• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ndarja solemne e çmimeve në Grac

September 28, 2015 by dgreca

Nga shënimi i 26 Shtatorit, Dita e Gjuhëve Evropiane /
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Projekti i teksteve në gjuhën shqipe për diasporën vlerësohet i shkëlqyeshëm   Një sukses me vlera në afirmimin e gjuhës shqipe në gjithë Evropën. JanSisko: “Që nga viti 1998 konkurruan 600 projekte gjuhësie prej tyre 166 u vlerësuan të shkëlqyeshëm. Shkollimi gjuhësor ka rol të veçantë” Në Graz fliten 150 gjuhë. Gjuhëtari i njohur nga Zvicra, miku ynë i madh, Prof.Dr.Dr.BasilSchader dhe z.NuhiGashi (MASH Kos) dhe Hazir Mehmeti, morën çmimin në Sallën e Shkollës së Lartë Pedagogjike të Staiermarkut në Grac.. Ndarjen solemnisht e bënë JanSisko (nga Min. Ars. A) dhe GuntherAbuja –Qendra Austriake e Gjuhëve. Motivi konkursit, “Gjuhët përmes projekteve cilësore”, ku këtë vit konkurruan 60 projekte prej të cilave u shpërblye Projekti i Teksteve në gjuhën shqipe për diasporë krahas shtatë projekteve tjera të shkëlqyeshme. Ky projekt ishte fryt i bashkëpunimit të Shkollës së Lartë Pedagogjike të Zürich-ut, MASHT- së Kosovës i përkrahur financiarisht nga Qendra Ndërkombëtare e Fondit për Projekt (IPE). 19 tekstet e këtij projekti tani disa vjet shpërndahen falas për të gjithë nxënësit shqiptarë në mërgatë. Nga komisioni u cilësua si projekt i shkëlqyeshëm ndërkombëtar. Ekipi i autorëve: Besa Luzha, Hazir Mehmeti, Lush Culaj, MuhametAhmeti-Metis, Nexhat Maloku, NexhmijeMehmetaj, RifatHamiti, RizahSheqiri, Shefkije Islamaj, dhe XhevatSyla. Koordinatorë ishin: ArifDemolli, BasilSchader dhe NuhiGashi.
Në sallën e bukur nën tingujt e muzikës së lehtë programin e udhëhoqën Mag.KarinWeitzer dhe AlexandraWojnesitz. Nikoqiri, rektorja e Shkollës së Lartë Pedagogjike (PH- Graz) në Steirmarkzj. ElgridMessner e hapi tubimin solemn. “Në Grac fliten 150 gjuhë dhe numri i nxënësve me gjuhë tjetër amtare (jo gjermane) në dhjetë vjetët e fundit është rritur në 20%. Në vitin e kaluar shkollor ishin 10 mijë e tetëqind nxënës me gjuhë amtare jo gjermane… Ne synojmë arsimin integrues internacional te pedagogeve/ve tanë. JanSisko (Min. Ars.Aust) mes tjerash tha: “Konkursi përkrahet nga Komisioni Evropian dhe secili shtet ka lirinë e formës së organizimit. Ditën e Gjuhëve Evropiane e festojmë që nga viti 1998 ku në konkursin shpërblyes deri tani kanë konkurruar rreth 900 projekte prej të cilëve 166 projekte janë cilësuar si të shkëlqyeshme… Mendoj, se puna e përbashkët, në shkollimin gjuhësor luan rol të veçantë dhe ne do mbështesim projekte të kësaj natyre.” Pjesëmarrësve ju drejtuan edhe zj.UrsulaPanuschka nga agjencia –Mësojmë Tërë Jetën, z.GuntherAbuja –Qendra Austriake e Gjuhëve.     Pas pjesës zyrtare Prof.BasilSchader dhe grupi i tij, prezantuan tekstet e reja me strukturën e tyre didaktike-metodike bashkohore sipas standardeve të kohës tani në përdorim. U shfaqën sekuenca filmi nga puna praktike në orë mësimore me tekstet e reja, çka zgjoi interesimin tek ekspertët përkatës të UN, shkollave dhe mësuesve nga shumë gjuhë. Personazhi i filmit, mësuesi nga Vjena, prezantoj pjesë nga metodologjia e punës me tekstet e reja, pas së cilës pati edhe pyetje e diskutime. Ai prezantoj gjithashtu, abetaren e parë në gjuhën shqipe në Austri, pjesë e projektit të përfunduar, alfabetimi . Struktura didaktike, shkrimi, lojërat, figurat, mundësia e leximit, hapësirat e shkrimit të standardeve që i përgjigjen rrethanave e mësimit amtar në diasporë. Pas prezantimit dhe debatit u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e materialeve mësimore. Gjithashtu Prof.BasilSchader, dhe informata mbi grupin e teksteve “Nxitje didaktike” me udhëzime e shembuj nga praktika mësimore dedikuar mësuesve, veçan atyre të gjuhës amtare. Në disa ambiente, brenda e jashtë objekteve në qytet u organizuan aktivitet kulturore në shumë gjuhë; lexime, recitime, lojërave teatrale, këngë, valle. Në këto aktivitet morën pjesë dhe nxënësit shqiptarë të prirë nga mësuesja Bukurije Limani. Përfaqësuesi për mësimin në diasporë nga MASHT- e Kosovës, z.NuhiGashi, i vizitoj nxënësit, u njoftua me gjendjen e vijueshmërisë, pengesat dhe sfidat e të mësuarit në gjuhën shqipe.

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Dita e Gjuhëve Evropiane, Grac, Hazir Mehmeti, Vjene

Kosovë-Ministri i Diasporës me bashkatdhetarët në Slloveni

September 27, 2015 by dgreca

-Vizita me rastin e përkujtimit të familjes shqiptare Bruti me prejardhje nga Durrësi  e që në Kopër u vendos në fund të shekullit 16/

PRISHTINË, 27 Shtator 2015/ Në kuadër të vizitës në Republikën e Sllovenisë, pas takimeve me ministrin slloven për Diasporën, kryetarin e komunës së Lubjanës dhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në këtë shtet, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati takoi edhe bashkatdhetarët që jetojnë në Kopër.Vizita në këtë komunë u bë me rastin e përkujtimit të familjes së njohur fisnike shqiptare Bruti, e cila ishte me prejardhje nga Durrësi  e që në Kopër u vendos në fund të shekullit 16. Në këtë ngjarje prezent ishte edhe kryetari i Koprit, Boris Popoviq si dhe bashkatdhetarë nga shtete tjera si Kroacia e Italia.

Ministri Murati në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Shoqatën Kulturore Shqiptare “Iliria” për punën e bërë me komunitetin e kësaj zone, në përgjithësi, dhe organizimin e kësaj ngjarjeje në veçanti. Gjithashtu, shprehu mirënjohjen e tij për institucionet e ndryshme të Koprit lidhur me përkrahjen e komunitetit shqiptar të kësaj zone duke theksuar se “shembulli më i mirë i marrëdhënieve të hershme të mira midis sllovenëve dhe shqiptarëve është vetë historia e familjes Bruti”. Ministri i Diasporës, Murati më pas vizitoi edhe ekspozitën e artistit të njohur shqiptar Gani Llaloshi.

Ministri kosovar i Diasporës u prit edhe në një takim të veçantë nga kryetari i Koprit, Boris Popoviq, nga i cili kërkoi vazhdimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të përkrahjes për bashkatdhetarët tanë që janë qytetarë të komunës së udhëhequr nga ai. Nga ana tjetër,  Popoviq e falënderoi për vizitën dhe shprehu vullnetin e gatishmërinë për t’ju përgjigjur nevojave të komunitetit shqiptar në Kopër.

Gjatë vizitave ministri Murati ishte i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Nexhmi Rexhepi./b.j/

Filed Under: Mergata Tagged With: Kosove, Ministri i Diaspores, Slloveni

NJË DITË E SHËNUAR PER FËMIJËT SHQIPTAR NË LONDËR

September 26, 2015 by dgreca

 Shoqata “Ardhmëria” në Londër hapi vitin e Ri Shkollor 2015 – 2016./
LONDER : Një orë e thjeshtë mësimi me pjesmarrjen e mësuesve dhe nxënësve të Shoqates “Ardhmëria”shënoi fillimin e vitit te ri shkollor.Drejtuesi i kësaj shoqate zoti Lutfi Vata dhe Bordi Drejtues i kryesuar nga Dr Blerta Cenko bashkë me mësuesit, prindër dhe nxënës shfaqën enthusiazmin e tyre për një vit të ri të suksesshëm me sa më shumë nxënës shqiptarë. “Proud to be Albanian. Duke e percjelle kete ngjarje, ne facebook, ka bere nej shenim edhe ambasadori shqiptar ne Londer, anetar nderi i Federtaes Panshqiptare te Amerikes Vatra, shkruan: – Krenar që jam Shqiptar  dhe shton:“Një ditë e shënuar për fëmijët Shqiptar në Londër”.

Filed Under: Mergata Tagged With: Ardhmeria ne Londer, nisi vitin shkollor, te shkolles shqipe

NË EKSPOZITËN E PIKTURËS “ENIGMA”, TË DHIMITRA MISRASI-“LUSHA”

September 25, 2015 by dgreca

Nga Murat Gecaj/

Siç dihet, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit tonë, herë pas here, zhvillohen veprimtari të ndryshme e mbresëlënëse, kulturore e artistike. Kështu, p.sh., aty bëhen përurime librash, festohen ditëlindje krijuesish etj. Por, jorrallë, hapn ekspozita pikture ose fotografike.Në ketë shënim, dëshiroj të përmendi se, nga data 17-25 shtator 2015, aty  qëndroi e hapur Ekspozita me emrin “Enigma”, nga piktorja emigrante në Greqi, Dhimitra Misrasi-“Lusha”. (Ajo do të jetë hapur edhe nesër).Këtë Ekspozitë e kanë vizituar shumë banorë të Tiranës, ndër ta edhe piktorë e skulptorë, punonjës të artit e kulturës, poetë e shkrimtarë,  artistë e publicistë etj. Sigurisht, ata kanë krijuar përshtypjet e tyre rreth përmbajtjes e realizimit artistik të  afër 45 punimeve të paraqitura.Unë nuk mund të bëj vlerësime të sakta për këtë ekspozitë edhe për faktin se nuk jam specialist i kësaj fushe, por dhe sepse nuk është qëllimi i këtij shënimi ose kësaj skice, që po publikoj. Ekspozitën në fjalë pata rastin që ta shihja pikërisht  sot.Në përgjithësi, më bënë përshtypje pikturat e kësaj autoreje të talentuar. Një shikuesi a vizitori jo specialist, i tërheqin vëmendjen si tematika e pikturave, por edhe ngjyrat e ndezura të tyre, pasqyrimi i botës shpirtërore të portreteve të realizuara, detajet artistike  etj. Veçanërisht, janë të pëlqyeshme peisazhet e ndryshme. Pikërisht, pranë një pikture të tillë, pata kënaqësinë që të bënim një foto, bashkë me piktoren  Dhimitra Mistrasi-“Lusha”.Me këtë rast, e urojmë këtë autore, si për çeljen e kësaj ekspozite në kryeqytetin tonë dhe për vazhdimësinë e krijimtarisë, gjithnjë e më të bukur. Shpresojmë e presim, që në to të ketë kurdoherë frymën e dashurisë për vendlindjen dhe të pasqyrojë sa më bukur: traditat e mrekullueshme të popullit tonë,  botën e pasur shpirtërore njerëzve dhe shijet artistike të bashkatdhetarëve tanë, kudo që ata ndodhen!

Tiranë, 25 shtator 2015

Filed Under: Mergata Tagged With: Enigma, Murat Gecaj, NË EKSPOZITËN E PIKTURËS, TË DHIMITRA MISRASI-“LUSHA”

VOTA E DIASPORËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, A ËSHTË E MUNDUR?

September 22, 2015 by dgreca

Shqipëria së bashku me Andorën, Armeninë, Maltën dhe San Marino janë të vetmet vende antare të Këshillit të Europës ku Diaspora ende nuk voton, sipas një raporti të botuar në dhjetor 2014 nga ky Institucion.*

Nga Aurenc BEBJA*/

Artikulli në vijim, me një stil pyetjesh, trajton çështjen e votës së diasporës të Republikës së Shqipërisë. Gjatë fushatave të ndryshme elektorale të viteve të fundit klasa politike shqiptare u ka premtuar imigrantëve se vota e tyre do të mundësohet në vendet ku jetojnë dhe punojnë, por ky premtim ende nuk është bërë realitet.

Numri i lartë i popullsisë në diasporë, 1.400.000 shtetas [1], të ardhurat e konsiderueshme, qindra miliona euro, që ajo dërgon në vendlindje, [2], eksperienca e demokracive të zhvilluara dhe studimet e ndryshme mbi ndikimin e kësaj vote në zhvillimin demokratik në vend, shtrojnë një pyetje thelbësore « A është e mundur vota e Diasporës Shqiptare? »

Në përpjekje për t’ju përgjigjur kësaj pyetje lindin një numër pyetjesh të tjera : a është e mundur :

– që tu premtosh shqiptarëve të diasporës mundësinë e votës kur ndodhesh në opozitë në zgjedhjet parlamentare të 2009[3], pastaj në pozitë në zgjedhjet parlamentare të 2013 [4], dhe kur ndodhesh në pozitë në zgjedhjet lokale të 2015 [5], kryeministri i vendit tu kërkojë shqiptarëve te diasporës të nxitin vendesit te votojne, me anë të një statuti të publikuar në profilin e tij në një rrjet social [6] ?

– që një koalicion politik[1] të parfaqësojë mazhorancën e pushtetit lokal, në një shtet të banuar nga 2.893.005 shqiptarë [7], por me 3.372.471 votues të regjistruar në listat elektorale [8], ku vetëm 1.613.054 morën pjesë në votime, dhe ku vetëm 840.180 votuan për këtë koalicion, ose ¼ e popullsisë të regjistruar në lista ?

– që abstenimi i lartë (52.15% sipas KQZ[2]-la) në zgjedhjet e fundit lokale të 2015 të jetë një formë pakënaqësie ndaj politikës shqiptare apo pamundësie e diasporës për tu rikthyer në vendlindje për të votuar ?

– që në listen e 1.759.417 shqiptarëve që nuk votuan të jenë dhe emrat e imigrantëve [9] ?

– që një opozitë (2013 – 2015), dikur në pozitë (2005 – 2013) të heshtë ndaj votës së diasporës ?

– që mungesa e votës së diasporës nuk vë aspak në dyshim demokracinë lokale, që nuk forcon pushtetin oligark të klasës politike, apo nuk influencon përhapjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të korrupsionit ?

– që vota e diasporës do të krijojë nevojën për rinovimin e politikanëve shqiptarë, gjë e cila do të mund të kontribuojë në ndryshimin e imazhit të politikës në shkallë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare ?

– modifikimi i nenit 45, të pikës 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë [10] apo i nenit 3, të pikës 3 të Kodit Zgjedhor [11] për sigurimin e votës së diasporës ?

– mundësimi i votës së diasporës për shembull në shtetet perëndimore si Franca [12] apo Gjermania [13] ?

– votimi në ambasadat dhe konsullatat shqiptare në botë, ashtu siç ndodhi për zgjedhjet parlamentare të prill 2014 në Maqedoni [14], për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershor 2014 au Kosovo [15], për zgjedhjet prezidenciale të nëntorit 2014 në Rumani [16], apo për zgjedhjet legjislative të majit 2015 në Turqi [17].

– që shoqatat shqiptare në botë [18] (një pjesë e tyre të ndjekura nga mijëra e mijëra shqiptarë në rrjetet sociale) të luajnë një rol mediatori ndaj mërgatës shqiptare duke e informuar atë se si dhe ku mund të votohet në diasporë ?

Në përfundim, çështja e votës imigrante të shqiptarve të Shqipërisë, në shtetet ku jetojnë dhe punojnë, mbetet ende një dosje e hapur, dhe realisht e papërfunnuar. Ndërmjet bashkëpunimit të aktorëve të ndryshëm që numëruam më lart, imigrantëve shqiptarë mund tu realizohet mundësia e votimit në distancë që në zgjedhjet parlamentare të 2017, por kjo do të varet nga vullneti, i klasës politike shqiptare, ose edhe nga vetë reagimi i diasporës ndaj kësaj teme.(Klara Buda Post)

Filed Under: Mergata Tagged With: Aurenc Bebja, Vota e Diaspores

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • …
  • 105
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT