është kriptodiktaturë – Po e çmendin dhe vrasin për ditë pak e nga pak Ajtanga Lubonjën!/

Nga Elida Buçpapaj/
…e vrasin ditë për ditë pak e nga pak Ajtanga Lubonjën!
Po e vrasin duke i bërë presion psikologjik, terror psikologjik!
Duke i çuar faturat e energjisë elektrike nga mbi 100 mijë lekë në muaj për një dhomë mizerje në konviktin e Qytetit Studenti.
Ky është regjimi!
Tani Ajtanga Lubonjës nuk mund t’ia arrestojnë të jatin, se ai ka kohë që prehet në botën tjetër.
Tani Ajtanga Lubonjën nuk mund ta heqin nga puna, se ajo është në pension dhe merr minimumin e mundshëm aq sa kushton një kapriçio e çastit për politikanët e Tiranës!
Tani Ajtanga Lubonjën nuk mund ta ndajnë nga bashkëshorti, se diktatura e ndau dhe ia shkatërroi jetën!
Tani Ajtanga Lubonja nuk mund të shesi gjakun e saj, sepse është e sëmurë.
Sa do të donte që ta shiste, për ca ditë jete me qetësi, por gjaku i saj është i papranueshëm cilësisht tani dhe nuk vlen një lek!
Ky është një regjim cinik, barbar, kriminel që torturon të varfërit, shtresën vulnerabël përmes terrorit të faturave dhe pagave minimale.
Politikanët dhe familjarët e tyre, veç si pjesë menyje e drekave apo darkave, paguajnë nëpër restaurantet lluksoze, sa fatura e energjisë elektrike që i çojnë Ajtanga Lubonjës për të paguar çdo muaj.
I kam dërguar mesazhe Erion Veliajt nga i cili varet Qyteti Studenti dhe getoja ku jeton prej çerek shekulli Ajtanga Lubonja, është nën vartësinë e tij.
Erion Veliaj më premtoi, por fjalën nuk e ka mbajtur, fjalën e ka ngrënë, ka rrejtur, ka mashtruar, ka gënjyer.
Ajtanga është bërë për të vrarë veten, Ajtanga fle vetëm me ilaçe gjumi, Ajtangës edhe në gjumin plot makthe i shfaqet si fantazëm Erion Veliaj që kërkon t’ia vejë thonjtë në grykë duke ia afruar përpara syve faturat e energjisë elektrike !
Po çfarë shteti kriminel është ky, që i imponohet shtresës më vulnerabël me grusht të hekurt, ndaj së cilës shteti nuk përmbush as detyrimin për ekzistencë.
A mund të jetojë Erion Veliaj me 158 mijë të vjetra lekë në muaj dhe prej këtyre 107 mijë lekë të paguajë energjinë elektrike për një dhomë të mjerë?
A jeton dot Erion Veliaj në një geto të mjerë konvikti, me banjë të përbashkët me banorët e tjerë?
Këto pyetje kanë vlerë për të gjithë qeveritarët e sotëm dhe ata të djeshmit, për aktualët dhe për ishët e kryetarëve të bashkisë, ishët e kryeministrave, ishët e ministrave!
Ajtanga Lubonja është simboli i viktimave të sistemit që kjo klasë politike ndërtoi këtë çerek shekulli.
Ajtanga Lubonja ka luftuar tërë jetën e saj, si në diktaturë ashtu në këtë të sotmen që është një kriptodiktaturë!
Ajtanga Lubonja është rebele, ajo ka kërkuar drejtësi. Ajo nuk ka lënë derë pa trokitur: dyer të pozitës dhe opozitës deri të Presidentit të Republikës, dyer të shoqërisë civile, të redaksive të gazetave dhe televizioneve dhe ja rezultati.
Ajtanga Lubonjës i janë shterrur forcat!
Pozita, opozita, shoqëria civile e kanë lënë Ajtanga Lubonjën në mëshirën e fatit, duke i lënë si alternativë ose të vrasë veten ose të çmendet, ose të vdesë nga frika dhe terrori torturues se po i vinë t’ia heqin dritat apo t’i venë prangat sikur thonë ligjet makabre që i lirojnë kriminelët nga burgjet ndërsa qytetarët i fusin brenda deri sa të vijë një moment kur gjithë popullin do ta rrasin në burg dhe do të bashkëqeverisin duke patur si popull kriminelët, mafien, drogdealersat, prostitutat, hajdutët, tutorët, trafikantët!
Është kjo klasë politike e ricikluar përgjegjëse që nuk i ka paguar ende Ajtanga Lubonjës një qindarkë as si e persekutuar politike dhe e ka lënë në këtë gjendje të mjerë e gatëshme për të vdekur, për t’u çmendur ose për të vrarë veten ashtu sikur kanë vepruar shumë qytetarë të tjerë përpara saj.
Përgjegjëse për këtë gjendje kaq të trishtë që përjeton Ajtanga Lubonja është e gjithë kjo klasë politike, së pari pseudo e djathta, së cilës ajo i besoi dhe pastaj pushtetarët që riciklohen, me në krye këta aktualët që kanë vendosur t’ia marrin jetën Ajtangës, duke e terrorizuar me faturat e energjisë elektrike, të cilat kushtojnë sa kushton një qejf i tyre i zakonshëm në përditshmërinë e tyre, kurse përditshmëria e Ajtangës është e identifikuar vetëm nga vuajtje dhe privim.Ky është një shtet përbindësh, kjo është një opozitë përbindëshe, kjo është shoqëri civile përbindëshe, këta janë gazetarë përbindësh të cilët i lëpihen politikës dhe janë të gatshëm që popullin e dergjur në mjerim ta çojnë në një vetvrasje kolektive, që pastaj shteti përbindësh, opozita përbindëshe, shoqëria civile përbindëshe, gazetetarët përbindësh, të gjithë të unifikuar si vrasës të popullit të jetojnë të lumtur vampirisht

Prishtinë, 17 shkurt 2017 – Liderë nga e gjithë bota e kanë uruar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për nëntëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në urimin e tij për presidentin Thaçi, ka shkruar se e ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare.“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 shkurt. Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). E mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”, ka shkruar presidenti amerikan në urimin e tij.Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeta II e Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë dhe Zelandës së Re, me urimin e saj për pavarësinë, popullit të Kosovës i ka përcjellë edhe urime për sa më shumë lumturi në këtë vit.“Kam kënaqësinë e madhe për t’ju përcjellë, Shkëlqesia Juaj, urimet e mia me rastin e shënimit të ditës tuaj shtetërore, së bashku me urimet e mia më të mira për lumturinë e popullit të Kosovës në vitin vijues”.Kurse, Presidentja e Konfederatës zvicerane, Doris Leuthard, në urimin e saj ka shprehur bindjen se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe më shumë.“Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t’ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran urimet tona më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale. Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, ka shkruar në urimin e saj Doris Leuthard, Presidente e Konfederatës zvicerane.Edhe lideri austriak, Alexander Van der Bellen, në telegramin e tij dërguar presidentit Thaçi ka uruar mirëqenie dhe të ardhme të begatë për Kosovën dhe qytetarët e saj.“Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës me kënaqësi të madhe ua përcjell urimet e mia më të ngrohta. Përfitoj nga kjo mundësi të ju dërgoj urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj, si dhe për një të ardhme të begatë të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj”, ka shkruar lideri austriak.Ndërkaq, Presidenti i Republikës italiane, Sergio Mattarella, në urimin e tij ka shkruar se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të njohin perspektiva gjithnjë e më të gjera në rrafshin politik dhe atë ekonomik.

