• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Plumba ndaj Top-it, apo kur realiteti bëhet “Big Brother”

April 1, 2023 by s p

Koment nga Rafael Floqi

Në emër të medias të lirë!

Për ditë në Shqipëri shohim skena me vrasje. Shohim biznesmenë të vrarë, hakmarrje ndaj bandave në rrugë, shohim policë që i shmangen mediave, shohim madje një notere qe merr peng një gazetare, dhe shohim një kryeministër si z. Rama që pasi rrëzon biznese të kompanive mediatike me tritol, e pasi i gjobit dhe i mbyll mediat kundër tij, i akuzon si ‘kazanë” madje, dhe pasi i bën taksa paguesit të paguajnë gjobat e marrëzive të tij, si rasti Beketti ,“fshihet pas hijes, dhe thotë se unë nuk bëj presion ndaj mediave, madje edhe kur DASH e përmend shembjen e Prestige Resort si një presion klasik, të kësaj distopie shtetërore që e quajmë Shqipëria mediatike e kohës së Big Brother. Sulmi i fundit tregon se media, qoftë dhe me emrin a nofkën ‘Top” nuk është imune ndaj realitetit të inkriminuar, se sot u qëllua me plumba e nesër “larg qoftë” mund të qëllohet me top.
Një shoqëri që i intereson më shumë idiotësitë apo veprimet e pa vlerë të Luizit në Big brother, një shoqëri që s’prodhon gjë, por lan sytë dhe qan më shumë për daljen nga Big Brother të Kiaras, sesa të qajnë për vrasjen e rojës së shkretë, Pal Kola , të duket se s’meriton më shumë.

Pista hetimi dhe shpërblimi

Edhe pse bëhet e ditur se hetuesit që kërkojnë të vërtetën mbi të shtënat me armë drejt Top Channel, Nga veprimet e deritanishme duket se ende nuk ka siguri për pistën kryesore të hetimeve, mbi vrasjen e rojës së televizionit, Pal Kola.
Edhe shpërblimi prej 100 mijë eurosh që iu premtua qytetarëve tregon mungesën e të dhënave për hetuesit, që kanë kryer disa lëvizje njëherësh për gjetjen e autorëve. Policia ndaloi në Vlorë dy persona të dyshuar për ngjarjen, Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj. Ndalimi i tyre ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës nga një postobllok policor pak orë pas vrasjes. Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kolës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë. Ndaj dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. Pasi u morën në pyetje në Tiranë ata u lanë të lirë. Kjo piste ne saj të sinjaleve te antenave telefonike doli e pavërtetë ndaj u liruan.
Siç tregoi policia në njoftimin e fundit, mjeti tip Range Rover me të cilin lëviznin autorët e krimit u gjet rreth orës 00.55 të së hënës në autostradën Durrës-Rrogozhinë. Policia ka bërë përpjekje për të gjetur autorët e krimit përmes mjetit që u dogj pranë Rrogozhinës. Ka rezultuar se Range Rover i përket një shtetasi nga Kosova, të cilit i ishte vjedhur disa vite më parë në një hotel në Tale të Lezhës. Ramadan Makolli, pronari i makinës “Range Rover” tregoi se mjeti iu vodh në verën e vitit 2020 në Lezhë. Pavarësisht përpjekjeve të tij, policia e Lezhës nuk ka arritur të zbulojë se kush ia ka vjedhur mjetin.

“Big Brother”, një shplarje trush kolektive

A të jetë kjo kaq e thjeshtë apo një mjet presioni publik? Kjo është çështja. A është kjo është një metodë mafioze? E nëse media e tillë si Top Channel ka qenë e lidhur për shumë kohë me pushtetin dhe i ka shërbyer interesave të tij, dhe në për hapjen e drogës morale dhe shoqërore me emrin “Big Brother”, një shplarje trush kolektive që i lë dorë të lirë qeverisë dhe qarqeve të biznesmenëve mediatikë të fitojnë e duke mbyllur gjithë shqiptarët pas Big Brother në shtëpi, me vullnet, madje, dhe pa ndonjë urdhër si pandemia.
A mund të kenë qenë të shtënat me armë një mesazh për pronarët e Top Channel? Po pse jo> Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, anëtaret e familjes Hoxha u morë në pyetje nëse janë ndjerë të kërcënuar më herët, apo nëse kanë ndonjë të dyshuar për ngjarjen. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë një shkak të qenësishëm për ta ndjekur më tej këtë pistë. Disa ditë para sulmit me armë, në media doli lajmi se Top Channel ishte shitur drejt një kompanie në Belize për 9 milion dollarë. Shitja ishte kryer drejt “Western Media Conglomerate Investments LTD” në datën 14 Janar të këtij viti. A është kjo realitet apo duket si një fake news i sajuar nga kundërshtarët, pasi mendo se vlera e Top Channel nuk mund të jetë vetëm 9 milionë dollarë.
Nëse është kjo e vërtetë atëherë cilat interesa të cilit aksionar ka shqetësuar ky transaksion. Siç raportoi më herët media, transaksioni mund të ishte një siguresë para vendimit të Gjykatës së Apelit për mosmarrëveshjet e pronësisë, ku janë përfshirë pronarët e Top Channel. Kjo tregon se media edhe ajo më e madhe sot nuk është imune jo vetëm nga presioni i politikës, por edhe ai i krimit. Ne fakt Politiko.al e botoi atë dokument.
“Ndër të gjitha pistat e mundshme për ngjarjen tronditëse në Top Channel, vetëm për një jam i sigurt: nuk ka gisht Sali Berisha! , shkruante këto ditë Alfred Lela. Doktorin, në ndoshta minutat e reminishencave, mund ta kapësh beft duke menduar për veten thënien brilante të Giulio Andreotit ‘më kanë akuzuar për çdo gjë në këtë vend… që nga Luftrat Punike”. Nëse vrojton Gardën Mediatike afër Ramës, thuajse shqiptojnë akuzën se, në mos e bëri, Berisha e frymëzoi atentatin në Top Channel. Ndërkohë, madje, një drejtues emisioni në RTSH, shkonte aq larg sa përpiqej të bënte përqasime me djegjen e gazetës “Koha Jonë në 1997. O tempa. o mores!

S’na intereson shtëpia, por seç bën komshija

Përmasat e spektaklit “Big Brother” këtë vit dolën jashtë çdo parashikimi. Ajo është shndërruar në një “peep show” kolektiv, jo vetëm në Shqipëri por me induksion edhe këtu në SHBA, ku ka një masë të madhe njerëzish që shprehin pakënaqësi, se konkurenti më i votuar i “reality show”, Luiz Ejlli po penalizohet nga produksioni. Pra deri këtu kemi shkuar?! (Unë nuk kam gjë me Luizin ai është pjesë e lojës. Ai luan për vete dhe jo pa sukses).
Ka disa faktorë psikologjikë që lidhen me perceptimin, emocionet dhe sjelljen e njerëzve në shoqëri si e jona i bëjnë këta njerëz trushplarë, dhe ky shërbimi më i mirë që këto media i bëjnë pushtetit.
“Reality TV u ofron shikuesve një ndjenjë lidhjeje me pjesëmarrësit, gjë që mund të krijojë një ndjenjë përkatësie shoqërore dhe vlefshmërie. Mund të shkaktojë gjithashtu ndjenja zilie, konkurrence dhe dëshirë për t’u parë si të suksesshëm dhe të dëshirueshëm.” shkruan Shira Gabriel, një psikologe sociale amerikane.
Big Brother TV shpesh mbështetet në manipulimin e emocioneve dhe dinamikave ndërpersonale për të krijuar dramë dhe argëtim. Kjo mund të çojë në shfrytëzimin dhe keqtrajtimin e pjesëmarrësve dhe gjithashtu mund të kontribuojë në qëndrime dhe sjellje negative midis shikuesve. Por edhe ajo që në shoqëri të pazhvilluar si e jona ka shumë ndjellje, jo ajo që ndodh brenda shtëpisë, por ajo që bën komshija. Ne si shqiptarë në çdo kohë kemi pasur dikë në lagje që interesonte jo shtëpia e tija por seç bënte komshija, apo jo?

Gosip apo gazep?

Miq të tij kanë thënë se Ejlli u detyrua të firmosë një kontratë me Top Channel në kushtet kur qëndron i izoluar prej 90 ditësh për të drejtat e imazhit. Familjarët u detyruan të ndryshojnë profilin e tij në rrjetet sociale për shkak të kësaj kontrate. Në përkrahje të Luiz Ejllit janë zhvilluar edhe protesta, kryesisht nga të rinj të pakënaqur me Top Channel.
A mund të ketë shkuar deri në këtë pikë marrëzia e një shfaqjeje televizive? Pse jo kur u keq fëmijëve lojën e shpëlarjes të trurit gjithçka mund të ndodhë dhe kallashnikovi në mes të natës. Është ende herët për ta pohuar këtë, megjithatë policia po konsideron çdo indicie. RENEA kreu kontrolle në shtëpinë e reperit Kleviol Ahmetaj pas ngjarjes. Ky i fundit prej ditësh ndodhej në Itali dhe ka sqaruar se nuk kishte gisht në vrasjen e rojës.
Kjo nuk ishte hera e parë që pranë Top Channel qëllohet me armë. Në rrjetet sociale qarkullojnë filmime ku duken banorët e Big Brother, teksa flasin për të shtënat me armë që dëgjohen pranë tyre, disa ditë para sulmit ku mbeti i vrarë roja. Produksioni i “Big Brother VIP” i informoi banorët për sulmin terrorist të ndodhur ndaj Top Channel. Por synimi nuk ishte vetëm tu tregonin realitetin por të tregonin lajmin, se Luizi ka treguar se e njihte personalisht viktimën Pal Kola dhe se është përlotur.
“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojën. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist, tha ai. Kështu dhe kjo vrasje e një fatkeqi u bë një puntatë tjetër e Big Brother.

Big Brother, një orë psikologjie vëzhguese

Miliona njerëz në mbarë botën janë të sintonizuar në shfaqjet e realitetit dhe kanë ndjekur për dekada. Ajo që filloi si një eksperiment është kthyer në programim të zakonshëm dhe si kulturë, ne nuk mund të ngopen prej tyre. Por a ka ndonjë kosto personale apo shoqërore për magjepsjen tonë të vazhdueshme me shfaqjet e realiteti TV?
Ndërsa mendimet sigurisht ndryshojnë për këtë temë, kjo varet nga disa faktorë: lakueshmëria e vlerave tuaja dhe angazhimi juaj për t’u sjellë në mënyra që pasqyrojnë vlerat tuaja Televizioni dhe të gjitha format e tjera të medias kanë ndikim në mendimet, opinionet dhe sjelljet tuaja. Nuk ka dyshim se ajo që marrim për argëtim dhe informacion ndikon në mënyrën se si mendojmë për botën përreth nesh. Mendjet tona janë krijuar për të sintetizuar një mori informacionesh çdo ditë, nga ndërveprimet tona me të tjerët te librat që lexojmë dhe argëtimi që kërkojmë. Ne e kuptojmë botën përmes këtyre pjesëve të informacionit që mbledhim dhe kjo ndikon në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë çdo ditë. Përtej informacionit të përditshëm që thithim, ne jemi të ndikuar edhe nga përvojat tona të mëparshme të jetës, familja jonë e origjinës, mjedisi ku jemi rritur dhe një mori faktorësh të tjerë kulturorë dhe gjenetikë. Këto ndikime ndër personale dhe të drejtpërdrejta kanë më shumë gjasa të ndikojnë në vlerat dhe sjelljet tona sesa tregon realiteti.
A do të thotë kjo se ne nuk duhet të shqetësohemi për mënyrat në të cilat trendet e Reality Show-t ndikojnë tek ne? Jo, patjetër duhet t’u kushtojmë vëmendje mesazheve themelore në këto shfaqje dhe të eksplorojmë pse tërheqin kaq shumë.
Pse tërheqin shfaqjet e realitetit? Pse Reality show i bën njerëzit të rikthehen javë pas jave. Është pse ne duam të dimë se kush i tha kë kujt, cili person tradhtoi një tjetër ose kush komprometoi aleancat e tyre ose mori një vendim të dyshimtë që ndikoi te njerëzit e tjerë. Gjithçka ka të bëjë me sjelljen më të mirë dhe më të keqe njerëzore; është një orë e psikologjisë vëzhguese pa leksione apo provime.
Shpesh shfaqjet e realitetit na bëjnë të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë në një situatë të ngjashme, gjë që mund të jetë një ushtrim i mirë në eksplorimin e vlerave Këto tema të sjelljeve të mira dhe të këqija, tradhtisë, konkurrencës dhe lidhjes janë të njohura për ne; ne marrim vendime të ngjashme çdo ditë, pa kamerat, skenarët artificialë dhe publicitetin. Na thërret sepse në një nivel shumë themelor, ne e duam dramën njerëzore dhe lidhemi me vendime të vështira. Pavarësisht nëse është një konkurs për dashuri, para, famë apo famë, ne kënaqemi duke parë luftën.
Ndërsa kënaqemi në shfaqjet tona të preferuara të realitetit, mund të pyesim veten: Çfarë më pëlqen në këtë shfaqje dhe çfarë emocionesh shkakton? Çfarë më tërheq mua për këta personazhe dhe rolin e tyre në shfaqje? A do të bëja zgjedhje të ndryshme nga këta personazhe? Nëse po, pse? Çfarë vlerash përqafoj në jetën time që ose respektohen ose braktisen në këtë shfaqje?
Reality show emërtohen me ironi sepse shpesh janë larg skenarëve realistë. Edhe pse këto programe janë kënaqësi fajtore për shumë njerëz, ne mund t’i përdorim ato si fillime të mira bisedash me miqtë dhe si ushqim për të menduar në mendjen tonë, ndërsa marrim parasysh vlerat tona dhe si të jetojmë në mënyra që demonstrojnë ato vlera.

Rama dhe PR-in i Gebëlsit – “Kazan, kazan, kazan”

Por ti kthehemi sulmit mbi Top Channel, kjo e shtënë në mes të natës dhe vrasja e atij rojës fatkeq është si një faqe tjetër e realitetit të inkriminuar shqiptar, të medias ku mediat lidhen jo vetëm me partitë politike, por edhe me grupe kriminale, gjersa edhe veprimet e shitjes, nëse është e vërtetë apo jo i kryejnë off shore. Kjo tregon se dhe media e madhe, po nuk qe politikisht dhe ideologjikisht dhe financiarisht e pavarur mund te behet rastësisht ne vend te pasqyrës se lajmit, objekt i lajmit që këtë rast ka dhe viktimën fatkeqe familjes së të cilit i shprehim ngushëllimet tona.
Ndërsa kryeministri Rama një dishepull i stilit propagandistik të Gëbelsit, përsërit, përsërit se diçka ngelet “Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave”. Vërtet?
Krahasoni parimin e propagandës të Gëbelsit , me stilin e fjalimeve të Ramës. “Parimi themelor i të gjithë propagandës”, deklaronte ai, ishte “përsëritja e argumenteve efektive”; por ato argumente nuk duhet të jenë shumë të rafinuara – nuk kishte kuptim të kërkonim të konvertonim intelektualët. Sepse intelektualët nuk do të konvertoheshin kurrë dhe gjithsesi do t’i dorëzoheshin më të fortëve, “dhe ky do të jetë gjithmonë njeriu i rrugës”. Prandaj, argumentet duhet të jenë të vrazhda, të qarta dhe të forta, dhe t’u drejtohen emocioneve dhe instinkteve, jo intelektit. “Krahasoni, Kazan, kazan ,kazan”

Në emër të medias të lirë !

Unë edhe pse nuk mbështes linjat editoriale të Top Channel, i bëjmë apel shoqërisë shqiptare të ndalojë dhunën kundër mediave dhe ndaj gazetarëve. Sulmi me armë është një akt i neveritshëm dhe i papranueshëm që nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne si gazetarë kemi detyrimin dhe dëshirën pavarësisht mangësive për të informuar publikun dhe kjo është e pamundur pa një mjedis të sigurt dhe paqësor për të punuar.
Reality TV mund t’i bëjë njerëzit të varur sepse ofron një burim të vazhdueshëm stimulimi dhe argëtimi, dhe mund të përdorë dëshirat tona themelore njerëzore për dramë, konflikt dhe zgjidhje. Por ai është fake Reality, është i Rrenë -Reality.
“Megjithatë, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për efektet e mundshme negative dhe të balancojmë Reality TV si konsum me aktivitete dhe marrëdhënie të tjera të shëndetshme.” – shkruan Jennifer Harman, një psikologe dhe autore amerikane.
Ndaj ju lutem organeve kompetente shtetërore të ndihmojnë, në ndalimin e dhunës dhe në mbrojtjen e lirive të gazetarisë dhe të shtypit!. Kjo është një shprehje e solidaritetit njerëzor dhe profesional në mes të mediave.
Ndal dalldisë idiote qoftë dhe masive të Big Brother! Koha sot është të mendojmë më thellë për fatin e shtyllës të katërt të demokracisë në Shqipëri, që ajo mos jetë vulnerabile, të mos jetë objekt shitje- blerjesh ekonomike, e preh e presioneve politike, e një mjet tru-shpëlarës për shoqërinë shqiptare, pasi big-brother-i vërtetë, kryeministri Edi Rama, i cili rri e kundron Shqipërinë, si fermën e Kafshëve të Orwellit.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Rafael Floqi

Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve

March 29, 2023 by s p

31 Mars, ora 18:00- Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve dhe përurim i librit “Këngë të Egra, Këngë të Buta” me Prof.Dr. Zymer Neziri. Pjesë e takimit do jenë Prof. Nicola Scaldaferri në Zoom, dhe z. Isë Elezi, i cili do japë një performancë me lahutë. Ftojmë komunitetin shqiptar në New York e New Jersey të jenë pjesë e kësaj ligjërate e diskutimi. Për më shumë informacion dhe për t’u regjistruar, ju lutem plotësoni këtë formë: https://forms.gle/JrcZLs2QXAyhYihZ7. The event will be at the Northwestern Corner Building, Room 501, Columbia University, 550 W 120th St, New York, NY 10027.

Filed Under: Reportazh

“Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”

March 28, 2023 by s p

25 mars 2023, 

Itali – Treviso

Në Treviso të Italisë u promovua libri i vrasjes së 1432 fëmijëve shqiptarë nga Serbia fashiste!

Në Amfiteatrin e bukur të këtij qyteti, duke ju falënderuar kontributit të jashtëzakonshëm të Kryetarit të Shoqatës “Shën Nëna Terezë”, z. Bajram Desku dhe kryesisë së kësaj Shoqate, por me një bashkëpunim të mrekullueshëm të tyre, edhe me shumë Shoqata të tjera shqiptaro – italiane, u promovuan suksesshëm këto vepra publicistike e dokumentare  “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi, “Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, libër xhepi ky, i përkthyer me kompetencë edhe italisht, nga znj.Fitije Picari, si dhe filmat dokumentarë: “Kush I vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala, “Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike” të autorëve: Nusret Pllana  e Erza Ramuka, vepra këto të cilat në fund e kishin një “porosi”: sensibilizimin e opinionit evropian e botëror për gjenocidin dyshekulor serb mbi shqiptarët dhe ‘mos – harresën në shërbim të kujtesës historike’.

Nga shumë dashamirë të artit e të kulturës, që kishin ardhur nga Italia, Sllovenia, Kroacia e Austria, me pjesëmarrjen e tyre në këtë promovim veprash dokumentare, përveç të tjerëve na nderuan edhe këto personalitete: Kryetarja e Komunës Quinto di Treviso

Stefania Sartori, këshilltarja për arsim dhe kulturë Kristina Veneziano. Konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, z. Diamant Kastrati, kryetari i Shoqatës “Iliria” në Koper të Sllovenisë, z. Heset Ahmeti, Profesor Peter Shtoka – hulumtues i arkivave për gjurmët shqiptare në Koper të Sllovenisë, Shoqata “Bashkimi Kombëtar” në Bassano del Grappa, me kryetar, z.Avdi Beqiri , Shoqata “Dardania” , në Montebelluna me kryetar z. Faik Tafolli, Shoqata “Kosova” në Portruguaro , me kryetar, z.Sami Binakaj, Shoqata “Zëri i Atdheut” në Montebelluna, më kryetar, z.Isuf Zeneli, Shoqata “Ardhmëria” , në Arzignano të Viçences, me kryetarën, znj. Miradije Avdullahu, Shoqata “Shën Nëna Terezë”, në Quinto di Treviso, me kryetar, z.Bajram Desku, Kryetari i Komunës se Postojnës në Slloveni, z.Igor Marentiq.

Ishin të pranishëm edhe shumë afaristë të dalluar në pjesën veriore të Italisë:

Ilmi Vrenezi,

Hetem Zogaj,

Bedri Suka,

Lirim Kolgeci,

Burim Obrazhda,

Xhevat Zemaj,

Albert Bashota,

Vëllezërit Murat dhe Gazmend Bytyçi,

Mursel Kodra, Imer Berisha, Rrahim Krasniqi.

Kryetari i Këshillit të Mësuësve në Regjionin e Venetos Ragip Thaqi.

Mësuësit e dalluar të shkollave shqipe të mësimit plotësues që punojnë në baza vullnetare :

Afërdita Podvorica, Skender Podvorica, Shkurte Zogaj , Rajmonda Deda.

Si dhe veprimtarë të dalluar, si;

Gëzim Muçolli, Valdete Llumnica – Muçolli, Hamit Kurti, Ramiz Gashi, Nazim Morina, Bekim Spahiu, Musa Ahmetaj, Profesor Mejdi Bislimi, Njazi Pirku, Petrit Ndoja, 

Ramadan Rukolli, Anton Gjoka, Sulejman Gashi.

Koreografi dhe mësuesi i kulturës muzikore, z.Muamer Murtezani, z. Veli Sinani, po ashtu një veprimtar i dalluar, si dhe poeti dhe fabulisti i njohur, z. Bari Dervishllari.

Në fund të këtij manifestimi të rëndësishëm kulturor, edukativ e shkencor, afaristi dhe veprimtari Ilmi Vrenezi, për të gjithë të pranishmit shtroi darkë. 

Shkruan: Nusret Pllana 

Filed Under: Reportazh

SHQIPTARËT NË ARIZONA FESTUAN 7-8 MARSIN

March 25, 2023 by s p

15 vjetori i festimit tradicional, të Ditës se Mësuesit dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Arizona me temën “Natë Shqiptare”: Veshja me kostume popullore. Mbrëmjen e drejtoi me shumë profesionalizëm Znj Rezarta Mataj, e cila uroi mirëseardhjen pjesëmarrëseve përshëndeti mësueset në sallë dhe nënat e reja të vitit 2022-2023. Ju dhurua nga një trëndafil I bardhë. Grupi artistik Rezi, Merita, Albana, Kostandina, Valbona, Elonia, nën udhëheqjen e profesoreshës së pianos Albana Kapedani, me punën palodhur 2-3 mujore na dhanë emocione me kolazhin e përgatitur me këngë nga të gjitha trevat arbërore duke filluar me këngën e Moresë, kënga e Pavarësinë së Dardanisë, kënga e Hajredin Pashës, Shkodra, Tirana, Korça, Vlora. Grupi artistik dhe tre bukuroshet Xhesina, Rina e Vlera kërcyen valle me motive të krahinave të ndryshme të Arbërisë. Atmosferën festive në këtë 15 vjetor të 7-8 Marsit e zbukuroi dhe më shumë dekorimet me shumë elegancë nga Doriana dhe Valbona. Shumë Faleminderit për punën tuaj të palodhur në ndihmë të komuniteti shqiptar në Arizona. Në skenë u ftuan të gjitha ato pjesëmarrëse që kishin veshur kostume popullore. Veshjet popullore një ekspozitë e vërtetë e artit popullor, të cilat kanë ruajtur traditën tonë shqiptare dhe identitetin tonë kombëtar nëpër shekuj! E mahnitshme larmia dhe kombinimi i ngjyrave dhe detajeve.Nga e majta në të djathtë:Rezi- Veshje e Kosovës, por e veshim edhe nuset e Kukësit. Veshja e veshur në dasmën e saj! Tana- Veshje e Zerqanit, për shume kohë ka qenë veshje e preferuar e Ansamblit Kombëtar që përfaqësonte Shqipërinë jashtë vendit, duke qenë më e shkurtër se xhubleta, ndihmonte kercimin. Gjithashtu shumë autoktone. Qasha është e kuqe me gajtane të zi për vajzat e nuset, dhe e zezë me gajtane të kuq për gratë. Marcy- Veshje e Shqipërisë së Mesme- Kruja. E veshur në dasmën e saj! Sherije- Veshje nga Drenica, DardaniaArdjana – veshje për nuse Mirditore, rrethi i Mirdites. Bleta- Veshje E DardanisëVioleta-veshje për nuse MirditoreMerita- Veshje e TiranësVeshje e Malit të ZiNurije- Veshje e Tironës e punuar nga e motra, Midja, vetëm për këtë festë. Lena- Veshje moderne e PrizrenitElonia- Veshje qytetare e Shqipërisë së Mesme. Karakteristikë e këtyre veshjeve është punimi me fije ari- filigram. Një jelek do gati 1 muaj punë të përfundojë, pasi punohet me fije ari dhe kërkon delikatesë në punim e passion! Krenar për traditën tonë!Në emër të Shkollës shqipe Doriana Pëllumbi I dhuroi një tufë me lule në shenjë mirënjohje pa fund për punën e palodhur të mësueses veterane, znj. Fiqirete Zela, për misionin fisnik, në mbajtjen gjallë të gjuhës e kulturës shqipe në komunitetin e Arizonës.Falenderojmë DJ Muratin për atmosferën festive të krijuar me muzikë nga të gjitha trevat arbërore! Gjithashtu një falenderim të veçantë per të gjithë ato familje që bënë dhurime në vlera monetare në festë, me Zelle apo me dhurim biletash.Mbrëmjen e bëri dhe më të larmishme dhe ekspozita fotografike me foto nga aktivitetet e shoqatës në këto 15 vite. Në llotarinë e organizuar ishin 3 dhurata të përgatitura nga Shoqata si dhe u bë promovimi i dy bizneseve shqiptare Rena roots dhe Alb Tv RENA ROOTS -“ Albanian immortal serumJemi të nderuar që jemi pjesë e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane të Arizonës në SHBA. Ne u argëtuam shumë duke festuar gratë e forta dhe të bukura, të gjitha duke mbajtur histori frymëzuese dhe fuqizuese. Ne ishim të nderuara të festojmë bukurinë e grave shqiptare përmes Serumit tonë Immortelle Shqiptar. Ne bëjmë kujdesin e lëkurës që fuqizon gratë çdo ditë – si prodhuesit tonë ashtu edhe konsumatorët tanë!! Nëpërmjet ritualeve të përditshme dhe hapave të vegjël ne të gjithë mund të bëjmë ndryshimin kur punojmë së bashku!” RENA ROOTSWe are honored to be part of the Albanian-American Women Association of Arizona in the USA. We had so much fun celebrating strong and beautiful women, all holding inspiring and empowering stories. We were honored to share ours – celebrating the beauty of Albanian women through our Albanian Immortelle Serum. We make skincare that empowers women every day – both our harvesters and our consumers!! Through daily rituals and small steps we can all make a difference when we act together!”RENA ROOTSKompania TvAlb e pogrameve shqiptare- 6 muaj falas abonim.Shumë faleminderit grupi organizator Rezarta, Doriana, Valbona, Bleta, Kostandina, Zamira, Elonia për organizimin dhe krijimin e atmosferës festive me rastin e 15 vjetorit të festimit të ditës së Mësuesit dhe të Nënës. Grupi artistik Rezi, Merita, Albana, Kostandina, Valbona, Elonia,Gjithashtu falenderojmë edhe familjet tuaja!Fëmijët tuaj kanë nevojë për ju dhe ju gjetët kohë për të na ndihmuar! Ju duam shumë !Motoja jonë Together we can go far! Së bashku mund të shkojmë larg!Dhe momentet e bukura janë kapur nga fotografi Mariol Rama.

Filed Under: Reportazh

Në st. Gallen të Zvicrrës u promovua libri që i kushtohet 1432 fëmijëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë gjakatare!

March 22, 2023 by s p

18 mars 2023
Zvicërr – St. Gallen

Për ta nderuar gjakun e derdhur lum të bijëve dhe bijave tona më të mira që derdhën lumenj gjaku për çlirimin e Kosovës dhe Bashkimin Kombëtar, në mesin e mijëra prej tyre ishin edhe 1432 fëmijë shqiptarë, por edhe për ta falënderuar sakrificën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për ta falënderuar NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shenjë të 24 vjetorit të ndërhyrjes humanitare dhe ushtarake në Kosovë, më 18 mars 2023, në qytetin e bukur St. Gallen të Zvicrrës, u promovuan veprat publicistike dhe dokumentare të autorëve: Nusret Pllana, Hanëmshahe Ilazi e Agim Aliçkaj.
Për të marrë pjesë në promovimin e librit “Fëmijët shqiptarë të Kosovës- viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981-1999”, të autorëve: Nusret Pllana e Hanëmshahe Ilazi, të librit të xhepit “Mos harro kurrë”, të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, të filmit dokumentar “ Kush i vret fëmijët?!”, të autorëve: Nusret Pllana e Esat Shala dhe të filmit dokumentar “Gjaku i nxënësit Isa Berisha – shenjë e kujtesës historike”, të autorëve: Nusret Pllana e Erza Ramuka, kishin ardhë nga Zvicrra, Gjermania, Franca e Austria, shumë adhurues të librit e të filmit dokumentar, për të marrë pjesë në këtë manifestim kulturor e shkencor, të organizuar bukur nga Shoqata “Sharri”, të udhëhequr nga organizatori Zekirja Aliu e Kryetari Nagip Memedi, me një bashkëpunim të shkëlqyeshëm të Kryesisë së Ligës Shqiptaro – Amerikane me seli në Zvicërr, përkatësisht me anëtarët e Kryesisë së saj: z,Samet Rexhepi, z.Milihat Halimi, z.Faton Kurtishi e z.Lorenc Stefa, të cilët u nderuan me nga një libër dhuratë nga ana e Prof.Pllanës,  në shenjë falënderimi për përkrahjen morale dhe materiale të botimit të librit “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”, të autorëve: Hanëmshahe Ilazi e Nusret Pllana, libër  që e po e shokon botën, me fakte e fotografi, duke e dëshmuar katërcipërisht gjenocidin e Serbisë fashiste në Kosovë, kur barbaria dhe mizoria serbe në luftën e fundit në Kosovë 1998/1999, i vret 1392 fëmijë shqiptarë, pa i harruar edhe vrasjen e 40 fëmijëve shqiptarë edhe në periudhën e viteve 1981-1997,për të cilët  le që nuk është dënuar asnjë kriminel serb, por për të qenë absurdi edhe më i madh, as që është akuzuar ndonjëri prej tyre, sikur ata(fëmijët e vrarë) të ishin lodra fëmijësh, apo zogj pulash!!.

Të pranishmit në sallë, gjatë kohës sa transmetoheshin filmat dokumentarë të vrasjes së fëmijëve, nga përmbajtja shokuese e tyre tmerroheshin, mbeteshin pa koment, nga ato pamje makabre  e të  parezistueshme të vrasjes barbare të fëmijëve shqiptarë, të cilët i kishin ekzekutuar me aq gjakftohtësi ushtria dhe policia fashiste serbe, vetëm e vetëm pse kishin qenë shqiptarë.

Shkruan: Nusret Pllana 

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 83
  • 84
  • 85
  • 86
  • 87
  • …
  • 174
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT