


Endrit Himaj/
Në datat 9 dhe 10 qeshor 2023, qyteti i Waterbury-it do ishte vendi ku u zhvillua një ngjarje e veçantë – Festivali Shqiptar. Kjo festë e madhe do të shënojë një pikë kulmore për komunitetin shqiptar në zonën e Waterbury-it dhe prezantojë për të gjithë të interesuarit një pjesë të bukur të kulturës dhe identitetit shqiptar.
Festivali bmajti në qendër vëmendjen e vizitorëve me një gamë të gjerë aktivitetesh, për të përjetuar, kuptuar dhe festuar kulturën shqiptare në të gjithë spektrumin e saj. Nga muzika tradicionale e shqiptare, deri te kërcimet tradicionale dhe veshjet karakteristike të grupit folklorik, secili detaj i organizimit siguroj që vizitorët të shijojnë një përvojë autentike shqiptare.
Stivat e ushqimit tradicional u shpalosen në hapësirën e festës, duke sjellë në jetë aromën dhe shijen e bukur të kuzhinës shqiptare. Mishrat e pjekur në furrë dhe byrekët me djathë, domate e spinaq, frymezuan shijet dhe përzierjen e shijes karakteristike të kuzhinës shqiptare. Gjithashtu, kishte mundësi për të provuar pite, qofte, embelsira, dhe shumë specialitete të tjera, duke sjellë një atmosferë të bukur gastronomike për të gjithë pjesëmarrësit.
Festivali ofroji edhe një seri aktivitetesh të shumëllojshme për fëmijët. Ata kishin mundësinë të marrin pjesë në lojëra tradicionale, të vizitojnë zona të veçanta ku do të mund të mësojnin mbi historinë dhe trashëgiminë e Shqipërisë, si dhe të merren me aktivitete artistike dhe artizanale.
Por festivali nuk ishte vetëm një shfaqje e trashëgimisë kulturore. Ai ishte edhe një mundësi për të bashkëpunuar dhe për të ndërthurur lidhje të reja mes komuniteteve. Festivali solli së bashku jo vetëm shqiptarët, por edhe të interesuarit dhe kuriozitetin e qytetarëve të tjerë të Waterbury-it dhe zonave të tjera për të njohur dhe të kuptuar më mirë këtë kulturë të pasur. Kishte perfaqesues nga qyteti i Waterbury-it dhe nga shteti i Connecticut-it.
Në fund të festivalit, çdo vizitor u largua me një shpirt të mbushur me emocion dhe vetedije per kulturen e trashegimine tone kombetare. I lutemi Zotit te na ruaj memedhene.