• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA SUEDIA, TAKIM MBRESLËNËS NË TIRANË

July 9, 2017 by dgreca

Nga Sokol Demaku/1 Vajza e Agollit

NJË TAKIM MBRESËLENËS ME TË BIJEN E POETIT DRITËRO AGOLLI, POETEN DHE UDHEHEQËSEN E “KLIK EKSPO GROUP” NË TIRANË ME MIQË NGA SUEDIA/

1 Demaku suedi

Vapë qershori, si çdo here në vendet ballkanike ku temperatura në këtë kohë arrin maksimumin e saj aty afër të dyzetave dhe ku dielli pjekë e djegë dhe gjë përcellon çdo gjë.

Njeriu ndjen aromën e vapes, ndjen edhe ate që ne na mungon në veriun e largët ku trupi ynë ka nevojë për rrezet e diellit, por kësaj radhe në këtë vizitë ca ditore në Shqipëri ishte edhe një vapë tjetër ajo e zgjedhje parlmentare, ku në çdo cepë, në çdo kend nuk flitej gjë tjetër me përjashtim zgjedhjet.

Për ne ishte diçka absurde.

Jemi në Tiranë unë dhe miku im shkrimtari dhe përkthyesi Hamit Gurguri së bashku me dy poete dhe shkrimtare të njohura në letërsinë suedeze, islandezen Kristin Bjarnadottir dhe suedezen Anna Mattsosn të cilatë kanë shprehurë dëshirën të janë se bashku më ne për një javë në disa qytete shqiptare për tu njohur me vendin tonë, me poetë, poete, me kulturën dhe traditën shqiptare si dhe me natyrën dhe bukurit e natyrës shqiptare dhe për tëprezentua letërsin suedeze në shqipëri.

Ka ditë që me mikun tim Nuri Dragoi kishim biseduar dhe planifikuar një vizitë tek Elona Agolli e bija e poetit dhe shkrimtarit të mirënjohur Dritëro Agolli.

Është një e enjte pas dite, nga ora tetëmbdhjetë, por ende vapa verore pjekë si në mes ditë. Ne të pestë mësyjmë për në zyrat e mikes sonë Elona Agolli.

Në derë një mire se ardhje nga zonja Elona së pari në shqip e më pas edhe në një anglishte të pastër. Na oforn mirese ardhje dhe ne hymë në dhomën e pritjes e cila ishte e stolisur me piktura të ramuara, vegla pune për fotografi, kamera, libra, foto nga jeta. Një ambient familjar dhe i këndshëm për bisedë.

Mirë se erdhët në Tiranë! Dhe besoj se ja kaloni si më mirë në qytetin tonë!

Pas një prezentimi që bemë ne mysafirët nga veriu i largët dhe spjeguam qellimin e viztë sonë në Shqipëri e që është pjesë e një projekti të punuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås i Suedisë në bashkëpunim me Shoqatën regjionale të shkrimtarëve Qendra në Përendim me seli në Göteborg, e që ka për qellim prezentimin e letersisë suedeze në Shqipëri dhe krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit mes dy vendeve pas vizitave në disa qytete shqiptare ku u preznetua letërsia suedeze dhe poetë e shkrimtar suedez dhe zhvillimit të takimeve me poet, lexues, nxënës, të rinjë dhe punetorë bibliotekash mendojmë se projekti do vazhdoj dhe se do ketë punë dhe rezultate në këtë drejtim.

Pas një sherbimi me pemë e perime dhe me akullore mjaft të shijshme mikja jonë fillon prezentimine saj për punën dhe aktivitetion e saj.

Me falni por më duhet tu them që në fillim se para katër muajsh u nda nga jeta babai im poeti dhe shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli dhe se unë ende jetoj me te dhe se nuk mund të largoj ate nga mendja, por besoj se me kohë çdo gjë do bie në vend të vet.

Edhe unë merrem me shkrime, por ketu kam një bniznes që ka të bejë me organizimin e panaireve të të gjitha llojeve, pra panaire kombëtare dhe ndërkombetare. Ajo çka është më interesant per ju me siguri është panairi i librit që për çdo vit organizojmë këtu në Tiranë. Por edhe panaire tjera me rendësi për qytetin dhe vendin.

Më vjen mirë që paskeni bërë miq në atë vend Nordik, qenkeni pjesë e jetës atje. Dhe edhe me më vlerë është puna e juaj atje, puna prej poeti, shkrimtari, publicisiti, përkthyesi dhe gazetari në një vend të huaj mik si është suedia sot për ju. Ju përgëzoj për këtë të arritur të madhe në jetën tuaj. Ishin këto fjalë miradio të mikëpritses sonë Elona Agolli.

Me shkrime merrem edhe unë që nga rina dhe ndjehem krenare me këtë, si duket dikush mudn te thotë se do e kem trashegim nga babai, por kjo është një hobi i imi dhe dua ta zhvilloj.

Biseduam edhe për librin, lexuesin por edhe bashkëpunimin e ndërsjllë mes poetëve nga dy vendet tona dhe besojmë se do ia arrim qëllimit edhe për te cilin në ishim me miqt tanë suedez në Shqipëri.

Elona thotë se babai i saj e mjeshtri i vargut në prozë dhe poezi Dritëroi ishte i adhuruar nga lexues si ne vend po ashut edhe ne trojet shqiptare, ai ishte prezent cdo kund e edhe sot është ashtu me vargune tij. Por biseda ishte pothuajse e orijentuar me tepër tek romani i tij ”Shkelqimi dhe rënia e shokut Zylo” një roman sa satirik i kohës i cili me mjeshtri thumboi veset burokratike të kohës por edhe i mbijetoj kritikës së kohës, pasi siç thotë edhe vet Elona romani apo më mirë të themi novelat e tij që më heret ishin publikua në satirikën e kohes “Hosten” dhe ishin përkrahurë nga masa e lexueseve por edhe nga kritikët e kohës dhe se si duket kjo bëri ate që romani të mbijetoj dhe të lexohet lirshëm kur ai pa dritëne  botimit.

Kembyem libra dhe me një kafe mbremje u ndam nga mikja jonë Elona Agolli me ndjenjen se do kemi nje bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen mes QKSH “Migjeni” nga Borås dhe “KLIK EKSPO GROUP” të cilën e udhëheqë Elona Agolli. Qëllimi është që edhe mjeshtri i vargut në poezi dhe prozë Dritëro Agolli të jetë dhe të lexohet edhe në suedisht, kur mundësit dhe kushtet janë.

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Sokol Demaku, Suedi, takim me Elona Agolli, Tirane

Reagim nga ulqinaket e Çikagos, e patolerushme dhuna ndaj shqiptareve

June 27, 2017 by dgreca

Absurde apo jo shteti më i ri i NATO-s, shteti malazias po hesht ndaj dhunes dhe sjelljeve jo njerzore që u bënë ndaj të rinjve Shqiptarë në Ulqin./

Shoqata-ulqini-cikago

Ngjarjet e 17, Qershorit ngjallen habitje, shqetësim dhe pa knaqësi te mërgimtaret Shqiptarë nga Komuna e Ulqinit që jetojnë në Çikago! Aksioni dhe sjelljet brutale të njësive policorë nga qyteti i Tivarit që rezultuan në maltretime dhe rrahje fizike në disa lokalet e Ulqinit me ç’rast u lënduan një numër i madh i të rinjve u dënua ashpër nga të gjithë antarët e Shoqatës Ulqini në Çikago.  Me vemëndje i kemi përcjellur deklaratat e Cungut, Nimanbegut dhe Zenkes: Që kërkuan dorëheqje apo shkarkime të policëve, por në vendet demokratike personat që kalojnë kompetencat zyrtare denohen sipas ligjit. Absurde apo jo shteti më i ri i NATO-s, shteti malazias po hesht ndaj dhunes dhe sjelljeve jo njerzore që u bënë ndaj të rinjve Shqiptarë në Ulqin.  Besohet që qeverisë së Shtetit të Malit të Zi i intereson vetem ndihma e Shqiptarve kur në pytje është antarsimi në Nato apo ngritja e renomes të përgjithshme ndërkombtare.  Falenderimi i shtetit Malazias po shpërblehet me arrestime dhe rrahje fizike si sot dhe dje! Këto ngjarje ngjallin mosbesim dhe shqetësim tek ne dhe fëmijët tanë kur në pyetje është siguria e tyre kur vizitojnë vendlindjen e tyre. Andaj apelojmë te udhëheqësit e Partive Shqiptare, te Kryetari i Komunës së Ulqinit, Këshilli Nacional i Shqiptarve në Malë të Zi dhe të gjitha subjektet tjera që të marrin masa adekuate në preventimin e ndodhjeve dhe ngjarjeve të tilla! Në mënyrë që situata e 17, Qeshorit mos të përsëritet.

Kryesia e Shoqatës Ulqini Në Çikago

Filed Under: Mergata Tagged With: per shtetin e Malit te Zi, Turp, Ulqinaket e Cikagos

“Personalitet i Shquar i Labërisë” për Dr. Ruki Kondaj

May 24, 2017 by dgreca

Shoqata Kulturore Atdhetare Labëria “Nderi i Kombit”, i jep titullin “Personalitet i Shquar i Labërisë” Dr. Ruki Kondaj/1 Ruki KondaNga Albert Z. ZHOLI/Tashmë Shoqata Kulturore Atdhetare LABËRIA “NDERI I KOMBIT”, e ka bërë natyrë të punës së saj, vlerësimin e figurave patriotike, intelektuale, nga të gjitha fshatrat dhe qytetet e kësaj krahine heroike. Një ndër figurat që ka gjetur vlerësimin dhe mbështetjen e Shoqatës tonë, është dhe znj. Ruki Kondaj, një intelektuale, patriote, aktiviste e shquar, e cila si në atdhe, po ashtu dhe në Kanadanë e largët, ka treguar integritet, kulturë, emancipim, dije, mirëkuptim, largpamësi, ekuilibër duke bërë që emri i Shqipërisë, të marrë vendin dhe emrin që i takon në një kontinent të largët. Me punën e saj, me idetë dhe vizionin bashkëkohor që e karakterizon, ajo ka bërë që emri i Shqipërisë të respektohet me simpati dhe në Parlamentin Kanadez. Njerëz të tillë si Ruki Kondaj, janë vlerë në çdo shoqëri dhe një vlerë e shtuar e Shoqatës sonë, e cila po e vlerëson sot. Me këto fjalë e hapi këtë takim mbresëlënës Kryeredaktori i gazetës “Labëria” z. Albert Zholi, në datën 22 prill në Sallën e madhe UNESCO të Muzeut Kombëtar. Në këtë takim merrnin pjesë, drejtues të Shoqatës “Labëria”, shkrimtarë, aktorë, inxhinierë, këngëtarë, politikanë, miq dhe të afërm të Dr. Ruki Kondaj, si Prof. Dr. Ago Nezha, Dr. Dorian Koçi, Prof. Arben Malaj, Prof. Sabit Brokaj, Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti “Nderi Kombit”, Prof. Kastriot Muçaj, vëllezërit nga Kosova si Don Lush Gjergji dhe Prof. Nusret Pllana, arbëreshja mikja e saj, Zonja Lucia Martino, “Artisti Popullit”. Luftar Paja, Birçe hasko, Mjeshtre e Madhe Lili Cingu, Arjan Sula, Elida Petoshati, Kryesia e Shoqatës “Nermin Vlora me kryetare gazetaren Zenepe Luka, ‘Mjeshtre e Madhe” Irini Qirjako,Vitore Sallaku “Mjeshtre e Madhe”, Silvana Braçe, Vitore Stefa Leka, Nënlokja e emigarcionit në Itali, Prof. Zamira Çavo, Virgjil Kule, etj… Pas fjaës së hapjes së gazetarit Zholi e mori fjalën Kryetari Shoqatës “Labëria”, Prof. Dr. Ago Nezha i cili i bëri një rezyme të hollësishme punës dhe vlerësimit të Dr. Ruki Kondaj. Puna e zonjës Ruki në emigracion nuk mund të kuptohet pa aktivitetet e shumta me karakter patriotik. Ajo ka ftuar në Kanada këngëtarë nga të gjitha trevat, valltarë, të cilat kanë gjallëruar jetën artistike të vëllezërve tanë emigrantë theksoi Prof. Ago Nezha. Pas tij fjalën e merr një nga miket e Zonjës Ruki, zonja Elida Petoshati ish-ambasadore në Kanada e cila e vuri theksin tek puna e madhe e Dr. Ruki në emigracion për të mbajtur gjallë ndjenjën kombëtare. Në fjalën e tij Porf. Arben Malaj përcolli tek pjesëmarrësit formimin e Dr. Ruki Kondaj si një intelektuale vizionare. Me shumë respekt dhe konsideratë u shprehën miqtë nga Kosova Don Lush Gjergji dhe Prof. Nusret Pllana duke e cilësuar atë atdhetare të madhe. Një atmosferë krejt tjetër, të ngrohtë ku nuk munguan dhe lotët solli Zonja Lucia Martino, një arbëreshe që e flistë aq bukur dhe me tingull rilindasje gjuhën tonë të bukur shqipe. Një vlerësim mjaft domethënës i bëri figurës së Dr. Ruki Kondaj, Prof. Zamira Çavo e cila e vuri theksin tek roli i saj si një grua intelektuale e mirëfilltë që ka ngritur personalitetin e garve shqiptare kudo në botë. Ndër miqtë e Rukit në këtë takim ishin dhe dy këngëtarët çamë, dy të afërm, Enkelejda dhe Hysni Alushi. Ata erdhën enkas për të përshëndetur Znj Ruki me disa këngë çame. Një nga miket e Rukit, por dhe një pjesëtare e çdo aktiviteti të Shoqatës “Labëria” është dhe “Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa. Pa zërin e saj, recitimet e saj me poezitë e mërgimit me autore Vitore Stefa Leka dita nuk do të kishte atë atmosferë feste. Plot emocion u pritën dhe fjalët e z. Virgjil Kule. Pastaj, një emocion i ri. Ngjitet në skenë me një këngë jugu “Mjeshtre e Madhe”, Irini Qirjako, mike e znj. Ruki. Më pas Irini këndoi dhe dy këngë labe që ajo i këndon me shpirt labeje dhe me zë qiellor. Një nga të afërmit e saj, z. Arjan Sula i cili theksoi se arritjet dhe vlerësimi i Dr. Ruki Kondaj janë vlerësim dhe nderim për të gjithë fisin Sulaj. Në fjalën e saj e Dr. Ruki Kondaj falënderoi Shoqatën Labëria, kryetarin e saj, të gjithë të pranishmit për nderin dhe vlerësimin që i bënë. Një falënderim të veçantë ajo bëri kryesisht për miqtë e ardhur nga larg. Mes lotësh ajo vuri në dukje se pa shqiptarizëm zemra e çdo shqiptari do të jetë e dobët. Pas kësaj përshëndetjeje në sallë u përhapën tingujt e këngës së kënduar nga i mirënjohuri Nazif Çelaj, në 90-vjetorin e babait të saj, të nderuarit dhe të paharruarit Mehmet Sulaj. Pastaj të gjithë të pranishmit kaluan në një koktejl të organizuar nga familjarët e saj, ku filloi të jehojë kënga labe duke e kthyer këtë ditë në një ditë feste të gëzuar.

Filed Under: Mergata Tagged With: "Personalitet i Shquar i Labërisë”, për Dr. Ruki Kondaj

DIASPORA NE VOTIME: REAGIM

May 20, 2017 by dgreca

REAGIM: Periudha e Aplikimit për Regjistrim për votim jashtë Kosovës/

Organizata jo-qeveritare Germin reagon ndaj pengesave teknike që diaspora shqiptare po has gjatë procesit të regjistrimit për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor 2017. Shumë mërgimtarë e kanë pasur të pamundur mbrëmë t’i dërgojnë online formularët e tyre për regjistrim për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Të gjithë ata që kanë provuar t’i dërgojnë formularët e nënshkruar në e-mailat zyrtarë në ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org, kanë pranuar një mesazh që thotë: Inboxi është i mbushur me shumë mesazhe dhe për momentin nuk mund të pranojë mesazhe të tjera. “Ju lutem provoni ta dërgoni më vonë këtë mesazh, ose kontaktoni direkt me marrësin e mesazhit”, thuhet në vazhdimësinë e e-mailit automatik.

Ky problem teknik, pamundëson që diaspora të marr pjesë në zgjedhjet në Kosovë. Afati i shkurtër për t’u regjistruar nga jashtë, mungesa e organizimit të votimeve në diasporë, tani edhe problemet teknike për të votuar, sfidojnë trefish mërgimtarët të realizojnë të drejtën e tyre për votim. Diaspora është grupi më i madh shoqëror në Kosovë. Për këtë arsye, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, e drejtë e cila u garantohet me ligj, do të bënte që Kosova të ketë demokraci përfaqësuese. Teknikisht, diasporës në praktikë po i mohohet e drejta elementare e votës, edhe kësaj rradhe.an

Për këtë, ne kërkojmë nga KQZ-ja dhe të gjitha organet relevante që:

  1. Të zgjidhin problemin e të gjitha kërkesave të dërguara përmes postës elektronike deri më sot;

  2. Të adresojnë të gjitha problemet teknike që i kanë mërgimtarët gjatë periudhës së shkurtë për votim nga jashtë;

  3. Të lehtësojnë procesin e votimit nga jashtë (zgjasin afatin kohor për aplikimi, të shqyrtojnë alternativa të tjera për votim jashtë Kosovës).

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, reagim, votim

Kuizi i Diturisë 2017

May 19, 2017 by dgreca

*Kuizi i Diturisë 2017, në Traisenin e vogël me zemër të madhe/

1 Treisen 2017* Cikli i Lartë i fillores, vendi i parë “Iliria” nga Welsi  me nxënësit Anita Salihi, Emire Garipi, Blerina Gashi, Kaltrina Rexhepi i  mësueses Rafete Kosumi.  Cikli i Ulët “Ylberi” me nxënësit Artemisa Zenelaj, Erza Hasani, Elis Ramaj, Albina Zenelaj i mësuesit Osman Ademi./

2Trasen -

Nga  Hazir MEHMETI/*Traisen, 13 maj 2017.  Rrjedha e lumit malor luginës përcillte udhëtimin tonë drejtë qytezës së Traisenit, emërtim i lumit që u sjell jetë tremijë e pesëqind banorëve të luginës. Mes tyre dhe shumë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare të cilët për herë të parë pritën nxënës e mësuese nga disa qendra të Austrisë. Mësuesja  Antigona Elshani dhe bashkëshorti  i saj Hafir Elshani me mbështetjen  bashkëvendësve të Traisenit treguan një mikpritje dhe organizim i cili do mbetët i paharruar në historikun e kuizeve në Austri. Hapje e programit me vallen e luajtur me elegancë prej nxënësve nga Graci: Agnesa, Erona, Rinesa, Krenare, Sara, Albiona, dhe Blerina ngrohu që në fillim zemrat mërgimtare.
Moderatoja nga Graci, Albana Maxhuni, me shije prezantoj pikat programore në mirëseardhjen nga mësuesja nikoqire, Antigona Elshani. “Në veçanti falënderoj Këshilltaren e Traizenit zj.Edelmaier Heidmari, Z.Gerhard Fügl, Z.Andeas Gaupmann, bashkëshortin tim Hafirin, Një falënderim i veçantë për të gjithë në Traisen që e ndihmuan organizimin, gatuan ushqim nga kuzhina e pasur shqiptare dhe gjithë atë që duhet për të mbajtur një garë diturie dhe një program kulturo artistik.” Në emër të Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri programin e hapi Hazir Mehmeti, kryetar.  Ai falënderoj vendoret për pritjen dhe kushtet e ofruara: “Përshëndes  Edelmaier Heidemarie, këshilltare dhe zyrtarët tjerë bashkiak për mbështetjen. Ardhja e juaj na nderon të gjithëve Austria na përkrahu në kohën më të vështirë dhe ne do jemi gjithmonë falënderues. Po ashtu mësimi i gjuhës amtare në kuadër të shkollimit publik në Austri e  ndihmon integrimin e suksesshëm dhe ruajtjen e identitet të origjinës, andaj kjo na bënë krenar për vendin ku jetojmë”
Të pranishmit i përshëndeti zj. Zana Rugova, sekretare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. “Në emër të Ambasadorit z. Sami Ukelli dhe të Ambasadës ju përshëndes dhe uroj suksese kuizit tuaj. Ne jemi gjithmonë pranë organizimeve të tilla ku afirmohet gjuha e fjala shqipe aq më rendësi për ruajtjen e identitetit kombëtar”
Në fjalën e saj zj.Edelmaier Heidemarie, këshilltare në Bashkinë e Traisenit mes tjerash  tha: “ Ndihem e lumtur që organizohet një manifestim i tillë në bashkinë tonë. Dua ti përshëndes të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë ju. Mirë se keni ardhur dhe suksese!”  Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” në Austri përshëndeti dhe uroj sukses garës duke rikujtuar, se ruajtja e gjuhës është elementi i parë i ruajtjes së qenies kombëtare. Ai përgëzoi mësuesit për organizimin e bukur”  Në çdo fillim kapitulli, Alban Spahiu me zërin e tij dhe lojën në çifteli zgjoi mallin dhe dashurinë për këngën e vërtetë shqiptare.
Gara e diturisë u drejtua nga mësuesi Osman Ademi, kurse juria ishte në përbërjen: Bukurije Limani, Ibrahim Hasani dhe Rafete Kosumi. Për teknikën kompjuterike u përkujdes Ilir Hasani. Nga 23 mësuese në Austri, anëtarë  të shoqatës janë vetëm 14 prej tyre nga të cilët pjesëmarrjes në garë ishin vetëm   gjashtë mësuese: Antigona Elshani, Bukurije Limani, Rafete Kosumi, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Ibrahim Hasani.  Garat  u mbajtën për dy ciklet. Nga Cikli i Ulët i pari u rendit ekipi “Ylberi” pastaj me radhë ekipet tjera. Ekipi  “Fluturat” :  Fiona Murseli,  Bleona Jupa,  Stela Paskali; “Shpresa” – Eltion Shaqiri, Melisa Rrahmani, Albion Dervishaj;  “Ilirida“- , .Lorena Sejdiu, Sara Alili, Anesa Izairi dhe ekipi   “Zgjoi” me nxënësit:  Esra Osmani, Vesa Arifi dhe Din Arsani. Nga cikli i lartë  “Iliria” nga Wels-i u rendit i pari dhe do ta përfaqëson Austrinë në Kuizin që organizon Ministria e Diasporës në Kosovë. Ekipet tjera ishin “Bleta” nga Traiseni me nxënësit: Edonisa Çekaj, Altina Krasniqi, Granit Limani dhe Laura Kastrati.  “Dituria” nga Graci me nxënëset: Leona Maxhuni, Rilinda Bytyqi, Yllza Berisha dha Albina Berisha. Ekipi  “Afrim Zhitia” nga Deutsch Wagrami me nxënësit: Dorart Alushaj, Leonis Shala, Jehona Skeraj.
Loja teatrale me skenografi nga teksti “Tri Fluturat” nga nxënësit: Edonis Cekaj, Ermira Murati, Metin Murati, Varisa Limani, Vaid Limani, Elisa Cekaj, Adonita Sahitaj, Ideal Sahitaj, Elham Dzeljili, dhanë porosi të pa harruar se puna me dashuri e përkushtim është me vlera jetëgjatë. Loja teatrale  “Shoqet ” e luajtur nga nxënësit  Leona Maxhuni, Fiona Sadiku dhe Rilinda Bytyqi nga Graci ishte prekës dhe porositës, se gjuha e nënës është çelësi i të qenit shqiptar, andaj kultivimi i saj brezave është porosi e shenjtë. “ Vallja e Tiranes” luajtur nga grupi i vajzave nga Vjena Artemisa Zenelaj, Erza Hasani, Erda Arifaj, Albina Zenelaj ishte e mrekullueshme, pastaj “Vallja e Pavarësisë” luajtur prej nxënëseve nga Wellsi

Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Anesa Izairi e përcjellë me çifteli mori porosi nga Legjendari, Adem Jashari dhe ai është vet Liria që u buzëqesh brezave shqiptare kudo. Recitimet nga .Gresa Sejdiu, .Lorena Sejdiu, Albion Dervishaj plotësuan vargun e shprehjes artistike të ditës.  Ekipet u shpërblyen me dhurata nga organizatori.Kuizi “Traiseni 2017” nuk do harrohet për mikpritjen e ngrohtë dhe imazhit të mirë të njeriut tonë të sinqertë i brumosur me dashuri kombëtare.

  • Z. Hazir MEHMETI eshte bashkepunetor i gazetes “Dielli” ne Austri

Filed Under: Mergata Tagged With: Hazir Mehmeti, Kuizi i Diturisë 2017

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT