Musa Kurtulaj/
Kisha katolike e Dolit në qytetin alpin të Gucisë, e vetmja kishë katolike në krahinen e Plavë – Gucidë, e ndertuar në vitin 1935 ! Në këte kishë ka shërbyer para vitin 1990 Dom-Nike Ukgjini, i cili më vonë u angazhua në qëndren muzeale ” Ndre Mjeda” të Kuklit, Barbullush, ku vazhdon dhe sot. Në dhjetor 1990, Dom Nika zhvilloi në këte kishë një aktivitet kushtuar At’Gjergj Fishtes. Atë ditë moren pjesë këtu qindra shqiptar të Vuthajve, Gucisë dhe Plaves, të besim katolik e mysliman pa dallime, duke u shënuar kështu një tubim madhështor me frymë kombëtare i kësaj krahine ! Jehona e këtij tubimi shqiptar mbërriti edhe në Podgoricë e Beograd, ku të shqetësuar nga ky manifestim gjithë shqiptar në kishen e Dolit të krahines shqiptare të Plavë – Gucisë, lëshuan urdherarresti per kryesorin e këtij organizimi, Dom – Nike Ukgjinin ! Në këto kushte Dom Nika u detyrua që në menyre ilegale ta kalonte kufirin dhe të dilte në Kelmend per të vijuar më pas në Shkoder. Sot kjo kishë nuk ka prift të mirëfilltë ndaj dhe, sipas rasteve, shërbejnë të ardhur nga Kelmendi, Tuzi dhe Ulqini por kjo ka pak rendësi per shqiptarët e kësaj krahine para faktit që kishen e kanë restauruar, qëndron madhështore rrezë bjeshkëve dhe kjo çmohet sot prej tyre si simbol i bashkimit shqiptar pa dallime besimi fetar ! Dom Niken edhe sot e permendin vuthjanët per kontributin e tij në këte drejtim ! Këte përshkrim të shkurter e rëndita sot me një frymë, tek sa po e vizitoja kishen e Dolit !