• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkodër: “Udha e Kryqit”, besimtarët kryejnë ritualin e zakonshëm në malin e Taraboshit

March 15, 2014 by dgreca

Nga Gaspër Marku/ – Besimtarë të shumtë katolike të qytetit të Shkodrës, si dhe të rrethinave, ishin pjesë e një marshimi tradicional që Kisha Katolike organizon për çdo vit në mes të muajit mars në malin e Taraboshit. Aktiviteti qe njihet me emrin “Udha e Kryqit”, është ritual i përvitshëm për të krishteret në mbarë boten para kremtimit të festes së Pashkes, që shënon ringjalljen, fitoren e jetes mbi vdekjen.

Të prirë nga famullitari i Shkodrës, Dom Gjovalin Sukaj, grupi i besimtarëve ka përshkuar mes për mes malin e Taraboshit, ku duke përkujtuar mundimet e Jezusit , janë kryer edhe 14 ndalesat e Udhës së Kryqit duke u lutur në sejcilen prej tyre. Pjesë e kësaj ceremonia ka qënë edhe vetë Arqipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, i cili gjatë një prononcimi për ATSH-në tha se “kjo ngjitje ne malin e Taraboshit, si dhe 14 ndalesat e lutjes, janë një prej kënaqësive që ndjen besimtari katolik në periudhën gjatë kohës së Kreshmëve”. Sipas tij, në pjesëmarrjen e “Udhës së Kryqit”, besimtari përkujton jo vetem mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit në Kryq, por edhe u jep forcë për të përballuar vështirësitë e kësaj jete, të cilat nuk janë asnjëherë të pakta.

E veçanta e këtij aktiviteti është se nga ndalesa në ndalesë, prijësi i karvanit që ka privilegjin të mbajë edhe kryqin e drujtë me mbishkrimet që përkujtojnë ngjitjen e Jezusit në mal të Kalvarit, ndalen duke ftuar të gjithë pjesëmarrësit të luten dhe të thonë uratë në detikim të Jezu Krishtit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Gasper Marku, Mali i taraboshit, Udha e Kryqit

AVIONI I ZHDUKUR – Malajzia flet për një veprim të qëllimshëm pa konfirmuar rrëmbimin

March 15, 2014 by dgreca

  Lëvizjet e avionit me numër fluturimi MH370, i zhdukur përpara një jave pasi është larguar papritur nga trajektorja e tij, janë shkaktuar nga një veprim i qëllimshëm, njoftoi sot kryeministri malajzian Najib Razak, i cili megjithatë, nuk konfirmoi rrëmbimin.

”Sistemet e transmetimit të të dhënave të Boeing 777 ishin çaktivizuar”, por kontaktet satelitore vazhduan për më tepër se gjashtë orë e gjysmë pas zhdukjes së avionit nga ekranet e radarëve civilë”, bëri të ditur ai gjatë një konference shtypi.

Në atë kohë, aeroplani ishte në mes të rrugës mes brigjeve të Malajzisë dhe Vietnamit, një orë pas nisjes nga Kuala Lumpur, me destinacion Pekinin, me 239 persona në bord. Ishte ora 01:30 e mëngjesit të së shtunës, më 8 mars.

Më tej, avioni ndryshoi drejtim, duke u drejtuar për nga perëndimi, kaloi përsëri mbi gadishullin malajzian, në drejtim të Oqeanit Indian. “Këto lëvizje përputhen me një veprim të qëllimshëm të dikujt brenda avionit”, deklaroi kryetari i qeverisë malajziane.

”Por, pavarësisht informacioneve të shtypit që flasin për një rrëmbim, dëshiroj të jem shumë i qartë: jemi duke vazhduar hetimin për të gjitha rastet e mundshme që do të shkaktonin ndryshimin e drejtimit të avionit MH370″, theksoi ai.

Ai njoftoi gjithashtu ndalimin e kërkimeve në detin e Kinës Jugore, për shkak të këtyre informacioneve që tregojnë se avioni kishte devijuar nga rruga duke shkuar në drejtim të perëndimit të gadishullit malajzian

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Aeroplani i zhdukur

Qeveria Rama:Gati dëmshpërblimi për ish të përndjekurit politikë

March 14, 2014 by dgreca

Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se “listën e plotë me emrat e përfituesve të parë mund ta gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave/

Nga Ilir Vata/ Qeveria Rama, ashtu siç edhe kishte premtuar më parë, për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë dhe shlyrjen e këtij detyrimi të mbartur edhe për ata, që nuk kanë arritur të përfitojnë asnjë kest, ka puplikuar listat e të gjithë përfituesve.

Ministria e Financave, sot publikoi në adresën e saj, si dhe në adresën e Drejtorisë së Pagesës së Dëmshpërblimit, ku të  interesuarit mund të shikojnë emrat përfitues dhe dosjen përkatëse.

Drejtoria e Pagesave të Dëmshpërblimeve, pranë Ministrisë së Financave, njofton se në bazë të ligjit Nr. 9831, datë 12.11.2007, (i ndryshuar me ligjin Nr. 10111, datë 02.04.2009), po përgatitet të shpërndajë dëmshpërblimin financiar për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist, të cilët nuk kanë përfituar asnjë këst deri më tani.

Në deklaratën për mediat bëhet e ditur se “listën e plotë me emrat e përfituesve të parë mund ta gjeni në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave . Kjo listë përmban numrin e dosjes dhe emrin e ish-të dënuarit politik, emrat e trashgimtarit ose trashëgimtarëve ligjorë, dokumentacionin që përmban dosja, si dhe dokumentacionin i cili i mungon dosjes përkatëse, duke i klasifikuar dosjet si të gatshme për tu paguar ose jo”.

Në njoftim, sqarohet se “të interesuarit, dosjet e të cilëve kanë qoftë edhe një mungesë të vetme në dokumentacionin e kërkuar në bazë të dispozitave në fuqi, ta plotësojnë në një kohë sa më të shkurtër, për të përfituar pa vonesë këstin e parë të dëmshpërblimit”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: gati demshperblimi, Qeveria Rama

Arrinë në tetë numëri i të vdekurve nga shpërthimi në Nju Jork

March 14, 2014 by dgreca

Gjithashtu, ka edhe dy të huaj një qytetar grek dhe një qytetare japoneze- Një grua japoneze e cila është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze në Nju Jork/

Nga BEQIR SINA, New York/

MANHATTAN NEW YORK – Raporti më i fundit nga shpërthimi  që ndodhi në mërkurën në New York, tregon se tetë persona janë konfirmuar të vdekur nga shpërthimi i cili  shkatërroi dy ndërtesa në lagjen Harlem të Nju Jorkut për shkak të një rrjedhjeje gazi dhe të paktën 63 vetë thuhet janë të plagosur.

Shpërthimi ndodhi pak pasi dikush në një ndërtesë aty pranë u telefonoi autoriteteve për të raportuar se kishte nuhatur gaz. Kompania furnizuese Consolidated Edison dërgoi dy ekipe në zonë, por ata arritën pasi ndodhi shpërthimi.

Një tym i dendur nga ndërtesat mund të shihej nga një pjesë e mirë e Manhatanit. Mbetjet nga shembja kishin mbuluar trotuaret dhe rrugët e zonës dhe një pjesë të shinave të trenit rajonal, duke bërë të nevojshme ndërprerjen e trafikut hekurudhor.

Zyrtarët e qytetit të Manhattanit në New York, sot kan  lëshuar emrat e shtatë njerëzve që vdiqën në shpërthimin që rrënoi rrafshë me tokën dy ndërtesa në lagjen e sipërme të qytetit të Nju Jorkut –  East Harlem .Sipas tyre ende ekipet e shpëtimit vazhduan të “gërrmojnë” nëpër rrënojat, edhe të premten në mëngjes .

Deri, kur një person i tetë u nxorrë nga vendi – ku ndodhi shpërthimi duke rrëzuar për tokë dy ndërtesa pesë kateshe shumë të vjetra – ndërtuar sipas regjistrit të hipotekës qysh në vitin 1910. Zyrtarët, thanë se hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar shkakun e shpërthimit, ka thënë një zëdhënës i NYPD , duke shtuar se nuk ka asnjë gjasë që ky të jetë ndonjë akt terrorist.

Të gjithë të lënduarit dhe tetë të vdekurit u gjetën nën rrënojat e dy ndërtesave numër 1644 dhe 1646 në Park Ave. – Dy ndërtesat përmbanin apartamente banimi, ndërsa ngjitur me to ishte Kisha spanjolle e krishtere dhe një dyqan veglash muzikore – pianosh – të cilat papritur shpërthyen të mërkurën në mëngjes, nga rrjedhja e gazit sipas dyshimeve paraprake .

Të mbeturit të vdekur nga ky shpërthim përfshijnë, pesë gra mes tyre një kuzhiniere dhe nënën e saj , një muzikante e pasionuar , një asistente dentar dhe një roje të sigurisë në kolegjin aty afër Hunter College.

Gjithashtu, ka edhe dy të huaj një qytetar grek dhe një qytetare japoneze- Një grua japoneze e cila është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze .

Të vdekur janë :

► George Ameado , 44 vjeç

► Rosaura Barrios , 44 vjeç-
► Rosaura Hernandez –  21 vjeç –

► Griselde Camacho , 44  vjeç

► Andreas Panagopulos , 44 vjeç-
► Alexis ” Jordy ” Salas , 22  vjeç
► Carmen Tanco , 67 vjeç- 

► Një grua japoneze është raportuar e zhdukur, sipas një zëdhënëseje në konsullatën japoneze .

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: arrine ne tete, ne New York, nga shperthimi i gazeit, numri i te vdekurve

Festë e hareshme e Ditës së verës në Tiranë dhe Elbasan

March 14, 2014 by dgreca

Disa qindra qytetare kanë mbipopulluar rrugët, parqet në natyrë dhe bulevardin e Tiranës, sot në Ditën e Verës,  kur kanë qënë te shumta  aktivitetet e  organizuara nga Bashkia e Kryeqytetit, dhe qeveria shqiptare ne bashkërendim me Ministrinë e Rinisë, Kulturës, Arsimit dhe të Turizmit.

Por disa qindra njerëz kanë ardhur nga qytete të tjera të vëndit, si dhe nga Kosova  Maqedonia, te cilët  kanë ecur  përgjatë  “Bulevardit Festiv”  duke ndjekur aktivitetet që zhvilloheshin nga qëndra e Tiranës, e deri tek Sheshi Nënë Tereza.

E mbipopulluar ishte edhe zona e njohur me emrin “Kodrat e Liqenit” ku mjaft familjarë, çifte, të rinj, e fëmijë, gëzuan  natyrën që zona ofron, duke zhvilluar mjaft aktivitete si lojra në natyrë.

Të pyetur nga  ATSH se si po e përjetonin ditën,  shumë syresh janë shprehur se pas përfundimit të aktiviteteve, së bashku me  familjarët do të drekonin ne shtepi por më shumë në lokale. Të rinjtë, pasdarke kane rezervuar  klubet e qytetit, ku do të presin të kalojnë natën nën shoqerimin e muzikes live.

Ndërkohë fëmijët kanë shijuar më së shumti ditën e sotme,  jo vetëm duke pare nga afër aktivitetet që u ishin rezervuar, por edhe duke u bërë pjesë e disa prej tyre.Ata kane marr pjese në aktivitetin e organizuar nga Qëndra e Fëmijëve dhe Teatri i kukullave, si dhe Cirku i Tiranës ne  Parkun Rinia.

Dita e Verës- Festime për t’i dhënë lamtumirën stinës së dimrit

Dita e Verës ka sjellë gjallëri sot në kryeqytet, në bulevardin e të cilit qytetarë të shumtë po festojnë largimin e dimrit. Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, e Arsimit dhe Rinisë, si dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit po organizojnë një sërë aktivitetesh për fëmijë e të rinj, të përqendruara kryesisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, lëvizja në të cilin bëhet me vështirësi nga numri i madh i njerëzve. Festa ka nisur me një performancë të Bandës së Ushtrisë, si dhe me Trupën e Teatrit të Kukullave dhe animatorëve në sheshin përpara Galerisë së Arteve.

Jo vetëm Elbasani, i cili sot është “kryeqyteti” i Shqipërisë, por edhe Tirana ka mirëpritur qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit, që kanë zgjedhur kryeqytetin për të festuar Ditën e Verës. Alma së bashku me familjen e saj, ka ardhur nga Durrësi për të festuar në Tiranë. “Më pëlqen shumë se si festohet kjo festë në Tiranë”, tha ajo për ATSH-në, duke shtuar se kryeqyteti ofron më shumë mundësi argëtimi për fëmijët.
Në orën 10 :00 në parkun “Rinia” është ngritur “Këndi i pikturës”, si dhe po zhvillohet një koncert me DJ nga shkolla “Robert Radoja”. Pjesë e aktiviteve në ditën e Verës janë edhe aktivitetet në sheshin pranë lulishtes “Tre vëllezërit Frashëri”, ku “Dance Akademi Amary” po interpreton kërcime moderne dhe popullore nga trupa e baletit për fëmijë të moshës 6 deri 14 vjeç, si dhe kërcime latine nga grupi “Latin Beat”, nga trupa e kërcimit mbi moshën 18 vjeç.
Panairi “Blej shqip” , i cili po zhvillohet në rrugën ” Murat Toptani”, tek Pedonalja, me pjesëmarrjen e bizneseve nga të gjitha trevat shqiptare nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria, ka për qëllim promovimin e produkteve vendase. Produktet që janë prezantuar në këtë panair janë nga sektorët, e ushqimit, bujqësisë, tekstileve, artizanatit etj.
Një ekspozitë me piktura të fëmijëve me aftësi të kufizuara është çelur tek Galeria e Arteve, ndërsa një panair me prodhime shqiptare të artizanatit pranë lulishtes përpara Vilës 31, ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve,
I veshur me lulet e verës kryeqyteti gumëzhin nga fëmijë e të rinj që kanë “pushtuar” bulevardin e që presin me dëshirë verën, ndërkohë që trafiku është bllokuar, pasi lëvizja e makinave është pothuajse e pamundur. Festimet për Ditën e Verës do të vazhdojnë deri në orën 14:00.
Dita e Verës e ka zanafillën në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e vet ditën e 14 Marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit, i njohur në Shqipëri për tradita të veçanta kulturore. Por, vitet e fundit, kjo festë po festohet edhe në Tiranë

Rama : “Elbasani, graviteti i Ditës së Verës”

Kryeministri Edi Rama vizitoi të premten në Ditën e Verës , Panairin e hapur në qytetin e Elbasanit.“Elbasani është graviteti i Ditës së Verës, dhe është kënaqësi të jesh në këtë qytet në këtë ditë feste”, deklaroi kryeministri Rama.

Ajo që mësova me kënaqësi, tha Kryeministri në fjalën e tij, është se shumë emigrantë shqiptarë të kthyer kanë filluar të bëjnë sipërmarrje të suksesshme .

“Janë të kënaqur dhe të motivuar dhe përbëjnë një shembull të shkëlqyer, qoftë për të tjerë që dëshirojnë të kthehen e të investojnë kursimet e veta këtu, qoftë për ata që në Shqipëri janë në kërkim të një pune dhe  së ardhmes”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se, qytetarët duhet të shikojnë me shumë tek talenti dhe zotësia e tyre dhe tek sektori privat për të filluar një biznes të vogël, apo për t’u angazhuar në sektorin privat, pasi shteti nuk mund të jetë punëdhënësi më i madh.
Dhe lufta jonë për punësim real dhe kundër papunësisë, informoi Kryeministri Rama, është në radhë të parë e fokusuar tek krijimi i hapësirave të reja për sektorin privat, për të hapur vende të reja pune, përmes sipërmarrjes private dhe sigurisht me mbështetjen e pakursyer dhe me politika, ide e energji të reja nga ana e qeverisë.
BASHA URON: DITË KAQ TË GËZUARA PAÇIN GJITHMONË SHQIPTARËT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zgjedhur qytetin e Elbasanit për të festuar Ditën e Verës. Ai ka vizituar mëngjesin e sotëm panairin tradicional që mban edhe emrin e kësaj feste. Kreu i opozitës Basha shoqëroahej nga një grup deputetësh.“Më vjen mirë që distanca fizike mes Elbasanit dhe Tiranës nuk ka qenë kurrë më e shkurtër, sepse në fakt distanca shpirtërore mes Tiranës dhe Elbasanit thuajse nuk ekziston. Këtë e them si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe si ish-deputeti i Elbasanit për Partinë Demokratike. E them në emër të qytetarisë së Elbasanit, e them në emër të qytetarisë së Tiranës dhe sot, në emër të qytetarisë së Tiranës, por besoj edhe në emër të çdo shqiptari, dua të falënderoj qytetarinë elbasanase, të gjithë elbasanasit, për këtë traditë kaq të bukur që ia kanë dalë ta mbajnë gjallë dhe që Ditën e Verës rrezaton dhe përhapet nga Elbasani, zemra gjeografike e Shqipërisë, anembanë qyteteve e fshatrave tona. Ju uroj nga Elbasani çdo shqiptari gëzuar Ditën e Verës. Për shumë vjet gëzuar, mbarësi dhe gëzim sjelltë kjo ditë për ju”- deklaroi Basha. 
Pas vizitës në Elbasan kryetari i Bashkisë Lulzim Basha iu bashkua aktiviteteve tek Pedonalja e kryeqytetit. 
Ashtu si edhe vitin e kaluar në rrugën “Murat Toptani” është çelur panairi “ Bli dhe prodho shqip”. Panairi promovon produktet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia. Produktet që prezantohen në këtë panair janë nga sektorët, e ushqimit, bujqësisë, tekstileve, artizanatit etj.

“Dua t’ju uroj gjithsecilit prej jush, gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë gëzuar Ditën e Verës sjelltë sa më shumë mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Politikëbërësit të kthejnë vëmendjen dhe sytë dhe të bashkëpunojnë për tu dhënë mbështetje ndërmarrjeve shqiptare, iniciativës shqiptare.”- deklaroi Basha.

Dita e Verës, të gjithë në plazhe e shëtitore

Shëtitoret dhe plazhi i Durrësit kanë qenë hapësirat ku qytetarët durrsakë kanë festuar sot Ditën e Verës.Megjithëse bashkia e qytetit nuk kishte programuar asnjë veprimtari, qytetarë të të gjitha moshave kanë përfituar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta për të shëtitur masivisht kryesisht në hapësirat pranë detit.

Lodrat e instaluara në shëtitoren bregdetare kanë qenë sot nën pushtetin e fëmijëve, ndërsa të rriturit kanë shfrytëzuar bar-kafetë e shumta, që kishin hapur dyert si për festë.
Edhe në Durrës janë shitur sot qindra ballakume, ëmbëlsira të cilat simbolizojnë ditën e verës, kryesisht në zonën e Elbasanit. Që prej 10 vjetësh Dita e Verës bën pjesë në festat tona kombëtare.

 

 

Filed Under: Featured, Kronike Tagged With: Dita e Veres, Festa e hareshme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 474
  • 475
  • 476
  • 477
  • 478
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT