JONUZ NDREU U NDA GA JETA, KRYETARI I VATRËS NGUSHËLLON FAMILJEN DHE VATRANËT/
Sot,3 Prill 2020, në orën 4 të mëngjesit, pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit, vatranit të përkushtuar me një aktivitet prej më shumë se 50 vjeçar në VATËR, përfaqësues i Familjes fisnike Ndreu, nip i heroi Kombëtar Isuf Elezi(Ndreu),JONUZ NDREU.
Lajmi i dhimbshëm ka prekur përveç familjes dhe miqëve edhe të gjithë vatranët që humbën aktivistin e përkushtuar, anëtarin e Këshillit të Vatrës për dekada, i cili me aktivitetin dhe bujarinë e vet i ndihu Vatrës, pa u krusyer, i dha shpirt nga shpirti i tij. Të gjithë e kishim parë se edhe i ulur në karrocën e invalidit prej rreth 7 vitesh, ai nuk mungoi në aktivitet festive të Vatrës, i ndihmuar nga familjarët dhe miqtë e tij. Vetëm patriotë të atill, me shpirt Kombëtar, bëjnë sakrifica sublime.
Kryetari i VATRËS, z. Elmi Berisha, i përcjell ngushëllimet më të thella familjarëve, vajzave, nipër e mbesa, familjes së madhe Ndreu, këtu në SHBA dhe në vendlindje, të gjithë miqëve, vatranëve dhe të gjithë bashkatdhetarëve!
Pushoftë në Paqë shpirti i burrit fisnik, atdhetarit,që të gjithë jetën punoi me përkushtim për çështjen Kombëtare shqiptare dhe për Amerikën. Ai shërbeu me devocion në ushtrinë Amerikane, ndaj përcjellja i bëhet edhe si veteran i Luftës!
Pusho në Paqë Njeriu i mirë Jonuz NDREU!