• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bostoni pagëzoi vitin 2015 si Vitin Nolian

November 28, 2015 by dgreca

Nga dr. Yllka FILIPI/

Ditën e diel më 22 Nëntor 2015 në Katedralen e Shën Gjergjit apo e njohur ndryshe si Kisha e Fan Nolit në Boston, SH.B.A u mbajt Meshë përkujtimore dhe Simpozium Shkencor me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit lidhur me veprën dhe figurën e tij poliedrike. Në këtë aktivitet madhështor mori pjesë edhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në emër të së cilës referuan zonja Raimonda Moisiu dhe Dr. Yllka Filipi, Kryetari i Vatrës Shqiptare z. Gjon Bucaj, Drejtoresha e Bibliotekës Fannoliane zonja Neka Doko, profesorë, pedagogë, dashamirës të artit dhe letërsisë si edhe adhurues të figurës së Fan Nolit dhe veprës që na ka lënë  trashëgimi. Takimi u hap nga At Arthur Liolini i cili mbajti meshën e shenjtë të përnderimit të jetës dhe arritjeve të kryepeshkop Fan S. Nolit. Më pas vijoi intermexo muzikore me Lidiana Morcka, në Piano Sonata “Drita e hënës” nga Beethoven, Valentin Veizi, Kompozime dhe shoqërim në piano si edhe Bashkim Pacuku, Aria e Vertere nga opera “Werther” e Jules Massenet. “Run o Solder a Marathon”, Saint George Sunday School students, interpretuan mjeshtërisht poemën e Nolit “Rend or Maratonomak”. Përshëndeti të pranishmit dhe përkujtoi punën  e palodhur të Fan Nolit, Konsulli i nderit të Shqipërisë në Masacusets, z.Van Christo. U referuan në vijim kumtesat shkencore lidhur me trashëgiminë dhe vlerat e veprimtarisë noliane. Dr. Gjon Bucaj, President i Vatrës u prezantua me kumtesën me titull: “Duke e dashur si gjënë më të shtrenjtë pasurinë noliane” Megjithatë Noli, përveç veprave origjinale në letërsi, – shpreh Bucaj, – histori e muzikë, ka lanë edhe disa nga kryeveprat botnore të përkthyeme në një shqipe që lexohet me andje si t’ishin origjinale e që, ndonjë herë, tingllojnë edhe ma mirë, si në rastin e refrenit “Kurrë më” te “Korbi”.(…) Nolit i dedikohet pranimi i Shqipnisë në “Lidhjen e Kombevet” në dhetor të vitit 1920. Përmbajta e fjalimit, gjuha e përsosun anglishte e Harvard-it, si dhe kryqi i Peshkopit mbi gjoks, ishin dishmi bindëse për delegatët e shteteve të mëdha se kombi i përfaqsuem nga folësi impresionues, nuk mund të ishte i përbamë prej fisesh primitive që nuk mund të formojshin shtet dhe se Shqipnia nuk ishte një “Turqi e vogël” në Ballkan, si propagandojshin delegatët e anmiqvet tanë.(…)Prandej jemi mirënjohës e të lumtun këtu sot dhe krenohemi me Bibliotekën Fan Noli dhe me Kishën e krijuar prej tij. Agron Alibali me punimin me titull: “Fan S Noli, lider i Qeverisë shqiptare të ligjshme në mërgim në 1918” solli disa hipoteza dhe fakte shokuese për publikun:  Zyra eVatrë-s dhe apartamenti i Nolit në atë kohë ishin të vendosur në skajin jugor dhe Back Bay, dhe të dy këto vende u bënë objekt i një mbikqyrje shumë intensive . Diktofonët, apo pajisjet më të avancuara përgjuese të kohës, u vendosën në zyrat eVatrë-s dhe në dyqanin e  frutave të  Chris Kirkës, një nga udhëheqësit e Vatrë-s dhe bashkëpunëtori dhe miku  më i mirë i Nolit. Noli dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin në shenjestër nga agjentët [ F ] BI-së. Apartamenti i Nolit në 53 Clarendon Street dhe zyra e tij  kontrolloheshin në mungesë të tij dhe pa urdhër. Por në krye të hetimeve u has   në një problem të vështirë : përkthimin e produktit të mbikqyrjes nga shqipja në anglisht. Prandaj, autoritetet amerikane përdoret tri burime :  aktivistin greko- shqiptar, Liolion , botues i një gazete greko- amerikane në Worcester ; Giorgio La Piana , një shqiptaro- italian ose arbëresh, i cili më vonë u bë profesor në Harvard Divinity School , dhe motrat Qiriazi . Këta persona ndihmuan [ F ] BI në orë të panumërta dëgjimi dhe mbikëqyrjeje të  VATRë-s, liderit të saj Fan S. Noli dhe bashkëpunëtorëve të  tij më të ngushtë shqiptaro- amerikanë. Produkti i këtij materiali të pasur arkivor është jashtëzakonisht i vlefshëm për të na ndihmuar sot gati pothuajse një shekull më vonë, të rishqyrtojnë dhe  të hedhim dritë mbi historikun, punën e shquar të VATRë-s si qeveria de facto e Shqipërisë në mërgim në vitin 1918. Burimet arkivore tregojnë se VATRA në të vërtetë mori elementet themelore dhe funksionet bazë, dhe në shumë aspekte, ka vepruar, si qeveri shqiptare në mërgim në atë kohë. Mal Berisha  prezantoi kumtesën me titull “Busti I Fan Nolit ne Ibrik Tepe” ku ndë të tjera u shpreh: (…) Kur unë deklarova se jam shqiptar, udhërrëfyesi ngadalë ktheu kokën drejt meje dhe tha: (…) E di që shqipja është një gjuhë e pasur dhe se përkthyesi i famshëm me emrin Fan Noli ka sjellë Shekspirin për lexuesin shqiptar dhe e ka bërë në një mënyrë të mrekullueshme.(…) Fan Noli është një hero për ne të gjithë dhe frymëzim për brezat e rinj shqiptarë që guxojnë ëndrrën e madhe sikur Ai. Franklin Zdruli/St. Mary’s Curch, Worcester/*Nga Kisha e Shën Marisë në Uster theksoi: Sot të vlerësojmë dhe përkujtojmë  Fan Nolin dhe dedikimin e tij është një detyrë morale në radhë të parë për të gjithë Shqiptarët, pasi vepra e jetës së tij është  shkëndija dhe zjarri që vloi zemrën e Shqiptarëve në rilindjen e identitetit të tyre kombëtar. Shpirti Shqiptar nje forcë të tillë nuk e kishte provuar që në kohën e Gjergj Kastriotit. Të dy këta udhëheqës janë nga të vetmit në historinë e kombit shqiptar që përmbajnë në vetvete të njëjtin karakter, vlerësim dhe përkushtim ndonëse kanë qenë të ndarë prej një periudhe kohore afër pesë shekullore. Nga i pari trashëguam komunitetin e parë më jetegjatë shqiptar, pa ndërprerjen e besimit në komunitetin arbëresh, kurse nga Fan Noli trashëguam ndër te tjera, institucionin e parë shqiptar, Kishën Orthodokse Shqiptare, mbi të cilën u ndërtua identiteti shqiptar.  Raimonda Moisiu me punimin e saj “Fan Noli ndërmjet botës hyjnore dhe njerëzore”ndër të tjera theksoi se Noli i madh ka qenë “hebre” i fjalës së përkorë. (…) si një punonjës i arit apo i zembrekëve të orës… Aq poezi sa na ka lënë, janë që të gjitha, të derdhura në flori, ku nuk ke kurajon të heqësh a të redaktosh, qoftë edhe një rrokje. Pra, duhet të përkulemi me nderim përditë te “profesor” Noli për përzgjedhjen dhe koncizitetin e fjalëve. Falë kishës së themeluar prej tij, shqiptarët e Amerikës ishin dhe janë të bashkuar më shumë se në asnjë vend tjetër të botës.  “Ditët e fundit” – ishte kjo një Letër nga Prof. Nasho Jorgaqi, Unë jam hiri, atje ku ishte zjarri. (George G. Byron) Fillimi i marsit e rëndoi akoma më shumë gjendjen e të sëmurit. Dhembjet iu bënë të padurueshme…(…) Në mes dorëshkrimeve të këtyre ditëve, do të gjendej në komodinën e tij dhe teksti i një lutjeje, shkruar me dorën e vetë. “Kur ju, o mbret i gjithë qiejve, thuhej aty, do të vini në tokë, me fuqi e lavdi, e tërë bota do të dridhet nga frika, lumenj zjarri do të rrjedhin përpara gjykatores së tmerrshme, librat atëherë do të hapen dhe mëkatet e fshehura do të zbulohen. Oh, shpëtomë nga zjarri i përjetshëm dhe i pashuar dhe vendosmë në të Djathtën tënde në Parajsë, o gjykatës i drejtë dhe i mëshirshëm!”Ç’ishte kjo lutje e Nolit në ditët e fundit të jetës? Dita e 13 marsit gdhiu …Katër qirinj të mëdhenj, të vendosur në formë kryqi, lëshoni dritë mbi të. Ai dukej sikur flinte, në gjumin e tij të përjetshëm. “Fytyra si në bronz, shkruante reporteri i “Diellit”, e zbehtë, pa shumë rrudha. Një jetë e tërë, një jetë e lashtë, ishte njeriu nga më njerëzorët e shqiptarëve të Amerikës, gjeniu dhe njeriu i thjeshtë”. Përqark kishte një det me lule, aq shumë sa që trupi i tij dukej sikur voziste nëpër to. Ndërsa ditën rridhte lumi i njerëzve, natën, sipas zakonit shqiptar, do ta ruanin gratë. Dëshira e Nolit kish qenë të varrosej thjesht, pa madhështi, me sa më pak shpenzime, ashtu siç e kish jetuar jetën. Po sipas amanetit të tij, pas varrimit u shtrua në mjediset e Katedrales së Shën Gjergjit një drekë modeste, vetëm me bukë, djathë dhe ullinj. Për ditë me radhë do të mbërrinin në adresë të Kishës, të Vatrës e të “Diellit” me qindra telegrame e letra ngushëllimi. Shprehej dhembje, po një dhembje krenare, dhembja e gjithë kombit shqiptar për këtë humbje të pazëvendësueshme. Cilësohej “humbje e thellë”, “pikëllim për të cilin fjalët s’mjaftojnë”, “hidhërim i patreguar”, kurse për atë vetë, “burrë i madh dhe prijës i madh”, “themelues i shkëlqyer i Kishës Ortodokse Shqiptare”, “shkëmb i binomit atdhe dhe fe”, “thesar diturie”, “fetar i devotshëm”, “shkrimtar i jashtëzakonshëm”. (…) I gjejmë ato te “Dielli” dhe “Liria”, në gazetat e diasporës e akoma më shumë në shtypin e Tiranës. Vdekja e tij tërhoqi dhe vëmendjen e shtypit vendës. Gazeta qendrore “The New York Times”, do të botonte ato ditë artikullin “Bishop Fan S. Noli once led Albania” (“Peshkop Fan Noli dikur ka drejtuar Shqipërinë”), ku bashkë me biografinë e tij politike dhe shoqërore, vihej në dukje emri i nderuar prej studiuesi dhe udhëheqësi fetar. Në mënyrë të veçantë do t’i bënte jehonë ngjarjes së hidhur të bashkësisë shqiptaro-amerikane, shtypi i Bostonit, me një pjesë të të cilit Noli kish bashkëpunuar, si“Boston Herald”, “Boston Globe”, “The Boston Sunday Globe”, po dhe të qyteteve të tjerë, si “Worcester Daily Telegraph”, “The Evening Gazette”, “Post Journ,” etj. Ai u takonte atyre njerëzve, vlerat e të cilëve përmblidhen aq bukur në fjalët e Plinit të ri, që do të përmendeshin me këtë rast: “Më duket se vdekja është gjithmonë e parakohshme dhe e pakohë, kur u vjen njerëzve që janë të angazhuar në punë të pavdekshme.(…) ata që mendojnë për pasardhësit dhe përpiqen të fitojnë famë të pavdekshme me punë të mira, për ta vdekja është e parakohshme”. Dr. Yllka FILIPI u prezantua me kumtesën “Fan Noli, simbol i vetëflijimit për hir të interesave kombëtare”, ku midis të tjerash tha: Është fjala për një luftëtar të përgjakur të cilin e thërret nëpër mjegull, Liria.  Identifikimi i Figurës së Nolit shkrihet në një me atë të  personazhit që krijon në vetvete, duke simbolizuar gjithë sakrificën e figurës së tij në vite: Ty të thërrasin e ty të presin o luftëtar!  Ky lejtmotiv dhe kjo thirrje e kanë ndjekur pas gjithë jetën Nolin, duke i hapur shtigjet drejt zgjidhjes së fateve të mëmëdheut. Atij fati që përsëritet çdo mot, që e ndërron lëkurën si gjarpër, i bardhë a i zi, sidoqoftë:  Autori shpreson shumë tek shqiptarët : Mjaltin e zemrës suaj o vëllezër, mbajeni për veten tuaj, mos ua hidhni armiqve!Ja si klith Rilindasi i fundit në lutjen dëshpëruese  drejtuar Perëndisë: “O Zoti madh, i drejtë dhe i dhembshur, shpëtoje popullin dhe vendin tonë të mjerë dhe nderoje përsëri me liri nën flamurin tonë, flamurin e Skënderbeut, flamurin e kuq me shkabën e zezë me dy krerë!”   Luftëtari i brengosur për fatet e kombit-mallit të tij të vazhdueshëm, brenda kumteve, shenjave gjuhësore, u bë kështu symbol i një epoke, arsye, intuitë, dëshmi, kuptim, esencë për të ngritur ura në sheshimin e mosmarrëveshjeve universale të veprimtarisë së tij poliedrike. Gulçimi i frymëmarrjes së maratonës noliane ndërkontinentale do të ndjehet në ankthin e lexuesve të shumë brezave që do të vijnë, por me një ndryshim: Vrapi i tij do të rendë nëpër kohëra, si maratonë e përjetësisë ku strehohet liria globale. Dhe do të arrijë shpejtësinë e dritës: Rron, or rron, nuk vdes shqiptari!-përfundoi autorja. Prof. Sami Repishti nën titullin “Kryepeshkop Fan Noli, mendje e ndritur që na mungon sot”… më 1962, e dëgjova të fliste. Ishte kontakti im i parë me dikë të cilin e kisha idealizuar si një nga figurat më të shquara politiko-kulturore të Rilindjes shqiptare. Zëri i tij ishte i fuqishëm, shkathtësia e mendjes e pakrahasueshme, gjuha shumë e pasur, substanca e ligjëratës dritë për mendimin. Në heshtje të thellë salla shikonte folësin, mijëra sy të ngulitur drejt tij si drejt shenjtit dhe një respekt i thellë të cilin që nuk e kisha parë kurrë më parë. Ishte një atmosferë elektrizuese. (…) Mbeta pa fjalë! Në atë trup të brishtë një mendje aq brilante… më bënte mua të ndjehesha krenar për gjuhën e nënës.(…) Ai i përkiste  shpirtit më sublim elitar dhe jo përkohësisë së dekoratave qeveritare me ngjyra të ndezura e shkëlqim verbues ari. Sot, siç kam bërë pesëdhjetë vjet më parë, unë nuk mund të pushoj së menduari çfarë arritje e jashtëzakonshme do të jetë për ne shqiptarët të krijojmë një Katedër studimi të letrave shqipe të quajtur ” Fan S.Noli”, në një universitet amerikan, mundësisht në Boston…Dhe kjo ishte një nga ëndrrat më të mëdha të Nolit. Neka Doko, Drejtoresha e Bibliotes Fan NOLI, paraqiti punime dixhitale nga arkiva noliane,arkiva kombëtare e Shteteve te Bashkuara te Amerikës. Biblioteka “Fan Noli”, – u shpreh ajo,- si një mikrocelulë shqiptaro-amerikane në  bërthamë, lindi nga trashëgimia noliane në  zemrën e komunitetit më  të  vjetër shqiptar të  Amerikës. E njohur si qendër memoriale me arkivë  të  pasur ndërshqiptare, është  një  institucion ndërgjuhësor, ndërkulturor i pandërprerë  që  nga krijimet e saj nga Kancelari i katedrales së  Shën Gjergjit, i përndershmi At Arthur Liolin në fund të  viteve 60-të  e deri më  sot. E përfshirë  në  këtë  sistem, biblioteka “Fan Noli” projektoi sistemin e saj të  parë  informativ në  vitin 2005. Menjëherë  pas katalogimit gradual të  gjithë  arsenalit të  saj verbal, ndihmoi dhe investoi në  formë  individuale  pë r realizime numerike të  disa projekteve të  përvjetorëve të  plotë  a te ngjarjeve në  komunitetin shqiptaro-amerikan të  katedrales së  Shën Gjergjit dhe më gjerë  në  shtetin e Masacusets. Projekti i dytë  numerik do të  lindte në  pranverë  të  vitit 2012 kur kërkoja në  emër të  bibliotekës Fan Noli, për të  plotësuar dosjen numerike të  Fan Nolit nga studimet universitare në  Harvard. Punova rreth dy muaj në  arkivat e universitetit të  Harvard-it. U largova me fotokopjet e të  gjitha dokumentave origjinale te tij. Gjatë  verës 2012, krijuam dokumentarin integral të  Fan Nolit në  Universitetin e Harvard-iti cili u hodh në  CD para kremtimit të  100-vjetorit të  diplomimit të  Nolit nga Universiteti I Harvard-it. Ekspozita numerike arkivore e hapur në  sallën e baptizimeve të  Katedrales së  Shën Gjergjit në  5 prill 2015 pas liturgjisë  përkujtimore të  50 vjetorit të  vdekjes së  Fan Nolit përbën hapin e parë  të  komunikimit ndërkulturor të  komunitetit shqiptaro- amerikan të Boston-it me trashëgimine noliane. Ky simpozium është  pjesë  integruese e projekteve numerike të  përkujtimit dhe kremtimit të  ngjarjeve të  50 vjetorit të  prehjes së  Fan Nolit. Duke e mbyllur këtë  vit nolian me një simpozium domethënës që  lakoi të  gjitha dimensionet e personalitetit dhe arritjeve të  Fan S. Nolit që  nga ardhja në  Amerikë  e deri në  jetëndrimin e tij, biblioteka dhe arkiva e tij tanimë  u pasuruan me një  material numerik interesant e variativ për të  realizuar në  vazhdim një  punim numerik të  plotë  të  vitit 2015, i quajtur Viti Nolian. Së  fundi një  projekt dy vjeçar për të  përfshirë  të  gjitha rekordet akademike të  Fan Nolit në  Universitetin e Boston-it. Prof. Thanas Gjika evidentoi se mendimet e Imzot Nolit janë për shqiptarët aktuale dhe orientuese edhe sot. Ndricim Bejko Skulptor, paraqiti portretin e Nolit “Relievi i Fan Nolit me vizion të kthjellët”. Profesor i Merituar, Nikolla Pano serviri “Trashëgimia dhe amaneti i Fan Nolit” (lexon Stephanie Callahan) J.Nenshati, E. Joseph e tre nxënës nga Shkolla Shqipe interpretuan poezi e përkthime nga Fan Noli. A. Jasperse përshëndeti në emër të shoqatës Maas Besa. Një falenderim special nga të pranishmit shkoi për zonjen e nderuar Neka Doko, për mbështetjen e fuqishme profesionale, historike e kombëtare që i jep At Arthur Liolinit dhe Bibliotekës fannoliane. Nën shembullin e Nolit të madh, sa e sa klerikë të nderuar, si At Arthur Liolini, i mbajnë të bashkuar shqiptarët! Në fund u shtrua një darkë solemne për të pranishmit.

Pëgatiti:

Dr. Yllka FILIPI

N.J, U.S.A

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Bostoni pagëzoi vitin 2015, dr, si Vitin Nolian, Yllka Filipi

FUND VJESHTE NE TIRANE

November 26, 2015 by dgreca

Nga Illo Foto- New York/

E  vizitoj  Tiranen  cdo Vjeshte . Kete vit isha ne  Atdhe  ne intervalin  kohor 8 Tetor -4 Nendor . Na favorrizoi moti i mire dhe kaluam nje vakance shume te kendeshme . Shetitem ne pak qytete . Kryesisht  bujtem ne Tirane , qe me ka pelqyer dhe me pelqen shume . Nuk kam lindur ne Tirane , por kam nje kohe te gjate , qe banojme ne qytetin e trendafilave , sic e ka quajtur Konica . Jemi mesuar te degjojme  ankesa per jeten  ne  Tirane dhe aq me teper te kritikojme  ndertimet e ndertesave pa kriter , keto dekadat e fundit . Une nuk jam i prirur te mos pranoj  kritikat  per Tiranen si venbanim dhe qytet funksional  . Kete do tua vertetoj ne fund te ketij shkrimi .  Me duhet te provoj perpara lexusve se Tirana  ka bukurite e saj  dhe jane te gjitha mundesite , qe jeta ne Tirane te permiresohet , ne menyre te pa nderprere. Ne distancen e  nje viti , une vrejta  disa permiresime te rendesishme ne  cilesine e jetes ne Tirane . Ta them qe ne fillim keto permiresime une nuk i argumentoj politikisht , as i identifikoj me  persona te vecante . Thjesht i evidentoj  dhe banoret , po nuk ishin  dakort ,  te argumentojne te kunderten .

Tirana  nga viti ne vit ,  duket me e gjelberuar . Nuk eshte puna se u gjelberua brenda nje viti , por  kurora e  pemve dekorative , peson  rritje intensive , qe bie ne sy. Nje vit rritje dhe kjo nuk eshte pak , per drure dekorative te rinj , qe jane ende ne dekadat  e para  te jetes , kur indeksi i rritjes , vijon te jete i harbuar . Maja e bimeve dekorative , vijon te konkuroi me katet  e treta te  pallateve  . Nuk ka nevoje te jeshe shume i vemendshenm , qe ta  ndjesh veten se gjendesh brenda nje venbanimi  te gjelberuar mjaftushem  , qe nuk te lodh dhe as te streson. Ne shenimet kritike te mjedisorve  thuhet se Tirana nuk e ka siperfaqen e mjaftushme te gjelber per banor , qe eshte diku te  2 meter katror . Ne rrastin konkret te Tiranes , mund te arsyetohet dicka me ndryshe . Kurora e pemve dekorative  duhet te vleresohet me  siperfaqe te gjelbert , ne te tere volumin e saj , qe cdo vit rritet ne menyre te ndjeshme . Nuk mund te merret statike  siperfaqja e gjelber , per nje specifike , sic eshte  dekoracioni i brenshem i Tiranes , qe duke i mbledhur te tera bashke, bejne nje pyll te vertete  gjithnje ne rritje .

Siperfaqja e gjelber ne  pjeset periferike  eshte perfshire ne skema te  ndertimit te parqeve te reja , qe  jane perfituar nga  ndarja  e re  administrative . Me pervetesimin e ketyre siperfaqeve te gjelberta ,  qe eshte thjesht  ceshtje kohe , Tirana do te quhet  qytet i gjelbert , sic e ka dhe traditen e  saj te ish  ndertesave perdhese  te qerpicit tradicional .  Zgjerimi  i territorit te  bashkise me ish  komunat  fqinje,  ka krijuar kushte , per parqe te reja periferike dhe formimin e qendrave te reja te gjelbera , liqene , ujvara  simbolike ,  parqe  lodrash me parkime te medha  si ne Europe . Te tera gjasat  flasin per  nje Tirane aerobike  dhe kjo berthame funksionon  qysh sot .

Tirana aktualisht  quhet qytet , qe mbahet paster  nga mbeturinat ditore  industriale , te bisnesit dhe ato  te guzhines  . Mengjesi e gjen  qytetin te pastruar , madje mire . Keshilli bashkiak  e ka marre mire ne dore krijimin e nje mjedisi te  shendetshem . Kjo , qe shkruaj nuk eshte produkt  i fantazise . Eshte  ndjesi , qe e perjeton c’do misafir , qe gdhihet ne Tirane . Shume shkrime , kam lexuar , per te huajt , qe  ndihen shume mire shendeterisht , ne ditet e  banimit ne Tirane . Klima e Tiranes eshte  shume  specifike , brenda koridoreve  te ererave te  Mesdheut dhe te brigjeve te  shkretetirave afrikane . Prandvera ne Tirane  vjen 10 dite me perpara dhe vjeshta  iken 10 dite me von se  vendet homologe te  gjatesise gjografike . Tirana  do te jete vendbanim klimatik  i lakmuar  nga shumica e banorve te globit .

Rruga nga Rinasi   dhe pjesa e autostrades , qe pershkon  deri ne Tirane  te clodh , ne kuptimmin me te plote te kesaj fjale . Po qe se do te ndodhesh, pa e ditur   ne kete  autostrade te komletuar  dhe te dekoruar me lojra dritash , ben be se je duke u futur ne  Vjene .

Ka nje ndryshim jo krejt te pa dukshem  ne  zhvillimin e jetes urbane te Tiranes , ne kete vjeshte .  Sherbimi  urban me autopuze dhe  taxi  ka arritur ne nivelin , qe jo kushdo mund te  beje vrejtje . Konsiderohet  sherbim i nivelit europjan .

Vizitova 2  qendra shendetesore , ate ne   lagjen  9 dhe ate te  Nentkatshet , ish Poliklinika qendrore . Jam befasuar nga rikonstruktimi i ketyre  institucineve  shendetesore , nga rregulli , pastertia , funksionaliteti . Keto  mjedise shkelqenin  ne te tera veshjet e  mermerit  dhe te imponoheshin me rregullin  dhe korrektesen e sherbimit , qe binte ne sy pa  as nje lloj lupe . Njerzit prisnin radhen e sherbimit  dhe bisedonin me ze te ulet . Gjithcka ishte ne vendin e vet , sic jam mesuar t’i shof ketu ne  NY.  Ky mjedis mjekesor  kohor  te sheron dhe te edukan.

Komisariatet e policise ne Tirane jane te bardhe, plot drite dhe me mjedise te  ekspozuara  ne rruge . Ke pershtypjen e pare se ndodhesh perpara nje institucioni  kulturor .   Veprimtarite policore kryen  , prapa xhamit  te tejdukshem, ne sy te  udhetarve  . Jane  ndertesa te hapura  institucionet e larta te shtetit , muzeu i gjetheve  , Theatri Popullor , qe per dekada ka qene i mbyllur cuditerisht  me mure . Keshtu  dhe Garda dhe  Presidenca . Hapja e institucioneve krijon me shume liri , siguri dhe besim . Njeriu ndihet zot ne vetvete , kur te fshehtat nuk te rrethojne ;  ato jane eliminuar .

Ne  autobuz nuk  ndesha ndonje xhepist . Nuk degjova as shume  bertima dhe fjale fyse , qe nuk mungonin , ne rraste te vecanta , ndryshe nuk do ta kuptoje , se gjendeshe ne Tiranen e ish kjoskave dhe te katrahures urbane .E pohoj me siguri se nuk degjova as nje shkrehje automatiku , vec ndonje  zhurme  pistolete , qe  identifikonte nje vetvrasje sporadike  .

Mjedisi rrethus gjithnje flet dhe edukon . Si eshte  rregulli ne  klinikat shendetesore , ashtu reflektohet  kudo  , me automjetet , kembesoret dhe kulturen e rruges . Nuk ka si  te mos  i bin ne sy  mysafirit  cesmat dhe tualetet  publike , ne sheshet   dhe  rruget kryesore . Trafiku eshte  mjaft i disiplinuar . Shoferet  zbatojne rregullat, shume me mire se ne te kaluaren e  afert .  Dhuna gjithnje  ka qene mbret i rregullit .

Me bene shume pershtypje  muret dhe fasadat . Ishin te  pastra dhe  pothuajse te lira nga  zhgarravinat elektorale . Mund te shetisje  i cliruar nga ndotjet akustike dhe vizuale  dhe kjo jo vetem ne  pedanole.

Apsolutisht ne te tera  qendrat e  autobuzve  shef  portrete gjimnazistesh te shkelqyer . Jane portrete  te madhesise se trupit te  rritur , ku shenohen te dhenat e identitetit te  gjimnazistit ; vetem kaq . Ky fakt  te mbush me krenari te ligjshme , per brezin e ri  te kryeqytetit . Jane pioneret e  dijes dhe te kultures , qe do ta cojne perpara Kombin , por ky ekspozim te ploteson  kuadrin e kultures  te jetes se perditeshme  ne Kryeqytet . Ketu pergatitet me garanci nje  e arthme me e ditur , me e kulturuar , se kjo , qe  jetohet . Ke pershtypjen se je duke perqafuar dhe duke  uruar brezin e ri , per pergjegjesine e detyrave , qe  eshte i gatshem te perballoi me mesim dhe pune .

Degjon shpesh , qe  tiransit rrine ne kafene . Kjo eshte e vertete , por krejt e justifikushme . Ne Tirane kryen te tera veprimet kontratore dhe ligjore , per biznest . Shumica e pensionisteve te  Shqiperise  banojne ne Tirane  . Diaspora shqiptare , ka permasat e nje shteti  jo shume te vogel . Pjestraet e kesaj diaspore , pa tjeter kalojne nga Tirana . Me nje llogari te thjeshte , del se askush nuk  ngrys diten kot ne kafe ; madje ato jane qendra ku  kryen pune te medha dhe vlon jeta  produktive . Kafenete jane  kthyer n institucine takimi dhe pune .

Te tera keto gjera pozitive , qe evidentova ne Tiranen e vjeshtes te  vitit 2015 , nuk deshmojne se Tirana ka arritur persosmerine . Difekte ka kudo  dhe  madje shume si ne jeten urbane , ne kulture dhe ne ate institucionale . Nje  semundje kronike eshte mungesa e fronteve te punes  per te rinjte . Nje difekt tjeter  shume i madh , madje katastrofal  u cfaq keto dite te 20 Nendorit .  Shume lagje te Tiranes u permbyten  dhe u evidentuan deme materjale te permasave te medha . Kryebashkiaku Veliaj urdheroi prishjen e  disa ndertesave te pa ligjshme, diku ne  Selite . Jo vetem ky  kryebashkiak , por shume te tjere ne  vend , kane prishur dhe do te prishin ndertime ilegjitime . Disa prej tyre jane obliguar ne pastrimin e kanaleve . Kryeministri  tha keto dite  se do bashkepunoje me  bashkite , per te pastruar kanale te tjere.Keta shtetare  ndezin nga nje qiri , ne erresiren e plote .

Jam i detyruar te pohoj disa te verteta te hidhura . As kryeministri , as Kryebashkiaket e bashkuar nuk e perballojne dot punen , per te evituar permbytjet . Permbytjet jane kercenim shume me real se sulmet e ISSI-it islamik . Rrastesisht ndonje vit , Shqiperia nuk do te permbytet  . Jemi vendi me bregdetin me specifik ne  Ballkan , ndoshta dhe ne Europe . Jemi te ekspozuar  ndaj lumenjve agresive dhe ndaj detit . Po qe se nuk do te ishte kryer bonifikimi ne gjysmen e  shekullit te kaluar , shkalla e demeve te permbytjeve do te ishte  me e vogel , por prmbytjet do te ishin me te shpeshta . Aktualisht gjithe sistemi konsiderohet i permbytur  edhe kur  ujet nuk  duket ne siperfaqe . Ultesira  bregdetare shqiptare  eshte nje tup i vdekur  dhe i pa varrosur. Te gjallet bejne gallate  rreth tij . Tirana  ben pjese ne kete masiv.

Bonifikimi u permbys totalisht ,pas 1990  . U krijua  nje harte tjeter , qe nuk eshte as kenete as  toke bujqesore . Kemi 25 vjet , qe jetojme ne kete llum . Kjo permbysje nuk presupozon  disa kanale  dhe as disa  ndertesa ilegjitime , por identifikohet  me daljen jasht fuksionit te te te gjithe rrjetit  dhe te tere ndertimeve  ilegjitime . Jemi perpara ktij fakti  kokforte . Permbytjet ne Tirane dhe  Novosele , tregojne se  gjendja  vjen duke u perkeqesuar  . Siperfaqja tradicionale  e permbytjes  po merr pjese nga zona kontinentale e vendi .

Me qe duhet folur  me  gjuhen e kanaleve , jane  rreth 250 Km. Kanale te konvertuar ne  madhesi mesatare ,  qe nuk funksionojne ,  qindra diga, dhjetra rezervuare, ura  dhe disa qindra  ndertime te pa ligjshme , te ndertuara ne fushe . Duhet te ndertohen te tjera ura , bankina , kanale qe plotesojne  tjeter konfiguracion  .  Duhet te prishen te tera ndertimet  e fushes , qe flitet se jane rreth 250 mije .

Te tera objektet  kullus ,  lidhen organikisht  dhe nuk mund te thuash se sivjet do bej  “x “ kanale dhe e kreva detyren . Detyra kryhet , kur i gjithe masivi  eshte nen kullim perfekt , simbas nje projekti te ri . Natyrisht , per kete problem madhor, lipset te   japin mendimin definitiv nje  grup specjalistesh  te fushes .  Fatura  do te jete marramendshe .   Mbas kesaj pune , duhet  te krijohet nje sipermarrje , qe do ta mbirembai te gjithe rrjetin .

Shqiperia dhe  Tirana  jane  te kercenuar nga permbytjet e vazhdushme, sepse nuk dihet cfare  rruge te re do te marrin ujrat e pakanalizuar  . Kete fakt , askush nuk merr guximin tja beje te ditur   Bashkimit  europjan, megjithse  e dine , qe nuk i dalin dot per zot . Nje gje duhet te kene te qarte  qeverritaret e nderuar : Ultesira bregdetare  shqiptare nuk eshte vetem shqiptare , ajo eshte edhe europjane .

Illo Foto / Studjus – NY . Nendor 2015

Filed Under: Reportazh Tagged With: Illo Foto, NE SYTE E MI- TIRANE, VJESHTE 2015

“Drejt rrugës së shkronjave për në Manastir”

November 24, 2015 by dgreca

Shkroi nga Manastiri: Violeta Mirakaj/
Manastir, 23 Nëntor 2015- Dy vende, Shqipëri dhe Maqedoni, përkujtojnë dhe festojnë Kongresin e Manastirit.
Ditën e Diel, më 22 Nëntor , në Muzeu :”Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir” u festua dhe u përkujtua Kongresi i Manastirit, Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe. Fjalën përshëndetëse për këtë ngjarje e mbajtën Zëvendëskryetari i Qeverisë Maqedonase, Z. Musa Xhaferri , si dhe Nuer Arslani – Drejtor i IN Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe – Manastir.
U mbajtën kumtesat shkencore nga 1- Prof. Dr. Nebi Dervishi: “Me rastin e 110- të vjetorit të komitetit të fshehtë për lirinë e Shqipërisë, hapi rrugën drejt bashkimit kombëtar”
2- Milazim Elshani: -“Mithat Frashëri ideologjia komuniste dhe ajo nacionaliste”
3- Dorjan Koçi :” Emigracioni politik 1944 – 1949 dhe Mithat Frashëri”
4- Naser Pajaziti:- “ Alfabeti I Stambollit”
5- Afet Jashari: -“Atdhetari i shquar Mithat Frashëri”
6- Albnora Musa: -“Veprimtaria atdhetare e Mithat Frashërit gjatë viteve 1908- 1910”
7 – Dr. Ilmi Veliu:-“ Takimi me Ilmi Vehbi Ismailin në Amerikë dhe organizimi i ceremonies së varrimit të Mithat Frashërit.”
Në mbrëmje në teatrin e qytetit u mbajt galakoncerti :” Drejt rrugës së shkronjave për në Manastir”, nga Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës edhe Baletit të Republikës së Shqipërisë.
Solistë Shkodran Tolaj- tenor
Vikena Kamenica – mezosoprano, Armando Likaj – bassbaritone, Shkëlzen Bahtijari- piano dhe Dirigjent: Edmond Doko
Musafirë special : Pajazit Murtishi- aktor dhe Shemsi Krasniqi- Ilirët
Pjesëmarrja , si nga qeveria Maqedonase, Zëvendëskryetarii Qeverisë -Z. Musa Xhaferri dhe Zëvendëministrii Kulturës së Rep. të Shqipërisë, Z. Zef Çuni, si dhe drejtori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, të Shqipërisë, Z. Ilir Keri, si dhe të aktivistëve kosovarë, tregon për shkëmbimin ndërkulturor midis vendeve, midis popullit shqiptar,brenda kombit shqiptar.
Prania e medias, nga të dy vendet, Maqedonia si dhe TV Shqiptar, i bënë jehonë këtij aktiviteti, kësaj ngjarjeje historike ,si dhe tregoi edhe njëherë se:” Përpjekja e të gjithë delegatëve të Kongresit të Manastirit për t’u ngritur mbi pikëpamjet e ngushta vetjake në të mirë të kërkimit të një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjithë, është edhe mesazhi më kuptimplotë, që na përcjellë Kongresi i Manastirit i vitit 1908”
Përhapja e shkollave dhe e shkrimit shqip, si edhe sukseset, që arritën patriotët shqiptarë në luftën për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të popullit shqiptar, bënë edhe më të ngutshme nevojën e vendosjes së një alfabeti të vetëm të gjuhës shqipe.
Nismën për thirrjen e kongresit kombëtar për vendosjen e një alfabeti të vetëm e mori klubi shqiptar Bashkimi i Manastirit, që luante rolin kryesor midis klubeve shqiptare. Ata e kuptuan rëndësinë e madhe që kishte çështja e alfabetit të vetëm për zhvillimin e mëtejshëm të lëvizjes kombëtare në Shqipëri, e shpallën atë si detyrën më të ngutshme.
Me 27 gusht të vitit 1908, pas vendimit që kishte marrë që më 21 gusht, kryesia e klubit Bashkimi të Manastirit, shpalli thirrjen e saj, me të cilën u bëri të ditur gjithë klubeve dhe shoqërive brenda dhe jashtë Shqipërisë, propozimin për mbledhjen e kongresit te alfabetit më 14 nëntor 1908, në të cilin do të ftoheshin të gjithë shqiptarët, gegë dhe toskë, si dhe të jashtmit e çdo filolog,që interesohej për këtë çështje, për të marrë pjesë në këtë kongres të madh.
Kongresi për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe, i vazhdoi punimet e tij deri më 22 nëntor. Moren pjese në punimet e këtij kongresi 32 delegatë me të drejtë vote që perfaqësonin 26 qytete dhe shoqëri të ndryshme shqiptare brenda dhe jashtë atdheut. Në këtë mënyrë Kongresi i Manastirit u shndërrua në kuvend mbarëshqiptar, ku morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga qytetet e vilajeteve të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës, si dhe nga shoqëritë shqiptare të Sofjes, të Bukureshtit, të Konstancës, të Amerikës, të Egjiptit, të Italisë etj…
Tridhjetë e dy delegatët me të drejtë vote ishin shkrimtarë e publcistë të njohur, lëvrues të gjuhës shqipe, laik e klerikë, veprimtarë të levizjes kombëtare dhe të klubeve shqiptare si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Mithat Frashëri, Shahin Kolonja, Dhimitër Buda, Ndre Mjeda, Gjergj K. Qiriazi, Bajram F.Topulli, Nyzhet Vrioni, Grigor M.Cilka, Nikollë Kaçorri, fehim Zavalani, Dhimitër Mole, Rrok Berisha, Thoma Avrami, Hilë Mosi, Akil Eftimiu, Adham Shkaba, Mati Logoreci, Ayis Beu (Shkodër) , Shefqet Frashëri, Simon Shuteriqi, Leonidha Naço, Zejnel Glina, Sami Pojani, Refik Toptani, Mihal Grameno, Hafiz Ibrahim efendiu (Shkup), Emin Haxhiu (Shkup), Rauf Beu ( Gjirokastër). Selahedin Beu (Manastir).
Rruga që zgjodhën intelektualët e shquar për zgjidhjen e problemit të alfabetit duke thirrur një kuvend kombëtar, ishte më e drejta. Vepra e kryer në Kongresin e Manastirit i qëndroi kohës, u bë pjesë e pandarë e kultures shpirtërore të kombit shqiptar.
Kjo u bë e mundur sepse të gjithë patriotët e mbledhur në Manastir ishin të vetëdijshëm se kishin marrë përsipër të zgjidhninnjë nga detyrat më të mëdha dhe më shqetësuese të kohës për kombin shqiptar. Pa në vetëdijshmëri të tillë nuk mund të kuptohet vendosmëria e tyre për të mos u larguar nga Manastiri të përçarë, pa e zgjedhur përfundimisht këtë çeshtje sa të vështirë aq dhe të rëndësishme. E vendosmëria për të gjetur një gjuhë të përbashkët për njësimin e alfabetit , nuk duhet kuptuar vetëm si pasojë e trysnisë në rritje, që po ushtronin qarqet e ndryshme atdhetare brenda dhe jashtë vendit, por në radhë të parë si fryt i bindjes së tyre të palëkundur, se zgjidhja e këtij problem ishte bërë tepër e ngutshme dhe nuk priste më… Përdorimi i disa alfabeteve të ndryshme për shkrimin e gjuhës shqipe po rrezikonte ta thellonte më tej përçarjen midis shqiptarëve në një kohë kur ata kishin nevojë për më shumë se kurrë për bashkimin në përpjekjet e tyre për të hequr qafe sundimin shumëshekullor Osman. “Përpjekja e të gjithë delegatëve të Kongresit të Manastirit për t’u ngritur mbi pikëpamjet e ngushta vetjake në të mirë të kërkimit të një zgjidhjeje të pranueshme nga të gjithë, është edhe mesazhi më kuptimplotë, që na ka përcjellë Kongresi i Manastirit i vitit 1908.”

Violeta Mirakaj
Manastir, 23 Nëntor 2015

Filed Under: Reportazh Tagged With: “Drejt rrugës së shkronjave, për në Manastir”, Violeta Mirakaj

Eliza Dushku promovon Shqipërinë turistike në Atalanta

November 13, 2015 by dgreca

“Sa e mahnitëshme është Shqipëria! “/
Beqir SINA- New York/
ATALANTA – GEORGIA : Në Fall Marketplace në Atlanta, Gjeorgji, është hapur një panair mbi Shqipërinë turistike, ku me këtë rast Televizioni Publik Amerikan, ka shfaqur edhe premierën e dokumentarit “Dear Albania”, me protagoniste kryesore e të cilit, është aktorja e Hollivudit, me origjinë dhe shtetësi shqiptare, Eliza Dushku. Dokumentar televizivë, ky që mbart edhe të tjerë shqiptarë me emër nëpër botë si; Fadil Berisha, Toni Dovalani, Inva Mula, Ermonela Jaho, Lorik Cana, Blerim Destani e shumë personalitete të tjera me famë botërore.
Në stendën e Shqipërisë, në këtë promovim të vlerave historike e natyrore, kuzhinës, zakonet dhe traditat e shqiptarëve, ishin të pranishëm, simbas Ashley Wood – Preisdente e organizates Albanian Voice, Eliza dhe Nate, përfaqësues të medias, personalitete të artit, të kulturës, e etj.
Më 10 nëntor 2015, shkruan në profilin e saj në facebook – “Albanian Voices – Zëri Shqiptarë”, komuniteti shqiptar në Atlanta- Gjeorgjia – ka pasur privilegjin të ndihmuar Nate dhe Eliza Dushku – për të parë Shqipërinë, nëpërmjet stendës me vlerat historike e natyrore, kuzhinës, zakonet e tradita e shqiptarëve .
Gjithashtu, “një dokumentar për Shqipërinë, që kërkon të tërheq turistët amerikan me titull “Dear Albania”, thotë Ashley Wood, presidentja e “Albanian Voices – Zëri Shqiptarë, në statusin e saj, nga Televizionini publik amerikan do të transmetohet në Atlanta, Gjeorgji.
“Kjo, ishte një mundësi e madhe për të treguar se sa e bukur dhe unike, është kultura shqiptare, është dhe për të inkurajuar edhe amerikanë në Shtetet e Bashkuara, për të shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë” thotë Wood.
Anëtarë të komunitetit shqiptar në Atlanta ndihmuan stendën shqiptare të i ofrojnë Elizas dhe Nate, sende nga Shqipëria për stendat e tyre. Familja Dushku ishte e gatëshme që të ftuarve në stendat shqiptare , t’iu përgjigjej pyetjeve dhe për të ndihmuar ata duke u treguar atyre çdo gjë në lidhje me kulturën dhe historinë e Shqipërisë.
“Eliza dhe Nate, janë me “këmbë në tokë” shprehet në statusin e saj në facebook, Ashley Wood, ku ajo ka postuar edhe një set me fotografi nga ky aktivitet duke shtuar se ata janë zemërmirë, bujar, dhe të pasionuar për popullin shqiptar. Dhe, me përkushtim, vështirësi, me punën që ata kanë bërë, kan arritur të vënë në jet këtë projekt me shpenzimet e tyre.”
Kur nisi këtë projekt, në shtypin amerikan Eliza, shkroi artikullin: “Përse duhet të vizitoni Shqipërinë”, me ngacmim nga dokumentari televizivë “Dear Albania”, ku aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, tregon se ka nisur “udhëtimin e saj nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, për të promovuar, siç thotë ajo vet vendin e të parëve të saj.
Ajo duket se ka zgjedhur këtë mënyrë për të promovuar Shqipërinë turistike. Duke pasur mundësi për të udhëtuar në botë gjatë jetës së saj,: “Unë kam qenë në një numër vendesh tepër emocionuese. Udhëtimin tim më të fundit e bëra në Shqipëri, ku edhe mora shtetësinë e dyfishtë”, është shprehur pas shfaqjes së parë të këtij dokumentari Eliza Dushku.
Më pas ajo ka treguar ashtu si thotë edhe në këtë dokumentar se megjithëse është një shqiptaro-danezo-amerikane nga Bostoni me krenari mund të quhej një bostoniane, por ajo ka qënë gjithnjë kureshtare për Shqipërinë dhe e hipnotizuar nga misteriozja që përmban vendi i saj.
“Ftesa ime e parë për të udhëtuar për në Shqipëri erdhi në vitin 2004, kur mu afrua nga një fotograf i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ai më tha se toka nënë e gjyshërve të mi kishte bërë thirrje për mua, se isha bërë disi një heroinë kombëtare dhe se donte të më sillte në shtëpi për vizitë. Unë kam parë disa vende të bukura si Shqipëria që lagen nga detet Adriatik dhe Jon. Pas kthimit në shtëpi në SHBA ndjeva dicka më të thellë se kurioziteti im fillestar. Doja të kuptoja Shqipërinë, të provoja në ndonjë mënyrë për të kapur dhe ndarë përvojën që kemi pasur, lidhjet që kemi gjetur në të me pjesën tjetër të botës. Ideja për të bërë një film dokumentar mbi Shqipërinë, promovimin e turizmit dhe udhëtimit në vend është konceptuar nga Fadil Berisha, vëllai im Neit Dushku dhe unë. Pasi kemi biseduar për këtë film, ai kishte për tu bërë. Ne e kemi quajtur atë “Letër dashurie në Shqipëri”, tregon Dushku në një artikull për shtypin shqiptar vitin e kaluar.
Më pas ajo kishte pohuar se tani që është kthyer në Amerikë, procesi ka qënë tepër emocionues.
“Unë vetëm mund të filloj të shpjegoj shumllojshmërinë që kam gjetur atje, plazhet e shkëlqyera, fshatrat malore tërheqës. Ne vizituam kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën dhe më pas vijuam në qytete-plazhe dhe ishujt e rivierës shqiptare, duke udhëtuar deri në fshatrat e thyer të alpeve shqiptare dhe përtej kufirit në Maqedoni dhe në Kosovë të gjitha të banuara kryesisht nga shqiptarët. Ka kaq shumë histori për të treguar, shumica janë plot me një lloj misteri. Unë ndjeva dicka krejt të ndryshme në këtë udhëtim në atdhe, pas bisedave të panumërta me njerëz të hapur dhe të pasionuar, të cilët ndjejnë lidhje të thelal për Shqipërinë”,
Ajo në atë shkrim ka rrëfyer se kur ishte ftuar bujarisht për tu bërë shtetase shqiptare, nuk kishte ndjerë asnjë lloj ngurrimi. “U ndjeva e nderuar dhe e aftë për ta pranuar këtë dhuratë”, shprehet Dushku.
“U ndjeva edhe më shumë si ajo që jam, unë jam një shqiptaro-amerikane”, përfundonte Dushku artikullin e saj rreth dokumentarit televiizive .
Projekti i aktores i cili mbështetet nga producentë të “Lonely Planet” apo “Travel Channel”, ka për qëllim për të treguar sa e mahnitshme është Shqipëria. Në këtë projekt janë bashkëpunëtorë dhe fotografi shqiptar Fadil Berisha, aktori Blerim Destani

Filed Under: Reportazh Tagged With: Eliza Dushku, ne Georgia, promovon, shqiperine

NJË UDHË DREJT RUGOVËS

November 10, 2015 by dgreca

NGA PËLLUMB GORICA/

Një ditë e zakonshme mund të kthehet befasisht, në një ditë të bukur për shumë kënd prej nesh. Aq më shumë kur bëhet fjalë për udhëtime. Sërish në udhë drejt trojeve kosovare, me ndjesinë e përhershme të emocioneve të këndshme. Makina gati fluturon në Rrugën e Kombit, dhe bëhet më e lehtë në shoqërinë e udhëtarëve të shumtë. Ecim dhe, dielli shpërndan një ndriçim në natyrën përreth, e cila të ofron peizazhe piktoreske, që ndryshojnë kilometër pas kilometri, me vendbanime të shpërndara buzë rrugës në lugina, e të çlodhin sytë me pastërtinë e ajrit. Trajta malesh here shfaqen të qarta e herë të mjegullta. Në realitetin e kushteve të reja, të krijuara këtu në Kosovë dhe panvarsisht skajeve gjeografike, ne i gëzohemi ardhjes, me emocione të bukura, që mund t’i shprehësh natyrshëm në mbresa, që të mos harrohen.

Pejë, nën sqetullën e maleve të Rugovës

Nën sqetullën e maleve të Rugovës, Peja mrekullon këdo që e viziton. Fytyra e peisazhit të saj, e shpërndarë në një hapësirë të gjerë dhe rrjedha e lumit që e ndan atë, të tërheqin vëmëndjen. Duke kaluar përmes qytetit, në rrugët e zhurmshme, e me ndërtesa të shumta, restorante, bar kafe,artizanate, etj shumë afër njëra- tjetrës, i bashkohemi qytetarëve të të gjitha moshave, që ecnin ngeshëm dhe të tjerë teksa nxitojnë. Sheshi në qëndër të qytetit të ofron bukuritë e tij plot e përplot me drita të qashtra dhe të lëbyrta të kësaj dite vjeshte. Mjedisi rrotull gjallërohej nga Radio Peja, që çdo ditë e përndez atmosferën me këngët e bukura, domethenëse e plot temp luftarak të trevës së Dukagjinit, dhe vallet e Rugovës kaq karakteristike në pasurinë e folkut shqiptar. Ndërtesa e hotel, bar, restorantit “Dukagjini”, që ndodhet buzë lumit Lumbardha, është një ndër më karakteristiket në Pejë, jo vetëm se ka një pamje të veçantë, por edhe për ndjesinë emocionale prej pasqyrave të ujrave që lëvizin nën këmbët e klientëve. Ndërsa në parqet e qytetit bustet e figurave të njohura të rrëmbejnë prej mënge drejt historisë së secilit. Që të gjithë bustet kanë në qënien e tyre njerëz të pushkës, njerëz të penës dhe të të dyjave. Ja… Ja… Haxhi Zeka, Enver Hadri, Ali Hadri, Adrian Krasniqi, Shkelzen Haradinaj. Duke çmuar kontributin e tyre me burrëri shqiptare, e plot vlera reale për Kosovën, ato nuk duhet të mjegullohen nga anarkia e frikshme e kohës. Në Kosovë ndihet krenaria për gjakun e pastër shqiptar, që rrjedh në deje, për luftën çlirimtare dhe porosinë e etërve tanë, të ruajmë trojet nga pushtuesit. Në vesh sikur na vijnë shungëllimat e largëta të tmerreve, që herë fashiten e herë dëgjohen më fortë. Pejanët, si gjithë kosovarët, me pritjen shekullore të një populli të martirizuar për pavarësi, nuk mund të harrojnë ngjarjet e kobshme dhe fatkeqe, të shkaktuar prej bishës sllave, e cila kishte ngulur thonjtë e egër mbi tokën e saj për ta gllabëruar e kolonizuar atë plotësisht. Janë tragjike tabllot e martirizimit, dhe lotët e humbjes së jetëve njerëzore, shkatërrimet, e sidomos kalvari shtegtues që përfundoi në tokën e vëllezërve shqiptar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e Natos e përshpejtoi rënien e pushtetit të Sllobodanit, dhe i thanë ndal këtij përbindëshi të Ballkanit. Ngjarjet rrodhën aq shpejt sa pothuajse nuk kishte kohë për t’i zgjatur pushtetin atij në Kosovë. Dëshira e zjarrtë për liri që kishte pushtuar shpirtin e kosovarëve erdhi e fituar me gjak, me luftë çlirimtare, forcë, për t’i lënë vend një jete të pavarur, e cila bëri të çelej një epokë tjetër. Dhe mbi këto dhimbje dhe liri, ata po e skicojnë atë të mbushur me sfida të tjera.
Ecim të ngarkuar me histori dhe rrëfime. Ngjarjet kanë lënë gjurmë aq të thella. Në tërësinë e tyre ato janë bindëse për sakrificat dhe luftën e bërë, për dallgët e stuhishme në shpirtin e këtij populli. Në një nga bar kafenetë e shumta, buzë lumit Lumbardha, takimi me Afrimin, ish luftëtarin e UÇK, është tepër emocionues. Ai, si dëshmitar i drejtpërdrejt i pjesmarrjes në këtë luftë çlirimtare, tregon me ngjyra të gjalla e rënqethëse ngjarjet, betejat, tmerret e masakrave që ndodhën në Kosovë. I përhumbur në mendime të shumta, që ta ngacmon kujtesa e këtij lumi historish, zëri i tij ngrihej më lart nga zhurmat e qytetit. Fjalë, të cilat mbajnë mbi shpatulla kujtime të hidhura, ashtu siç i mban secili prej kosovarëve.
-Për ngjarjet e rëndësishme vështirë se arrihet të përshkruhen apo t’i tregojmë të gjitha, – të thotë ai, megjithatë herët a vonë ato do të shkruhen nga historianët, shkrimtarët, duke i pasqyruar me origjinalitetin e tyre, dhe mes kontraditash e mosmarrveshjesh, që ashpërsohen e mprehen në akuza e kundërakuza ndaj kësaj lufte çlirimtare. Edhe për faktin se përparësia qëndron tek mundësia, të bëjnë më shumë nga se i kanë dëshmitarët, protagonistët e kësaj lufte, çka për historianë të kohëve të shkuara ka qënë pengesë e madhe, sepse edhe ngjarjet e hershme, të vërtetën e kishin mbyllur të dergjej në pamundësi për t’u dokumentuar.
Peja është qytet i lashtë, i njohur për historinë dhe traditat shpirtërore, që dallohen nga trevat e tjera të Shqipërisë, e që përbëjnë një aspekt të rëndësishëm në lëmin e tyre. Kohërat Ilire kanë lënë gjurmët e tyre të dukshme, gjë që vërtetohet nga toponimet dhe rrënojat e një kalaje ilire. Në këtë hapsirë, krahas të tjerave, gjatë gërmimeve të bëra këtu, janë zbuluar edhe mbishkrime të gdhendura në gur. Por, mjegulla e dendur në thellësinë e shekujve e bën të vështirë qartësinë e tyre dhe mjaft ngjarjeve historike. Në burimet e shkruara shfaqet me emrin e hershëm Siparantum, kjo e dëshmuar prej gjeografit të lashtësisë, Ptolemeut. Më pas Pek. Në mesjetë Ipek për të kaluar në shekujt e mëvonshën me ndryshimet etimiologjike në Pejë. Trojet tona, kanë vuajtur nga dyndjet barbare të gotëve, romakëve, mongolëve, sllavëve apo turqve. Ata janë turrur pa mundur të na zhdukin, ndonëse na kanë sakatuar për të përvetësuat të mirat tona, qytetërimet, hyjnitë e tempujt, që njiheshin në botën antike,por ne kemi ruajtur gjuhën, trashëgiminë e brezave, mitet, këngët, legjendat, simbolet, doket, traditat dhe veshjen. Një populli nëse i mungon gjuha e tij, arti, kultura kombëtare nuk ekziston. Peja e banuar nga shqiptarë të besimit katolik, si vazhduese e popullsisë së hershme iliro – dardane, në rrethanat dhe kushtet historike bëri që ata të kthehen me shumicë në fenë islamike. Pushtimi turk dhe islamizimimi në shekujt e XVI -XVII në Pejë solli ndryshime të dukshme, që njihen si periudha e zejeve në këtë trevë. Në fillim të shekullit të kaluar, e pushtuar dhe e nënshtruar me hekur e zjarr prej serbëve dhe malazezëve ajo përjetoi një nga periudhat më të vështira si qytet. Një kujtesë historike që i përket të shkurës së largët.
Në një nga rrugicat e qytetit ndodhet një kullë me vlerë historike e arkitekturore, me mure të larta, dyer të stolisura, e njohur si Kulla e Haxhi Zekës, atdhetarit të njohur pejan. Ai ishte një nga drejtuesit e Beslidhjes së Pejës në fund të shekullit XIX në mbrojtje të trojeve tona nga perandoria osmane, e cila kërkonte shkombëtarizimin e tyre. Por, për çudi kjo ndërtesë historike është e rrethuar dhe mbytur nga ndërtime të tjera, që ja zenë frymën dhe i shëmtojnë pamjen.Të njënjtin fat ka edhe një ndërtesë tjetër e vjetër, e përshtatur si muze etnografik. Një mjedis modest, por tepër i madh për nga vlerat etnokulturore, ku janë ekspozuar për të mos u harruar kurrë kultura materiale dhe historia e trevës. Kjo godinë me arkitekturë tipike të Pejës, duke respektuar shprehjen shqiptare “ derë e madhe”, dikur i përkiste familjes së Tahir Begollit, një degë patriakale e Begollëve të Pejës. Ndërtesa është punuar sipas disa pohimeve në pjesën e dytë të shekullit 18 –të dhe në fillim të shek. 19-të, me mure guri, oborr të shtruar, parmakë të drunjtë, çardak të hapur dhe gjithashtu me oda, dyer, trapanzhe, kapakë, musandra e të tjera pajisje nga mjeshtërit e kohës, me një origjinalitet e vlerë artistike të mirëfilltë. Në këto pak metra2 të këtij ambient gjenden jo pak thesare etnografike të njohur të trevës përreth. Teksa endemi me hapat tanë në odat,stendat, në atë mori antikuarësh e ormanentesh me vlerë artistike të traditës,të paraqitura me mjeshtëri e të sistemuara me kujdes ne përfshihemi nga një ndjesi kënaqësie. Pikë referimi për ndjesitë e këtyre çasteve, ndaj fjalët, përgëzimet humbasin në hieroglife mendimesh e zgjojnë aq shume impresione. Të mrekullojnë gdhendjet prej druri me simbole të ndryshme kombëtare, qendisjet, koleksionet e armëve të vjetra, stendat ku ekspozohen sende me vlerë argjendarie, e sidomos tavanet me rombe dhe rozeta në mes. Por, përshtypje të bën me hijeshinë oda e borrave. Interesante mënyra e shtrimit të velenxës,të duket sikur ndodhesh në një fushë me lule, dhe mbi to, janë vendosur poste prej lëkurë delje e anash mbështetur në mur jastëk, armët me radhë dhe pajisje të tjera. Këto dhe veshjet popullore të ngjallin një ndenjë krenarie, për burrat e hijshëm me plis të bardhë mbi sy, dhe me pushkën në krah.
Njerzit e artit revokojnë, mbrojnë me dinjitet dhe çojnë përpara vlerat shpirtërore të popullit të cilit i përkasin. Kjo është detyrë jo vetëm e atyre që merren me këtë punë fisnike, që, ndryshe nga punët e tjera janë më të devotshme. Punonjësit e këtij muzeu kanë bërë punë të bukur dhe të vlefshme për traditat ,duke marrë dhe përgëzuar nëpër botë për kulturën materiale e shpirtërore, dhe duke vënë kështu një gur në themelet e e saj të lashta. Bashkimi Lajçi, ish drejtues i këtij muzeu, duke shfaqur njohuritë dhe bagazhin e tij mbi këtë fushë, dhe duke hyrë në brendësi të traditave e jetës materiale në shekuj të Pejës ka shkruar në studimet e tij historinë, traditat, kulturën materiale të këtyre trojeve, të përmbledhur në disa botime. Fisnikëria dhe atdhedashuria është vlersuar në Pejë, edhe me reliket, që i u bashkëngjitën Muzeut të Etnogjisë në vitin 2000 prej nuzmatikut, Viktor Gashi, të këtij pinjolli, të një familje bujare, aristokrate dhe krenare pejane. Ai i dhuroi Muzeut Etnografik në Pejë mbi 300 objekte me vlera të pallogaritshme etnografike, të trashëguara brez pas brezi nga familja e tij, duke i shndrruar ato në pasuri kombëtare. Ne jetojmë sot në epokën e globalizmit, i cili përveç të mirave të shumta, ka me vete edhe kërcënimin e përhershëm për të rrezikuar shuarjen e tjetërsimin e tyre.Janë vlera kombëtare të ruajtura me fanatizëm, që duhen përçuar.

Rugovë, pyll, rreth zjarrit

Peja ka shumë peisazhe natyrore, të larmishme, piktoreske, e me një bukuri mahnitëse. Pejanët të mësuar dhe të ambientuar me to nuk u bën shumë përshtypje, por ato janë vende, që për nga bukuria të joshin dëshirën për t’i vizituar. Për të gjithë adhuruesit e klimës malore dhe vendeve turistike, midis të cilave, Gryka e Rugovës është një perlë e rrallë, ndër më të bukurat e Ballkanit. Një bukuri, që nuk ka njeri të përshkruaj me fjalë,dhe jo vetëm piktorët do ta kishin zili. Aty shpalosen përherë peizazhe befasuese dhe magjepsëse, pyje në një tërsi natyrore shumëngjyrëshe, dhe pranë tyre shkëmbinj gëlqeror si një pikturë gjigande.Të gjitha këto, së bashku me freskinë dhe ujin e pastër, që i ka zili gjithë bota përbëjnë një mjedis çlodhës.
– Kush ka ardhur këtu është mrekulluar me bukurinë e saj, qetësinë, panoramat mahnitëse e mbizotëruese – thotë Aliu udhëheqësi i udhëtimit tonë.
Patjetër unë dhe miqtë e mi nuk mund të humbnim këtë ftesë bujare, ndaj edhe pse të lodhur nga rruga e gjatë ne ndoqëm këshillën e tij. Tek e fundit në një ditë të tillë, me qiell të pastër i shijon edhe më bukur peizazhet, që të çlodhin sytë dhe të mbushin mushkritë me ajër të pastër, por edhe provon një ndjenjë paqe e harmonie. I ngjitemi rrugës, që sa vinte bëhej edhe edhe më e përpjetë nëpër lakadredhje të shumta. Edhe pse makina ecën me shpejtësi, vagëllimthi peizazhet në largësi përvijohen nga trajtat e maleve. Fati i historisë e ndau padrejtësisht këtë mrekulli shqiptare. Po përsëri një territor i saj po u dhurohet malazezëve. Edhe pse serbët dhe malazezët asnjëherë si kanë pyetur shqiptarët, dhe e kanë vendosur kufirin atje ku kanë dashur. Ndaj, ka bërë të shpërthejnë protesta ngulmuese nga opozita në Kosovë, të mos lejojnë, të dhurohen territoret pushtuesëve historikë të kombit tonë. Historia shqiptare është e mbushur me shembuj të shitjeve të territoreve tona nga këta soj politikanësh e ekspertësh të shitur, që ndërmorën shndërrimin e territoreve tona një shteti tjetër. Mjaft na kanë gllabëruar, për t’iu dhuruar përsëri.
Peisazhi që mund të shihej, duke ecur nëpër të, të tërhiqte më shumë me lumin që gurgullon, i kristaltë e me shkumësi të rrëmbyeshme nëpër gurë e brigje, si vet emri që mban, Lumbardha, i cili i jep Grykës së Rugovës një bukuri të veçantë. Ta ka enda të rrish ca çaste aty, ku në të dyja anët e saj ngrihen shpate të lartë e të rrëpira, veshur me drurë. Më mbresëlënëse janë tunelet, shkëmbinjtë me ato zgavra të errëta, ku diku nën to gurgullojnë ujëvarat, kataraktet e pastra si loti, por edhe kanioni i vogël, i cili thellohet para syve tanë në një hon disa qindra metra. Është një bukuri magjike, që të dhuron kënaqësi si shprehje e natyrës mbresëlënëse, prandaj nuk i shmangim dot emocionet në këto peizazhe, që edhe pse i kemi shkelur e shijuar edhe herë të tjera, me dëshirën për t’i vështruar më shumë. Tek tuk vëren vendbanime të rralla, stane grumbuj-grumbuj nëpër pyje, që të tërheqin vëmëndjen. Heshtjen e thyejnë blegërimat e bagëtive, të përhapura nëpër livadhet dhe këmborat, që përziheshin me zërat e tjerë të natyrës. Nga malet përkudruall ca re bardhoshe kalojnë lehtë edhe mbi kokat tona. Pllanga dëbore si çarçafë shfaqen aty këtu në majat e tyre. Disku i diellit që shkëlqen, shpërndan një dritë të artë me tufa rrezesh të përpurta. Ndërsa pyllin e dendur nga drurët e lartë të pishave, lisave, bredhave e ahu, një erë herë i mblidhte tufë e herë i ndante në ca copëza të çrregullta gjeometrike. Gjethet të prekura nga një zverdhje e ndritëshme bien si pa ndjerë. Ne e shijojmë ardhjen dhe gjithkush nuk do të ndihej kaq i mirpritur. Një grup vizitorësh të ardhur shoqërisht me prirjen për çlodhje në natyrën e Rugovës, zbaviteshin në mes të pyllit. Heshtja e pyllit grisej nga copëzat e bisedave të tyre, që jehojnë thellë.
Në pjerrësinë e shpatmalit, në mes të masivit pyjor ndodhet resorti turistik “Liqenet Kuqishte”.Vend dominues nga ku mund të sodisësh një horizont mjaft të gjërë të maleve të larta. E shijon bukurinë e shtëpizave të vogla prej druri, të ngjeshura, ku ndërthuren këndshëm qetësia, komoditeti i krijuar me modele të reja për turizmin. Ky investim luksoz, si mjaft të tjera të shpërndara aty, ia shton me shumë vlerat dhe bukurinë Grykës së Rugovës.
-Këtu dashamirësit e natyrës marrin kënaqësi në çdo periudhë të vitit, e sidomos të pasionuarit e sporteve në periudhën e dimrit -shprehet Ramizi, pronari i resortit turistik “Liqenet Kuqishte”. Ai krenohet me bukurinë e peizazhit të Grykës së Rugovës, me romantikën, përpjekjet për mbijetesë në mugëtirën e kohës dhe traditat kaq të pasura të trevës.
Ndërsa zhytemi në pyllin e madh dhe të heshtur, mes pishave, e duke thithur ajrin e freskët, po binte mbrëmja, si gjithë mbrëmjet e vjeshtës, të praruara nga yjet e panumërt, që drithërojnë qiellin me dritën e tyre. Pas shiut që kishte rënë para ca ditësh moti po mbante, por netët janë të ftohta këtu. Të ardhurit përshëndesin njëri – tjetrin plot përzemërsi dhe orët rrjedhin kaq shpejt në biseda të këndëshme e plot dashamirësi, shakara dhe këngë. Një atmosferë me të vërtetë e bukur për ta shijuar vetëm me miq. Të bëjnë përshtypje edhe vogëlsitë, si diçka e thjeshtë në dukje, por shumë kuptimplote. Nuk mungon kurrsesi tradita e mikpritjes, bujaria dhe ngrohtësia pejane. Buka e misrit me djath e kos, e servirur në tavolinat e çdo vizitori të shijon pa masë. Në ambientet e lokalit, vizitorët lëviznin lirisht me gota vere, rakie, birre dhe njihen, shkëmbejnë mendime, nën sfond muzike e avuj ngrohtësie. Na mbeti në mendje meliodiziteti pasionant me rrymë gjallërie, e ekspresiv i rrëfyesëve, që dhurojnë gurgullima të qeshurash të pafundme. Kjo e shprehur me një lloj emocioni të rrallë ndër ne, meriton të përgëzohet. Ndaj, kush zotëron këto ndjesi më së tepërmi mishëron ndjenja gëzimi, mirësie dhe dashurie, të cilat i përjetojnë me terë qënien e shpirtit edhe të tjerët. Ata që janë të lumtur, e bëjnë të shëmtuarën të bukur, dhe të bukurën, edhe më të bukur. Bisedës i jep më shumë lezet një rugovas në të tetëdhjetat, Zeqir Halili, i mbështjellë me shallin tradicional rreth kokës, që evokon kujtime nga largësia e viteve. Ato,të shprehura si thesare shpirti, të dhurojnë çaste të këndëshme me natyrshmërinë. Brenda gjithë dritë, ndërsa përjashta nata kishte pushtuar gjithësinë. Freskia e saj drithëronte degët e pishave. Por befasia më e madhe ishte zjarri i ndezur në pyll. Ndriçojnë fytyrat tona, por edhe pylli. Ardhja këtu në lartësitë e Rugovës, të shkelura përsëri, ndezi zjarre përbrenda shpirtit. Nata u festua deri në agim të ditës së re dhe tepër mbresëlënëse në kujtesën e çdonjërit prej nesh.

* * *

Një ditë e shkëlqyer, që brenda saj ka gjithë bukurinë e peizazhit, e shoqëron largimin tonë. Freskia e ajrit, dhe gurgullima e ujrave janë një ngacmim joshës, dhe akoma më shumë dielli vjeshtak, që stërpikte me reflekse drite majat e maleve të Rugovës.
-A mund të bëhej kjo ditë-natë më e gëzueshme se kaq?- pyet Xhoni, miku ynë përtej oqeanit, në një çast ekzaltimi, teksa me aparatin e tij fotografik nuk ngurron të fotografoj peizazhet. Po kthehemi në Tiranë, por me vete kemi marrë kënaqësinë dhe dëshirën për t’u rikthyer përsëri, në këtë panoramë të skalitur nga krijuesi natyrë.

Foto: Xhelal Tetaj

Filed Under: Reportazh Tagged With: NJË UDHË DREJT RUGOVËS, Pellumb Gorica

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 132
  • 133
  • 134
  • 135
  • 136
  • …
  • 181
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 1958 / DR. WALTER LEHMANN, ISH-MJEKU PRIVAT I MBRETIT ZOG, NË CARMEL, USA : “LUFTA NDAJ KANCERIT FITOHET NËPËRMJET…”
  • Testamenti i Papa Franceskut në përvjetorin e parë të largimit në amshim
  • VISAR ZHITI NDEROHET ME TITULLIN “AKADEMIK HONORIS CAUSA” NGA AKADEMIA NDËRKOMBËTARE E ROMËS
  • Falënderoj pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan
  • Petro Nini Luarasi, 22 prill 1865 – 17 gusht 1911
  • SHPËTOHET NGA HARRESA NJË DORËSHKRIM I ÇMUAR I VITIT 1921 PËR GJERGJ KASTRIOTIN SKËNDERBEUN
  • “Armiqtë apo alienët? Shkencëtarët që zhduken një nga një”
  • Ramë Dardania dhe fluturimi i bletëve në Carroussel du Louvre
  • RIBOTIMI I VEPRËS MADHORE “LAHUTA E MALËSISË” NË DETROIT TË SHTETEVE TË BASHKUARA
  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT