• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NE ZGJEDHJET E REJA ME LEGJISLACION TE VJETER

May 10, 2013 by dgreca

Në mungesë të reformave zgjedhore, Kosova pritet të shkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale me legjislacionin e vjetër. Përmbyllja e reformave zgjedhore, paraqet një nga kriteret që Komisioni Evropian i ka përcaktuar Kosovës në kuadër të studimit të fizibilitetit për negociatat e Stabilizim Asocimit.
Megjithatë, liderët e partive kryesore nuk kanë arritur ta përmbyllin ende reformën as për nivelin lokal dhe as për atë qendror.
Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim i ka bërë thirrje presidentes së vendit, Atifete Jahjaga që të caktojë zgjedhjet lokale në fund të shtatorit apo më së largu në fillim të tetorit, për shkak të eliminimit të parregullsive.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka tërhequr vërejtjen se në periudhën e dimrit, kur dita zgjat më pak, mundësitë për parregullsi janë më të mëdha, ngase errësohet më herët.
Kryeziu ka kritikuar edhe qeverinë e Kosovës për ndërhyrje në procesin zgjedhor me vendimin e fundit për formimin e komunës së Hasit. Ai tha se nga 22 marsi, Kosova ka hyrë në kalendarin zgjedhor dhe më nuk mund të ketë komuna të reja.
Ndërkaq në mungesë të reformave, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmerr disa hapa për përmirësimin e infrastrukturës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
Kryeziu ka folur edhe në lidhje me sfidat kryesore që e presin Kosovën në pretendimet që për herë të parë të organizojë zgjedhje komunale edhe në veri të vendit. Sipas tij, shumëçka do të jetë më e qartë pasi që Prishtina dhe Beogradi të merren vesh edhe në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
“Sfidat kryesore sigurisht që do të jenë afatet kohore për zbatimin e marrëveshjes së arritur. Ne ende nuk e kemi një plan të zbatimit të kësaj marrëveshje dhe ende nuk kemi informacionet e duhura për të ditur se komunat e veriut a do të jenë pjesë e këtij procesi zgjedhor apo jo”, ka thënë Kryeziu.
Një çështje tjetër problematike që ka të bëjë me zgjedhjet në komunat veriore, është ajo e partive politike serbe në atë pjesë, të cilat janë të regjistruara në Serbi, por jo edhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë. Kryeziu ka thënë se për të qenë pjesë e procesit, partitë serbe nga veriu duhet të regjistrohen në organet e Kosovës.
“Partitë politike serbe të cilat nuk janë të regjistruara në Kosovë nuk mund të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Ato duhet të regjistrohen në organet kompetente në KQZ dhe ajo që ne kemi kërkuar si Demokraci në Veprim ka të bëjë me atë që KQ-ja duhet të luaj rolin e vet në përgatitjen dhe organizimin e procesit zgjedhor”, është shprehur Kryeziu.
Në përgjithësi, Demokracia në Veprim, që kryesisht merret me vëzhgimin dhe monitorimin e proceseve zgjedhore, ka vlerësuar se reformat janë zvarritur shumë edhe atë me fajin e liderëve të partive kryesore politike.
Shqipe Pantina, nga ky koalicion i OJQ-ve ka kritikuar edhe disa nga rezultatet që
kanë dalë nga bisedimet në kuadër të reformës zgjedhore. Sipas saj, liderët politik kryesisht kanë arritur disa konsensuse që bien ndesh me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës, e cila kërkonte më shumë zona zgjedhore, listat e hapura si dhe zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit në të ardhmen, çështje këto që nuk janë përfillur nga partitë politike.
“Liderët tanë fillimisht duhet të respektojnë rezolutën e Kuvendit të Kosovës e cila kishte vendosur disa parime, siç ishin: Kosova të ndahet në më shumë zona zgjedhore e deri te zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit, parime këto që kohët e fundit janë lënë anash nga liderët politik”, ka thënë Pantina.
Demokracia në Veprim ka konfirmuar se është duke e zgjeruar rrjetin me organizata partnere lokalepër vëzhgimin dhe monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme komunale.
Ky koalicion ka konsideruar se zgjedhjet duhet të mbahen këtë vjeshtë dhe se shtyrja eventuale e tyre do të përbënte shkelje të Kushtetutës, pavarësisht nëse një vendim i tillë eventual do të arsyetohej me përgatitjen e terrenit për zgjedhjet e para në komunat veriore(Kortezi Zijadin Gashi-Europa e Lire)

Filed Under: Opinion Tagged With: zgjedhjet ne Kosove, Zijadin gashi

Kur “Kaçi i zi” arrestonte studentët e Dhjetorit

May 8, 2013 by dgreca

Nga Bardhyl Ukcamaj/ Stamford/ Connecticut/
Për disa nga anëtarët e kryesisë së tashme të PD-së, që nuk kanë shumë lidhje me të kaluarën historike të kësaj partie, një kujtesë për Kastriot Islamin.
Islami ka qenë Ministër i Arsimit i Partisë së Punës së Shqipërisë nga 21 shkurti 1991- 10 maj 1991, kundërshtar i egër Lëvizjes Studentore Shqiptare. Është pikërisht Kastrioti, ai që mbylli Universitetin e Tiranës, në mënyrë që të paralizonte Lëvizjen.
Në fundvjeshtën e vitit 1991, Islami ishte kryetar i Kuvendit të Punistëve (në dominancë), kur u arrestuan disa nga drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Myftar Gjana, Arben Lika e Pal Serreqi me motivacionin “Për organizim të paligjshëm të demonstratave”.
Pas këtij arrestimi, unë Bardhyl Ukcamaj së bashku me disa nga drejtuesit e LS kam organizuar një miting të madh në “Sheshin Demokracia”.
Mijëra studente kanë nisur marshimin drejt Sheshit Skënderbej ku na janë bashkuar mijëra e mijëra qytetarë të Tiranës dhe minatorët e Valiasit.
Në shesh kam bërë thirrje të rrethonim parlamentin e punistëve dhe të kërkonim lirimin e menjëhershëm të shokëve tanë.
Pasi jemi tubuar para parlamentit, kam kërkuar takim urgjent me kryetarin e Parlamentit të Punistëve dhe u kam dhënë 10 minuta kohë për të ndërprerë seancën plenare ose ndryshe do të hynim në sallë.
Ne kishim rrëzuar një nga diktaturat më të egra në Europë dhe nuk mund të na frikësonin hijet e sistemit të vdekur.
Seanca plenare është ndërprerë menjëherë dhe unë, Xheni Tanini, Theodhori Dhimitri, Mirel Sharxhi, Arben Gabraj jemi pritur nga Islami në zyrë.
Më është drejtuar me fjalët: “Shteti ka ligje djalë”. Duke goditur fort tavolinën dhe me zë të çjerrë, por të fortë, i jam drejtuar: “Nëse drejtuesit e LS nuk do të lirohen menjëherë, ne do të pushtojmë parlamentin dhe do ta bëjmë tani, ti bëj tënden. Sa për ligjet, po t’i referohemi udhëheqësit tuaj shpirtëror, E. Hoxhës, ligjet i bën populli dhe populli do ta pushtojë këtë parlament”.
Ai është zverdhur, dridhej! Pas meje kanë folur me të njëjtën vendosmëri edhe miqtë e mi, mes të cilëve më mbetet në kujtesë Theodhori Dhimitri, Xheni etj.
Ai telefonoi dhe studentët u liruan menjëherë. U ndamë ashtu si u takuam, pa u përshëndetur, ne në rrugën tonë e ai në të tijen. U ndamë atëkohë dhe mbetemi të ndarë!
Kaq për sot, së shpejti do të shkruaj me kujdes një analizë më të gjatë për atë që metaforikisht thirrej Kaçi i Zi.
E theksoj, do të shkruaj në kujtesë të disa drejtueseve të tashëm, zëshurdhër e zullumtarë (jo të atëhershmit) të partisë, që themeluam e drejtuam në momentet më të vështira, por edhe më të lavdishme të historisë së Shqipërisë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Bardhyl Ukcamaj, kaci i zi, qe arrestonte studentet

Samuel Zbogar: Jo vetëm Beogradi, por edhe Prishtina të bisedojë me veriun

May 8, 2013 by dgreca

Zbogar: Jo vetëm Beogradi, por edhe Prishtina të bisedojë me veriun

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar u ka bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë që të vendosin komunikimin me serbët në veri dhe të mos ia lënë gjithë punën e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit në atë pjesë vetëm Serbisë./
Nga Zijadin Gashi/

Zbogar, ka inkurajuar Prishtinën zyrtare që të provoj t’i bindë serbët e veriut se marrëveshja Prishtinë – Beograd është në të mirën e tyre.
Këto komente, zyrtari i lartë evropian i ka bërë pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa.
“Mendoj se nuk është vetëm Serbia ajo që duhet t’i bindë serbët në veri në lidhje me planin dhe marrëveshjen, ngase mendoj po ashtu se edhe njerëzit në Prishtinë duhet të vazhdojnë t’i inkurajojnë dhe mundohen t’i bindin ata se marrëveshja e arritur është në interesin e tyre”, ka thënë Zbogar.
Zbogar është shprehur i bindur se Kosova dhe Serbia do të dakordohen rreth planit të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit të arritur në dialogun midis kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq.
Fillimisht presim marrëveshjen rreth planit dhe më pas edhe zbatimin e saj në praktikë, ka thënë Zbogar.
Marrëveshja ka të bëj kryesisht me fillimin e vendosjes së normalitetit të komunat veriore të Kosovës, ku autoritetet shtetërore të Kosovës nuk kanë qasje për shkak të kontrollin mbi atë territor që kanë strukturat paralele serbe.
“Është një marrëveshje e rëndësishme. Zbatimi i saj do të jetë mjaftë kompleks, por është me rëndësi që të dyja palët të ndihen rehat me planin e zbatimit i cili do të jetë tejet i detajuar me afatet kohore dhe veprimet që duhet të ndërmerren në terren”, ka thënë Zbogar.
Optimizmin e tij se delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë marrëveshje rreth planit të zbatimit ka shprehur edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq. Ai u ka thënë medieve në Beograd se pret marrëveshjen qysh këtë javë.
“Në Bruksel gati se çdo ditë aq shumë bisedohet dhe shpresoj se këtë javë do të vjen deri te përmbyllja e planit të zbatimit të marrëveshjes”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, Beogradi dëshiron që Serbia të jetë një lajm i mirë në botë, sikurse që ky vend pret lajme të mira nga Brukseli.
Delegacionet nga Prishtina dhe Beogradi po i vazhdojnë edhe sot bisedimet në Bruksel në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes Thaçi – Daçiq rreth kompetencave të asociacionit të komunave serbe në Kosovë.
Pas marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë të arritur me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, zbatimi i saj në terren konsiderohet si një çështje shumë komplekse dhe sfiduese marrë parasysh qëndrimin refuzues të popullatës lokale serbe në veri të Kosovës.

Filed Under: Interviste, Opinion Tagged With: per Veriun, Prishtina dhe Beogradi, Samuel Zhogbar, Zijadin gashi

E majta që kërkon pushtet!

May 8, 2013 by dgreca

Ne Foto: Boris Tadic, kumbara i marreveshjes Rama-Meta/
Opinion nga Mimoza Dajçi/ New York/
Në arenën ndërkombëtare të futbollit kemi parë lojtarë që kafshojnë veshin e kundërshtarit. Për pasojë, për kanibalizëm përballen me ndëshkimin e federatës sportive. Por skena dhune të ngjashme po hasim edhe sot në pistat tona politike, ku lideri socialist Edi Rama, kap për veshi e flokësh diplomatin shqiptar në Vjen. Barbarizmat nuk kanë të sosur, etja për pushtet i ka bërë të majtët të nxjerrin më shumë kthetrat e dhëmbët në prag zgjedhjesh.
Shqipëria ka përjetuar diktaturën më të egër në Europë, e për pasojë krimet e asaj diktature makabre nuk janë rikoperuar akoma, të gjallët e asaj kohe që vuajtën nëpër burgje e kampe internimi akoma mbajnë plagët në trup, turbekulozin e simptomat e tij, traumat, tortuart e gjumturët e thyera, ndërsa e majta kërkon me çdo kusht marrjen e pushtetit.
Pikë pendese – faji nuk kemi nga askush për këto krime, e ato viktima. Faljet e ndjesat publike janë lënë pas dore…pra ku e gjen të drejtën morale e politike kjo e majtë për të marë pushtetin, e majta komuniste, ku prokurori i djeshëm është transformuar në avokatin e sotëm?
Janë me qindra fëmijë të nomenklaturës së kuqe shqiptare që nëpërmjet Fondacionit Soros përfituan bursa studimi në Europë e SHBA, e sot janë kthyer të përforcuar për të marë pushtetin që të parët e tyre e mbajtën me diktat 50 vite me rradhë. Nëse do mundemi të shikojmë listat e tyre, as një nga shtresa e persekutuar politike nuk ka përfituar një të tillë. Politika e drejtuesve të Soros – it në Shqipëri me Pirro Mishën në krye u orientua në mënyrë të tillë, që fëmijët e tyre të dipllomoheshin për të marë sërish pushtetin. Faktet flasin qartë…emrat e tyre tashmë janë bërë publike, çajnë ekranet televizive e bëjnë propagandë për fitoren e së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit, Erion Veliaj & company.
Çfarë kërkon më e majta shqiptare?
Nuk u ngopën paraardhësit e tyre me vrasjet, burgosjet, internimet e dramat pa fund që i shkaktuan padrejtësisht këtij populli, por akoma kërkojnë pushtet e të pasurojnë brez pas brezi gjenaratat e reja. Edhe Osama Bin Laden studioi në SHBA, por kur u kthye në Afganistan, i ktheu krahët demokracisë, e i vuri flakën këtij shteti të madh e paqedashës që mbron të drejtat e jetën e çdo populli në botë. Edhe soristët e rinj shqiptarë përfunduan studimet e larta në europë e perëndim tani janë kthyer në atdhe e kërkojnë rrëzimin e demokracisë e kthimin e së majtës në pushtet, me pretendimin se janë socialistë të rinovuar e jo komunistë…
Edhe ata/o individë apo familje ish të persekutuara politike nga rregjimi komunist në Shqipëri që morën rrugët e mërgimit, përveshën mëngët e punuan në çdo lloj pune për mbijetesë, se askush nga ata nuk e gjeti të shtruar e të paguar qiranë e apartamentit, apo shkollimin e fëmijëve. Kurse të majtët i dërguan fëmijët e tyre nëpër shkolla e universitete prestigjoze nëpër botë, ku kishin të siguruar fjetjen, ushqimin literaturat studiuese, etj.
Mendoj se vota e diasporës shqiptare në SHBA, apo vende të ndryshme të botës do të luajë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje vendimtare për vendin, pra të mos hezitojmë, të japim votën tonë që e majta të mos vijë më kurrë në pushtet. E fenomene dhune të këtij lloji, të mos shfaqen më në arën ndërkombëtare diplomatike.

Filed Under: Opinion

Letër e hapur Z. BUJAR NISHANI-Presidenti i Republikës së Shqipërisë

May 8, 2013 by dgreca

I nderur Z. Nishani,/
Mua më quajnë Gëzim Alpion. Po ju shkruaj si një dibran i thjeshtë, për të kërkuar ndihmën tuaj për sa vijon.
I shqetësuar për prapambetjen e krahinës së Dibrës, prapambetje që ka si burim edhe rrugën aktuale torturuese Tiranë – Dibër, më 18 Mars 2013 nisa një peticion online. Peticioni mund të nënshkruhet edhe në formular, përgatitur në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë online.
Nëpërmjet këtij peticionit do t’i kërkohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013, përfundimi i Rrugës së Arbërit sa më shpejt dhe me cilësi, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.
Deri tani peticioni online është nënshkruar nga mbi 2000 vetë dhe është përkrahur apo përcjellë gjerësisht nga mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë: Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Më shumë informacion në lidhje me peticionin dhe përkrahjen e tij deri tani, mund të gjeni në fund të kësaj letre.
Unë nuk jam njeri ‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’. Përkundrazi, unë mendoj se intelektualët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë transparente dhe konstruktive me qeveri që rezultojnë nga zgjedhje demokratike apo forca politike, që, për qëllim parësor, kanë mbrojtjen e interesave të vendit dhe zhvillimin e tij.
Shpreh bindjen se Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Megjithatë, nëpërmjet kësaj letre të hapur do t’ju lutesha që, ashtu si nënshkruesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.
Po kështu, jam i bindur se Ju e kuptoni domosdoshmërinë e përfundimit të këtij projekti jo vetëm në kuadrin e rolit pozitiv që do të ketë për Dibrën dhe dibranët, por edhe për kontributin e madh që Rruga e Arbërit, kjo nyje e rëndësishme infrastrukturore në Ballkan, do të luajë për të sjellë shqiptarët më pranë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbërit është një investim i pallogaritshëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Ballkanit në Evropë.
Peticioni nuk ka karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do të përdoret nga asnjë institucion shtetëror apo forcë politike para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Unë do t’ju jem mirënjohës për çdo përkrahje që mund t’i jepni peticionit, i cili do të mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Tiranë – Dibër.
Me shpresë se do të më mirëkuptoni dhe do ta përkrahni peticionin,

Miqësisht,

Gëzim Alpion (Dr)
Birmingham, Angli
gezim.alpion@hotmail.co.uk

Shënim:

E njëjta letër u është drejtuar sot edhe personave që vijojnë:
Z. Sali Berisha, Znj. Jozefina Topalli, Z. Edi Rama, Z. Ilir Meta, Z. Shpëtim Idrizi,
Z. Bamir Topi dhe Z. Fatmir Mediu.

Kjo letër do t’u përcillet edhe mediave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë.
Adresa e peticionit online:

http://www.change.org/en-GB/petitions/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?utm_campaign=petition_created&utm_medium=email&utm_source=guides
Mediat që kanë përkrahur dhe përcjellë peticionin deri tani:

1. http://www.rrugaearberit.com/

2. http://gazetaditore.com/2013/03/31/ju-lutem-nenshkruani-peticionin-online-per-ndertimin-e-rruges-se-arberit/

3. http://gazetaditore.com/2013/04/01/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/

4. http://www.fjalaelire.com/biseda/18229.html

5. https://gazetadielli.com/peticioni-per-rrugen-e-arberit-firmose-edhe-ti/

6. https://gazetadielli.com/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/

7. http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=32053

8. http://www.thealbanian.co.uk/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/

9. http://revistajava.al

10. http://www.hermesnews.org/articoli/29358—.asp

11. http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=20118&kat=95

12. http://www.panorama.com.al/2013/04/01/peticion-nga-1-mije-banore-te-ndertohet-rruga-e-arbrit/

13. http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=130012

14. http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047351243/titulli/Diaspora-peticion-per-ndertimin-e-Rruges-se-Arbrit

15. http://www.77news.al/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=16789

16. http://www.sq.kurir.mk/maqedoni/lajme/14246-peticion-per-ndertimin-e-rruges-se-arbrit

17. http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=6&LajmID=3156

18. http://www.nacionalalbania.al/2013/04/diaspora-peticion-per-ndertimin-e-rruges-se-arbri/

19. http://fjala.info/?p=1814

20. http://revistahaemus.blogspot.co.uk/

21. http://www.gazetarrenjet.net/gr/

22. http://www.di-tv.com/tag/dibra-tv/

23. http://tribunashqiptare.net/?p=15147
Tiranë, 3 Maj 2013

Filed Under: Opinion Tagged With: bujar nishani, Gezim Alpion, leter, presidentit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 798
  • 799
  • 800
  • 801
  • 802
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT