• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025 by s p

Ferri nuk zbukurohet! Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë për ata që ishin në ferr…

Burgu famëkeq i Spaçit, ku vuajtën mizorisht mijëra kundërshtarë të diktaturës enveriste, ku u pushkatuan apo u ridënuan rëndë ata qê guxuan dhe u ngritën në revoltën e madhe, tashmë të futur në histori si ndër të paktat dhe më heroiket në të gjithë perandorinë komuniste, por e vetmja ku u ngrit Flamuri Kombëtar pa yllin e kuq, ku u vranë në minierat me kushte primitive, ku punonim si skllevër, ku vdisnim urie e varrezë nuk kishte, banonim në fjetore pa asgjë, me tullat si luspa reptilësh, ku mbi 50 veta ngjeshur flinin në një dhomë-shpellë, me dyshekë kashte me tri radhë njeri mbi tjetrin, dritare te shkaterruara ku futej era e dimrit dhe shiu dhe vëzhgonte policia e çmendur, ku s’lejoheshin rroba te tjera veç te burgut, as këpucë apo orë dore, kuzhina me tym si gazi në kampet naziste, etj, etj, një infermieri pa ilaçe, ku alkoolin e pinin policet me spiunët e tyre, me ata në sherbim të komandës, berberhane, tubi i ujit me vrima nga rridhte uji qe ngrinte akull, banjot pa dyer, shkallë dhe zgëqe e thase, shtylla, altoparlantë që lehnin, kthina e takimeve të rralla me familjarët- e ndaré me hekura në nje dhomez sa kolibja e qenit të komandës, vendi i rrethuar me tela me gjemba një herë, dy herë, tre herë, katër herë, pesë… dhe male, përrenj me ujë të zi që dilte nga grykat e minierës si gojë lubish, kullat e dëndura të vendrojeve me trarë si përbindësha, etj, etj.

PSE?

– Një herë u bë krimi i madh, që u ngrit ai burg politik aq çnjerëzor…

– Së dyti, që e lanë të rrënohej, po prishej një dëshmi, po zhytej në mjegullat e harresës nga qeveritë…

Së voni- po duan ta bëjnë muze, shumë mirë, por jo ta tjetërsojnë, nëse po ndodh, jo ta zbukurojnë siç nuk ka qenë, të lihet ashtu siç e bënë etërit…

FILMI?

Po ndreqet për një film, po dëgjoj këto ditë të thonë, që do të xhirohet aty…

Skenarin e filmit, “Kryengritje në ferr”, e kam shkruar unë, ish i burgosur i Spaçit, drejtimor i filmit dhe regjisor ështe Namik Ajazin, edhe ai ish i burgosur si unë, edhe babai i tij e mijëra shqiptarë, ndërkaq i është kërkuar shtetit nëpërmjet kryeministrit, cilitdo që do të ishte, (se s’e kemi emëruar ne, por doli nga zgjedhjet, e di populli sa të lira ishin…), që të mbeshtesnin filmin, si rrëfim i vuajtjes dhe i qendresës dhe kryengritjes tonë, për një Shqipëri të lirë, demokratike, euroatlantike, nder për historinë dhe krenari për popullin, që s’u gjunjëzua i gjithë.

Shteti e ka për detyrë, i ka paratë, janë tonat, qoftë dhe nga ato të punës së papaguar të mijëra e mijëra të burgosurve politikë në dekadat e socializmit real në miniera, tharje kënetash, hapje kanalesh, themelesh, ngritje pallatesh, taracash, stadiumesh e deri dhe aeroportin e kryeqytetit, etj, etj.

Shteti të dënojë krimin shtetëror të diktaturës enveriste, të nxjerrë kriminelët e saj politikë, t’i sjellë nga ku janë strehuar, jo t’i riciklojë, të ndëshkojë Realizmin Socialist dhe të keqen!

Shteti të mos zvarrisë apo të shmangë kulturën e kujtesës tonë!…

Tê ribëjë burgun e Spaçit si muze ashtu si Aushvicin bota, si pjesë të kujtesës njerëzore, ashtu siç ishte, autentik, nëse s’mundet, të mos e zbukurojë, le t’ua thoshin etërve atëhere ta bënin siç do të donin tani – si makiazh krimit të madh shtetëror, ferri është ferr, ai thjesht duhet të dëshmohet, të kujtohet si një e vërtetë e mynxyrshme, me qëllim që të mos përsëritet…

Këtë do të donim të bënim me filmin, nderim vuajtjes dhe martirizimit, gjakut dhe qëndresës, ëndrrës dhe së ardhmes…

Shteti dhe askush të mos e pengojë, nëse nuk e mbështet dot artin e madh si pasuri kombëtare!

Visar Zhiti

Filed Under: Reportazh

“Marlee’s Got Talent” spektakël i fëmijëve shqiptarë në Toronto të Kanadasë

June 3, 2025 by s p

Në datën 25 Maj 2025 artdashësit e Torontos ndoqën edicionin e 11të të Marlee’s Got Talent. MGT është një spektakël fëmijësh e të rinjsh, 4 deri 18 vjec. Organizohet çdo vit vullnetarisht nga themeluesja dhe drejtuesja artistike, Ina Xoxa, në bashkëpunim me prindërit, sponsorët, kontributorët si dhe me ish anetaret e MGTsë që tashmë të rritur rikthehen të ndajnë përvojën e tyre në koreografi si Olivia Xoxa, Doreen Shtylla, Alysa Dedelli, Amanda Doku dhe Eisela Aliaj etj dhe në fotografi, Anthony Shtylla. MGT është një aktivitet komunitar ku punohet me pasion për të përçuar te fëmijët një repertor folklorik të zgjedhur ku përfshihen këngë, valle, recitime, minidramatizime etj. Fëmijët punojnë në grupe ku mësojnë koreografinë, ndihmojnë njëri tjetrin dhe krijojnë eksperienca e miqësi të reja. Anëtarët e MGTsë si Elia Pasha, Eralba Hajdaraj dhe Eva Shtylla me aftësitë e tyre në leadership ndihmojnë anëtaret e rinj duke e transformuar MGTnë në një qendër ku udhëheqës jane vetë fëmijët. Ata e cilësojnë MGTnë si shkollën e tyre dhe punojnë të motivuar për tu paraqitur sa më mirë në koncert.

Qëllimi i MGTsë është që arkivën e koncerteve në vite, mundësuar nga filmimet e të gjitha shfaqjeve që në MGT1 nga Pasyra Shqiptare, ta ndajnë me të gjithë fëmijët e diasporës shqiptare nëpërmjet rrjeteve sociale dhe youtube. Në të njëjtën kohë kjo arkivë e pasur eshte një koleksion performancash ku MGTs mund të rikthehen në të ardhmen për tjua mësuar edhe fëmijëve të tyre. Një tjetër qëllim i rëndësishëm i MGTsë është të modelojë e të nxisë punën vullnetare në komunitet, të lidhemi dhe të ndihmojmë njëri tjetrin. Është kënaqësi te shohësh se me sa pasion dhe këmbëngulje punojnë drejtuesit, prinderit dhe fëmijët vetë. Dita e koncertit është një festë e vërtetë komunitare. Festohet përfundimi me sukses i programit të zgjedhur dhe të gjithë jane të lumtur per kontributin e tyre në ruajtjen dhe trashëgiminë e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare.

Photo credits: Ardi & Anthony Shtylla

Filed Under: Reportazh

Një festë e kulturës dhe bashkimit…

June 2, 2025 by s p

Pjesëmarrja e Shoqatës Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze në WTTT (World of Travel, Trade & Taste).

Shoqata Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze mori pjesë me krenari në edicionin e sivjetshëm të panairit WTTT (World of Travel, Trade & Taste), i cili u mbajt më 30 dhe 31 Maj në Metro Toronto Convention Centre. Ky ishte një rast i shkëlqyer për të përfaqësuar me dinjitet kulturën, traditat dhe shijet shqiptare përmes një stende të pasur dhe një programi plot ngjyra.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit, vizitorët patën mundësinë të shijonin produkte tradicionale shqiptare, të njiheshin me zakonet tona kulturore dhe të shikonin një performancë të mrekullueshme të grupit të valleve Fluturimi i Shqipes. Performanca kulmoi me një moment të veçantë kur të pranishmit u ftuan të bashkoheshin në një valle popullore, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe përplot energji pozitive. Ky moment bashkimi tregoi fuqinë e kulturës për të afruar njerëz nga vënde te ndryshme.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe Ambasada e Kosovës në Kanada, të cilat u prezantuan me stendat e tyre dhe u fokusuan në promovimin e bizneseve nga Shqipëria dhe Kosova, si dhe në zhvillimin e turizmit dhe tregtisë me Kanadanë.

Organizimi i prezantimit të Shoqatës u drejtua dhe koordinua nga bordi i saj aktiv, i cili ishte i përfshirë në çdo aspekt të përgatitjes dhe zbatimit të programit për këto dy ditë. Që nga planifikimi logjistik, kontaktet me bizneset, përgatitja e materialeve promocionale, koordinimi me institucionet, e deri tek mbikëqyrja e aktivitetit në vendngjarje, puna e bordit siguroi që çdo detaj të realizohej me profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. Angazhimi i tyre reflektoi një bashkëpunim të mirëorganizuar në shërbim të komunitetit.

Përmes përfshirjes së vullnetarëve, performuesve, partnerëve dhe mbështetësve, Shoqata Bashkësia Shqiptaro-Kanadeze arriti të krijojë një përvojë autentike dhe të paharrueshme për vizitorët. Kjo pjesëmarrje nuk ishte thjesht një prezantim, por një ftesë për të njohur më thellë shpirtin shqiptar.

Filed Under: Reportazh

Në Albany, NY 2025 festë madhështore për mbylljen e vitit shkollor të Shkollës Shqipe Alba Life

June 1, 2025 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Është gjuhë e Ilirisë/ që në lindje të njerëzimit/ Do t’i këndojmë Shqipërisë/ Kryezonjës së Naimit!

Dita e fundit e shkollës Shqipe “Alba Life” në kryeqytetin e Nju Jorkut në Albany në një nga shkollat e rrjetit më të madh në diasporë të Familjes së Madhe “Alba Life” ishte e dielltë, si vetë ndriçimi i Gjuhës Shqipe ndër shekuj. Ishte një ditë e bukur plot me ndjenja nostalgjie që kaluan bashkë në bangat e shkollës nxënësit e kësaj shkolle, por dhe me padurimin për t’u takuar prapë në shtator. Bota e fëmijëve është magjike, zgjidhen dhe lidhen shpejt, por emëruesi i përbashkët është se ngelen miq përjetësisht. Kjo shkollë u hap në këtë vit akademik per herë të parë në historinë e Diasporës

Shqiptaro – Amerikane në Albany dhe po udhëton bukur drejt dijes.

Ka qenë një bashkëpunim i ngushtë profesional dhe plot kulturë me mësuese Era Çorbaxhi njëherazi dhe koordinatore së bashku me bashkëshortin e saj Algertin dhe më vonë po aq profesionalisht iu bashkua Misionit Kombëtar dhe mësuese Edvina Belishta.

Ishte krenari e ligjshme të shikoje prindërit, gjyshërit, mësuesit dhe nxënësit të mbushnin korridorin dhe të drejtoheshin në shkollen publike amerikane “Sand Creek Middle School”, aty ku do të zhvillohej ceremonia e mbylljes së vitit shkollor të Shkollës së Parë Shqipe në Albany. Ceremonia u hap nga autorja e shkrimit me urimin e madh: Ju faleminderit të dashur bashkatdhetarë, prindër dhe ju nxënës të Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit që u ulët për herë të parë në bangat e shkollës në Albany në kryeqytetin e Nju Jorkut, një ndër metropolet më të mëdha në botë. Ju faleminderit ju nxënës të dashur që tani po i drejtoheni skenës për të kënduar, vallëzuar dhe intepretuar shqip.

Sipas mësueseve të përkushtuara shumë prej tyre nuk dinin shqip, por tek i shikoja në skenë plot emocion, zemra më gufonte nga gëzimi. Kur e filluam këtë nismë në Albany rruga nuk ka qenë e shtruar në dafina, por me përpjekje të mëdha, durim, vullnet, inteligjencë, sakrificë arritëm ta shtrinim rrejtin shqip deri në Albany. Kjo ka qene nje ëndërr e kahershme e Themeluesit të TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” vizionarit Qemal Zylo, i cili përulësisht solli përvojën e madhe midis dy kontinenteve si Shef Katedre dhe professor i lëndëve inxhinierike në Akademinë Ushtarake “Skenderbej” në Tiranë si dhe pedagog i lëndëve kompjuterike në kolegj në Manhattan.

Nxënësit me lule në duar iu dhuronin mësueseve me dashuri dhe natyrshëm çuçurisnin dhe gëzonin duke luajtur me njeri tjetrin sa të vendoseshin kamerat, lidhja kompjuterike, dekorimi i tavolinave realizuar plot shije nga mësuese Era.

Jam krenare tha mesuese Edvina t’i jem bashkuar Alba Life dhe të sjellë përvojën time pranë këtij komuniteti të rëndësishëm në Diasporë. Ato premtuan fort se do ta vazhdonin këtë mission bashkë me dy asistentet Lusiana Bardhi dhe Breana Bardhollari. Gjyshërit na takonin me lot në sy dhe të kënaqur duke u shprehur se është hapur një mësonjëtore si e Korçës në Albany.

Nxënësit recitonin vjersha të bukura plot frymëzim, ku prindërit e tyre shpesh lotonin, kur dëgjonin nga fëmijët e tyre që flisnin aq bukur shqip. Po ashtu në mes të nje entuziazmi u ndanë dhe çertifikatat për nxënësit që ishin në sallë pasi kishte mungesa. Në këto ditë edhe në Amerikë zhvillohen mjaft aktivitete, ceremoni të ndryshme në prag të mbylljes së vitit shkollor e mirënjohjes për punën dhe bashkëpunimin e palodhur me shkollën, per rrjedhoje duke qenë nxënës në këto shkolla amerikane nuk mund të mungonin. Me çertifikata mirënjohje u vlerësuan për punen e tyre të palodhur mësueset Era Çorbaxhi, Edvina Belishta, dy asistentet e dashura si Lusiana Bardhi dhe Breana Bardhollari.

Mirënjohje dhe vlerësim morën nga z. Qemal Zylo sponsorizuesit si për bluzat kuq e zi të Alba Life nga sipërmarresi dhe atdhetari Fidaim Balaj si dhe sponsori i ushqimit për këtë ditë ceremoniale, sipërmarrësi dhe dashamirësi i shkollave z. Rigels Bracellari. Dhënia e çertifikatave u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga pjesëmarrësit.

Programi për Festivalin e Shkollave Shqipe dhe mbyllja e vitit akademik: 2024-2025 në Albany, 30 qershor, 2025

Aktiviteti filloi me dy himnet Kombëtare të Amerikës dhe Shqipërisë të shoqëruar nga kori i shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit. Nxënësit e klasës së më të rriturve me mësuese Erën filluan programin me poezinë Atdheu të shkruar nga shkrimtari i shquar Odhise Grillo dhe u intepretua nga Olivia Kita, Anila Ahmeti, Lucas Xhabej, Moziana Myftaraj, Silvia Hysenllari. Poezia “Abetare, Abetare” shkruar nga akademiku Xhevahir Spahiu u intperetua nga Emma Kacani, Ermelisa Bardhi. Gjuha jonë nga Naim Frashëri u intepretua nga Madison Hoxha.

Isabela Kupe inerpretoi: “Lumja ti moj Korçë o lule” nga Naim Frashëri. Katalea Azisllari recitoi “Mërgimtari”. Për një shkronjë u intepretua nga Dylan Delia, Arbër Prifti, ndërsa Bora Çorbaxhi “Shqiponja” nga Xhevahir Spahiu.

Grupi i klases së më të vegjëlve me mësuese Edvina Belishta e filloi programin me poezinë

“1 Qershori” interpretuar nga Hana Hoxha. “Festa e Abetares” nga Besmir Çorbaxhi dhe George Nasi. “Kukulla ime”, Mia Kacani

“Xhamadani vija vija” u luajt në violinë dhe violë nga Lusiana Bardhi dhe Breana Bardhollari, të dyja janë asistente pranë shkollës dhe kënaqësi t’i dëgjojmë duke intepretuar në violinë dhe violë.

Vallja e Kajtushkës u intepretua mjaft bukur nga nxënësit e grupmoshës së më të rriturve me mësuese dhe koordinatore Era Shkëmbi. Nxënësit e grupmoshës se më të vegjëlve me mësuese Edvina Belishta intepretuan këngën: “Çke moj kukull që po qan”? Në mbyllje të gjithë i uruan ditëlindjen me këngë në shqip si “Shumë urime për ty” nxënësit Besmir Çorbaxhi që vjen me aq dëshirë dhe dashuri në këtë shkollë. Rastësia e solli të kishte 6 vjetorin e tij në këtë festë të bukur. Çfarë kujtimi do t’i ngelet në jetën e tij nga nxënësit shqiptarë në Albany! Prindërit, gjyshërit mësuesit, ndiheshin krenarë tek i dëgjonin intepretimet e tyre në këtë shkollëtë “Alba Life” që operon me atdhetari cep më cep të Nju Jorkut.

Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtori i TV “Alba Life” z.Algert Çorbaxhi në bashkëpunim me z. Budion Belishta dhe do të transmetohet në kanalet televizive nga Alba Life në Amerikë. Pushime të mbara Shkolla e parë Shqipe “Alba Life” në Albany! Mos e harroni Gjuhen Shqipe! Ajo është identiteti ynë kombëtar kudo që të jemi: Eshtë gjuhë e Ilirisë/ që në lindje të njerëzimit/ Do t’i këndojmë Shqipërisë/ Kryezonjës së Naimit!!

Autorja e shkrimit është shkrimtare, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un dhe në Albany si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

30 Maj, 2025

Albany, New York

Filed Under: Reportazh

Brezi i fundit të normalistëve të Normales së Prishtinës, me rastin e 50-vjetorit të diplomimit

May 30, 2025 by s p

Screenshot

Skender Karaqica/

Figura e Mësuesit është mision për arsimin  dhe shkollën shqipe (Profesor Eqrem Çabej)

Në Prishtinë, erdhën pas pesëdhjetë pranverave të udhës së jetës në mision të arsimit e të shkollës shqipe, normalistët e Normales në Prishtinë, që të kremtojnë 50-vjetorin e diplomimit. Erdhën të thinjur më borën e bardhë të flokëve  të jetës, do të thoshte Dritëro Agolli, që të kthejnë orën e kujtesës për kohën kur djalmenia shqiptare nga të gjitha viset shqiptare, erdhën që të mësojnë e të bëhen gati për udhën e mësuesit të Abetarës të shkollës shqipe në hapësirën shqiptare.

Erdhën përseri në klasat e mësimit,brezi i normalistëve të Normales së Prishtinës (1971-1975) për të  kujtuar kohën e mësimit dhe të profesorëve tanë, që tashmë në amshim: Profesorët Ruzhdi Kastrati, Besnik Spahiu, Hajdar Rrecaj, Ëngjell Berisha, Nexhat Ibrahimi, Malush Kadriu, Tefik Gecaj, Ditar Qamili, Faik Kaba, Mithat Sahiti, Zekije Kada, Bajram Trashupa, Hylkije Randobrava, Alije Vokshi dhe profesorët tjerë. Në jetë e kemi profesorin e dashur Muhamet  Shatri, i cili jeton në Suedi si mërgimtar dhe, kujtesa  kur në orët e historisë, më taktin dhe ligjërimin me tipare shkencore, sikur “dëshironte të na bëj historian” normalistët në Prishtinë!

Në këtë përvjetor, nuk munguan fotografi të shumta të normalistit dhe, në punët e redaktorit të lajmeve në RTK-së, Asllan Bajrami në Prishtinë si dhe shkrimi ekskluziv i Ragip Gjoshi, na afroi ponoramën e kohës së normalistëve të Normales, që, përmes kujtesës time nuk i kisha harruar, ndonëse tash e sa vjet larg atdheut në Amerikën e largët. Këtu kishin ardhur shoqet dhe shokët e klasës: Sadije Rashiti, Zyla Plakiqi, Bukurije Thaqi, Merrushe  Gjoshaj, Adnan Bylykbashi, Aziz Bajraktari, Ragip Gjoshi, Riza Plakiqi, Naxhije Sadiku, Asllan Bajrami, Sabrie Rukiqi, Enver Krasniqi, Shaban Gashi, Skënder Karaçica dhe, disa të tjerë për shkak të kohës në udhët  e jetës, paksa i kisha  harruar. Më falni që këtu kujtesa ime më bëri paksa hile e, mbeta sy me sy me udhët e jetës, herë larg e herë afër me diellin e atdheut…!

Ndonëse larg atdheut, asnjëherë nuk pashë asnjë  ëndërr në Amerikë! Ëndrrat me çonin shpesh e shumë shpesh në Drenicën time për plisat dhe lisat e trimërisë së pushkëve të djalmenisë së UÇK-së për Liri të Kosovës…!Po plakem ngadale, kështu bënte uratë për brezin tonë, profesor Anton Çetta: U  plakshi ngadale,brezi i ri shqiptar i Kosovës…!

Brezi im i normalistëve të Normales në Prishtinë, uroj shëndet dhe gjithë të mirat në familje për nipa e mbesa dhe, puna e msionit të Mësuesit do të shënohet në kronikat e analeve të hsitorisë së arsimit dhe të shkollës shqipe në Kosovë!

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 181
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT