Ish-konsullja e Përgjitshme e Shqipërisë në Milano Nausika Spahia ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj saj të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati.Në një deklaratë për mediat, Spahia I ka cilësuar si shpifje akuzat ndaj saj duke theksuar se sulmet ndaj saj janë politike.
Deklarata e plotë
Jam e detyruar të reagoj për atë që mund ta quaj një fushatë shpifjesh e mashtrimesh në lidhje me aktivitetin e Konsullates së Shqipërisë në Milano.
Po paraqes më poshtë nje informacion të detajuar, që hedh poshtë në çdo pikë akuzat qe me drejtohen nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme.
1)Menaxhimi i pasaportave biometrike me call center.
Kryeministri dhe Ministri gënjejnë në mënyrë të paskrupullt kur shprehen për abuzime me shërbimin call center.
Si per cdo veprim tjeter, ashtu edhe ne kete rast, MPJ ka qene e informuar ne detaje gjate gjithe kohes.
Marrja e vendimit per menaxhimin e situates emergjente dhe kritike ne momentin e daljes jashte perdorimit te pasapartave te vjetra, eshte bere ne koordinim te plote me kabinetin e Ministrit Haxhinasto i cili ka dhene aprovimin dhe udhezimin qe pervec Call center, te ofrohet sherbimi edhe nepermjet platformes elektroike (email). Ky aprovim eshte dhene nga Kabineti i Ministrit Haxhinasto dhe firmosur nga Drejtori i Drejtorise Konsullore Z. Bala. Nderkohe qe ne shkesat e mia te protokolluara (p.sh. nr prot. 57, dt 26.03.2012 drejtuar Drejtorit te Kabinetit te Ministrit Haxhinasto, Z. Ilir Melo dhe percjelle edhe Drejtorit te Drejtorise konsullore, Z. Bala) kerkoj nder te tjera qe te aktivohen numra jeshilë, pra falas, per qytetaret.
Komunikimi me Kabinetin e Ministrit dhe Drejtorine Konsullore eshte i protokolluar prane MPJ, Konsullates ne Milano dhe Ambasades Shqiptare ne Rome.
2) Ministri i Jashtem Bushati deklaron mbylljen e Call Center nga ana e qeverise Rama.
Gënjen, sepse mbyllja e kontrates me Call center eshte bere me kerkesen time menjëherë pas reduktimit drastik te kerkesave per aplikime. Kjo ndodhi pa ardhur akoma në detyrë qeveria Rama. Kopje e zgjidhejs se kontrates eshte percjelle ne MPJ. Pra Ministri Bushati po genjen hapur qytetaret shqiptare.
Call centeri ka qene nje zgjidhje e perkohshme ne nje situate emergjence, me e mira zgjidhje e mundeshme ne ate moment dhe mbi te gjitha e bashkagjestisur dhe me miratim te MPJ e cila ka cdo kopje kontrate dhe detajim te veprimeve konsullore.
Thene kjo, call centeri ka qene nje nga zgjedhjet e munshme per qytetaret te cilet kane pasur ne dispozicion edhe emailin, postën, apo paraqitjen direkt ne zyre.
3) Ministri mashtron hapur për 45,000 euro per kompanine e Call Centerit
Asnjehere nuk kam firmosur qe te transferohen 45,000 euro per asnje kompani. Eshte vetem shpifje qe e degjoj ne media.
MPJ merr nga konsullata çdo muaj raport te hollesishem financiar mbi gjendjen bankare dhe mbi pagesat e bera. Ka çdo pasqyre mujore te levizjeve bankare.
4) Rënia e rrethimit të sekserëve
Heqja e rradhave ne Konsullate ka terbuar sekseret qe per vite me radhë gjatë qeverisjes së partisë së z.Rama, kanë zhvatur emigrantet shqiptare dhe qe sot pretendojne te rifillojne aktivitetin e tyre si diplomatë brenda Konsullates.
5) Zhdukje evidence e dokumentacioni, shpifje e pastër
Eshte vetem mashtrim akuza per zhdukje te dokumentacionit. Kur kam bere dorezimet e detyres kam lene perveç te tjerave te gjithe dokumentacionin sipas udhezimeve te MPJ, Konsullit pergjegjes per marrjen e dorezimeve Z. Rezar Shkembi, i cili ka firmosur per rregullsine e te gjitha dorezimeve dhe ka percjelle dokumentacionin ne fjale prane MPJ.
Me pak fjale, i gjithe dokumentacioni i shkembyer per pikat e lartpermendura ndodhet i protokolluar prane Konsullates Shqiptare ne Milano, Ambasades Shqiptare ne Rome si dhe Komunikimit Qendror MPJ, Kabinetit te Ministrit, Drejtorise Konsullore.
Deshiroj gjithashtu te kujtoj edhe sa me poshte:
Kur une kam marre drejtimin e Konsullates se Pergjithshme ne Milano, me qindra qytetare shqiptare (foshnje, femije, te rinj, burra e gra shtatzene, të moshuar, me probleme nga me te ndyshmet) rrinin me ore te tera ne rradhe ne “Piazza Duomo” te rrethuar si ne kafaz me hekura dhe te survejuar nga policia Italiane dhe fotografoheshin si fenomen i cuditshem nga turistet qe kalonin.
Nuk mjaftonte ky poshterim por ne te njejten kohe ata beheshin pre edhe e seksereve qe i merrnin me qindra euro per nje dokument qe kushton 20€.
Edhe per nje vule legalizimi apo perkthim te thjeshte ata duhet te vinin nga 11 rajone te ndryshme te Italise, te udhetonin per ore te tera me shpenzime e lodhje te pa fund.
Me daljen jashte perdorimi te pasaportave te vjetra dhe dyndjen e qindra qytetareve prane zyrave tona, jo vetem nga 11 rajonet e Italise por edhe vendet e tjera te Evropes kemi kerkuar nje sherbim shtese per prenotimin e takimeve per pasaporta i cili kishte nje kosto mesatare te 3€ (por meqe shumica derrmuese qe telefononin per takim ishin familje me te pakten 4persona i bie qe kosto e takimit te ishte me pak se 1€ per person, pra brenda mesatares te telefonatave normale).
Kujtoj gjithashtu qe Konsullata ka nje buxhet ku 80% e tij eshte i dedikuar per rrogat dhe qerate, ndersa 20% eshte lene per menaxhimin e te gjithe nevojave te tjera te Perfaqesise.
MPJ ka qene vazhdimisht dakort qe buxheti eshte teper i limituar dhe na ka kerkuar sforco gjigante per te arritur te permbushim detyrimet ligjore megjithe veshtiresite e medha, pra nuk kuptohet se ku mund te kene qene hapesirat per abuzime.
Nje shembull per te gjitha: ne zerin riparime e mirembajtje te perfaqesise dhe te mjeteve te punes, buxheti viti 2013, ka qene per te gjithe vitin, 500 euro.
Nuk besoj qe as ne Tirane sot arrihet te riparohet nje zyre me 500 euro ne vit e jo me ne qender te Milanos.
I kujtoj gjithashtu Ministrit te Jashtem Bushati dhe Kryeministrit Rama qe ka qene Qeveria Berisha ajo qe futi per here te pare sherbimin postar per berjen e dokumentave pa prezencen e qytetarit dhe me pagesen jo me me para ne dore por nepermjet llogarive bankare. Kjo e gjitha duke patur si objektiv transparencen maksimale te sherbimeve ndaj qytetareve. Praktike mese e sukseshme qe i dha dinjitet si qytetareve ashtu edhe perfaqesise.
I kujtoj gjitahshtu qe Konsullata e Pergjithshme e Milanos nuk kishte as faqe interneti me informacione, as shpjegime sekretarie telefonike, as linja telefoni per qytetaret. Dhe kjo jo rastësisht, por për të stimuluar sekserët e partisë së Ramës, dhe për t’i lënë atyre hapësirë për pasurim.
Jane aktivizuar tre linja telefonike njera nga te cilat ka qene per telefonatat e emergjencave dhe dy linja me shpjegimet e cdo procedure per praktikat konsullore ne Shqip dhe Italisht, linje faxi si dhe email si te sekretarise ashtu edhe te vete konsullit te pergjithshem ku me qindra qytetare kane kontaktuar dhe kane marre pergjigje nga ana jone edhe te shtunave e te dielave.
Them me krenari se gjatë viteve që kam qëndruar si Konsulle e Përgjithshme në Milano, kam punuar me përkushtim për të ofruar shërbim sa më cilësor të shpejtë e transparent dhe për t’i rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbur bashkëatdhetarëve tanë. Unë nuk prisja vlerësime nga Ministri apo Kryeministri, sepse vlerësimet i kam marrë nga qytetarët që kanë mbetur të kënaqur nga Konsullata. Por nuk pajtohem për asnjë moment me këto shpifje dhe sulme politike të qëllimshme të denja vetëm për kohët më të errëta të Shqipërisë së baballarëve të tyre.