• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË PRISHËSH NJË MONUMENT KULTURE

May 28, 2021 by dgreca

 Nga Agim Xh. Dëshnica/

 Shembja  barbare, papritur natën e Teatrit Kombëtar  me ndihmën e policëve të dhunshëm, të Edvin Rames te fshehur pas shpines  së shkatërrimtarit të Tiranes Erion  Veliajt, na kujton pushkatimet në mesnatë me urdhër të atyre që rrafshuan me dinamit ndërtesën neoklasike të Bashkisë  edhe të Kafe Kursalit, të kohës së paraluftës, më te bukurat në Sheshin Skëndërbe; shkatërrimet e monumenteve te kultures, si Pazari i Vjetër në Tiranë me vlera historike e turistike; hedhjen për tokë me dinamit të Bezistenit në Shkodër, – treg  i gjerë, i mbuluar me çati, ku shiteshin mallra e këmbeheshin monedha të  vendeve ballkanike.   Na kujton edhe shembje, mbyllje kishash,  xhamish e  teqesh  të vitit 1967;   shkallmimin  aty nga vitet 70,  e qyteve si Berati të shpallur formalisht qytet muze. 

Çdo shtëpi ka veçanësitë e saj. Qindra syresh krijojnë një qytet me tërë vlerat dhe historinë e tij. Si gjithmonë, trashgimtarët, pas rrënimesh për shkaqe nga më të ndryshmet, përpiqen të mirëmbajnë vjetërinë e bukur, krahas ndërtimeve moderne në zona të veçanta, si vazhdim të jetës në kohëra të reja. Historia për qytetet e vdekur është e mjegullt, shpesh e sajuar sipas hamendjeve. Për mrekulli, Berati i lashtë, pas dëmtimesh të qëllimshme në vitet e një sistemi të huaj, siç qe socialimi, mundi të mbërrinte në kohët tona, si një dëshmitar i gjallë i ndodhive tragjike, mjerisht vetëm me tri lagje, Mangalemin, Goricën e Kalanë, edhe këto të prekuara nga ndërtime të gabuara. Asnjë popull dhe asnjë shtet në botë nuk prish monumentet e veta të kulturës, sipas manisë perverse të një njeriu, pra: “nuk prish shtëpi të bëjë kasolle!” Nga një revistë italiane mësohet se, pasi armët e Luftës së Dytë Botërore heshtën, shumë qytete të rrënuar u ringritën siç qenë më parë. Turistët amerikanë me origjinë nga këto vende, befasoheshin, kur ktheheshin atje dhe gjenin pallatet klasike, kafet, parqet e rrugët e kohëve të bukura të rinisë së tyre.

Në Shqipëri, në mbarim të luftës, pas largimit të trupave pushtuese gjermane, kudo u ndje fryma dhe pesha e një jete të re; për disa – e lumtur, ndërsa për mjaft të tjerë – e panjohur, e dhunshme dhe e frikshme. 

Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, me një vendim të paqartë të qeverisë, Berati u shpall qytet muze. Pra, shteti i ri tashti e tutje do të kujdesej për mirëmbajtjen e shtëpive dhe të qytetit në tërësi, të njohur për lashtësinë dhe bukuritë e rralla. Do të kujdesej për Kalanë me dramat tragjike, për shtëpitë e bardha e dritaret si mijëra yje mbi lumë e urë, për xhamitë e kishat, për zejtarinë, legjendat e këngët. Por, ç’ndodhi në të vërtetë? Pas ngritjes së fabrikave, ardhjes nga rrethet e tjerë të nëpunësve dhe punëtorëve, qyteti u mbipopullua dhe mori pamjen e një qendre industriale pa të ardhme. Si një akt hakmarrës i pakuptimtë, qysh në vitet e para u bë rrënimi i Sarajeve të Pashallarëve në qendër të qytetit dhe hedhja në lumë e shumë elementëve arkitektonikë! Sot, ashtu të shkallmuara, ato dëshmojnë për hijeshinë e hershme dhe për marrëzinë e diktaturës. Pas vendimit që e shpalli atë qytet muze, qendra e tij me sheshe, pazare e një varg dyqanesh, u shemb dhe u tjetërsua! Ndërtesa neoklasike e hotelit Kolombo u rrafshua për një lulishte! Edhe Shkolla qytetëse, ku dikur mbërrinte Felbani (treni) austriak Shkodër-Berat, u hodh përtokë! Xhamitë, medreseja, teqetë e kishat u mbyllën, disa u shembën! Po atë fat patën edhe lagjet e tjera. Emrat e vjetër, që dëshmonin historinë, u ndryshuan. Mbijetuan vetëm përmendorja e Dëshmorëve të Kombit dhe busti i Babë Dudë Karbunarës, të përuruar qysh në vitet ’30. Kalimtarët, në hyrje të parkut të madh, kundër natyrës së qytetit, haseshin me bustin e Stalinit, kurse heroi ynë kombëtar Skënderbeu, përfaqësohej vetëm, gjë që ndodh edhe sot, nga një përkrenare e bardhë, pa kurrfarë vlere artistike, sipër një shkëmbi. 

Gjithsesi, njëra nga lagjet vazhdoi të mbronte emrin Murat Çelepi. Ky emër i shqiptarit Kara Murat-Çelepi, mytesarif i Sanxhakut me qendër në Berat, mbeti i pashlyer nga kujtesa, dhe emri i ri zyrtar “Çlirimi” përdorej vetëm nga postierët dhe policët. Karrocierët e pajtoneve, para se të hiqeshin nga qarkullimi, thërrisnin “Hajt, Çelepi!”. Dikur kjo lagje e mbuluar nga një gjelbërim i plotë, shtrihej nga hyrja e Beratit deri në urën e Goricës, me shtëpi në shpatin e Kalasë dhe në zonën fushore buzë Osumit. Ajo kujtohej për disa shkolla, për Kullën e Sahatit, për puset e çesmat, për xhamitë, teqetë e tyrbet, për parkun plot me lule, për ndërtesat monumentale e për bahçetë, që kufizoheshin me fushat e fshatrave përreth. Njëra nga mëhallët e saj, afër lumit dhe përballë Shpiragut, njihej me emrin Sarajet. S’dihet as sot, se si ato saraje madhështore të Omer Pashës, me rojtarë e shërbyes të shumtë, u përfshinë nga flakët e një zjarri të madh dhe u kthyen në gërmadha brenda mureve të lartë. Në atë vend të braktisur, me një portë të zymtë, nuk u ndërtua asnjë shtëpi. Për një kohë të gjatë, askush nuk guxonte ta blinte atë tokë të mbuluar nga hithra e ferra, ku lëvrinin gjarpërinj e hardhuca. Gjyshet shamibardha pëshpërisnin, se atje, kur binte nata, shfaqeshin xhindet e bukura, që endeshin si hije poshtë e lart me veshje të ndritshme dhe hidhnin valle. Çdo njeri, që besonte rrëfimet me xhinde të gjysheve, nëse kalonte natën nëpër sokak, përbri mureve gjysmë të rrënuar, s’kthente sytë anash, por shpejtonte hapat. Edhe emri Sarajet, seç kishte diçka të frikshme. Në atë mëhallë të pastër me sokakët e gjerë, shtruar me gurë të sheshtë, kalonin lehtë e lehtë, kuaj e karroca, biçikleta, vetura dhe kamionë. Njëri prej sokakëve fillonte nga porta e bejlerëve Vokopolas, vijonte përmes shtëpive të mësuesve, tregtarëve dhe zejtarëve të njohur beratas. Pak më thellë, djathtas, ndodhej shtëpia e Ibrahim Buharasë, më vonë e Vexhi Buharasë. Në fund të një rrugice të vetmuar majtas, lartësohej një portë e rëndë me dy kanata druri nën harkun e gurtë. Në çastet kur ajo qe e hapur, dukej një pjesë e shtëpisë së bardhë e të madhe e gjyshit tim Sulejmanit, me prejardhje nga Roshniku. Sipas kujtimeve, ai qe një burrë i pashëm, shtatlartë, me sy e flokë gështenjë, i respektuar nga të gjithë, herë – herë i rreptë, por i matur e bujar. Thuhej, se shtëpia e tij qe themeluar aty nga viti 1750, fare afër Osumit. Ajo ngrihej ngjitur me muret e Sarajeve. Rreth motit 1880, Sulejmani aso kohe oficer me gradën kapiten, e bleu atë dhe shtoi një pjesë të dytë sa e para. Në përfundim të punimeve, u ruajt pamja e bardhë beratase me shumë dyer e dritare, në të katra anët, me të dyja pjesët në harmoni të plotë. Në anën lindore gjyshi u kishte falur shërbyesve, që merreshin me punë të ndryshme në shtëpinë e madhe dhe në bahçe, një shtëpi përdhese, me disa kthina, me oborr, pus e kopsht. Nga oborri kryesor, dy dyert e gjera të çonin në mjediset e ndërtesës së bardhë, që e shihte diellin tërë ditën. E freskët në verë ajo, e ngrohtë në dimër. Pjesa e dytë, e ndërtuar me mjeshtëri, ashtu si e vjetra në krahun e djathtë, qe vepër e shkëlqyer arti. Atje, miqtë kalonin nëpërmjet katoit, ku lidhnin kuajt. Pastaj, nëpër shkallët e brendshme, ngjiteshin në dhomën e pritjes, që njerëzit e shtëpisë e quanin “dhoma me bojë”. Aty binin në sy tavanet me rombe ngjyra-ngjyra, figura zogjsh, zambakësh e trëndafilësh, gdhendur në kanatat e derës, të kamareve dhe musandrave. Në dhomë shkëlqente gjithçka: muret, vatra me rrasa guri gri, daullja e saj e bardhë dhe dyshemeja e mbuluar me qilim persian. Llampadarët në tavan dhe disa shandanë shumëdegësh mbi dyshemé, plotësonin ndriçimin natën, kurse ditën gjashtë dritare me perdet hapur tërhiqnin rrezet e diellit nga lindja e perëndimi. Në katin e dytë ndodheshin edhe dy hamame, si edhe dhoma e gatimit, (açillëku, apo kuzhina), e ndriçuar nga një baxha konike nën çatinë me katër gërshanëza e strehë të gjera. Në një kënd të saj shihej hambari i drunjtë dhe mokrra e gurtë për bluarjen e drithit. Më tej, pas një dere, kalohej në një mjedis, ku renditeshin furra për të pjekur bukët e tavat, larësja e enëve, rrobalarësja me një korridor të zgjatur, që kthehej në anën jugore për tharjen e teshave. Hapësira mbi tavan shërbente si depo. Në pjesën e dytë të shtëpisë, brenda një dere të gjerë me dy kanata ngjyrë kafe, shtrihej hajati i gjatë e i gjerë i mbuluar me pllaka guri të gdhendura imët. Në të djathtë ndodhej kthina e kafesë me nime për miqtë, ku shërbehej nëpërmjet një dollapi rrotullues të vendosur në murin e hajatit. Kafetë zbrisnin me tabaka nga kuzhina, nëpërmjet një shkalleje të fshehtë me kapak sa një derë. Në fund të hajatit hapej dera tjetër për në odën e freskët, që përdorej gjatë muajve të verës. Majtas, përsëri pas një dere, ndodhej qilari i errët e i ftohtë pa asnjë dritare, me voza druri, me shtëmba e qypa të mëdhej për zahiretë e dimrit. Një shkallë rrethore e brendshme me parmak, të hipte lart në sallonin e gjerë me piktura e katër dyer. E para, për dhomën ku flinte gjyshi, e dyta për dhomën me bojë të miqve, e treta – tek e zjarrit, e katërta – për dhomën e bibliotekës me nime në krahun jugor, që përçonte rrezet e diellit përmes tri dritareve të mëdha. Një zgjidhje e mençur e ustallarëve të panjohur. Nga oborret dukej kalaja, mali i Goricës dhe më tej, shpesh, kur shkrepte dielli i mëngjesit, shfaqej në lartësi madhështor mbi re mali i Tomorit. Në fund të pusit, herë pas here shiheshin ngjala që ndaheshin nga tufa në lumë, pas shtegtimit të gjatë nga deti i Sargaseve dhe mbërrinin në puset e mëhallës së Sarajeve. Në orë të caktuara dëgjoheshin kambana nga Kulla e Sahatit pranë xhamisë e çesmës dhe zëri i myezinit nga minarja. Në oborr kryheshin jo rrallë rite fetare. Në raste festash e dasmash ushtonin këngët qytetare beratase të shoqëruara me def e saze. Në ato çaste hareje, kur hëna qe e plotë, dukej sikur zbriste mbi kullat e muret e Kalasë dhe dëgjonte e kënaqur ato këngë të paharruara.

 Bahçeja u ngjante oazeve të përrallave arabe, me palma, kopshte, lulishte e zogj. Anës bahçesë nxitonte rrjedha e rremës, që kthehej më sipër nga lumi me anën e një sfrati me trungje e degë drurësh. Deri në kohët e vona ai pellg i pastër, ku laheshin të rinjtë, quhej “te trarët.” Dy ledhet e rremës i lidhte një urë druri. Pranë saj sillej rrotull me kërkëllima çikriku me kova teneqeje, që hidhte me gurgullimë ujë në vijën që vadiste perimet e u bënte mirë edhe pemëve. Kalimtarët, tek kalonin përtej rremës, deri në kohët e shqetësuara të pasluftës, ndaleshin dhe sodisnin pamjet e pemëve me fruta gjithfarësh, si fiq, kumbulla e rrush të bardhë e të zi në hardhitë, që kacavireshin në kavakët e lartë; mes tyre – arra, lajthi, bajame, mana, ftonj, shegë, kajsi e zerdeli. Në një kënd të ngrohtë afër murit dukeshin zgjojet e bletëve. Në kohë pranvere e gjatë verës nëpër bregun tej rremës, vraponin fëmijët e mëhallës me pipëzat e borijet prej druri të njomë. Disa hidheshin topçe në rremë dhe ndiqnin rosat. Ato zhyteshin nën ujë dhe shfaqeshin larg mbi sipërfaqe. Në freskinë e blerimit, tok me cicërimat e zogjve, ndiheshin edhe xhi-xhi-të e gjinkallave në trungjet e pemëve. Bletët, fluturat e pilivesat fluturonin lule më lule. Ndërkohë, ndihej mërmërima e uturima nanuritëse e Osumit me ajrin e pastër nga kodrat nën lartësitë e malit Shpirag, që shtrihej si i fjetur nën diell e re.

Gjysh Sulejmani në ditë të kremte priste në atë shtëpi, madje edhe në bahçe, në një qoshk apo në verandë të mbuluar, për kafe, drekë a darkë, miq nga qyteti e fshati, zyrtarë, ushtarakë, doktorë, e mësues, si Babë Dudë Karbunara, Xhelal Koprencka, Sulo Resuli, Baki Gjebreja, Ibrahim Buharaja dhe shumë të tjerë nga mëhalla, të njohur në gjithë krahinën. Aty bisedohej edhe për çështje të mëdha, siç qenë hapja e shkollave shqipe dhe ngritja e flamurit në Berat e në Vlorë.

Çfarë ndodhish ndoqën njëra – tjetrën në rrjedhën e kohës në atë shtëpi të rrallë për nga bukuria, vlerat artistike dhe historia e saj? 

Ajo u ndërtua nën pushtimin osman.

U gëzua, kur lindi djali, Xhevdeti, që do të shquhej më vonë si patriot.

Kremtoi në kohën e Pavarësisë. 

U dhunua nga rebelët më 1914, me kërcënime, zënka, sharje e qortime ndaj gjyshit për gjuhën e flamurin shqiptar nga myftiu i Tiranës Musa Qazimi, por nuk u prek.

U vlerësua nga albanologët austriakë në kohën e Austro-Hungarisë.

Festoi në vitin e Kongresit të Lushnjës.

U gëzua më kot në ngjarjet e qershorit dhe u braktis nga djali i vetëm i arratisur mal më mal në dhjetorin e shqetësuar dhe mbeti në duart e motrës së tij me të shoqin telegrafist, i njohur në gjithë prefekturën. 

Në një mëngjes të atyre ditëve ndodhi diçka e papritur. 

Trokitën në portën e madhe dhe hynë me vrull në oborr një togë xhandarësh me teneqe vajguri në duar. Dilni jashtë, thirri kapteri, se kësaj shtëpie do t’i vëmë zjarrin! Për një çast ai u step, kur pa atë shtëpi aq të bukur. Halla mbylli dyert nga brenda, doli në dritare dhe thirri: 

– Po të jeni burra, digjeni! Asnjë njeri nuk del nga kjo shtëpi! 

Kapteri u hutua edhe më, teksa atje ia behën me vrap tërë ata burra e gra nga mëhalla. Atëherë, me urdhrin e kapterit, xhandarët morën teneqetë me vajguri dhe u larguan për të mos u kthyer më.

Në kohën e Luftës italo-greke, me urdhër të Bashkisë, u vendosën në katin e parë të shtëpisë zyrat e komandës së një reparti ushtarak italian, që kishte fshehur kamionët e luftës me topa e mitroloza në sokakët e lagjes Murat Çelepi. Shpesh herë oficerët dilnin në oborr për të soditur në qiell dyluftimin e ajrorëve anglezë e italianë mbi fushën e Otllakut. Halla, e shqetësuar për shtëpinë, u fliste oficerëve të hynin brenda. 

Pasi ikën italianët, në qytet erdhën trupat gjermane. Një ditë në oborr u pa një ushtar gjerman pa pushkë dhe pa helmetë, me kapelen me strehë në duar. Halla doli e trembur në dritare. Gjermani me duar e me kapele bënte shenjë drejt bahçesë. U kuptua se kërkonte të merrte ca kumbulla te një pemë e rritur vetiu buzë rremës, kokrrat e tharta të së cilës njerëzit e shtëpisë nuk i mblidhnin kurrë. Ato piqeshin, binin në rremë dhe i rrëmbente me vete rryma e ujit. Merr, merr sa të duash! – ia bëri me shenjë halla ushtarit gjerman. Pas pak, ai mori dhe u kthye, e falënderoi hallën dhe u largua drejt urës me dërrasa, tek e priste një shoku i tij. 

Një ditë tjetër halla pa një ballist, që kishte mundur të ngjitej te një nga kavakët dhe po hante nga rrushi i verdhë i pjekur mirë. O djalë, i bërtiti ajo, kjo bahçe ka zot! Hë, moj hallo, ia ktheu ballisti, s’u bë kiameti, më shumë se një vesh rrush nuk ha dot unë! Ja, mbarova! Zbriti poshtë ai dhe, duke qeshur, kaloi urën e u zhduk.

Kur Shqipëria u çlirua prej “armiqve e tradhtarëve”, siç shkruhet edhe sot nga akademikët e thinjur dhe nga gazetarët e rinj, erdhën ditë të papara ndonjëherë. 

Në kohën e hapjes së tokave të reja, aty nga orët e para të mëngjesit, një zyrtar njoftoi se, sipas vendimit të Komitetit të Partisë dhe të atij Ekzekutiv, bahçeja qe shtetëzuar për t’u mbjellë me grurë e misër. Halla, aktiviste e guximtare e luftës, u lodh më kot t’i bindte shefat, që pemët të mos i pritnin. Pa kaluar as tri ditë, dhjetë punëtorë me sharra e sëpata në duar e me një përgjegjës në krye, u futën në bahçe dhe i prenë pa mëshirë pemët e ëmbla të gjyshit. Përfytyroni për disa çaste rrëzimin e kavakëve të lartë, ku pati hipur ballisti për një veshak rrush, këputjen e dhimbshme dhe harlisjen mbi parcelat e perimeve të hardhive me lloj – lloj rrushi, shembjen e zhurmëshme të arrës vigane me degët e gjelbra si direkë anijesh, plandosjen e mënit të lartë, përmbysjen e kumbullave, të fiqve e të pemëve të tjera me fruta gjithfarësh! 

Merreni me mend dëshpërimin dhe fyerjen e hallës! 

Më pas i erdhi radha tragjedisë së shtëpisë së regjistruar nga etnografët si monument kulture! 

U panë në oborr disa ustallarë. Mos vallë kishin ardhur për mirëmbajtjen e saj? Përgjegjësi mbante në duar një letër të bardhë, tek shkruhej urdhri i qeverisë për ta rrafshuar shtëpinë. Atëherë halla nuk jetonte më. S’mund ta mbronte dot me vetmohim. Po edhe trashgimtarët e saj ishin të pafuqishëm. Me lot në sy e jetoi dhimbjen edhe nipi i tyre, shkruesi i këtyre radhëve, me punë larg Beratit. Punëtorët, të ngjashëm me xhelatë kohësh barbare, e nisën rrafshimin me kazma, lopata, sharra, sëpata e sqeparë, ganxha e qysqi. Pra, bënë rrafsh me tokën një nga shtëpitë më të bukura të lagjes Murat Çelepi, tok me historinë e saj dhe artin e mjeshtrave të panjohur! U goditën e u hodhën në tokë muret e gurtë rrethues, porta e madhe me hark! U shembën tavanet dhe çatia e gjerë, dhomat me oxhakë e llampadarë, nimet e shkallët, furra e qilari me qypa, hajati e konaku i kafesë, biblioteka… Gjithçka – me vrull revolucionar! Përse, vallë, u shfaros ajo mrekulli bujare!? Mister!

Ndoshta në arkivin e Kinostudios “Shqipëria e Re” ruhet edhe sot ndonjë film dokumentar, për atë shtëpi të bardhë, tek u strehua e sigurt Margarita Tutulani, e tek më vonë fshehën kokën rreth tridhjetë hebré dhe ushtarë të sfilitur italianë të arratisur nga kampi gjerman i robërve të luftës. Disa foto të asaj shtëpie në prag të rrënimit rrëfejnë për hijeshinë e saj në ditët e fundit të jetës. Një etnografe e vonuar, në kërkim të veprave monumentale për studime shkencore, ashtu si policët që mbërrijnë disa orë pas krimit, gjeti në atë lagje një rrafsh të pastruar nga mbeturinat e një ndërtese të zhdukur pa nam e nishan, si nga ndonjë bombardim i egër. 

Tashmë trualli i rrafshuar i saj ka mbetur shkretë. Nuk dëgjohen më atje zërat e një brezi të tërë njerëzish me kulturë, që lindën, u rritën, banuan dhe shërbyen në arsim, në shëndetësi dhe ekonomi. Pipëzat e gajdat prej druri të njomë të pranverës heshtin. Nuk ndihen as cicërimat e zogjve, as kënga e kaposhit mbi degët e fikut në oborr, as kakarisja e pulave, as xhi-xhi-të e gjinkallave në trungje pemësh, as kërkëllima e çikrikut e llapashitja e krahëve të rosave në rremë. Nuk fluturojnë më bletët e fluturat lule më lule, as pilivesat mbi ujë. Rrezet e ngrohta të diellit e ajri i pastër i Shpiragut më kot kërkojnë dritaret varg të shtëpisë së bardhë dhe kurorat e blerta të pemëve. Askush s’e merr me mend, se ku ndodhej ajo shtëpi zemërgjerë si vetë madhësia e bardhësia e saj. Në atë mëhallë të ngrohtë u rrafshua edhe shtëpia e dijetarit dhe poetit Vexhi Buharaja, edhe shtëpitë e mësuesve, tregtarëve dhe të zejtarëve të njohur të qytetit. Nuk dëgjohet më uturima nanuritëse e lumit, as kambana nga Kulla e Sahatit e hedhur në tokë bashkë me çesmën, pranë xhamisë në lagjen Murat Çelepi. 

Eshtë për të ardhur keq, kur ndonjë  që merret me studime të monumenteve të kulturës, i qan hallin Pëmetit për zonat historike, që nuk janë mbrojtur si duhet, në një kohë, kur qyteti i vet i lindjes, jeton një gjendje të dhimbshme për shkak të shkujdesjes së atij vetë dhe zyrtarëve përgjegjës të sotëm, që mburren me librushkat për turistët.

Në troje të harruara të Beratit të tanishëm shihen vetëm disa shtëpi përdhese. Kalldrëmet e sheshta dhe shtëpitë e hijshme të mëhallës janë zhdukur. Pamjet e dikurshme përtej mureve e mbi pemët e bahçeve të dhunuara kanë humbur trishtueshëm. Janë shlyer edhe nga kujtesa. Diku pranë tyrbes së Baba Aliut të shenjtë, prehet gjyshi i urtë. Ai nuk e di seç është bërë me shtëpinë e vet të bukur, ku gëzoi dhe u hidhërua gjatë jetës. Edhe hëna, teksa ulet mbi muret e Kalasë, ashtu e zbehtë, mallkon e qan. Vetëm mrekullia e Zotit ka shpëtuar nga shfarosja shegën, mjaltë të ëmbël e plot lëng të fshehur në një kënd, pranë murit, që dikur rrethonte shtëpinë dhe bahçenë. Shega, qysh nga koha e gjyshit, rrit kokrra të shëndosha, duke dëshmuar, ashtu siç ndodh shpesh pas një masakre se jeta   vazhdon…    Kështu  do të ndodhë edhe me Teatrin Kombëtar, tashmë rrënojë e heshtur, nëse  Shoqata për mbrojtjen e tij do të shtojë rradhët duke kërkuar me vendosmëri në protesta ringritjen e ndertesë së artit dramatik, ashtu siç ishte me kulmin e hijshëm. Atëherë në skenën plot  me kujtime aktorësh artistë, do të ringjallen, Hamleti, Laerti, Otello, Shekspiri e Noli, ndërsa në sallën e gjerë, do të shpërthejnë duatrokitjet e munguara…

Filed Under: Politike Tagged With: NGA AGIM XH. DESHNICA, PRISHJA E TEATRIT

“Non grata”? – jo Sali Berisha por simbolika e Tij

May 27, 2021 by dgreca

Shkruan: Dr. Zekri PALUSHI-Australi/ * 

Më parë se të komentoj pak për Sanksionimin Amerikan ndaj Prof. Dr. Berishës, -po flas shumë pak për ish-presidentin Donald Trump, -që Partia Demokratike Amerikane (e Majtë), iu vërsul pa mëshirë, për 4 vjet, pa ju nda asnjë minut, për ta dëbuar, nga Shtëpia e Bardhë. -Pse? Sepse  që në fillim, ata vunë re se presidenti Trup, qe NDRYSHE nga Elita, dhe nuk ju bindëte asaj. -Ai ishte një patriot i devotshëm, që kishte në shpirt Amerikën, dhe popullin Amerikan,-punonte pa u lodhur, për përmirësimin e jetës së popullit të tij, -urrente socializmin, dhe donte të mbronte me ç’do kusht vlerat e civilizimit perëndimor.   Për kto vlera, Ai u ba presidenti ma i dashtun, dhe popullor, në historinë e Amerikës. Prandaj, -si asnjë herë më parë, -forcat e Majta në Amerikë, nën udhëheqjen e Demokratëve, mobilizuan forcat ma të errta aleate, brenda dhe jashte vendit, per t’luftue kundra presidentit te tyre,- Donald Trump, -që n’realitet, ishte zgjedhur në mënyrë demokratike, me votën e lirë të shumicës së popullit! 

      Nuk po ndalem në urrejtjen pathologjike, fabrikimet, dhe fantazitë e të Majtëve, -që sic thoshte Pjetër Arbnori, “ato janë specialista, jo socialista”,veç po citoj, çfarë Trump përsëriti disa herë, gjatë asaj periudhe: “In reality, they’re not after me, they’re after you, I’m just in the way”, -këtë thënie, unë po e pershtatas në Shqip, Në realitet, ato s’janë duke më ndjekur mue, ato janë duke ju ndjekur juve, unë veçse ju kam dalë në rrugë.

A nuk ngjanë historia e Trump, pak-a-shumë me atë të Sali Berishës? -që pas 8 vitesh, -në qetësinë, dhe ngrohtësinë e Tij familjare, -papritmas, -fill pas “fitores” së PS, dhe Edi Ramës, -administrata e Biden, e shpallë ‘persona non-grada’, -që do të thotë se Berishës i ndalohet hyrja në Amerikë, -punë e madhe, -po kush ka sot qejf e vullnet, që t’vizitojë Amerikën e Biden, -një herë rregullatori i Demokracisë Botrore, -e sot, “Cerdhe Grenzash” komuniste,-ku edhe ish-presidenti i USA,-Donald Trump, me 75 milion votues, -në vendlindjen e tyre, -për Partinë Demokratike, dhe Administratën e Bajden, -janë “persona non-grata”.

Ç’do minut që kalon, nga dita e zgjedhjet presidenciale të 2020, -po bahet ma e lehtë për të  kuptuar se ç’far, në të vërtetë ndodhi me ato “zgjedhje”,cuditërisht, përgjigjen ma të mirë, e të sakt, e jep -Molly Ball, me artikullin e saj me titull “How close we came”, të botuar në Shkurt 2021, nga Time Magazine.Ajo, si një nga protagonistet,- me një krenari të dukshme, sqaron hollsisht, pa frikë, apo pendim, të gjitha llojet e manipulimeve, mashtrimeve, fallsifikimeve,….., të ndërmarra, me qëllimin e vetëm, -ZHDUKJEN e Trump.

Nuk ashtë qëllimi im ktu për të analizue këtë artikull, (që shpresoj se mediat Shqiptare, tashmë e kanë komentuar), -por, unë po analizoj vetëm në një rrjesht, që thotë: Aty qe një grusht shteti, por “ajo ishte e gjitha për t’mirën tuaj”. Me këtë, ato duan të thonë se: “ne bamë një grusht shteti dhe ju duhet ta pranoni atë”. Sot-e-asaj-dite, -mbi 25.000 ushtarë të përzgjedhur të Gardës Nacionale Amerikane, ruajnë pa pushim Godinën e Kongresit, – (CAPITOL Building)! Pse bahet kjo, dhe nga kush kanë frikë demokratët?

Fatkeqësisht Amerika,-vendi i Shtatores së Lirisë, -bastion i lirisë, dhe demokracisë, -shpresa e njerëzimit botnor, ka ra plotësisht në duart e komunistve. Fitorja e Biden, ka qenë një katalizator i Lëvizjes Socialiste Botnore, dhe një shpresë e madhe për arritjen e qëllimit të tyre përfundimtar: “The Great Reset,”  (Re-Fillim i Madh), në lidhje me këtë, -një nga liderët e Forumit Ekonomik të Botës,- WEF (World Economic Forum), -Ida Auken, një politikane Daneze, ish-ministre e Ambjentit, në vitin 2016, publikon artikullin “Welcome to 2030”, -në essence të të cilit thuhet: Miresevini në vitin 2030, kur s’do të kemi asnjë pasuri, s’do të kemi privacy, por jetën do ta bajmë ma mirë se kurrë…”!!!

Cuditërisht, -në kto kohë, kaq të vështirë për botën në tërsi, dhe Amerikën në veçanti, -administrata e Biden, gjene kohë të mjaftueshme për tu marrë me “korrupsionin” imagjinar të Sali Berishës, -një “korrupsion” krejt i pa-ransishëm, -dhe pa asnjë peshë në krizën aktuale, -kur USA, po ecën drejt vet-shkatrrimit. Bile në këtë situatë të jashtzakonshme, -unë do të thosha se, as korrupsioni i vërtetë i familjes së Biden s’do të kishte asnjë randsi.

Megjithatë, -formulimi i tekstit të sanksionimit Amerikan ndaj Berishës, duhet të provokojë të gjithë popullin Shqiptar, -pa dallime politike, e fetare, për një reagim tepër serioz. Ai tekst, i shkruar me një stil mafioz/Big Brother,- godet randë, dhe ofendon ç’do Shqiptar të ndershëm, e patriot, në trojet Shqiptare, apo diasporë. 

Në koment dhe përgjigje të ktij teksti, detyrohem të flas pak për familjen e Biden. 

Joe Biden, -e mbane vehten si “njeri i shtresës së mesme,” -por aktualisht, ai asht një multi-milioner. Ka fillue karrjeren politike si senator i Partisë Demokratike, nga viti 1973 deri në vitin 2009, me një rrogë vjetore nga 42.500 deri në 174.000 dollar në vit, dhe nga viti 2009-2017, si zëvends-president, ai u pagua afërsisht 230.000 dollar në vit. Pra si u ba ai një multi-milioner?

Nga ana tjetër, si mund ta justifikojë Partia Demokratike, seleksionimin e tij për president, kur ato, kanë ditë fort mirë gjendjen e tij mendore dhe fizike, -si mund ta justifikojnë ato që sot, president i USA, dhe Botës së Lirë, asht një person që s’orjentohet aspak në kohë e hapsirë, s’din se po kandidonte për senator apo për president, -gjatë fushatës elektorale presidenciale, u vunë re mungesat e tij në fushata, dhe mediat, -por edhe kur shkonte, në t’shumtën e ditëve, i mbyllte kto fushatat nga dreka,-te gjithë i mbajmë mend mitingjet e tij, pa prezencë njerëzish, mbajmë mend fushatat e tij, pa tifoza/ndjekës, mbajmë mend konferencat e shtypit pa gazetar, apo me gazetarë që s’banin pyetje. Një herë, ai e quajti vehten “Gaffe-machine” (makinë gafash). Kto ditë në një konferencë shtypi, ai nuk mbajti mend as emrin e Secretarit të Shtetit për Mbrojtjen,- Lloyd Austin. Po kështu, një ditë tha një gja, krejt të pa-besueshme, se: ‘kushdo që merr me pak se 400.000 dollar, nuk do t’paguaj as një cent (penny) në taksa”. S’po zgjatem me gafat e tij t’pa fundme, që turpërojnë atë, familjen e tij, Partine Demokratike, dhe të gjithe popullin e Amerikës, dhe krenarine e tyre të dikurshme, -por po flas pak për djalin e tij, -Hunter Biden, epiqendra e korrupsionit familjar, që ndodhet nën investigime të Departamentit të Drejtësisë. 

Ne vitin 2013, Hunter Biden, së bashku me baben e tij, Joe Biden, (atëherë ish- zevends president),-udhtëuan për një vizitë zyrtare, në Beijing të Kinës, me aeroplanin Air Force Two, -atje Hunter Biden u takua me bankierin Jonathan Li. Ndërkohë që Hunter e paraqiti këtë takim, si “takim për një kafe”, – vetëm 12 ditë pas ktij takimi, autoritet Kineze, aprovuan  Fondin e Ekuitetit Privat, Partneret BHR (Bohai Harvest RST)-Shangai, ku Jonathan Li ishte Shef Ekzekutiv, ndërsa Hunter Biden ishte një nga drejtorët e ktij Bordi,-me 10% pjesë. Gjatë 6 vjetve të shkuara, kjo kompani ka pas rreth 2.5 miliard fitime. (Mësohet se në Prill të 2020, Hunter ka dhanë dorëheqjen nga ky bord?). Një biznesmen tjetër Kinez, i ka “dhuruar” një diamant, me vlerë 80.000 dollar, -(sipas pohimit të ish-gruas së tij). 

Nga viti 2014 deri në pranverën e vitit 2019, -Hunter Biden, qëndroj në Bordin e Kompanisë ma të madhe të Gazit në Ukrahinë, Burisma, -edhe pse në t’vërtetë s’pati asnjë kualifikim t’përshtatshëm, apo dijeni rreth prodhimit, transportit, shperndarjes, operimeve financiale të komplikuara të Gazit Natyral, – ai mori rreth 850,000 dollar nga kjo kompani, dhe t’mos harrojmë se gjatë asaj kohe, Joe Bide mbulonte Marrdhënjet USA-Ukrahinë!

Gjithashtu, James Biden, vëllai i Joe Biden, ashte nën investigime, të FBI, rreth biznesit Americore, që merret me drejtimin e spitaleve rurale.

Në këtë kontekst, -s’mund të la pa përmendun pak, edhe George Soros. -Ai, gjatë 3 muajve të fushatës së zgjedhjes presidenciale, dha 28.3 milon dollar, në favor te Joe Biden, -po kështu, Soros nuk u kursye për të dhanë miliona dollar, gjatë muajve Janar-Shkurt tek Super PACs (Political Action Commity), në ndihmë të Joe Biden, dhe kanditatëve demokratik për në Senat, -përfshi edhe 5 milion për Pro-Biden Priorities USA, dhe 7 milion per magjorancen e senatit (sigurisht,të Partia Demokratike).

Kto janë pra, pak fakte që tregojnë për korrupsionin e Familjes Biden, dhe influencën absolute të Soros, mbi presidentin, dhe Shtëpinë e bardhë. -Po kshtu, tashma nuk asht secret, dhe dihet nga të gjithë se Soros-i, asht edhe udhëheqsi shpirtror i Partisë Socialiste Shqiptare,- në kodin gjenetik të së cilës qëndrojnë krimet, korrupsioni, droga, prostitucioni, urrejtja për atdheun dhe dinjitetin njerëzore, urrejtja ndaj patriotizmit, historisë, kulturës dhe traditive origjinale kombëtare, -vlera që ma së miri mëshirohen në personin e Sali Berishës,-një njeri karizmatik, me intelekt të jashtzakonshëm, kurajo e mendime të qartë, të mbështetura në një arsyetim të thellë e llogjik. Ai zotron një personalitet të veçantë, dhe ka një karakter të fortë, e tepër krenar, që si shet me ia dhanë të gjithë botën. Këtë e dinë shumë mirë, të gjith njerëzit e ndershëm, që s’janë të prekur nga sëmundja auto-imune socialiste,-qofshin kto edhe socialist, që vazhdojnë ta duan Shqipërinë. 

Figura e Sali Berishës, dinjiteti, patriotizmi, dhe vlerat e tij njerëzore, nuk mund të humbin, minimizohen, apo poshtrohen nga asnjë lloj manipulimi, sado i sofistikum që të jetë,-e në këtë rast, duhet t’ju japim “kredit”  socialistve (anti)Shqiptar, për imagjinatën e tyre, dhe aftësitë e jasht-zakonshme që kanë, për krijimin e situateve në disfavor të Shqiptarve, -pa harruar në këtë rast, edhe ndihmën e babait të tyre shpirtror, -Soros, që për mendjen e tij, tepër djallezore, “meriton” çmimin Nobel.

E kam njoft Sali Berishën prej vitesh, -dukshëm, (edhe pse ishte një antar partie i asaj kohe, – i pranum jo për bindjet e tij politike, por për aftësitë e tij të jashtzakonshme profesionale),  -e urrente komunizmin. Rreth ksaj, me kujtohen shumë raste, -kur jo rrallë, në bisedat tona te shpeshta, Ai artikulonte në mënyrë tepër intelektuale, paknaqësitë e tij, ndaj atij sistemi,-aq sa një herë, kur me një ftyrë të buzeqeshur, po fliste në lidhje me vdekjen e diktatorit, i thashë: “a mos je duke më provokue, e don me m’shti në burg?” -asht fjala për vitet 80-90). 

Kshtu pra, nuk që aspak surprizë për mue, -kur ai, u vu plotësisht në dispozicion te Lëvizjes Demokratike Shqiptare, -duke sakrifikuar kështu shumë gjana, -ndër to, profesionin, dhe jetën e Tij familjare që e kishte aq të mirë, të qetë dhe harmonike. 

Që në ditët e para te ksaj Levizje, -kur gjanat hala ishin ne mjegull, dhe rreziku ishte teper i madh, – Ai “korruptoj” shume shoke e miq,- perfshi edhe mua, ne Levizjen Demokratike,  dhe me nje vullnet  te jashtzakonshem, e trimeri, punoj me mish-e-me-shpirt, per çlirimin e Shqiptareve nga skllaveria komuniste. Kto vlera, PATRIOTIZMI, trimeria, ndershmeria, dhe qendrim i tij teper kurajoz, e dallojne Sali Berishen, dhe perkrahesit e tij te shumte, nga socialistet dhe perkrahesit e tyre te papergjegjshem. 

 Vlerat e Sali Berishes, dhe urrejtja e Tij, ndaj socializmit, njifen fort mire edhe nga Administrata e Biden, -dhe bash per kto vlera, shqetesohet, – jo aq shume administrata e Biden, se sa vete Soros, -i cili don qe me ç’do kusht, ti jape fuqi te pa-kufishme PS, dhe Edi Rames, (qe nga ana mentale, s’ndryshon shume me Biden), ne favor te agjendes se tij, qe tashma t’gjith Shqiptaret e dine. -Kjo pra, asht e vetmja arsyja, qe zyrtaret e Joe Biden-Soros, e shpallin Udheheqesin Shpirteror te Kombit Shqiptar, -Sali Berishen,- ‘persona non-grata’. 

Pra jemi ne kohen qe George Orwell e pat parashikue heret, –Ne kohen e Mashtrimit Universal, tregimi i se VERTETES do te bahet nje Akt Rrevolucionar, (“In time of universal deceit, telling the Truth will become a Revolucionary act”), -dhe kshtu u ba. Pra, kjo duhet te ALARMOJE ne shkallen ma te larte, te gjithe ato, qe hala perdorin qelizat trunore. 

Po e mbylli kete shkrim me nje pyetje per te gjith ato qe kan lexue njoftimin e Sekretarit te Shtetit Amerikan,-Antony Blinken: “The sanction of Albania’s former leader for “significant corruption” is being cast as part of a drive by the new U.S administration to fight corruption and promote democracy worldwide…,”  -pra, ne lidhje me kto fjale akuzuese, a nuk tingllon teper aktuale thanja e Joseph Goebbles: “Akuzo  anen tjeter, per çfar ju jeni fajtor,” (“Accuse the other side of that which you are guity”). 

*Opinionet qe shprehen ne kete artikull jane te autorit dhe jo te redaksise te gazettes”Dielli”. E publikojme per hir te respektimit te mendimit te lire. Dr. Zekri Palushi me banim ne Australi eshte bashkepunetor i Gazetes Dielli per rubriken shendetsore.

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Zekri Palushi, Non Grata-Berisha

NUK MUND TË BASHKJETOJË NATO ME KOMUNIZMIN — GULAGU SHQIPTAR DHE HESHTJA E DIPLOMATËVE PERËNDIMORË NË TIRANË

May 24, 2021 by dgreca

NGA FRANK SHKRELI/

–Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë: “Komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”.  

–Fatbardh Kadilli, kandidat për Kryetar të Partisë Demkoratike të Shqipërisë:  u shpreh ditët e fundit se ai do ta ndajë partinë e tij “demokratike” nga “kultura e anti-komunizmit”. 

Në trojet shqiptare dhe mëtej po zhvillohet stërvitja ushtarake historike e Aleancës së Atlantikut Verior, NATO, “Defender Europe 21”, një ngjarje kjo që duhet të përshëndetet nga të gjithë shqiptarët që besojnë në vlerat perëndimore, të cilat NATO ka promovuar dhe i ka mbrojtur ç’prej themelimit të saj në Prill të vitit 1949. Kjo stërvitje është me të vërtetë një ngjarje që na jep shpresë se Shqipëria mund të bëhet, eventualisht, megjithë paaftësitë e klasës politike shqiptare të këtyre 30-viteve për të ndërtuar shtet. Respekt për burrat dhe gratë në uniformë, ushtarakët tanë dhe të aleatëve tanë nga shumë vende, nga të dy anët e oqeanit. 

I kujtoj lexuesit se objektivi themelor i Aleancës së NATO-s ishte dhe mbetet mbrojtja e lirisë dhe sigurisë së vendeve aleate anëtare të kësaj aleance ushtarake, me të gjitha mjetet politike dhe ushtarake që ajo ka në dispozicion.   Aleanca NATO mbetet pra instrumenti kryesor i sigurisë së komunitetit trans-atlantik, i cili me veprimtarainë e tij ushtarake, njëkohësisht, shpreh edhe mbron vlerat e përbashkëta demokratike, të lirisë dhe të drejtësisë. Falënderës të Madhit Zotit që e kemi NATO-n se për ndryshe, nëqoftse do të ishte krejtësisht në duar të kësaj klase politike të këtyre 30-viteve të kaluar, Shqipëria do të ishte sot edhe më keq se ç’është.

Po cilat janë këto “vlera të përbashkëta demokratike” që mbron NATO dhe që duhej të ndanin të gjitha vendet aleate të Nato-s, përfshir Shqipërinë. Pasi jemi gjithnjë në atmosferën e zgjedhjeve të 25 prillit, zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike janë një element kyç për një shoqëri demokratike.  Për 30-vjet tranzicion Shqipëria, përfshir zgjedhjet e fundit, nuk ka zhvilluar zgjedhje të pakontestueshme dhe të pranueshme nga të gjithë, si të lira dhe demokratike, përfshir entet ndërkombëtare, siç është ODIHR-i dhe nga faktorët kryesorë politikë shqiptarë.  Për shkeljen dhe mospërfilljen e vlerave perëndimore nga qeveritë shqiptare të tre dekadave të kaluara, mjafton të lexoni raportet vjetore mbi të drejtat e njeriut të enteve të ndryshme perëndimore, ku Shqipëria, megjithëse anëtare e NATO-s, vazhdon të mbetet “pjesërisht e lirë” dhe ndër vendet më të korruptuara në botë.  

Megjithëkëtë, diplomatët perëndimorë në Tiranë i trajtojnë politikanët shqiptarë sikurë këta na qenkan “jeffersonian democrats”, demokrat si Jeffersoni, njëri nga baballarët e Kombit amerikan.  Jo, more jo, nuk janë të tillë, as nuk duan të jenë të tillë. Këta nuk kanë asgjë të përbashkët as me Xhefersonin as me demokracinë.  Për 30-vjet tani, ata nuk janë distancuar nga e kaluara komuniste – pjellë e të cilës janë – dhe as nuk kanë marrë ndonjë masë serioze për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare.  Politika shqiptare aktuale, me një paturpësi arrogante vlerëson “të mirat dhe sukseset” e regjimit të Enver Hoxhës, njërit prej diktatorëve më të egër që ka njohur historia evropiane dhe botërore. Merreni me mend, se sa keq janë punët, një kandidat i shpallur për Kryetar të Partisë Demokratike (Fatbardh Kadilli), në opozitë, u shpreh ditët e fundit, se ai do t’a ndajë partinë e tij “demokratike” nga “kultura e anti-komunizmit”. More zotëri nga cili “anti-komunizëm”? Çfarë betë ju për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare gjatë këtyre viteve?  E mbarë shoqëria shqiptare, çfarë ka mbjellur gjatë tre dekadave të fundit, po korrë tani. Në prak të greminës, politikisht, ekonomikisht, ndërkohë që presim nga ish-prokurorët komunistë t’i sjellin atij vendi drejtësi. Jeni mbi një kapërcyell — të distancoheni nga komunizmi kini frikë, por as nuk kini bindjen morale dhe politike, se duhet të bëni një gjë të tillë. Janë një numër deklaratash dhe veprimesh nga përfaqsues të partisë në pushtet, që janë venë në lëvizje kohët e fundit, e që lënë të nënkuptohet se distancimi zyrtar nga e kaluara komunizmi dhe dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare nuk është në rendin e ditës me këta pushtetarë, megjithë praninë e anijeve të NATO-s në Durrës. 

Kryeministri aktual nuk e fsheh fare mbështetjen e tij për ish regjimin dictatorial, ndërkohë që muajt e fundit është shprehur nga foltorja e Kuvendit, ndër të tjera, se “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”. Persona të tjerë të zgjedhur në Kuvendin e ardhëshëm kanë shprehur të njëjtat ndjenja.  Në këtë ndërkohë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka njoftuar fillimin e një rishikimi të historisë për të vendosur njëherë e mire, sipas disa vërejtësve,  hegjemonizmin enveristo-stalinist — historik dhe kulturor — mbi Kombin shqiptar nga pothuaj të njëjtit “historianë” nostalgjikë të komunizmit, të cilët e kanë shkruar, fillimisht, atë histori.  Çfarë tragji-komedi!  Ndërkaq, ndërsa këta udhëheqës shqiptarë po merrnin foto nga platformat e anijeve të NATO-s në Durrës me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe me autoritetet e larta ushtarake amerikane — në mes të Tiranës, aty përball Kryeministrisë dhe Presidencës, është dëmtuar ato ditë, për të disatën here, “Postblloku” që bashkon (burgun) Spaçin me Berlinin – një memorial ky që përkujton viktimat e komunizmit në Shqipëri. Hapni sytë e reagoni.  Kjo tregon se e shkuara komuniste nuk është e shkuar, të nderuar diplomatë, por është aktuale, mu aty në qëndër të Tiranës ku jetoni e punoni edhe ju. Nëqoftse nuk doni ta shihni, kjo është puna juaj, por kjo e shkuar komuniste po bëhet realitet në jetën politike dhe ekonomike të vendit, për ditë e më shumë.  Ndoshta ju nuk mund ta ndaloni këtë frymë të re nostalgjike për komunizmin në Shqipëri, por të pakën do u lutesha mos u bëni palë me të keqen, të mos heshtni ndaj këtyre dukurive se ju jeni ata që do duhej të përfaqësonit dhe të mbronit vlerat perëndimore të lirisë e demokracisë, pikërisht ato vlera për të cilat ekziston NATO.Të nderuar përfaqësues perëndimorë në Shqipëri, ju lutem si një shqiptaro-amerikan i thjesht dhe u bëj thirrje: mos u bëni palë e “turpit në radhët e të paturpshëmve”! Flisni për dekomunistizimin e Shqipërisë, para se të jetë vonë.

Edhe kjo ka të bëjë me drejtësinë, sidomos në përvjetorin e revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit. Shikoni se sa poshtë ka renë politika shqiptare në 30-vjet post-komunizëm.  Fatkeqësisht, votuesit shqiptarë kanë dy alternativa politike, asnjëra më e mire se tjetra: një, Partinë Socialiste e cila me krenari mbron komunizmin si një sistem që “ishte në anën e duhur të historisë”, sipas Kryeministrit Rama dhe Partinë Demokratike, një kandidat i shpallur për kryetar i të cilës bën thirrje që kjo parti të largohet nga “anti-komunizmi”, që nënkupton të bëhet më shumë ashtu si partia si motër socialiste. Kjo është alternativa që Partia Demokratike ofron, të pakën nepërmjet një kanddiati të saj për kryetar të ri?  Po cili është ndryshimi midis jush?  Më mirë bëhuni bashkë, të dy partitë kryesore, se këtë po promovojnë edhe ndërkombëtarët aty në Tiranë — një parti-shtet me një udhëheqës të përjetëshëm – me kult personaliteti. Mblidhuni të gjithë rreth tij dhe duartrokisni.  Rroftë demokracia alla-shqiptarçe! 

E buono per Albania! 

Sido që ta merrni, sido që të mendoni ju të nderuar përfaqsues diplomatikë dhe të klasës politike shqiptare — Shqipëria nuk mund dhe nuk do të bëhet një aleate e denjë e NATO-s pa dekomunistizimin njëherë e mirë të shoqërisë shqiptare dhe pa distancimin (por edhe pastrimin) e bindshëm të kësaj klase politike shqiptare — të sotëme dhe të nesërme – nga trashëgimia komuniste, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste, që tani janë anëtare të denja të NATO-s.  Si një taksapagues amerikan, unë do të dëshiroja që Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore, të jenë gjithmonë pranë Shqipërisë, jo vetëm për një çeshtje – megjithëse tepër e rëndësishme – siç është vendosja e drejtësisë në vend – por të jenë pranë saj edhe në mbrojtje të të gjitha vlerave të tjera perëndimore të përbashkëta demokratike që mbron NATO-ja – përfshir edhe dekomunistizimin e shoqërisë dhe distancimin nga gulagu komunist i Enver Hoxhës. Është e qartë se kuadrot e nomenklaturës së Partisë në pushtet nuk besojnë në distancimin nga e kaluara komuniste, por kjo është e vetmja mënyrë për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes evropiane dhe euro-atlantike, si dhe një vend anëtar të denjë të NATO-s me të cilin do të krenohemi të gjithë, kudo që jemi. Heshtja e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë në lidhje me këtë çeshtje nuk u ben nder as vendeve që ata përfaqësojnë dhe as NATO-s që këto ditë po zhvillon stërvitjen ushtarake “Defender Europe 21”.  Në këtë 48-vjetor të Revoltës antikomuniste në burgun e Spaçit, ndoshta kini nevojë për një rifreskim të kujtesës se çfarë përfaqësonte regjimi i Enver Hoxhës. Për të parë nga afër dhe pjesërisht Gulagun e Enver Hoxhës, do të sugjeroja që përfaqsuesit diplomatikë në Tiranë dhe sidomos politikanët shqiptarë aktualë dhe ata që të pretendojnë të bëhen udhëheqës të atij vendi nesër, të vizitojnë Spaçin, Tepelenën e të tjera vende të persekutimit dhe të vrasjeve të viktimave të pafajshme të komunizmit – tmerin e Spaçit të cilin ish-ambasadori amerikan, Donald Lu, gjatë një vizite atje, e kishte cilësuar si “një dëshmi të brutalitetit njerëzor”.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, Komunizmi, NATO

SIMPOZIUMI DIASPORES, VATRA DHE MASHTRIMI

May 21, 2021 by dgreca

-ORGANIZATORET E VERTETE TE SIMPOZIUMIT JANE NE TIRANE TE DIRIGJUAR NGA NJU JORKU DHE VIRXHINIA,POR TJETER HERE DO TE MERREMI ME TA…

SIMPOZIUMI I DIASPORËS DHE MASHTRIMET ME EMRIN, LOGON DHE VULËN E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS” VATRA”/

Të Shtunën me 22 Maj 2021, nga burime të tërthorta, mësuam se organizohet nëpërmjet Zoom- një Simpozium i fokusuar në çështjet tona Kombëtare. Pa i paragjykuar ligjëruesit Vatra i falenderon për studimet e tyre shkencore dhe i uron sukses Simpoziumit por nuk mund të anashkalojmë mashtrimin e organizatorëve, që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme emrin dhe Logon e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” , me adresë zyrtare  2437 Southern BLVD, Bronx, NY 10458 -USA dhe me 12 degët e saj në Amerikën e Veriut dhe Kanada. Në pronësi dhe në përdorim të Federatës VATRA është edhe gazeta e saj ”DIELLI”. 

Studiuesit e nderuar janë mashtruar dhe kanë menduar se janë ftuar në emër të Vatrës së vërtetë dhe se nuk janë informuar për egzistencën e fraksionit që është përjashtuar për shkelje të Kushtetutës së Federatës.

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA i ka paditur në gjyq mashtrusit që kanë rrëmbyer vulën dhe Logon e Vatrës në në mënyrë të paligjshme(kopje nga interneti) dhe e kanë përdorur në publik në media, në rrjetet sociale, kanë bërë ftesa për aktivitete, si në rastin konkret,por edhe kanë grumbulluar fonde në mënyrë të paligjshme…. 

Vatra komunikoi me 10 nga ligjeruesit e ftuar në këtë simpozium dhe mori prej tyre përgjigjen keqardhëse se nuk kanë qenë të informuar nga organizatorët se ata nuk përfaqësojnë Vatrën e vërtetë. Ndjejmë keqardhje për këtë mashtrim.

Njëri prej ligjëruesëve u përgjigj menjëherë se e ka bojkotuar Simpoziumin për shkak të mashtrimit. Për ta respektuar nuk po ia përmendim emrin. Qëllimi ynë nuk është prishja e veprimtarisë, por na vjen keq se këtu janë përfshirë dhe historian të njohur,që mburren për qëndrim kombëtar -një pjesë prej të cilëve e kanë ditur se çfarë përfaqësonin organizatorët, por duke qenë në lidhje miqësie më pjestarë të fraksionit u kanë shërbyer atyre, duke kontribuar në përçarjen e diaspoërs. Na vjen keq se në këtë ndërmarrje janë përfshirë dhe Institucione nga Tirana dhe Prishtina…U bëjmë thirrje atyre që ta përdorin autoritetin e tyre shkencor për ta bashkuar jo për ta përçarë Diasporën, boll po e bën përcarjen qeveria.

Saktësojmë se ky grup është në minoracë dhe vjen nga dy gjysma degësh me anëtarësi familjare dhe një grup i vogël të pakënaqurish. A mund ta quajnë veten Vatër dy gjysma degësh përballë 13 degësh dhe qendrës?

Thashethemet që përhap grupi përcarës për Federatën Vatra se gjoja është pro greke e komuniste është e pabaza dhe dashakeqëse. Për herë të parë Federata VATRA ka një Kryetar nga KOSOVA, Z. ELMI BERISHA po ashtu edhe Presidenti i Nderit AGIM REXHAJ është po nga Kosova, sekretarja është nga Çamëria. Përse u shqetësuan kaq shumë përçarësit e VATRËS tash që në krye kemi Kosovë e Çamëri?

ORGANIZATORET E VERTETE TE SIMPOZIUMIT JANE NE TIRANE TE DIRIGJUAR NGA NJU JORKU DHE VIRXHINIA,POR TJETER HERE DO TE MERREMI ME TA…

FEDERATA PANSHQIPATRE E AMERIKËS VATRA MBETET E PËRKUSHTUAR NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE DHE ASNJËHERË NUK DO TË SHFOKUSOHET NGA KY QËLLIM.

Filed Under: Politike Tagged With: Mashtrimi dhe Simpoziumi

Berisha: Padi për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit Blinken

May 20, 2021 by dgreca

VOA- Në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi të enjten se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhur me njoftimin ditën e djeshme nga ana e këtij të fundit, se “po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë” duke i ndaluar për pasojë, atij dhe familjes së tij (bashkëshortes dhe dy fëmijëve)hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Në një konferencë për shtyp, zoti Berisha tha se “kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, si Franca që të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi direkte para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike”.
Zoti Berisha u shpreh se “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”. Ai nënvizoi, ashtu si dhe në deklaratën e djeshme, se “që kur kam nisur jetën time politike, por ju garantoj se potë shkoni më tutje, që kur kam prekur rrogën e parë në borderot e shtetit dhe deri dje nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive”.

Zoti Berisha, u shpreh se ai u detyrua të ndërmerrte një veprim të tillë, për shkak të “dinjitetit të nëpërkëmbur”, por se “në mënyrë kategorike ky nuk është një akt kundër SHBA-ve, për të cilat ushqej të njejtat ndjenja por ndaj një njeriu I cili pa rreshtuar as prove, fakt apo argument, ka ngritur akuza që nuk mi kanë ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”.
Akti Anti-Kleptokraci dhe për të Drejtat e Njeriut

Identifikimi i zotit Berisha nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken si person që i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për arsye korrupsioni në nivel të lartë bazohet tek Klauzola Anti-Kleptokracisë dhe për të Drejtat e Njeriut, siç quhet neni 7031 (c) i ligjit për Financimin e Departamentit të Shtetit, Operacioneve Jashtë Vendit dhe Programeve që kanë lidhje me to. Kjo klauzolë ka si synim luftën kundër korrupsionit si dhe mbështetjen e të drejtave të njeriut duke vënë në shenjestër aktorë të huaj, të korruptuar apo të përfshirë në shkelje të të drejtave të njeriut, të cilëve u mohon vizën amerikane.

Në bazë të kësaj klauzole, Kongresi i kërkon Sekretarit të Shtetit të pengojë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të zyrtarëve të huaj për të cilët shefi i diplomacisë amerikane ka informacion të besueshëm se “kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt ose jodrejtpërdrejt në korrupsion në nivel të lartë, përfshirë korrupsion që lidhet me shfrytëzimin e burimeve natyrore, ose për përfshirje në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Klauzola parashikon sanksione me mohim vizash edhe për të afërmit e zyrtarit në fjalë.

Masat që shenjestrojnë zyrtarë të huaj të korruptuar apo të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut e kanë zanafillën në ligjin e vitit 2008, por në rrjedhën e viteve Kongresi ka bërë amendime të tjera, ndër to duke specifikuar në vitin 2015 se zyrtarët e shenjestruar mund të identifikohen edhe publikisht nga sekretari i shtetit.

Filed Under: Politike Tagged With: Berisha: Padi për shpifje, Sekretarin Blinken

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 277
  • 278
  • 279
  • 280
  • 281
  • …
  • 654
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT