Vendosja e blloqeve të betonit ka prishur planet e pilotit Giorgo Riformato dhe Saimir Bajramit, për ulur avionin Piper në aeorodromit e Gjadrit.Sipas dëshmisë dhënë në prokurori, Saimir Bajrami, plani fillestar për të kryer lëvizje e drogës nga Shqipëria drejt Italisë ka qënë pikërisht baza në afërsi të qytetit të Lezhës.Pas kësaj të dy bashkë ata janë nisur drejt Divjakës,në datën 9 maj,ku pas kqyrjes së bregdetit piloti ka vendosur të bëjë uljen dhe të marrë në dorëzim mallin.
Sipas të riut krutan, ai e ka pritur Riformaton në datën 8 maj në Rinas dhe më pas kanë shëtitur më automjetin e tij me destinacion të parë Gjadrin dhe më pas Divjakën.
Nga grupi hetimor është bërë me dijë se gjatë udhëtimit të kthimit për në Itali,Riformato ka kërkuar edhe 30 minuta leje për të shëtitur vijën bregdetare të vendin tonë.
Ka qënë pikërisht kjo periudha ku ai ka fikur motorët dhe ka humbur lidhjen me pikën e kontrolli të Rinasit.Por piloti nuk ka mundur të bëjë një ulje të sukseshme në rërë dhe ka dëmtuar rrotën e avionit dhe kja ka ëbrë që ai most ë ketë mundësi ngrittje.
Por Sajmir Bajrami ka vazhduar me dëshminë e tij me atë çka ka ndodhur në kohën kur do të dorëzonte drogë.Ai ka parë që nuk ka qënë i vetmi person, i cili kishte për të çuar porosi, duke aluduar se edhe persona të tjerë do të trasportonin lëndë narkotike me avionin e pilotuar nga Riformato.Por sigurisht që kjo dëshmi e dhënë nga ai ka nevojë për hetime të mëtejshme, për të vërtetuar nese ka patur porositës të tjerë në bregdetin e Divjakës.
Megjithatë deri në këto mente piloti është shprehur se është punonjës i një frime turistike dhe se është hera e parë që vjen në shqipëri.
Pritet edhe një përgjigje nga sistemi TIMS për të vërtetuar pretendimet e Riformatos.
Ndërkohë që nesër paradite Saimir Bajrami dhe Girogia Riformato të dalin para gjykatës së krimeve të rënda,për tu njohur me masën e tyre të sigurisë
Presidenti i kerkon Kryeprokurorit zbardhjen urgjente te Divjakes
Presidenti Nishani kërkon angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për hetimin e ngjarjes së Divjakës/
Tirane- 11 maj 2014/
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani thirri dhe zhvilloi një takim pune në Zyrën e Tij me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla rreth ngjarjes së rëndë të Divjakës, ku mbeti i bllokuar një avion dhe u kapën disa qindra kilogramë drogë.Presidenti Nishani i kërkoi Kryeprokurorit Llalla angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin që në çastet e para deri në zbulimin e plotë të ngjarjes së paprecedent.
Duke siguruar për mbështetjen e Tij të palëkundur institucionale, Kreu i Shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, zotin Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent si dhe i besueshëm.
AVIONI NE DIVJAKE, OPOZITA:DOLI FJALA JONE-POZITA:ISHTE BOSH!
Rrëzimi i avionit në Divjakë – Tahiri: Ishte bosh, hera e parë që ulet në vendin tonë/
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi sot lidhur me avionin e rrëzuar mesditën e sotme në zonën e Divjakës.Në një deklaratë për mediat nga Ministria e Brendshme, Tahiri sqaroi se “sot në ora 14:40 një avion i vogël ka bërë ulje në plazhin e Divjakës, ku edhe është dëmtuar duke thyer njërën nga rrotat dhe elikën. Policia e Shtetit ka ndaluar pilotin, i cili është shtetasi italian Giorgio Riformato”. Ai bëri të ditur se nga hetimet paraprake rezulton që avioni është nisur nga Rinasi në orën 13:26 me leje Nr. 193, lëshuar nga Aviacioni Civil, dhe me destinacion Italinë.
“Nga të dhënat paraprake, kjo është hera e parë që ky avion ulet në vendin tonë.Avioni është gjetur bosh, ndërkohë që pretendimi i shtetasit Italian është se ka bërë ulje të detyruar për shkak të defektit teknik, gjë që pritet të verifikohet nga hetimet”, tha Tahiri.
Ai sqaroi se paralelisht nga Policia e Shtetit dhe policia kufitare e zonës, së bashku me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, është bërë rrethimi i zonës, ku dhe është identifikuar një makine tip “Mitsubishi” me targe “AA 794 EU” me një ngarkese drogë të llojit hashash, si dhe disa çanta me lëndë narkotike në afërsi të saj.
Në vlerësimet paraprake, mendohet të jenë rreth 460 kg kanabis. Sapo jam informuar nga policia se në këto momente është arrestuar drejtuesi i mjetit, Saimir Bajrami, vjeç 35, të cilit i janë sekuestruar dhe 27.000 euro. Nga të dhënat paraprake, ky shtetas ka jetuar në Itali dhe ka mbrritur në Shqipëri vetëm 2 ditë më pare”, deklaroi ministri.
Në vijim të hetimeve, ministri tha se “Policia e Shtetit do ju informojë më shumë për këtë ngjarje, sigurisht edhe nëse avioni dhe fuoristrada e kapur në atë zone janë pjesë e një tentativë për trafik të paligjshëm”.
Ndërsa nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, reagoi Kryeministri Edi Rama ku shkruan se “operacioni i sotëm antidrogë, prova e fortë e radhës se shteti po ringrihet me shpejtësi e Policia e Shtetit është kthyer në krye të detyrës”.
***
Pas publikimit të detajeve për rrëzimin e avionit në Divjakë nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nga opozita Kryetari Lulzim Basha reagoi mbrëmjen e sotme duke kërkuar transparencë për këtë ngjarje.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, kreu i PD i bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë ngjarjen dhe të vihen përgjegjësit para drejtësisë.
Sipas tij, kjo ngjarje vërtetoi akuzat e opozitës.
Eshtrat e viktimave të 11 shtatorit transferohen në muzeun e “Ground Zero”-s
NJU JORK, 10 maj /ATSH-AFP/ – Me mijëra eshtra të paidentifikuara të viktimave të 11 shtatorit 2001 u transferuan sot gjatë një ceremonie në “Ground Zero” aty ku ndodheshin kullat binjake të “World Trade Center” dhe ku aktualisht gjendet një memorial dhe një muze.
Ky transferim është parë si një ofendim dhe një sakrilegj nga disa familje të viktimave dhe që refuzojnë që mbetjet e të afërmve të tyre të vendosen në muzeun nëntokësor të 11 shtatorit, që ndodhet në të njëjtin vend ku ndodheshi kullat, rrëzimi i të cilave shkaktoi më shumë se tre mijë të vdekur më 11 shtator 2001.
Ky transferim u krye nga disa dhjetëra automjete të policisë, zjarrfikësve dhe të autoriteteve portuale të qytetit të Nju Jorkut dhe të Nju Xhersit.
Korteu u nis nga qendra mjeko-ligjore në Nju Jork në lindje të Manhatanit dhe mbërriti rreth orës 07 : 00 me orën lokale (11 : 00 GMT) në “Ground Zero”, që ndodhet në jug të ishullit.
Autoritetet parashikuan të mos mbahet asnjë ceremoni dhe se vetëm të afërmit e viktimave mund të merrnin pjesë
Haradinaj takohet me Ismail Kadaren
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare në këtë takim kanë bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale në Kosovë, por edhe në botën shqiptare në përgjithësi.
“Duke folur për zhvillimet në Kosovë dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi, e njoftova z.Kadare edhe për platformën politike të Aleancës, “Drejtim i Ri”.
Nga z.Kadare, mora mendimet dhe mbështetjen për platformën tonë politike, “Drejtim i Ri” për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook
- « Previous Page
- 1
- …
- 464
- 465
- 466
- 467
- 468
- …
- 599
- Next Page »