• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova nis përgatitet për festën e Vitit të Ri 2016

December 11, 2015 by dgreca

Foto Gazeta Dielli – Behlul Jashari: Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, përgatitet për festat e fundvitit – mbërrin bredhi në Sheshin Skënderbeu për t’u ngritur/

-Ngjarja e vitit 2015 e Kosovës: Marrëveshja për Stabilizim Asociim me Bashkimit Evropian/

-Në vitin 2016 Kosova dhe Shqipëria inaugurojnë “autostradën” energjetike – linjën interkonektive 400 kV/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 11 Dhjetor 2015/ Kosova përgatitet për festën e Vitit të Ri 2016, të 17-tin në vitet e lirisë e të 8-tin në vitet e pavarësisë tradicionalisht në sheshe qytetesh edhe me koncerte e fishekzjarre.

Për Kosovën Viti i Ri pritet të sjellë liberalizimin e vizave, ndërsa ngjarja më e rëndësishme e vitit 2015, madje edhe që nga shpallja e pavarësisë në 17 shkurtin historik 2008, vlerësohet Marrëveshja për Stabilizim Asociim e nënshkruar në 27 tetor në Strasburg me Bashkimit Evropian, e cila krijon për herë të parë marrëdhënie kontraktuale.

Një nga ngjarjet e rëndësishme për Kosovën e Shqipërinë në vitin 2016 është paralajmëruar të jetë inaugurimi i “autostradës” energjetike – linjës interkonektive 400 kV, ndërtimi i së cilës në pjesën kosovare përfundon para festës së Vitit të Ri.

Në Prishtinë ka nisur puna e dekorimeve për festat e fundvitit, bredhat me stoli ngrihen në tre sheshet e qendrës,  Skënderbeu , Nëna Terezë dhe Zahir Pajaziti, si dhe në “porta hyrëse” të kryeqytetit të Kosovës. Pjesë e organizimeve është edhe “Tregu i Fundvitit” në shesh.

Në vitin e madh të lirisë së Kosovës 1999, në mbrëmjen e 31 dhjetorit mëse 100 mijë njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës në pritjen e Vitit të Ri 2000. Festime të mëdha në sheshe kishte edhe në qytetet e tjera ksovare.

“Në robëri pritet veç festa e lirisë”, ishin raportimet që kam bërë nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës – vitit historik të lirisë, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Behlul Jashari, kosova, per Vitin e Ri, pergatitjet

BERATI , VIZITORE NGA KOSOVA

December 11, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Meraku për të njohur qytetet e vendit tonë Zejdi Halimi ka ardhur posaçërisht nga emigracioni në vendlindjen e tij Kumanovë, dhe menjëherë pas takimit me të afërmit e tij do të udhëtonte drejt Beratit. Zejdi Halimi tashmë i njohur si  rrugëtari me grupin e tij nga Gjilani në Vlorë me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë, dhe i vemti qytet pa vizituar ishte Berati. Zejdiu 55 vjeçari nga Kumanova por vendlindja e tij e hershme Kuksi ndaj dhe në profilin e tij e shkruan Zejdi Kuksi. Vetëm një ditë ka qëndruar tek familjarët në Kumanovë dhe do të nisej drejt Shqipërisë duke u shoqëruar dhe nga një tjetër mik nga Caraleva e Kosovës. Ramadan Behluli ishte shoqëruesi i 11 burave kosovarë i cili është kujdesur gjatë udhëtimit prej 517 km nga Gjilani në Vlorë dhe tashmë bashkëshoqëruesi i Zejdiut për vizitën në qytetin muze të Beratit. Gjatë udhëtimit dy miqtë kosovarë do takonin mjaft miq në disa qytete deri në mbërritje të Beratit.
Fati i mirë do të ishte me vizitorët nga Kosova të cilët shkelnin për herë tyë parë qytetin muze në një tjetër atmosferë. Në ditën e trashëgimisë Kulturore një ditë festive në tërë Beratin aty ku dhe sheshi kryesor i qytetit gumëzhinte nga atmosfera festive e shoqëruar me aktivitetet kulturore.
 Jemi me fat- ka thënë Zejdiu pasi festës i bashkohemi dhe ne miqtë e rinj nga Kosova, ndërsa do përshkonim Goricës teksa syri ynë do të shihte disa nga objektet e vjetra mbase dhe 2400 vjeçare ashtu si dhe ruan vlerat Berati. Nga andej sërish urë tjetër dhe sheshi kryesor Pedonalja ishte e tejmbushur nga banorët në ditën festive. Disa kolegë baratas do na shoqëronin në tërë shëtitoren ku vijonte atmosfera e festës në pëkujtim të ditë së Trashëgimisë Kulturore, një qytet si dhe rrethinat kishin mbushur qytetin e Beratit duke i dhënë pamje tërësisht magjepse.
Përpos kësaj dite festive qyteti ishte i zbukuruar dhe nga atmosfera e festave të fundivitit, ndërsa djem dhe vajza të veshur me kostume tradicionale kanë tërhequr vemendjen e miqve nga KJosova dhe ata nuk nguruan të bënin disa foto.
 Zejdiu do sillte në bisedën tonë atë ndjenjë shpitërore sikur ai kishte fituar pasuri të çmuar nga vizita e radhës në Berat. Nuk është aspak njerëzore të mos njohësh vendin tënd ka shtuar Zejdiu, ndërsa aparati i tij nuk pushonte duke bërë foto.
 Në orët e pasdites ishte dhe vizita tek Kalaja, mbi qytetin aty ku dhe pamja ishte madhështore. Përreth dy orë vijuan vizitat tek Kalaja ndërsa si ciceron i ynë kolegu Shkëlqim Murati tek rrëfente pëe vlerat historike nga muzeu i Onufrit.
 Miqtë nga Kosova largohen nga qyteti i një e mbi një dritareve Berati 2400 vjeçar duke marrë me vete mbresa mjaft të çmuara nga ky qytet me njerëz mikpritës. Sakaq Zejdi Halimi dhe Ramadan Behluli me vizitën e parë në Beart kanë plotësuar ditarin e tyre në njohjen e historisë dhe kulturës, si dhe traditës baratase këtij qyteti ku ishte dhe pengu i miqve nga Kosova.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ahmet Zani, Berati, vizitore nga Kosova

Shkelqimi i Divjakes

December 8, 2015 by dgreca

Mbresa nga vizita ne Shqiperi/

Nga ILLO FOTO- New York/

Vjeshta e sivjetshme kishte huajtur shume dita nga Gushti . Ne nje nga keto dite “vere “, ne bashkeshoqerine e mikut tone familjar “T“, me time shoqe , udhetonim nga Fieri ne Tirane . “ T” na propozoi te ndjekim rrugen indirekte , qe nis nga “Klubi shoferit “ , shkon neper fshatrat e komunes Divjake dhe perfundon te “Klubi xha Mufitit “, posht Qafes se Sokolit . Krahasimisht me distancen hipotenuze , keto dy katete perbejne nje distance me te gjate rreth 50 Km. Nuk eshte gjatesija e rruges , por une e mbaja mend kete rruge si me te tmerrshmen ne rruget e brendshme te Lushnjes . E shtruar me kalldrem , qe ne kohen e bonifikimit te Terbufit , e pa mirmbajtur , gjithe gropa me uje , qe nuk hiqej as ne Gusht . E beja kete rruge, per pune dhe per te takuar miqte e mi . Nje prej tyre ishte Kristaq Gjini , specjalist brilant . I perbuzur nga regjimi , sepse vinte nga familje bejlere . Themija , Kristaqi dhe Agronomi Selim Kolushi , krijuan Kemishtajn proverbiale , nje ekonomi bujqesore , qe do ta kishte zili c’do ekonomi e sotme kapitaliste bujqesore e mbetur ne tentative .

Nuk preferoja te shkoja ne kete rruge , sa te mallkuar aq dhe te dashur , per te kaluaren time intensive profesionale . Ju binda llogjikes se “T “ ; devijuam rrugen dhe udhtuam drejt Divjakes historike , bujqesore dhe turistike .

Divjaka ka shume histori aventure udhtimesh . Nuk eshte erresuar nga kujtesa udhetimi aventuriesk , drejt Divjakes , i bandes se Xhevdet Mustafes , sikurse dhe fluturimi po kaq aventuriesk i drogaxhiut italian, Riformato.

Ne jemi bordi me modest nga me te rrallet, qe udhetojme drejt Divjakes , pa asnje lloj interesi meskin , madje as interesi vulgar . Ne thjesht , harxhojme karburant me shume , por plotesojme nje vizion te fresket , per Divjaken e dashur per lushnjaret dhe gjithe shqiptaret , qe e duan Shqiperine , te lulezuar dhe te gezuar me forcat e saj . U ndjeva i plotesuar nga udhtimi neper komunen Divjake , sepse pashe nje rruge krejt ndryshe , nga c’e kisha lene . Fshatra te krahines krejt ndryshe dhe nje qytet Divjake sa bujqesor dhe turistik , sic e kerkon koha . Qytet , qe i perket demokracise se mauruar . Per rrugen e asfaltuar mire dhe te bollshme , per t’u nderruar makinat nuk ka c’te shtoj me teper , sepse rruga e perballon ngarkesen e trafikut ne kushtet me optimale te mundshme .

Fshatrat , qe ndodhen buze kesaj rruge , kishin ndryshim rrenjesor , nga koha , kur une nuk i kam pare , prej 30 vjetesh . Qendra Divjake konsiderohet nje qyteze me tradita urbane , qe nisin , qe nga koha e Zogut.

Ne nje grup te caktuar fshatrash shqiptare , ekzistonte nje lloj kryeqendre , qe ishte me dimensione te tjera , me rruge te shtruara edhe me kalldrem , me kroje te sistemuar , me rregulla te jeteses kolektive , me vend te mbledhjeve te pleqesise dhe me objekte kulti te mirmbajtura . Ne zonen fushore keto kryeqendra te banuara binin me shume ne sy , sepse fshatrat rreth tyre ishin ne gjendje mizerabel per kulturen e jeteses dhe per minimumin e bashkjetes urbane .

Te tilla kryeqendra ishin , Velipoja , Ishull lezha , Miloti , Orikumi . Mbi te tera keto , ishte Divjaka , qe u pergjigjeshin ne koder : Oroshi , Bicaj , Konispoli , Labova , Policani , Dervicani etj . Nuk eshte vendi te zgjatemi me shume, per keto kryefshatra , por duhet te dalim te fakti , qe administrata zogiste i kishte evidentuar dhe i krahasonte me qytetet , duke i shpallur  komuna dhe disa edhe nen prefektura . Divjaka dallohej si qender administrative dhe si venbanim urban , krahasuar me jeten ne qytetin e Lushnjes , ku te mbyste lluca , papestertia dhe malarja . Divjaksit kishin bujqesi simbolike . Nevojat ekonomike i plotesonin me peshkim , me punen ne pyll , me gjueti dhe pak blegtori anarshiste . Kjo ishte ekonomija , qe punesonte divjaksit shendetmire , te zgjuar dhe me intuite tregetare . Cdo jave behej nje treg ku vinin tregetare nga Kavaja edhe nga Fieri . Ishte tregu me i madh ne shkalle vendi, per buajt. Me te tere kete fasade , Divjaka e kohes se Zogut ishte nje vendbanim i varfer . Keshtu vijoi deri ne mes te viteve 60 te shekullit te kaluar. Divjaka si nje nder Kooperativat e Myzeqese , perjetonte dramacitetin kooperativist shoqeruar me varferi te njetrajtshme . Bujqesia nuk e justifikonte punen , qe derdhin c’do dite fushave kooperativistet . Tokat e varfera , skeletike , me permbajtje renore , nuk ishin prodhuse . Nuk sigurohej as buka as meditja minimale , per kooperativistet . Fuqia puntore ishte shume mbi kapacitet prodhuse te tokes bujqesore . Keto toka skeletike duhet te siguronin pune dhe ushqim , per gati 6 mije fryme , qe kishte ekonomija . Gjysma e kesaj popullsie banonte ne qytetezen , Divjake.

E pa mundur te jetohej ne Divjake ! Vetem toka ranore dhe kodrinore te pa ujitshme . Tokat renore, thahen me hene. Ne Minjature, Divjaka konsiderohej nje Libi e vogel , ose nje shkretetire e pa zyrtarizuar . Per industri te turizmit , ne shtetin komunist nuk mund ta shkonte ne mend kerkush . Ish Kooperativa Divjake me kaq pak toke dhe ajo inproduktive , varferia kishte arritur kulmin .

Per te permbysur gjendjen ne Divjake , ne keto vite,   emertesa solli ne drejtimin e Kooperatives , Dhimo Liko nje drejtus me arsim te plote bujqesor , nje bujk i regjur ne punet e fushes, njeri komunikus , praktik , i durushem , pa vese, me kulture bujqesore te trasheguar nga arsimi bujqesor i Fulltzit. Myzeqar i regjur dhe i respektuar nga populli.

Specjalist i bujqesie u emerua Loni Cuko dhe i blegtorise , Ristan Gorreja . Te tre keta burra , me urtesine e tyre , me kembngulje dhe guxim shkencor  bene , ne kohe rekord te pa munduren . E bene Divjaken ekonomine me te perparuar te   Lushnjes . U rrit prodhimi ne menyre te ndjeshme.

Tokat ranore u bene shtrati i ngrohte i serave , shalqinit te exportit dhe e prodhimit te drithit. Gjith ky transformim u realizua me metoda shkencore agronomike , ne qender te te cilave qendronte pleherimi dhe  struktura e mbjelljeve ne pershtatshmeri me fiziollogjine e bimeve . U sigurua ushqimi i gjithe banorve , brenda ekonomise dhe u fuqizua gjendja financiare .

Ne rrafshin social , Divjaka u transformua ne qytet modern, per ate kohe . Rruge te shtruara me ndricim , shtepi te reja dhe te shendeteshme , shkolle moderrne , pallat kulture , fushe sporti , kinema. Une kam punuar ne ekonomi fqinje dhe   transformim ekonomiko – shoqeror i kesaj qyteteze me ka mbetur ne kujtese , sepse historikisht transformimi i venbanimeve te zakonshem , nga fshat ne qytet , ka zgjatur me shekuj dhe ndryshon rrast pas rrasti . Kjo eshte nje teme e gjere , qe nuk e ka vendin ne kete reportazh . Reportazhi im ka detyre , te ndaj me ju ndjesite nga zhvillimi i sotem i Divjakes .

Divjaken e bejne te vecante terreni kodrinor , qe kufizon tokat e saj nga trupi fushor i Myzeqese se Lushnjes . Kodrat e Ardenices , Gjenerukes dhe Sulzotaj thermohen ne grykderdhjen e Shkumbinit . Ky eshte nje mur natyral , qe u jep drejim te tera ererarve . Ne perendim , pylli i pishes , nje monument i rralle i natyres , kur vegjeton druri i pishes ne nivlin zero nga niveli i detit . Njihet se biollogjikisht zona e pishes i perket lartesive mbi 800 metra .

Laguna e Karavastase eshte nje monument tjeter i natyres   nga me befasusit , per biodiversitetin e bimve te ujit , te kafsheve te gjahut , shpezeve dhe peshkut . Kjo lagune ze 4300 Ha. siperfaqe e mbuluar me uje , qe komunikon me detin . Specjalistet e kane quajtur thesar ekologjik ekonomik dhe nje muze natyral i gjalle .

Sa bukur dukej sot kjo lagune , kur eshte ndaluar gjuetija , qe ka qene cfarrosese , per 23 vjet rresht . Jane shtuar kafshet e rralla, peshqit dhe banoret tradicionale , pelikanet . Meritojne falnderime nga Kombi ata , qe e bene   funksional , rikthimin e jetes se gjalle ne lagune dhe kryesisht te pelikanit . Harbuteria e ketyre viteve te tranzicionit eliminoi pasuri , institucione , njerez . Eliminimi i kafsheve te gjahut flet per cfarrosje perfundimtare te vlerave natyrale te Kombit . Vlen te theksojme se gjuetine e pa ligjshme ne lagune , nuk e bene divjaksit , por kontrabandistet demokrate me kollaro , qe sillnin ekipe gjuetaresh te huaj.

Divjaka nuk mund te eksplorohet me nje soditje qofte dhe te ngadalte, por une jam i privilegjuar se e njof terenin gjeresisht .

Kisha 27 vite , qe nuk kisha shkelur ne Divjake dhe ne fshatrat rreth ketij qyteti me tradita te vjetra urbane . Te tera keto vendbanime aktualisht bejne pjese ne komunen e madhe Divjake , sipas ndarjes se re territoriale . Kalova mespermes komunes se Divjakes , sic sipertregova . Ne te gjitha rrastet e shetitjeve te mija , une vrej si eshte administruar toka bujqesore : Si mbahet ngastra , si eshte bimesia , per kohen , si eshte gjendja e kafsheve buze rruges , si mbahen pyjet etj. Keto vezhgime  jane pasione , qe rrjedhin nga profesionet e mija te specjalistit dhe gazetarit , qe i ushtroj , per nje kohe prej 50 vjetesh .

Fshatrat buze rruges jane transformuar totalisht . Jane ndertuar vila, me fasada shumengjyrshe dhe me ballkone qe nuk mund t’u besh asnje vrejtje , vec t’i soditesh . Bacet per rreth vilave jane thjesht koleksione te drureve frutikulturore , ku mbizoterojne agrumet . Ne oborrr gjendet nje kend i parkut mekanik , me traktor , agregate dhe mbyllet me veturen lluksoze te familjes . Rruge te asfaltuara , shkolla te bukura , lokale , qe konkurojne ato te metropoleve ,   vitrina vezulluse .Fshatrat e riperterire veshin kodren dhe te japin pershtypjen e vendeve te famshe turistike , qe kemi pare neper filma ose ne rekllamat e televizionit . U mbusha me fryme dhe me optimizem per Atdheun , qe me mungon dhe qe ne kete cast e perfaqeson fshati demokratik divjakas .

Ajo , qe duhet nenvizuar me boje te kuqe eshte fakti , se nuk te ze syri ndertime te jashtligjshme , qe quhen ato jasht “vijes se verdhe” . Perkufizimi “Vija e Verdhe “ ka kohe , qe qeverritaret e zhduken nga fjalori . Me sa duket e quajten komuniste dhe e hoqen nga fjalori , per ta bere lesh arapi fushat e Shqiperise . Divjaka ne mos qofte krahina e vetme , do te jete ne grupin e te rrallave , qe nuk besoj se behen 3- 4 krahina , qe kane ruajtur vijat kufizuse te vendbanimeve , te mbiquajtura “te verdha“.

Fshataret kane shprehjen kuptimplote , qe thote se shtepija nuk te jep gje per te ngrene , vec kerkon . Me kete shprehje duhet te kuptojme se punesimi dhe banimi , jane dy nocione te ndryshme . Gjat tranzicionit keto nocione u injoruan . Mjafton te kishe nje shtepi te bukur dhe per punenesim , arsimin e femijve , higjenizim , i zgjidh koha .

Emigracioni i divjaksve i sherbeu plotesisht permiresimit rrenjesor te jetes . nga familja emigroi njeri dhe solli parate , per te ndertuar shtepine . Kjo ka qene tradita e kurbetit klasik shqiptar . Bene me te miren e mundshme dhe ju kthyen kultivimit te tokes . Punuan ndershmerisht ne kurbet , duke mbajtur koken pas . Nuk do t’u tregoj hollesira , per fushen dhe bujqesine e fshatrave te Divjakes , sepse eshte jo vetem teme e gjere , por dhe e konsumuar . Mjafton te themi se eshte e vetmja fushe ne Shqiperi , apsolutisht e vetmja , qe toka punohet cep me cep . Traktoret ishin ne pune dhe arat , ose ishin me bime t e vjeshtes , ose prisnin traktoret . Divjaksit , perfshire dhe kemishtaraket e kane demokratizuar edhe bujqesine , ne kuptimin apsolut te fjales , sic kane demokratizur fshatin dhe te tere jeten urbane – kulturore. Nuk mund te pretendosh se ke ndertuar demokracine , kur fshati perjeton feudalizmin , sic eshte fshai i sotem shqiptar .

Ne kullimin e fushes se Divjakes , paresor mbetet funksionimi kanalit te Kularit , qe ka madhesine e nje lumi . Nuk e pashe Kanalin lume , por jam i sigurte se funksionon dhe ka funksionur gjithe kohen , ndryshe fushat do te kishin pesuar fatin e te gjithe ultesires bregdetare shqiptare, fatin tragjik te  gjigantit Terbuf.

Ne menyre te permbledhur , mund te temi se ne Komunen e madhe Divjake funksionon demokracia si ne fshat dhe ne qytet.

Habitem me keta sipermarres , qe okupojne troje , per te ngritur rezidenca ( fshatra ) turistike . Te ngresh lagje te tjera ne Divjake eshte racionale dhe e dobishme . Divjaka e sotme urbane eshte perpara Kavajes , Fushkrujes dhe nuk do te jete larg dita , qe te konkuroi Durrsin , qe ne shume aspekte e konkuron qysh sot, fjala vjen nga aerobia dhe resurset per fryme te popullsise banuse, qe konvertohen ne punesim  .

Nuk ka dyshim se fshatrat , buze rruges, qe une permenda dhe te tjere te ngjashem , qe nuk i permenda  kane tabellen e pa lexushme fshat europjan . Nuk mund te pretendosh se ke ndertuar demokraci , pa e ndertuar demokracine ne fshat . Pushtetaret e tranzicionit shqiptar u nxituan ta ndertonin shtepine demokratike , nga catija . Gjeja e pare qe bene ishte shkaterrimi i mekanizmit , qe mban ne kembe bujqesine , qe jane kullimi dhe ujitja . U permbys industria e fuqishme e punesimit, qe eshte bujqesia . Pseudodemokratet shqiptare jane partizane te flakte te “ Teorise zero “dhe te “Cekut te bardhe “.

Divjakes se sotme i ndrin balli nga demokracia funksionale . Ajo , ne rrugen e gjate , ka bere gabime te koregjushme . Ajo shkelqen nga dielli i demokracise reale . Jo te tere fshatrat jan te tille. Cite fshatra ? Ata , qe nuk merren dot me bujqesi , sepse kane probleme me kullim- ujitjen . Keta fshatare , ndertojne ndonje vile ne fshat dhe mbane valixhen ne dore , per t’u nisur diku ne qytetet e vendit , ose e botes . Ne vilat e tyre moderne ngrysin pleqerine pleqte e veshur allafrenga me borselino . Te leshe punen te dera e shtepise , sic eshte bujqesia dhe te mbashe syte nga e pa njohura , ke problem te madh me vetveten .

Fshatrat , qe perbejne zonen e Terbufit , Torovices , Maliqit etj . dikur kane ushqyer gjithe qytetet sot nuk mbajne dot veten . Pse ? nuk e zhvillojne dot bujqesine . Eshte prishur mekanizmi i thjeshte, ai i kullim-ujitjes . Bedati, qe aktualisht eshte pjese e Bashkise Divjake ,  ka qene ekonomi e tokave te kripura , ku zbatohej nje program ambicjoz , per ckripezim . Atje ishte nje komleks , qe merrte vica 1 kv. dhe i shiste 3 Kv . duke prodhuar c’do vit rreth 300 ton mish vici kualitet extra . A mund ta aplikoi sot kete teknollogji Bedati demokratik ?

Pergjigja ime eshte e prere : Jo !

Bedati i sotem , nga ana bujqesore, si dhe homologet e tij , qe jane shume , krahasohet me nje lavire bujqesore , qe eshte adoptuar ne prostitutat e samoferave , ku shkelqejne dritat inkandishente , ndaj mynxyres morale te kesaj kohe te trazuar , qe as vete nuk e dime nga e kemi huajtur .

Divjaksit nuk shkaterruan as kanalet , as ndertesat sociale , as plazhin, as vijen e verdhe . Mbi te gjitha ,ata nuk preken pyllin shekullor. Nga informacinet, qe kam dy pyje nuk u preken : Pylli i bredhit ne Frashr dhe ai i Divjakes . Pyjet e tjere u eksportuan per dru zjarri , ne sallonet moderne ku benin orgji borgjezia e cfrenuar europjane , mbase edhe ne vilat lluksoze te borgjezve te rinj te Hollandes , Danimarkes , Swicres, ku bujtin shqiptare qe kane abuzuar me lireine e fituar dhe me pasurite e ketij populli te varfer . Mijra shembuj jane shkruar nga shtypi dhe krijusit letraere, per emigracionin tone problematik .

Divjaka verteton se demokracia mund te ndertohet per se mbari . Ka mundesi te riparohen dhe gabimet. Ne shkalle vendi , bujqesia nuk u rregullua dhe nuk rregullohet, sa te jene ne pushtet qeverritare arrogante , makute dhe miope .

Shkrimi im i sotem eshte nje ballafqim i prejardhjes qytetare te Divjakes te dy strukturave , me Divjaken e sotme , qe krahasohet me homologet me te sukseshem te Europes se sotme , ndoshta dhe me gjere . Qyteza te tilla, ndodhen ne bregdetin mesdhetar , me qindra . Shumica e tyre jane qytete arixhinjsh , ku lulezon droga , prostitucioni. Ne bulevrdet e tyre plot drite dhe zhurme ngrysin ditet njerzit pa prone , qe ne Amerike thirren homless. As me dhimsen , as i dua , keto funderira te shoqerise , qe nuk kane mundur te integrohen ne tregun e punes . Sidoqofte keta   i shemtojne qytetet , ku jane rritur dhe kane perfunduar homless.

Kam bindjen se Divjaka , kurre nuk do te krahasohet me qytetet harixhinj te Mesdheut. Ajo eshte nje qyteze dinjitoze europjane dhe keshtu do te vijoi zhvillimin e pa nderprere .

Mos harrojme se Divjaka eshte ndertuar ne truall rere , ku resurset bujqesore jane te kufizuara . Keto resurse i nxorri ne siperfaqe dhe i vuri ne qarkullim ekonomik , heroi i punes Dhim Liko , me te dy ndihmesit e tij te talentuar , punetor dhe te ditur . Eshte fjala , per nje burim jetese , qe krahasohet me zbulimin e nje pusi nafte . Pusi i naftes ka nje fund . Bujqesia e aplikuar nga Liko , Gorreja dhe Cuko , eshte pa fund, pavaresisht se permbi rere . Divjaksit sot cfrytezojne kete pus te perjetshem ne kohe , qe i puneson , i pasuron , i begaton . Nuk eshte thjesht pus nafte , por eshte bujqesia racionale e mekanizuar , industria e madhe e punesimit boteror te tera shtresave . Divjakes i takoi nderi te jete ne krye te nismetarve , per te eliminuar pa punesine dhe varferine, nepermjet zhvillimit integral te bujqesise . Heroi Dhim Liko e ka te merituar nje permendore bronxi tek kthesa e Divjakes , ne rrugen nacionale Lushnje – Rrogozhne . Po te isha pasanik nje permendore te tille , do tja beja prej floriri dhe do ta vendosja ne Muzeun kombetar me  ruajtje te perforcuar me kamera .

Illo Foto – Studjus , NY – dhjetor 2015

Filed Under: Reportazh Tagged With: Illo Foto, reportazh, Shkelqimi i Divjakes

Presidenti: Aushvici, Mathauzeni, Dahau, Treblinka nuk kishin asgjë më shumë se sa Spaçi

December 6, 2015 by dgreca

* Presidenti Nishani në ish-burgun famëkeq të Spaçit: Të ngremë zërin bashkërisht e bërtasim deri në kupë të qiellit për Drejtësi!/

*Kreu i Shtetit nderoime Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Xhelal Koprenckën (pas vdekjes) ,Pal Gjet Zefin, Dervish Bejkon, Skënder Dajën, Hajri Pashajn (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”,si dhe Mersin Vlashit(pas vdekjes)/

Spaç, Mirditë- 6 dhjetor 2015/

Në vigjilje të 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit komunist, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani vizitoi sot ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Mirditë, Ndrec Deda si dhe nga ish-të burgosur e të përndjekur të shumtë politikë.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në mes rrënojave të ish-burgut të Spaçit, Kreu i Shtetit çmoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, Xhelal Koprenckën (pas vdekjes) me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për qëndrimin heroik dhe të papërkulur kundër diktaturës komuniste, duke u flijuar, në emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë”; Pal Gjet Zefin, Dervish Bejkon, Skënder Dajën, Hajri Pashajn (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Si protagonist i një revolte me rëndësi historike, dëshmor i qëndresës heroike kundër diktaturës ç’njerëzore komuniste, në emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, të dinjitetit njerëzor dhe shpresës për një Shqipëri evropiane.” si dhe Mersin Vlashit(pas vdekjes): “Si protagonist i një revolte me rëndësi historike, artist krijues i flamurit pa yllin komunist, që udhëhoqi kryengritjen heroike kundër diktaturës çnjerëzore komuniste, në emër të vlerave të patjetërsueshme të lirisë e demokracisë, të dinjitetit njerëzor dhe shpresës për një Shqipëri evropiane.”

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kreu i Shtetit nuk i fshehu emocionet shumë të forta dhe trishtimin që vinte prej rrënojave dëshmitare të një historie të dhimbshme, duke e cilësuar këtë ceremoni si më e vështira në jetën tij, qoftë atë institucionale, qoftë edhe si qytetar i këtij vendi.

“Nuk jam këtu për të folur mbi historinë e këtij burgu famëkeq, as për të përshkruar kalvaret që shumë prej jush i kanë provuar mbi kurriz, i kanë përjetuar, dhe fatmirësisht, falë durimit, forcës dhe pamposhtmërisë suaj, shoqëruar nganjëherë edhe me vullnetin e mirë të Zotit, u keni mbijetuar. Nuk do të përmend as shifra dhe as statistika, sepse do të na nevojiteshin ditë, javë, muaj dhe ndoshta vite të rendisnim një nga një mizoritë e panumërta, tmerret dhe vuajtjet çnjerëzore të shkaktuara nga veglat shtazarake e të pashpirt të diktaturës komuniste. Ky burg-kamp sot është thjesht një vend ogurzi, një rrënojë që qëndron gati e hepuar mes malesh hijerëndë e kreshtathinjur, por që në ajrin dhe atmosferën tij sillen e përsillen histori të tmerrshme jetësh dhe fatesh njerëzore, madje edhe shpirtra të parehatuar, sepse varret e tyre ende nuk janë zbuluar.

Aushvici, Mathauzeni, Dahau, Treblinka nuk kishin asgjë më shumë se sa ky kamp / burg / ferr e skëterrë. Ndoshta kanë pasur shumë më pak, sepse të paktën në hyrje të kampit të Aushvicit lartësohej parulla paralajmëruese dhe cinike njëkohësisht: ‘Puna të bën të lirë kurse këtu jeta e privuar nga liria, puna e stërmundimshme në galeritë e thella të nëntokës dhe normat mbinjerëzore t’i rëndonin jo vetëm këmbët dhe krahët dhe shpirtin, por të fundosnin e madje të varrosnin nganjëherë edhe çdo lloj shprese e dëshire për të vazhduar të përpiqeshe të jetoje. Ata që kanë gërmuar nëpër galeritë e errëta, ata që kanë shtyrë me stërmundim vagonët e rëndë të mbushur me bakër, ata që janë lidhur me kavo çeliku në dimër pas shtyllave kur nuk plotësonin dot sasinë ditore gjithnjë e në rritje të mineralit, e dinë shumë mirë se po të mos bëje punën, po të mos kapje normën, po të të shpëtonte padashur qoftë edhe një psherëtimë e lehtë nga skutat e thella të shpirtit – ishe i mbaruar, ishe i kryqëzuar, ishe i harruar edhe nga vetë Zoti, ishe për një moment, dhe më pas nuk ishe më, madje as varri nuk të gjendej dot.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Më tej, Kreu i Shtetit e cilësoi burgun e Spaçit, si ferrin e vërtetë mbi tokë dhe Shqipërinë, një burg i errët, ku shumë rrallë depërtonin rreze drite e shprese: “Të burgosurit e Spaçit asnjëherë nuk ishin vetëm: jashtë kampit nëpër qytete, fshatra, majë malesh, në luginë e rrëzë kodrinave ishte një popull i tërë që vuante e përpëlitej fizikisht, shpirtërisht e mendërisht, njësoj si ata, por kurrsesi aq shumë, aq rëndë e aq dhimbshëm sa ata. Sa ju!”

“Të përndjekurit shqiptarë pësuan dënime dhe vuajtje të padrejta, por më e keqja është që edhe sot, në prag të 25-vjetorit të rrëzimit të sistemit komunist, atyre ende nuk u është kërkuar ndjesë, paçka se disa prej jush janë gati, të prirë dhe vullnetmirë për të falur. Vuajtjet tuaja për fat të keq u shkaktuan nga shqiptarë. Ndjesa ndaj jush pritet dhe duhet të vijë, po nga shqiptarë. Falja, pajtimi dhe bashkimi do jetë një vepër shpirtmadhe e shqiptarëve. Ndaj jush u kryen krime, dhe jo “gabime” siç është pretenduar dhe vazhdon ende të dëgjohet aty-këtu ndonjë lloj shfajësimi foshnjarak dhe mashtrues. Vendprehjet ende të pagjetura dhe shpirtrat akoma të paqetë të viktimave të pafajshme vazhdojnë të klithin duke u prishur gjumin e trazuar xhelatëve të diktaturës, disa prej të cilëve ende u kemi dhënë një mundësi dhe shans për të larë ndërgjegjen e tyre të zezë. Ne të gjithë sot nga ky vend, nga Spaçi dikur aq i mallkuar, duhet të ngremë zërin bashkërisht e bërtasim deri në kupë të qiellit për: Drejtësi! Gjetjen e eshtrave të të pushkatuarve! Hapjen e dosjeve! Pastrimin njëherë e përgjithmonë të shoqërisë dhe sidomos të politikës sonë, nga kriminelët e dikurshëm dhe veglat e tyre! Dënimin, ligjërisht dhe sidomos moralisht, të kriminelëve gjakatarë, shkaktarë të gjithë këtyre vuajtjeve të parrëfyeshme dhe jo rilindjen e ringjalljen e simboleve aq të urryera të diktatorit! Vënien në vend të dinjitetit tuaj të nëpërkëmbur! Respektimin dhe integrimin moral, shoqëror, kulturor dhe ekonomik të familjeve, bijve, nipave dhe mbesave të të përndjekurve padrejtësisht shqiptarë! Mbi të gjitha, ndjesën dhe përgjunjen e shkaktarëve të dhunës, shtypjes, torturës fizike dhe psikologjike, vrasjeve, burgosjeve, përdhunimeve. Asgjë nuk harrohet! Por ata që pendohen e që kërkojnë falje sinqerisht, edhe mund të përqafohen! Por siç është ajo shprehja jonë e urtë dhe e vjetër e popullit: ‘I ra gurit, u thye. I ra njeriut, e mbajti dhe e duroi’, edhe ata që patën fatin e zi sterrë të vuanin e ta përjetonin këtë ferr mbi tokë, nuk u dorëzuan. Shqiponjat nuk jetojnë dot në kafaz!’ – tha me tej Presidenti Nishani në fjalën e tij.

“Më 21 maj 1973 burrat trima dhe sypatrembur të Spaçit i treguan dhe i provuan diktaturës se ajo edhe mund t’u burgoste trupat, por jo shpirtin dhe mendjen! Ata ishin me dhjetëra heronj, të cilët me aktet e tyre të trimërisë dhe rezistencës, me vetëmohimin shembullor, kurajën e paepur dhe disidencës së patjetërsueshme, duke zënë vend përjetësisht në panteonin e kujtesës sonë historike kombëtare, u shndërruan në në simbole të përjetshme. Sot jemi mbledhur këtu për të nderuar dhe për t’u përulur me respekt ndaj vuajtjeve, heroizmit dhe altruizmit të tyre që shpërthyen të parët prangat e mendjes duke tronditur themelet e të ashtuquajturit ‘pushtet popullor dhe diktaturë e proletariatit’, por që në fakt u përpoq të skllavëronte e të izolonte një popull të tërë. Me këtë rast, në vigjilje të 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit, në cilësinë e Kreut të Shtetit shqiptarë dhe në emër të mbarë qytetarëve të këtij vendi kam nderin, privilegjin dhe detyrimin institucional të vlerësoj jetën dhe veprën e Pal Gjet Zefit, Dervish Bejkos, Skënder Dajës, Hajri Pashajt dhe Mersin Vlashit – krijuesit artist të flamurit të revoltës së Spaçit ku shqipja dykrenore fluturonte e lirë, pa zgjedhën e yllit të imponuar komunist mbi krye. Gjithashtu nderoj dhe përulem me respekt para jetës së shumëvuajtur dhe sakrificave të panumërta të Xhelal Koprencës. Këta heronj i përkasin atij grupi atdhetarësh të prangosur, që iu kundërvu diktaturës së egër komuniste me veprat, me jetën dhe sakrificat e tyre në kërkim të lirisë e demokracisë, duke mbetur të gjallë në kujtesën historike të Shqipërisë, për hir të së cilës ata u burgosën, luftuan, u përpoqën dhe u rebeluan në emër të idealeve më të shenjta të lirisë, përparimit dhe demokracisë dhe vlerave të saj. Ky vlerësim dhe nderim i lartë shtetëror, paçka se fatkeqësisht po u bëhet pas vdekjes, fatmirësisht është një tregues domethënës që vënia në vend e drejtësisë vërtet vonon, por kurrë nuk mënon.” – nënvizoi Kreu i Shtetit.

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Nishani u shpreh se: “Shqipëria e shekullit të njëzet e një ua ka borxh të paktën këtë lartësim këtyre antikomunistëve kryelartë, me shpirt liridashës e demokrat, të cilët për asnjë çast dhe në asnjë rrethanë nuk u gjunjëzuan dhe s’iu përulën as diktaturës dhe as veglave e shërbëtorëve të saj duke sakrifikuar edhe jetën për këtë lir dhe demokraci që jetojmë sot! Shqipëria e sotme është krejt ndryshe nga ç’ishte 25 vite më parë: një vend i lirë, edhe në saje të këtyre martirëve të demokracisë, anëtare e denjë me merita të plota e NATO-s dhe jo më e ish-Paktit të vdekur e të dalë boje të Varshavës, një vend kandidat për në Bashkimin Evropian.

Po brezat e rinj duhet të mësojnë mirë historinë, të dëgjojnë përvojat e hidhura, të shohin e të përpiqen të përfytyrojnë ferrin e dikurshëm komunist, në mënyrë që e kaluara e hidhur të mos përsëritet më. Ne së bashku do të jemi përsëri këtu në majin e ardhshëm, në majin e revoltës së Spaçit për të kujtuar dhe mbajtur gjallë jo vetëm atë akt, por edhe dhunën e ushtruar mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, e mbi të gjitha rezistencën e të gjithë atyre që u dergjën galerive dhe birucave të Spaçit. Ne së bashku do të vazhdojmë pa u lodhur deri në realizimin që së paku Spaçi të kthehet në një muze kombëtar të kujtesës. Ne të gjithë së bashku do të vazhdojmë rrugën deri në realizimin që Spaçi të bëhet një vend pelegrinazhi në kurrikulat shkollore të nxënësve tanë për ta vizituar në mënyrë të organizuar çdo vit. Që e keqja jo vetëm të mos harrohet, por të mos përsëritet më kurrë. Kurrë më, sepse siç e ka thënë edhe Bertold Brehti: ‘Mitra që e polli, ende nuk është shterpëzuar’. I përjetshëm qoftë kujtimi i këtyre martirëve shqiptarë dhe i gjithë atyre që vuajtën dhe u flijuan për një jetë në liri e me dinjitet për një Shqipëri të përparuar, për një komb krenar dhe me ballin lart! Nderim përjetë!”

Filed Under: Reportazh Tagged With: Aushvici, Mathauzeni, presidenti Nishani, Spaci

Shqiptaret në Florida festuan Ditën e Flamurit dhe 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

November 30, 2015 by dgreca

Nga Lek Gjoka/
Muaji Nëntor është muaji i shqiptareve i Ditës së Flamurit dhe i Pavarësisë së Shqipërisë .Në Florida vitet e fundit janë shtuar shumë ardhjet e familjeve shqiptare saqë nga Jacksonvilla në Orlando,Tampo, Clearwater , West Palm Beach, Fort Lauderdale ,Miami etj flamuri kuq e zi dhe ndjenjat e shqiptarisë janë bërë jetësore . Ndjenja e të që nurit shqiptar është një kënaqësi e madhe edhe për brezin e ri te mërgimtareve të cilët ndryshe nga vendet e Europe’s krenohen për të qe nurit me gjak shqiptari gjak që qarkullonte edhe në dejtë e nënës së gjithë botës nënë Terezës.
Me 28 Nëntor në Town Center në Jacksonville Florida nga dega e shoqatës Pan Shqiptare Vatra e në veçanti kryetari i saj Adriatik Spahiu u organizua festa e Flamurit dhe 103 vjetori i Pavarise.Restoranti Maggiano’s Little Italy  ishte veshur kuq e zi ku bukurinë me tepër ia shtonin shqiptaret që kishin ardhur për të festuar ketë ditë të shenjtë të shqiptarisë.
Këngëtari i talentuar korçar Devis Xherahu  ftoi të gjithë pjesëmarrësit të ngrihen në këmbë e të këndonin në kor himnin e kombit shqiptar Himnin e Flamurit .I gjithë salla u shkri ne një saqë flamurit shqiptar në mur i shndriste  më shumë nuri kur shikonte emocionet e shqiptareve dukë kënduar himnin e tyre plot ndjenja dhe emocione.
Festa e ktheu ambientet e restorantit në një ambient shqiptar.Sapo mbaroi këngëtari korçar   Devis Xherahu,këgëtaria e talentuar shkodrane Alma Velaj e ndezi sallën me tingujt e bukur të jareve shkodranë duke ju sjelle shkodraneve pjesëmarrës një ndiejnë kënaqësia nga vendlindja e tyre Shkodra e cila ju mungonte prej dhjetëra e dhjetëra vitesh.
Festa po vazhdonte në të njëjtën ritem.Prezantuesja e talentuar e televizionit shqiptar Silvana Braçe në një moment ftoi të gjithë pjesëmarrësit se një vogëlushe amerikano-shqiptare ka dëshirë të recitonte shqip një poezi për Atdheut saj dhe vendlindjen e prindërve të saj Shqipërinë . Salla ra në heshtje.Vajza e vogël shqiptare me gjithë emocionet recitoi plot ndiejna poezinë për Atdheut duke marre në fund duartrokitjet e bashkatdhetarëve të saj.
Edhe aktori i humorit Ermal Mamaqi filloi të fliste plot humor e që në çast kaloi në tingujt e këngëve të tija këngë që ngrenë peshe brezin e ri  të mërgimtareve te cilët nisen të kërcenin rok .
Afroi mesi i natës . Festes po i vinte fundi.Në të vërtete të gjithë donin që kjo nate festive me shije shqiptare të mos mbaronte kurre.Madje ju dukej si e pabesueshme se si orët kishin ecur kaq shpejt.
Jeta vazhdon udhëtimin e saj jetësor plot ndiejna e ngrohtësi floridiane.Në ketë udhëtim jete në Florida edhe shqiptaret vazhdojnë të udhëtojnë në të njëjtin udhëtim jete por pa harruar asnjëherë Shqipërinë , kulturën , historinë dhe gjuhën e ëmbël shqipe si dhe ngjarjet e shënuare të kombit shqiptar sikur është dita e 28 Nëntorit Dita e Flamuri ditë që na kujton valëvitjen e shqiponjës nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbi kalanë e Krujës dhe valëvitjen po më 28 Nëntor në Vlorë nga plaku i urtë Ismail Bej Vlora i cili bashke bashke me burrat e mençur të kombit shqiptar shpalli Pavarësinë e Shqipërisë nga uzurpimi pese shekullor nga perandoria osmane-turke.
Ëndrra shqiptare vazhdon.Edhe shqiptaret në Florida jo vetëm në raste festash por gjithmonë po presin në pritje shekullore bashkimin e trojeve të copëtuara shqiptare në një Shqipëri Etnikë.
Jacksonville Florida
Nëntor 2015

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: 103 vjetori, Lek Gjoka, shqiptaret, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 131
  • 132
  • 133
  • 134
  • 135
  • …
  • 181
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 1958 / DR. WALTER LEHMANN, ISH-MJEKU PRIVAT I MBRETIT ZOG, NË CARMEL, USA : “LUFTA NDAJ KANCERIT FITOHET NËPËRMJET…”
  • Testamenti i Papa Franceskut në përvjetorin e parë të largimit në amshim
  • VISAR ZHITI NDEROHET ME TITULLIN “AKADEMIK HONORIS CAUSA” NGA AKADEMIA NDËRKOMBËTARE E ROMËS
  • Falënderoj pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan
  • Petro Nini Luarasi, 22 prill 1865 – 17 gusht 1911
  • SHPËTOHET NGA HARRESA NJË DORËSHKRIM I ÇMUAR I VITIT 1921 PËR GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDERBEUN
  • “Armiqtë apo alienët? Shkencëtarët që zhduken një nga një”
  • Ramë Dardania dhe fluturimi i bletëve në Carroussel du Louvre
  • RIBOTIMI I VEPRËS MADHORE “LAHUTA E MALËSISË” NË DETROIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA
  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT