Shoqata patriotike “Çamëria” festoi sot 22 vjetorin e themelit të saj. Në ceremonië, e cila u zhvillua në ambjentet e kompleksit“Xibarku” morën pjësë kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi; Presidenti i Nderit i PartisëDrejtësi Integrim dhe Unitet, TahirMuhedini; nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ardian Turku; deputetja Rajmonda Bulku, zëvendësministrat Ferdinand Poni, Abas Hado dhe Ardian Tana, i cili është njëherësh kryetar i Shoqatës Çamëria, themeluesit dhe kontribuesit e Shoqatës patriotike “Çamëria”si dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në vëndin tonë. Në fjalën përshëndetëse kryetari i Shoqatës patriotike “Çamëria”, Ardian Tana falenderoi pjesëmarrësit në këtë 22 vjetor të shoqatës si dhe vlerësoi kontributin e angazhimin e secilit prej tyre në mbështetjen e çështjen çame. “Dua t’ju falenderoj jo vetëm për pjesëmarrjen tuaj në këtë ceremoni por mbi të gjitha për angazhimin që keni patur gjatë gjithë viteve të aktivitetit të shoqatës patriotike Çamëria, mbështetjes që ju i keni dhënë kësaj shoqate ku falë kësaj mbeshtetje çështja çame ndodhet këtu ku ajo është sot dhe po hedh hapa të sigurtë drejt rrugës së zgjidhjes”- u shpreh Tana.
Më tej ai tha se shoqata patriotike Çamëria është nga të parat organizata të krijuar menjëherë pas pluralizmit në Shqipëri, e cila ka ditur të shpreh të gjithë vullnetin e popullsisë shqiptare të Çamërisë dhe se në këto 22 vite aktiviteti i shoqatës patriotike që nuk ka ndalur edhe pse ka patur përballë një shteti i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat e mundshme të na pengojë në rrugën tonë, siç është Greqia, duke e cilësur si shkaktaren e tragjedisë së madhe të shqiptarëve të Çamërisë. Ndërsa Presidenti i Partisë Drejtësi dhe Integrim, Tahir Muhedini u shpreh se çështja çame tashmë është drejt zgjidhjes dhe se me depozitimin në Kuvendin e Shqipërisë të Rezolutës Çame deputetët duhet ta votojnë. Gjatë kësaj ceremomie fjalën e mori edhe ish-kryetari i Shoqatës patrioktike Çamëria Servet Mehmeti, i cili shprehu mirënjohjet e tij për gjithë ata që i dhanë jetë kësaj shoqate dhe se çështja çame tashmë duhet të marrë zgjidhje me votimin e Rezolutës Çame. Në kuadër të 22-Vjetorit të Shoqatës Patriotike Çamëria, edhe shoqata kulturore atdhetare “Arbëria” nëpërmjet kryetarit të saj, Ago Nezha shprehu mbështetjen e plotë për zgjidhjen çëshjes së drejtë çame.(Foto-Arkiv)
KEN BIBERAJ MERR MBESHTETJEN E UNIONIT 32BJ
New York : Njëra prej Unioneve më të mëdha të puntorëve 32BJ – i jep mbështetje Ken Biberajt/
Nga BEQIR SINA, New York/
Ken Biberaj do të jetë një zë i fuqishëm për anëtarët e Unionit (sindikatës) 32BJ dhe për të gjithë njujorkezët , duke punuar në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorku, WEST SIDE – NEW YORK CITY : KenBiberaj është një kandidat nga partia Demokratike për një vend Qarkun 6-të të Këshillit të Qytetit në zgjedhjet e këtij viti – 2013. Lajmet me të fundit nga fushtat e Biberajt bëjnë të ditur se ai ka marrë mbështetjen e njërës prej Uninoneve më të fuqishme në qytetin e New Yorkut.
Zoti Héctor Figueroa, President i Unionit të puntorëve 32BJ – Fondi Amerikan Dream, dhe Komiteti Politik i Veprimit – 32BJ, thotë në një dekleratë për shtyp që publikohet në faqen zyrtare të interrnetit të fushatës së zotit Ken Biberajt, se: “Unioni 32BJ, aplenon tek punëtorët e saj për:”Mbështetje të Ken Biberaj për në Këshillin e Qytetit të New York”, duke shtuar se Ken Biberaj do të jetë një zë i fuqishëm për anëtarët e Unionit (sindikatës) 32BJ dhe për të gjithë njujorkezët , duke punuar në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut.”
Në komunikat thuhet se Unioni i punëtorëve 32BJ përfaqëson mbi 50.000 punëtorët të sektorit të shërbimit publik dhe të kompanive të ndërtimit në Nju Jork. Por, bashkimi i këtyre sindikatave është mbipopulluar dekadat e fundit , kryesisht me punëtorët që kan ardhur nga vendet e Evropës Lindore, përkatësisht nga vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi.
Sipas gazetes njujorkeze “The New York Times”, konkuron në anën e sipërme të qyteti në West Side, dhe se z Biberaj sipas NY Times, është një nga kandidatët kryesorë që shpresojnë se do të kenë sukses në këtë garë të “fortë”. Kjo gazetë, thekson se “Pas fillimit të fushatës e tij në fund të shkurtit, të kaluar Z. Biberaj, ka thënë se ai kishte ngritur fondet e tij në rreth 130,000 dollar nga 830 donatorët, dhe kjo vetëm në gjashtë mujorin e parë të fushatës së tij.
Zoti Biberaj është konsideruar si një ndër më të suksesshmit në ngritjen e fondeve në një gjashtë-mujor të vetm në ciklin e fondeve, një vit përpara zgjedhjeve, thuhet sipas Bordit Financiar të Fushatës.
Biogriafia
Ken Biberaj 32 vjeçarë është një kandidat nga partia Demokratike, një nga kandidatët me të rinjë që kandidon për të sjellë energji të përtërirë në Këshillin e Bashkisë së Qyetit New York, në vitin 2013.
Kenështë një punëtor i New York, që e do bashkësinë e tij dhekujdeset shumë për qytetin tonë. Ken po kandidon për Këshillin Bashkiak, Qarku 6-të, në zonën e sipërme e quajtur West Side, për tri arsye: për të mbështetur cilësinë e jetës në pjesën e sipërme West Side, që njerëzit të investojnë në të ardhmen e komunitetit, dhe të qëndrojnë për më shumë në vlerat e kësaj lagjes.
Ai jeton me gruan e tij, Valerie, në këtë qytet dhe ata janë duke pritur fëmijën etyre të parë në maj. Duke besuar në institucionet Nju Jorkut, Ken u bashkua me një biznes familjar që ka punuar për të rihapur lokalin e famshëm Russian Tea Room në vitin 2006. Sot, Ken shërben aty si Zëvendes President i Russian Tea Room .
Ken Biberaj ka lindur në New York City, familja e tij kishte emigruar në Bronks në vitin 1968 nga Tropoja – Shqipëria, larguar prej andej nga regjimi komunist. Babai i tij e mësoi anglishten duke punuar, dhe ka bërë punë të shumta për të mbështetur familjen e tij. Përfundimisht, babai i tij Elez Biberaj fitoi një doktoraturënga Universiteti i Kolumbias, duke shkuar për të punuar në Zërin eAmerikës, ku aktualisht mban postin e drejtorit i Divizionit të Euro-Azisë, dhe drejtor i transmetimeve për gjuhën ruseukrainase dhe për vendet Ballkanike dhe shqip.
Ken Biberaj thuhet në biografi është i frymëzuar nga angazhimi babait të tij në shërbimin publik, Ken vet ka marrë një diplomë universitare nga Universiteti Amerikan dhe një Master në Politikat Publike nga Harvard University . Pas diplomimit, ai punoi për fushatën presidenciale 2004 senatori John Kerry-së. Ken pastaj u kthye në New York City, dhe u bashkua me biznesin e familjes, gjithashtu shkoi në shkollën e drejtësisë New York Law School natën, duke fituar një diplomë JD në vitin 2008.
Me vite tëpunës së madhe dhe të shërbimit të komunitetit nën eksperiencën dhe edukatën e tij, Ken beson se është koha për energji të reja edhe në qeverisjen e qytetit.
“Kjo ështëzgjedhja për të ardhmen e lagjes sonë, thotë Ken Biberaj,.duke shtuar se ne kemi nevojë për të mbajtur e lëvizur përpara lagjen tonë.”
Ken Biberaj mishëron njeriun e guximshm, lidershipinenergjike, njeriun që është për të bërë më të mirën e mundur për lagjen West Side në New York.
Biberaj do të përballet këtë pranverë në zgjedhjet paraprake “Zgjedhjet e Pranverës 2013” brenda partisë Demokrate Qarku i 6-të, me zonjën Helen Rosenthal dhe Mel Wymore, si dhe Marc Landis,
Eurodeputetët kundërshtojnë ashpër mohimin e shtetësisë së Kosovës
Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian ka përfunduar raporti për debatin për Kosovën, dhe rreth 150 amandamenteve që janë paraqitur në këtë raport.
Duke folur për këtë raport, Ulrike Lunacek, që është edhe përpiluese e tij, ka thënë se ajo është e gatshme që të bëhen disa kompromise rreth disa amendamenteve, miëpo, siç tha ajo, nuk do të ketë kompromis me ata që propozojnë që Kosova të mos trajtohet si shtet, dhe me ata që e vënë në dyshim shtetësinë e Kosovës.
Lunacek u është referuar amendamenteve të cilët kërkojnë që edhe Parlamenti Evropian në të ardhmen ta shkruajë emrin e Kosovës me fusnotë dhe që të hiqet paragrafi i cili kërkon nga 5 vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.
Ulrike Lunacek ka thënë se ajo shpreson që do të ketë mbështetjen e shumicës, për të mbajtur paragrafin i cili inkurajon 5 vendet e BE-së, që në emër të unitetit evropian, të njohin pavarësinë e Kosovës.
Parlamenti Evropian, vazhdon të mbetet i vetmi institucion i BE-së, i cili e trajton Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.
Në favor të propozimeve të zonjës Lunacek, kanë folur edhe disa deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian, përfshirë edhe shefin e delegacionit për Evropën Juglindore, Eduard Kukan. Pasi që Kukan vjen nga Sllovakia, vend ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se inkurajimi për ta njohur Kosovën, për 5 vendet tjera anëtare të BE-së, nuk është një inkurajim jokonstruktiv.
Kështu, në mënyrë diplomatike, ai ka mbështetur idenë e zonjës Lunacek.
Edhe deputeti nga Gjermania Bernd Posselt, ka mbështetur këtë ide, dhe ai ka qenë mjaft kritik ndaj atyre që ai i quajti mohues të shtetësisë së Kosovës.
“Duhet dërguar një porosi përfundimtare, se nuk mund të luhet me kufijtë e Kosovës, sepse në këtë mënyrë do të preken edhe kufijtë e vendeve tjera”, ka thënë Posselt, kryesisht duke bërë krahasime në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
Ai ka thënë se të drejtat që kërkohen për serbët në Kosovë duhet të vlejnë edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
“Nësë preken kufijtë në veri të Kosovës, atëherë do të preken edhe kufijtë në jug të Serbisë, por mund të hapen çështje edhe në Maqedoni, Mal të Zi, Vojvodinë dhe pjesë tjera të ish Jugosllavisë”, ka thënë Posselt, duke bërë ftesë të të mbështetet dhe të forcohet integriteti territorial i Kosovës, dhe të harrohet ndryshimi i mëtejmë i territoreve të ish-Jugosllavisë.
Ndërkohë, në Parlamentin Evropian është zhvilluar debat edhe për Serbinë, ndërsa ka pasur edhe shkëmbim mendimesh në me zëvendëskryeministren e Serbisë Suzana Grubjeshiq, që është e ngarkuar edhe për çështje evropiane.
Ndaj saj janë bërë shumë pyetje në lidhje më Luginën e Preshevës, me kërkesa që atje të ulen tensionet. Mirëpo, ajo duke folur për heqjen e monumentit të dëshmorëve që UÇPMB-së, ka thënë se fjala është për një monument, sipas saj, i cili glorifikon terroristët, dhe ai është hequr, kështu që heqja e këtij monumenti, gjithnjë sipas saj, nuk ka ndikim në rajon, sepse ajo është çështje e brendshme e Serbisë.
Deputetë të ndryshëm të Parlamentit Evropian kanë bërë ftesë ndaj të gjitha palëve në rajon, që të përmbahen nga ngritjet e tensioneve të reja.(Kortezi Europa e Lire)
PERKRAHJE PER SHQIPTARET E LUGINES SE PRESHEVES
Shqiptarëve të Amerikës!
Organizatave shqiptare në cdo qytet amerikan!
Institucioneve fetare të komunitetit shqiptar të Amerikës!
Të nderuar bashkëkombas!
Shoqata KOMBI e Worcester,Massachusetts dënon dhunën e përdorur nga regjimi serb me heqjen e lapidarit të dëshmorëve shqiptarë në Luginën e Preshevës!
Ne jemi të indinjuar që paqja në Luginën e Preshevës është e kërcënuar dhe u jemi në krah vendorëve dhe popullsisë shqiptare, vëllezërve tanë të një gjaku që me dinjitet po përballojnë presionin militar dhe policor të Serbisë!
Në vijimësi do kërkojmë që, Bashkimi Europian, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthjejnë dialogun midis vendorëve shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe Qeverisë së Beogradit dhe të monitorojnë ushtrimin e të drejtave njerëzore nga shqiptarët sa më parë!
Ftojmë të gjitha komunitetet shqiptare dhe Organizimet e tyre në Amerikë , ti bashkohen kësaj thirrjeje që ti drejtohemi me një Zë Qeverisë Amerikane për një përkrahje unanime për vëllezërit tanë të Luginës së Preshevës!
Këshilli Drejtues i Shoqatës KOMBI
22 Janar 2013
Worcester, Massachusetts, SHBA
NDEROHET PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA NE 7 VJETORIN E VDEKJES
Jahjaga: Ibrahim Rugova arkitekti i Pavarësisë së Kosovës/
Në shtatë vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, lideri i aktual i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar lart figurën e ish-presidentit Rugova, duke thënë se ai ishte lideri që vulosi fundshekullin e kaluar dhe këtë fillim shekull me konkretizimin e pavarësisë së Kosovë. Ndërkaq, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se figura e Rugovës është historike për vendin. Familjen e ish-Presidentit Rugova e kanë vizituar edhe Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga dhe kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli./
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në akademinë përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës, foli për ideologjinë, punën dhe vizionin e tij.
Presidentja Jahjaga tha se jeta dhe veprimtaria e Presidentit të Parë të Republikës së Kosovës, të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, na bënë të ndjehemi krenar për rrugën që si popull bashkërisht e kemi kaluar.
Jahjaga e quajti Presidentin Rugova, arkitekt të pavarësisë, udhëheqës largpamës, i cili përfundimisht e orientoi vendin dhe shqiptarët drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Ne sot e kujtojmë Presidentin e parë të shtetit, i cili në kohë të vështira, diti të marrë vendime të rëndësishme që i dhanë kahje historisë duke e përcaktuar përfundimisht fatin tonë si popull dhe të ardhmen e atdheut”, tha ajo.
Jahjaga vlerësoi se që nisje të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, me fillimin e dominimit të hegjemonizmit serb, Ibrahim Rugova e zgjodhi rrugën e krijimit të mendimit filozofik e politik të pikëpamjes së atdhetarizmës të formësuar, si filozofi e politikës aktive paqësore, që mobilizoi popullin e etshëm për liri, për pavarësi e për demokraci, për zhvillim të jetës pluraliste, për avancim të proceseve demokratike dhe për shtet ndërtim. Presidentja tha se kjo politikë rugoviane i dëshmoi aftësitë organizative të popullit, për të pasur dhe për të mbajtur shtet, dhe njëkohësisht krijoi përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, si kurrë më parë në histori. “Patëm një përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, të pashënuar ndonjëherë në historinë tonë, që kulmoi me intervenimin ushtarak humanitar të NATO-s në këto hapësira, për të parandaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik”, tha ajo. Presidentja edhe për krijimin e LDK-së, meritat ia adresoi presidentit Rugova, që sipas saj së bashku me intelektualët e tjerë krijoi dhe udhëhoqi Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilën ajo e quajti, partia e parë Demokratike në historinë tonë, që vepronte publikisht, e orientuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Së bashku me partitë e tjera krijoi jetën shumëpartiake për shtet ndërtim duke iu kundërvënë me shumë sukses sistemit okupues”, tha ajo.
Po ashtu ajo rikujtoi se ishte nisma e liderit Ibrahim Rugova, për të krijuar Këshillin e Partive Politike të Kosovës, e më vonë edhe të Këshilli Koordinues të njëmbëdhjetë Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, që mbi bazën e barabartë të parlamentarizmit, ndërtoi dhe miratoi “Platformën Politike për zgjidhjen e çështjes shqiptare në ish Jugosllavi”.
Po ashtu ajo tha se meritat i takojnë Rugovës për ndërtimin e një sistemi efikas qeverisjeje e administrimi për Republikën e Kosovës, shtet demokratik dhe të lirë, të gjithë qytetarëve të barabartë. Për më tepër ajo e vlerësoi Rugovën si strateg të shtetit të Kosovës, të Republikës, e që e kishte legjitimitetin e përkrahjen e gjithëmbarshme popullore dhe bazën legale të veprimit e të funksionimit.
Presidenti tha se me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe Presidenciale u bënë përpjekjet për funksionimin e procesit zgjedhor, nën kushtet e okupimit, si një dëshmi dhe një vullnet se populli i Kosovës do dhe di të mbajë shtet.
Jahjaga tha se Presidenti Rugova shpresonte shumë që në Kosovë do të mund të evitonte luftën kundër popullit të pambrojtur, duke llogaritur se bota përparimtare kishte marrë mësim nga luftërat e përgjakshme në Kroaci dhe në Bosnje dhe do të parandalonte gjenocidin dhe shpërnguljen e popullit të Kosovës. Ajo tha se Rugova pa as më të voglin hezitim në Konferencën e Rambujesë ia kaloi udhëheqjen e delegacionit dhe rolin prijës përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jahjaga tha se Presidenti Dr. Ibrahim Rugova njihet për sintagmën LIRI PAVARËSI, DEMOKRACI që ishte platforma e Tij politike; të punojmë, të fitojmë lirinë të shpallim pavarësinë të ndërtojmë demokracinë. Kjo tashmë është bërë realitet, ashtu si edhe vizioni për miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkaq një delegacion i kryesisë së LDK-së vizitoi sot familjen Rugova. Kreu i LDK-së Isa Mustafa vlerësoi lartë figurën e ish presidentit Rugova dhe kontributin e tij në shtetformimin e Kosovës.
“Si një filozof i cili e zhvilloi një aktivitet dhe një lëvizje të veçantë në një periudhe kur ishte shumë vështirë të lëvizej për liri, pavarësi dhe demokraci, lider i cili e vulosi fundshekullin e kaluar dhe fillimin e shekullit të ri dhe të arritëm që Kosovën ta pavarësojmë, që Kosova të ec drejtë integrimeve evropiane dhe euro- atlantike, kërkesë e tij e kamotshme”, tha Mustafa.
Për të nderuar ish presidentin Rugova, homazhe pranë varrit të tij bënë edhe kryesia e AAK-së. Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj tha se në nderim të veprës së tij kujtojmë gjithë arritjet që ka shënuar vendi.
“ Në përvjetorin e ndarjes fizike nga ne të presidentit historik dr. Ibrahim Rugova,bëjmë nderim dhe kujtojmë rrugën e gjatë të popullit tonë deri këtu e veçanërisht rolin historik të presidentit Rugova në rrugën e gjatë të arritjeve e popullit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Homazhe te varri i ish presidentit Rugova kanë bërë edhe drejtues të partive tjera politike, ndërkohë në shenjë të nderimit të veprës së tij, forumi rinor i LDK-së , organizoi marsh në qendër të Prishtinës.
Profeti i Paqes dhe Lirisë
Ai nuk “diti” dhe nuk deshi kurrë ta sulmonte askënd, përpos të keqen, padrejtësinë, diktaturën, urrejtjen, rrenën, mashtrimin, dhe atë gjithnjë me fuqinë e së vërtetës, me strategjinë këmbëngulëse dhe frymëzuese për falje, pajtim, bashkëpunim dhe bashkëjetesë me të gjithë.
Fjalët, shkrimet, idetë, politika paqësore jodhunore e Dr. Ibrahim Rugovës ishte një risi dhe befasi gati për të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, sipas parimeve të Gandhit, të Martin Luther King-ut, deri diku Havelit, apo si thoshte ai, ishte strategjia jonë “tereziane” duke u referuar dhe frymëzuar në jetën dhe veprën e Nënës Tereze Bojaxhiu. Këtë përcaktim e shpjegonte kështu: edhe jemi të detyruar, sepse nuk kemi as ushtri, as polici, as armë, dhe ndoshta kjo atëherë ishte edhe fatbardhësia jonë /vërejtja ime/, por edhe duam, sepse nuk besojmë në fitoren e luftës dhe të armëve, dhe ajo do ta përgjysmonte dhe pakësonte popullatën tonë, ndërsa ne dëshirojmë ta mbrojmë çdo jetë dhe çdo njeri… Ishte studiues dhe krijues burimor, njohës i thellë i traditës dhe kulturës sonë të lashtë, kritik letrar me aftësi të rralla shkoqitëse, njohuri të sakta, stil elegant, qëndrime gjithnjë pozitive dhe optimiste për kontekstin shoqëror dhe hapësinor shqiptar. Mbi të gjitha ishte strategu i politikës paqësore, do të thosha edhe më tepër, Profeti i Paqes, Gandi i ditëve tona në dimensione kombëtare dhe ndërkombëtare, njeri i cili shkencën, kulturën, artin, jetën e vuri në shërbim të politikës, ndërsa politikën në shërbim të të mirës së përbashkët, duke dëshmuar kështu një stil të ri tejet human të politikës paqësore dhe jodhunore. Shpesh thoshte: “Politika nuk është matematikë”, duke menduar dhe theksuar se njeriu nuk është kurrë vetëm numër, por person, individ i pacenueshëm, dhe se pakica dhe shumica duhet të bashkëpunojnë gjithnjë në kërkimin dhe zbatimin e paqes.(Kortezi:Bota Sot)
- « Previous Page
- 1
- …
- 574
- 575
- 576
- 577
- 578
- …
- 599
- Next Page »