• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Simpoziumi mbarëshqiptar në shkencat kompjuterike në Prishtinë

December 28, 2016 by dgreca

-Qëllimi i tij, përveç prezantimit të punimeve nga shkencat kompjuterike, është edhe bashkëpunimi mes Ministrisë së Diasporës, Universitetit të Prishtinës dhe profesorëve e hulumtuesve shqiptarë të diasporës në këtë fushë/

1-simpoziumi-mbareshqipar

PRISHTINË, 28 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Sot, në Prishtinë filloi Simpoziumi mbarëshqiptar në shkencat kompjuterike. Ky simpozium organizohet nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.Qëllimi i tij, përveç prezantimit të punimeve nga shkencat kompjuterike, është edhe bashkëpunimi mes Ministrisë së Diasporës, Universitetit të Prishtinës dhe profesorëve e hulumtuesve shqiptarë të diasporës në këtë fushë.Në këtë simpozium po marrin pjesë profesorë e studiues shqiptarë nga universitete të ndryshme të botës, si nga Austria, Gjermania, Italia, Franca, Suedia, SHBA-ja, por edhe ata nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Ministri i Diasporës, Valon Murati, i pranishëm në këtë simpozium, i përgëzoi profesorët, njëherësh hulumtuesit shqiptarë të diasporës nga fusha e shkencës teknologjike, duke thënë se ky simpozium është hapi i parë i bashkëpunimit mes diasporës shqiptare nga kjo fushë dhe institucioneve të Kosovës.Ai tha se do të ndihmohet që të bëhet rrjetëzimi i njerëzve të diasporës sonë në shkencat kompjuterike dhe që ky simpozium të bëhet tradicional, si dhe në të të përfshihet një numër sa më i madh i shqiptarëve.

“Ne, si Ministri e Diasporës, e kemi mision të punojmë dhe t’i identifikojmë njerëzit tanë, shqiptarë të suksesshëm, kudo ku janë. Përveç në fusha të ndryshme, edhe në shkenca kompjuterike kemi shqiptarë që po depërtojnë në sfera të larta intelektuale, akademike, por edhe në fushën e ekonomisë, në vendet ku ata jetojnë. Prandaj, ne si shoqëri duhet të krijojmë mekanizma dhe ura ndërlidhëse me këto resurse, në mënyrë që t’i vënë në funksion të zhvillimit e të transferit të dijes”, tha ndër të tjera ministri Murati.Në fund të fjalës, ministri Murati theksoi se mbajtja e këtij simpoziumi është e rëndësishme, ngase krijon mundësi   që njerëzit tanë nga diaspora të takohen me ata në Kosovë, të shkëmbejnë përvoja për dijen e fituar, po edhe të debatohet për tema në fushën e teknologjisë informative.Edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i përgëzoi kërkuesit shqiptarë nga diaspora në këtë fushë, duke thënë se ardhja e tyre në këtë simpozium është me rëndësi për shkëmbimin e përvojave për një temë shumë të rëndësishme. Duke qenë një fushë me rëndësi të veçantë për arsimin, shkencën, por edhe për ekonominë, edhe ministri Bajrami shprehu përkrahjen e tij për vazhdimësinë e aktiviteteve të tilla edhe në të ardhmen.

Me nga një fjalë u paraqitën edhe prodekani i UP-së dhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.Më pas filloi pjesa tematike e simpoziumit, ku profesorët dhe hulumtuesit shkencorë nga diaspora shqiptare u paraqitën me punimet e tyre shkencore, duke ofruar para të pranishmëve shembuj konkretë për të arriturat dhe punën që bëhet në fushën e teknologjisë informative.Në simpoziumin mbarëshqiptar në shkencat kompjuterike u diskutuan tema të ndryshme, si Dizajni i algoritmeve –të mësuarit e makinës, qëllimi, problemet që lidhen me të dhe zgjidhja e tyre; Digjitalizimi i shoqërisë –mundësi dhe sfidat; Çështjet e privatësisë në sistemin mobil etj./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: ne Prishtine, Simpoziumi mbarëshqiptar

Kosova dhe Shqipëria konkretizojnë bashkëpunimin në fushën e gjeologjisë

December 12, 2016 by dgreca

-Është nëshkruar sot në Prishtinë një Memorandum Mirëkuptimi/

1-shqip-kosove

PRISHTINË, 12 Dhjetor 2016-B.Jashari/ Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar kanë nëshkruar sot në Prishtinë një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin palët shprehin vullnetin për bashkëpunim në fusha të ndryshme të shkencave të Tokës.
2-flamur-dhe-kosove
Memorandumi u nënshkrua nga kryeshefi Ekzekutiv i SHGJK-së, Fidaim Sahiti dhe  drejtori i Përgjithshëm i SHGJSH-së, Viktor Doda, ndërsa të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zëvendësministrja kosovare e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj-Gashi, zëvendësministri shqiptar i Energjisë dhe Industrisë Gëzim Musabelli, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi si dhe zyrtarë të kësaj fushe nga të dyja vendet.
1-nenshkrimi
 Qëllimi i këtij Memorandumi është bashkëpunimi lidhur me realizimin e projekteve shkencore dhe atyre aplikative në përputhje me legjislacionin dhe strategjitë zhvillimore të të dy vendeve përmes shkëmbimit përvojave shkencore dhe aplikative në gjeoshkencë; koordinimit të veprimtarisë për pajisje me teknologji bashkëkohore në interes të dy institucioneve; koordinimit për angazhim të përbashkët të aktiviteteve rajonale dhe me gjerë, si dhe përmes ndihmës dhe bashkëpunimit reciprok për ngritjen dhe aftësimin e kapaciteteve njerëzore.
Zëvendësministrja Besa Zogaj-Gashi tha se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje në mes dy  shërbimeve gjeologjike, këto dy institucione nga sot mund të aplikojnë për projekte të përbashkëta hulumtuese shkencore në nivel rajonal dhe me gjerë, duke pasur parasysh që dy institucionet janë pjesë e Evropës.
 “Dy vendet kemi pasuri të mëdha nëntokësore prandaj këto të dhëna dhe ky bashkëpunim është shumë i rëndësishëm duke pasur të dhënat e juaja profesionale, ne do të mund të tërheqim edhe investitorë dhe të vazhdojmë në implementimin e projekteve të përbashkëta”, tha ajo. 
 Sipas Zogaj-Gashi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës ka prioritet reformimin dhe rregullimin e legjislacionit sekondar në fushën gjeologjike, ndërsa shkëmbimi i përvojave me Shqipërinë në këtë fushë është i rëndësishëm.
Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Gëzim Musabelli tha se bashkëpunimi i dy shërbimeve tona është i një rëndësie të madhe dhe ne tashmë jemi një në kuptimin e burimeve minerare.
 “Me kalimin e kohës duke pas parasysh studimet e filluara dhe ato që do vijnë në drejtim të hulumtimit të mineraleve do të mundësojë që industria jonë minerare në dy krahët e kufirit, në pjesën shqiptare dhe kosovare të zhvillohet dhe kjo do të bëjë që të ardhurat dhe ekonomitë tona të rrisin zhvillimin”, tha ai.
Ambasadori shqiptar Qemal Minxhozi nënvizoi rëndësinë e intensifikimit të këtij bashkëpunimi, duke shtuar se pasi të bëhen studimet të qarta do të mund të ofrojmë investitorë të rëndësishëm. Mirëpo sipas tij, një fazë të dytë duhet të hiqen burokracitë dhe të mos kemi vonesa dhe tarifa që krijojnë pengesa në këtë proces.
 Për përmbajtjen dhe  rëndësinë e këtij Memorandumi folën edhe drejtuesit e dy shërbimeve gjeologjike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjelogji, MEMORANDUM, Shqiperi Kosove

CIA: Qëllim i hakerëve rusë ishte zgjedhja e Trumpit

December 10, 2016 by dgreca

Agjencia CIA ka konkluduar se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, gjatë muajit të kaluar, për të ndihmuar që presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të fitoj në garën për Shtëpinë e Bardhë, ka raportuar mbrëmë e përditshmja Washington Post.1-washington-post

Ky raport i gazetës u botua pasi presidenti amerikan, Barack Obama, ka urdhëruar hetim të thellë lidhur me sulmet kibernetike, që ndodhën gjatë zgjedhjeve, ndërsa të gjeturat pritet t’i dorëzohen atij deri më 20 janar, kur i kalon mandati në Shtëpinë e Bardhë.

Duke cituar zyrtarë anonimë të Shteteve të Bashkuara, Washington Post ka raportuar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka konkluduar se Trump ishte qëllim i Rusisë, pas identifikimit të individëve me lidhje në qeverinë e Rusisë, të cilët faqen në Internet, WikiLeaks, e kanë furnizuar me mijëra emaila të vjedhur nga Komiteti Kombëtar Demokratik, nga shefi i fushatës presidenciale të Hillary Clintonit dhe persona të tjerë.

Individët ishin të njohur si pjesë e operacionit më të gjërë rus që syonte forcimin e Donald Trumpit dhe zvogëlimim e gjasëve të zonjës Clinton, për t’i fituar zgjedhjet.

“Është vlerësim i komunitetit të inteligjencës se qëllim i Rusisë ishte ta favorizoj një kandidat ndaj tjetrit, ta ndihmoj Trumpin që të fitoj”, e ka cituar gazeta Washington Post, një zyrtar të lartë amerikan.

Ky zyrtar, po ashtu, ka thënë se “kjo është pikëpamje me konsenzus”.

Presidenti Barack Obama ka thënë më herët se ia kishte tërhequr vërejtjen presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se do të ketë pasoja për këto sulme. Por, Putin i ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Rajon Tagged With: CIA: Qëllim i hakerëve rusë, ishte, zgjedhja e Trumpit

Kosova në takimin e Kartës së Adriatikut A5-SHBA

December 10, 2016 by dgreca

-Ministri i FSK-së, Haki Demolli në takimin  e Ministrave të Mbrojtjes të  Kartës së Adriatikut A5 –SHBA. Takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve,  Dr. Michael Carpenter/

1-demolli

PRISHTINË, 9 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Në kështjellën e qytezës Trakoshqan të Kroacisë është duke u mbajtur  takimi i ministrave të Mbrojtjes së Kartës së Adriatikut A5-SHBA. Në këtë takim po merr pjesë edhe ministri i  FSK-së, Haki Demolli në krye të delegacionit të MFSK-së,  në  përbërje me  Drejtorin  e  Drejtorisë për  Politika dhe Plane, Faruk Geci dhe shefin e Kabinetit të ministrit  Demolli, Latif Leka.

Synimi i takimit ishte që të avancohet bashkëpunimi rajonal me fokus në  zhvillimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të A5 gjatë drejtimit të saj nga ana e Kroacisë për vitin 2016.

Ne këtë takim, ministri Demolli në fjalën e tij shprehu edhe njëherë aspiratën e Republikës së Kosovës për integrime rajonal dhe në NATO, gjithashtu ai  kërkoi  nga të gjithë anëtarët e A5 për mbështetje në anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut A5-SHBA.

Gjatë kësaj konference, ministri Demolli pati takime bilaterale me përfaqësuesin e SHBA-ve,  Dr. Michael Carpenter. Në takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha sferat me SHBA-të, e në veçanti në fushën e ndihmës për zhvillimin e FSK-së por edhe për procesin e transformimit të FSK-së në FAK./b.j/

 

Filed Under: Rajon Tagged With: A5-SHBA, Kosova në takimin e Kartës, së Adriatikut

Në veri, ceremonia e hapjes së urës së re mbi lumin Bistricë

December 2, 2016 by dgreca

-Kryeministri Mustafa mori pjesë në përurimin e urës që lidh dy komuna veriore të Kosovës/….OPENING CEREMONY OF THE NEW BRIDGE ON THE BISTRICA RIVER/

1-shiriti-veri1-veri-flam-nato1-veri-mustafa3-ok-veri-kfor2-veri

-Gjeneral Major Giovanni Fungo, komandant i KFOR-it: Ta transformojmë të gjithë së bashku këtë urë të re në një mundësi për të promovuar tutje paqen, prosperitetin dhe zhvillimin në Kosovë dhe për Kosovën/

-Serbët e veriut në një vend në Rudare bllokuan rrugën/

PRISHTINË, 2 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Kryeministri kosovar, Isa Mustafa ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të urës që lidh Zveçanin me Leposaviçin, dy komunat me shumicë serbe në veri të Republikës së Kosovës. Gjatë qëndrimit në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, kryeministri Mustafa shoqërohej nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Në ceremoni ishin të pranishëm komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, drejtues të lartë të KFOR-it si dhe përfaqësues të banorëve të zonës.Ura është ndërtuar nga NATO me një investim prej 400 mijë eurosh dhe lidh shumë vendbanime të dy komunave të vendit, thekson njoftimi i dërguar sonte nga Kryeministria e Kosovës.

Njoftimi dërguar nga forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR,  thekson se, në atë që është investimi më i madh i KFOR-it në Kosovë, një urë e re rrugore me vlerë prej 400.000 euro u përurua në lumin Bistricë ndërmjet Zveçanit dhe Leposaviçit në 2 dhjetor. Ura e cila zëvendësoi urën Mabey-Johnson shumë afër këtij lokacioni, është ndërtuar në bashkëpunim në mes të kompanive serbe dhe shqiptare nga Kosova. Në ceremoninë e hapjes, ku morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, organizatave ndërkombëtare si atyre të EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së dhe Bashkimit Evropian, kryetarët e komunave dhe popullatës lokale, Gjeneral Major Giovanni Fungo, komandanti i KFOR-it, në fjalimin e tij tha: “kjo urë është projektuar nga një kompani serbe e Kosovës dhe ndërtuar nga një kompani shqiptare e Kosovës në një bashkëpunim shumë profesional” dhe pastaj theksoi: “ura e re është shembull konkret i përfitimit të bashkëpunimit të përbashkët në mes të NATO-s, institucioneve dhe të gjitha komuniteteve”. Në fund, komandanti i KFOR-it konkludoi: “Ta transformojmë të gjithë së bashku këtë urë të re në një mundësi për të promovuar tutje paqen, prosperitetin dhe zhvillimin në Kosovë dhe për Kosovën”. Ura e financuar nga shtetet e NATO-s, është ndërtuar në bazë të standardeve evropiane dhe do të ofrojë kushte më të mira të trafikut dhe sigurisë për automjetet dhe këmbësorët.Ura e re është funksionale për përmirësimin e ekonomisë vendore meqë do të shtojë një lidhje më të mirë të transportit, një vlerë të shtuar për ekonominë lokale. Vëmendja ndaj kësaj ngjarjeje tregon se KFOR po luan një rol të rëndësishëm në sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, thekson njoftimi i dërguar.Ndërsa, sipas burimeve mediale, serbët e veriut në një vend në Rudare kanë bllokuar rrugën kryesore Zveçan-Leposaviç, për të mos lejuar kalimin e kryeministrit Isa Mustafa dhe komandantit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migilietta, por ata kanë shkuar në ceremoninë e përurimit të urës nëpër një rrugë alternative.

***

OPENING CEREMONY OF THE NEW BRIDGE ON THE BISTRICA RIVER/

1-shiriti-veri-2

KOSOVO, December 2nd , 2016./In what is KFOR’s largest investment in Kosovo, a new road bridge costing 400.000 euros was inaugurated on the Bistrica river between Zvecan and Leposaviq on December 2. The bridge, that replaced a Mabey-Johnson bridge very near to this location, was built in collaboration between Serbian and Albanian companies from Kosovo.

In the opening ceremony, attended by Authorities of Kosovo’s Institutions, international organizations as EULEX, UNMIK, OSCE and European Union, Mayors and local population, Major General Giovanni Fungo, the Commander of KFOR said in his speech:  “this bridge was designed by a Kosovo Serb company and constructed by a Kosovo Albanian company in a highly professional cooperation” and then, he underlined: “the new bridge is a concrete example of mutually beneficial cooperation between NATO, the Istitutions and all communities”. At the end, COMKFOR concluded: “Let us transform altogether this new bridge into an opportunity to further promote security, prosperity and development in Kosovo and for Kosovo”.

The bridge, funded by NATO nations, was constructed according to European standards and will provide better traffic and safety conditions for both vehicles and pedestrians.

The new bridge is functional to the improvement of the local economy as it will enhance a better transportation connectivity, an added value to the local economy. The attention to the event shows that KFOR is playing an important role in ensuring a Safe and Secure Environment and Freedom of Movement for all people in Kosovo.

Filed Under: Rajon Tagged With: Bistrice Ura, Ceremonia e hapjes, Isa Mustafa, veri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 108
  • 109
  • 110
  • 111
  • 112
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT