• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

J’accuse!- Po na e vjedhin artin,po na e vjedhin kulturen,po na e vjedhin historinë!/

July 31, 2013 by dgreca

 “I urrej viktimat, që i respektojnë  /ekzekutuesit e tyre !” (Jean-Paul Sartre)/

Nga Fahri XHARRA/

Ne Foto:Krye Engjelli Mikael (Mikel / Mëhill), i Rodonit/

Specialistët e trashëgimisë Kulturore,njëkohësisht anëtarë të /Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.) denoncojnë një akt barbar që ka ndodhur në Kepin e Rodonit, ku është shkulur një basoreliev disa-shekullor që ata e identifikojnë me krye-engjëllin Mikael (Mikel / Mëhill), ose sikurse thotë historiani Ulqini një objekt pagan. Redoni ilir zinte një hapësirë shumë më të gjerë në bregun lindor të Adriatikut se sa territoret e qytetit të Durrësit.

‘Edhe pse për shekuj me radhë, kjo kala arriti ta mbronte vetminë e saj tragjike, edhe falë një basorelievi të krye-engjëllit Mikael, i cili me shpatë në dorë mbante larg saj hordhitë barbare, kjo kala nuk mundi ti rezistojë gjatë ditëve të sotme. Krye-engjëlli Mikael e mbrojti kalanë e Skënderbeut nga otomanët, nga venecianët dhe nga banorët e zonës përreth, që të mos i shkulnin gurët për shtëpi. Krye-engjëlli Mikael për çudi arriti të shpëtonte edhe nga komunizmi, sistem i dhunshëm ndaj simboleve fetare. Dhe, sot në korrik të vitit 2013-ës, statujën arritën ta shkulin nga muret e Kalasë së Skënderbeut. E shkulën mu në hundën e shqiptarëve, të cilët për të mbrojtur kulturën e tyre, kanë krijuar edhe institucione’. J’accuse  !

Kyçi (elementi tjetër i rëndësishëm i relievit) tregon se Rodoni (Redoni) ilir, krahas perëndisë së detit, ishte edhe perëndi e natyrës dhe udhëtarëve, perëndi mbrojtëse e tregtisë, kaq e zhvilluar në këtë zonë.

Po pyet bota për shqiptarinë  sa të madhe e kanë cmendurinë? ( e përmjerrën  përmendorën  e Gjargj Kstriotit – Skënderbeut) . J’accuse  !

Shukri Zymberi në bashkëveprim me disa banorë të fshatit Muçibabë dëmtuan skulpturën e figurës kombëtare Idriz Seferi. Skulptori thotë se banorët e këtij fshati dëmtuan veprën e tij, sepse Idriz Seferin e konsiderojnë tradhtar dhe nuk e duan ngase besojnë se ai ishte i fesë katolike.J´accuse !

“I urrej viktimat, që respektojnë ekzekutuesit e tyre !”thoshte Jean-Paul Sartre .

Me vjedhjen e artit, kulturës po na e vjedhin edhe  historinë.

”Që aty te lumi duket, mbi një kodër, Kisha e Shën Spasit ose Kisha e Gogëve (e vllehëve) si i thotë populli. Kjo ka historinë e saj. Sërbët e kanë djegur disa herë në kohën e Turkut, se vllehët nuk pranonin gjuhën sërbe në kishë. Ka atje disa varre të vjetër, me kryeshkrime greqishte që mund të na shërbejnë si dokumente historike për të vërtetuar se pjesa më e madhe e popullsisë sërbe e Prizrenit është, në realitet, një popullsi shqiptare-rumune e sërbizuar përmjet kishës, dhe e cila, dikur, ka dashur të rrojë jetën e vet kombëtare.”(Në Prizren, midis të vdekurve dhe të gjallëve, Mitrush Kuteli) dhe diku më largë te Bajrakli Xhamia: ”Ja, të gjithë të vdekurit të këtushëm që flenë nën shenjën e komplikuar të svastikes ariane në trajtë dielli, që i patën sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot. Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur edhe neve, nesër – dhe mbetën të shkretë.”(po aty).

I nderuari Mitrush Kuteli -Ne jemi viktimat, që  i respektojmë ekzekutuesit tonë

”Mëndimi i përgjithshëm i popullit tonë, sikurse i cdo populli tjetër, vetëm ai është i pagabueshëm” pohonte Frang Bardhi .” Gjithashtu nuk mund të mos merret në këtë rast si një dokument shumë i rëndësishë dashuria e pa besueshme e epirotëve ndaj Skënderbeut, sepse ,me siguri ata nuk do ta kishin dashur aq tej masës sikur Skënderbeu të mos kishte qenë epirot. Kjo është e qartë sepse epirotët nuk luftojnë me qejf nën një prijës prej kombësije të huaj.Dhe që e kanë dashur sa s´ka më ku të vejë, duket sheshit nga puna se ushtarë e tij shumë shpesh hidheshin në rreziqet më të mëdha për të mbrojtur vetë Skënderbeun. ”(F.Bardhi 1636). Çdo popull e njeh për bukuri zanafillën e vet. Dhe ne?

”Më 17 Qershor 13, në Shipskë, Voskopojë në Kishën e  Shën Gjergjit , u vodhë ikonostaset e drurit dhe ajo e arta,si dhe shumë gjëra të tjera me vlerë kulturore.

Ne muajin Mars  2013  nga Kisha e të gjithë të Shenjtërve në Himarë e ndertuar në vitin 1775 , u vjedhën në shtyllat e një ikonostasi te shekullit 18-të.Shkurt ”013 , Kampi i Spaqit në Mirditë me të gjthe që kishte u bart në hekurishte për riciklim.

 Dhjetor 2012 , ikonat në  Kishën e Shën Premtes të bëra nga Onufri , u vjedhën.”

Vidhet arti ,vidhet trashëgimia ,vidhet historia. Lista e vjedhjeve është e gjatë .( http://ekphrasisstudio.com/art-theft-is-a-crime-stop-looting-heritage-in-albania/ )

Chicago Tribune(janar 1994) me dhëmbje raporton : ÄShqipëria është shumë e pasur me pasuri arkeologjike, janë mbi 300 qendra të tilla arkeologjike që e tregojnë historinë e këtij vendi që nga parahistoria. E tërë historia u bart në Greqi ,Itali Gjermani. Ikonat me vlerë prej  5 million $ u zhdukën  nga Manastiri i Ardenicës ” J´accuse!

 “Një komb që në përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh . “(D. Koçi)

J ´accuse !

Fahri Xharra

29.07.13, Gjakovë

Filed Under: Analiza, Kulture Tagged With: Fhari Xharra, historine, Kulturen, po na e vjedhin

NJË DASËM SIPAS TRADITAVE SHQIPTARE NE NEW YORK

July 31, 2013 by dgreca

Kanë qenë më shumë se 500 të ftuar në dasmën që bashkoi vajzën, Diana Gojçaj, e bija e Pashkut dhe Prenës, me origjinën e prindërve nga Hoti me Josephin, djalin e Dedë Nikçit, me origjinën e të parëve nga Kelmendi. Nusja dhe dhëndri që të dy janë të lindur në Amerikë, por dasma iu nënshtrua traditave zakonore të vendlindjes. S’kishte ku shonte më bukur. Një pritje tradicionale në hyrje të restorantit Eastwood Manor në Bronx, të zotët e dasmës janë rreshtuar dhe presin të ftuarit në dasëm, ndërkohë që në mjediset e restorantit dëgjohet muzika tradicionale shqiptare. Orkestra dhe këngëtarët kishin ardhë nga Detroiti. Grupi muzikor i Aleksandër Gjelaj, Alfred Popaj, nuk pushoi për asnjë çast nga ora 7 e mbrëmjes deri në dy pasmesnate. Kamerat televizive dhe ato të fotografive fiksuan çastet e bukura të dasmës.

Sipas traditës shqiptare të veriut, parakalimit të çifteve u prijnë flamurmbajtësit që duartrokiten nga dasmorët që i prisnin ata me duartrokitje dhe me kamera e celularët, gati për fotografim.(Lexoje te plote ne Gazeten Dielli te printuar)

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Diana Gjocaj, Jozeph Nikci, Nje dasem shqiptare, sipas tradites ne NY

PROF. NELSON ÇABEJ, SHQIPTARO-AMERIKANI QË KA TRONDITUR OPINIONIN AKADEMIK ME TEORINË E TIJ TË EVOLUCIONIT

July 31, 2013 by dgreca

Për një kohë të gjatë veshtirësitë që gjente teoria Darwianiane e evolucionit gradual të llojeve i ka ndjerë edhe Profesor Nelson Çabej dhe, duke u marrë me to, ka zhvilluar teorinë e vet të evolucionit.Ai arriti në idenë themelore mbi rolin qëndror të informacionit epigjenetik në zhvillimin dhe evolucionin e botës së gjallë rreth 12 vjet më parë.Tashmë ka një teori, që mban emrin e tij.

 NGA DALIP GRECA

Profesor Nelson R Çabej, që jeton në New Jersey, ka një jetë që merret me shkencë, por, përveç revistave të huaja, media shqiptare nuk ka pasë kohë të merret me të.Ndoshta nga që ai është tepër modest dhe nuk mund të dalë para gazetarëve dhe të rrahë gjoksin”Ej , unë jam ai që kam tronditur botën akademike me teorinë time, që i kundërvihet evolucionit gradual të Darvinit”. Ai ka tashmë “patentën” e teorisë së vetë, por nuk është kujtuar askush që t’i akordojë atij qoftë edhe një titull të thjeshtë merite,megjithëse kemi krijuar një ushtri me “Mjeshtra të Mëdhenj” e me “Nder i Kombit”,  edhe pse profesori është aq i njohur në rrethet shkencore, jo vetëm në Amerikë. Është edhe përgjegjësia e ne, gazetarëve, që në median shqiptaro-amerikane, përcjellim si sensacione ndodhi të rëndomta, shpesh folklorike, apo tjerrim lajme se aksh president amerikan, apo zv/president, apo senatorë apo kongresistë, që drekojnë apo darkojnë në pizzeritë a restorantet e shqiptarëve, por nuk shkruajmë dy radhë për  profesorin, librat e të cilit kanë hyrë në rreth një mijë biblioteka universitare amerikane, dhe ka arritur që të renditet në top-listën e librave shkencorë më të lexuar. Nuk e di nëse profesorët e fakulteteve të Shkencave të Natyrës, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, kur spjegojnë teorinë e Darvinit, a u përcjellin studentëve informacionin se ka një shkencëtar në Amerikë, teoria e të cilit,është oponente e asaj të Darvinit për evolucionin gradual, që tashmë studiohet në universitetet amerikane ?! Një teori antirrymë….

Nelson R Çabej është autori i shumë librave në fusha të ndryshme të biologjisë (gjenetike, biologjia teorike, filozofia e evolucionit, biologjisë dhe zhvillimit etj). Ai jeton me gruan, Nikoletën  dhe djalin, Redonin, në pjesën veriore të New Jersey, USA….

TEORIA”ÇABEJ” TREGON SE NGA I MARRIN GENET “INSTRUKSIONET”

Cili është thelbi i kësaj kundërvënie, që përcjell teoria “Çabej”? Sa janë përkrahësit dhe kundërshtarët? Me pak fjalë, ju jeni kundër rrymës, si do të formulohej kjo antirrymë?-kjo ishte njëra nga pyetjet që i drejtova profesor Çabejt.

Përgjigja e tij:Megjithë të çarat e pariparueshme që ka marrë teoria gjenetike e evolutcionit, për arsye të njohura, shumica e autorëve akoma mbeten besnikë të saj, edhe për shkak të  inercisë. Por numri i atyre që vënë në dyshim dhe kundërshtojnë shpjegimin gjenetik të evolucionit vjen duke u rritur. “Rryma e re” nuk është homogjene dhe brënda ka  disa variante të ndryshme.

Profesori më spjegon se Teoria e tij mbështetet në mekanizma epigjenetike (pas- ose mbigjenetike), të cilat kontrollojnë dhe regullojnë funksionin e geneve. Në mënyrë të thjeshtë teoria pohon se çdo gen “di” vetëm një gjë: të prodhojë një ose disa proteina. Por genet nuk dinë atë që është kritike për funksionin e tyre: kur,  ku dhe për sa kohë duhet të prodhojnë proteinat. Teoria”Çabej” tregon se nga i marrin genet “instruksionet” për t’u “ndezur” ose “shuar”. Veç kësaj, organizmat e gjallë nuk jane “thasë” proteinash. Ato janë struktura marramëndësisht komplekse ku miliarda/triliona qeliza të qindra llojeve të ndryshme vendosen në vende të caktuara saktë për të formuar organizmin e kafshës, duke përfshirë edhe njeriun. Teoria”Çabej” e shpjegon zhvillimin e organizmit nga veza deri në pjekuri, jo me informacionin gjenetik në ADN, por fillimisht me informacionin epigjenetik që prindët vendosin në qelizat seksuale (vezë e qelizë spermatike) e, më vonë, gjatë zhvillimit embrional deri në pjekuri, “instruksionet” për zhvillimin e organeve dhe formimin e organizmit vinë nga sistemi nervor në formën e sinjaleve kimike.

10 VJETË PËR TA SHKRUAR LIBRIN E “TEORISË ÇABEJ”

Teoria”Çabej” është konkretizuar në një libër voluminoz. Ky libër erdhi si kurorëzim i një pune 10-vjeçare. Pas provave të para që bëri duke hedhur për diskutim për disa vite idetë e veta me biologë nga shumë vënde të botës në newsgrupe të biologjisë ne internet, në vitin 2001 ai arriti të botoi një libër me titull “Quantic Evolution” (Evolucioni Kuantik), ndërsa në vitin 2004 –  librin Neural Control of Development (Kontrolli Nervor i Zhvillimit Embrional) dhe pas tre vjetëve pune intensive,të lodhshme, por pasionante, në vitin 2008 arriti që të botoi teorinë “Çabej” në formë të plotë në një vëllim prej 900 faqesh, që mbante titullin “Epigenetic  Principles of Evolution” (Parimet Epigjenetike te Evolucionit). …

(Lexoje në  Diellin e printuar)

Filed Under: Kulture Tagged With: dalip greca, e Evolucionit, profesor Nelson cabej, teoria e tij

CLIRIMI I KOSOVES- Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane

July 30, 2013 by dgreca

SHBA : Doli në qarkullim libri “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane”/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Ka dalë qarkullim libri i ri i ish- diplomatit amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në  “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë. Libri “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane – Liberating Kosovo: Coercive Diplomacy and U.S. Intervention “, mund ta blini për 21.60 dollar amerikan në shitoret elektronike (e-bay) në internet nga Amazon.com. me gjithë paketimin dhe vlefëtën e postës.
    Libri “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane – është me parathënien e ish diplomatit amerikan R. Nicholas Burns, një professor universiteti, kolumnist, lektor, një njohës i shkëlqyer i çështjes së Kosovës. Ai është aktualisht professor i Praktikës së Diplomacisë dhe Politikës Ndërkombëtare në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy të Harvardit dhe një anëtar të Bordit të Drejtorëve të Qendrës së shkollës Belfer për Shkencën dhe Çështjeve Ndërkombëtare.

     Gjatë karrierës së tij në Departamentin e Shtetit, ai ishte Nënsekretari i Shtetit për Çështje Politike në kuadër të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ku ai luajti një rol të rëndësishëm në diplomacinë amerikane për Kosovën. Ai ka qenë emëruar nga Presidenti Xhorxh W. Bush, dhe u konfirmua nga Senati Amerikan më 17 mars, 2005 dhe u betua në detyrë para ish Sekretares së Shtetit Kondoliza Rajs. Si Nën/Sekretari, ai mbikqyri zyrat e larta përgjegjës për politikën amerikane në çdo rajon të botës dhe ka shërbyer në pozitë të lartë të Shërbimit të Jashtëm karrierës në Departamentin e Shtetit, dhe ka një dije të madhe për Kosovën.

         Në librin :”Në çlirimin e Kosovës – In Liberating Kosovo, të ish diplomatit amerikan David L. Phillips drejtor i Programit për ndërtimin e paqes në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në  “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë, tregohet:  Kosova, pas korporatizimit të saj në ish – Republikën Serbe të Jugosllavisë, u bë gjithnjë e më pasive gjatë viteve 1990, mbasi Jugosllavia( e shkërmoqur dhe që nuk egziston më) u zhyt në luftë të brendshme dhe të  shqiptarë etnikë të Kosovës, kur kosovarët kërkuan autonominë.. Në mars të vitit 1999, forcat e NATO-s filluan sulmet ajrore kundër caqeve në Kosovë dhe Serbi në një përpjekje për të mbrojtur popullin etink shqiptarë kundër persekutimit dhe shfarrosjes.Fushata e bombardimeve përfundoi në qershor 1999, dhe Kosova u vendos nën administrimin e OKB-së, si një periudhë e quajtur e tranzicionit, ndërsa negociatat për statusin e saj pasuan. Kosova përfundimisht shpalli pavarësinë në vitin 2008. Pavarësisht tensioneve të brendshme politike dhe problemet ekonomike, shteti më i ri është njohur nga shumë vende të tjera dhe shumica e banorëve të saj e kan mirëpritur ndarjen e saj nga Serbia.    Në librin e tij :”Në çlirimin e Kosovës – In Liberating Kosovo,, David Phillips ofron një pëllogaritje bindëse të negociatave dhe veprimeve ushtarake, të cilat kulmuan me pavarësinë e Kosovës. Duke u mbështetur në pjesëmarrjen e tij në procesin diplomatik dhe intervistat me pjesëmarrësit kryesorë,  Phillips, solli kronikat e Sllobodan Millosheviqit në pushtet, vuajtjet e kosovarëve, dhe ngjarjet që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë. Ai analizon se si NATO, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, vunë në punë diplomacinë, deri sa filluan bombardimit ajrore të forcave paqeruajtëse, për të vënë në lëvizje procesin që çoi në pavarësinë e Kosovës. Ai gjithashtu ofron njohuri të rëndësishme në një çështje kritike në politikën bashkëkohore ndërkombëtare: si dhe kur Shtetet e Bashkuara, kombet e tjera, dhe OJQ-të duhet të vepronin për të parandaluar spastrimin etnik dhe të shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut.

Figura eminente të jetës politike dhe diplomatike flasin për librin  : “Në çlirimin e Kosovës – In Liberating Kosovo”, të David Philips

  “Kjo histori diplomatike të hedh dritë mbi ngjarjet në Kosovë dhe informon ndërmjetësimin për të ardhmen ajo thekson rëndësinë e analizës së kujdesshme në mënyrë që të kuptojmë shkaqet rrënjësore të konfliktit dhe të gjejmë zgjidhje të qëndrueshme.” -. Martti Ahtisaari, Kryetari i Bordit të Iniciativës për Menaxhimin e Krizave ; ish-i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për procesin e statusit të ardhshëm të Kosovës; fitues i Çmimit Nobel të Paqes 2008.”Një përllogaritje “riveting Insightful” i politikave, dhe procesit, dhe “lojtarët” që çuan Kosovën drejt pavarësisë.” – Soren Jessen-Petersen, Professor, Shkolla e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, ish Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Administrator në Kosovë

“David Phillips, me këtë libër na ka dhënë njohuri në kohë dhe të rëndësishme në një prej çështjeve thelbësore të periudhës pas Luftës së Ftohtë – përgjegjësin e komunitetit ndërkombëtar dhe të Shteteve të Bashkuara për të vepruar, kur bota po ballafaqohej me genocid, krime kundër njerëzimit, dhe spastrim etnik “-. Frank G. Wisner, Përfaqësues Special i Presidentit të Shtetit të SHBA për bisedimet e statusit final të Kosovës.

Me librin “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane” – Phillips, e di se si të tregojë një histori, dhe ai ka treguar me këtë rastë një histori që ishte për të u treguar … Phillips në ri-tregimin e fushatës së shqiptaro-amerikaneve për Kosovën, në SHBA, është bërë më shumë instruktivë, dhe gjithashtu i pranueshem …. Phillips, duket se ka folur me këtë libër për pothuajse të gjitha ato që tregojnë në Amerikë dhe në Kosovë. ” – Toby Vogel, Illyria

“Version subjektiv i diplomatit David Phillips rreth historisë së fundit të Kosovës ka anët e forta se një vetë-vetëdije, një analizë objektive që ka pas më parë shumë mungesa. Ai siguron një llogaritje autentike të motivimeve nga politikëbërësit, të përfshirë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës ai e bën këtë histori më të lehtë për të identifikuar heronjët:. Autori me tregimet i tij me të madhe tregon për jetën e disa figurave më popullore në Kosovë, portretet e Richard Holbrooke, Martti Ahtisaari, dhe Soren Jessen-Petersen. ” – Erik Jones, Survivor

         “Unë do të kërkoja që të gjithë miqtë e mi për të marrë një kopje të librit “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane”, librit të shkruar nga ish diplomati amerikan David Phillips(Në e-book(libër electronik) gjinden 80 minuta video, ku Presidenti Clinton i flet popullit Amerikan për Kosovën dhe pse duhet të luftojë për atë, si dhe intervista të ndryshme në video:Tony Blair, Richard Holbrooke, Madeline Albright.). Në të njëjtën kohë libri i Philips mbulon aktivitetin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe flet për lobingun e shqipëtarëve në Washington. Gjithashtu aty gjinden dhe opinionet e kongresmenit Eliot Engel, Senatori Bob Dole dhe miq të tjerë të shqipëtarëve, se si kan punuar dhe vepruar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

 Mbasi unë mendojë se kjo është një vlerë, ndërsa ke lexuar një nga librat më të mirë të shkruar deri tash për Kosovën. Autori  me anë të këtij libri na sjell një përllogaritje shumë të saktë mbi luftën e Kosovës për liri dhe pavarësi. David L. Phillips, është një autor i shkëlqyer që është në gjendje për të treguar këtë histori të ndërlikuar dhe të gjatë në një libër që rrëfen fare qartë një histori më se të vërtet” – Harry Bajraktari veprimtar dhe ish botues i gazetës shqiptaro amerikane Illyria

  Rreth Autorit
     David L. Phillips është drejtor i Programit për ndërtimin e paqes dhe të Drejta në Institutin e Universitetit Columbia për Studimin e të Drejtave të Njeriut dhe një bashkëpuntor në  “Harvard Kennedy School’s Project ” mbi të Ardhmen e Diplomacisë. Phillips ka shërbyer si këshilltar i lartë i Byrosë për Azinë Qendrore, Çështjeve për Europën Jug Lindore, dhe Byronë për Çështje Evropiane dhe Kanadeze në Departamentin Amerikan të Shtetit, dhe si këshilltar i lartë i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Humanitare Çështjeve. Ai është autor i librit “Unsilencing the Past: Track Two Diplomacy and Turkish-Armenian Reconciliation” ( 2005), si edhe librit “Në çlirimin e Kosovës: Diplomacia detyruese dhe ndërhyrja amerikane nderuar me çmimin MIT Press, 2012,si dhe “Lëvizjet e dhunshme myslimane në tranzicionin” nderuar me çmimin Transaction Press, 2008, dhe  From Bullets to Ballots: Violent Muslim Movements in Transition (Transaction Press, 2008), dhe librin ” Losing Iraq: Inside the Postwar Reconstruction Fiasco” nderuar me çmimin Perseus Books, 2005.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Clirimi i Kosoves, David Fipiphs, diplomacia detyruese-nderhyrja amerikane

Forbes: Aktorja më e paguar femër e Hollivudit Angelina Jolie me 33 milon dollare

July 30, 2013 by dgreca

Nga Beqir Sina/

LOS ANGELOS : Angelina Jolie me 33 milionë dollar të paguara – kthehet në krye të listës së të paguarës më të lartë, të femrave në Hollivud sipas revistës Forbes, ndërkohë për meshkuj aktori i Hollivudit vjen Robert Downey Jr – me 75million dollar të paguara për filimin Iron Man – Njeriu i Hekurt, është aktori më i paguar për periudhën 2012-2013.
Kjo revistë nxjerr aktoren me renome pas një ndërprerjeje tre vjeçare që nga koha në filmin e saj të fundit me më buxhet të madh “Turistike”.

Pra tash përsëri Ylli i kinemasë Angelina Jolie është emëruar sërish aktorja më e paguar e Hollivudit sipas versionit të revistës amerikane “Forbes”.

Sipas informacionit të botimit, të ardhurat e saj që nga qershori i vitit 2012 deri në korrik të vitit 2013 ishin afërsisht 33 milionë dollar amerikan. Angelina Jolie është një nga aktoret e pakta në Hollivud, të cilat mund të pretendojnë të paktën 15 milionë dollar për xhirimet e një filmi, thekson Forbes.

Angelina Jolie ka kryesuar renditjen e revistës “Forbes” që dy vjet më parë, por sipas rezultateve të vitit të kaluar, ajo zinte vetëm vendin e katërt. Këtë vit “Forbes” e ka cilësuar atë edhe aktoren hollivudiane me më shumë ndikim në kinematografinë botërore.

Jolie, 38 vjeç, e cila u zgjodhë një mjeshtre e dyfishtë në fillim të këtij viti pas gjetjes se ajo ishte një bartëse e gjenit BRCA1, ka arritur të ardhurat  33 milion dollar në mes të qershorit 2012 dhe qershor 2013, njofton revista Forbes.
\Kurse Ylli i “Salt” yll, i cili ishte në sërën e çmimeve Oscar të filmave më të mirë të sivjetëm aktorja Jennifer Lawrence është vlerësuar nga revista Forbes, si aktoria e dytë më e paguar e Hollivudit me  26 milion dollar dhe Kristen Stewart qëndron e treta me 22 milionë dollarë pas serisë së filmit “Twilight”.
“Për të përpiluar listën e Forbes, ne kemi biseduar me agjentët, menaxherët dhe të tjerë për të vlerësuar ?5mimet lidhur me të ardhurat për çdo njerin aktor dhe aktore të famshëme të Hollivudit midis qershorit 2012 dhe qershor 2013.”shkroi gazetari Dorothy Pomerantz.
“Miqtë” me yllin Jennifer Aniston, dhe filmi “Ne jemi Millers – We’re the Millers” është  i katërti në listë, duke fituar 20 milionë dollarë.
Aktorja Emma Stone,  erdhi në vendin e pestë me 16 milon vlerë të ardhurave të saj.

Lista Forbes ‘e aktorëve më të paguar të Hollivudit 2013
Forbes, pak ditë më parë, nxorri dhe listën e vlerësuar të aktorëve(meshkujve) ‘më të paguar në Hollywood. Në listën e tyre vjetore “fluturon” në krye të saj filmi Iron Man dhe aktori i famshëm Robert Downey, në krye të listës i ndjekur nga Channing Tatun – me 60million dollar në filmin “Magic Mike, White House Down- Magic Mike, Poshtë Shtëpisë së Bardhë”
 Top 10 aktorët më të paguar të Hollivudit në mes qershor 2012 dhe qershor 2013 ..

1. Robert Downey Jr –              75million dollar (Iron Man)
2. Channing Tatun –                 60million dollar (Magic Mike, White House Down)

3. Hugh Jackman –                   55million dollar (Les Miserables, X-Men)
4. Mark Wahlberg –                   52.000.000 dollar (Ted)
5. Dwayne ‘The Rock’ Johnson  – 42million dollar (Fast & Furious)
6. Leonardo DiCaprio –              39million dollar (Great Gatsby)
7. Adam Sandler –                    37million dollar (Hotel Transilvania)
8. Tom Cruise –                       35million dollar (Jack Reacher)
9. Denzel Washington –            33-milion dollar (Flight)
10. Liam Neeson –                    32million dollar (Taken 2, Grey)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: aktorja femer, Angelian Jolie, me e paguar, sipas Forbes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 427
  • 428
  • 429
  • 430
  • 431
  • …
  • 548
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Vorea Ujko (1931- 26 JANAR 1989)
  • Vatra në Boston ju fton në ngritjen e Flamurit të Kosovës më 14 Shkurt 2026
  • Arritje e rëndësishme në studimet albanologjike: Shefkije Islamaj “Ligjërimi, gjuha, stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes”
  • Grupet shoqërore me civilizim të vonuar…
  • Marin Barleti, personaliteti më i shquar i humanizmit shqiptar dhe një ndër më të rëndësishmit të humanizmit evropian
  • Arbërishtja – një gjuhë pa shtet që mbijeton mbi 500 vjet në diasporë
  • Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit
  • Laver Bariu, ustain i madh i sazeve të Përmetit, madhështia e një shpirti të bukur që ka mbetur i gjallë në muzikën e tij
  • LAVDI KËTYRE BURRAVE QË LARTËSUAN KOMBIN TONË
  • Një ishull, një gabim: Investimet e huaja janë të mirëpritura—por jo me çdo çmim
  • Z. Shpëtim Tim Qorraj hapi fushatën për t’u zgjedhur në Parlamentin e Nju Jorkut 
  • Gjyshi i Ismail Qemalit, Ismail Bej Vlora e shihte perspektivën e një të ardhmje të pavarur të shqiptarëve
  • ATHANAS GEGAJ PER ORIGJINEN E ARBNIT
  • VAZHDON KRIMI SHTETËROR NDAJ AT GJERGJ FISHTËS: I PËRJASHTUAR NGA SHTETI QË AI MBROJTI
  • SHQIPTARËT DHE MAQEDONIA E VERIUT MIDIS UNITARIZMIT DHE DEMOKRACISË KONSENSUALE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT