• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PRESIDENTI NISHANI DEKOROI GRUPIMIN PER ÇESHTJET SHQIPTARE

February 5, 2014 by dgreca

Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani dekoron Grupimin pёr Çёshtjet Shqiptare dhe Kongresmenin amerikan Aderholt/

Washington D.C., 5 shkurt 2014/

Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani, nё njё ceremoni tё zhvilluar nё mjediset e Kongresit Amerikan, dekoroi Grupimin pёr Çёshtjet Shqiptare nё Kongres me“Medaljen e Flamurit Kombёtar”, me motivacionin “Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për inkurajimin e vazhdueshëm të reformave demokratike dhe integrimit euroatlantik të Shqipërisë, për përpjekjet efrytshme në promovimin e të drejtave, lirive dhe prosperitetit të Shqiptarëve në rajonin e Ballkanit, për mbështetjen ndaj pavarësisë dhe forcimit të shtetit të Kosovës dhe për kontributin e shquar në forcimin e lidhjeve dhe partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe shteteve me popullsi shqiptare në Rajon”dhe bashkëkryetarin e kёtij Grupimi Kongresmenin Robert Aderholt me Medaljen “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,me motivacionin “Në shenjë vlerësimi të lartë për aktivitetin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të reformave demokratike në Shqipëri, të zgjerimit të hapësirës demokratike për shqiptarët në rajon dhe veçanërisht për pavarësinë e Kosovës”.

Më herët, Presidenti Nishani, u prit në një takim mirëseardhjeje nga bashkëkryetari i Grupimit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, Kongresmeni EliotEngel. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime për zhvillimet e fundit në rajon, në Shqipëri dhe për kontributin e mëtejshëm të këtij grupimi në promovimin e demokracisë dhe integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit ku jetojnë shqiptarë.

Më poshtë vijon mesazhi që Presidenti përcolli pёr tё pranishmit nё ceremoninë e dekorimit.

I nderuar Kongresmeni Engel,
I nderuar Kongresmeni Aderholt,
I nderuar Ambasador Galanxhi, 
Të nderuar miq, 
Zonja e zotërinj!   
 
Më lejoni të filloj duke shprehur kënaqësinë time të pamasë, të Odetës dhe të delegacionit që më shoqëron që, jemi në mesin tuaj dhe t`ju falënderoj për këtë atmosferë kaq të ngrohtë e vëllazërore!

Kam rastin, gjithashtu, të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe të gjithë shqiptarëve ndaj Grupit të Çështjeve Shqiptare, për gjithçka ka bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të nderuar miq,

Ajo çfarë shqiptarët kanë bërë dhe kanë arritur në zgjerimin e hapësirës së tyre demokratike, zhvillimin ekonomik dhe transformimin social, do të ishte e paimagjinueshme dy dekada e gjysmë më parë.

Dikur bunker i komunizmit, Republika e Shqipërisë ndërmori reforma rrënjësore për ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, vendosjen e ekonomisë së tregut, respektimin e të drejtave të njeriut dhe hapjen e vendit.

Vendi, dikur, më brutal në shkeljen e të drejtave të njeriut, drejtoi, dy vite më parë Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, këtij tempulli të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut.

Shqipëria tashmë anëtare e NATO-s, ka si objektiv strategjik parësor anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe pret, me të drejtë, bazuar në meritë, të marrë statusin e vendit kandidat në BE këtë qershor.

Të vetëdijshëm se integrimi evropian është një proces që kërkon kohën e tij, kemi motivimin qytetar,  vullnetin politik, dhe aftësitë institucionale për t`i shkuar deri në fund.

Të nderuar miq,

Realiteti dëshmon se pavarësia e Kosovës ishte zgjidhja me e drejtë për sigurinë dhe stabilitetin e saj, të rajonit dhe më gjerë.

Kosova ka nisur udhëtimin e saj evropian duke rritur nivelin e  bashkëpunimit me Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave procesin e stabilizim-asociimit, ndërkohë që është anëtare e shumë nismave rajonale dhe më gjerë. Bisedimet Kosovë-Serbi, marrëveshjet e arritura dhe zhvillimi i zgjedhjeve lokale në të gjithë territorin e Kosovës janë zhvillime kthesë për dy vendet dhe për rajonin, në betejën demokratike për paqe.

Republika e Maqedonisë është fqinj i një rëndësie të veçantë për ne. Zbatimi i shpejtë dhe i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është jetik për bashkëjetesën ndëretnike dhe stabilitetin e qëndrueshëm të Maqedonisë. Mbështesim fort integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Shqiptarët duhet të luftojnë për avancimin e demokracisë dhe të drejtave të tyre vetëm në rrugë institucionale dhe me mjete demokratike.

Problemet ekonomike, kulturore, arsimore, etj, të cilat shqetësojnë shqiptarët në Luginën e Preshevës, duhet të zgjidhen në rrugë institucionale, me dialog, ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe qeverisë në Beograd.

Me koherencë kemi kërkuar dhe do të  kërkojmë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në sipas standardeve më të përparuara evropiane në Mal të Zi dhe kudo ku ata jetojnë.

Zonja e zotërinj,

Gjithçka kemi arritur janë fryt i përgjegjësisë sonë Por, këto frute do të ishin të pamundura pa përkrahjen, bashkëpunimin dhe ndihmën bujare të partnerëve dhe miqve tanë zemërgjerë e të durueshëm. Grupi i Çështjeve Shqiptare është njëri prej tyre, madje nga më të rëndësishmit.

Në emër të qytetarëve shqiptarë ju falenderoj nga zemra!

Më lejoni t`ju siguroj për diçka. Duke ndihmuar shqiptarët, ju, jo vetëm keni qenë parimorë, por keni kontribuar për një Ballkan Perëndimor, të qetë e në paqe, në interes të popujve tanë, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara!

Shqipëria është e përkushtuar në politikën e fqinjësisë së mirë dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Shqiptarët, kudo në rajon,  mbështesin konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe integrimin euroatlantik të vendeve ku jetojnë. Shqiptarët do të jenë bashkë në Bashkimin Evropian.

Në gjykimin tonë, bashkëpunimi rajonal mund të bëhet konkret nëpërmjet lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave e kapitaleve dhe angazhimit të përbashkët në nisma e projekte, të cilat do ta bënin këtë rajon tërheqës e konkurrues, si pjesë natyrale e tregut evropian.

Në Takimin e Pestë Rajonal të Presidentëve, të zhvilluar shtatorin e shkuar në Durrës, me homologët e mi të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi ramë dakord të mbështesim realizimin e projekteve shumë të rëndësishme si: Trans Adriatic Pipeline (TAP), Ionian Adriatic Pipeline (IAP) dhe Korridori i 8-të, të cilat do të transformojnë plotësisht infrastrukturën në Ballkan e më gjerë, me efekt edhe në gjeopolitikën rajonale.

Integrimi euroatlantik është destinacioni i përbashkët për të gjithë vendet në rajon. Realizimi i këtij synimi, kërkon paraprakisht dhe domosdoshmërisht të merremi vesh me njëri-tjetrin. Dhe ne, po e bëjmë një gjë të tillë.

Pasi kemi çrrënjosur mosbesimin, që i përket së shkuarës,  duhet të rrënjosim besimin, që i përket së ardhmes. Për këtë, përveç infrastrukturës fizike, duhet të ndërtojmë “korridoret kulturore, arsimore dhe shkencore”.

Ju faleminderit!

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dekoron, grupimin per ceshtjet shqiptare, presidenti Nishani

Nishani në SHBA, takime në Departamentin e Shtetit

February 4, 2014 by dgreca

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur dje për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përgjigje të ftesës së ardhur nga një grup senatorësh dhe kongresmenësh për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve. Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti do të zhvillojë takime në Departamentin amerikan të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, në Senat dhe Kongresin amerikan.

Ftesa ndaj Presidentit Nishani vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si dhe luftën kundër korrupsionit.
Dy ditë më parë, drejtori i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore shprehu rezervat e tij në lidhje me angazhimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, ku i bëri thirrje mazhorancës të marrë masa konkrete dhe jo të ankohet duke fajësuar ata që kishin pushtetin më parë.
Një pikë e fortë kritike e përmendur nga zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit ishte edhe pavarësia e gjyqësorit, ku ai tha që prokurorët dhe gyqtarët duhet të lihen të pavarur në punën e tyre.
“Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që, ata që kanë pushtetin sot të ankohen për ata që kishin pushtetin më parë. Të luftosh korrupsionin dhe të konsolidosh shtetin ligjor bëhet përmes ngritjes së akuzave nga prokurorët, nëse ka nevojë për ngritje akuzash. Nuk duhet të bëhet fjalë thjesht për fajësim të paraardhësve”, është shprehur Moore.
Nga ana tjetër, një tjetër alarm për shtetin ligjor në Shqipëri, rendin dhe sigurinë ka ardhur edhe nga sekretari i Shtetit, John Kerry. Korrupsioni, oligarkë të lidhur me qeveritarë, politikanë të blerë, nënshtrimi i mediave dhe dobësimi i pavarësisë së gjyqësorit, kanë qenë çështjet kritike të ngritura nga sekretari Kerry.
“Ka një prirje shqetësuese në shumë vende të Evropës Qendrore dhe Lindore dhe në Ballkan. Aspiratat e qytetarëve edhe një herë janë duke u nëpërkëmbur, po shkelen nga korrupsioni, nga interesa oligarkësh, interesa që përdorin paratë për të vënë nën kontroll politikanët, për të shtypur reagimin e opozitës dhe kundërshtarët, për të blerë politikanë, për të cenuar lirinë e medias dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit”, është shprehur sekretari i Shtetit.(Foto: Dielli -Arkiv- Presidenti Bujar Nishani gjate vizites ne VATER, shtator 2013)

Filed Under: Kronike Tagged With: presidenti Nishani, vizite en SHBA

PRINCI LEKA E LA PRESIDENCËN

February 4, 2014 by dgreca

Princi Leka ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Jashtme, të Rendit dhe së fundi në Presidencë. Ai shkroi se do t’i përkushtohet Monarkisë/

Princi Leka ka njoftuar  largimin nga posti i këshilltarit politik të presidentit Bujar Nishani. Ai ka punuar vitet e fundit në institucionet e Republikës (në Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Rendit dhe më vonë  në Presidencë).

Leka njoftoi përmes Facebook-ut se largohet nga detyra e këshilltarit për t’i përkushtuar, sic shprehet ai, “tërësisht rolit të tij si kreu i familjes mbretërore”.

“Duke pasur parasysh kontekstin gjithëpërfshirës dhe megjithëse ruaj një konsideratë dhe një mirënjohje të thellë për emërimin tim në postin e këshilltarit pranë kreut të shtetit, funksioni i cili kulmoi rrugëtimin tim personal dhe profesional në njohjen e administratës dhe shtetit, e gjej të volitshëm momentin për t’u tërhequr nga kjo detyrë dhe për t’iu kushtuar tashmë vetëm rolit tim krejt të veçantë të kreut të familjes mbretërore shqiptare” – shkruan ai.(Ne foto:Princi Leka gjate vizites ne vater, prill 2012)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i perkushtohet Monarkise, la presidencen, princi Leka

Mbreti Zog I nderohet nga Shteti i Izraelit

January 31, 2014 by dgreca

Kujtimi i Mbretit Zog I u nderua nga Shteti i Izraelit më 27 janar 2014, ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, gjatë një ceremonie në muzeun kombëtar në Tiranë

Ditën e 27 janarit 2014, që përkon me ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, Shteti i Izraelit nderoi kujtimin e Mbretit Zog I me një çmim special, gjatë një takimi të organizuar nga Ambasada e Izraelit dhe Bashkia e Tiranës në Muzeun kombëtar në Tiranë.

Cmimi mban këtë motivacion : “Për kontributin e veçantë në ndihmën e dhënë ndaj refugjatëve hebrenj të ardhur në Shqipëri gjatë periudhës së Holokaustit.” Motivacioni, i theksuar edhe në fjalën e mbajtur nga Shk. Tij Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Z. David Cohen, nënvizon se shumë familje hebraike ia detyrojnë jetën e tyre në veçanti Mbretit Zog si dhe gjithë shqiptarëve.

Si pasardhës i Mbretit Zog I dhe kre i Familjes mbretërore, LTM Princi Leka II i Shqiptarëve u ftua të merrte këtë çmim gjatë një ceremonie ku morën pjesë shumë personalitete, si dhe krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri.

ENGLISH TRANSLATION

29 January 2014

King Zog I honoured by the State of Israel

The memory of King Zog I was honoured by the State of Israel on January 27 2014, Holocaust Memorial Day, during an international meeting holded at the National Museum in Tirana

On January 27, 2014, King Zog was honoured by the State of Israel : “On behalf of the State of Isreal, the Ambassador of Israel to Albania presents this special award to HM King of the Albanians, Ahmet Zogu, for his special contribution in offering a welcome heaven to Jewish refugees during the Holocaust.”

“Many Jewish families owe their lives to King Zog in Particular and Albania in General. He who Saves one life is as though he has saved the entireworld“, emphasized David Cohen, Amassador of Israel in Albania”.

As King Zog I’s heir HRH Prince Leka II of the Albanians, head of the Royal House, was invited to receive this award by HE David Cohen, during a moving ceremony organised ad the National Museum of Tirana which was attended by many personalities and the chiefs of the religious communities in Albania as well.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Mbreti Zog I, nderohet nga Shteti i Izraelit

Tre të vrarë gjatë protestave në Ukrainë

January 22, 2014 by dgreca

Perëndimi dënon me forcë dhunën që çon në humbjen e jetës së protestuesve/

Zyrtarët në Ukrainë thonë se tre protestues kanë humbur jetën në kryeqytetin Kiev gjatë përleshjeve me policinë. Njoftohet se dy protestues kanë marrë plagë nga armët e zjarrit. Një zyrtar mjekësor tha se një aktivist tjetër po ashtu gjeti vdekjen në skenën e përleshjeve. Tre udhëheqës të partive opozitare kanë fajsuar presidentin Viktor Yanukovych për dhunën.
Sipas njoftimeve, policia po përpiqej të hiqte kampin e protestuesve sot dhe përdori gazin lotsjellës ndaj demostruesve të cilët u kundërpërgjigjën duke qëlluar policinë me gurë dhe mjete shpërthyese të prodhuara në rrugë artizanale.
Ministrja e Drejtësisë së Ukrainës e vlerësoi punën e policisë duke thënë se ajo ishte krenare për kurajon dhe tolerancën e treguar nga ata.  Olenka Lukash foli me diplomatët e huaj gjatë një takimi në Ministrinë e Jashtme.
“Forcat policore duke rrezikuar jetën e tyre, demostruan durim të madh me ekstremistët.” 
Por ajo u gjend përballë një reagimi shumë kritik nga ambasadori gjerman në Ukrainë, Cristof Weil.
“Nuk është vetëm formulimi i ligjeve kundër protestave, por shpirti i ligjeve që na bën të ndjehemi të zhgënjyer. Ne i lexojmë ligjet tuaja por gjithashtu duam të theksojmë procedurën e diskutueshme përmes të cilës u futën në zbatim dhe kontekstin tejet të politizuar përmes së cilës u miratuan ato.”   
Ambasadori gjerman tha se të pranishmëve u kishte bërë përshtypje se askush nga qeveria nuk kishte shprehur keqardhje për dy të vrarët e një natë më parë.
Ndërkohë, ambasada amerikane në Kiev tha përmes një deklerate sot se kishte anuluar vizat për disa shtetas ukrainas që kanë lidhje me dhunën atje.
Policia e specializuar për protestat ndërmori një aksion mbrëmë kundër qindra protestuesve për t’i larguar ata nga kampi me tenda të ndërtuar në Qendren Pavarësia.
Shefja e politikës së jashtëme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton bëri thirrje sot për dhënien fund menjëherë të dhunës në Ukrainë. Ajo dënoi me forcë dhunën që çoi në humbjen e jetës së protestuesve.
Ndërsa në Uashington, Bordi i Guvernatorëve të Transmetimeve Amerikane, që mbikëqyr edhe Zërin e Amerikës, reagoi ashpër ndaj sulmeve të përgjakëshme nga policia ndaj dhjetëra gazetarëve në Kiev, përfshi dy gazetarëve të Radios Evropa e Lirë. Ata po mbulonin protestat të hënën kur u rrahën dhe goditën nga pjestarë të forcave speciale.
Protestat masive në kryeqytetin ukrainas Kiev shpërthyen pasi presidenti Viktor Yanukovych refuzoi një marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe zgjodhi në vend të saj lidhje më të ngushta me Rusinë. Kjo e fundit i ofroi atij një hua prej 15 miliardë dollarësh.

Filed Under: Kronike Tagged With: ne proteste, tre te vrare, Ukraine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 480
  • 481
  • 482
  • 483
  • 484
  • …
  • 596
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT