
Rreth rrëshqitjes 22 vjeçare të Putin-it nga Burrështeti në Diktator të Terbuem
Roger COHEN *
Përkthimi shqip ashtë nga Sami Repishti, Ph.D.
PARIS.-Tue folë me gjuhen që ai quejti “gjuha e Goethe-s, Schiller-it dhe Kant-it” që ai mësoi gjatë qendrimit tij si oficer I K.G.B.së në Dresden (Gjermani), Presidenti Vladimir V.Putin iu drejtue Parlamentit gjerman, me 23 shtator 2001:
“…Rusia ashtë nji komb europian miqësor” deklaroi ai.”Nji paqë e qendrueshme në kontinent ashtë synimi kryesor i kombit tonë”.
Udhheqsi rus, zgjedhun nji vit ma parënë moshen 47 vjeçare, mbas nji ngritje meteorike nga obskuriteti, vazhdoi me përshkrimin e ‘të drejtave demokratike dhe lirive” si “qellimi kyçi Rusisë në politiken e mbrendëshme.
Anëtarët e Parlamentit (Bundestag) u ngriten në kambë dhe duertrokiten, të prekun nga fryma e ripajtimit që Z. Putin dukej se përfaqsonte në njiqytet si Berlini, që vite të gjata kishte simbolizue ndamjen në mes tëPerëndimit dhe botës totalitare sovjetike.
Norbert Roettgen, nji deputet iqendrës së djathtë që kryesonte Komitetin për politiken e jashtëme të Parlamentit për shumë vjet ishte nji nga ata që u ngriten në kambë. “Putin na bani për vete” tha ai. “Zani ishte krejt iqetë, në gjermanisht, njiza q përpiqet me bindë për ate që thotë. Na kemi arsye me mendue se aty kishte perspektivë për nji bashkëjetesë”.
Sot, çdo bashkëjetesë ashtë coptue! Ukraina digjet, e gjakosun nga nji armatë invaduese. Z. Putin dergoi ushtrinë me konfirmue bindjen e tij se kombësia Ukraine ashtë nji mit. Ma shumë se 3.7 miljonë Ukrainas janë refugjatë dhe numri i të vdekunëve rritet gjatë nji muej luftimesh; zani vicioz I Z. Putin ashtë transformuenë zemrim të nji personi të përçudun që cilëson çdo qytetar rus “fundërrinë e tradhëtar” çdo rus që reziston dhunën e shtërngimit tij diktatorial.
Kundërshtarët e tij, “nji kolonë e pestë” qëdenohet si e manipulueme nga Perëndimi do të përjetojë nji fat të keq”. Z.Putin u betuekëte muejtue shikue planin e tij blitzkrieg nëUkrainëqëdështoi“Nji rus i vertetë, tha ai, duhet të pështyj kundërshtarët si nji mizë që hynë në gojë aksidentalisht dhekështu kryennji purifikim tënevojshëm të shoqënis….”
Kështunuk fliste Kant-I por nji ekzaltuemfashist nacionalist i perziem me nji gjuhë pakuptim të mësueme në rrugt e St. Petersburgut.
Në mes t ketynenjerezve të arsyes dhe t nxitjes, në mes të kësaj dyshe në dukje dy persona tëndryshëm, qendrojnë 22 vjet pushtet dhe pes presidentë amerikanë.
Ndersa Kina ngrihet, dhe Amerika luftoi dhe humbi për gjithmonë luften në Irak dhe Åfganistan, ndersateknologjia lidhisë bashku të gjithë botën, nji enigmë ruse u vendosnëKremlin.
A ka mundësi që amerikanët dhe aleatët e tyne, me eksese, oportunizëm ose naivite thjesht gjykuen gabimisht Z. Putin qysh në fillim? Å por Z.Putin u trasnformue gjatëkësajkohe në nji luftënxitës revanshist ashtu si shohim nasot ose për arsye të provokimeve Perëndimore të imagjinueme, ankesa nërritje, oseintoksikimin mendjemarrës të nji periudhe të gjatë siai ‘covid19’ e qëprodhoi rregulla ‘të izolueme’?
Z. Putin ashtë nji enigmë, por ai asht gjithashtu figura ma publike. I pamë nga kjo perspektivë e ‘lodrës’ së tij pa princip në Ukrainë, nji figur e madhe ecila bashkon nji person që përfiton nga çdo mundsi e Botës së Perëndimit si njI sulm kundr Rusisë, dhe ndoshta kundëratij vetë. Me rritjen e ankimeve hap mbas hapi, vit mbas viti, dallimet u avulluen. Në fakt, ai u ba shteti vet, ai u ba vetë Rusia, fatet e të cilëveu shkrinë neë nji vizion Messianik për restaurimin e lavdisëimperatoriale.
Nga hini I Perandorisë.
“Per Putinin tentacioni qëushtron Perëndimi ka qenë, mendoj unë, kryesisht prirja që ai tëshihte në ate nji instrument për ndertimin e nji imperatorie te madhe” deklaronte Condoleeza Rice,ish Sekretare e Shtetit e cila takoi atedisa herë gjatë fazës së parë të sundimit tij. Ai ishte gjithëherëi preokupuem me 25 miljonë rusë që mbeteshin jashtëkufinjve të NanësRusi për arsye të shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.Përsëri vazhdimisht ai ngrente këte problem. Kjo spjegon përse për ate “…fundi I Bashkimit Sovietik ka qenë katastrofa ma e madhe e shekullit 20”.
Por,në se arsyet irredentiste duken qarte se bashku me dyshimet e spiunazihit të Amerikës, Z. Putin kishte edhe tjera prioritete . Ai ishtenji sherbyes patriotiki shtetit. Rusia postkomuniste e viteve 1990 nen drejtimin e BorisN.Yeltsin,i pari udhëheqës izgjedhun lirisht, kishte deshtue.
In 1993, . Yeltsin urdhnoi sulmin ushtarak kundër Parlamentit me nënshtrue nji kryengritje. 147 persona u vranë. Perëndimi u detyrue me ndihmue Rusinë me ndihmahumanitare aq shumëishte damtue ekonomia e Rusisë, aq e hapun ishte vorfënia e madhe sa që pjesëtë mëdha industriale u shiten vetm për njI kang. Oilgarkt linden si klasë. E gjithe kjo për Z. Putinishte njiferri vertetë. Ishte poshtënimi!
“Ai urrente çdogja që ngjantenë Rusi, e ruente idenë se Perëndimi u desh të ndihmonte” tregon ChristophHusgen, këshilltari kryedlplomati ish kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitet 2005-2017. Manifesti ipare i Z. Putin pr fushatën presidenciale tëvitit 2000 kaqenëi gjithë mbi nevojen me kundërshtue përpjekjet e Perndimit përtransferimine pushtetit nga duert e shtetit në duert e tregut “. “PërRusët”,shkruente ai,“nji shtet I fortë nuk ashte nji anomali meluftue kundër”. Krejt ekundërta!. “Asht burimi dhe garancia e rendit publik, fiilestari dhe forca kryesore për çdo ndryshim”.
Por, Z. Putin nukashtë Marksist, megjithëse ai ktheu himnin Stalinist kombëtar. Ai kishte deshmue shkatërrimin e nji ekonomie të planifikueme, në Rusi dhe Gjermani lindore, ku shërbeu si agjent i K.G .B.s në vitet 1985-1990.
Presidenti I ri Putin do te bashkpunonteme oligarkët të krijuem nga kaosi, tregu I lirë, kapitalizmi e kronizmi- përsa kohë që ata tregonin nenshtrim absolut. Në rast mosbindje, oligarkët zevendsoheshin. Në se kjo ishte demokraci, ajo ishte “demokraci sovrane” nji frazë e përdorun nga strategët e Putinit me theks në “sovran”.
I formuem ne nji shkallë të madhe nga jeta në St. Petersburg, qytet i ndertuem nga Pjetri i Madh në filim të shekullit 18 si “nji dritore kah Europa” dhe nga eksperienca fillestare politike në ate qytet qënga viti 1991 si nëpunës në zyrën e Krytarit të Bashkisë për tërheqje kapitali të huej për investim, duket se Z.Putin ka qenëi hapun, me kujdes, kah Perëndimi në fillim të sundimit tij.
Åi zinte me gojë mundësinë e anëtarsimit në NATO të Rusisë në takimin me Presdentin Clinton në vitin 2.000 njiide që nuku zhvillue asnji herë. Ai përkrahu nji marrëveshje për anëtarsim në Bashkimin Europian, në 1994. Nji Këshillë NATO-Rusi u krijue në 2002. St. Petersburgu rivalizonte me Njeriun Sovjetik.
Këtu kishte nji balancim delikat, për te cilin Z. Putin, i disiplinuem, ishte ipergatitun. “Ju nuk duhet te humbni kontrollin!” i tha ai drejtorit tëflmave Oliver Stone në “Intervista me Putinin” nji dokumentar I vitit 2017. Nji her ai përshkroi veten si nji “ekspert i relacioneve njerëzore”. Deputetët gjermanë nuk ishin tëvetmit që u gënjyen nga ky njeri me cilesi të palëkundshme dhe qellime të pamshirëshme të prpunueme nga operativët e spiunazhit.
“Duhet të mosharroni. Ai vjen nga rradhëte KGB-së dhe gnjeshtra ashtë profseioni I tij. Nuk ashtefaj” thoteSylvia Bermann, ish ambasadore franceze në Moskë që nga 2017 deri 2020. “Ai ishte si nji pasqyrë, tue iu adaptue figurës që sheh në pasqyrë, dhe në mënyren që ashtë instruktue”.
Pak muej para fjalimit të mbajtun në Bundestag, Z. Putin në mënyrë të hapunfitoi besimin e ish Presidentit Bush.Mbas takimit tyne të parë, qershor 2001 Bush tha se shikoi në sytë e tij dhe fitoi nji sens të shpirtit tij dhe gjeti “nji njeri të sinqertë dhe që meritonte mirëbesim”. Z.Yelsinnjikohësisht e portretizoi Z. Putin si nji ndjekës I besueshëm vetëm trivjetmbas ardhjes në Moskë në 1996.
“Putin orientohet pikërisht si nji personë para tjetrit”, Michael Khodorskovski pasaniku ma I madh rus para se të shërbej nji dekade në burg siberian dhe mbasi humbi shoqenine tregetare te tyne me dhune. Ne nji interviste ne 2010neËashington Mr. Khodorskovski më tha. “Në se kerkoni që ai të ju dojë,ju do ta doni ate.”
Ma parë unë kisha pa Z. Khodorkovskin në Moskë në tetor 2003, ka qenë pikërisht diten para arrestimit në apartmentine tij ngaagjentë tëarmatosun për shpërdorim fondesh. Ai kishte fole me mue në ate kohë rreth ambicieve të tia politike- nji faj i pafalëshem dhe I pa pranueshem nga Z. Putin.
Ngritja e nji autoritari.
Ndertesa prej druni e presidentit jaahtë Moskës ishtee rehatëshme por jo e sbukurueme në vtin 2003. Gusti personal i Z,Putin nuk ishte rrite akoma në shkallën e madhënishme. Rojet e sigurimit siileshin për rreth, shikojshin në TV-ne herë mbas hererrobet modele në Milan dhe Paris.
Z. Putin, më bani të pres për nji kohë të gjatë, si e ka zakonpër disa orë. Duket si njI demonstrim i vogël I të mëdhejve, nji e metë e vogël panjerëzilleku që ai do tëtregonte edhe me Condoleeza Rice,tëngjashme me prumjen e qenit nëtakimin me kancelaren Angela Merkel, kur e dinte se Zonja Merkel kishte frikë nga qentë. “Unë e kuptoj pse aiverpon kështu; ai don të provojë se ashtë burrë” spjegoj Merkel.
Kur intervista me tre korrespondentë të The Neë York Times ma ne fund filloi Z Putin ishte i përzemërt,i përqendruem dhe irehatshemnë detajet e bisedës. “Na qendrojmë fortësishtnë rrugën e zhvillimit të demokracisë dhe të ekonomisë s tregut” tha ai, e shtoi:” Nga pikëpamja e mentalitetit dhekulturës populli I Rusisë ashtë europian”.
Ai foli per “marrdhanjet e ngushta dhe të mira tëAdmnistratës Bush me gj ithë fushatën në Irakdhe tha:” parimet kryesore t humanizmit”- te drejtat e njeriut, liria e fjalës- mbeten bazike për të gjithë kombet; “mësimi ma I madh I arsimit, tha ai,“ka qenërespekti për ligjin”.
Në ate koh, Z.Putin kishte dermue median e pavarun. Kishte ba nji luftë barbare në shkatërrimin e Grozny-t, kryqytet I Çeçnia-s, dhe emnoi zyrtarë të Sigurimit- të njohun si siloviti (njerëz të fortë)- front dhe qendër e qeverisë tij.Shpesh herë ata ishinmiq tëvjetër nga St. Petersburgu, si Nikolai Petrushev, sotsekretar i këshillit të sigurimit të Z. Putin.Pika e parë e njioficeri tëSigurimit asht dyshimi.
Kur u pyet për metodat e tia, presidenti u shqetsue, dhe sugjeroi se Amerika nuk mund tëreklamojë nji nivel moral të naltë. “Na kemi nji proverb në Rusi” tha ai. “Nuk duhet kritikue pasqyra në se ju keni nji hundë të shtrembët”.
Pershtypja ma e fortë ka qen ajo e nji njeriu tëdyzuem mbrapa nji shikimi të patundun. Michael Eltchaninoff, autori francez I iibrit “Mbrenda mendjes së Vladimir Putin-it” thote se ishte “nji siperfaqe e zbukurueme me liberalizem në fjalimet e tia në vitet e para të 2.000” por apeli që kishte ideja e rivendosjes së nji Rusie me pushtet imperial dhe kështu me u hakmarrë kundër idesë së nji Rusie të perceptueme si meturinë që Presidenti Obama mund të quente”nji fuqi regjonale”, ka qenë gjithmonë nji nevojë urgjente për Z. Putin.
I lindun në vitin 1952 në nji qytet që quhej Leningrad, Z. Putin u rrit nen hijen e nji lufte të Sovjetëve kundër Gjermanisë naziste, e njohun si Lufta e Madhe Patriotike për Rusët. Babaji tij u plagos randë, nji tjetër vëlla ma I rritun vdiq gjatë 872 ditëve të rrethimit nazist të qytetit, dhe nji gjysh i tij kishte punue si kuzhinier për Stalinin. Sakrificat e shumëta të Ushtrise së Kuqe nëdisfatën e Nazismit nuk ishin abstrakte,porkonkrete mbrenda familjes tij modeste; ashtu si për shumë Rusë te breznisë tij, Z. Putin mësoi që në moshëtë re se, ashtu si ethonte ai : “I dobti rrahet!”.
Perëndimi nuk e vlerësoi si duhet forcen e mitit Sovietik, sakrificat ushtarake dhe revanshizmin tek ai”.” Z. Eltchaninoff , gjyshët e të cilin ishin të gjithë rusë, tregon:” Ai beson thellësisht se njeriu Rus ash i pergatitun me sakrifikue vehten për nji ide, ndersa Perëndimort preferojnë suksesin dhe konfortin”. Z. Putin pruni në nji farëmase ndjenjen e atij konforti në Rusi në tetë vjetët e para të presidencës. Ekonomia eci përpara, investimët e huaja u rritën. “Ka qenë ndoshta periudha ma e lumtun në historinë e atij vendi, me nji masë prosperiteti dhe nivel lirie të pa pamë ndonjI herë në historinë e Rusis.” thotëZ. Gabuev, bashkpuntor I vjetr I Carnegie Moscoë Center.
Z.Gabuev, ashtu si mijra të tjer liberalë të Rusisë ka ikë n Istanbul që kur filloi lufta me Ukrainn, dhe shtoi se“ka shumë korrupsion dhe përqendrim pasunie, por gjithashtu mjaft anije që po dalin në sipërfaqe. Dhe mos harroni, ne 1990 -at çdo njeni ka qene I vorfen si miu në kishe…. Tashti, klasa e mesme ka mundësi me shkue në Vietrnam ose në Turqi për vakanca.
Problemi për Z. Putin ka qenë se tue diversifikue ekonominë, sundimi I ligjit ndihmon. Åi ka studjue drejtësineë në Universitetin e St. Petersburg dhepërsëriste se respekton ligjin. Në fakt, mbajtja e pushtetitu tregue se ishte magneti i tij. AI kishteneveri për sjelljet legaliste. “Përse duhej që ai të bashkëndante pushtetin kur ai kishtemundësi me jetue me vajgurin,gazin, dhe pasuni tjera natyrore, dhe mjaft shpërndamje me plotsue nevojët e mbajtjes popullin të lumtun?” Z. Gabuev deklaron.
*Shenim: Versioni origjinal I këtij shhrimi në anglisht ashtë puna e Z. Roger Cohen, me qendër ne Paris, autor, dhe nji nga analistëtma tënjohuntë botësgazetareske. Përkthimi shqip ashtë nga Sami Repishti, Ph.D.- dhe mirënjohja e tij për autorin.
Artikulli u botue në gazetën prestigjoze The New York Times të datës 27 mars 2022, ff.1e16, të cilën e falënderojmë.
====================