Në kuadrin e 70 vjetorit/
*Këto nuk duhen harruar: ish vrasësit tanë, ata që urdhëronin kryerjen e masakrave nga më të tmerrshmet apo pinjollët e tyre të jenë në krye të politikës dhe shtetit shqiptar. Ata kanë zaptuar kreun e disa institucioneve gjoja të pavarura, si Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithëshme dhe gjithë rrjetin e drejtësisë në vend. /
Nga Reshat Kripa/*Jemi mbledhur sot në këtë tubim, për të nderuar emrat e pavdekshëm të martirëve të lirisë dhe demokracisë, ekzekutuar nga klika diktatoriale komuniste më 22 nëntor 1946. Jemi mbledhur për të përkujtuar emrat e tyre, por njëkohësisht edhe për të mos harruar. Me keqardhje konstatojmë se ende në Shqipëri, ish vrasësit tanë, ata që urdhëronin kryerjen e masakrave nga më të tmerrshmet apo pinjollët e tyre të jenë në krye të politikës dhe shtetit shqiptar. Ata kanë zaptuar kreun e disa institucioneve gjoja të pavarura, si Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithëshme dhe gjithë rrjetin e drejtësisë në vend. Ata i gjen pothuajse në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare, në parlament, në administratën shtetërore, madje edhe në disa shoqata që veprojnë në vendin tonë. Ne nuk jemi për hakmarrje personale ndaj kriminelëve që na vranë dhe burgosën, nuk duam më gjak se boll është gjaku që kemi derdhur ne gjatë kaq viteve, por kërkojmë që drejtësia të thotë fjalën e saj dhe të mos heshtë sikurse ka bërë gjatë këtyre njëzetetegjashtë viteve. Le të hapen pa hezitim dosjet e ish sigurimit të shtetit, por më parë krahas tyre duhet të hapen edhe ato të punonjësve të diktaturës komuniste, të drejtuesve të komitetetve të partisë komuniste, të shefave të kuadrit nëpër ndërmarrje dhe kooperativa bujqësore, të këshillave popullore të lagjeve dhe fshatrave si dhe gjithë institucioneve të tjerë të dhunës politike. Hapja e tyre do të pastrojë politikën shqiptare nga llumi ku e kanë futur këta bastardë të sistemit të përmbysur. Ne duam të harrojmë të kaluarën e errët të vendit, për të parë drejt së ardhmes botërore të planetit tonë, që retë e zeza të së kaluarës na e pengojnë. Një gjë të tillë na e kërkojnë të rënët tanë midis të cilëve janë edhe këta martirë për të cilët jemi mbledhur sot, eshtrat e të cilëve akoma nuk dihet se ku ndodhen. Ata kërkojnë një varr dinjitoz, ku të afërmit e tyre të derdhin dy pika lot, apo të vendosin një tufë me lule. Një gjë të tillë na e kërkojnë edhe fëmijët tanë, që nëpër shkolla vazhdojnë të mësojnë ato që serviri propaganda komuniste për gati pesëdhjetë vjet. Kjo është Shqipëria jonë sot. Një vend ku nuk merret vesh se kush ishte paditësi dhe kush i padituri, kush ishte krimineli dhe kush viktima. Pothuajse të gjithë hiqen “të paditur” dhe “viktima”. E pra, janë pikërisht lakejtë e komunizmit ata që sjellin këtë kaos ku ndodhet vendi.
Ishte 8 nëntor 1946, ora 9:30, ditë e premte. Në sallën e kinemasë “17 Nëntori” ( ish-“Nacionali”) ndodheshin shumë të pranishëm “të zgjedhur” në sallë. Fillon gjykimi kundër gjashtëmbëdhjetë anëtarëve të “grupit sabotator për tharjen e Kënetës së Maliqit”. Ishte “ditë e madhe, feste të madhe”. Ishte pesëvjetori i themelimit të një partie “të madhe”, që kërkonte kurban të madh. Mjerisht, ishte edhe fillimi i një tragjedie të dhimbshme e të përgjakshme, që do të vazhdonte gjatë… Altoparlantët përcillnin me gjithë fuqitë e tyre atë që ndodhte brenda. Flitej për një “krim të madh”, që do të merrte një ndëshkim gjithashtu edhe më të madh. Procesi zgjati dhjetë ditë. Sipas medies e shtypit, u ndoq në të gjithë Shqipërinë, madje dhe nga popujt fqinjë (ishim të rrethuar me Jugosllavinë socialiste motër) Trupi gjykues, argumenton akuzën e ngritur nga prokurori Nevzat Haznedari dhe jep vendimin: Dy me varje në litar, pesë me vdekje me pushkatim, disa të tjerë me burgim të përjetshëm e më poshtë. Natyrisht, ishte vetëm grupi i parë, se më pas do të vazhdonin pafundësisht arrestimet, vdekjet në tortura, pushkatimet e raprezaljet e familjeve të të gjithë atyre që kishin kryer shkollën amerikane të Fulcit dhe që sipas drejtësisë mjerane të diktaturës ishin prekur nga virusi i spiunazhit anglo-amerikan, ishin bërë agjentë të tyre. Po si qëndronte e vërteta? Ja si është paraqitur ajo sipas vete Harri Fulcit dhënë në kujtimet e veta përmes së bijës, Xhoanës.
“Gjykimi për gjoja tharjen e kënetës së Maliqit filloi pesë ditë para largimit të misionit amerikan nga Shqipëria. Dy nga të ekzekutuarit ishin ish-studentë të Shkollës Teknike, që u arrestuan për këto arsye: Vinin nga familje patriotike të Vlorës, prandaj duheshin trajtuar si armiq të klasës. Të dy kishin vëllezër që kishin shpëtuar duke ikur ne Itali (Ymer Sharra, vëlla i Abdylit, ishte gjithashtu ish-profesor i vjetër i shkollës teknike që në themelimin e saj). Duhej gjetur një kokë turku për të justifikuar dështimin e tharjes së kënetës, që me mburrje ishte premtuar se do të bëhej brenda tetë muajve. Gjyqi duhej të shërbente për diskreditimin e Fulcit dhe për të shmangur ndikimin e prestigjit amerikan e të Shkollës Teknike në pragun e kthesës që do të bëhej në të ardhmen.
Kush martirizohej?…
Kujtim Beqiri, 30 vjeç nga Velça e Vlorës, bir i një familjeje patriotike (i ati pjesëmarrës aktiv në ngritjen e flamurit më 1912 dhe në luftën e Vlorës më 1920). Në vitin 1932 kryen Shkollën Teknike (dega elektrike). Në vitin 1940 përfundon me medalje të artë inxhinierinë civile, rruga-ura në Universitetin e Vjenës. Në korrik 1946 dërgohet në punimet e Maliqit. Pa kaluar as 3 muaj, fillojnë arrestimet, që nisin më parë me teknikët (Hans Vala, Mirush Përmeti, Pandeli Zografi, Eugjenio Skaturio, Mario Guernieri). Vijojnë me dorën e dytë: Mihal Stratobërdhen, Jani Vasili, mjeku italian Anastasio Riçio, për të përfunduar me inxhinierët Vasil Mano me të shoqen Zyrakën, Abdyl Sharrën e Kujtim Beqirin.
Si mund t’i shpëtonte Kujtim Beqiri skenarit, edhe pse nuk kishte as tre muaj në detyrë? Kishte qenë student i shkëlqyer në Vjenë dhe kishin kërkuar ta emëronin si pedagog atje. Për të vetë drejtori i Shkollës Teknike, Harri Fulc, duke shprehur simpatinë e madhe, i thoshte se “ti do të bëhesh si Benjamin Franklini”. Ishte ai që në vitin 1976 do të ishte i 22-ti “Yll i Universitetit të Vjenës” (në çdo 50 vjet zgjidhej një nga studentët e shkëlqyer), por mjerisht kishte 30 vjet që ai ishte varur nga bashkatdhetarët e tij këtu në Shqipëri. I vëllai, Skjarrim Beqiri, kujton:
“Në atë kohë i them Kujtimit se «po arrestojnë shumë njerëz këtu dhe mund të të kapin edhe ty… Ka rrezik të të vrasin për të justifikuar mostharjen e kënetës në afatin e kërkuar». Ai m’u përgjigj: «Unë punoj 18 orë në ditë dhe s’kam pse të kem frikë. U ktheva në Shqipëri. Për sa i takon sabotimit që ti thua, mbaje mend mirë se asnjë teknik kurrë nuk e saboton veprën e tij, se në të ai ka nderin, dinjitetin, aftësinë e vet.”.
Pas dhënies së dënimit me varje në litar, më 19 nëntor, dëshmitarët tregojnë: “Pas dënimit me varje i shkon në birucë djali i xhaxhait, Saliko Sulua, dhe e pyet: «Si veprove kështu?» Kujtimi i përgjigjet: «Nuk kam bërë asnjë faj, por e dija se kam për të vdekur dhe desha të vdes si njeri e jo si qen». Po fjala e tij e fundit para varjes? “Fajin tonë do ta tregoj historia. Të rrojë Shqipëria! Të rrojë flamuri!” Thonë se e shtyu vetë karrigen dhe litari u zgjat deri në tokë, por prokuror Haznedari shpejtoi dhe, në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, e vari për së dyti.
Abdyl Sharra, 35 vjeç, nga Vlora. Kryen shkollën teknike të “Robert Kolegjit” në Stamboll dhe Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Romë me medalje ari. Emërohet kryeinxhinier në ndërmarrjen për tharjen e kënetës së Maliqit dhe pas tre muajsh arrestohet si “armik i popullit, si iniciatori kryesor i sabotimeve në stil të gjerë për ndërmarrjet e mëdha që bënte pushteti popullor”. Sipas akuzës mjerane, kryeinxhinieri udhëzimet i merrte nga Fulci dhe raportimet i bënte përmes Zyraka Manos… Po vetë Zyraka Mano? “Ngrini sytë nga qielli të na shikojë Zoti, se Ai dhe ne e dimë që jemi të pafajshëm”, – do t’i thoshte ajo të shoqit, Vasil Manos dhe Eugjenio Skaturos ndërsa shkonin drejt vendit të pushkatimit. Mos harroni1 Në atë kohë Zyraka ishte shtatzanë. Mjerisht, nuk mund të ndalemi më gjatë në kuadrin e një kumtese, por nuk mund të mos përmendim shkrimet e mashtrimet letrare të realizmit socialist që vijuan më pas. “Armiqtë” do ta titullonte romanin e tij Fadil Paçrami, i dënuar më pas edhe vetë si armik. “Këneta” do të titullohej romani i Fatmir Gjatës, që do të studiohej me dhjetëra vjet ndër shkollat shqiptare. Vijonin në masë edhe arrestimet, torturat, dënimet e pushkatimet e të tjerëve nën akuzën tashmë standarde të sabotimit të kësaj kënete famëkeqe të Maliqit.
Po Mirush Përmeti, 34 vjeçari nga Manastiri, biri i doktorit Bedri Përmeti, që në moshën 70-vjeçare do të lutej:“Djali im e ka thënë që është i pafajshëm. Të gjithë shpresën e kam varur te ky djalë i vetëm që kam. Kam besim të madh se ky apel nuk do mbetet pa u dëgjuar.” Mjerisht, besimi ishte i humbur, sepse i arrestuar më 29 nëntor 1946, më 3 dhjetor do të dilte vendimi i Gjykatës së Lartë, i miratuar nga vetë komandanti suprem gjeneralkolonel Enver Hoxha për vdekje pushkatim edhe për Mirushin, djalin e doktorit, i cili në pritje të pushkatimit gjente mundësinë të nxirrte nga burgu shkrimin për të shoqen, ku e porosiste:“Kujdes gjithmonë ti do të kesh të dy fëmijtë. Pas dore kurrë të mos i lësh. T’i rrisësh për Shqipëri sido që të jetë fati ynë. Ndër mend të kesh gjithnji se i pafajshëm isha gjithmonë. Punova për Shqipëri.
Ky ishte mesazhi fisnik i Mirushit, që përcolli në emër të të gjithë martirëve që përkujtojmë. Mesazhi fisnik i të gjithë atyre që dhanë gjithçka për Shqipërinë, por vetë Shqipëria i vrau. Ishin pikërisht projektet e këtyre inxhinierëve të shquar që bënë të munduar tharrjen e kënetës së Maliqit dhe kënetave të tjera më vonë. Por për fatin e keq të kombit autorët e tyre nuk ishin më gjallë. Diktatura komuniste i kishte ekzekutuar. Sigurisht, ishte koha e një diktature që sapo niste një rrugë të gjatë mjerane, por fatkeqe e të përgjakshme për vete Shqipërinë e shqiptarët. Ishte mesi i një shekulli që, mjerisht, do ta sillte ndryshimin vetëm në fundin e tij. Deri atëherë numri i martirëve do të ishte i shumtë, lista e gjatë, e pafund, por pa dyshim vendin e tyre në piedestalin e demokracisë shqiptare do ta zinin përjetësisht edhe martirët e kënetës famëkeqe të Maliqit, ata që nga katakombet e hekatombet përkujtohen edhe sot mbas shtatëdhjetë vjetësh.
Le të hapen pra dosjet! Le të hapen dhe të publikohen të gjitha dosjet e sistemit totalitar. Është e drejta e qytetarëve të mësojnë mbi gjithçka që ka lidhje me to. Le të hapen dosjet për të mos lejuar që vendet në parlamentin shqiptar, qeverinë, sistemin e drejtësisë dhe administratën shtetërore dhe vendore të zihen nga të korruptuarit e sistemit të përmbysur. Kështu do të kemi një parlament të pastër, një qeveri të pastër, një drejtësi të pastër, një administratë të pastër, një shtet të pastër. Në rast se sot flitet për një shtet të korruptuar, kjo vjen edhe si rezultat se në të bëjnë pjesë edhe të korruptuarit me dosje që sjellin frymën korruptive të sistemit që i degradoi deri në atë gjendje. Le të hapen dosjet që të mos kemi më në krye njerëz që ruajnë në ndërgjegje gjynahet e kohës së përmbysur.
Le të hapen dosjet që të mos kemi më gazetarë, analistë, komentatorë e të tjerë që me artikujt, analizat dhe komentet e tyre shtrembërojnë në mënyrë flagrante të vërtetat e këtij kombi.
Le të hapen dosjet që të mos kemi më mësues e këshilltarë gjynahqarë që helmojnë ndërgjegjen e fëmijve tanë apo të mbarë popullit.
Le të hapen dosjet të gjitha dhe të përlyerit të hiqen nga detyrat shtetërore që mbajnë. Këtu nuk bëhet më fjalë për ndëshkim, pasi tani është shumë vonë për këtë. Një gjë e tillë duhej të ishte bërë shumë vite më parë, kur ishin gjallë një pjesë e mirë e fajtorëve të katastrofës së kaluar. Vetëm atëherë do të kemi një Shqipëri të pastër, një Shqipëri dinjitoze. Vetëm atëherë do ta meritojmë të jemi vend anëtar i Bashkimit Europian, të jemi të barabartë me kombet e tjerë.
Së fundi le të hapen dosjet edhe për të ashtuquajturit “të përndjekur politik” që u dënuan për vjedhje apo përdhunime të familjarëve të tyre dhe shteti komunist u shtoi edhe nenet tentativë arratisje apo agjitacion e propagandë për t’i dënuar më tepër dhe që që natë e ditë i dëgjojmë të dërdëllisin për heroizmat e tyre. Këtu dua të shtoj se, për fat të keq, kemi midis nesh disa ish të përndjekur politike që kanë haruar rrugën nga e cila kanë ardhur dhe prejardhjen e tyre familjare dhe janë bërë palë me ata që na vranë, që na burgosën, që na internuan, duke arritur poste të larta në hierarkinë e sundimtarëve të sotëm.
Jemi i vetmi vend i Europës Lindore që nuk i kemi hapur dosjet. Jemi me shumë vonesë, por një fjalë e urtë thotë: “Më mirë vonë, se kurrë!” Mos u mundoni të kopjoni modelin gjerman. çek apo të ndonjë vendi tjetër pasi asnjë prej atyre vendeve nuk mund te krahasohet me krimet e kryera ne Shqipëri. Shqipëria ka një specifikë të veçantë në lidhje me vendet e tjera të lindjes. Ajo ishte vendi që pësoi genocidin më të egër në krahasim me vendet e tjera.
Por a do të happen me të vërtetë dosjet? Personalisht mendoj se kjo është një lodër politike e sundimtarëve të sotëm të shtetit shqiptar.
Ndaj nuk duhet të harrojmë. Nuk duhet të harrojmë të rënët tanë por nuk duhet të harrojmë edhe ata që i vranë. Nuk duhet të harrojmë të burgosurit tanë por nuk duhet të harrojmë edhe ata që i burgosën. Nuk duhet të harrojmë të internuarit tanë por nuk duhet të harrojmë edhe ata që i internuan.
Këto nuk duhen harruar!
*Kumtesë mbajtur në konferencën përkujtimore me rastin e 70 vjetorit të pushkatimit të martirëve të të ashtuauajturit “Grupi sabotator i kënetës së Maliqit”
Jakov says
Zoti Reshat Kripa i nderuar si atdhetar e nacionalisht ,qe kerkon drejtesi nga keta palo burra qe kini ne krye .Thua se nuk do hakmarrje –S’jam dakord fare .Hakmarrja eshte pergjigjia me e mire kunder atyre qe akuzoni me shume te drejte e dhimbje –edhe pse kjo do te jete e vonuar ,por duhet bere me ca koka te shtrembera qe e kane cuar Shqiperine drejt nje gremine te sigurt .-Nuk dua nje hakmarrje me fjale por me vepra –me 7.62mm te drejtuar mbi kokat e atyre qe perfituan duke mashtruar popullin e qe vazhdojne ta bejne perdite kete me qendrime mashtruese e teresisht armiqesore per kombin ..Ndeshkimi ndaj tyre nuk duhet vonuar se s’ka me prit me .E kini teperuar vetem duke u ankuar me llafe .Gjaku i tyre duhet te pastroje llagemet e qelbura qe kane lene paraardhesit e tyre –Rrufianet politik kunder te cileve te hapet nje gjyq shembullor (kunder atyre qe kane vdekur pa u prekur ) ku denimi moral te jete prologu i nje vdekje te turpeshme .Boll e qelben akoma sot vendin -tregojuni vendin larove qe dalin akoma me fotot e Zagarit E.H. dhe brohorasin per kriminelin stalinian –qe vuri ne jeten e tij ,parimet dhe mesimet e mustaqederrit –Hajdutit e kriminelit Gruzin kunder popullit te tij –gati 20.000.000 te ndeshkuar pafajesisht –atij qe nuk donte as familjen e tij djalin e niperit –Historia duhet shkruar serish ,por per se mbari ne Shqiperi jo europiane -ne kete gjendje ka 30 arsye per te mos qene pjese e BE .Keta te poshter jane kaq te afte sa mashtrojne edhe kryesine e BE e ti vere ata ne gjum letargjik .Duhet vepruar –me po ate dhune e mjete –me shpejtesi vetetime .
a kritikudr. says
Mr.Krispa,
Jo se Ai vend ka mbaruar,por vend eshte permbysure.
Duet gjindet rruga e shpetimit.
Europa ne sharper done nje dictator qe te
Mos kete problem me ate vende.
ski dosje,kjo edge loge per European.
Europa mbron kriminelet e ndryshem perfshin
Atta service qe I lion ngaa burgu.
Dje Ishii ne nje ceremony.
E pets nje qytetarevshqiptaro American qe kishte harsh nga shqiperia,
Si duke gjendja ne shqiperi???
“K o o r r p p s s i i o o o o n n” tha dhe nuke e zgjati.