
Dr. Shefqet Deliallisi/
Pak histori
Qindra vjet më parë, diabeti i atribohej ngrënies të sasive të shtuara të ushqimeve të pasura me sheqer dhe miell. Kjo tregon pse shumica e ushqimeve me karbohidrate(sheqerna) i kufizoheshin njerëzve me diabet dhe ata vendoseshin në një “dietë urie,” kryesisht me yndyrna dhe disa proteina.
Nga kjo kohë deri në zbulimin e insulinës, në vitin 1921, karbohidratet te njerëzit me diabet, siguroheshin vetëm nga perimet.
Me zbulimin e insulinës, “dieta urisë” bëri hapa gjigande prapa, ndërsa zgjedhja e ushqimeve të ndyshme filloi të bënte hapa të vogla përpara. Ndonëse frutat ishin kryesisht të kufizara, karbohidratet ishin në rritje, nga 20 % të kalorive në 1921, në sasinë që rekomandon sot.
Sasia e karbohidrateve bazohet në nivelin e glicemisë(nivelit te sheqerit nëgjak) të çdonjerit, peshën, dhe objektivin e çdo lindividi.
Kjo zgjati deri në vitet ’80-të kur u bë e mundur matja, monitorimi i glicemisë (nivelit të sheqerit) në shtëpi nga vete njerezit me diabet dhe bëri të mundur të kuptohej se si disa karboidrate ndikonin realisht nivelin e glicemisë.
Për vite, njerëzit me diabet ishin mësuar të shmangnin ëmbelsirat e koncentruara, të njohura si sheqerna të thjeshta, sepse u ishte mësuar se ato mbingarkonin gjakun me sheqer më shpejt se sheqernat e përbëra (psh. Buka, patatet, orizi…etj) që njihen si karbohidratet komplekse.
Ky ishte spjegimi i përdorur, kur i theksohej njerëzve me diabet sa e rëndësishme ishte shmangia e sheqerit, duke bërë që ata të ndiqnin supozimin se sheqeri ishte i dëmshëm deri ne vitet ’70-të, kur kerkuesit filluan të kërkojnë evidenca se si sheqeri dhe diabeti ndërvepronin.
Në pjesën e më vonëshme të shekullit 20-të kërkues të njohur në fushën e studimeve të diabetit, studiuan të dhënat e publikuara nga shumë studimet për ushqyerjen dhe Diabetin. Ata konkluduan se kishte pak evidece shkencore që të tregojnë se sheqeri tretet (digjestohet) dhe kalon më shpejt në gjak apo se sheqeri e rriste nivelin e shqerit në gjak më shumë se karbohidratet komplekse(buka, makaronat, orizi…).
Njerëzit mësuan se sheqeri kishte impakt të ngjashëm mbi sheqerin në gjak me çdo karbohidrat tjetër. Prandaj përdorimi i sheqrit si pjesë e përmbajtjes totale të karbohidrateve në dietë është i lejuar për njerëzit me diabet, përsakohë që ushqimet që përmbajnë këtë sheqer, zevendsohen me ushqime të tjera karbohidrate (buka, orizi, patatja,etj) si pjesë e balancimit të planit të ushqimit.
Terapia nutricionale (mjekimi përmes ushqyerjes) nuk ka më të bejë me e shmangien e shqerit se sa me kontrollin e mirë të nivelit të sheqerit në gjak.
Në fund të fundit, njerëzit me diabet duhen të mësojnë çfarë të hanë realisht dhe jo idealisht.