
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dhe gazeta Dielli shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e përzëmërt për patriotin, biznesmenin dhe veprimtarin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës z.Eris Cali.
Mbështetës i jashtëzakonshëm i aktiviteteve shqiptare në Michigan, inovator, vizionar, humanist e atdhetar, Eris Cali është ndër djemtë e shkëlqyer të komunitetit tonë që me arritje, sukses e menaxhim ka krijuar një emër të nderuar e të respektuar te shqiptarët e Amerikës. Z.Cali kontribuoi me shumën prej 5,000 USD në mbështetje të organizimit të Darkës së Flamurit Kombëtar që zhvillohet në New York më 27 nëntor 2026.
Ky kontribut fisnik frymëzon dhe tregon respekt ndaj traditës historike të Vatrës, trashëgimisë kombëtare dhe historisë së shqiptarëve të Amerikës.
Eris Cali, mirënjohje dhe faleminderit për mbështetjen ndaj Vatrës e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.