• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FEDERATA “VATRA” DHE GAZETA “DIELLI” PËRKUJTOJNË EDITORIN DALIP GRECA NË 2 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM

May 16, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, gazeta “Dielli”, mbarë vatranët e shqiptaro-amerikanët përkujtojnë me nderim, respekt dhe vlerësim Dalip Grecën editorin epokal të gazetës Dielli 2009-2021.

Kontributi i Dalip Grecës në Federatën “Vatra”, gazetën “Dielli” dhe komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte tejet i çmuar.

Për mbi dy dekada ai ishte zëri i fortë mediatik, arsyeja e fuqishme intelektuale dhe energjia e pashtershme atdhetare në shërbim të çështjes kombëtare.

Penë e mprehtë, sy kritik e analitik, patriot e veprimtar i shquar, vatran i përkushtuar, aktivist i flaktë i çështjes kombëtare e kauzave që mbrojti besnikërisht, e skalisin emrin e Dalip Grecës me gërma të arta në historinë e “Vatrës”, “Diellit” e shqiptarëve të Amerikës.

Z.Greca kultivoi një gazetari shumë cilësore dhe të veçantë, zhanrin mediatik të gazetarisë dokumentare, historike e reportazhet e gjata.

Z. Greca si kronikan u kthye në arkivin dhe memorien e paharruar të të gjitha ngjarjeve patriotike, komunitare dhe atdhetare të diasporës shqiptaro-amerikane.

Për kontributin e shquar në media dhe karrierën e gjatë në gazetari, Dalip Greca mori vlerësime e nderime të larta nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Këshilli Bashkiak i New York e shoqata të ndryshme shqiptaro-amerikane.

Dalip Greca la pas një trashëgimi të shkëlqyer patriotike, familjare, mediatike, komunitare e atdhetare.

Qoftë i përjetshëm nderimi dhe kujtimi për jetën dhe veprën e editorit Dalip Greca.

Mirënjohje dhe faleminderit për gjithçka.

Filed Under: Politike

Vatra dhe komuniteti shqiptar në Chicago u takuan me Konsullin e Kosovës në Iowa z.Fatmir Rrahmanaj

May 15, 2024 by s p

Në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Sekretari i Parë në Misionin Konsullor të RKS-së në Iowa SHBA z.Fatmir Rrahmanaj, ka vizituar komunitetin shqiptar në Chicago/Illinois, ku të pranishëm ishin dhe kryesia e Vatrës Chicago, e cila do të japë ndihmën e saj të mundshme në këtë nismë të rëndësishme. Me këtë rast ai u bëri thirrje gjithë shtetasve kosovarë të bëjnë regjistrimin e tyre dhe familjarëve në platformën e-Diaspora! 🇽🇰🇱🇷

Konsulli Rrahmanaj tha në takim: “Të nderuar bashkatdhetarë. Republika e Kosovës që nga data 5 prill 2024 e deri më 17 maj 2024, do të realizojë procesin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave – ReKos 2024. Ky është një proces statistikor për grumbullimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat në Kosovë sipas standardeve ndërkombëtare, me qëllim të krahasueshmërisë së të dhënave.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë si proces udhëhiqet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), si dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente (qytetarët me shtetësi kosovare që jetojnë në Kosovë) dhe regjistrimin e popullsisë jo rezidente (që përfshinë të gjithë qytetarët që kanë lidhje me Kosovën, nënshtetësi apo origjinë nga Kosova, por që jetojnë jashtë saj), pra regjistrimin e Diasporës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) po e mbështet Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në procesin e regjistrimit të pjesëtareve të Diasporës, duke e integruar ReKos 2024 në kuadër të platformës e-Diaspora, e cila paraqet një ndër iniciativat e MPJD-së për digjitalizimin e shërbimeve për Diasporën dhe njëkohësisht shënon herën e parë të regjistrimit të pjesëtarëve të Diasporës në formë digjitale.

Objektivi

Plani i komunikimit dhe informimit për regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës në kuadër të procesit të regjistrimit – ReKos 2024, ka për synim:

⮚ të rrit ndërgjegjësimin e pjesëtarëve të Diasporës për rëndësinë e pjesëmarrjes në regjistrimin dhe njëherësh

⮚ të inkurajojë ata që të marrin pjesë në këtë proces që synon planifikim më të mirëfilltë qeveritar, formulim të politikave dhe strategjive dhe alokim më të përgjegjshëm të burimeve për të mirën e qytetarëve pa dallim, përfshirë pjesëtarët e Diasporës.

Bashkëpunimi me organizatat/asociacionet e Diasporës

Me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të pjesëtareve të Diasporës, MDK-jane në kontakt me asociacionet, shoqatat, organizatat kulturore dhe bizneset e Diasporës shqiptare nëpër botë, dhe kemi shpërnda një pako të dizajnuar informative rreth regjistrimit të pjesëtareve të Diasporës në kuadër të ReKos 2024 si dhe mënyrës së përdorimit të platformës e-Diaspora për këtë qëllim, me inkurajimin e shpërndarjes së informatave nëpër komunitetet lokale.

Andaj nga këtu ju bejm thirrje, që përmes platformes e-Diaspora, të bëni regjistrimin tuaj dhe familjarve të cilët janë shtetas të Repiblikës së Kosovës” përfundoi ai.

Filed Under: Politike

VATRANJA MARY CAMAJ DIPLOMOHET ME XHUBLETË NË COLUMBIA UNIVERSITY

May 14, 2024 by s p

“Today I graduated from Columbia University with a Master’s Degree in Political Science. Over the last year, I have produced work that explicitly focuses on the indigenous Albanian population of the Balkans, with the goal of introducing the Albanian perspective in academic discourse and reclaiming the narrative over the region. I am beyond grateful and proud to have been able to use the Albanian language in my studies and prioritize the work of Albanian authors in my research. While I was born and raised in the United States, I am first and foremost an Albanian woman, and my identity will always be the crux of what I do.

Thank you to God. Thank you to my family. Thank you to everyone who supported me. Thank you to all those who came before me”- Mary Camaj.

Filed Under: Politike

DY DARDANE NË TEKSAS TË SHTETEVE TË BASHKUARA – PRESIDENTJA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS VJOSA OSMANI  DHE NËNË TERESA 

May 13, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Thuhet se çdo gjë është e madhe, e veçant dhe e madhërishme, në Teksas — shtetin e dytë më të madh të Shteteve të Bashkuara, si nga sipërfaqja gjeografike ashtu edhe për nga popullsia. Në përputhje me namin dhe traditat e Teksasit, e madhërishme dhe e veçant ishte edhe vizita plot veprimtari e takime, që iu bë Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit në atë shtet, ditët e fundit. Ndër ato veprimtari të një vizite që siç duket mjaft të suksesshme – sa i përket marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Teksasit, u njoftua gjithashtu se emrin e humanistes dhe shenjtores shqiptare, Nënë Tereza, do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County të shtetit Teksas.

Nuk është diçka që ndodhë çdo ditë që Collin County vizitohet nga një president i një shteti të pavarur e sovran, thuhet në njoftimin e mirëseardhjes së ngrohtë për Zonjën Osmani, në portalin e Kryetarit të qytetit Wylie, të Teksasit, Mathew Porter. Ndër takimet e shumta gjatë ditëve të kaluara me autoritetet më të larta të Teksas-it duke filluar nga ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W. Bush dhe Governatori i shtetit Teksas, Greg Abbott, ndër të tjerë.  Sipas portalit të saj, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës zyrtare në Teksas, ka takuar edhe kryetarin e qytetit Wylie, Mathew Porter. Gjatë atij takimi në Collin County, e para e shtetit të Kosovës, ka mbajtur një fjalim para anëtarëve të Këshillit të qytetit, nxënësve dhe pjesëtarëve të mërgatës shqiptare të asaj zone mbi rëndësinë jetike të lidhjeve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Ishte në kuadër të kësaj vizite dhe në këtë ambient e hapësirë ku u zhvillua ceremonia e përurimit të pllakës me emrin e Nënë Terezës, propozim të cilin e ka bërë këshilltari i qytetit Wylie — me preardhje nga Peja, Gino Mulliqi. Me vendimin se tani e tutje, emrin e humanistes dhe Shenjtores Shqiptare, Nënë Terezës do ta mbajë një nga rrugët në rajonin Collin County të shtetit Teksas.

A group of people posing for a photo

Description automatically generated

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Osmani zhvilloi këtë vizitë në Teksas, si e ftuar e veçant në takimin e nivelit të lartë SHBA-Afrikë, mbajtur këto ditë në Dallas të shtetit Teksas, në kuadër të 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC-së) – investimet e së cilës Presidentja Osmani i cilësoi si shumë të rëndësishme për të ardhmen e Republikës së Kosovës.  Duke falënderuar Shefen e (MCC-së), Zonjën Albright për ndihmën e këtij enti, veçanërisht, në sektorin e energjisë të Kosovës ka thenë se vendi i saj, nga një vend i shkatërruar nga lufta është shndërruar sot në një demokraci funksionale me ekonomi në zhvillim dhe me partnerë të besueshëm ndërkombëtarë.

 “Partneriteti ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Republikës së Kosovës ka qenë një rrugëtim transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj, si dhe duke shënuar një kapitull të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe”, ka theksuar Presidentja Osmani.   Projektet sikurse ky, për Presidenten Osmani, janë konfirmim i raportit të veçant që Kosova ka me SHBA-të, ka nënvijuar ajo në fjalën e rastit, sipas portalit të Presidencës.  “Investimet nga MCC-ja nuk janë vetëm investime në infrastrukturë dhe ekonomi, por investim në të ardhmen e Kosovës, për popullin dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, ka nënvijuar Presidentja Osmani, gjatë takimit të entit amerikan të investimeve, MMC-së, në Dallas të Teksas-it, ndërsa ka shtuar se roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, prandaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë”, citohet të ketë thenë Vjosa Osmani në takimin e nivelit të lartë në Dallas.

A person sitting in a chair with a microphone in front of a person

Description automatically generated

Në takimin “Partneriteti ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) dhe Republikës së Kosovës 

Ndër takimet e veçanta që Presidentja Osmani ka zhvilluar me    

personalitete të ndryshme amerikane e ndërkombëtare në Dallas të Teksas-it, natyrisht, veçohet takimi i saj me ish-Presidentin e Shteteve të Bshkuara, Xhorxh W. Bush, mikun e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve. “Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, shkruan ajo në faqen e portalit të saj duke përsëritur deklaratën historike të presidnetit Xhorxh Bush nga Tirana, në vitin 2007: “Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur”, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës e Presidentit George W. Bush në Tiranë e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane.”   15-vjetori i vizitës së Xhorxh W. Bush në Tiranë | Gazeta Telegraf

May be an image of 2 people

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Xhorxh W Bush në Dallas të shtetit Teksas

Ndërkaq, në takimin e saj me të parin e shtetit Teksas, Governatorin Greg Abbott  Presidentja e Republikës së Kosovës shkruan në faqen e saj të internetit se dy zyrtarët e lartë biseduan për thellimin e bashkëpunimit midis shtetit Teksas dhe Republikës së Kosovës në fushën e tregtisë, investimeve të jashtme, bujqësisë, teknologjisë informative, arsimit dhe fushave të tjera me interes të përbashkët. 

Dihet se për komunitetin shqiptaro-amerikan, shteti Teksas është bërë shtëpi e dytë për shumë bashkëatdhetarë tanë nga Kosova dhe jo vetëm, duke u ofruar atyre perspective dhe kushte për një jetë më të mirë dhe tregti të sukseshme. Presidentja Osmani, veçanërisht, falënderoi Governatorin Abbott për vendimin duke i dorëzuar asaj proklamatën e nënshkruar prej tij, si më poshtë, “Me të cilën shënohet dhe nderohet 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë sonë, në Teksas”, shprehet Vjosa Osmani.

“Të frymëzuar nga një angazhim i palëkundur ndaj parimeve demokratike, Republika e Kosovës shpalli pavarësinë e saj nga Serbia me 17 shkurt, 2008. Kosova si një shtet i pavarur që vlerëson sovranitetin dhe vet-qeverisjen për 17 vjet tani, ka zenë vendin e saj që takon në skenën botërore”, thuhet në deklaratën e Governatorit të shtetit Teksas, Greg Abbott.

May be an image of text that says 'THE STATE OF TEXAS GOVERNOR To all whom these presents shall come, Greetings: Know that this official recognition is presented to all observing Κς Independence Day February 17, 2025 independence marion prlace overeignty world's comemitment democratic princiyles, the Republic of Kosovo Febrary 2008. f-determination seventeen showcnsed their commsenities fAmericans enriched: infields Kosove snique, itis exemplified aca6eTKa, have descent. These Texans contributions service fth Teras and traditions, and Guarfsmen, Cecifia impertant relationshiy ይ stood jieacekerpers respect ich share with Kosova, HATTE eaR the whereef, have myy ดมรลส Seal of State affixed Austin this May, 2024. Des Pahatt Greg Abbott Governor'
May be an image of 4 people and the Oval Office

Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas e cila luajti rol kryesor në përgatitjet për vizitën zyrtare të Presidentes Osmani në kryeqytetin Austin dhe qytete të tjera të Teksas-it i shprehë falënderimet e saj Governatorit Abbott:

                                              logo”Jemi thellësisht mirënjohës ndaj Guvernatorit Greg Abbott për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj Kosovës dhe për njohjen e Ditës sonë të Pavarësisë. Solidariteti juaj është një dritë shprese dhe miqësie ndërmjet vendeve tona. Po ashtu, shprehim falënderime të sinqerta për Komunitetin Shqiptaro-Amerikan të Teksas-it për kontributet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme ndaj shtetit të madh të Teksasit. Përpjekjet tuaja vërtetë pasurojnë komunitetin tonë të përbashkët. Faleminderit!”

May be an image of 1 person and crowd

Në takim me komunitetin shqiptaro-amerikan në Teksas –“Shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-të. Kënaqësi t’i takoja në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme.  Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare”, ka thënë Presidentja 

Osmani në takimin me përfaqsues të shqiptarëve në Teksas.

Duke e ndjekur nga Nju Jorku vizitën zyrtare të Presidentes Osmani në Teksas, takimet e saja me udhëheqsit më të lartë të atij shteti dhe të qyteteve të ndryshme, si dhe takimet me komunitetin shqiptar atje, njeriu vjen në përfundimin se vërtetë ishte një vizitë e suksesshme për Zonjën Osmani si Presidente e shtetit më të ri të pavarur në Evropë. Shqiptarët tashti janë një komunitet i njohur mirë në Shtetet e Bashkuara, për punën, veprimtaritë, parimet dhe vlerat e tyre kombëtare e historike të tyre. Si përfundim i veprimtarisë së tyre patriotike prej pothuaj gjysëm shekulli në këtë vend, nuk pyet kush më në Amerikë, se ku bie Kosova dhe kush janë shqiptarët dhe as nuk vihet në dyshim më preardhja dhe origjina e Nënë Terezës, megjithë gënjeshtrat e sllavo-komunistëve. Amerikanët e thjeshtë dhe zyrtarët më të lartë, anë e mban këtij vendi-planet, janë të mirë-informuar tani se si Kosova ashtu edhe Nënë Tereza janë SHQIPTARE! 

Në përmbyllje, mu duk se çdo takim, çdo fjalë e Presidentes Osmani dhe e përfaqsuesve më të lartë të shtetit Teksas, gjatë vizitës së saj atje, pasqyronte më së miri vlerat e përbashkëta midis dy popujve tanë dhe “miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, në kuptimin më të mirë fjalës, siç ka thenë dikur i ndjeri President Ibrahim Rugova, arkitekti historik i këtyre marrëdhënieve.  Kjo ndjenë miqësie dhe vlerash të përbashkëta u pasqyrua edhe në rezolutën e Senatit të shtetit Teksas që iu dorëzuar Presidentes Osmani gjatë një darke për nder të saj nga Senatori Tan Parker, në të cilën theksohet, “Vizioni i përbashkët për liri, demokraci dhe begati ekonomike…duke shpresuar se partneriteti midis Teksasit dhe Kosovës do të vazhdojë të rritet në vitet e ardhëshme.”   May be an image of 7 people and table

Më në fund, besoj se Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Vjosa Osmani po largohet nga vizita e saj zyrtare në Teksas e kënaqur me arritjet por edhe me një bindje të përforcuar për lidhjet e ngushta të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara dhe për mbështetjen amerikane për avancimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare – një angazhim i shprehur edhe nga Linda Thomas Greenfield, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, njëkohësisht anëtare e kabinetit të Presidentit Biden, në takimin e saj me Presidenten Osmani, gjatë punimeve të “Partneritetit ndërmjet Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit” (MCC) dhe Republikës së Kosovës.

May be an image of 7 people and text

Në kuadër të takimeve të vizitës zyrtare në Teksas, Presidentja Osmani ka zhvilluar bisedime me autoritetet e shtetit Teksas dhe zyrtarë të lartë federalë edhe për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor
May be an image of 11 people and text that says 'A4'

Roli i komunitetit shqiptaro-amerikan në marrëdhëniet midis vendeve tona – i  pazevendësueshëm, në kohë lufte dhe në kohë paqeje!

May be an image of 2 people and text that says 'A ダ'

Gjatë vizitës në Teksas, pata kënaqësinë të takoj edhe Kongresmenin republikan Keith Self, një zë i fuqishëm i mbrojtjes së aleancës mes Kosovës e SHBA-ve, si dhe mbështetës i vazhdueshëm i komunitetit shqiptaro-amerikan, shkruan Presidentja Osmani në portalin e saj zyrtar.

Frank Shkreli

Filed Under: Politike

Kryetari i Federatës “VATRA” Dr. Elmi Berisha pritet në takim të ngrohtë në ambasaden e SHBA-ve në Prishtinë

May 10, 2024 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, Dr. Elmi Berisha u prit sot në një takim të ngrohtë dhe miqësor nga Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë z. Jeffrey M. Hovenier. Në këtë takim u diskutuan çështje me rëndësi për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën e mbështetjes së SHBA – ve dhe forcimin edhe më tej të partneritetit strategjik. U bisedua për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, nevojën e koordinimit të ngushtë mes qeverisë së Kosovës dhe vendeve partnere. Kryetari i Vatrës Dr. Berisha dhe ambasadori Hovenier inkurajojnë institucionet dhe spektrin politik të Kosovës që me një unitet funksional të zbatojnë në plotni Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit në mënyrë që Kosovës ti hapen dyert e integrimeve euro-atlantike. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart angazhimin e Zëvendësndhimës Sekretarit Escobar në procesin e normalizimit të marrëdhënive Kosovë – Serbi dhe rolin e tij konstruktiv gjatë këtij procesi.

Kryetari i Vatrës Dr. Berisha dhe ambasadori Hovenier u dakorduan që të thellojnë më tej bashkëpunimin e ndërsjelltë dhe u vlerësua se roli dhe angazhimi i “VATRËS” është i një rëndësie të veçantë në institucionet e SHBA- ve si mbështetës të fuqishëm të avansimit dhe afirmimit të Republikës së Kosovës.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 98
  • 99
  • 100
  • 101
  • 102
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT