantova në dekun e anijes eksploruese në mes të Antarktidës – flamurin shqiptarë flamurin kuqezi “.

Me këtë rast ajo duke treguar për pasionin e saj – të “zbulimit” të botës, udhëtimet eksploruese ajo rrefehet se ” Kam marrë pjesë  sfiduese , por edhe gjallëruese , deri tani në udhëtimet e mija në Malet e Andeve jugore në Tierra del Fuego , Argjentinë . Kam përjetuar sfida me kafshë të egra dhe të rralla të tokës, ujit e ajrit , për klimën , historin, vendet e  zodiakut , dhe shumë aventura të tjera. Kjo më ka dhënë mua mundësinë për të fituar një perspektivë të re për botën . Sytë e mi nuk janë tani më, vetëm një  lente për mua, që thjesht për të parë, por përmes atyre çfarë kam parë, ato janë bërë skaner që tregojnë skenare potencialisht misteret të botës së padukshme. Kjo përvojë ka shërbyer si katalizator , nxitje që të mendojë ide të reja për të ardhmen time si një inxhiniere e ardhshme” .

Duke parë stë që kjo organizatë vlerson edhe diversitetin e studentëve në organizimin e Ekspeditës Ice,  ka inkurajuar fuqimisht idenë e një shumëllojshmëri të njerëzve nga komunitetet e ndryshme, që vijnë së bashku për të formuar komunitetin e ri të ekspeditës. Organizatorët, kan kërkuar për çdo studentë të sjellë në ekspeditë ndonjë flamur që është një përfaqësim prej vendit nga ata kan origjinën e tyre .

“Unë, thotë studentia shqiptaro amerikane, u bëra krenare dhe zgjodha për të sjellë flamurin shqiptar, flamurin kuq e zi me shkabën dy krenare . Kur ngrita dhe valvita flamurin kuqezi , në Antarktidë , unë ndjeva një kënaqsi të veçantë , mu duk vetja sikur i tërë komuniteti shqiptar në Amerikë, ishte me mua . Kjo më dha krenari të madhe për vendin tim – teksa valëvitja flamurin kuqezi në një vend të tillë të pazakontë – kontinetin e akullt Atarktidën .”.

Megjithëse, nuk është e sigurt nëse Atdhetare Ame, ka qenë shqiptaria e parë që ndonjëherë ka shkelur në kontinetin e akullt në Antarktidë, mund të thuhet se ajo ishte e vetmija studnete shqiptare nga Amerika, prej nga të shtatëdhjetë nxënësve, që merr pjesë në një ekspeditë në kontinetin e akullt në Antarktidë, në bazën e të dhënave të studentëve për Oragnizatën e Studentëve Ice.
Atdhetare Ame, dibrania nga Staten Island – studentia e suksesshme shqiptaro amerikane tregon për atë që ka parë gjatë kësaj ekspedite .

“Antarktida shpreht ajo është një bukuri e rrallë e natyrës , e pacenuar , kontinent i paprishur që është e pakrahasueshme me asgjë tjetër në rruzull . Takimin e parë e patëm me penguinët Adelie një specie e mrekullueshme . Antarktida, është e mbi populluar me pinguin , dhe unë kam parë “kolonitë” e tyre. I pashë me syt e mi “atë kujdesin prindëror” sesi me  krahët e tyre në mënyrë të vazhdueshme ata ishin duke u kujdesur për pasardhësit e tyre të vegjël . Unë pashë e elefant e detit. Unë pashë qetësinë e liqeneve të vogla , dhe qetësinë absolute të këtij vendi të qetë . Ishte një pamje e mahnitshme që unë kurrë nuk do ta harroj Antarktidën , dhe natyrën e tij të mrekullueshme” thotë studentia shqiptare në Amerikë, shqiptaro amerikania Atdhetare Ame .

Kontinenti Antarktikë

 Harta e Antarktikës, ka një sipërfaqe prej 13,200,000 km²

Antarktida (ang. Antarctica) ose siç quhet ndryshe edhe si kontinenti i bardhë, përfshin të gjitha viset që shtrihen midis Polit të Jugut dhe Rrethit Polar të Jugut. Pjesët më të mëdha të tij përherë janë të mbuluara me borë dhe me akull, për këtë arsye quhet edhe “kontinenti i akullit”. Antarktiku ka sipërfaqe prej 13.200.000 km². Është kontinenti më i largët dhe më i izoluari i rruzullit tokësorë. Nga të gjitha anët është i rredhuar nga Oqeani Paqësor, Atlantik dhe ai Indian. Janë bërë shumë ekspedita me qëllim të zbulimit të mëtutjeshëm të atij vendi mirëpo për shkak të largësisë së madhe nga kontinetet e tjera, dhe kushteve të vështira natyrore kjo gjë ka qenë pothuajse e pamundur. Njeriu i parë i cili e shkeli Antarktikun ishte norvegjezi, Roald Amundzeni në vitin 1911.

Historia

Emri Antarktida rrjedh nga gjuha e grekëve të lashtë (gre. ??ta??t????) që do të thotë në të kundërtën e veriut. Megjithatë termi Antarktidë për herë të parë u përdorë më 1890 nga hartografi skocez John George Bartolomeu Në Antarktidë nuk ka dëshmi që janë parë njerëz gjatë shekujve të mëparshëm, shfaqja e njerzëve në kontinetin e akullt ka filluar nga shekulli XIX saktësisht nga Roald Amundzeni në vitin 1911. Gjeografët besojnë se Antarktida nuk ka qenë kaq largë nga kontinetet e tjera por si pasojë e aktivietit të panxhezit ajo është larguar në një distanc të largët të cilën e shohim ne sot. Mendohet se ekspedita e parë për në Antarktidë është bër para shek. XIX këtë ekspeditë thuhet se e ka bërë Brigade Jane dhe James Weddell me anijen Beaufroy Prestar. Mirëpo kjo është thjeshtë nga mitologjia ndërsa faktet e vërteta tregojnë se Amundzeni e shkeli tokën e Antarktikut.

Veçoritë fizike

Relievi i Antarktikut është reliev i përbër nga malet dhe rrafshnaltat. Në pjesën e brendshme të saj gjinden edhe disa vende pa akull të cila quhen “Oazat e Antarktikut”, ato janë të mbuluara nga të gjitha anët me akull kurse, në mes janë të mbuluara me ujë ku raste-raste janë aq të mëdha sa mund të quhen edhe liqene. Forma e Antarktidës është e ç’rregullt në vijë horizontale nga perëndimi deri tek lindja është e gjërë dhe e gjatë kurse në jug është e ngushtë, pastaj në jug-perëndim ka edhe një gadishul i cili “laget” nga Oqeani Paqësorë dhe Oqeani Atlantik. Në anën tjetër ka pikë të volitshme për sa i përket këndvështrimit të kontinenteve tjera.

Sipërfaqja me akull të hollë, e cila është shumë e rrezikshme për qarkullim

Klima e Antarktikut është klimë polare e cila arrin deri në -88,3 °C. Dhe për këtë shkak quhet edhe “poli i ftohtësis” në këtë kontinent shfaqet edhe bora e gropuar e cila nënkupton borën e deponuar ndër vite duke u kthyer në akull, gjë që ka bërë mbizotrimin e temperaturave polare. Edhe pse në Antarktid, është shumë ftohtë prap se prap aty Dielli është përcellues sa që e reflekton dritën duke shkaktuar dëme në trup nga rrezet ultra-violetë. Në anën tjetër “toka e akullt” është e pasur edhe me rezerva mineralesh si: qymyrguri, naftë, krom, kobalt, kallaj, nikel, bakër dhe plumb. Reshjet e shiut në Antarktik janë shumë të rralla sikurse në Shkretëtirën e Saharasë. 3 arsye pse Antarktida është më e ftohtë se Arktiku .Është 3 kilometra mbi nivelin e detit, gjë që ndikon në burimin e erërave të ftohta. Oqeani Atlantik që e “lagë” është i ngrirë duke ndikuar në bërthamen e antarktikut. Gjatë natës temperaturat zbresin deri në -74 °C, kurse në Arktik vetëm -42 °C.

Veçoritë shoqërore Popullsia

Popullsia e cila jeton në Antarktidë është e përkohshme pasiqë njerëzit nuk jetojnë përgjithmon aty, ata shkojnë atje vetëm për gjueti të balenave polare, të cilat shiten shumë shtrenjtë. Në anën tjetër në Antarktikë janë të pranishëm edhe shkencëtarët, numri i tyre gjatë dimrit arrin deri në 5.000 kurse gjatë verës ata reduktohen në 1.000 njerëz duke dhënë një dendësi prej 0,00007 b/km². Gjithashtu për njerëzit të cilët vijnë në Antarktikë është hapur edhe një kish ortodokse e quajtur Trinity Church në vitin 2004. Duke u hasur gjuetia e balenave polare gjithashtu është zgjedhur edhe gjuetari më i shquar i cili është një norvegjez me emrin kapiten Karl Anton Larsen. Fëmija i parë i lindur në rajonin e Antarktidës është një vajzë poashtu norvegjeze e quajtur Solveig Gunbjørg Jacobsen, e lindur në anën e Grytvikenit më 8 tetor 1913. Ky fëmijë pati hemoragji pasiqë pati temperatura porale dhe për ta mënjanuar këtë vendasit i ofruan vodk duke ia mbajtur trupin e nxhetë. Kjo ishte e bija e Fridthjof Jacobsen dy nga fëmijët e Jacobsenit ishin lindur në Antarktid pasiqë ai ishte dhe një gjuetar balenash.

Flora dhe Fauna Pinguini, kafsha më e përhapurë në viset e Antarktikut

Bota bimore dhe shtazore në Antarktik është më e kufizuar se në Arktik. Këtu rriten myshqet dhe likenet kurse, nga bota shtazore janë të pranishëm: pinguinët, fokat, balenat, delfinët dhe zogu i njohur Albatrosi. Në anën tjetër edhe mikroorganizmat si marimangat mikroskopike si ato të antarcticus Alaskozetes , morrat , nematodat , tardigrades , rotifers , krill dhe springtails. Gjithashtu janë të njohura edhe organizmat ujorë siç është peshku i akullit, balena, vula etj. Në anën tjetër rrezet e diellit nuk mund të depërtojnë në tokë për ta kryer procesin e fotosintezës për arsye se ka shumë akull të deponuar. Pra flora antarktikane përmban vetëm 25 lloje bimore. Njëri nga më të përhapurit është fungi.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Atdhetare Ame, Beqir Sina, flamurin shqiptar, ne Andtraktide

SHBA: Qyteti i New Yorkut, popullsia shënon rekord të lartë – Big Apple po bëhet më e madhe

March 28, 2014 by dgreca

Shqiptarët në Nju Jork, dhe Nju Xhersi, jetoin në qarqet me rritjen më të madhe të popullsisë/

Nga BEQIR SINA/NEW YORK – NEW JERSEY : Popullsia e Qytetit të Nju Jorkut, e ka shënuar një rekord në rritjen e popullsisë prej 8.405.837 njerëz, sipas një vlerësimi të lëshuar të enjten nga Zyra e Regjistrimit të SHBA – “U.S. Census Bureau” . Popullsia e njërit prej qyteteve më të mëdhenjë në botë, New York City,  deri në korrik të 2013, u rrit me 230.704 njerëz, ose përafërsisht 2.8 për qind , që nga viti 2010.Secili nga të pesë njësive bashkiake, qytet-lagjet kan rritjen e popullsisë , përfshirë edhe dy njësit Queens dhe Staten Island – që sipas raportimit mund të arrijnë në rezultate të reja të popullsisë . Një analizë e të dhënave nga Departamenti i Urbanistikës të Qytetit të Nju Jorkut treguan ndryshimi më i madh ka ndodhur në qytetin e Brooklynit,( një qytet ky ku më së shumti jetojnë emigrantët përfshirë, shqiptarët, sidomos ata të ardhur dy dekadat e fundit), ku popullsia u rrit me 3.5 për qind , ose 87.400 njerëz , e ndjekur nga njësia Queens (edhe këtu ka një përqëndrim të madh shqiptarësh) – ( 2.9 për qind  , 65.500 njerëz ); Manhattani (ka numërin më të vogël të shqiptarëve për shkak të shtrejtësisë) – ( 2.5 për qind  , 40.300 njerëz) , Bronxi ( bënë pjesë në qytet më të populluara me shqiptarë)-( 2.4 për qind  , 33,600 persona ) ; dhe Staten Island( edhe ky është një ishull i vogël i populluar nga shqiptarët) – ( 0.8 për qind  , 3,900 persona ) .

Zyrtarët e qytetit ia ja atribuojnë rritjen e popullsisë , pjesërisht , në një rënie të numrit të personave që kanë lëshuar qytetin dhe një tepricë e vazhdueshëme vjen prej natalitetit – atë të lindjeve mbi numërin e vdekjeve .

” Këto rritje të popullsisë, theksojnë nevojën për të nxitur krijimin e strehimit për të gjithë njujorkezët , diçka që ne jemi duke u përqëndruar në këtë të mandatit të ri të kryetarit të bashkisë për të siguruar 200,000 apartamente të përballueshme për popullim të 10 viteve të ardhshme “, tha Carl Weisbrod , kryetar i Komisionit të Planifikimit të qytetit të Nju Jorkut.

Kurse, për ne shqiptarët, ndoshta për të nxjerr dhe numërin e shqiptarëve që jetojnë në këto qarqe me rritjen më të madhe të popullsisë!?

Në vitin 2007 , paraardhësi i Kryebashkiakut Bill de Blasio  , multimiliarderi Michael Bloomberg , publikoi një dokument të quajtur PlaNYC , një nismë kjo që kishte për qëllim përgatitjen e qytetit për një rritje të popullsisë deri në 1 milion banorë më shumë, deri në vitin 2030 . Dokumenti përshkroi përpjekjet për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të siguruar njujorkezët, të mos lënë qytetin se sipas planit PlaNYC ata do të jenë të shëndetshëm dhe më të sigurt, dhe me qytet më të pastër për brezat që vijnë .

Ndërkaq, Zyra e Regjistrimit të Popullsisë dha një vlerësim të imët mbi rritjen e shpejtë të popullsisë në dy Qytetet Metropolitane sipas statistikës në bazë qarqesh (zip code) New York – Newark – Jersey . Ku edhe Byroja e Regjistrimit e SHBA, njoftoi sot se ka rritje rekord të popullsisë në qytetet New York City dhe Newark e Jersey NJ, aty ku është përqendruar më së shumti popullsia.

Rritjen më të shpejtë simbas qarqeve e kan qytetet New York dhe Newark – dhe qyteti Jersey, në mes të 1 korrikut  2012 , dhe 1 korrik 2013 . Mbas tyre vjen Hudson County , New Jersey, popullsia e të cilit u rrit me 1.1 për qind gjatë periudhës së lartpermendur. Ato u pasuan nga  Kings County, New York dhe Queens County , New York  me 0.9 për qind, Bronx County, NY, Westchester County , NY dhe Union County , NJ me 0.8 për qind , dhe Bergen County, New Jersey, Middlesex County, NJ dhe Somerset County , NJ me 0.7 për qind.

Në lidhje me rritjen numerike , Kings County në Brooklyn – New York, është shtuar me 23.714 njerëz gjatë periudhës 2012-2013, më shumë se çdo qark tjetër . Ajo u pasua nga Queens County, NY, e cila u rrit nga 20.286 njerëz , Bronx County , NY  10.794 njerëz, Westchester County , NY  7,696 njerëz dhe Hudson County , NJ me 6.913 njerëz.

Kings County në Brooklyn New York, mbetet njëri prej qarqeve më i populluar në qytetin New York – Newark – Jersey me 2.592.149 banorë , e ndjekur nga Queens County, po në qytetin e  New Yorkut dhe New York County, NY.

Ky informacion është i bazuar në vlerësimet vjetore të popullsisë për secilin prej qarqeve të vendit , ekuivalentët e qarkut , zona metropolitane dhe zonat Micropolitane që nga regjistrimi i vitit 2010 dhe deri në 1 korrik 2013 . Të dhënat e internetit kanë qenë në dispozicion dhe ndihmuan të tregojnë renditjen dhe komponentët e ndryshimit të popullatës si lindjet , vdekjet , migrimit dhe lëvizjet e brendeshme .
New York – Newark – Jersey City, zonat  Metropolitane simbas statistikës përbëhet nga 24 qarqet : Bergen , Essex , Hudson , Hunterdon , Middlesex , Monmouth , Morris , Oqeani , Passaic , Somerset , Sussex dhe Njësitë e Unionit në New Jersey , kurse në Metropolin e New Yorkut, janë njësitë Bronx , Dutchess , Kings , Nassau , New York , Orange , Putnam , Queens , Richmond , Suffolk dhe Westchester . .

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, NY NJ, rriten, shqiptaret

TAKIMET E KANDIDATIT SHQIPTAR PER NE PARLAMENTIN E MAQEDNISE NE SHBA

March 27, 2014 by dgreca

  • SHBA: Kërçovarë, Struganë, Presparë, dhe Dibranë, shafqin interesim të jashtëzakonshëm për t’u regjistruar /
  • Numri i të regjistruarve në zonën e “Tri-Shtetshtit”, pritet t’i kalojë të 1500 vetat deri të dielën – kur edhe skadon afati i registrimit për diasporën/

Nga BEQIR SINA/NEW YERSEY :  Kandidati për deputet nga Diaspora për SHBA dhe Kanada, zoti Tefik Abdullai nga radhët e komunitetit të shqiptarëve të Illionoit, bashkë me një grup veprimtarësh të dalluar, nga Staten Island NYC, New Jersey, Connecticut, Dallasi – Teksasi , zotërinjët Nazar Mehmeti, Gani Fejza,Ismet Smajli, dhe Ylber Korça,(Bruno Ceka ishte në Çikago) realizuan këtë weekend disa takime me bashkatdhetarët shqiptarë të emigruara nga Maqedonia në vite, kohë dhe rrethana të ndryshme në SHBA. Dy veprimtarët e dalluar nga Teksasi, Mehmeti dhe Korça, në krye të këtij delegacioni kan bër thirrje vazhdimisht për regjistrimin e të gjithë shqiptarëve nga Maqedonia në zonën e “Tri – Shtetshit”- New York, New Jersey dhe Connecticut, në qoftëse se ata kan dokumentat zyrtare, pra sipas tyre ato që kërkon ligji i zgjedhjeve në Maqedoni(pashaportën biometrike të Maqedonisë dhe një kartë indentiteti të vendit ku jeton aktualisht). Duke kërkuar nga bashkëatdhetarët e tyre, që të jenë më të bashkuar me qëllim që të fitohet patjetër depueteti shqiptarë, pra vetëm e vetëm që deputeti i diasporës nga Amerika në Parlamentin e Maqedonisë, kësaj radhe të jetë një shqiptarë. Nazer Mehmeti kujtojë në këto takime se : “Kur ne u bashkuam të gjithë, si në kohën e luftës në Kosovë dhe Maqedoni, pra Kosova, Shqipëria, Lugina e Pershevës, shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Çamërisë, ju vetë e patë se çfarë kontributi dhamë për çështjen kombëtare dhe cili ishte rezultati i kësaj ndihme, tha Nazer Mehmeti dhe vijojë se prandaj, edhe sot këtu ne nuk vijmë të evokojmë atë se çfarë bëm, dhe kush e bëri më pak apo më shumë, por vijmë këtu në mesin tuaj – për t’ju bër një thirrje, dhe të kërkojmë  një moblizim të, të gjithëve, Presparve, Kërçovarve, Struganëve, Dibranëve e tjerëve, të regjistrohen dhe të mobilizohen për zgjedhjet e 26 Prillit në Maqedoni – “Ai përsëriti se kohë nuk ka më – dhe të merremi me njeri tjetrin , si në zgjedhjet e 2011 kur edhe e humbëm deputetin tonë, apo të merremi me atë si dhe kush është kandidat, tani, thirrja jonë është si shqiptarë kush ka dokumetat që kërkohen në ligjin e zgjedhjeve të Maqedonisë nga KQZ-ja, të shkojë e të regjistrohet sa më parë edhe këto ditë që kan mbetur dhe të dalë në votime më 26 Prill -. “Kjo që kërkohet sot nga të gjithë ne – duhet parë vetëm si nji obligim kombëtar – ne duhet të dëshmojmë që jemi shumicë në Amerikë dhe jemi ne ata që kemi zërin tonë në Parlamentin e Maqedonisë”, tha kryetari i delegacionit të Dallasit, zotëri Nazar Mehmeti, duke ftuar edhe një herë mërgatën shqiptare nga Maqedonia për një angazhim të përgjithshëm regjistrimi dhe votimi”. “Deputeti i diasporës, është i rëndësishëm, sepse e zyrtarizon dhe institucializon bashkëpunimin ndërmjet vendorigjinës tonë dhe mërgatës shqiptare, ai do të jetë zëri ynë do të jetë nyja lidhëse e diasporës me Senatorët dhe Kongresmenët, qeverinë Amerikane dhe vetë ne shoqatat dhe organizatat e komunitetit”, tha Ylber Korça, i cili ishte pjesë e delegacionit të Dallasit së bashku me veprimtarë të tjerë, dhe kishte ardhur t’ju bëjë thirrje bashkëqytetarëve të tij të regjistrohen dhe dalin në votime për Tefik Abdullain .

“Rock – Stari” strugan në New Jersey, Haxhi Dauti, i cili thotë se deri tani ai dhe dhjetra anëtarë të tjerë nga familja dhe miqtë e tij, janë regjistruar dhe janë bër gati sipas tij për të votuar Tefik Abdullain në 26 Prill , u shreh se “për ne shqiptarët të Maqedonisë, dhe meqense na erdhi rasti të kemi një shqiptarë, që do të merret me diasporën shqiptare në Amerikë, pra të jetë ky zëri ynë dhe të jetë ai që ka për të krijuar lidhjet më të mira midis vendorigjinës dhe ne mërgatës shqiptare, duke na afruar edhe më shumë me Prespën, Manastirin, Tetovën, Gostivarin, Strugën , Kërçovën dhe Dibrën, e tjerë, duhet që të regjistrohemi dhe të votojmë së bashku”, tha i bindur në fitoren e Tefik Abdullait “Rock-Stari”, strugan Haxhi Dauti .     Kurse, Imamët e dy xhamive kryesore në këtë zonë ku jetojnë shumë Strugan dhe Dibranë, Imam Harrun Pollozhani dhe Imam Rifat Halili, u bënë thirrje të gjithë besmitarëve nga Maqedonia, që mënyrë të organizuar edhe kësaj radhe së bashku, të regjistrohen për të votuar më 26 Prill – pikërsiht kanididatin për deputetët shqiptarë Tefik Abdullai, i cili do të jetë sipas tyre, zëri i shqiptarëve të Maqedonisë në Parlamentin e Maqedonisë dhe do flasin shqip, do të prezantojë shqip dhe do të ngrejë zërin shqip të diasporës shqiptare në Amerikë”, than të dy Imamët më popullor në këtë zonë, pa vënë aspak në dyshim përkrahjen e tyre dhe mbështetjen e xhamisë.
“Deputeti i Diasporës nga Amerika, natyrishtë që do të jetë urë e mirë lidhëse midis mërgatës që jeton jashtë vendit dhe organit më të lartë ligjvënës dhe politikëbërës në shtetin e Maqedonisë. Ne si diasporë kemi nevoja të ndryshme, që nga lindja deri në vdekje, si njerëz të Zotit. Pra duhet të kemi një qasje që në mënyrë institucionale zëri juaj si komunitet nga këtu (SHBA) të troket nesër në derën e duhur në Parlamentin e Maqedonisë, edhe atë vetëm në gjuhën tonë të ëmbël dhe të bukur shqip”, tha Imam Rifat Halili.

Në telefon veprimtari i dalluar i komunitetit Fluturim Rizavani, thotë se në mënyrë indidviduale familjet  shqiptare Waterburyt që janë një numër i madh nga Maqedonia, Struga Dibra, dhe Prespa, janë moblizuar të regjistrohen dhe të votojnë kandidatin shqiptarë Tefik Abdullai për në Parlamentin e Maqedonisë, duke e parë atë si një zë shqiptarë nga shqiptarët e Amerikës. Në fund duhet cekur se të gjithë deklaruan se regjistrimi në pikat e caktuara po ecën mjaft mirë, dhe ndoshta edhe më mirë ngase ata e kanë menduar, duke shtuar se deri tani qindra shqiptarë janë regjistruar dhe duke shtuar se çdo gjë po kryehet në mënyrë vullnetare, dhe individuale, në baza shoqërore dhe familjare . Numëri i të regjistruarve në zonën e “Tri-Shtetshtit” , sipas tyre pritet t’i kaloi të 1000 vetat deri të dielën kur edhe skadon afati i registrimit për diasporën.`

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Kandidati Tefik Abdullai, Kercovare, Prespare e Dibrane, strugane

NJOFTIM PER TE PAME

March 27, 2014 by dgreca

 Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se ditë më parë, me 18 Mars 2014, në Brooklyn, në moshën 93 vjecare vdiq dhe u varros me 20 Mars në varrezat Millstone në NJ nëna dhe gjyshja jonë e dashur  ZAKE GJELAJ – GJONBALAJ

Sipas traditës, djemtë e së ndjerës: Dema, Binaku e Ferizi, vajzat Nuria e Sofia, me familje dhe farefis presin vizita ngushëllimi me 6 Pril 2014, ditë e dielë, nga ora 10AM gjërë në 5PM, në Maestro’s në Bronks, ne adresen 1703 Bronxdale Ave, Bronx, NY 10462

Telefoni i familjes Gjonbalaj 718-812-4452

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: familja Gjonbalaj, te pame

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 365
  • 366
  • 367
  • 368
  • 369
  • …
  • 397
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Franz Kafka dhe kushti i brendshëm i lirisë, një thirrje për zgjim nga vetë ndërtimi i robërisë
  • “Rrobat e mbretit”…
  • Kosova midis kujtesës, rezistencës dhe diasporës në veprën e profesor doktor Roland Gjinit” Pavarësia e Kosovës, Federata Panshqiptare ‘Vatra’ dhe gazeta ‘Dielli’ (1981–2008)”
  • Mitrush Kuteli, një nga intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit XX
  • We are proud to announce the election of the MAASBESA Board of Directors for the 2026-2028 term
  • Letër e Lumo Skëndos viti 1908 drejtuar Jani Vretos dhe botuar te gazeta “Rrufeja” (1909)
  • KUFIRI SHENDETIT DHE SËMUNDJES
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK
  • Në ditën ndërkombëtare të shtypit…
  • Në ditën e lindjes kujtojmë baron Franz Nopcsa, paleontologun dhe gjeologun e shquar, një nga figurat më të mëdha të albanologjisë
  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT