-Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta studentore 1997 në mbrojtje të arsimit shqip/
-Për në Velani, ku nisi protesta, janë drejtuar dhe tanket, në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës, raportoja nga vendngjarja për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000 studentëve shqiptarë protestues në 1 tetor 1997 – para 19 viteve/
-Një ditë para protestës Këshilli Organizativ rikonfirmonte vendimin: “Pas takimeve që patën përfaqësuesit e studentëve në Këshillin Organizativ në nivel të Universitetit të Prishtinës, për protestat paqësore studentore, me presidentin e Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomatëve europianë dhe amerikanë, qe qëndruan dje në Kosovë, konfirmojmë edhe një herë që protestat do te fillojne më 1 tetor 1997”/
-Presidenti Thaçi: Protesta studentore e para nëntëmbëdhjetë viteve, një faqe e ndritur e historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë/
-SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 1 Tetor 2016/ Sot në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, e para 19 viteve, 1 tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe.
Një ditë para protestës Këshilli Organizativ rikonfirmonte vendimin: “Pas takimeve që patën përfaqësuesit e studentëve në Këshillin Organizativ në nivel të Universitetit të Prishtinës,
për protestat paqësore studentore, me presidentin e Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomatëve europianë dhe amerikanë, qe qëndruan dje në Kosovë, konfirmojmë edhe një herë që protestat do te fillojne më 1 tetor 1997”. Kështu citoja vendimin e Këshillit Organizativ në raportimin që kam bërë për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë – ATSH në 30 shtator 1997.
Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 19 vitesh, në 1 tetor 1997, drejtpërdrejtë nga protesta raportoja për ATSH se “në Prishtinë ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”, se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar”, dhe theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kane dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja në raportimin nga nga Prishtina në Tiranë përmes telefoninit në 1 tetor 1997.
Raportimin e bëja edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.
“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja për ATSH, e cila që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000 studentëve shqiptarë protestues bënte të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”, siç theksoja në raportime në 1 tetor 1997 – para 19 viteve.
Sot, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përkujton se, “para nëntëmbëdhjetë vitesh, studentët e Universitetit të Prishtinës treguan vendosmërinë dhe guximin për të drejtat e tyre për të studiuar në objektet universitare. Ata, përkundër masave represive që ndërmori policia serbe dhe çdo përpjekjeje politike për t’i ‘kontrolluar’, demonstruan paqësisht vullnetin për arsimim, liri dhe demokraci”.
“Studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në demonstratën e një tetorit 1997 shënuan një faqe të ndritur të historisë së rezistencës së Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, vlerëson Thaçi.
“1 tetori i ’97-s, pikë kthese në historinë më të re të Kosovës”, është një titull balline sot në shtypin e Prishtinës në 19-vjetorin e protestës së Lëvizjes Studentore.
Ish-drejtuesit e kësaj lëvizje, Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi dhe Ernest Luma, kanë deklaruar për gazetën “Epoka e re” se ky organizim i studentëve, i mbështetur edhe nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, ka ndryshuar rrjedhën e zhvillimeve politike në Kosovë. Sipas tyre, ajo protestë ishte edhe një mesazh i qartë për klasën politike të kohës.
“1 tetori i vitit 1997 është një pikë kthese në historinë më të re të Kosovës, e cila kishte si objekt universitetin, por synim kryesor kishte çlirimin kombëtar, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, citon gazeta.
RAPORTIME-30 SHTATOR 1997:
https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/izCKtqqUjSs/RWH7-u3CFCsJ
PROTESTAT NE KOSOVE FILLOJNE ME 1 TETOR -Keshilli Organizativ
PRISHTINE, 30 shtator /ATSH-Behlul Jashari/ – Keshilli
Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines vendosi dje
qe protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te
pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor,
beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te
Studenteve, Albin Kurti.
“Pas takimeve qe paten perfaqesuesit e studenteve ne
Keshillin Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines,
per protestat paqesore studentore, me presidentin e Republikes
se Kosoves dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomateve
europiane dhe amerikane, qe qendruan dje ne Kosove, konfirmojme
edhe nje here qe protestat do te fillojne me 1 tetor 1997”,
thuhet ne vendimit e Keshillit Organizativ.
Unionit i Pavarur i Studenteve te Universitetit te Prishtines.
do te jape sot nje konference per shtyp./MY/kled/
PROTESTAT PAQESORE NE KOSOVE DO TE FILLOJNE NESER PARADITE
PRISHTINE, 30 shtator /ATSH/- Ne Kosove protestat paqesore
studentore per lirimin e objekteve te pushtuara arsimore do te
fillojne me 1 tetor ne oren 10:30, -behet e ditur per ATSH-ne
nga Keshilli Organizativ i Universitetit te Prishtines.
Protestat e studenteve, te debuar 7 vjet me pare nga objektet
shkollore dhe universitare prej autoriteteve serbe do te fillojne
me marshimin drejt qendres se qytetit te Prishtines, ku do te
kalohet pergjate shetitores kryesore te qytetit dhe me pas ne
lagjet e tij.
Studentet do te mbajne distiktiva si shenja identifikuese
dhe eshte kerkuar qe ata te jene te veshur me te bardha nga
brezi e lart. Ne protesta nuk do te kete brohoritje, pasi te gjitha
mesazhet dhe kerkesat e studenteve do te jene te shkruara neper
pankarta.
Kujdestaret per mbajtjen e rendit do te jene studente qe do te
mbajne shirit te kuq, kurse studentet vezhgues te protestave
do te mbajne shirit te kalter.
Ne kete menyre do te veprohet edhe ne qytetet e tjera te
Republikes se Kosoves, ne te cilat ndodhen shkollat e larta te
Universitetit te Prishtines.
Keshilli Organizativ i ka bere thirrje qytetareve qe te
solidarizohen me kete proteste paqesore te studenteve duke dale
se bashku me ta ne rruge dhe duke iu nenshtruar me perpikeri
strategjise se studenteve. Qytetaret duhet te jene te qete e te
heshtur, -kumtohet nga Keshilli Organizativ.
Sot ne Prishtine, nje dite para fillimit te protestave,
Unioni i Pavarur Studentor do te zhvilloje nje konference
shtypi. /B.J/AG/kled/
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-30.ata.html
[01] PROTESTS IN KOSOVE START ON OCTOBER 1 – Organizational Council
PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – By Behlul Jashari: The Organizational Council of the University of Prishtine decided yesterday that the peaceful protests of the students to have the school and university building released will start on October 1, one of the leaders of the Independent Students’ Union, Albin Kurti, said.
“After the meetings that representatives of the students in the Organizational Council had with regard to peaceful students protests with the President of the Republic of Kosova Dr Ibrahim Rugova, and with the delegation of the European and American diplomats, in Kosove yesterday, confirm once more that the protests will start on October 1, 1997,” says a decision of the Organizational Council.
The Independent Students’ Union of the Prishtine University will give a news conference today. my/kled/xh/
Albanian Telegraphic Agency
[03] PEACEFUL PROTESTS IN KOSOVE WILL START ON OCTOBER 1 BEFORE NOON
PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – Peaceful protests of the students in Kosova for the release of the occupied school buildings will start on October 1, at 10.30 a.m., the Organizational Council of the Prishtine University told ATA.
The protests of the students who were not allowed by Serbian authorities to attend classes in their school and university buildings 7 years ago, will start marching towards the Prishtine city centre, passing through the main boulevard and then to city quarters.
The students will carry badges and they are asked to wear white blouses or shirts. During the protests the students will not chant any slogan because all the messages and demands of the students will be written in placards.
The people to keep order during the protests will be students wearing a red ribbon while the students who will observe the protests will have green ribbons.
The same procedure will be followed in other cities of the Republic of Kosova where there are affiliates of the University of Prishtine.
The Organizational Council appealed to citizens to side with the peaceful protests of the students by joining them on the streets and strictly respecting the strategy of the students. The citizens must be calm and silent, says the Council.
Today, one day before the beginning of the protests, the Independent Students’ Union will hold a news conference. bj/ag/kled/xh/k
Albanian Telegraphic Agency
RAPORTIME- 1 TETOR 1997:
https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/mjLGD2xVlpI/jLmmVXWhRjIJ
POLICIA NDERHYN ME GAZ LOTJELLES NE PROTESTAT E STUDENTEVE NE
PRISHTINE
PRISHTINE, 1 tetor /ATSH-Behlul Jashari/ – Policia serbe
bllokoi studentet shqiptare protestues ne Prishtine dhe u dha
ultimatum per shperndarje. Rreth ores 11:50, policia nderhyri
duke perdorur gazlotesjelles ne lagjen Velania, ku ishin mbledhur
studentet. Per ne Velani jane drejtuar dhe tanket. Nderkaq
forca te medha policore kane rrethuar Rektoratin e
Universitetit te Prishtines. Nje pjese e studenteve eshte
shperndare.
Ne Mitrovice protestuesit paqesore, studente te Fakultetit
Xehtaro-Metalurgjik e te Shkolles se Larte Teknike kane marshuar
rreth tre kilometra dhe pastaj jane ndaluar nga policia.
Kercenimit te dhunes ata i jane pergjigjur paqesisht dhe jane
kthyer ne vendin e nisjes.
Nga Vushtrica mesohet se ne te gjitha rruget, e sidomos ne
ato te drejtim te Prishtines, kishin ardhur perforcime te forcave te
policise, te cilet penguan nisjen e studenteve dhe qytetareve
te tjere per ne Prishtine. Edhe ne Vushtrice mbizoteron atmosfera e
tensionuar.
Studentet protestojne ne pergjigje te nismes se Unionit te
Pavarur Studentor per te kerkuar kthimin ne mjediset e tyre
shkollore, nga te cilat administrata serbe i deboi me force
shtate vjet me pare. /cela/pas
PRISHTINE: NDERHYRJA E POLICISE SERBE SHKAKTON TE PLAGOSUR NE
RADHET E STUDENTEVE SHQIPTARE
PRISHTINE, 1 tetor/ATSH/ – Ne Prishtine ka shume studente
te plagosur pas nderhyrjes se policise serbe ne protesten
paqesore te dites se sotme, te organizuar nga Uninon i Pavarur
Studentor i Kosoves, njofton Keshilli i Studenteve per Sherbime
Mjekesore.
Nje numer studentesh dhe profesoresh jane rrahur nga
policia nderkohe qe ka shume te arrestuar, te cilet me furgone
dhe autobuze dergohen ne stacionet e policise serbe dhe ne
burgje, ben te ditur me telefon korrespondenti i ATSH-se ne
Prishtine.
Edhe pse studentet kane ndenjur ulur, si shenje e
reagimit paqesor ndaj dhunes se eger, policia eshte versulur
brutalisht mbi ta me shkopinj gome dhe me mjete tjera. Me kete
rast jane rrahur edhe shume vajza – studente te Fakultetit te
Mjekesise sepse donin te ndihmonin studentet e lenduar.
Sipas korrespondentit te ATSH-se, pas ores 1300 Qendra
Studentore ne Velani dukej e shkrete. Ne vend te mbi 30 000
studenteve dhe protestueseve te tjere, hapesiren e kane pushtuar
forca te medha policore me autoblinda, tuba uji dhe armatime nga
me te rendat.
Forcat policore kane bllokuar edhe ndertesen e rektoratit.
“Ne rektorat jane strehuar shume studente te lenduar,
ndersa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjelles. Policet e
egersuar po shqyejne neper sheshe e rruge pankartat e studenteve
protestues. Ne tere qytetin e Prishtines, ku kane dale mbi 100
000 qytetare, perkunder shtetrrethimit policor, mbreteron nje
atmosfere teper e rende dhe e jashtezakonshme”,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina.
Unioni i Pavarur Studentor i Kosoves ka filluar sot
organizimin e protestave paqesore per lirimin e ambjenteve
shkollore, nga te cilat studentet shqiptare u debuan me force
shtate vjet me pare. /sara/
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-10-01.ata.html
[05] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.
In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed. xh/
Albanian Telegraphic Agency
[08] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the Albanian students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.
In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed.
The protesting students of the Xehtaro-Metallurgical Faculty and of the High technical School in Mitrovice have marched about three kilometers and then have been stopped by police. They have peacefully turned back to the starting place after threats and violence.
Through all the streets in Vushtrice, especially through those leading to Prishtine, arrived reinforcements of police forces who prevented the flux of other students and citizens towards Prishtine. A tense situation is prevailing in Vushtrice too.
The students are supporting through their protests an initiative of the Independent Student Union to demand their return to the school premises from which the Serbian administration has forcefully expelled them seven years ago. cela/pas/xh/k
Albanian Telegraphic Agency
[09] ALBANIAN STUDENTS INJURED DUE TO SERB POLICE INTERVENTION IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in the peaceful protests today, the Students’ Council for Medical Services reports.
The protests have been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.
A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone. sara/lm (more)
Albanian Telegraphic Agency
[10] ALBANIAN STUDENTS INJURED BY POLICE IN PRISHTINE
PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in a peaceful protest today, the Students’ Council for Medical Services reports.
The protest has been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.
A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone.
Although the students have been staging sit-down protests as a sign of peaceful reaction to savage violence, police have brutally interfered with batons and other means. Many young women, students of the Medicine Faculty have been beaten because of wanting to help the harmed students.
According to the ATA correspondent, after 13.00 the Students’ Centre in Velani seemed deserted. Instead of 30 000 other students and other protesters, the area was occupied by large police forces supported by armoured vehicles, water cannon and heavy armours.
The police forces have also blocked the rectorate building.
“Many injured students are sheltered in the rectorate, into which tear- gas penetrates. The angry police are tearing to pieces placards of the protesting students.”
“A very tense and unusual atmosphere is prevailing over the whole city of Prishtine, where over 100 000 citizens have taken to the streets, despite police curfew,” the ATA correspondent reports from Prishtine.
The Students’ Independent Union of Kosove started today the organisation of peaceful protest to demand access to school premises, from which the Albanian students were forcibly removed seven years ago. sara/lm/k