• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Serbet vajtojnë edhe sot se si mbeti Kosova pa turq

December 12, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Oj mrekulli e mashtrimit ,si ke ditur t`iu përshtatesh aq mirë e bukur serbëve? Si munden këta njerëz  “syrin me lot” e “ gojën plot vajë “ të vajtohen për diçka që ata e shkruajnë nuk është aspak e vërtetë ?

Këte që do e lexoni duke shkuar më poshtë e kanë lexuar me mijëra serb , turq dhe të huaj. Kemi edhe nga ne që  e kanë “ndarë “ dhembjen  me turqit e  “përvuajtur “ që duheshin të iknin nga Prishtina . Të “mjerët ata !

Prishtinë 1948 ; “ Ashtu si artistët që ndërrohen në skenen e teatrit ashtu  edhe turqit e lodhur dhe rraskapitur iknin nga Prishtina duke iu lëshuar vendin shqiptarëve të etshëm për hakmarrje. Për vetëm disa vjetë, 3-4 mijë turq u përzunë pë Turqi, dhe në vendin e tyre erdhën shqiptarët (Šiptari ) të cilë nuk ishin kurrë banorë të Prishtinës.”

“ Në vitin e përmendur 1948 Prishtina i kishte 7-8 mijë banorë , gjysma e të cilëve ishin turq e gjysma tjetër serbë deri sa ndonjë shtepi e shqiptarëve ishte tek-tuk andej pari dhe shumë e rrallë”

Të shtyre nga zullumi ( i shqiptarëve ,pra) turqit iknin në Turqi ndaras apo në mënyrë kolektive. Pra pushteti komunist për një kohë të shkurtër e ndërroi popullatën ; dhe turqit në heshtjen e vdekjes natën , me shi e me bore iknin me tren drejt  Maqedonisë e pastaj për Turqi,”.
Pastaj  vazhdohet ‘ Prishtina ishte një kasaba turke me 15 xhami’ dhe kështu zhdukej e humbej nga origjinaliteti. “ ( per skeptikët ja edhe në serbisht : “Albanci nisu bili kućne sluge Turaka ili Srba, nego su kao nadničari i napoličari obrađivali turska ili srpska imanja. Svaki stari Prištevac je imao nešto zemlje van grada, pošto je grad bio mali. Moja porodica je imala vinograd, dva kilometra van grada između Prištine i sela Matičane. Imali smo tri hektara imanja. To su obrađivali neki Džavid i Huso, Albanci iz Prištine. Imali su kuću na dvadesetak metara od naše.
Što se Turaka tiče, oni su bili age i begovi i imali su velika imanja od po pet, deset i više hektara. Turci su se bavili baštovanstvom, imali su bašte van grada iz kojih su snabdevali Prištinu povrćem. Turci su sebe kotirali visoko i smatrali su da njihova deca ne mogu i ne treba da rade fizičke poslove. Na svojim imanjima su zapošljavali Albance. ).
Serbët me rrenat e tyre shkojnë edhe më largë : “  Urreheshin ndërveti edhe pse ishin të të njëjtës fe, Turqit kurrë  nuk martoheshin me gra shqiptare. Por ato vite kushti për të mbetur në Kosovë duhej të duhej të bënin martesë të përzier me shqiptarët “

Dhe ankohet propaganda serbe :” Mu ne kohën e ikjeve të turqve ngritet në Prishtinë ,përmendorja e vellazerim bashkimit ( e cila eshte edhe sot fxh) “

Prishtina 1948- 68 .
“Pasi që pastrimi etnik i turqve u krye  ( 1948-1968 ) u krye në tërë Kosovën, numri i turqve u zvoglua ne 1-2 % , dhe pasta u ndal dhuna ndaj të mbeturve.”Prishtina u mbush  me shqiptar nga fshatrat për rreth por edhe nga Shqipëria, filloi marrja e pronave serbe dhe zullumi mbi serbet”
(“Celu Prištinu su naselili Šiptari iz susednih sela ali i iz Albanije. Sluge su, to se nazivalo socijalističkim preobražajem, prvo gospodare stavili pod zulum. Valja priznati istinu da su Albanci turska imanja uglavnom kupovali, a pitanje cene se, u opštoj bežaniji, nije postavljalo.
Najmasovniji zločin nad Srbima zabeležen u vreme komunizma se dogodio u selu Matičane, gde je u jednoj jaruzi pronađeno devet Srba, zaklanih.” )

“Dhe erdhi viti 1968 , viti i demonstratave masive dhe shkatërrimtare të shqiptarëve.”
Po sot  , pyesin mediumet serbe , sa turqë kanë mbetur.?

Dhe kështu serbet i flisnin ndoshta edhe Erdoganit , dhe qanin hallet me të për zullumin shqiptar ndaj turqve.
“Mbledhjet ishin pa praninë e gazetarëve dhe udhëheqje se Kosovës. (supozim i imi )

 

Filed Under: Opinion Tagged With: pa turq, Serbet vajtojnë edhe sot se, si mbeti Kosova

BERISHA: SOT JEMI 25 HERE ME TE FUQISHEM

December 11, 2015 by dgreca

Në 10 minuta Berisha nuk ju drejtua vetem sallës, por të gjithë demokratëve dhe u tregoi se ai nuk është vetëm pjesë e historisë së PD-së, por edhe e tashmja e partisë.Mes më shumë se 15 fjalimeve në ceremoni, Berisha me 10 minuta në podium i eklipsoi të gjithë; që nga themeluesit nostalgjik si Arben Imami, Eduard Selamin me kritikat e zbutura, por edhe kryetarin aktual Lulzim Basha me vizionin e tij të ri për të djathtën.

Në 10 minuta Berisha nuk ju drejtua sallës, por të gjithë demokratëve dhe u tregoi se ai nuk është vetëm pjesë e historisë së PD-së, por edhe e tashmja e partisë. Këtë la të kuptohej teksa personalizoi thënien e njohur të shkrimtarit francez Viktor Hygo: “Një mijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë. I dhjeti do të jem, po qe se mbeten dhjetë; E në mbetet veç një, – unë do të jem ai!”. E thënë ndryshe, Berisha s’ka ndërmend të largohet ndonjëherë nga politika aktive në Partinë Demokratike.

Fjalimi i djeshëm i tij ishte dhe një “platformë” për rikthimin e opozitës në pushtet. Një platformë pa stërhollime, e kuptueshme nga militantët e thjeshtë dhe që përmblidhet në dy pika: protesta dhe mosbindje civile. Berisha u shfaq dje kërcënues si kurrë më parë ndaj mazhorancës. Qëndrimi i tij binte në sy për retorikën e ashpër dhe thirrjet për protesta, duke mos përjashtuar asnjë formë të reagimit popullor. Një qëndrim që duket se do të jetë dhe mënyra sesi Partia Demokratike do të sillet tani e tutje ndaj mazhorancës.

“Sot jemi 25 herë më të fuqishëm e më të gjallë për të mbrojtur liritë tona dhe qënien tonë. Ndaj thirrja ime është të ngrihemi në lartësinë e guximit. Ky vrasës i shpresës duhet të marrë atë që meriton, fundin. Edi Rama duhet të rrëzohet me të gjitha mjetet demokratike. Të qërojmë sa më parë këtë klikë që po shkakton largimin e shqiptarëve”,- tha Berisha. Këto ishin frazat më të përdorura nga ish-kryetari i PD duke u bërë thirrje demokratëve që të reagojnë. Shprehja “të përdorim çdo mjet demokratik” në gojën e Berishës merr një tjetër kuptim sesa kur thuhet nga politikanë të tjerë. Jo rastësisht edhe vetë ish-kryeministri u mendua pak para se të shqiptonte fjalën “demokratike”. Ajo që kish me mendje duket se ishte vetëm shprehja me “çdo mjet” dhe kur thotë këtë i ka parasysh të gjitha, që nga protestat si ajo e 8 dhjetorit, e deri tek ato të shtatorit të vitit 1998. I shtrëngoi fort nofullat kur e mendua ta shtonte fjalën “demokratik” pas togfjalëshit “ ta rrëzojmë Ramën me çdo mjet…”. Kishte në mëndje vetëm fjalët “ me “me çdo mjet”.

Në linjën e Berishës duket se u detyrua të ishte dhe Basha në fjalimin përmbyllës së ceremonisë kur foli sërish për zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike. Ditët e një opozite që mundohej të ishte konstruktive e bashkëpunuese duket se kanë marrë fund në PD. Në kohën e mbetur deri në zgjedhjet e ardhshme, apo dhe të parakohshme siç thonë drejtuesit e selisë blu, ajo që do të dëgjohet nga kjo parti do jenë protestat dhe tubimit. Berisha caktoi dje vijën e sjelljes së PD-së dhe me mbështetjen që mori në sallë pak vend ka për zërat e moderuar në parti.

Problemi është se në përvjetorin e themelimit, partia e parë opozitare në vend nuk u largua shumë nga modeli i 25-viteve më parë. I njëjti person, Sali Berisha, dje thirri për mitingje, mosbindje civile, protesta dhe “qërim” nga pushteti, njëlloj si në ato vite kur përballë kishte Partinë e Punës dhe njerëzit e diktaturës.  Ndërkohë sot vendi drejtohet nga një parti që ka ardhur në pushtet me zgjedhje të lira dhe sado mëkate të ketë qeverisja aktuale nuk mund të krahasohet me Partinë e Punës.

Duken muaj të vështira këto që po vijnë për Edi Ramën. Një shpresë ka kryeministri socialist; të rikrijojë marrëdhënie korrekte me Ilir Metën. Ndryshe… nuk ka më qeveri. Ka zgjedhje të reja.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: BERISHA: SOT, JEMI 25 HERE, ME TE FUQISHEM

Taktikat e zeza…

December 10, 2015 by dgreca

(Një udhë e rrahur mirë)/

Nga Rexhep Kasumaj- Berlin, dimër 2015/

1.Krerë të guvernës së lëkundur të Prishtinës, sajojnë si çakaj të hallakatur  kurthe e taktika, për të shmangur përballjen me atë që quhet ligj. Mirëpo, sipas një fataliteti të çuditshëm që ndjek prorë kohët e sundtarëve të Kosovës, eksperiencat janë paqëtuese. Ligjet me veglërinë e tërë ekzistojnë vetëm për të dobëtit. Dhe Balzaku qëmoti shkruante figurshëm se ato janë ca si rrjeta merimangash që shqyhen nga mizat e mëdha, e ku ngecin ato të voglat…Po, sërish, droja sikur s’mërgon nga zemrat e tyre të helmta. Sepse, së paku, dialektika që ruan balansin natyral mes të me të mirës e të keqes, e thotë një ditë fjalën e saj…Dhe ky është makthi i vërtetë i hierarkëve që janë mbyllur në kullat e epërme nga s’shohin asgjë poshtë tyre…Ata duan ta gëzojnë kalimsinë – e jo historinë. E tashmja për vdektarët impersonalë është e gjallë, e prekshme, jetike…Horaci thoshte se nuk është nder e kënaqësi vetëm të vdesësh, por dhe të jetosh për atdhe. Mirëpo urtaku latin lexohet ose, më saktë, ndjehet instinktivisht (se leximi është mallkim) ndryshmërisht prej tyre. Meqë vdekjen s’e bëjnë dot  – aherë  kanë zgjedhur të jetojnë për të, por krejt në kah të kundërt nga ç’do të ketë kujtuar mendjelashti i uruar: hajnueshëm, vrasshëm, grabitshëm, rrenacakshëm, dhunshëm, trathtueshëm, e pra – poshtërisht!

2. Çfarë do të ndodhte, që këndej, sikur Kushtetuesja e përdalë të verdiktonte refuzimin e plotë (sepse si pranimi ashtu dhe refuzimi vetëm i tillë mund të jetë), të “Entitetit serb” si shkelës të shkronjës dhe frymës së saj?

Dhe, pastaj, nëse një ekspertizë (edhe e huaj), të konstatonte dhurimin shpirtmadh të bjeshkëve e të mijëra hektarë kullotash  Malit të Zi?

Apo, së fundmi, ndonëse pushtetësit e Prishtinës i tmerron demokracia direkte si çelës vullneti, një plebishit referendar ta bënte këtë gjë, njëj udhe më të thjeshtë e të bindshme?

Aherë Premieri rrëshqanor dhe ndihmësi i tij, ky pinokio i drunjtë, do thoshin ngutshëm e cinikisht: ne jemi legalistë dhe, ndaj, njohim pa hezitim vendimet e instancave të epërme! Në fakt, bishtpërdredhuri i parë, me shpresën bizare në përgjigjen e favorshme gjykatës, paratha tashmë këtë lojë…

Vetëm kaq, vallë? Po vepra e krimit? Po faji? Po ndëshkimi i tij?

Ç’përceptim shpërdorues i punës a interesit publik dhe ç’keqkuptim tragjik i shtetit të së drejtës!

3.
“Marrëzia është e rrallë tek njerëzit e veçantë, kurse tek grupet, partitë, popujt a epokat, është një rregull”! Kështu pohon Niçe (“Përtej së Mirës dhe së Keqes”), por, me gjasë, nuk rrjedhon të jetë e saktë gjithmonë. Në Kosovën  e sotme ajo, madhnia e saj, Marrëzia, është gati totale: tek të veçantët dhe tek të gjithë!

Erazmo i Roterdamit (“Lavdi marrisë”) i thurte hymn asaj, sepse, si thoshte, Hyu e kishte zbritur mëshirshëm poshtë, për ta shpëtuar botën nga serioziteti i mendimtarëve…

Rezulton, pra, se, sa më e dendur mjegullina e saj – aq më e lumur do jetë njerëzia pa dritën e mërzitshme mendimore..!

Po a nuk, vërtetë, kështu?
Ku do gjesh turmë më të gëzuar se në Kosovë? Këtë e konfirmojnë dhe relatorët e huaj që bëjnë barometrat e specifikuar duke i vënë gjithnjë shqiptarët e Republikës së re në ballë të tabelës!

E pse tani duhet të ndryshojë kjo magji?

Filed Under: Opinion Tagged With: Rexhep Kasumaj, Taktikat e zeza...

QEVERIA SHQIPTARE, LUFTE TE RREME KUNDER KORRUPSIONIT

December 10, 2015 by dgreca

Ambasadorja e BE: Lufta kundër korrupsionit nis me ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, përndryshe nuk keni shërim /Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, ka ashpërsuar retorikën sa ai përket luftës së rreme të qeverisë shqiptare kundër korrupsionit. Vlahutin theksoi dje se lufta kundër korrupsionit nis me ndëshkimin e zyrtarëve të lartë. Sipas ambasadores së BE, nëse nuk ndëshkohen zyrtarët e lartë shqiptarë, sistemi nuk do të ketë shërim dhe korrupsioni do të vazhdojë të dominojë jetën shoqërore shqiptare. Ajo theksoi se në Shqipëri problemi i korrupsionit adresohet në mënyrë të gabuar, duke theksuar se në fokus duhet të jenë politikanët. “Fusha të ndryshme që janë shqetësim përsa i përket Shqipërisë janë financimi i partive politike por në mënyrë de facto, edhe mosndëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë”, deklaroi dje ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, në një tryezë me zyrtarë të tjerë të lartë në Ditën kundër Korrupsionit. Vlahutin bëri me dije se Bashkimi Europian do të akordojë 10 milionë euro për forcimin e strukturave që luftojnë korrupsionin. Sigurisht, këto fonde do të mbikëqyren nga Bashkimi Europian. Në vijim, ambasadorja e BE theksoi se në Shqipëri mungojnë politikanët e përgjegjshëm, ndërsa shtoi se po ashtu mungojnë institucionet funksionale  dhe një sistem funksional gjyqësor. “Na nevojiten institucione funksionale dhe një gjyqësor funksional. Por na duhet edhe një klasë politike e përgjegjshme ndaj atyre që u ka dhënë votën. Sepse këta persona janë zgjedhur për të shërbyer, po ashtu duhet të kemi qytetarë të informuar. Na duhet që të lëvizim dhe ecim parapara në këtë luftë”, nënvizoi ambasadorja.    Korrupsioni në administratë   Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë goditi edhe punonjësit e administratës publike. Ajo theksoi se korrupsioni është një veprim që kryhet mes dy palëve, njëra që i kërkon paratë dhe pala tjetër që i merr. Sipas saj korrupsioni është një transaksion. Diplomatja shtoi se vetëm lufta kundër korrupsionit shëron sistemin. “Në fund të fundit korrupsioni është një transaksion, njëra pala që i kërkon paratë dhe tjetra që i jep. Në rast se njerëzit do të kenë frikë, atëherë korrupsioni do të dominojë. Nëse njerëzit do pranojë që korrupsioni është mënyra e vetme që të marrin shërbimin e duhur do të jetë e vështirë të shërohet sistemi”, u shpreh Vlahutin në tryezën e organizuar në Ditën kundër Korrupsionit. Në vijim të këtij argumenti, diplomatja e Bashkimit Europian tha se një rol të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit luan media dhe shoqëria civile. “Unë mendoj se media dhe shoqëria civile luajnë një rol të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit”, tha diplomatja e Bashkimit Europian. Në tryezën e organizuar me rastin e Ditës kundër Korrupsionit, i vetmi politikan i pranishëm ishte ministri për Çështjet Vendore, Blendi Çuçi. Ndërkohë, ndërkombëtarët e tjerë theksuan rolin që luan media në minimizimin e korrupsionit.  Erneta Shevroja – See more at: http://www.sot.com.al/politike/ambasadorja-e-be-lufta-kund%C3%ABr-korrupsionit-nis-me-nd%C3%ABshkimin-e-zyrtar%C3%ABve-t%C3%AB-lart%C3%AB#sthash.quy5NFiQ.dpuf

Filed Under: Opinion Tagged With: kundër korrupsionit, lufte te rreme, qeveria, Romana Vlahutin

Popullit që flenë i vidhet historia

December 10, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Jemi në një kohë të thyerjeve të mëdha morale në kombin tonë . Nuk e di , e rastësishme apo e përgatitur ? Asgjë nuk është e rastit . Ekstremi fetar jo vetëm që na e morri fytyrën në arenën ndërkombëtare por na shkakton edhe dëme të mëdha morale e historike me një qëllim humbjen e ardhmërisë së një kombi të vjetër , në mos më i vjetri në Europë.
Edhe turku edhe serbi ,për kundër shkatërrimeve që na i kanë bërë gjatë shekujve , së paku unin , moralin dhe kombin nuk kanë mundur të na zhbëjnë . Sot jemi dëshmitar dhe e sytë tanë po e shohim shkatërrimin dhe heshtim. Jo vetëm që heshtim ndaj kësaj furtune por çirremi me zë të lartë edhe ndaj vetvetes sikur duam t`i kërkojmë zotit llogari pse na e fali vjetërsinë historike.
Dhe ,  të pa origjinët nuk po kursejnë as para , as mund e as shkencë
Kush po i largon gurët e varreve nga xhamitë e Kosovës  ? fill pa çlirimit na mbërrin dijetarët  turko arab dhe me parat e tyre ne e bënë lëmsh moralin tonë kombëtar . Ata erdhën këtu me shumë qëllime.
Atë, që serbëve iu ka ikur pa e shkatërruar me shekuj ; ne me ndihmën e ardhësve të rinj iu mundësuam.
Xhamitë tona zakonisht kishin edhe oborret e tyre me varreza shumë të vjetra ; e mbi ato varre gurët me gdhendje dhe shkrime të ndryshme  romake apo osmane : por që e shënonin një kohë. Por kishte edhe më të vjetra se romake dhe osmane ,kishte edhe asi gurë që shkruante historia e vjetër, Edhe ne kohërat e kaluara ne kishim njerëz të mençur që përkundër dhunës dhe robërisë dinin te ruanin diçka nga e kaluara e largët . Ishin gurët e varrezave që e fshehin një të kaluar , që mos t`i binte në sy pushtuesit.
Shikoni këtë foto:ky gur është në oborrin e një xhamie në tokat shqiptare ; nuk po tregoj se ku , por ai është shumë i lashtë. Ai tregon diçka ,por duhet t`i japim gjuhën që të flet .
Guri nuk flet , por ne flasim për te ; por ne nuk i japim mundësi që ai apo ata gurët e larguar nga varret e xhamive të na e tregojnë të vërtetën tonë .
Me porosi të kujt u larguan  gurët e varreve nga oborret e xhamive tona , po u pyetur asnjë institucion shkencor i yni ? Por edhe pyetje tjetër , kemi ne institucione shtetërore ?
Fahri Xharra

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, popull qe fle, vjedhja e historise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 615
  • 616
  • 617
  • 618
  • 619
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT