Serbia nis fushatën në Amerikë kundër Kosovës,qeveritarët tanë ia kthyen shpinën LQSHA-së Joe DioGuardi-t/

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca
Serbia nis fushatën në Amerikë kundër Kosovës,qeveritarët tanë ia kthyen shpinën LQSHA-së Joe DioGuardi-t/

by dgreca


Nga Enver Bytyçi/*
Sot kukësianët, hasjanët, tropojanët, besa edhe kosovarët u mblodhën dhe kundërshtuan politikat mizore të kryeministrit të Shqipërisë. Ky, kryeministri ynë, në ditët e para të fitores së qershorit 2013 u përkul me betimin se do të sihte shërbetor i shqiptarëve. Shumëkush e besoi! Por në javën e parë të ushtrimit të detyrës e tradhëtoi veten. Urdhëroi heqjen e fotograsië së Presidentit nga zyrat e shtetit dhe kur i tha opozitës se “Nuk keni parë gjë akoma”! Dy sinjale këto që thonin shumë për mizoritë që do ta shoqëronin qeverisjen e kryeministrit Edi Rama. Dhe çfarë bëri në të vërtetë? Të gjitha vendimet e tij, të gjitha ligjet, në gjithçka ka bërë dhe bën Edi Rama na shfaqet mizor, më mizor sesa vetë çifligarët e Myzeqesë në kohën e otomanëve. Asnjë vendim i tij, asnjë projekt-ligj dhe ligj që ka miratuar me mazhorancën e vet në parlament, asnjë urdhër që ka dhënë nuk është konsultuar ndonjëherë e publikun, as me grupet e interesit, as me qytetarin, madje nuk është konsultuar me partnerët në qeverisje dhe as me grupin parlamentar që ai vetë e drejton. Nuk po flas për studime dhe ekspertiza që duhet të shoqërojnë vendimmarrjen e një shteti serioz e demokratik. Gjithçka ai e vendos vetë, sipas interesave të familjes së tij dhe oligarkëve që e rrethojnë. E tillë është dhe taksa për Rrugën e Kombit. Kë konsultoi? Bashkia thotë se nuk është konsultuar. Po ashtu Qarku i Kukësit! Autoritetet e Kosovës nuk dinin asgjë për vendimmarrjen e Ramës. Opozita ishte kundërshtare. Populli po ashtu. Nëpër dhëmbë e me zemër ishin kundër vetë deputetët e grupit parlamentar socialist që kanë përfaqësuar Kukësin, (këtu nuk bën pjesë Mimi). Ishin dhe u shprehën kundër këshilltarët socialistë e demokratë të Bashkisë. Të gjithë kundër kësaj takse, vetëm Edi Rama pro saj, madje në mënyrë kryeneçe e mizore, pa llogaritur efektet shkatërruese për njerëzit në mbijetesë. Në mbrojtje të tkësaj mizorie sot Edi Rama i kërcënoi kukësianët, duke e konsideruar si “akt barbar” djegjen e pikës së mbledhjes së taksës nga koncensionari. Madje tha se ligji do të veprojë ashpër. Në këtë rast duhet zgjidh dilemma se kush është ligji. E drejta apo vetë kryeministri. Edhe Luigji XIV i Francës thoshte se “ligji jam unë”! Por në demokraci nuk mund të jetë ligji një kryeministër mizor dhe i pamëshirshëm që u ka vënë shqiptarëve lakun në grykë e i kërcënon me jetën e bukën e gojës në emër të shtetit. Ligji nuk mund të drejtohet kundër qytetarëve që protestojnë qoftë edhe dhunshëm për të mbrojtur të drejtën e tyre. Ligji duhet të dënojë lidhjet me krimin të kupolës së qeverisë, mizorinë, inhumanitetin dhe pashpirtshmërinë e Edi Ramës . Nëse do kishim një ligj që do ta dënonte kryeministrin tonë për bëmat e shkeljet e tij të ligjit, nuk do të kishim sot një protest të dhunshme në kufijtë e së pranueshmes për të fituar të drejtën qytetare. U takoi kukësianëve kjo barrë e rendë. Mund t’u takonte shkodranëve të përmbytur, lezhjanëve të dhunar nga shokët kriminelë të Ramës, krutanëve të poshtëruar nga kanabistët e kryetarit të bashkisë, durrësakëve të nëpërkëmbur nga një farë Gjushi gjysmak! Kjo ska rëndësi. Rëndësi ka që “miti u thye”! Mizoria mori tatëpjetën! Mizorët do të duhet të mendohen mirë para se të kryejnë mizori! Prej sot Shqipëria do të jetë ndryshe. Do të fillojë të rikthehet shpresa. Qoftë dhe për këtë akt kukësianët duhen vesh me lëvdata e dekorata. Nëse Rama dhe Xhafa, por edhe kryeprokurorja Arta Marku, do të ndezin zjarrin e urrejtes e do të ushtrojnë dhunë mbi kukësianët, atëherë ky zjarr do të përvëlojë autorët e vet. Uroj që të gjithë protestuesit sonte ta bëjnë gjumin e qetë, sepse bënë një akt heroik duke rilidhur kombin me arterien e vet. Por nëse priishet gjymi i njërit prej tyre,, atëherë të gjithë kukësianët do të jenë pa gjumë. Kukësianët durojnë shumë. Kanë duruar dhe gati sa nuk i kanë falur mijëra hektar tokë pronë e tyre private për t’i dhënë dritë Shqipërisë. Por thikën e mozorëve në kockë nuk e durojnë. Mizoritë duhet të marrin fund. Asnjë mizor nuk është ndalur me lutje prej prifti! Eshtë dashur gjithnjë një lloj forcë e balancuar që mizorët të kuptojnë se nuk kanë të ardhme. Këtë forcë e dëhmuan sot bashkëvendasit e mij kukësianë! Kështu u mbijettojnë popujt e civilizuar mizorive të udhëheqësve të vet! Prej sot Edi Rama do të matet shtatë herë përpara se të planfikojë ndonjë mizori të radhës kundër kukësianëve!
by dgreca
Rrefimi:…Mbas vdekjeve masive te femijve na hoqen nga Turani duke na derguar per ne kampin e Tepelenes .Une shkova ne ate kamp ne moshen 4-5 vjec. Ne kamp ishin afersisht rreth 2500 apo 3000 te internuar nga rrethe te ndryshme te Shqiperise , kampi perbehej kryesisht nga gra ,femije e pleq…/

Ne Foto:Kampi Tepelene ,nga e majta Simoni, Katrina e Sokol Mirakaj/
Mbas prishjes me Jugosllavine vjen edhe transferimi i te internuarve qe gjendeshin ne Berat , Kucove,Kruje , per ne Tepelene.Fillimisht na dergojne ne Turan e Veliqot te Tepelenes,na strehojne ne stanet e dhive,ku te mbysnin pleshtat e pislliku.Mbas nje kohe te shkurter shume femije humben jeten nga mungesa e ushqimit si dhe nga kushtet cnjerzore ne stanet e bagetive.Mbas vdekjeve masive te femijve na hoqen nga Turani duke na derguar per ne kampin e Tepelenes .Une shkova ne ate kamp ne moshen 4-5 vjec. Kampi perbehej nga disa gazerma te cilat ishin ndertuar nga Italianet ne luften Italo- Greke.Ne njeren gazerme kishin mbetur vetem muret pa cati, aty na lanin nenat ne vere e dimer .Akoma i mbaj mend te qarat tona nga te ftohtit . Ne kamp ishin afersisht rreth 2500 apo 3000 te internuar nga rrethe te ndryshme te Shqiperise , kampi perbehej kryesisht nga gra ,femije e pleq.Kampi Ishte i rrethuar me tela me gjemba,jashte rrethimit ishte komanda e policise, komandant kampi ishte toger Haki Pogace, mbas toger Hakiut erdhi toger Ahmeti,marshall Tomi,aspirant Syrjai dhe kapterri apo tmerri kampit kapterr Selfo. Brenda kampit ishte infermeria dhe furra e bukes,jashta telave ishte bacja e policise.Buka ishte 600gr per ata qe punonin dhe 400 gr per te pa punet ,gjella ndahej nga kazanet qe kishin here groshe qe duhej mikroskop per te gjetur ndonje kokerr dhe bollgur me krimba.
Ishte lumturi kur motrat tona Lajdja,Klorja na sillnin gorrica , manaferra qe i mblidhnin rruges kur ketheheshin nga puna, apo ndonje gavete me hirre qe ja falnin nga baxhot fshataret Tepelenas. Ato punonin duke pre dru ne mal per policine e kampit dhe degen e Puneve te Brendshme te Tepelenes. Nga njehere i dergonin ne Turan per te mbajtur pleh ne kurriz per bahcen e komandes se policise se kampit. Motrat bashke me gruan e xhaxhait Gjinen i ndane nga ne i nisen ne fabriken e tullave ne Valijas, kur ato nuk i kishin mbushur akoma 15 vjec.Gazerma kishte nje sobe dhe njerzit shtyheshin me njeri tjetrin per te pjekur lendet e dushkut qe ishin ushqim per derra,uria ishte e pranishme tek te rriturit tek femijet te cilet bertisnin naten dua buk o nane. Ajo qe e bene me te temerrshem kete kamp eshte se ne oborrin e saj afersisht prej dy hektaresh gjindeshin predhat e luftes Italo-Greke dhe i detyronin femijet per ti mbledhe e i stivonin si turre drush,kishte raste kur nenat per te zier rrobat ,ndiznin zjarrin e vendosnin kazanin icili shperthente nga mina poshte duke marre me vete dhe femijet qe ishin afer per tu ngrohur. Policia sic thashe me lart kishte bacen ku mbillnin zarzavate ,bostan etj,bacen e punonin te internuarit por frutet i hanin ata, ne vere ne kohen e pjekjes se bostanit ata i kepusnin dhe uleshin per te ngrene,femijet shtrinin duart mes telave duke shpresuar si femije do perfitonin ndonje cope bostan, por ata jo vetem qe nuk i jepnin por dhe lekurat i gerryenin mire e pastaj i hidhnin femijeve,ata kenaqeshin e qeshnin kur shikonin femijet qe turreshin per te kapur lekurat e bostanit te hedhura prej tyre.
Dy femije jo me shume se 9 vjec Liman Koleci e Zef Mirakaj nga uria kaluan rrethimin e telave e u turren murrizave per te mbledhur ca kokrra te kuqe qe leshonin ato per ti ngrene,kur po beheshin gati per te hyre ne kamp, i shikon kapterri i kap dhe i lidh per shtylle jashte telave afer cezmes.I mbajten te lidhur gjithe naten per shtylle edhe pse nuk pushonin se qari, ne pra nena e Zefit motrat e nena ime qendronim brenda telave duke i thene mos u frikeso se ja ku jemi,ai qante se thoshte po me ha shtriga,shihte ender ndersa flinte ashtu I lidhur dhe era e perplaste ujet e cezmes ne ftyren e tij ku zgjohej perseri .Cdo dite kishte vdekje femijsh apo pleqsh,ne kamp kane vdekur 400 femije,por ne si kemi dale gjalle nga ky kamp as une nuk e di! Tre here u levizen varret ,dhe sot ato nuk gjenden me se heren e fundit i vendosen ne buze te lumit Bence,icili dimrit vershonte duke marre cdo gje perpara!Kampi i Tepelenes u mbyll ne vitin 1954 dhe te gjithe te internuarit u shperndane ne kampe te ndryshme te Lushnjes si Saver,Plug,Rrapez ,Cerme,Gradishte,Grabjan,Gjaze. Ne keto kampe u be dhe bashkimi familjar me motrat dhe pjesen e ndare qe ishin derguar ne fabriken e tullave ne Valijas te Tiranes.
by dgreca

Nga Tomorr ALIZOTI/
Në një studio televizive një historian i oborrit familjar të Enver Hoxhës,(Pellumb Xhufi) paska mohuar vuajtjet në kampin famëkeq të Tepelenës duke thënë se aty nuk ka pasur kushte të këqija, se nuk paskan vdekur fëmijë dhe se të burgosurit paskan qenë familje armiqsh të vendit, të arratisur në Jugosllavi, të cilët ktheheshin dhe në Shqipëri fshehtas për të bërë atentate ndaj njerëzve të shtetit.
Unë i përkas një familjeje që ka vuajtur në atë kamp. Babai im ka qenë një prej fëmijëve të burgosur aty, bashkë me gjyshërit. Në familjen time nuk kemi pasur të arratisur, siç shprehet historiani në fjalë. Ai ka qenë një kamp ku grumbulloheshin kryesisht pleqtë dhe fëmijët, ndërsa të rriturit e aftë për punë i dërgonin në fabrikën e Nish Tullës duke i ndarë nga familja. Nëse regjimi do ta kish ngritur këtë kamp si një masë mbrojtëse nga të arratisurit, nuk do burgoste aty fëmijë e pleq.
Është e turpshme që ka njerëz që kërkojnë të mohojnë vuajtjet dhe tmerret e atij regjimi, duke synuar të mbrojnë kriminelët që vranë e prenë elitën e këtij vendi. Dëshmitë e njerëzve që janë ngujuar aty janë nga më tronditëset. Unë ruaj dëshmitë e të afërmve të mij që më tregonin sesi im atë, fëmijë i vogël, kërkonte bukë, i dërrmuar nga uria, dhe gjyshërit e mi nuk kishin ç’ti jepnin. Im atë mbijetoi, por shumë fëmijë të tjerë, si dhe të rritur, nuk ia dolën. Të dëgjosh sot përralla të tilla që mohojnë kalvarin e vuajtjeve dhe tmerreve që kanë pësuar ata njerëz është një dënim për së dyti.
Është e trishtë të dëgjosh se, akoma pas 27 vjetësh, ka historianë që mbrojnë atë regjim. Akoma ka njerëz që duan të bëjnë avokaturën e krimit duke mohuar gjakun dhe vuajtjen e viktimave! Dhe më e ndyra është kur shikon që këtë e bëjnë njerëz të lidhur me atë regjim e bij hetuesish të makinerisë së krimit, të cilët nuk u penduan e nuk shfaqën kurrë keqardhje për atë që kanë bërë ata dhe etërit e tyre.
Një vend normal nuk mund të lejojë që të artikulohen pikëpamje të tilla që mbrojnë krimin dhe dënojnë viktimat. Nëse kjo do të ndodhte në një vend si Gjermania apo Anglia ata sot do të ishin ishin përpara gjykatës. Por në një vend ku e vërteta nuk u zbardh kurrë e ku përgjegjësit nuk u vunë përballë përgjegjësisë, është e kuptueshme që poshtërsia të mos ketë kufinj, dhe natyrisht ajo do të mbajë peng vendin në çdo aspekt.
Mos prisni që ky vend të ecë përpara kur fle dhe ushqehet mbi një të kaluar kriminale të panjohur e dënuar në asnjë moment! E kaluara nuk mund të shlyhet me harresë, e as me apologjetët e krimit!
***
by dgreca

NGA MAKENSEN BUNGO/ Nju Jork/
Me 17 Mars të këtij viti në gazetën“ Mapo “ është botuar një artikull interesant shkruar nga poeti Sadik Bejko titulluar: “Tragjedia e Haxhiademit: si shkroi intrigën vrastare brenda kampit të Skënderbeut “. Në këtë artikull poeti Sadik Bejko e vlerëson Ethem Haxhiademin si tragjedian dhe bën thirrje për të vënë në skenë tragjedinë e e shkruar prej tij me titull “Skënderbeu “në këtë vit, që është quajtur Viti i Skënderbeut.
E përgëzoj dhe e falënderoj poetin Sadik Bejko për këtë thirrje atdhetare dhe do të dëshiroja që ajo të mos binte në vesh të shurdhër. Edhe unë e vlerësoj Etëhem Haxhiademin si atdhetar, si poet, si përkthyes,si romancier dhe mbi të gjitha si themelues i tragjedisë shqiptare.

Foto: Et’hem Haxhiademi/
Vite më parë e kam studjuar Ethem Haxhiademin, e kam njohur personalisht, kam biseduar me të, më ka dhënë këshilla, kam qenë bashkë me të në birucat e Sigurimit; unë i dënuar si armik populli dhe ai i arrestuar-po si armik i popullit. Kam pas fatin e mirë(që isha me të në ditë të vështira) por dhe të keq(se ishim bashkë në një qelitë e vdekjes),… kam banuar me të për një kohë të gjatë në një kaush në burgun e madh të Elbasanit .Për të plotsuar dhe përforcuar ato që thotë poeti Sadik Bekto, që të vihet në skenë tragjedia“ Skënderbeu “ me rastin e vitit të Skënderbeut po shtoj edhe unë disa të dhëna për këtë personalitet të letrave shqipe dhe mbi tragjedinë “Skënderbeu “ . Haxhiademi ishte republikan.
Në kohën e Monarkisë, me gjithëse ishte kompetent nga studimet që kishte kryer, haxhiademi ka shërbyer në adminstratën e shtetit shqiptar deri si sekretar i prefekturës në Gjirokastrës. Më lart jo, se nuk ishte servil dhe karrierist.
Gjatë luftës ka qenë me Ballin Kombëtar, gjithënjë si republikan. Me porosinë e Mithat Frashërit shkoi në Elbasan dhë formoi degën e Ballit në atë rreth, ka marrë pjesë në mbledhjen e Mukjes por nga fundi i luftës u largua nga Balli dhe u kthye në Elbasan pranë familjes dhe u përpoq që të jetonte larg politikës . .
Mbas luftës mori pjesë për krijimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë dhe u zgjoth kryetar i saj për degën e Elbasanit, por ndonjë veprimtari nuk zhvilloi.Kur u caktua të kryesonte delegacionin e parë të shkrimtarëve shqiptarë, që do të shkonte në vizitë në Jugusllavi , nuk pranoi, refuzoi të shkojë .U emërua profesor në shkollën Normale të Elbasanit, por nuk do të zgjaste shumë sepse në vitin 1948 u arrestua me akuzën se po rithemelonte degën degën së Ballit Kombëtar në qytetin e Elbasanit.Arrestimi u krye në shtëpinë e tij, në mes natës, duke korigjuar hartimet e nxënësve. tema e hartimit që u ksihte dhënë nxënësve të tij titullohej “Djali pa nënë , si nata pa hënë “. Do të mjaftonte edhe kjo temë për akuzën.E dërguan drejte e në Tiranë, ku e mbajtën një kohë të gjatë, duke e torturuar tmerrësisht. Pastaj e kthyen në Elbasan, ku torturat vazhduan ditë e natë. Unë e kam parë atë dhe kam përjetuar dhimbje të thellë kur e shihja tek e nxirrnin për në banjë. ishte i lodhur, i raskapitur, mezi mbahej në këmbë, ecte duke u mbajtur pas murit. Një herë e pashë që në korridor duke vajtur në banjë, u rrëzua dhe me që nuk ngrihej dot , filloi të ecte këmba doras. Dhimbje për intelektualin, shkrimtarin, pedagogun. Ku e kishin katandisur! Një ditë kur më kishin nxjerrë në koridorin e birucave për t’ i pasatruar, me që isha më i vogli nga të gjithë të arrestuarit, ai duke shkuar në banjë, roja ishte larguar pasi e thirrën, unë iu afrova dhe ai me përshpërimë, me zë fare të ulët, më tha: Ti je i ri. Do të jetosh. Mos harro se cfarë po sheh me sytë e tu. Kur të përmbyset diktatura shkruaj një tragjedi për këto tortura barbare. Mos harro dhe iku duke u zvarritur…(Për më shumë do të lexoni në Diellin e printuar)