Rubrika Mjeksore e DIELL-it/
Dr Zekri Palushi (MD)-Australi/
(Vijon nga numri i kaluar)
Të dashur lexues të gazetës”Dielli”/
Siç e lamë nga shkrimi i mëparshëm, sot prap po vazhdojmë me DIABETIN e Tipit të DYTË, (Type 2 Diabetes Melitus, -T2DM),- ndërsa dimë që ato me Tip 1,-(Insulin Dependent), kanë një mjekim ma të thjesht e t’përcaktuar, me t’cilët merren kryesisht Specialistë Diabetolog.
Për diskutim dhe ilustrim, kam marrë një rast konkret, dhe kam dëshirë ta trajtojmë së bashku.
Pacjentja ime Ema, 62 vjeçare, qe diagnostikue me T2D (Diabet i Tipit 2), para 3 vjetësh. Qysh atëherë ajo ka pas shumë t’vështirë me kontrollue glukozën (sheqerin) në gjak, dhe mbi-peshën. Gjatë vizitës së fundit ajo më tha se i duhej t’ngrihej shpesh natën, prej gjumit për t’urinuar. Ajo merr Metformin SR 2gr/d, dhe Gliclazide SR 120mg në mbramje. HbA1c para një muaj, e pati 7.6% (60mmol/mol).
Pra arsyja që ajo erdhi sot për konsultë, ishte ri-shikimi i Diabetit dhe shprehja e shqetësimeve kryesore për të ishin URINIMET e SHPESHTA dhe MBI-PESHA.
Të diskutojmë URINIMET e SHPESHTA: -Siç dimë, T2D favorizon INFEKSIONET bakteriale e fungale në rrugët urogenitale, por në këtë rast duhet të përjashtojmë edhe marrjen e tepërt të KAFEINES, pijeve ALKOHOLIKE, e po kështu të përjashtojmë ndonjë sëmundje të veshkave, dhe HIPERKALCIEMINE (rritja e KALCIUMIT në gjak). Njëherësh s’duhet harrojmë se MBI-PESHA (OBESITY), rëndon Incontinencën Urinare, gjë që mund të jetë edhe shkaku për shpeshtësinë e urinimit në rastin e sajë.
Ndërsa për MBI-PESHËN, (OBESITY), duhet të shikojmë nëse Ema ka ndonjë problem me gjandrrën TYROIDE, Depresionin, Gërrhitje gjatë gjumit (Obstuctive Sleep Apnoea-OSA), si dhe mënyrën e t’ushqyerit. Klasifikimi standart për Mbi-peshën, OBEZITETIN bahet nëpërmjet BMI (Body Mass Index), 25.0-29.9 kg/m2, dhe mbi 30.0 kg/m2. Ema e pati BMI 34 kg/m2, dhe madhësinë e belit 90cm.
Gjatë konsultës, Ema më tregoj se në mëngjez ishte gjithmonë e uritur, prandaj hante edhe një mëngjez të madh, dhe ka fillu me shtue ma shumë në peshë, qysh kur i asht shtue në mjekim GLICLAZIDE. Atëherë, unë mendova se ajo mund të kishte episode të vogla HYPOGLICEMIKE gjatë natës që i shtonin asaj orksin në mëngjez, e si pasojë edhe mbi-peshën. Ema nuk e monitorizonte vetë Glukozën në gjak. Por në pacjentët që marrin anti-diabetik që mund t’shkaktojnë episode HYPOGLICEMIKE, siç janë grupi I SULPHONYLYUREAS, -ku hyn edhe Gliclazide (DIAMICRON),- që Ema asht duke e marrë, duhet të rekomandohet vetë-matja (self-monitoring), e Glukozës në gjak.
Në këtë konsultë, diskutuëm edhe se çfarë Ema mund të bante për të menaxhue peshën, -menagjimi i mirë i secilës PERMIRESON shumë kontrollimin e glukozës në gjak, e po kështu, edhe nivelin e YNDYRNAVE dhe TENSIONIN e GJAKUT (Blood Pressure). Asht’ pa se në njerëzit që kanë humb 5kg peshë, niveli I HbA1c ka ra deri ne 1% ma poshtë.
Aktivitetet FIZIKE, – të moderume, 150 -300 minuta, apo vigoroze, 75-150 minuta në javë, të shoqëruara me reduktimin e marrjes së eneregjive nëpërmjet ushqimit,-SJELLIN PERFITIME të mëdha, -jo vetëm në uljen e glukozës në gjak, e peshës, por edhe në aparatin KARDIO-VASKULAR e CEREBRO-VASKULAR.
Pas një diskutimi t’hollësishëm që patëm me Emën, dhe këshillat që i dhashë në lidhje me ankesat kryesore t’saj dhe mjekimin që merrte, me efektet e pa-dëshirueshme të tij,-ku dihet se kur Gliclazide/DIAMICRON (sulphonylurea), jepet së bashku me METFORMINEN, -shoqërohet me një shtim gati 2 kg në peshën, ndërkohë që edhe sheqeri në gjak s’qe i mirë-kontrolluar (HbA1c e saj ishte 7.6%,- mbi nivelin e dëshiruar, që është nën 7.0%, atëherë, vendosëm që Diamicron-nin ta zëvendësonim me një nga përfaqësuesit e një klase të re,-GLP1 (Glucagon-Like Peptide),- si BYETTA (Bydureon), që ndihmon edhe për humbje të peshës.
DIABETI shpesh kërkon kombinimin e dy ose ma shume ilaçeve, -atëherë kur pacjenti nuk arrinë të kontrolloj nivelin e sheqerit në gjak, me marrjen e një, apo dy anti-diabetikëve.
Asht shumë e ransishme që para se t’fillohet mjekimi me anti-diabetikë,-të kontrollohet FUNKSIONI I VESHKAVE, duke matur CREATININE CLEARANCE-n (CrCl),-pasi dozat e ktyne ilaçeve DUHET të kalkulohen në bazë të nivelit të saj.
Krahas zëvendësimit të Diamicron-it, -Emën e referova edhe tek një DIETOLOGE dhe një Fiziollogjist Ushtrimesh (Exercise Physiologist), dhe e këshillova që të vijë për një konsultë pas 3 muajsh.
Kështu pra ajo erdhi, dhe në t’vërtetë dukej shumë ma e kënaqun me vehten, -më tregoj se kishte pa dietologen dhe kishte marrë pjesë në klasat AEROBIKE dhe YOGA, si rrezultat, -kishte humb 7kg, dhe vazhdonte rregullisht me ushtrimet fizike, duke i shtue edhe 30-60 minuta, ecje të lirë, për disa herë në javë. Po kshtu, niveli I HbA1c ishte ulë në 6.9%.
Ç’far asht HbA1c?- Ndryshe quhet Glycated Haemoglobinë, -matet me një analizë gjaku, dhe tregon përafërsisht mesataren e nivelit të sheqerit në gjak, gjatë një periudhe rreth 3 mujore.
Në lidhje me nivelin e HbA1c, -Shoqata Amerikane e Diabetit rekomandon nivelin <7%, -ndërsa Federata Internacionale e Diabetit rekomandon nivelin <6.5%.
Përfundimisht, – megjithse kemi thanë se “Diabeti asht nana e t’gjitha t’kqiave”,-prap se prap, kjo asht në dorën tonë, -nëse jemi të ndërgjegjshëm, të vullnetshëm, të kujdesshëm dhe t’vendosur për t’pas një jetë sa ma t’shëndetshme e të gjatë ë pa vujtje, në mes njerëzve tonë të dashun, duhet së pari të sfidojmë vehten, -duke fillue me ndalimin e MENJEHERSHEM të DUHANIT, dhe kufizimin në maksimum të pijeve alkoholike.
Jeta aktive jo vetëm që ndryshon trupin tuaj, por ajo ndryshon edhe mendjen tuaj, qëndrimin tuaj, dhe çehrën tuaj. Shëndeti asht jo pesha që humb, por JETA që FITON.
Gjanat e mira vijnë tek at që DJERSITIN.
Mendoj që në shkrimin e ardhshëm të trajtojmë se “Çfarë duhet të dinë diabetikët, në lidhje me URGJENCAT mjeksore që mund t’ju ndodhin, e u KËRCNOJNË JETËN”.
Ndërkohë, nëse keni pytje të ndryshme në lidhje me DIABETIN, -ju lutem mos hezitoni të komunikoni me mue,-nëpermjet Redaksisë së gazetës DIELLI(gazetadielli@gmail.com).