• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PER HERE TE PARE- Përfundojnë planet e detajuara vendore për 26 nën-njësi në Tiranë

August 27, 2013 by dgreca

Për herë të parë që prej vitit 1989, Tirana do të zhvillohet në bazë të një plani të hartuar nga ekspertët më të mirë dhe me konsensusin më të gjerë të mundshëm. Pas miratimit të planit të përgjithshëm rregullues, i premtuar nga kryebashkiaku gjatë fushatës elektorale të 2011-ës dhe që i mungonte Tiranës për 23 vite, Bashkia e Tiranës nisi punën për planet e detajuara vendore. Aktualisht, janë miratuar planet e detajuara vendore të 26 zonave të Tiranës, duke i hapur rrugën zhvillimit të këtyre zonave.

Planet e Detajuara Vendore (PDV) kanë në themel të tyre parime të forta të respektimit të pronës private, mjedisit dhe zhvillimit ekonomik. Qytetarët vendosen në kushte të barabarta përara zhvillimit e në asnjë rast nuk do të lejohet që e drejta e dikujt, të cënojë të tjerët. Këto studime i japin njëherë e përgjithmonë fund zhvillimit kaotik, ku për vite me radhë, fokusi ishte përqendruar tek ndërtimi i pallateve shumëkatëshe që shpërfillin territorin përreth, duke reduktuar hapësirat publike, duke cënuar infrastrukturën rrugore dhe duke mos lënë asnjë sipërfaqe për zhvillimin e institucioneve sociale e arsimore, si ҫerdhe, kopshte apo shkolla.

Të gjithë studimet e miratuara, janë bazuar mbi një përqasje që përcakton si prioritete, nevojat e komunitetit. Në gjitha rastet, zhvillimi i pronës është shoqëruar me përcaktimin e hapësirave për rrugë, institucione arsimore, hapësira rekreative, kënde të lojrave për fëmijë e sipërfaqe të gjelbra kompakte. Në këto studime parashikohet ndërtimi i 4 institucioneve të reja arsimore: 1 ҫerdhe, 2 kopshte dhe 1 shkollë 9-vjeҫare si dhe parashikohet ristrukturimi i institucioneve arsimore, aktualisht prezente në territor e përshtatja e tyre me kërkesat në rritje të banorëve. Hapësirat e gjelbra e rekreative, të përcaktuara mbi bazën e standardeve mjedisore janë vendosur në të gjitha zonat e studiuara.

Të gjithë zhvillimet e reja do të kontribuojnë për realizimin e rrugëve dhe hapësirave të gjelbra kompakte, në shërbim të banorëve. Në të gjitha nën-njësitë e studiuara, territori i përdorur për ndërtimin rrugëve, hapësirave të gjelbra përbën 30-50% të gjithë sipërfaqes së truallit. Për të 26 nën-njësitë e miratuara, të interesuarit për zhvillimin e pronës mund të aplikojnë menjëherë pranë Bashkisë së Tiranës, për t’u pajisur me leje ndërtimi. Procesi për marrjen e lejeve të ndërtimit është shkurtuar nga 365 ditë, në vetëm 45 ditë, duke nisur nga momenti i aplikimit.

Aktualisht, në Bashkinë e Tiranës janë drejt përfundimit planet e detajuara vendore edhe për 10 nën-njësi, ndërkohë që për 15 të tjera, planet po hartohen nga vetë ndërtuesit.

Tabela e PDV-ve të miratuara

Nr Nën-njësia Sip. e nën-njësisë m² Kufiri ( Rrugët që e kufizojnë)
1 5/24 33 962 Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Adem Jashari”; Rr. “Sami Frashëri”
2 5/25 46 539 Rr.”Perlat Rexhepi”; Rr. “Janos Huniadi”; Rr. “Ibrahim Rugova”
3 5/28 43 860 Rr.”Kosovarëve”; Rr. “Dora d’Istria”; Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Sami Frashëri”
4 3/21 12 628 Rr.”Arkitekt Sinani”; Rr. “Ramiz Treni”; Rr. “Ramazan Zakja”
5 10/8 25 730 Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Bërxolli”
6 6/10 83 043 Rr.”Haki Stërmilli”; Rr. “Llazi Miho”;

Rr. “Petraq Leka”

7 8/1 10 678 Rr.”Barrikadave”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

8 8/2 31 778 Rr.”Saracëve”; Rr. “Dibrës”;

Rr.”Kostandin Kristoforidhi”; Rr. “Qemal Stafa”

9 8/3 74 506 Rr.”Tafaj”; Rr. “Ali Pashë Gucia”;

Rr.”Saraçëve”; Rr. “Qemal Stafa”

10 8/9 40 419 Rr.”4 Dëshmorët”; Rr. “Riza Cerova”;

Rr.”Dervish Hekali”; Rr. “Thanas Ziko”

11 5/38 54 853 Rr.”Dhimitër Shuteriqi”; Rr. “Tish Dahija”;

Rr.”Robert Shvarc”; Unaza e Re

12 7/25 152 505 Rr.”Frosina Plaku”; Rr. “Ndre Mjeda”;

Rr.”Artan Lenja”

13 9/15 57 051 Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Haxhi Hysen Dalliu”;

Rr.”Ramazan Kasa”; Rr. “Kongresi i Tiranës”

14 9/18 54 937 Rr.”Don Bosko”; Rr. “Estref Frashëri”;

Rr.”Asim Vokshi”; Rr. “Asllan Shahini”

15 9/33 18 051 Rr.”Don Bosko”; Rr.”Asim Vokshi”;
16 7/9 58 850 Rr.”Kavajës”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;

Bulevardi “Gjergj Fishta”; Rr. “Shefqet Musaraj”

17 9/7 22 713 Rr.”Barrikadave”; Rr. “Bardhok Biba”;

Rr.”Dervish Hatixhe”

18 7/33 42 510 Rr.”Dritan Hoxha”; Rr. “Muhamed Gjollesha”;
19 4/15 88 665 Rr.”5 Maji”; Rr. “Jorgo Plaku”;
20 10/15 14 242 Rr.”Kavajës”; Rr. “Kont Urani”;

Rr. “Mihal Duri”

21 10/9 45 506 Rr.”Myslym Shyri”; Rr. “Shyqyri Berxolli”;

Rr. “Ibrahim Rugova”; Rr. “Camëria”

22 2/18 158 188 Rr.”Elbasanit”; Rr. “Unaza e re”;

Rr. “Pjetër Budi”; Rr. “Arben Broci”; Rr. “Kadri Kërciku”

23 4/8 60 420 Rr.”Xhanfize Keko”; Rr. “Kahreman Ylli”;
24 7/22 23 144 Rr.”Bab Rexha”; Rr. “Frosina Plaku”;

Rr. “Ndre Mjeda”; Rr. “Stavri Themeli”

25 5/31 72 059 Rr.”Sulejman Delvina”; Rr. “Sami Frashëri”;

Rr. “Margarita Tutulani”; Rr. “Gjik Kuqali”

26 1/38 42 471 Rr.”Ali Demi”; Rr. “Idriz Dollaku”;

Rr. “Shemsi Haka”; Rr. “Myslym Lela”

 

Filed Under: Sociale Tagged With: per 26 njesi vendore, Plane te detajuar, Tirane

ATHINA ZYRTARE DHE SEGMENTE TË POLITIKËS DHE SHTETIT SHQIPTAR MBAJNË TË NGRIRA MARËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE

August 17, 2013 by dgreca

Nga ARTUR VREKAJ, WORCESTER,MA, SHBA/

Politika shoviniste Greke nuk ka të ndaluar. Edhe në ditët e sotme. Një orkestrim i shkëlqyer si nga Athina, ashtu edhe nga segmente politike shqiptare që u ka mbetur qejfi se nuk janë pjesë e qeverisë së re Shqiptare. Më 16 Gusht 2013 në Përmet të Shqipërisë pas një maratone 16 vjeçare të gjyqeve dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekzekutimin e vendimit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri  që mbahej me forcë prej Kishës Ortodokse të qytetit u bë e mundur në përputhje me rregullsinë ligjore të zbatohej vendimi i formës së prerë. U rihap Pallati i Kulturës. Kuptohet, organet shtetërore shqiptare kanë bërë qorrin dhe shurdhin për kaq vjet edhe për një arsye tjetër, sepse në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare është Anastas Janullatos me kombësi Greke i kurorëzuar si kreu i Ortodoksisë jo në kishë, sepse thirrjet  “Noli!, Noli!” , apo Anaksos dhe kënga patriotike “Për mëmëdhenë!” bënë që shpura e Ortodoksisë ta kurorëzonte në hotel Tirana edhe me pëlqimin e Athinës e të Patriarkanës Ekumenike të Stambollit si për fillim përkohësisht, por, ja që na mbeti peshqesh i vërtetë!

Presidenti i atëhershëm Sali Berisha nuk dha ndonjë mesazh pëlqimi.Pra, karrikja e Ortodoksisë u uzurpua prej 21 vjet e ca ditë sot nga Janullatos, një prift me kombësi Greke duke shkelur me të dy këmbët statutin e Kishës Ortodokse Shqiptare  të cilën Fan Noli e bëri realitet themelimin e Kishës Autoqefale Shqiptare dhe ndarjen përfundimisht nga ndikimi i Athinës fetare dhe zyrtare.

Përse Athina zgjodhi Janullatos  më 1991? I vinte keq për shqiptarët e besimit ortodoks? Po ç’ndodhi më pas? Në në të njëjtën kohë, më 1992 Konstantin Micotaqis, Kryeministër i Greqisë i parashtron Tiranës zyrtare (pozitës së djathtë plebishitare më shumë) si kusht ngritjen e varrezave Greke  në Këlcyrë të Përmetit, Ersekë, Korçë dhe Bularat, Gjirokastër me eshtrat e ushtarëve Grekë që ranë në përpjekje me Italianët në Luftën Italo-Greke.

Shqipëria, ndërkohë aspironte të fillonte negociatat me BE. Dhe Tirana zyrtare u nënshtrua para Greqisë dhe firmosi kushtin e Varrezave Greke në Shqipëri për të filluar implementimin e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Marrëveshja në fjalë u nënshkrua nga qeveritë e të dy  vendeve në vitin 2008, kur u vendos që të ngriheshin dy varreza, një në Bularat të Gjirokastrës dhe një në Këlcyrë të Përmetit. Kisha Ortodokse (Janullatosi) do të administronte anën humanitare të varrezave në këto dy vende?!

Bamir Topi, President i atëhershëm firmosi dekretin: “Dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 256, datë 25.03.2010 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës Greko – Italiane të viteve 1940 – 1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Deputeti Tritan Shehu, i cili, duke ftuar deputetët ta votojnë atë, ka theksuar se me këtë hap shteti shqiptar respekton të rënët në luftë. “Ne nuk duhet të ngatërrojmë gjërat, ndaj duhet të miratojmë marrëveshjen si shenjë respekti ndaj të vrarëve në luftë”, – tha në Kuvendin Popullor, Shehu. Shihni sa bukur!

Marrëveshja kaloi në Kuvendin e Shqipërisë me vetëm 5 vota kundër të deputetëve të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të cilët e cilësuan të papranueshme “legalizimin” e disa varrezave inekzistuese të një ushtrie pushtuese.” sipas  shkrimit “Skandali i varreve, Greqia pranon ekzistencën e varreve pa identitet”, tek gazeta Kombëtare e datës 25 Janar 2013.

Pra, Kosina e Përmetit dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e fëmijëve dhe grave të zonës me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e ndalën projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa vise autoktone shqiptare të Jugut.

Në varrezat e manastirit të Grykës së Këlcyrës, bashkë me eshtrat e ushtarëve Grekë ishte planifikuar edhe vendosja e eshtrave të zhvarrosura në fshatrat e Përmetit. Atje, para se të cilësoheshin zyrtarisht si Varreza Greke me marrëveshje shtetërore, kanë qenë vetëm 36 varre të ushtarëve grekë të vrarë në betejën e malit të Golikut nga trupat e batalionit Italian, “Ujqit e Toskanës”.  Ndërsa sot janë varrosur në manastirin e Këlcyrës  edhe eshtrat e fëmijëve dhe grave shqiptare të Kosinës!! Ndërkaq në marrëveshjen shtetërore shqiptaro-greke u përfshi të varrosej në Shqipëri edhe personeli teknik apo klerikët që shoqëronin ushtrinë Greke gjatë asaj luftës Italo-Greke në tokën shqiptare.

Pas hapjes së pikës kufitare të Kakavijës, kur Karolos Papulias, ishte ministër i Punëve të Jashtme (me origjinë shqiptare nga Voshtina e Çamërisë), sot President i Greqisë e ndali vrapin në vizitën e parë zyrtare  në tokën arbërore tek varret e ushtarëve Grekë në Qafën e Kiçokut në Veri të malit të Trebeshinës. Pra, këtij Papulias i është shpëlarë gjaku i paraardhësve. Edhe Theodhor Pangallos po me origjinë shqiptare po njëlloj të shpëlarë e kishte gjakun përsa i përket Çështje Shqiptare kur kreu detyrën e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë. Dhe ligji i luftës që është ende në fuqi as që i shqetëson!

Pra, ne Shqiptarët e Shqipërisë të keqen e kemi edhe nga këta funksionarë të lartë Grekë me origjinë shqiptare që kanë patur e kanë jo pak rol në ngrirjen e marëdhënieve shqiptaro-greke edhe sot.

Problemi nuk është kaq i thjeshtë sa duket. Filloi një sulm total i Athinës zyrtare pas 1991. Në vitin 1992 filloi zbatimi në praktikë i MegaEladhës. U krye incidenti i Peshkëpisë dhe filloi një luftë e pamëshirshme diplomatike Greke për lirimin e anëtarëve të OMONIA. Ndërkohë, vërshuan bankat Greke të instalohen në Shqipëri  për të thithur edhe ato pak remitanca që sillnin shqiptarët emigrantë dhe u bënë investime për të marrë lëndë të para nga toka shqiptare. U joshën edhe shqiptarë me pensione Greke nëse deklaroheshin me dokumenta se kishin kombësi Greke.  Filloi kumbarizimi i Shqiptarëve të Greqisë që me dashje  dhe me detyrim i bënë që të ndërronin emrat shqiptarë në Grekë. U hapën shkolla Greke në Korçë dhe në Himarë. U ndihmua e u ngjall OMONIA. Zëvëndësministrat e Jashtëm Grekë apo edhe deputetë nuk janë kursyer të vrapojnë në Himarë sa herë atje kishte zgjedhje vendore a qëndrore apo dhe artificialisht sikundër e ndihu qeveria e djathtë shqiptare njohjen e minoritetit Grek në Himarë. Së fundi, në Gusht 2013, Berisha në Facebook, shkroi për herë të parë se nuk ka patur ndonjëherë minoritet Grek në Himarë.

Klasa politike e Tiranës në këto 23 vjet me firma shtetërore dhe mbështetje totale e ka çuar ujin në mullirin Grek të ringjalljes së fantazmës Vorio-Epirit. Ja praktika e Greqizimit të Shqipërisë së Jugut: Me Varrezat Greke në Këlcyrë dhe Bularat,me Agimin e Artë që erdhi në varrezat e Këlcyrës e provokoi si dhe bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë , me mitingjet proGreke të  Korçës, me Kryqin e varrezave të Boboshticës, me Himarën artificialisht të incidentuar sa herë edhe me ndihmën e OMONIA, me traktet në Jug të Shqipërisë kur kryeministër ishte Aleksandër Meksi, me ndalimin e shtetasve shqiptarë të lindur në Çamëri për moshyrje në Greqi , me racizmin më të egër të këtij mijëvjeçari në Europë pas Serbit, me nota verbale diplomatike karshi shtetit shqiptar, me vrasje e torturim të shqiptarëve të pafajshëm të Greqisë që u mbahet peng statusi i nënshtetësisë Greke, sepse janë kombësia e Dytë dhe në total me Arvanitët arrijnë deri edhe katër milionë banorë dhe përbëjnë rrezik për prishjen e ekuilibrit artificial nacionalist Grek, me oreksin e aneksimit të Shkëmbit Barketa në detin Jon pa e respektuar kufirin detar sipas shelfit kontinental për interesa gjeoekonomike e politike, etj si këto.

Por ç’është më e keqja qeveria e Berishës u përfshi edhe në skandalin e firmosjes së një marrëveshje për ujrat detare midis Greqisë dhe Shqipërisë. Edhe më herët  në deklaratat publike për mediat, zyrtarë të lartë të shtetit Grek kanë përsëritur apelin drejtuar Shqipërisë për të zbatuar marrëveshjen shqiptaro-greke të 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave të firmosur nga ministrat e Jashtëm të atëhershëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis. Por me kërkesën e Partisë Socialiste, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e quajti të pavlefshme.

Muajin e kaluar, në korrik 2013, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos ka theksuar, se ratifikimi i marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë do të jetë një nga prioritetet e ngutshme të diplomacisë Greke. Ja si nënvizon shtetari Grek:

“Me Shqipërinë, prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë, deklaroi  Venizelos para komisionit të politikës së jashtme dhe mbrojtjes së parlamentit Grek.”

Pra, Greqia po i sheh interesat e saj me strategji të largët asimilimi e nënshtrimi të shqiptarëve si komb dhe si truall. Edhe pse i sorollat si Shqiptarët e Greqisë dhe shtetin shqiptar deri sa të realizojë me çdo lloj mënyre qëllimet ekspansioniste dhe shoviniste, edhe hapur, edhe para Brukselit, edhe para Amerikës!

Në të njëjtën kohë  Çështja Çamëria u la pasdore nga klasa politike e Tiranës, që ishte e kapur edhe nga Athina zyrtare për interesa finaciare të oligarkëve të rinj shqiptarë që kanë lidhje tregtare me Greqinë. Turpi më i madh kur udhëhiqnin socialistët , më 2004-ën dhe vitin që shkoi është sjellja antikombëtare e deputetëve shqiptarë për Rezolutën Çame e cila, nuk u botua as në Fletoren Zyrtare dhe as që u diskutua për funksionimin e saj. Pra, me një telefonatë të Athinës, Kuvendi Popullor bashkë me Kryesinë që pretendon se e bënë votimin e Rezolutës Çame nuk bënë zyrtarisht botimin?! Pra, të shitur kokë e këmbë para interesave Greke si të Djathtët dhe të Majtët e politikës shqiptare.

Kështu do edhe Athina, t’ja shtrëngojnë edhe dorën Janullatosit, siç ja shtrënguan për 100-vjetorin e Pavarësisë.Bile, edhe ta dekorojnë siç bëri Bamir Topi me Urdhrin e Flamurit! Sa bukur! Lum shqiptaria për këtë klasë politike që ka sot Shqipëria që është shfaqur më së shumti si shërbëtore e Athinës.

Të vimë tek zbatimi i ligjit për lirimin e objektit të Pallatit të Kulturës Naim Frashëri në Përmet më 16 Gusht 2013. Si ka mundësi që Janullatosi heshti? Pse? Nuk është aq budalla Janullatos! Bile, Greqia zyrtare thotë se u bë pa miratimin e qeverisë shqiptare! Po a nuk është kjo ndërhyrje  e pastër e Greqisë në punët e brendshme të një shteti sovran si Shqipëria? Si nuk u ndje Ministria e Jashtme Greke dhe Presidenti Grek Papulias me origjinë shqiptare kur bashkëkombasi i tij, anëtar i Agimit të Artë bëri thirrje për luftë çlirimtare në Himarë? Si ka mundësi? Po Brukseli a trupi diplomatik a ka dijeni për këtë ngjarje?

Pra, pse ka kaq shqetësim Athina? Kur nuk lejohen fëmijët shqiptarë të kalojnë në Greqi edhe pse kanë lindur në Greqi?

Përkujdesja e qeverisë Greke dhe heshtja e Janullatos janë kalkuluar mirë, që Janullatos të mos njolloset se e kemi dekoruar me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, të atij flamuri gjigant që u shpalos në Këlcyrë më 27 Tetor 2012 para Agimit të Artë si dhe flamurit që u rivendos tek Pallati i Kulturës Naim Frashëri në Përmet.

Është kaq delikate marrëdhënia Greko-Shqiptare sepse më shumë zjarrin e shtyjnë Grekët e Athinës, por edhe shërbëtori i tyre Janullatos që josh segemente të politikës shqiptare me kryqin e legjionarëve të shenjtë që erdhën nga burgjet e Kretës dhe dogjën e plaçkitën 300 fshatra shqiptare e therrën shqiptarët e pafaj në Grabockë të Korçës, në Peshtan dhe Hormovë  të Tepelenës, në Kuqar dhe Kosinë të Përmetit, në Delvinë etj njëqind vjet më parë në Shqipërinë e Jugut me masakrat Greke në emër të fantazmës Vorio-Epir.

Ka një heshtje varri nga Tirana zyrtare sa herë që në truallin tonë shqiptar ç’varrosen eshtra shqiptare si në Kosinë apo përdhosen varre si në Boboshticë, ka shkelje të hapura të sovranitetit me thirrje në tokën shqiptare apo dhe në mes të Athinës me këngë antishqiptare!

Pra, kjo është Greqia e përkëdhelura e Europës që na keqtrajton si më 1913-1914? Pse çdoni ju shtetarë shqiptarë të bëjnë më shumë se kaq? Ëndrrën e tyre? Me tjetërsim harte në favor të tyre?

A nuk e shikoni se ujrat edhe ngrohen e zbuten nga Janullatos apo nga interesat e ndyra financiare të shtetarëve Grekë që rropën tokën shqiptare, pasurinë tonë kombëtare e deri sovranitetin me varreza Greke në kufijtë e Epirit të Vjetër që është tokë shqiptarësh si dhe Çamëria e përdjegur dhe e përndjekur!

Prandaj, zotërinj shtetarë  Grekë nuk mban më kurrizi i Shqiptarëve të Greqisë, i tokës shqiptare nën sovranitetin e Republikës së Shqipërisë  që varret sipas oreksit Tuaj dhe merr po bekimin Tuaj me Janullatosin e kompani.

Qeveria e re socialiste shqiptare, e cila është pasardhëse e problemeve që krijoi Berisha dhe Nano apo edhe shtetarëve të tjerë të të dy palëve  Greke e Shqiptare duhet së pari të jetë me vetëdije kombëtare për të ngritur me forcë problemin e Çamërisë, të statusit të Shqiptarëve të Greqisë si dhe të shkuljes  dhe shpënguljes së Varrezave Greke në BE dhe OKB duke i kërkuar falje edhe popullit shqiptar për këto pamendësi kombëtare.

Të shpresojmë që deputetët shqiptarë të rinj dhe të ricikluar ish-komunistë dhe pak demokratë do shfaqen si kombëtarë të vërtetë! Se Greqia nuk ka turp edhe pse e dimë ç’lojë shovinizmi bën edhe kur na buzëqesh në Athinë apo në Bruksel.

Filed Under: Analiza, Sociale Tagged With: dhe shtetit shqiptar, greko-shqiptare, ngrijne marrdheniet, Segmente te politikes

Jeta një shans

August 16, 2013 by dgreca

Me rastin e 100 vjetorit të luftës kundër kancerit/

Nga Mimoza Dajçi/

Jeta  është e bukur e shkurtër, për dikë e hidhur e ndoshta tragjike, por gjithësesi ajo përjetohet nga njeriu në mënyra e kultura të ndryshme. Në 100 vjetorin e krjimit të luftës kundër kancerit nga shoqata me të njëjtin emërtim (American Cancer Society) mori pjesë edhe organizata e gruas shqiptare – amerikane “Shpresë & Paqe” në NY. Festa u mbajt në një nga lokalet luksoze buzë lumit East River quajtur “Marina Del Ray” në Bronx. Qindra njerëz të rinj e të reja, mjekë e aktivistë për të drejtat e njeriut ishin mbledhur në një ditë gushti për të kaluar së bashku një mëngjes buzë ujit të freskët. Përshëndetje, biseda, prezantime e urime dëgjuam e pamë në këtë ceremoni jubilare nga të gjithë të pranishmit. Kishte edhe shumë vajza e gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit. Ishin të lumtura pranë familjarëve e miqve të tyre, të cilat herë pas here i reflektonin këto sjellje edhe me lot gëzimi.

Plot 100 vite që nga dita kur filluan përpjekjet në kurim të kësaj sëmundje të rëndë e me pasoja për njerëzimin. Mijra jetë të mbijetuara, qindra e qindra jetë të shpëtuara, falë kujdesit të personelit të aftë mjekësor amerikan. Por më kryesorja falë komunikimit të pacientëve që trokasin në dyert e mjekut e organizatave që meren direkt me kurimin e kësaj diagnoze të rrezikshme për jetën. Jeta është dhuratë, që vjen vetëm një herë e atë duhet ta jetojë normalisht çdo qënie njerëzore. Vizitat tek mjeku nuk duhet neglizhuzr apo qëndruar indifferent ndaj një shenje që na paraqitet pa pritur e pa dashur në trup. Mentaliteti i vjetër apo injorimi që mund ti bëhet çdo plage të vogël rrezikon jetën me pasojat e saj. Prandaj edhe organizata kundër kancerit ofron këshilla e teste falas për vajzat e gratë që kanë dyshime për ndonjë gjendër sado të vogël në kraharor.

Çdo vit shoqata kundër kancerit përveç mëngjesit në “Marina Del Ray” organizon në muajin shtator marshimin pranë bregut në Orchard Beach. Një plazh i bukur ky me hapësirë të gjerë në periferi të Bronxit, për të cilin është investiuar shumë nga qeveria lokale, si për parqet e gjelbërimin e mirëmbajtur por edhe nga vendosja e shumtë e lojrve zbavitëse, që ndikojnë psiqikisht në shlodhjen e qytetarëve përqark zonës.

Ngjyra që simbolizon luftën ndaj kësaj sëmundje është roza e hapët, me të cilën pregatiten bluza,  kapele e kanceleri të ndryshme për të suportuar e stimuluar mbijetesën, lindjen e fëmijëve nga nëna të prekura më parë nga konceri i gjirit etj. Më shumë jetë se vdekje thonë drejtueset e kësaj organizate, prandaj mos hezitoni të na kontaktoni, ne jemi me ju e për ju vijojnë ato në kumtesat e fletëpalosjet e tyre në mbrojtje të shëndetit të gruas.

Ndërgjegjësimi i fondacioneve, institucioneve qeveritare e individëve të veçantë luan një rol vendimtar për të siguruar mundësitë financiare që kërkon kjo diagnosë me trajtime specifike, pasi ekzaminimi i shpejtë, e fillimi në kohë i një terapie të mundshme ka më shumë shanse për jetë. Kjo organizatë këshillon me çdo kusht; vizitat tek mjeku të jenë mëse të rregullta, për të parandaluar këtë risk të madh. Ka më shumë se 2 miljon gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit në SHBA, e ky sukses i përket teknologjisë moderne e bashëkohore të mjekësisë amerikane, ku kurimet e kancerit të gjirit kanë evoluar shumë në krahasim me vitet e kaluara.

Sipas studiuesve gratë mbi 50 vjeç janë më të rrezikuara për kancerin e gjirit. Sa më shumë lindje normale, sa më shumë kujdes për shendetin, aq më shumë datëlindje do të festojmë, thanë në një takim mëngjesi drejtueset e American Cancer Society në një nga ambjentet e Marina Del Ray Restorant në Bronx. Prandaj thanë ato bashkojuni kauzës tonë, bashkohuni me ne për një jetë më të mirë e të shëndetshme.  Zbulimi i kancerit të gjirit tek gratë dhe kërkesa e tyre për ndihmë përbën një diferencë të madhe mes jetës e vdekjes, prandaj kjo qendër ofron shërbime falas për konsulta e vizita mjekësore, si dhe vullnetarë për të shpërndarë mesazhet në mbrojtje të shëndetit.

Studiuesit e mjekët onkologë theksojnë e japin alarmin e rëndësinë që ka depistimi në kohë, me qëllim që edhe ato gra të prekura me kancerin e gjirit supozohet se shmang rrezikun e kancerit të gjirit në rreth 25 përqind. Gjithashtu kjo organizatë bën thirrje për donacione e suporte financiare për tu fuqizuar e për tju gjendur në kohë të dignostikurve me kancer, pasi këto janë edhe synimet strategjike të tyre për parandalimin e kancerit, ku vet pacienti/ja merr vendimin e zgjedh mënyrën e trajtimit të kancerit, me kimioterapi, antibiotikë apo rrezatime të ndryshme.

Në këtë mëngjes të bukur gushti buzë oqeanit në Throgs Neck New York morën pjesë mjekë, përfaqësues të shtetit e politikës amerikane, përfaqësuese të organizatave jo qeveritare, si dhe gra e vajza të mbijetuanga kjo sëmundje që përbën shqetësim për botën mbarë.

Rosa Williams një nga përfaqësueset e stafit të American Cancer Society duke parë përkushtimin e organizatës shqiptare – amerikane Shpresë & Paqe për rëndësinë që i jep shëndetit e rolit të gruas në veçanti ka filluar bashkëpunimin reciprok e kërkon që kjo organizatë të jetë e pranishme në çdo inisiativë te tyre.

Gusht,  2013

Filed Under: Sociale Tagged With: jeta, Mimoza Dajci, nje shans

TURNEU i 5-të i GOLFIT NË NEW YORK PËR KATEDRALEN E NËNË TEREZËS NË PRISHTINË

June 20, 2013 by dgreca

202 lojtarë të golfit dhe qindra shqiptarë të tjerë marrin pjesë në turne bamirësie, i cili mblodhi 130 mijë dollarë donacione për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë/

Nga BEQIR SINA, New York /

Orangetown – New York: Në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course” shtrirë mbi kodrinat e gjelbëruara të Liqenit Tappan në Pearl River, rrethinat e qytetit të Orangetown – New York, me qëllim vazhdimin e mbledhjes së ndihmave për nevojat e Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, të hënën u zhvillua turneu i 5-të i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”.
Një turne, ky i cili po bëhet tradicional u zhvillua përsëri në fushat e golfit “Blue Hill Golf Course”, aktivitet në të cilin konkuruan 202 golfist amator shqiptar, por edhe shumë miq të tyre amerikan. Në fund të turneut, u organizua edhe një spektakël në të cilin morën pjesë rreth 500 vetë – një mbrëmje Gala kjo shoqëruar me fjalime, muzikë, ushqime e pije të ndryshme.
“Qllimi i Turneut Vjetor të Golfit, është i dedikuar ndihmave, të cilat, po vazhdojnë të japin shqiptarët e Amerikës, për nevojat e Katedrales Nëna Terese në Prishtinë. Por, kësaj radhe për në ndryshim nga katër turnet e tjerë, tha iniciatori i këtij turneu, zoti Anton Raja, një shumë e konsiderueshme e të ardhurave, që u mblodhën nga ky turne, iu dërguan nëpërmjet Dom Rrok Gjonlleshaj, një familje në Kosovë, e cila ka operuar një femijë këtu në SHBA, dhe kërkonte ndihma jetësore “, tha ai.
Raja, theksojë se ky turne ashtu si dhe katër të tjerët janë mbajtur për të njëjtin qëllim, nën kujdesin e një grupi kordinator ose Bordit, duke filluar prej meje – kryetar, Leon Gjoni, Martin Pjetri dhe të gjithë antarët e Brodit drejtues. “Në këtë turne për herë të parë, tha zoti Raja, kanë marrë pjesë adhuruesit e golfit, shqiptar që kishin ardhur nga Florida, Detroti, Pensillvenia, Nju Xhersi, Kenektiket, Kalifornia, Teksasi dhe Çikago. Ai shtoi se nga turneu i së hënës u mblodhën më shumë se 130 mijë dollarë
Në emër të organizatorit, Raja, ka pasur shumë faleminderime dhe mirënjohje për të gjithë ata të cilët i kontribuan me ndihmën e tyre këtij aktiviteti. Për të gjithë ata që i kontribuan aktivitetit më së shumti duke përfshirë me këtë rast, një numër sponsorizuesish, si kompani shqiptaro amerikane prestigjioze makinash, restorante shqiptare, kompani shitje e blerje shtëpish, ndërtim banesash, dhe kompani të ndryshme tepër të njohura. Mes tyre edhe biznesmen dhe kompani amerikane, si kompania e madhe e shtijes së makinave të reja “Route 59 Interstate Toyota – Scion”.

Aktiviteti i golfit “Golf Outing to help build Mother Tersesa Cathedral in Prishtina, Kosova”, ka marrë formën e një bashkimi të, të gjithë shqiptarve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci Mdevegja e Çamëria, pa dallim feje dhe krahine apo ideje
Ky aktivitet, i cili thotë se do të bëhet tradicional, ishte si një paradë e disa prej njerëzve me të sukseshëm të komunitetit Shqiptar në SHBA, sipas fushave të tyre. Në këtë aktivitet fondmbledhës, përveçse bashkë atdhetarve tanë, morën pjesë edhe golfistë amerikanë, klerikë, përfaqësues të Kishës, Katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, lider të komunitetit, disa nga zyrtarët amerikanë përfaqësues institucionesh të kësaj zone, televizionet dhe gazetat shqiptare, në SHBA-ës. Ky aktivitet sipas organizatorit do ta shtrijë në të ardhmen shpërndarjen e ndihmave edhe për spitalet, familjet që kan nevojë për ndihma në Kosovë e Shqipëri, dhe fatkeqësitë natyrore.
Në turneun e 5-të të golfit, i ftuar special si përfaqësues i Katedrales Nëna Tereza në Prishtinë, ishte i dëreguari Ipeshkëvisë së Kosovës, famullitari i Katedrales dhe ekonomi i Ipeshkëvisë Don Rrok Gjonlleshaj,. Ndërsa e nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Hartsdale, New York, Dom Viktori, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, konsulli i Kosovës Fatmir Zajmi, veprimtari i dalluar Harry Bajraktari si dhe vallëtari i mirënjohur i spektaktilit “Dancing with the Stars” Tony Dovolani.
Planifikimi i kësaj ngjarje të komunitetit shqiptarë të Amerikës, për t’a zhvilluar këtë aktivitet të bukur, në fushën e njohur të golfit “Blue Hill Golf Course”, jo vetëm se ka impenjuar seriozisht stafin profesional të këtij klubi, me përvojë, por për të kombinuar shërbimin e tyre të klasit botëror, me atë të shërbimit të lokaleve të tjera me bisnesmen shqiptarë, me shërbime dhe pajisje të mira për të siguruar që kjo ngjarje e veçantë të bëhet e paharrueshëme.
Anton Raja thotë se ” ashtu si dhe turneun e kaluar një ndihmesë të madhe ka bërë stafi i kuzhinës së lokalit të njohur, “Fiorino Ristorante” – Summit – New Jersey, dhe pronari, e veprimtari i dalluar i komunitetit zoti Sabit Bytyqi, anëtari i kryesisë së Vatrës, ushqimet e përgatitur me një shije të lartë profesionale e artistike dhe me një kujdes maksimal, nga shefi i Fiorino Ristorante – Xhilbertoja .Lokali Cena 2000 me Ragip Gjonbalajn, Three Angelina me Sal Haxhibrahimaj edhe ata ishin së bashku me restorantet e tjera, byrektoret dhe piceritë, pjesmarrëse shumë të aftë të përgatisën çdo pjatë me elementet me të plota të menuje restoranti dhe të kënaqin çdo pjesmarrës – të cilët marrin faleminderimet dhe mirënjohjen e çdo pjesmarrësi” tha në fund zoti Raja.
Oragnizatori i këtij aktiviteti fondmbledhës, për të plotësuar sado pak nevojat e ndihmave për Katedralen Nëna Tereze në Prishtinë, veprimtari dhe biznesmeni Anton Raja, vatrani i dalluar, së bashku me zotin Elmi Berisha, kryetar i Vatrës dega Hudson Valley, vatranët Simon Qafa dhe Gjekë Deçkaj, Zabit Bytyçi, Sejdi Husenaj, e tjer, thanë se për të mbyllyr me sukses këtë Turne ata, kishin bërë gjithëçka që tju krijojnë qindra pjesmarrësve, shumica shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e Çamëria, të të tria besimeve fetare, një atmosferë të mrekullueshme, duke u orfuar atyre jo vetem relaksim, sport, por edhe një shije për ushqimin dhe pije të mirë, por natyrishtë dhe tju ofrojë sado pak dashurinë e mallin për vendlindjen: Grykën e Rugovës, Plavën e Gucinë, Malet e Sharit, Korabin, Shpiragun – Tomorin, dhe Alpet e Veriut të Shqipërisë.

Në fund të këtij aktiviteti, me pjesmarrësit, u organizua edhe një koktej si dhe një darkë festive me fjalime të shkurtëra e ndarje çmimesh. Gjatë të cilës, politikanë, dhe veprimtarë të komunitetit morën çertifikata, çmime dhe dhurata të ndryshme, për këtë aktivitet. Ndërkohë, që në fund tri dyshet më të mira, sipas pikëve të shënuara gjatë turneut të golfit, fituan edhe çmimet përkatëse sportive. Ndërsa me intersim u përcoll edhe loja e fatit për të fituara disa sende me vlerë. Ku golfisti shqiptar Zef Berisha fitoi 20.000 dollar ndërkohë që 5 mijë nga këto para, ia dhurojë të ardhurave të mbledhura gjatë këtij turneu.
Mes kësaj atmosfere festive në mbyllje të aktivitetit në mjediset e lokalit Blue Hill Golf Course , qindra shqiptarë, për të përmbyllur këtë fushatë të bukur fondmbledhëse, kaluan një mbrëmje që e “ndezi flakë” me këngë e valle, zëri i bilbilit të Tropojës , këngëtarit të mirënjohur Gezim Nika, dhe orkestrës së tij.

 

Filed Under: Sociale, Sport Tagged With: ne Prishtine, per Katedralen Nene Tereza, Turneu i Golfit

CFARË ËSHTË KRIZA FINANCIARE SIPAS VLERËSIMIT SHKENCOR TË PROF. DR. ADRIAN CIVICI ?

May 23, 2013 by dgreca

 Ne Foto: Pamje nga aktiviteti promovues i zhvilluar ne Universitetin ”Pavaresia” ne Vlore/

NGA GËZIM LLOJDIA/

 Universiteti :”Pavaresia”Vlore promovoi “problemet e zhvillimit ekonomik dhe social perball globalizmit”,promovim i veprës shkencore te prof.dr. Adrian Civicit, permes botimeve të tij: “Dilemate zhvillimit” “lluzionet monetare” “Globalizing ante portas” “Krizafinanciare…apo globale?”Referimi: “Historia e krizave, shkolla e politikes”, nga Rektori Dr.Lavdosh Ahmetaj. Referimi “Një” leksion i vlefshëm për te gjitha moshat dhe profesionet”, i perfaqesuesit te Bashkise se Vlores, Nenkryetarit, Z.llir Banushi.Pershendetje nga Kryetari i Dhomes se Tregtise Vlore,Z.Arben Breshani.Referimi Leksione nga kjo krize” i Dr.Natasha Ahmetaj.Referimi “Kriza greke dhe efektet e saj mbi ekonomine shqiptare”, Dr.Veronika Durmishi.Referimi “Globalizing financiar dhe kriza”,Znj.Klodiana Dautaj.Referimi “Roli i bankave qendrore ne menaxhimin e krizes” Z.FIorian Miti.Fjala e Prof.Dr. Adrian Civici.Seance pyetjesh nga pjesemarresit per Prof.Dr. Adrian Civicin. Dr.Natasha Ahmetaj:”Kriza Finanaciare”.I. Zanafilla. “Nese gjithmone beni cfare keni bere gjithmone, gjithmone do te merrni .cfare keni marre gjithmone.” Gjithshkamire…Ne fundshekullin e kaluar besohej me shume se kurre se kapitalizmi dhe modeli i amerikan i shoqerise se konsumit siguronte mundesi te pafund zhvillimi.Administrata e Bush fokuson perpjekjet per imponimin e modelit perendimor ne gjithe Europen Lindore. Fillon periudha e tranzicionit nga shteti tek tregu.Era e Ten Siao Pin sjell epoken e “ndryshimit te madh”.Vjen epoka e “turbokapitalizem”, qe shoqerohet me sofistikimin e tregjeve dhe produkteve financiare, ose “turbofinancat”.Kemi pra nje moment euforie nderkombetare.Si nje rrufe ne qiell te paster… 2006: Ne SHBA shfaqet kolapsi i “subprime mortgage”, te cilat perbenin 23% te portofolit te kredive imobiliare. Kjo krize coi ne nje renie drastike te vleres se aseteve te shume bankave ne SHBA, duke u shoqeruar menjehere me nje krize mosbesimi ndaj ndermjetesve financiare, e per rrjedhoje, me:nje renie drastike ne tregjet e likujditeteve,bllokim te marrdhenieve nderbankare .bankat krijojne humbje shume te medha. Pranvera e 2007: tronditje e bursave ne SHBA, e krahasueshme me ate te ’29-’32. Brenda disa javesh kemi  renie me mbi 20% te kursit normal.Humbja llogaritet rreth 50 mije bilione USD=GDP globale te nje viti.Komunikim publik intensiv per te terhequr vemendjen e te gjithe aktoreve per permasat reale te krizes. Kembanat e alarmit fillojne te bien. Fjala “krize financiare” fillon te perhapet me shpejtesi.Te gjithe bien dakort: kjo eshte kriza me e madhe pas Luftes se Dyte Boterore. Bota kalon nga situate e “besimit absolut” ne modelin ekonomik actual, ne ate te “dyshimit absolut”.Paul Krugman, nje “neokeynesian” dhe kritik i modelit te Bush, qe u kishte rene kembanave te alarmit qysh me 1989 me “Koha e shpresave te kufizuara”, zgjidhet per cmimin Nobel. A do te jete vetem krize e SHBA-ve apo  Globale?Nje mengjes korriku te 2008, ekonomite me te fuqishme te planetit filluan rrugen drejt depresionit me te dhimbshem te 80 viteve te fundit.Globalizmi na ve te gjitheve ne nje anije .Bie teoria se “efekti i ekonomive te vendeve te zhvilluara nuk ka force te madhe ne ekonomite e vendeve te tjera”.Duhet transformim rrenjesor i natyres dhe sjelljes se kapitalizmit.Tani kerkohet revolucion shumedimensional.Revolucioni shumedimensional perfshin:Revolucion ekonomik: Rikthehet vemendja tek nevoja e nderhyrjes se shtetit.Revolucion gjeopolitik: Ne hierarkine e superfuqive  hyjne edhe superfuqite e Jugut, BIRK+Afrika e Jugut.Revolucion intelektual: Shkurorezim i “aftesise magjike te tregjeve.”Kriza eshte komplekse dhe perfshin te gjithe sektoret. Dalja nga kriza nuk mund te jete individuale dhe as pjesore.Kriza nxorri ne pah “luften e pandershme me buken”: perdorimi  i drithrave per prodhimin e biokarburanteve .Dolen me ne pah problemet e mjedisit.

Diversitet teorish

Opinionet ndahen ne disa grupe:G1.: Faji eshte i modelit kapitalist te ekonomise. Krizat ritmojne dhe kompozojne historine e vet kapitalizmit duke marre shpesh formen e krizave trinjake. G2.: Kjo krize nuk eshte rrenjesore. Nje rregull i ri Boteror u paralajmerua edhe pas krizes se 1970, por nuk u vertetua.G3.: Kjo krize eshte e jashtezakonshme dhe e shumfishte, sepse u shfaq me nje volatilitet shume te madh te treguesve.

Prof. Dr. Adrian Civici Historia e krizave , shkolla e politikës Dr. Lavdosh  Ahmetaj .John Laë ( 21 prill 1671, Edinburg, Skoci – 21 mars 1726) .Pse sistemi I ideuar nga Laë përbënte revolucion? Ishte I tillë në fushën monetare. Sepse u bë për herë të parë braktisja e arit si mjet  I vetëm pagese!Njihet si aventurieri I parë ndërkombëtar  I “lojrave” financiare ose “babai” I financave dhe  i përdorimit të monedhës – letër në vend të monedhës prej ari ose argjendi: PSE?Përmes vëzhgimit !Në Venecia u njoh me teknikat bankare më të përparuara të kohës, duke parë dhe kuptuar se tregëtarët dhe shitësit venecianë  ishin të gatshëm të jepnin monedhën e tyre prej ari në këmbim të monedhës prej letre, pasi ishin më praktikë në përdorim , ruajtje dhe transport. 2. Ideja gjeniale për të krijuar një lloj banke që nuk gjendej në Europë ! Pse? a) Kartmonedha ishte krejtësisht në përputhje me sasinë e arit. b) Laë  mendonte se garantimi I kartëmonedhave mund të bëhet edhe përmes të ardhurave nga pasuritë  e patundshme (toka, pyje, etj)c) Klientët ndiheshin të siguruar se vlera e shënuar mbi kartëmonedhë korespondonte me një vlerë tjetër të trupëzuar në pasuri  të patundshme.c) Europa ishte në fillimet e revolucionit industrial dhe metalet që vinin nga Amerika u bënë më të rralla.Kalimi revolucionar nga sistemi merkantelist tek sistemi I parasë!Tronditja e parë serioze e Ëall Street – it .Kriza e vitit 1792Cila është merita që studiuesit i atribuojnë kësaj krize? Pse ajo shënoi një kthesë në mentalitetin e shtetit modern amerikan? 1. Shteti amerikan nuk mund të ecte në rrugën e zhvillimit pa disa reforma, në formën e një “revolucioni financiar”.2. Shteti i ri nuk e kishte kuptuar si duhej domosdoshmërinë e  modernizimit financiar.3. Nëse SHBA  nuk do të kishte reflektuar thellë mbi këtë krizë  atëherë  nuk do te mund të bëheshin  lider botëror.4.Amerikanet ditën  që te kjo krizë të lexojnë qartë format esenciale.Pyetja më thelbësore :SHBA,çfarë duhet të bëjë një qeveri apo autoritet publik në kushtet e zgjerimit  të një “flluske finaciare” ? Kriza konsiderohet si nje eveniment I rendesishem per teorine ekonomike dhe politike . SHBA ndërtuan 6 elementë të rëndësishëm institucionalë që përbëjnë bazën e sistemeve moderne financiare. 1. financa publike të stabilizuara 2.krijimi i nje banke qëndrore efikase 3. stabilitet monetar .4.një Sistem bankar të mbikqyrur mirë.5.konsolidim dhe transparenc ë e bursës .6.zgjerim I aktorëve të tregut financiarRevolucioni francez , 1789.Faktorët që traumatizuan Parisin.1. organizimi politiko – social (ligji, trupat, rendet2. shpërdorimet financiare , ambicia për të ndërtuar një qytet të ri, përballë pallatit të Versajës . 3. blerja e një gjerdani të artë, i cili kushtonte sa gjyma e buxhetit të Parisit. Paniku i parë bankar në botë , 1797.Sipas ekonomistit David Richardo në veprën e tij: “Parimet ekonomike dhe taksat “ Lufta në të cilën u angazhua Anglia për të ruajtur kolonitë  e vjetra 2. Huatë e mëdha dhënë perandorit të Gjermanisë .3. Parat e shumta dhënë në avancë nga banka e Anglisë. 4. Mundësia e këmbimit dhe mbulimit të gjithë kësaj monedhe letër në ar u bë pothuajse e pamundur . 5. Alarmi nga thashethemetse nje pjese e rezervave te arit kishte dale jashte Anglise, kjo nxiti  vrapin ne bankat e provincave me shprese se, atje mund te kthenin ne ar banknotat e tyre.Shkolla keynsianiste.Përballja e parë e SHBA-së me ciklin ekonomik ,ekspansion – recesion ,e njohur në gjithë botën kapitaliste .Kombinimi i depresionit me spekulimet financiare kriza e parë financiare në SHBA  shënon fillimin e një faze të re në historinë ekonomike amerikane .Shkollat e mendimit ekonomik mbi panikun amerikan të 1819-tës.Shkolla AustriakeP.aniku i 1819-tës, shëenon deshtimin e parë të një politike monetare ekspasioniste mendim i bazuar mbi ciklet ekonomike politika monetare ekstremisht lehtësuese e orjentoj keq ekonominë amerikane, duke e çuar drejt recesionit të pashmangshëm .Konferenca e Paqes në  Paris, 1919Fituesit e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria .Kontradiktat e politikës globale :së pari, SHBA ekspansioniste, ka kredituar  disa fitues të Luftës së Parë Botërore.Europa mbron politiken e ekuilibrit të forcave.SHBA në kundërshtim me ekulibrin e forcave mbrojnë teorinë që, “çdo popull sado i dobët të jetë ka nevojë për ekzistencën e shtetit të tij. Fakt i cili ka krijuar këto  epërsi:1. Cmilitarizimin e Italisë në pellgun e mesdheut 2.Italia s`ka me armiq ushtarak per shkak se Austria kapitulloj në Luftën e Pare Botërore .3.Kontradikta ideologjike ,strategjike  te SHBA ne fituesit e luftes se pare boterore.Kriza  e 1929-1933-shit .Pse Rusvelti e ka fituar duelin e vështirë me Historinë Politike ? Pse modeli i këtij statisti ka interes edhe në  dhjëtëvjeçarin e dytë të shekullit  XXI?së pari:     për mënyrat efektive  dhe politikat më të përshtatëshme të daljes nga krizat financiare !së dyti:            zhgënjimi nga shumë liderë politikë apo qeverisje të këqija!së treti:në mediat botërore është bërë model, për kryeministrat apo presidentët te krahasueshëm me Rusveltin .Pikëpamjet e Rusveltit .Mbron me fanatizëm idenë se shteti duhet të ruajë një rol të rëndësishëm në ekonomi qoftë edhe pa ndërhyrë direkt. .  Shteti duhet të vëmendësohet maksimalisht për korigjimin e devijimeve dhe inefiçencës së tregjeve. 3.  Shteti  duhet të ndjekë e t’i përgjigjet me politike konkrete cikleve ekonomike . .  Shteti duhet te integrojë mekanizma gjenerues e garantues për tregun në mënyrë që, të ketë garanci dhe liri maksimale  të veprimit. 5.  Qeveritë kombëtare  mund të mbrojnë sektorë të veçantë të prodhimit dhe shëerbimit nga konkurenca e huaj, qoftë edhe në kohë të limituar .Kriza  e vitit 1997 në Shqipëri.Shembja e një shteti !Cilat janë arsyet kryesore që përgatitën terrenin për lulëzimin e skemave piramidale ?Kuptimi i gabuar që shqiptarët kishin për kapitalizmin ,ndërkohë që Shqipëria filloi të vlerësohej si një eksperiment laboratorik. Mungesa e instrumentave të institucioneve të rregullimit të tregut  e shoqëruar kjo me depërtimin masiv të kapitaleve , kryesisht në formën e investimeve  dhe transfertave të emigracionit .Dobësitë e bankave publike dhe tregjeve financiare të cilat ju lanë shumë hapësirë e lehtësi ndërmjetësve financiarë informalë .Bursa e Tiranës që mund të ishte një element I rëndësishem në qarkullimin formal të kapitaleve u hap zyrtarisht në maj të 1996, ndërkohë që u tregua mjaft e dobët në tërheqjen dhe qarkulimin e kapitaleve ,hapja e bursës mbeti vetëm një xhest  formal.Konpanitë rentiere nuk deklarojnë burime të të ardhurave të tyre ndërkohë që nuk paraqisnin as një bilanc për kreditë apo interesat që jepnin .Edhe pse disa kompani vepronin si banka ,aktiviteti I tyre finaciar nuk I nënshtrohej ligjit dhe supervizionit bankar apo detyrimeve për një liçencë zyrtare,konsiderohej si një marrëveshje e përbashkët ndërmjet një huadhënësi e një huamarrësi siç parashikohet në kodin civil të Shqiperisë .Bankat shqiptare njoftuan zyrtarisht për natyrën piramidale të firmave e shoqëruar dhe me Ministrin e Financave në tetor 96’ duke paranjoftuar publikun për rreziqet që paraqiste kjo veprimtari financiare.Pse kjo situatë nxiti akoma me shume euforinë e publikut shqiptar drejt këtyre firmave?Kriza Greke dhe Efektet e saj mbi ekonominë shqiptare..Dr.  Veronika Durmishi. “Liria financiare e pakufizuar dhe e               pakontrolluar

rreptësisht me mekanizma dhe instrumenta efikase – mund të prodhojë kriza”  Adrian Civici. Shkaqet dhe indikatorët e krizës greke. Deficiti buxhetor:  12.7 % ( kriteri 3 % )Borxhi publik: 300 miliarde euro.Borxhi ne % ndaj PBB-se:160 %( Kriteri 120 %).Papunesia: 26 % e forces aktive te punes .Importet 2 here me te medha se eksportet .Inflacioni arriti 5.1 % (sipas BQE 2 %).Punonjesit jane paguar 14 paga (12 ).Shuma te medha per pensione te parakoheshme .Kosto e evazionit fiskal: 20 miliarde $.Kapitale te zhvendosura nga Greqia rreth 10 miliarde euro.Statistika buxhetore te kamufluara . Mbi sigurine e depozitave (efekti minimal).Situata nxitese te gjendjes se panikut bankar ne popullate.Mbi kreditimin e ekonomisë shqiptare (reduktimi i kredive ).Mbi investimet në sektorin bankar (rritje e depozitimeve nga kthimi i emigranteve).Ne periudhen 2007-2010, BSH rriti 3 here normen baze te interesit, duke ndikuar keshtu ne oferten monetare, kreditimin dhe normen e inflacionit ne vend. IHD- greke jane 22% (2012 ) të IHD-ve në Shqiperi nga 45 % (2010 ) ose e vleresuar ne  1.2 miliarde euro.Rane ndjeshëm investimet qeveritare  greke në Shqipëri .Eksportet e Shqiperise ndaj Greqise jane ulur, po ashtu dhe importet.Ne kushtet e krizes kompanite greke kane me pak burime financiare ne dispozicion per te investuar ne Shqiperi . Rënia e ritmeve të rritjes ekonomike në Greqi rrit papunësinë dhe varfërinë, e cila prek edhe emigrantët shqiptarë . Në bankat në Greqi janë miliarda euro kursime te shqiptarëve, të cilat duhet të mbrohen nga inflacionet e larta.Rritja e ndjeshme e taksave ne Greqi do beje me të vështire qëndrimin e emigranteve në Greqi.Kthimi masiv i emigrantëve ne Shqiperi do të sjell vështiresi ne punësim. Greqia behet kercenuese per: Spanjen, Portugaline, Italine etj. Në rast falimenti, sistemi bankar europian do të duhet të rikapitalizohet.     Gjermania dhe Franca mund ta përballojnë rikapitalizimin e bankave të tyre me buxhetet e veta, por vendet e tjera ndoshta do të duhet të kërkojnë ndihmë jashtë vendit.   Ndikim ka mbi monedhen euro, kredite ne pjesen me te madhe jane ne      euro, investimet kryesore jane ne euro.   Nga 2010, Greqia ka përfituar nga “trojka” 270 miliardë euro.   “Kemi marrë vendimin t’i përkasim  një bashkimi monetar.Ky është një vendim jo vetëm monetar,  por edhe politik, do të ishte katastrofike nëse i thoshnim një vendi    që ka vendosur të jetë bashkë me ne  se nuk të duam më” -deklaroi Merkel.   në një intervistë  për rrjetin televiziv BBC.

 

Filed Under: Sociale Tagged With: Gezim Llojdia, Rof. Dr. Adrian Civici, Universiteti Pavaresia, Vlore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN
  • ÇËSHTJA KOMBËTARE NË POLITIKËN E TIRANËS TË VITIT 1920
  • Në ditëlindjen e Vaçe Zelës, legjendës së gjallë të këngës, zërit që i dha shpirt një epoke
  • 115 vjet nga Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e flamurit në Deçiq
  • GEORGE POST WHEELER, AMBASADOR I SHBA-SË NË SHQIPËRI (1934) : “SHQIPËRIA DHE BURRAT E SHQIPONJËS…”
  • Përshtypje nga Bashkëbisedimi i AFC-së dhe Mjekëve Gastroenterologë AAGA
  • Një princeshë evropiane përballë traditës shqiptare
  • Arkeologët shqiptarë nën vlerësimin e studiuesit anglez Nicholas Geoffrey Lemprière Hammond
  • E drejta për përdorimin e gjuhës amtare në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT